Tag: Tiranë

  • Kreu i KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

    Kreu i KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

    Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

    Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për familjen, i cili tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. M

    “Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është.

    Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

    Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,

    Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

    Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.

    Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.

    Kryetari i KMSH pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

    Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

    Fjala e plotë:

    Fjalimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman për Fitër Bajram

    Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra,

    Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.

    Ne kemi qëndruar larg epsheve për të fituar vetëpërmbajtje. Kemi qëndruar pranë Zotit për të gjetur qetësinë. Kemi hapur duart për të dhënë, që zemrat tona të mos ngurtësohen nga indiferenca. Dhe sot, me këtë festë të bekuar, vjen edhe pyetja e madhe: Çfarë do të bëjmë tani? A do të mbetet Ramazani një kujtim, apo një udhërrëfyes për vitin që kemi përpara?

    Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran:

    “Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni.” (El-Bekare: 185)

    Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës.

    Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.” (Ahmedi)

    Kjo do të thotë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me karakter, për besimtarë që jo vetëm luten, por edhe ndërtojnë, që jo vetëm kërkojnë, por edhe japin, që nuk ndrydhen nga frika, por qëndrojnë në këmbë me të vërtetën.

    Në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb. Ne jemi një familje. Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

    Sadakaja, Zekati bamirësi të tjera, që e kemi dhënë para Bajramit, është më shumë se një ndihmë për të varfërit. Ato janë një dëshmi e vërtetë e barazisë, një rikujtim se pasuria nuk është pronësi absolute, por një amanet nga Zoti.

    Në një botë ku pasuria është grumbulluar në duart e pak njerëzve, ndërsa shumë të tjerë vuajnë për bukën e gojës, Islami na mëson se fuqia e vërtetë nuk qëndron në atë që mbledhim, por në atë që shpërndajmë. 

    Nëse duam një shoqëri më të drejtë, duhet të fillojmë me drejtësinë në vetvete. Nëse duam një shoqëri më të mëshirshme, duhet të ushtrojmë mëshirën mbi njëri-tjetrin.

    Profeti ynë i dashur ka thënë:

    “Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur ndërkohë që fqinji i tij është i uritur.” (Ahmedi)

    Vëllezër dhe motra,

    Kjo ditë Bajrami është një urë midis asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. A do të vazhdojmë të jemi të drejtë? A do të vazhdojmë të jemi të mëshirshëm? A do të vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën e Zotit edhe kur ajo rrugë nuk është e lehtë?

    Sot, teksa përqafojmë njëri-tjetrin dhe urojmë për festën, le të mos harrojmë se çdo përqafim është një betim për vëllazërinë, çdo lutje është një premtim për përkushtim dhe çdo buzëqeshje është një reflektim i dritës së besimit.

    Edhe një herë, lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, të na japë forcë për të përballuar sfidat e kësaj jete dhe të na bëjë pishtarë të së mirës në një botë që ka kaq shumë nevojë për dritë.

    Gëzuar Fitër Bajramin!

    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

  • Fan Noli i dha gjuhën Kishës, Anastasi e ringriti! Familja, paqja, bashkëjetesa misioni im

    Fan Noli i dha gjuhën Kishës, Anastasi e ringriti! Familja, paqja, bashkëjetesa misioni im

    Nga Imzot Joan Pelushi
    Tiranë, 29 Mars, 2025- Atij që na deshi, edhe që na lau nga mëkatet tona me gjakun e tij, edhe që na bëri mbretër dhe priftërinj të Perëndisë dhe Atit të tij, atij i qoftë lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve (Zb. 1:6). Do të falenderoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemrën time, edhe do ta lavdëroj emrin tënd përjetë. Se e madhe është mëshira jote ndaj meje. (Ps. 85. 12-13)
    I
    Me këto fjalë të Shkrimit të Shenjtë dua të shpreh falënderimin tim të thellë ndaj Perëndisë për të gjitha të mirat që ka bërë për mua dhe për Kishën tonë. Falënderimi ndaj Perëndisë përfshin, gjithashtu, edhe të gjithë ata njerëz me anë të cilave Perëndia i bëri të mundura këto.
    Falënderojmë dhe nderojmë martirët e Ilirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, duke dëshmuar me gjakun dhe jetën e tyre; oshënarët dhe shenjtorët që e mbajtën dritën e besimit ndër shekuj; martirët e rinj, të cilët, në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për kishën dhe vendin tonë, dhanë jetën tyre për të ruajtur besimin, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre. Një listë e gjatë të cilën do e kujtojmë gjithmonë me nderim dhe mirënjohje.
    Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20-të, Kisha u përball me persekutimin e egër komunist. E gjithë infrastruktura materiale dhe njerëzore u shkatërrua plotësisht. Kishat dhe manastiret u prishën nga themelet, ose u shndrruan në stalla, depo etj. Ata shkatërruan muret e jashtme, por nuk mundnin dot të shkatërronin besimin në zemrat njerëzve. Mijra burra e gra të devotshmëm, u përndoqën dhe u persekutuan për shkak të besimit të tyre, shumë prej të cilëve dhanë edhe jetën për atë besim. Ishte pikërisht dëshmia e këtyre njerëzve, ajo që frymëzoi mijra vetë tjerë të mbanin dhe ta bënin besimin e krishterë qendrën e jetës së tyre, duke u bërë një shembull real i premtimit të Zotit se dyert e ferrit nuk do ta mposhtin Kishën e tij, të ngritur mbi shkëmbin e besimit (Mt. 16:17-18).
    Gjatë gjithë historisë Kisha jonë ka kaluar permes zjarrit dhe ujit, por ti na nxore në vend ngushëllimi (Ps.65:12). Në kohëra kritike dhe të vështira Perëndia e vizitoi kishën tonë, duke dërguar njerëz të ndritur e të devotshëm. Në këtë ditë dua të nderoj, gjithashtu, kujtimin e të gjithë paraardhësve të mi dhe përpjekjet e tyre të mëdha për tu kujdesur për grigjën që u ishte besuar. Në listën e gjatë do të doja të përmendja dy personalitete të shquara.
    Në gjysmën e parë të shekullit 20-të, në një kohë të vështirë për kishën dhe vendin tonë, Imzot Theofan Noli ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme; me një karakter kurajoz për të pasur guximin për të shkelur në udhë të panjohura dhe për të hapur shtigje të reja; një njohës i mirë i jetës kishtare dhe i doktrinës së saj; zotërues i shumë gjuhëve dhe ekspert i  mirë i muzikës kishtare dhe i apasionuar me të. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare. Në një kohë rekord, i vetëm dhe në mungesë të një tradite të gjuhës kishtare, ai e pajisi kishën me librat kryesorë të adhurimit orthodhoks. Shpirti i tij poetik dhe kultura e gjërë do ti jepnin përkthimeve të tij një fuqi dhe bukuri të papërsëritëshme.
    Në fund të shekullit 20-të, kur kisha orthodokse, si të gjitha komunitetet e tjera fetare të vendit, u gjet krejtësisht e rrënuar dhe ringritja e saj dukej një mission i pamundur. Por, përsëri, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur të pajisur gjithashtu me talente shumta – Kryepiskopin Anastas – i cili e bëri të mundur rindërtimin e saj. Ai, jo vetëm që arriti të realizonte ndërtimin e mureve të Kishës dhe infrastrukturën fizike të saj, por përpjekja e tij kryesore ishte për të pasur një kishë ku Perëndia të adhurohet “me frymë dhe të vërtetë”. Në vizionin e tij ndërtesat nuk ishin një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të realizuar veprën shpëtimtare të kishës. Predikimi i tij publik dhe privat ka qenë gjithmonë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, duke përhapur një frymë pajtimi dhe falje brenda Kishës dhe më gjërë, frymë, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta vazhdojmë.
    Për të gjitha këto mendoj se më e pakta që ne mund të bëjmë është t’u themi faleminderit dhe t’u jemi gjithmonë mirënjohës, sepse besimi i vërtetë nuk ndahet nga falenderimi dhe mirënjohja. Asgjë nuk është më e pëlqyeshme te Perëndia se sa një shpirt mirënjohës dhe falenderues… Mirënjohja nuk shton asgjëte Perëndia, por na sjell më afër tek Ai – shkruan Shën Joan Gojarti. Sa më shumë mirënjohje të kemi, aq më afër do jetëPerëndia tek ne. Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij – na mëson shën Pavli (Kol. 3:17).
    II
    Por falënderimi, ashtu si çdo ndjenjë e thellë, nuk mund të jetë vetëm ndjenjë, por është edhe veprim. Ç’do t’i japë Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë? – pyet veten Psalmisti (Ps.115:12). Kjo pyetje na drejtohet edhe neve sot. Jam i vetëdishëm për peshën e madhe mbi supet e mia të dobëta. Vetëm shpresa se Perëndia është Ai që i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të dobëtit (Is. 40:49), na jep kurajë dhe fuqi për të vazhduar, pa u lodhur,përpjekjet për të përmbushur këtë mission të shenjtë ndaj Kishës së Tij.
    Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli në të cilin jetojmë me teknologjitë e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida të reja dhe të ndryshme për të gjithë komunitetin njerëzor në përgjithësi dhe nga këto sfida, pa dyshim, nuk mund të përjashtohet as edhe Kisha jonë Orthodhokse. Ne na duhet që të përballemi me këto sfida, jo vetëm thjesht për t’u mbrojtur, por edhe të gjejmë zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesë e përgjegjësisë sonë në këtë kohë.
    Ndonëse kohërat dhe përgjigjet nuk mund të jenë gjithmonë të njëjta dhe metodat mund të jenë të ndryshme, por fryma që i përshkron ato duhet të mbetet gjithmonë e njëjtë – dashuria ndaj Perëndisë dhe ndaj tëgjithë njerëzve, kushdo qofshin ata. Përpjekjet dhe përqëndrimi ynë duhet tëjenë:
    1- Ruajtja dhe mbrojtja e Traditës së shenjtë dhe besnikëria ndaj mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostujt deri në ditët tona, sepse vetëm duke u mbështetur në vlerat, që rrjedhin nga mësimi i Zotit, ne mund ta ripërtërijmë jetën tonë shpirtërore. Bota e sotme vuan nga mungesa e kësaj jete dhe mungesa e saj sjell edhe mungesën e jetës kulturore dhe intelektuale, duke e varfëruar jetën dhe shoqërinë tonë.
    2 – Forcimi i unitetit brenda Kishës është një nevojë e domosdoshme për të realizuar qëllimin e saj. Vetëm nëse jemi të bashkuar, Kisha mund të forcohet dhe dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Çdo mbretëri që ndahet kundër vetes së saj, shkretohet – na mëson Zoti – edhe një shtëpi kundër shtëpisë, bie (Llk. 11:17). Uniteti ruhet vetëm atje ku ështëgëzimi, paqja dhe dashuria ndërmjet njëri-tjetrit. Pra, vëllezër – shkruan shën Pavli – gëzohuni, ngushëllohuni, jini në një mendje, kini paqe, edhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë bashkë me ju (2 Kor. 13:11).
    3 – Prioriteti i Kishës ka qenë gjithmonë Ungjilli i Mbretërisë së Perëndisë. Por, ajo e kupton këtë Ungjill të Mbretërisë, të rëndësishëm edhe në këtë jetë. Prandaj ajo është përpjekur për të ruajtur balancën, pa kundërvënie dhe pa zgjedhur njërin dhe neglizhuar tjetrin, ndërmjet Ungjillit të Mbretërisë, ku përfshihet vepra pastorale për shpëtimin e njeriut dhe “Ungjillit Social”, ku përfshihet përkujdesja ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar, sepse të dy aspektet janë të rëndësishëm dhe të ndërlidhur. Nëse nuk e gjen Krishtin tek lypësi në dyert e Kishës – thotë Shën Joan Gojarti – nuk do e gjesh në kupën e kungimit.
    4 – Siç dihet dhe pranohet nga të gjithë familja është qeliza fillestare e jetës shoqërore. Kisha Orthodhokse mëson se një familje e shëndetshme ndërtohet mbi shenjtërinë e martesës, si një doktrinë themelore e pa diskutueshme dhe e patjetërsueshme. Është më se e nevojshme të themi, se shoqëria e sotme ka nevojë për t’i rizbuluar vlerat e patjetërsueshme të martesës dhe familjes. Sepse ndodh shpesh here, që në emër të progresit dhe zhvillimit, janë shkatërruar vlerat dhe lidhjet tradicionale, duke e dëmtuar rëndë familjen, martesën dhe vetë personin njerëzor.Besimi në Perëndinë është një garanci për ruajtjen e këtyre vlerave jetike për njerëzimin dhe për të patur një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
    5 – Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e tëgjithëve.
    6 – Duhet të inkurajojmë, me dashuri dhe me urtësi, sidomos të rinjtë, ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ato do të sjellim gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.
    7 – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18). Ajo do të përpiqet, brenda mundësive të saj modeste, të nxisë dhe të ketë një pjesëmarrje aktive, si në dialogun pan-orthodhoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët.
    IIΙ
    Personalisht do të përpiqem me të gjithëforcën time t’i shërbej grigjës që më ka besuar Perëndia, duke patur parasyshgjithmonë fjalët e Zotit se Biri i njeriut nuk erdhi që të shërbehet, po që të shërbejë (Mt. 20:28). Do të përpiqem të jem i gatshëm për të dëgjuar dhe për t’u këshilluar me klerikët dhe laikët dhe për vizita pastoralenë të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë Jisu Krisht, Themeluesit të Kishës, të më japëndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë, por njëkohësisht të shenjtë.
    Së fundi do të doja të shpreh mirënjohjen time ndaj anëtarëve të Sinodit të shenjtë, të cilët më besuan dhe më zgjodhën. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e Kishave të tjera orthodhokse, autoritetet shtetërore, përfaqësuesit diplomatikë, gjithë klerikët dhe besimtarët e kishës sonë, si edhe miqtë e dashamirësit, për praninë e tyre dhe lutem që Perëndia ta mbrojë Kishën tonë, ta ndriçojë popullin tonë dhe ta bekojë vendin tonë. Amin!

  • Intransigjentë dhe indiferentë

    Intransigjentë dhe indiferentë

    Nga Elsa Demo

    Në muajt e parë të protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar shihja jo pak studentë të Arteve. Aq nuk vinin as për shfaqjet. Ndiqnin pedagogët, të cilëve protesta po iu jepte mundësinë për të çliruar ndrydhjen e dhuntive nga mungesa e një jete normale artistike. Ishte rast për të shfaqur në jetën publike, në atë realen, intransigjencën që Shekspiri apo Beketi ua jepte ta shfaqnin në skenë “me gjasme”.

    Fjalori i de Niros drejtuar Trumpit zbriti në sheshin e teatrit. Atë qershor, live në televizion nga skena e çmimeve “Tony”, aktori hollivudian e kishte zgjidhur edhe një herë gjuhën kundër presidentit të vet. Nën shembullin e tij, një aktor-pedagog nga Tirana po rindizte karrierën po edhe kamerat e kanaleve televizive kombëtare, që nuk e kishin ndarë mendjen, bojkot a mbështetje për teatrin, njëlloj si artistët që nuk kishin kaluar ende në përpunimin e kryebashkiakut, i ngarkuar nga Partia t’i jepte drejtim. Versioni shqiptar i de Niros, teksa e lagte shiu, si në filmat e Kinostudios edhe ky, me njërën dorë lart si mesia, me tjetrën në çantën e vogël prej lëkure mbi stomak, iu drejtua kreut të qeverisë: Shikomë në sy, ti, son of a bitch! Fuck you, fuck youuuu!

    Nuk kaloi shumë, ai dhe të tjerë u shfaqën në fotokartolinën me kryetarin e bashkisë. Kush nuk mundi të ishte i pranishëm, prej rëndimit të veshëve, kyçeve a peshës së famës, e dha miratimin nga Facebook-u. Nuk u dukën më në shesh as pedagogët e kategorisë së dytë, hije e kolegëve që u përpunuan brenda natës, nuk u dukën as studentët e Arteve. Çështja e Teatrit Kombëtar, megjithëse vazhdon të konsiderohet në studimet mbi korrupsionin në Shqipëri, si rast i pastër i kapjes së shtetit në nivelet më të larta, njerëzit i ka lënë të ndarë.

    Pyetja “kujt t’i besosh?”, e fortë sa shembja e teatrit, mbetet hon mes nesh. 

    Një ditë pas rrafshimit, 18 maj 2020, artisti me karrierë ndërkombëtare, Adrian Paci e dënoi aktin me anë të një letre. Paci, që e ndan jetën dhe aktivitetin krijues midis Milanos dhe Shkodrës, e shpalli veten “një kundërshtar publik me shumë” të Edi Ramës.

     Qëndrimi i tij pati jehonë. I shkrova “falemnderit”, ma ktheu “Tani është vonë”. Nuk më kujtohet nëse i shkrova “nuk është vonë”, por mbaj mend ndjesinë e asaj “vonë”, kur kjo fjalë shpreh një akt njerëzor të fundëm, tek i cili e gjejnë veten si në një gji gëzimi dhe dhimbja. Mirëpritja në masë e asaj letre shpjegohet me nevojën për ngushëllim të njerëzve të plagosur nga një padrejtësi. Ka dhe një arsye tjetër. Letrën e shkruante një njeri i afërt me kryeministrin dhe sistemin e tij.

    Paci është mirëpritur gjithnjë nga skena e artit në Shqipëri, nga Galeria Kombëtare po ashtu. Kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, ai u caktua të përfaqësojë Shqipërinë në një bienale arkitekture, pa qenë i asaj sfere, megjithëse vepra e tij “Kolona” shprehte një bashkim gjuhësh nga fushat humane, një akuzë nëpërmjet modelit të kitsch-it kundër dehumanizimit. Edhe angazhimi i tij me një shtëpi arti në vendlindje, “Art House”, ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Shkodrës.

    Po ta mendosh në kontekstin e propagandës që vinte nga të gjitha drejtimet, ajo letër ishte akt intransigjence: “një i yni del kundër”. E gjitha kjo ka dhe një shpjegim njerëzor, i lidhur me një proces që vepron në brendësi të njeriut pas fakteve të kryera, ngadalë, kur ka ndodhur tek ai dekantimi i përzierjeve, manipulimeve, dualizmit, kur ka reshtur tek ai konflikti mes intelektualit në vetmi dhe intelektualit në shoqëri, kur ka rënë personazhi tek ai, për t’u takuar me atë gjë, që e ngre njeriun në sytë e vetes, edhe atëherë kur njeriu bie në sytë e publikut, kur luzma e denigron, e dënon, pra për t’u takuar me ndërgjegjen.

    Pak muaj pas asaj letre, në nëntor 2020, Paci bashkëpunon me Platformën e Artit Bashkëkohor “Harabel”, me bashkëshorten e atij që punoi deri në momentin e fundit për shembjen e Teatrit dhe deri në momentin e arrestimit, që aty të ngrihet një teatër nga ndërtues që kanë përfituar miliona euro fonde publike. Vepra “Bukurshkrimi”, e kripur në kontradikta me veten si objekt kulturor dhe me vendin ku u ekspozua, anulon integritetin shprehur në letrën disidente. “Harabeli” kishte menduar ta vendoste në një hapësirë publike në Tiranë: “Dy ministri i qëndrojnë anash, përballë ka Katedralen Ortodokse, nga ana tjetër e Bulevardit qëndron Teatri Kombëtar”. Në fakt, nga ana tjetër qëndronte gropa e Teatrit Kombëtar. Mospërputhja e parë kjo. 

    Para se ta shembnin, Teatrit i këputën fijet e mbrojtjes ligjore, për t’u lënë jashtë qendrës historike të qytetit, me qëllimin që t’i hapej rrugë ndërtimit në atë territor. Me dy vendime të njëpasnjëshme të qeverisë, ngushtohej zona e mbrojtur e Tiranës, në perimetrin ekzistues të së cilës do të ndërtoheshin objekte të larta, me efekt bunkerizues. Në këtë logjikë progresi urbanizues, “Harabeli” e propozon veprën e Pacit si “pjesë e një projekti që ka si qëllim vendosjen e publikut në ndërveprim të afërt me artin bashkëkohor dhe krijimin e një dialogu të hapur mes hapësirës urbane dhe artit.” Mospërputhja e dytë kjo. Në njërën anë të dialogut të hapur qëndron administrimi i hapësirës urbane si dëshmi e vendimmarrjeve arbitrare qeveri-bashki, në bashkëpunim me biznesin e ndërtimit dhe investimin e parasë së dyshimtë.Në anën tjetër, vepra e artit është në një konflikt interesi mes komisionerit të veprës, “Harabelit” dhe bashkisë së Tiranës që ofron hapësirën publike. Prej këtej vjen mospërputhja e tretë.

    “Bukurshkrimi” është një bankë shkolle, rekuizitë nga vitet e komunizmit. Mbi bankë, në dy pllaka bronzi janë gdhendur sipas fletores me shkrim dore nga Paci në vitin 1975, fjali të diktuara: “Tirana është kryeqyteti ynë; Në Tiranë jetojnë udhëheqësit tanë të dashur; Tirana po zbukurohet dita-ditës.” Xoxa, sërish në rolin e kuratores, lexon aty “sfumaturat mes kësaj pune të vogël dhe qytetit përreth me shenjat dhe shprehjet që artikulohen përditë mbi hapësirën e tij urbane”. Mund ta shtysh deri natën vonë me sfumaturat dhe përligjjen e objektit si vepër arti. Vetëm si objekt kulturor par excellence nuk mund ta shoh. Nuk mund ta shkëpus qëllimin estetik nga qëllimi për të cilin i japin vëmendje. Është vepër me funksion: dje, dora e partisë kontrollonte dorën e fëmijës; sot vepra e artistit përdoret si mëngë e qeverisjes politike. E komisionuar, instaluar dhe lexuar sipas pikëpamjes së një mecenati me axhendë politike, vepra komprometon edhe ndonjë cilësi me origjinë nostalgjinë.

    Sipërmarrjet e “Harabelit”, nuk i trajton dot thjesht estetikisht. Dhe të dëgjosh “Harabelin” tek i vë për mision artit ndërgjegjësimin për një të ardhme më të mirë apo destinacionin turistik, në përputhje me prioritetet e Bashkisë?

    Të instaluara në lagje e sheshe, duke pasur për skenografi qytetin, këto objekte vihen në marrëdhënie me polisin. Vlerësimi i tyre për të bukurën, për shijen që lënë, lidhet me këto sfera, qytetin dhe politikën dhe me vlerën e përdorimit në to. Nuk i gjykon dot vetëm nga pamja e jashtme. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për një seri veprash nga “Arti në hapësirën publike”, projekt i qeverisë i vitit 2022. Instalacioni në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare, përbri Onkologjikut, “Terminal for Tirana” nga Karolina Halatek, është vendosur në një hapësirë, e cila ka hyrë në hartën e hapësirave shoqërisht të plagosura dhe të helmuara nga PPP-të dhe korrupsioni, aq sa debati publik ngec keq, kur niset ta ndajë përgjegjësinë individuale nga sistemi i kapur. Nga përvoja familjare në vitet e fundit, kam provuar se nuk është çështje fati e numrash të hysh asaj porte të Onkologjikut. Më sfilitëse se sëmundja bëhet vuajtja që shkakton një sistem shëndetësor i korruptuar që ka dehumanizuar raportin mjek-pacient, duke rrezikuar seriozisht jetën e njeriut. Përtej ca pak mjekëve të zotë e humanë, ai territor të shtyn ta kërkosh fuqinë dhe shpëtimin jo më në tokë, jo më tek njerëzit.

    Objektet që kam diskutuar edhe në shkrimet e mëparshme, herë manifestojnë shpëlarjen e punëve të ndyra nëpërmjet artit (“Bleta” nga Sislej Xhafa, në Landfillin e Tiranës), e herë komprometojnë identitetin e vendit, e peizazhit ku janë instaluar. Si të tilla janë të destinuara të jenë të përkohshme. Kur jam përballë tyre nuk mund t’i vrojtoj e painteresuar, sikur të jenë produkt i pastër i intelektit apo shpirtit krijues. Ndjej zemërim dhe neveri, kur shoh që për këto projekte qeveria ka paguar edhe artistë që sot janë angazhuar në organizimin e diasporës për llogari të Partisë Socialiste në zgjedhjet e majit.

    Të gjitha këto janë dëshmi e një botëkuptimi për artin krijuar nën qeverisjen e Ramës.

    Jo vetëm nuk gjej bukuri në punët e Driant Zenelit, po sërish e them, aty vegjeton një art frikacak. Rrembi i parë frikacak qëndron tek fshirja e problematikës lokale nga vepra e artit, kur artisti shkon në minierën e kromit në Bulqizë për të ndërtuar një kozmos të paqenë, aty ku realiteti nuk ka nevojë për fantazitë e Driantit po për dorën e shtetit. Propozim për Bienale ky, për të cilën Paci mund të thotë se është maja e artit botëror për nga integriteti integral. Rrembi i dytë frikacak është që ky lloj arti shpëlan imazhin e një kompanie të fuqishme me aktivitet të shumanshëm, nga biznesi i pasurive të nëntokës shqiptare, tek tregtia e lavatriçeve e së fundi hedhur edhe në botën e artit.

    Në këtë kontekst i kam parë disa nga punët e ekspozitës personale, me të cilën u inaugurua Gallery Of Contemporary Art Tirana – G.O.C.A.T, kuruar nga Ajola Xoxa. G.O.C.A.T zotërohet nga Fondacioni Mane. Në dosjen hetimore del se, kompania “Balfin” ka kaluar shuma të hollash për llogarinë bankare të “BYLA”-s, kontrolluar nga Xoxa. Kur duhet të nënshkruhet kontratë me kompaninë e Samir Manes, Xoxa llogarit nga cila prej shoqërive të saj do ta lëshojë faturën për shumën 30.000 euro.

    Sa për pjesëmarrjen në Manifesta 2022, ku Zeneli zinte një kat të tërë në Hotel Grand, kujtoj se “Harabeli” ka qenë partner për katër bashkëpunime me Manifesta 14 Prishtina Western Balkan Project, financuar nga Bashkimi Europian.

    Paci e kalon pa problem zgjedhjen pa konkurs të përfaqësuesit të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, madje ai e ka përshëndetur, me sa di, edhe përfaqësuesen e vitit 2024. Po ashtu, zgjedhja për Bienalen e Arkitekturës 2025 u mbyll pa bërë zë.

    Kjo histori është një tjetër gjurmë e botëkuptimit për artin krijuar në dekadën e fundit, gjatë së cilës, po të kujtojmë programin politik për kulturën 2013-2017, pritej të krijohej një sistem i pavarur për artin. Jo. Vetëm projekti i fasadave është promovuar për 10 vjet (2001-2011) në Bienalet e Tiranës dhe në dy Bienalet e Venecias, të Artit dhe Arkitekturës. “Dammi i colori”, realizuar nga Anri Sala në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Rama, u prezantua si ngjarje kolaterale në edicionin e 50-të të Bienales së Venecias (2003), brenda projektit “Stazione utopia”. Ky seksion është kuruar nga Molly Nesbit, Hans Ulrich Obrist e Rirkrit Tiravanija, të cilët kishin bashkëpunuar me bienalet e Tiranës, nën mbikëqyrjen e Ramës. Është i Tiravanijas slogani në fasadën e pallatit tek “Zogu i Zi”: “These are things we are fighting for”. Në vitin 2010, një variacion i projektit të fasadave u prezantua nga artisti Helidon Gjergji në pavijonin shqiptar të Bienales së Arkitekturës. Në Bienalen e vitit 2017, Rama prezantohet ekskluzivisht si piktor. Midis viteve, nuk llogariten forumet, reportazhet, intervistat e panumërta me Ramën protagonist në mediat e huaja, për PR-in e të cilit një rol jo të pakët ka Anri Sala. Sala ka ruajtur që në krye të herës një raport kurtizan me pushtetin e Ramës. Përtej famës dhe suksesit në Perëndim, ai ka ndikuar si këshilltar në vendimmarrjet politike që çuan në betonizimin e qendrës historike të Tiranës, vendlindja e Salës. Emrin e tij e gjen edhe në projekte më rëndësi për rehabilitimin e qendrës historike, në kohën kur doli hapur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

    “Të mos harrojmë” shkruan Paci “se artistët bashkëkohorë janë një kategori e margjinalizueme në Shqipni që luftojnë secili individualisht e në mënyrën e vet për mbijetesë intelektuale, shpirtnore dhe ekonomike dhe e fundit gja që do i ndihmonte do ishte një klimë linçimi, survejimi e përgojimi.” Kësaj i thonë të fusësh në thes ata që janë vërtet të shmangur,  ata të zonës gri që as e kanë ditur ose nuk iu ka interesuar ta dinë origjinën e investimit të Xoxës dhe efektin e krijuar nga politikat e Rama-Veliajt, të cilët rrinë në grykë të thesit si autorët e gjendjes. Pesë vjet më parë Paci kishte sy t’i shihte këto, tani jo më.

    Nuk e marr dot me mend, nëse hetimi për “Harabelin” ka për të shërbyer si paralajmërim për të tjerë të asaj rruge, për të pasur drejtësi për skenën e artit, për atë pjesë të skenës që nuk e do këtë fëlliqësi. Se ka që e duan. 

    Kur pyesja për rastin e Idlir Kokës, “si ndihet piktori, vallë, kur dëgjon t’i përdoret emri dhe puna?”, ishte për të shprehur keqardhjen që, sistemi i ngritur nga Xoxa, nuk ka kursyer miq e familjarë, artistë me famë e pa famë. Që një ish-fshesar i ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit, sot drejtues i një kompanie me rëndësi për sasinë e parasë që qarkullon edhe nga tenderat e Bashkisë, i kërren një artisti gjithë punët varur në muret e galerisë së Xoxës, për vlerën 50.000 euro, ndërsa artisti paguhet 13.000 euro, duhej të ishte fyese, ca më tepër nëse artisti nuk do kishte dijeni.

     Po ja që nuk është hiç i keqardhur vetë kalorësi. E konfirmon Paci, i cili gjen rastin t’u japë përparësi penelatave të shkrifëta në pikturën e Kokës. Jam dakord edhe unë që nuk ka rëndësi, nëse një kurator i huaj ka kuruar apo jo ekspozitën e Kokës. Rëndësi ka që, ky kuratori i huaj, “shtetas italian, sipas sugjerimeve të Ajolës, faturën e lëshon për një event në të cilin nuk ka marrë fare pjesë”.

    Kjo kastë e mbyllur e artit bashkëkohor është në koherencë me ligjet e veta të funksionimit. Në raport më historinë, epoka e kësaj kaste është baraz me epokën e njeriut të ri dhe të realizmit socialist, baraz me të djeshmen, baraz me përdorimin e artistit. Këtë herë, historia po përsëritet si farsë.

    Ndaj nuk habitem që, pjesa majtas e mediave dhe e elitës, kur kanë parë zemërimin në njerëz për hetimin e Xoxa-Veliajt, e kanë quajtur “gjygj popullor”.  

    Në artikujt e mi, nuk vjen thirrje për ndëshkim a për gjueti shtrigash siç shkruajnë poshtë e përpjetë artistë bashkuar radhëve të establishmentit. Hetimi im është kulturor, nisur nga faktet që të çojnë tek reflektimi për një hetim të ndërgjegjes, që e bëjnë shoqëri me mendim kritik të sprovuar pas çdo krize që i trondit.

    Duhet të mos e kesh fare idenë se çfarë ka ndodhur me artistët nën diktaturë që të dalësh në përfundimin se, kërkesa për ndershmëri intelektuale e qytetare, qenka thirrje popullit për gjyqe publike. Paralelet e Pacit, në rastin më të mirë, janë padije për çfarë është botuar në këto 30 vjet, dokumente arkivore, dëshmi, kujtime dhe, në rastin më të keq, largim i qëllishëm i vëmendjes, për të mos i adresuar problemet me emrin që kanë. Nuk i drejtohem asnjë populli, hetuesi, hafijeje, falsifikuesi faturash, hajduti, asnjë njeriu pa integritet, asnjë artisti frikacak, i drejtohem ndërgjegjes, nëse ka ndonjë ndërgjegje aty që po lexon. Edison Gjergon, Maks Velon, Ali Osekun, Kujtim Spahivoglin, Kasem Trebeshinën nuk i dënoi populli, i dënuan artistët në aleancë me një shtet diktatorial, në të njëjtën llogore me të fuqishmin, Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë që ishte policia e inteligjencës në bashkëpunim me shtetin. U ndëshkuan për intransigjencë, jo për lëpirje për karrierë a për një kredi të butë shtëpie. Instransigjenca vjen kur njeriu është në gjendje ndërgjegjeje, jo në konflikt me veten, por me një rrymë jashtë vetes, me një diktaturë, me një masë që mendon në mënyrë të njëanshme dhe tërheq verbërisht pas vetes të tjerë. I ndëshkuan me largim nga profesioni, me vetmi, i shpallën të çmendur, i dënuan me burg. Kur dolën andej, askush nuk iu drejtua me një mea culpa. Nuk do të ketë kurrë mea culpa tani që nuk janë në këtë botë as ata, as përndjekësit e tyre. Unë kështu e njoh këtë pjesë të historisë së kulturës në Shqipëri. Paci njihka gjyqet popullore ashtu në përgjithësi me ballistë dhe partizanë. Si mund të pretendojmë mea culpa nga artistë të sotëm që ngrihen mbi rendin ligjor? Cili në fakt është ndëshkuar, cili është bërë shembull, shembull në kuptimin që pikërisht për shkeljet që i ka bërë ligjit, të dilte nga skena publike, nga e drejta për të përfituar para publike dhe për t’i administruar ato dhe burimet njerëzore apo duke i hequr të drejtën për të mësuar brezin e ri?

    Në këtë vend të vrasin për çështje nderi, por të nderojnë për shkelje ligji. Nuk po i ndaj në mënyrë abstrakte politikën dhe etikën. Nuk po kufizohem në një refuzim moral të kësaj situate. Këndvështrimi i anës tjetër po i redukton në gjykim moral problemet në këtë çështje. Problemet etike i rregullon ligji, të cilin mund quash daç policí, a daç gijotinë morale. Funksioni është po ai. Strukturat e drejtësisë po tregojnë aftësi për të rregulluar këtë dominim të padrejtë, këtë marrëdhënie të pistë të politikës me aktivitetin e subjekteve private në kulturë. Por kam frikë se kërkimi me ngulm i diçkaje si drejtësia përmes ligjit, për shoqëri të pasprovuara ligjërisht e shpirtërisht, mund të rezultojë zhgënjyes.

    Pse jam e anshme

    Për herë të parë dhe të fundit me mjediset e “Harabelit” jam prezantuar në fillimet e krijimit të Qendrës, në maj 2018, për një reportazh mbi hapësirat e artit bashkëkohor. “Reja” e Fujimotos, si në atë fabulën e kungullit me gardhin, hijeshonte para rrjepacakes Galeri Kombëtare, derisa tërmeti u gjet si momenti i duhur për ta mbyllur. Sepse Shqipëria është vendi ku fuqia e njerëzve me pushtet vepron me të njëjtin potencial fataliteti si të forcave të natyrës. Reportazhi mbyllej me një plan total të kryeministrisë. Në shkallë ekspozoheshin afishe me pikturat e Ornela Vorpsit. Paraqitej aty një burrë shtrirë gjysmë i zhveshur, me një mace të zezë në krahë dhe një autoportret me tipare të fshira. Më vijnë ndër mend të vagullta si karaktere të një bote nën morfinë. Pas transmetimit të reportazhit, në postën time email vjen një letër nga drejtori Driant Zeneli, një letër me fyerje, mbi të gjitha, pse kisha pohuar që ai e bashkëdrejton “Harabelin” me gruan e kryetarit të bashkisë. Nuk e kam përmendur më parë këtë fakt, por tani që shumë ngjarje lexohen më mirë post-factum, them se “Harabeli” e ka njohur dhe përdorur që në krye të herës gjuhën e atij që e mendon veten të paprekshëm, sepse e ka ditur me çfarë mjetesh po e çante rrugën ku demonstrohet shembulli i forcës. Ju kujtohet refreni i kryeministrit, besoj, “Të flasim me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”. Po duhet t’ju kujtohet së fundi, kur kryetarja e Komisonit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, para fytyrave të opozitës tek i kërkonin dorëheqje, tha tri herë si në yshtje: “Jam e dinjitetshme”. Në dosjen Veliaj-Xoxa, skenat e kërcënimit që Bushka dhe Xoxa u bëjnë dëshmitareve, janë të tipit mafioz.

    Diskutimi për korrupsionin në kulturë i ka kapur të papërgatitur njerëzit, komentuesit, dëgjuesit, edhe sulmuesit e autores së këtyre radhëve (do të ta shtypim kokën, moj bushtër; çfarë vreri ka në shpirt kjo skizofrene), të papërgatitur për të gjykuar pa rënë në përfundime që e mbyllin debatin. Nuk paska instrumente analize ose ato nuk zënë vend, një; dhe e dyta, shtresëzimi i problemeve pararendëse, të cilat po të kishin ngrënë debat publik sa herë kanë ndodhur, do kishin ndihmuar që, aktualisht, mendimi kritik të mos shihet si qëndrim armiqësor ndaj privates dhe si një polici morale ndaj artistëve, duke e barazuar me “gjygjet popullore” të komunizmit.

    Paci nënkupton se nuk jam objektive në çfarë shkruaj dhe se paanshmëria qenka thelbi i të qenit gazetar. 

    Të jesh e paanshme, do të thotë të mos jetosh, të mos zemërohesh me zemër, të ruash status-quo-në, të rrish në zen, të mos vuash, t’i thuash derrit dajë.

    Jam e anshme për gjithë arsyet që kam rreshtuar deri tani. Jam e anshme kur shoh njerëz që lejojnë t’i poshtërojnë të tjerë njerëz, të cilët janë në detyrë për të shërbyer. Jam e anshme, sepse kjo e jona është shoqëri ku e para gjë që asgjësohet është mendimi. Jam e anshme, sepse gazetaria është profesion që të jep të drejtën që, duke dhënë informacion, të kritikosh zyrtarë publik dhe individë me pushtet, dhe mund ta bësh këtë duke u shprehur nëpërmjet ironisë, humorit e satirës, si forma të ligjërimit publik plotësisht legjitime, madje edhe ta teprosh e të provokosh, kur është nevoja dhe për aq sa nuk çorienton publikun. Edhe gazetarit shqiptar i njihen këto të drejta universale, tjetër gjë sa lufton për t’i gëzuar dhe sa e lejojnë që t’i gëzojë. Janë të drejta që i japin dinjitet profesional dhe njerëzor, përndryshe nuk do të kishte dallim mes tij dhe PR-it. Gazetari, ndryshe nga PR-i, e ka për detyrë të mos ua harrojë emrat atyre që kanë bërë keq, që kanë shkelur ligjin në emër të artit, të së bukurës, manive, patologjive, snobizmit a çfarëdolloj instinkti të pafre.

    Shqipëria është përballur me imazhin e keq që ka në botë si vend i korrupsionit, mafies, dhunës e tani shqiptarët duhet të përballen, brenda për brenda, me vetë shqiptarët të kredhur në korrupsion dhe në mafie, duke shkaktuar dëme, efekti i të cilave ka për t’u shtrirë në breza.

    Nuk e shoh larg mendësisë korruptive dhe mafioze sulmin që njerëz, të cilët i thonë vetes artistë, i bëjnë mendimit kritik. Sepse ata kanë idenë, si të despotëve, fashistëve dhe diktatorëve, – në fakt më rezulton ta kenë vjedhur nga pornomotivimet e njëri-tjetrit poshtë e përpjetë, përfshirë universin e gossip-biz-it – se, njeriu që kritikon “është i palumtur” dhe s’meriton veçse të neveritet e të izolohet, larg skenës publike. Artistët e lumturisë, që zgjohen të parët dhe flenë të fundit në Qendrën për Hapje dhe Dialog të kryeministrit, këta alfa të provincës, që lëvdatën e përqafojnë si të vetmen formë të thëni e të menduari – një shprehje thotë “kur nuk më lejon të kritikoj pse më lejon të të lëvdoj?” – e shohin kritikën si një krijesë të gërditshme që duhet zënë për cep muri e grushtuar sa të dhjesë gjak, që të mos e bëjë rrugë e të zbresë në polisin e artit shqiptar. Lumturia i jep leksion palumturisë si të jetojë indiferente me gënjeshtrën dhe krimin.

    Ka njerëz të trashë, që vetëm të lumtur mund t’i bësh./ Peizazhe të jetës

  • Nga “kaubojsi” euroatlantik te kandidati që hyri në listë me dy telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

    Nga “kaubojsi” euroatlantik te kandidati që hyri në listë me dy telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

    Në  një emision televiziv këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Duke qenë nga të gjitha anët e spektrik politik, kandidatët shprehën opinionin e tyre për programet, situatën politike në vend dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve.
    Ethem Aga, i renditur si kandidat i Tiranës në listën e PD, deklaroi se ka motivimi i njerëzve ka qenë ai që e ka shtyrë për të kandiduar në këto zgjedhje. Njësoj si lideri i tij, ai mendon se diaspora do të bëjë diferencën në këto zgjedhje.
    “Ka disa javë që bëj fushatë. Kam parë njerëz të motivuar. Kam shkuar në Petrelë, Vaqarr dhe kam parë njerëz të motivuar. Kjo më ka bërë që të kthehem. Jam përfaqësues i diasporës në këtë listë. Diaspora është më e motivuar se kurrë për ndryshim. Do të bëjë diferencën dhe unë mendoj që 2025 do të jetë viti i diasporës”, tha Aga.
    Ibrahim Disha, është pjesë e Nismës Shqipëria Bëhet në 11 maj. Ai rrëfeu se gjithmonë ka dëshiruar të kontribuojë në Shqipëri dhe këtë gjë e ka bërë dhe me aplikimet që ka bërë për të qenë pjesë  në institucionet e reja të drejtësisë. Kandidati tregon se i kanë mjaftuar dy telefonata për t’iu bashkuar Nismës bëhet.
    “Kam tentuar të hyjë për vettingun këtu. Por u rrëzova pasi më thanë që nuk kam 15 vjet si jurist, por unë e kaloja. Aplikova për BKH dhe kam mbaruar shkollën më të lartë për oficer policie. Nuk e kundërshtova. Tani e vendosa në janar që të vij. Jam shumë i lidhur me problemet politike në Shqipëri. Tirana është një kryevepër e Ballkanit. Nuk ka një diskutim për të mirën e shqiptarëve. Mendova që me kapacitet që kam të aplikoj te Shqipëria Bëhet. Ishte një proces i shpejt, pati dy biseda telefonike dhe ja ku jam kandidat”, tha Disha.
    Kandidatja socialiste në qarkun e Vlorës, Mjaftesa Sulaj ka vendosur të braktisë Amerikën për të qenë në listat e mazhorancës. Ajo shikon ndryshime në vend dhe një program qeverisës të denjë nga ana e qeverisë për këtë mandat të ri që synon.
    “Unë jam kthyer për pak kohë në Shqipëri për të qëndruar një muaj dhe pashë një ndryshim drastik edhe për shkak të politikave të ndjekura. Dua të kontribuoj në promovimin e Vlorës. Me kryeministri Rama, vendi ka patur një zhvillim të madh. Administrata ka ndryshuar. Punësimet janë më reale, më të drejta, më efikase. Jemi një vend në zhvillim, nuk duhet të jemi kaq skeptikë. Unë jam futur në punë me aftësitë e mija, pa i dhënë lekë askujt. Nëse do të shikoni programin, mund të shihni rritjen e rrogave, pensioneve… ka gjëra shumë në program”, u shpreh Sulaj.
    “Kaubojsi” Eduard Ndocaj, do të jetë pjesë e Koalicionit Euroatlantik në këto zgjedhje.  Ndocaj kërkoi pensionimin e Berishës dhe Ramës dhe Bashën kryeministër.
    “Më intereson rrotacioni. Dy individë e mbajnë peng vendin. Kemi mbi 1 milionë shqiptarë të larguar në 12 vite. Kjo na ndan me Ramën. Unë jam ndarë me të që në 2014. Bën dhe një ligj antikushtetues me lista të mbyllura. I shoh në lista që nuk do të dalin deputetë kurrë. Kemi Berishën që tani duhet të merret me nipër e mbesa pasi është 81 vjeç. Ai duhet të ishte para drejtësisë. Basha e meriton të jetë. Ka shumë arsye”, tha Ndocaj.

  • Rama kërkon votën në Greqi, u bën thirrje emigrantëve në Kretë të kthehen e të  investojnë në Shqipëri

    Rama kërkon votën në Greqi, u bën thirrje emigrantëve në Kretë të kthehen e të investojnë në Shqipëri

    Kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi pasditen e kësaj të shtune me shqiptarët në Kretë të Greqisë.
    Gjatë fjalës së tij, Rama e vuri theksin tek rëndësia e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
    “Jam shumë i kënaqur që sot jam këtu për të shkruar një copëz historie, një copëz historie që fati ka dashur t’na jepet ne si mundësi. Shumë të tjerë para nesh, shumë para nesh, e kanë ndërruar dhe kanë luftuar për këtë, historinë e pandashme dhe të pandarë nga Evropa. Kur Skëndërbeu u bë hero për Evropën, nuk kishte BE, por kishte Evropë. Dhe kështu, dekadë pas dekadës, shekull pas shekulli, ëndrra e shqiptarëve mori një hov tjetër”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë gjithashtu iu drejtua emigrantëve me thirrjen për t’u kthyer dhe për të investuar në vendin e tyre.
    “Për të gjithë ata që kanë një tokë në fshat apo një shtëpi të rrënuar të gjyshit në fshat, apo kanë të afërm në fshat ku mund të bëhet një investim, kemi kaluar në parlament ekzaktësisht për emigrantët një ligj që thotë se çdokush që zotëron një tokë për të cilën mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë, ama ka dëshmitarët e mjaftueshëm në fshat atje që është toka e të parëve, mund të marrë një vërtetim dhe mund të marrë leje për të rindezur oxhakun në shtëpinë e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm, apo për të investuar atje në çfarëdo rruge”, u shpreh kryeministri.
    Edhe gjatë takimit me emigrantët në Greqi, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë për kundërshtarët politikë.
    “Bufi ynë atje në Tiranë është bufi i dalë nga shprehja e popullit ‘ç’do atje o bufi kënetës’. Besoj se i keni parë që dalin nga diaspora dhe thonë ‘na jepni ne rinisë votën’ dhe në listat e kandidatëve kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, sepse nuk i kanë aq njerëz sa t’i fusin në lista. Ndërkohë, ne ju kemi dhënë një skuadër që ka më shumë vajza dhe janë të reja dhe të rinj, sa kanë të gjitha partitë e tjera së bashku. Është partia që ka më shumë eksperiencë në qeverisje, sesa kanë të gjitha partitë e tjera së bashku. Me këta fitojmë edhe pa bërë fushatë fare”, deklaroi ai.
    Kryeministri u tha emigrantëve shqiptarë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian sot është më afër se kurrë. /vizionplus.tv

  • Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në Sheshin Skënderbej

    Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në Sheshin Skënderbej

    Ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një festë që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim dhe sakrificë.
    Besimtarët në Tiranë do e falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej mëngjesin e nesërm.
    Bëhet e ditur se ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 me faljen e namazit.

  • “Burgim dhe ndalim të përhershëm”/ Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA: Nëse gënjeni…

    “Burgim dhe ndalim të përhershëm”/ Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA: Nëse gënjeni…

    Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në SHBA.

    Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.
    “Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona.
    Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze.
    Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

    Top Channel

  • “Spoti im elektoral nxjerr realitetin”, Balliu reagon ndaj ironisë së Ramës: Ai s’e kupton varfërinë e shqiptarëve

    “Spoti im elektoral nxjerr realitetin”, Balliu reagon ndaj ironisë së Ramës: Ai s’e kupton varfërinë e shqiptarëve

    Klevis Balliu ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli në lidhje me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
    Teksa rreshtoi arsyet se përse ai ishte pozicionuar në listën e mbyllur, Balliu u shpreh se kryeministrit nuk i pëlqen kjo gjë.
    “Dash Sula nuk pranoi të ishte në listë të hapur. E kam unë mik e ka pasur babai im. Por nuk pranoi të ishte në listë të hapur. Lista jonë është me profesionistë, me intelektualë, në të gjithë Shqipërinë. Unë kam dalë më i votuari në primare në Tiranë. Kam kryer regjistrimin e shqiptarëve në diasporë. Ramës nuk i pëlqen që unë jam në listë të mbyllur. Unë dashuroj demokracinë, atdheun, ai do lekët”, u shpreh Balliu.
    Kandidati për deputet reagoi dhe në lidhje me ironinë që kreu i qeverisë bëri me një video elektorale të tij.
    “Jam nga mëngjesi në terren. E kuptoj që Ramës nuk i duket normal spoti im. Varfëria është një problem në Shqipëri. Propaganda e Ramës me të cilën e sulmoi atë video ka kushtuar jetë njerëzish. Unë nuk merrem me kamerat, por me thelbin e videos. Sot ushqimi në familjen shqiptare mungon. Komentet negative më vijnë vetëm nga profile false”, u shpreh Balliu.
     
     

  • Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Meta: Ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë

    Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Meta: Ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga burgu Kryepeshkopit Joan Pelushi, pas fonëzimit të tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehëset se fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë.

    Meta e ka cilësuar këtë dhe si moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Postimi i plotë
    Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë dhe moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    U bashkohem urimeve të përzemërta, që me bekimin e Zotit, Fortlumturia e Tij Joani, një personalitet i jashtëzakonshëm, të udhëheqë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.

  • Rama në Kretë: Të mos e lëmë të shuhet rrezja e yllit për të hyrë në BE, por të bëhemi bashkë më 11 maj

    Rama në Kretë: Të mos e lëmë të shuhet rrezja e yllit për të hyrë në BE, por të bëhemi bashkë më 11 maj

    Kryeministri Rama ishte në Kretë ku takoi shqiptarët. Rama foli me patos dhe entuziazëm se jemi në rrugën e duhur për tu pranuar në BE dhe në vitin 2027 mbyllin krejt procesin e negociatave tona me Brukselin.
    Ai e nis me “Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjeshtë për Greqinë por për të gjithë Europën. Këtu në Kretë, Zeusi rrëmbeu princeshën që më pas e çoi diku tjetër, dhe emri i saj ishte Europa. Ndaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian”, tha Rama.

    Arvanitasit janë të njohur këtu për faktin se për vite të tëra ishin mbrojtësit e Kretës.
    Kryeministri e vuri theksin tek komuniteti shqiptar në Greqi, duke kujtuar historinë e tyre të vështirë, ku shumë shqiptarë erdhën në këtë vend krejtësisht të varfër, por që sot janë pjesë e pandarë e krenarisë kombëtare. Ai apeloi për të mos lënë të shuhet shpresa për anëtarësimin në BE dhe për të u bashkuar më 11 maj për këtë kauzë të rëndësishme.
    “Jemi këtu për të shkruar një copëz historie që fati ka dashur të na jepet ne mundësia ta shkruajmë bashkë. Për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e ëndërruan: Historinë e Shqipërisë të pandarë nga Europa.
    Mua nuk më pëlqen termi diasporë, por shqiptarët e botës dhe Europës e që u regjistruan më 11 maj ti japin një shans faktit që Shqipëria të bashkohet një herë e mirë me Europën duke u bërë pjesë e BE.
    Janë 65 mijë ndër ta që janë këtu, në Greqi, janë ata dhe pasardhësit e atyre që kaluan kufirin krejtësisht të varfër, të pa përkrahur dhe të vetëm duke i hyrë detit në këmbë në kuptimin e vërtetë të fjalës e që sot janë pjesë e pandarë të gjerdanit të krenarisë të kombit tonë, gjerdan i përbërë nga komunitetet e shqiptarëve në botë, ku pjesa e Greqisë ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ia ka dalë të pranohet e integrohet duke punuar si askush tjetër.
    Të mos e lëmë të shuhet rrezja e yllit për të hyrë në BE por të bëhemi bashkë më 11 maj”, shtoi kryeministri.
    Me tej Edi Rama tha: “Në 11 maj të votojmë bashkë aty ku gjendet forca e duhur në kohën dhe vendin e duhur që atë pasaportën që mund t’ju duhet edhe 10-15 vite ta merrni nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë e Bashkimit Europian.
    Kijeni parasysh që pasaporta shqiptare e BE është njësoj, si ajo greke, spanjolle, gjermane. Me pasaportën shqiptare mund të qëndroni këtu, të punoni, ta transferoni këtu çdo të ardhur nga pensioni atje, dhe shteti këtu duhet dhe ju njeh që në momentin që merrni pasaportën për punën që keni bërë këtu.
    Me pasaportën shqiptare të BE jeni njësoj jo vetëm në realitetin e përditshëm por edhe në atë të ligjit, qytetarë europiane të barabartë me të njëjtat lirie të drejta.
    Pavarësisht se një nga ju e ka pasaportën apo dokumentet, momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare të BE bëheni jo vetëm të barabartë në të gjitha, por edhe po aq sa edhe grekët e çdo europian tjetër subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend dhe çdo tjetër i BE i jep shtetasve të tij.
    Ka vetëm një përgjgije, është në dorën tuaj,. Është vota e11 majit që Shqipëria deri në vitin 2027 të mbyllë negociatat dhe brenda vitit 20230 të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE”.
    Gjithashtu kryeministri foli edhe për gjuhën shqipe. Ai tha se “Kreta është historikisht një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë të historisë së këtij vendi kanë dalë këtu në Kretë. Por edhe ju duhet të jeni nga shqiptarët më kokëfortë që keni ardhur këtu, keni rezistuar dhe keni triumfuar këtu. Prandaj dua t’ju them se si sot 1 vit këtu do të jetë në dispozicionin tuaj konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç vlonjatët apo shkodranët e kanë tmerr kur ju thua shkoni në Tiranë dhe unë e di që e keni tmerr kur ju thoni shkoni në Athinë. Shtetin shqiptar do t’ua sjellim këtu në Kretë”, u shpreh Rama.
    Kreu i qeverisë foli edhe për programin e gjuhës shqipe duke theksuar se ai do të zgjerohet me mësues por edhe për një aplikacioni i cili do të jetë në celularin e çdo emigranti.
    “Kemi mbi 50 mësues për mësimin e gjuhës shqipe në Greqi, 8 prej tyre janë këtu në Kretë. Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet qoftë me mësues këtu, qoftë me aplikacion që është thuajse gati. Do ta tregojmë javët në vijim. Një aplikacion që kushdo do ta ketë në telefonin e vet për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe në një mënyrë shumë miqësore dhe tërheqëse. Ne duam që fëmijët e Shqipërisë të zgjedhin ku të duan, por ama çdo herë kur të dëgjojnë shqip të dinë se çfarë thuhet dhe të dinë se çfarë thonë”.
    Fjalimi i Edi Ramës u prit me duartrokitje.

     

  • Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Arbri, nga Tirana, ka një kompjuter në bordin e makinës, i cili regjistron kohën dhe ka matur se çdo javë qëndron 25 deri në 30 orë në trafik për një total që është nën 100 km. Mesatarisht, ai shpenzon mbi dy orë në ditë në trafik, me zonën më të rënduar në qendër të Tiranës. Kostoja e parkimit ndërkohë luhatet mes 10-20 mijë lekë në muaj.

    Brunilda nuk sheh alternativë as makinën dhe as transportin publik dhe ka zgjedhur të lëvizë në këmbë. “Ka shumë trafik. Nuk ka parkim.

    Koha e udhëtimit me autobus është thuajse njësoj nëse eci në këmbë. Tirana është një kaos infrastrukturor. Don Bosko, zona ku jetoj, ka vetëm një rrugë për aq shumë banorë. Me ndërtimet e reja që vazhdojnë, më keq do të bëhet”, thotë ajo.

    Si Arbri dhe Brunilda janë me qindra qytetarë që çdo ditë përballen me vonesa në trafik, autobusë me kushte të papërshtatshme dhe pa orare të përcaktuar, sorollatje për të gjetur parkim dhe pagesa që sa vijnë e rriten për të lënë automjetin gjatë natës në vendin ku banon, apo pranë punës.Kaos! Në çdo orë e në çdo pikë të qarkullimit. Nëse e filmoni me një dron trafikun në Tiranë gjatë gjithë ditës do ta kuptoni vetë se për çfarë po flas.

    Një lëmsh i shëmtuar, i vrazhdë, kaotik, me ndotje mjedisore dhe akustike të tmerrshme, me rrezik për sigurinë e jetës për këdo dhe kudo, për këmbësorët, fëmijët, ata me biçikleta, ata me motorë, me monopatina, si dhe vetë për çdo shofer në timon, në mjete private apo publike”, thotë Endri nga Tirana, i cili vetë lëviz me biçikletë.

    Ata komentuan në sondazhin e zhvilluar në faqen e Monitor.al gjatë muajit janar, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting), e cila përveç pyetjeve me zgjedhje, mundëson dhe që qytetarët të japin opinionet e tyre për çështjet e ndryshme.

    Gjithsej u përgjigjën 514 të anketuar, 76% e të cilëve meshkuj. Në përgjigje, dominoi grupmosha 34-44 vjeç, me 45% të të anketuarve, e ndjekur nga të rinjtë 18-34 vjeç, me 33% të atyre që u përgjigjën.

    Sipas rretheve, dominoi Tirana, me 92% të të anketuarve, duke e bërë si rrjedhojë këtë sondazh përfaqësues vetëm për kryeqytetin. 3% e të anketuarve banonin në Durrës dhe 1% në Elbasan.

    97% e të anketuarve thanë se trafiku në qytetin e tyre është i rënduar, ose shumë i rënduar. Vetëm 2.7% mendonin se trafiku është normal.

    Duhet theksuar se gjetjet nuk janë shkencore, pasi kampionimi është i rastësishëm, por gjithsesi ato shërbejnë për të dhënë një ide mbi problematikën me të cilën përballen banorët, sidomos ata të kryeqytetit me trafikun, parkimin dhe mungesën e shërbimit publik cilësor.

    Me makinë, për komoditet, kursim kohe, por dhe transportit të keq publik

    72% e të anketuarve thanë se ata zakonisht udhëtojnë me makinat e tyre personale, përkundrejt 6% me biçikletë dhe 13% më këmbë dhe 9% me transport publik.

    Arsyet për zgjedhjen e llojit të transportit janë nga më të ndryshmet, që nga komoditeti, koha e kursyer, shmangia e trafikut, apo dhe ecja më këmbë për përfitime shëndetësore.

    46% e të anketuarve dhanë kohën, si arsyen kryesore të zgjedhjes së tyre, 21% përmendën komoditetin, 12% koston dhe 8% mungesën e një transporti të përshtatshëm publik. 5% thanë se e kishin punën larg. Shqetësimi më i vogël i tyre ishte ndikimi në mjedis, që ishte zgjedhje për vetëm 2% të të anketuarve.

    “Duhet të çoj fëmijët në çerdhe e kopsht. Me transportin publik është e pamundur të arrij të përcjell të dy fëmijët”, thotë Elisa nga Tirana, që përdor makinën e saj dhe shpenzon mbi dy orë në trafik çdo ditë.

    Nëse do të kishte një sistem eficient transporti publik, numri i përdoruesve të makinave do të ulet, sidomos në kryeqytet. Shumë të anketuar përmendin problematikat me autobusët, që i detyrojnë ata të nxjerrin makinat për të shkuar në punë, apo për të plotësuar nevoja të tjera të përditshme.

    “Është e pamundur të arrihet vendi i punës me mjete të transportit publik”, thotë Genti nga Tirana, i cili me mjetin e tij shpenzon mbi dy orë në ditë i ngecur në trafik.

    “Ka një transportit publik jocilësor, ku problematika kryesore është mungesa e ajrit të kondicionuar gjatë sezonit të verës dhe sidomos mbipopullimi i urbaneve”, thotë D, nga Tirana, që ka zgjedhur të udhëtojë me makinën e saj.

    “Përdor makinën se Linjat e Urbanit nuk janë korrekte dhe funksionale. Linjat urbane janë të çorganizuara, nuk lidhen me njëra-tjetrën dhe janë shumë të ngadalta”, thotë Sokoli nga Tirana.

    Ka dhe nga ata qytetarë, sidomos femra, që nuk përdorin as makinë dhe as mjet publik, duke ndjekur një stil jetese të shëndetshëm. “Lëviz në këmbë sepse nuk kam ku të parkoj, eliminoj trafikun, mbaj trupin në formë, kursej karburantin që do të shpenzoja për të shkuar në punë”, thotë K. Koroveshi, femër nga Tirana.

    Të ndarë sipas llojit të transportit, 61% e atyre që ngasin biçikletën thanë se e kanë zgjedhur këtë alternativë për shkak të kohës.

    Nga të anketuarit që udhëtojnë më këmbë, 40% thonë se e bëjnë këtë për shkak të kohës, 20% për koston dhe 10% për përfitime shëndetësore.

    80% e atyre që udhëtojnë me transport publik thanë se e bëjnë këtë për shkak të kostos.

    Nga ata që përdorin makinë, 50% e bëjnë këtë për shkak të kohës, 25% për komoditetin, 10% nga mungesa e transportit të përshtatshëm publik.

    83% e atyre që udhëtojnë me makinë thanë se e përdorin automjetin e tyre çdo ditë, 16% thanë disa herë në javë dhe më pak se 2% e mbante veturën për të dalë rrallë me të.

    Shumë trafik

    Në Tiranë, vetëm gjatë vitit 2024, u regjistruan për herë të parë 41 mijë mjete, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ose 41% e totalit të mjeteve të reja në vend.

    Në total, në kryeqytet janë të regjistruara rreth 330 mijë mjete aktive, sipas DPSHTRR. Në një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, sipas Censit të ri të INSTAT, në kryeqytet ka 550 makina për 1000 banorë, ose një makinë për çdo dy banorë, shifër kjo pothuajse e barabartë me mesataren e Bashkimit Europian (560 makina për 1000 banorë, sipas Eurostat) dhe gati dyfishi i mesatares së vendit. Këtyre u shtohen dhe makinat që vijnë çdo ditë nga rrethet e tjera.

    Shtimi i automjeteve, ndërsa rrugët e brendshme të Tiranës jo vetëm nuk janë zgjeruar, por janë ngushtuar nga korsitë e biçikletave vitet e fundit, kanë rënduar trafikun brenda në qytet. E vetmja lehtësi ka qenë përfundimi i Unazës së Madhe, që ka liruar trafikun në periferi.

    41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur. Në total, 70% e përdoruesve të automjeteve humbin më shumë se një orë në ditë të ngecur në trafik. Vetëm 6% thanë se koha në trafik ishte më pak se 30 minuta dhe 24% nga 30 minuta deri në 1 orë.

    E ndarë vetëm për kryeqytetin, përqindja e të anketuarve, që kalojnë më shumë se një orë në trafik rritet në 73% dhe vetëm 5% shpenzojnë më pak sesa 30 minuta duke pritur të lirohet rruga.

    “Në momentin që e jeton trafikun thuajse çdo ditë, është i dukshëm zhgënjimi që shfaq në çdo dalje në kryeqytet. Tirana është tjetërsuar dhe krijimi i shumë segmenteve rrugore, duke marrë parasysh dhe mbipopullimin e vendit 1/3 e Shqipërisë që jeton në Tiranë, e bën tepër stresuese qarkullimin.

    Unë kam vite që qarkulloj me urban, pasi e shoh me kosto më të ulët, por në anën tjetër, mbingarkimi nuk njeh transport, në qofsh me linjë urbane apo automjet. Problematikë gati 5-7-vjeçare”, thotë Andi nga Tirana, që përdor transportin publik për shkak të kostove.

    “Është katastrofë, shpenzoj rreth 2 orë në ditë në trafik, për të shkuar dhe për t’u kthyer. Për më tepër që brenda Unazës së Vogël është mision i pamundur për parkim”, thotë Flori nga Tirana, i cili e përdor makinën çdo ditë.

    “Trafiku në Tiranë është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballet qyteti. Mosndërtimi i rrugëve të reja dhe përqendrimi i ndërtimeve brenda unazës kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur gjatë orëve të pikut.

    Për më tepër, transporti publik cilësor mungon thuajse tërësisht; aktualisht, ai kufizohet vetëm me autobusë që nuk ndjekin orare fikse, ndërsa mungojnë tërësisht metroja, tramvajet apo zgjidhje të tjera moderne që do të lehtësonin lëvizjen.

    Densiteti i lartë i popullsisë në një zonë të vogël gjeografike e bën thuajse të pamundur gjetjen e hapësirave për parkim, duke shkaktuar stres të përditshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Përveç kësaj, mungesa e politikave afatgjata për decentralizimin e shërbimeve dhe zhvillimin urban në periferi përkeqëson më tej problemin.

    Investimi në zgjidhje moderne të transportit publik, si metroja dhe tramvaji, ndërtimi i rrugëve alternative dhe krijimi i hapësirave të posaçme për parkim janë më shumë se të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet”, thotë Leonati nga Tirana, i cili përdor makinën disa herë në javë dhe shpenzon mbi 2 orë në trafik.

    Astiri, hyrja e Tiranës dhe autostrada, zonat me më shumë trafik

    Astiri përmendet nga shumica e komentuesve si zona që ka më shumë trafik në kryeqytet. Gati 20% e tyre kanë deklaruar se aty qëndrojnë më shumë duke pritur që të hapet rruga.

    “Në të përditshmen time has më shumë trafik në Astir, hyrje dalje të Tiranës, rruga e Durrësit deri në Kthesën e Rinasit dhe në kthim. Por të gjitha rrugët e Tiranës në unazë të vogël dhe rrugë të tjera të rëndësishme kanë një super trafik”, shkruan një komentues nga Tirana, që mbetet dy orë në ditë rrugëve.

    Zona e 21 Dhjetorit, unaza e vogël, Selvia, Pallati me Shigjeta (nënkalimi), Rruga nga Kombinati deri te Amerikan 3, Fresku, Mine Peza, Zogi i Zi, Medreseja janë destinacione të tjera që kalisin durimin e përdoruesve të automjeteve e transportit publik.

    “Çdo zonë është e rënduar në Tiranë. Rruga që përshkoj përfshin Liqenin e Thatë, Kopshtin Zoologjik, Qendrën Kristal. Në rast jo trafiku rruga bëhet për 10 minuta. Kur ka trafik shkon 50 minuta”, thotë S.D.

    Në daljet e unazës së madhe për të hyrë në qytet, rruga ngushtohet, duke krijuar gjithnjë trafik. “Për të hyrë çdo mëngjes në Tiranë në daljen te Kopsht Zoologjik duket të pres mbi 30 minuta”, thotë Denisa, që ka pas kohë që ka marrë shtëpinë në atë zonë.

    Kur kthehesh nga puna i lodhur dhe mbetesh në trafik

    Edhe hyrja e kryeqytetit nga kjo anë është një stres më vete për përdoruesit e automjeteve private, apo dhe ata që udhëtojnë me transport publik.

    Shumë zyra vitet e fundit janë zhvendosur në autostradë, ose në periferi të Tiranës, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e automjeteve private për të shkuar në punë.

    “Shpenzoj një orë në ditë për të shkuar në punë dhe një orë tjetër për tu kthyer”, thotë një punonjës i doganave.

    Ndonëse përfundimi i unazës ka lehtësuar trafikun në shumë pika, hyrja në kryeqytet nga Durrësi e Kamza mbetet problematike.

    “Nga Kamza në Tiranë me autobus duhet 1.5 orë, po kështu edhe për ardhje. Autobusët në Kamëz dhe Tiranë nuk bëhen dy bashkë kurrë, por mbeten në trafik.

    E keqja më e madhe është se kur vonohen rrugës, mbushen aq shumë sa të merret fryma, sidomos në dalje nga Tirana për Kamëz. E keqja, mes shumë të tjerave rrugës, është kthesa e Kamzës. Aty ka shkencë të veçantë botërore për kryqëzime”, thotë Ajeti.

    Ka vështirësi të madhe për të lëvizur në Tiranë, çdo rrugë është e mbingarkuar, sidomos hyrja dhe dalja. Hyrja për në Tiranë nga Durrësi është pjesa më problematike, ku nga 5 korsi reduktohet në 2 korsi, pasi është dhënë leje ndërtimi aty ku s’duhet.

    Në vend që ndërtimet të projektohen e zbatohen në varësi të rrugëve, në Shqipëri ndodh e kundërta, duhet që rrugët t’u përshtaten projekteve ndërtimeve dhe për disa që pasurohen duhet të vuajnë çdo ditë qindra mijë njerëz”, thotë Albani.

    Autostrada konsiderohet si zona me më shumë trafik nga 10% e komentuesve.

    “Tani që po shkruaj kam gjysmë orë që kam ngecur në Vorë. Kjo ndodh për shkak se tashmë i gjithë Veriu shkarkon në mes të autostradës, që pas ndërtimit të rrugës me pagesë. Këtu çdo investim bëhet mbrapsht. Duhej zgjeruar më parë rruga Tiranë-Durrës, që është nyja më e rëndësishme e lidhjes së vendit. Imagjinoni se çfarë do të bëhet në verë”, shkruan A.Z nga Tirana.

    Mëngjesi dhe pasditja më të ngarkuarat

    Dalja herët në mëngjes për shumë nuk është një zgjedhje, por një detyrim për shkak të orarit të caktuar për tu paraqitur në punë, apo domosdoshmërisë për të ikur në shtëpi.

    Koha kur ka më shumë trafik është midis orës 7.00-9.00, kur të gjithë ikin në punë apo në shkollë, që është konsideruar e tillë nga mbi 80% e të anketuarve.

    Kthimi për në shtëpi gjithashtu kërkon durim. Midis orës 17.00-19.00 duhet të presësh radhën në hyrje të Tiranës, në unazën e vogël, apo në pothuajse çdo rrugë të kryeqytetit. Ky orar është zgjedhja e dytë si më e ngarkuara, nga 64% e të anketuarve.

    Nëse do të qarkullosh lirshëm nëpër Tiranë, duket të dalësh pas orës 7 të mbrëmjes./Monitor

  • Ndotja akustike tej normave të lejuara/ Raporti: Ja 3 zonat më të zhurmshme në Tiranë

    Ndotja akustike tej normave të lejuara/ Raporti: Ja 3 zonat më të zhurmshme në Tiranë

    Ndotja akustike tej normave të lejuara/ Raporti: Ja 3 zonat më të zhurmshme në Tiranë

    Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”.

    Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze.

    Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën dhe fillimin e dimrit.

    Sipas raportit, kjo periudhë kohore lejon një vlerësim të ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në varësi të faktorëve sezonalë, si ndryshimet në temperaturë, reshjet, lëvizshmëria e popullsisë dhe aktivitetet ndërtimore. Përveç zonave të mësipërme, disa nga pikat e monotiruara përfshijnë Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Rrugën e Kavajës, Zogun e Zi, sheshin Skënderbej, Piramidën, sheshin Italia, shkollën Mihal Grameno, rrugën Bardhyl, etj.

    Matjet janë kryer në 6 raunde të ndryshme dhe për secilin prej tyre ka luhatje të rezultateve. Përshembull në raundin e parë Sheshi Italia ka nivelin më të lartë të ndotjes akustike, me 72.2 dB, duke treguar se kjo është një nga zonat më të zhurmshme të matura.

    Ndërsa, në raundin e dytë Treni dhe Pazari i Ri janë ndër zonat më të zhurmshme, me nivele që arrijnë deri në 66.8 dB dhe 67.5 dB, duke theksuar ndikimin e lartë të trafikut dhe frekuencës së vizitorëve.

    Sipas raportit, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes akustike mund të ketë efekte negative në shëndetin e banorëve, duke shkaktuar stres, lodhje kronike, vështirësi në përqendrim, probleme të dëgjimit dhe çrregullime të gjumit.

    Për këtë arsye kërkohet marrja e masave për reduktimin e nivelit të zhurmave, por edhe ndotjes së ajrit, veçanërisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të gjelbra aktive, mbjelljes së bimësive autoktone që arrijnë të absorbojnë më tepër ndotës, si dhe stimulimin e fasadave të gjelbërta, apo gjelbërimit vertikal./SCAN

  • Vota e emigrantëve: Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim

    Vota e emigrantëve: Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim

    Vota e emigrantëve: Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim

    Rreth 246 mijë shqiptarë me vendbanim jashtë vendit u regjistruan dhe morën autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të votuar në distancë pa qenë të pranishëm në Shqipëri. Interesi i votuesve nga emigracioni gjithsesi nuk është i njëtrajtshëm në rang kombëtar, ndërsa makineritë politike duket se i kanë përqendruar forcat në qarqe të caktuara. Zbuloni qarqet ku vota e emigrantëve pritet të ketë një efekt më të madh elektoral.

    Gati 246 mijë shqiptarë nga diaspora e re e Shqipërisë aplikuan dhe morën miratim për të votuar në distancë për zgjedhjet e 11 majit, një numër që pritet të ketë efekt jo të vogël në rezultatin zgjedhor. Ndërsa vlerësohet se mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, (përfshirë minorenët pa të drejtë vote) shifra prej 246 mijë e të regjistruarve mund të variojë në rreth 15 apo 20% të atyre me të drejtë vote.

    Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi regjistrimet nga emigrimi si dhe të dhënat e Censit 2023 apo të zgjedhjeve të vitit 2021 të analizuara nga BIRN, sugjerojnë se nëse të gjithë të regjistruarit nga emigrimi marrin pjesë në votimet e 11 majit, numri i votave në rang kombëtar mund të rritet me 15% në krahasim me vitin 2021, por kjo nuk është shumë e sigurt për shkak se nuk është e mundur të dihet me saktësi se si ka ndryshuar popullsia rezidente përgjatë katër viteve të fundit.

    Regjistrimet e emigrantëve për zgjedhje nuk janë të njëtrajtshme në të gjithë territorin e vendit. Nëse merren për bazë të dhënat e vitit 2021, votuesit nga emigrimi do të përbëjnë 6.8% të votuesve gjithsej, shifër kjo që varion, nga 8.6% në qarkun e Beratit, në 4.7% në qarkun e Kukësit.

    Nga ana tjetër, nëse numri i votuesve të regjistruar nga jashtë krahasohet me numrin real të votave të hedhura në vitin 2021, atëhere në Berat dhe në Lezhë do të ketë një shtim të numrit të votuesve me mbi 19%, ndërsa në qarqet e tjera do të ketë një shtim në shkallë më të vogël. Tirana dhe Kukësi janë në fakt dy zonat ku pritet të ketë shtim më të vogël të votuesve.

    Luhatshmëria nga qarku në qark mbi interesin e emigrantëve për të votuar në vend duket se varet, nga njëra anë nga shkalla e emigrimit dhe nga ana tjetër, nga funksionimi i makinerive politike, të cilat duket se kanë qenë të përqendruara në qarqe ku shpresojnë se do të mund të maksimizojnë votën e emigrantëve në mandate.

    Pjesëmarrja reale dhe shtimi i votave

    Pjesëmarrja në zgjedhje në Shqipëri ka qenë vazhdimisht në rënie përgjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2005, në listën e zgjedhësve gjendeshin 2.85 milionë votues, ndërsa 49% e tyre morën pjesë në votime. Pjesëmarrja u rrit në 53% në vitin 2013 ndërsa ra në 47% më 2017 dhe 46% më 2021.

    Në zgjedhjet e vitit 2021, 1.66 milionë shqiptarë morën pjesë në zgjedhje nga 3.59 milionë votues të regjistruar në regjistrin zgjedhor të vendit. Pjesëmarrja prej 46% duket se reflekton më së shumti numrin e lartë të emigrantëve që nuk u gjendën fizikisht në Shqipëri ditën e zgjedhjeve, përveç shqiptarëve që zgjodhën të mos votonin. Shkalla e pjesëmarrjes reale, pra numri i votuesve në raport me numrin e popullsisë votuese të pranishme në Shqipëri mundet vetëm të hamendësohet.

    Të dhënat e Censit të vitit 2023 sugjerojnë se në shtator të atij viti, 2.4 milionë shqiptarë ndodheshin në Shqipëri, nga të cilët, 1.95 milionë ishin mbi 18 vjeç. Nisur nga këto dy shifra, mund të thuhet se pjesëmarrja në votime në vitin 2021 e 1.66 milionë banorëve nënkupton pjesëmarrje reale prej 85%.

    Kjo përqindje është një konvencion, pasi popullsia rezidente në Shqipëri lëviz në numra të mëdhenj. Fakti që mes censusit të vitit 2011 dhe atij të vitit 2023 popullsia ra me mbi 450 mijë vetë, sugjeron se popullsia e vitit 2021 mund të ketë qenë e ndryshme në mënyrë domethënëse në krahasim me shtatorin e vitit 2023, kur u bë Censi.

    Pjesëmarrja këtë vit ka gjasa të jetë më e lartë nëse supozohet se 246 mijë shqiptarë që kanë kërkuar dhe janë regjistruar si votues nga jashtë, do të marrin pjesë realisht në votime. Por kjo vetëm nëse e marrin popullsinë të pandryshuar mes vitit 2021 dhe vitit 2025. Nëse popullsia ka vijuar të bjerë, siç ka qenë tendenca përgjatë tre dekadave, atëherë të 246 mijët nga emigrimi do të zëvendësojnë ata që ndërkohë janë larguar.

    Efekti në zgjedhje

    Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nxjerrin 140 deputetë dhe nëse marrim rezultatin e vitit 2021, nevojiten afërsisht 12 mijë votues për një deputet. Kjo sugjeron që të 246 mijë emigrantët do të kishin mundësinë që të zgjidhnin mbi njëzet deputetë, por vetëm nëse votojnë që të gjithë në një drejtim të caktuar. Duke qenë se këto vota do të ndahen, ndonëse jo në mënyrë të barabartë, mes partive garuese, rezultati i tyre thjeshtë sa do t’i shtohet rezultatit të përgjithshëm. Megjithatë, janë disa qarqe dhe disa zona në të cilat, një grusht votash të furnizuara shtesë mundet t’i japin një mandat shtesë njërës palë apo palës tjetër.

    Në disa qarqe, rezultati në mandate në zgjedhjet e vitit 2021 u caktua në masë të madhe nga garimi veçmas i PD-së dhe LSI-së, dy parti që sot garojnë bashkë. Në qarqe si Berati, Vlora apo Durrësi, Partia Socialiste ishte në gjendje të fitonte një numër disproporcionalisht të lartë mandatesh në krahasim me përqindjen e votave të marra, gjë që në fakt përcaktoi edhe maxhorancën qeverisëse të katër viteve të fundit. Rrjedhimisht në këto qarqe duket se vota e emigrantëve do të jetë më përcaktuese nër zgjedhjet e 11 majit.

    Qarku i Beratit

    Votuesit në emigrim nga Berati duket se kanë treguar më shumë interes se sa në qarqet e tjera në raport me numrin e votuesve të vitit 2021. Të 15 mijë emigrantët nga Berati përbëjnë, sipas llogaritjeve të BIRN, 8.3% të listës së zgjedhësve 2021 dhe 18.9% të votuesve. Berati ishte edhe një nga qarqet ku në zgjedhjet e vitit 2021, një grusht votash caktuan nëse një mandat i takonte njërës palë apo palës tjetër.

    Në rezultatin e vitit 2021, Partia Socialiste mori 5 nga 7 mandatet e qarkut, pasi fitoi 56% të votave. Pra PS fitoi 71% të mandateve me 56% të votave dhe shkaku se pse ndodhi kjo ishte se PD dhe LSI garuan veçmas dhe LSI humbi mundësinë për të fituar mandat për shkak se nga rezultati i saj 8400 votash i munguan 77 vota. Në këtë kontekst, të 15 mijë votuesit nga emigrimi, në rast se pas regjistrimit do të marrin pjesë në votime, kanë mundësinë të caktojnë fatin e së paku një mandati për deputet në këtë qark, duke bërë që rezultati të mbetet 5 me 2 ose të ndryshohet në 4 me 3. Është hipotetikisht shumë e vështirë që PS të arrijë të marrë 6 mandate në këtë qark, duke lënë opozitën me 1 dhe po kështu përmbysja në favor të opozitës do të ishte gjithashtu historike, sepse Berati i ka dhënë fitoren PS-së historikisht.

    Qarku i Vlorës

    Vlora është qarku i njohur për emigrim në mënyrë masive gjatë dekadave të fundit si dhe qarku ku u regjistruan 18,700 votues nga emigrimi. Këta votues, nëse marrin pjesë dhe faktorët e tjerë mbahen konstantë, do të mund të shtojnë me 17.5% numrin e votave të hedhura më 11 maj, në krahasim me vitin 2021. Vlora është qarku ku Partia Socialiste fitoi 8 nga 12 mandate, pra mori 67% të mandateve pavarësisht se fitoi 58% të votave. Votat e gati 19 mijë emigrantëve të regjistruar mund ta ndihmojnë PS-në të ruajë këtë rezultat ose mundet të ndihmojnë opozitën që të fitojë një mandat më shumë, pra që rezultati final të jetë 7 me 5. Rezultati 9 me 3 për socialistët ngjan shumë i largët.

    Qarku i Lezhës

    Qarku nga ku mund të vijë një surprizë në lidhje me votat e emigrantëve është Qarku i Lezhës. Në zgjedhjet e vitit 2021, dy partitë e opozitës, PD dhe LSI, fituan në këtë qark së bashku 58% të votave dhe morën 4 mandate. Në fakt, mandatet i fitoi të gjitha PD ndërsa LSI, megjithëse mori 10% të votave të qarkut, mori zero mandate. Gati 14 mijë emigrantë janë regjistruar në zgjedhje për këtë qark, ndërsa një investigim i mëparshëm i BIRN vërejti se makineria elektorale socialiste duket se ka interes të veçantë për të regjistruar emigrantë nga ky qark. Në rast se emigrantët votojnë, ato mund të shtojnë teorikisht votat e Lezhës të vitit 2021 me 18%. Megjithatë, përmbysja duket e vështirë për socialistët, të cilët në këtë qark morën zgjedhjet e kaluara vetëm 38% të votave.

    Qarku i Fierit

    Fieri është qarku i dytë më i madh në vend për nga numri i votuesve dhe zgjedhjet e kaluara i dha socialistëve 9 mandate dhe opozitës 7, por është edhe qarku ku socialistët kanë pretenduar historikisht për më shumë. Rreth 31 mijë emigrantë nga ky qark janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit dhe këta përbëjnë 17% të numrit total të votuesve të vitit 2011.

    Qarku i Tiranës

    Tirana është qarku me numrin më të madh të regjistrimeve të emigrantëve, gjithsej pothuajse 52 mijë vetë, por kjo për shkak se Tirana është qarku më i madh në vend. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, votuesit nga emigrimi mund të përbëjnë “vetëm” 10% të votuesve totalë, shifër kjo e ulët në krahasim me mesataren kombëtare.

    Tirana është gjithashtu qarku që më 2021 shënoi rekordin e pjesëmarrjes, 53%, më e larta në republikë dhe ku në zgjedhjet e 11 majit shumë parti të vogla apo të reja kanë për objektiv të marrin mandate nga të ashtuquajturat “vota proteste”.

    Në zgjedhjet e vitit 2021, 36 mandatet e Tiranës u ndanë 18 për PS, 17 për PD dhe LSI dhe 1 mandat për aleatin e pashpallur të socialistëve, partinë Socialdemokrate të Tom Doshit. Partitë e vogla si dhe votat e pavlefshme në këtë qark “u mbështetën” nga 34 mijë votues.

    Në zgjedhjet e 11 majit, në Tiranë do të dalin 37 deputetë dhe ekzistenca e numrit tek e bën garën edhe më të fortë. Ndryshe nga zonat ku numri i mandateve është çift, në mandatet tek një votë e vetme shtesë i jep mandatin njërës palë dhe ia heq palës tjetër. Me pak fjalë, në qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër e Berat, gara pritet të jetë më e fortë dhe rezultati në këto zona, më përcaktues për maxhorancën e ardhshme. Historia sugjeron se në katër nga këto gjashtë qarqe, e djathta ka pasur epërsi, por skena politike shqiptare është tronditur fort gjatë viteve të fundit, me socialistët që kanë fituar qeverisjen e Shkodrës, dikur bastion demokrat, apo të Kukësit e të Dibrës, që dikur konsideroheshin si të pathyeshme./ BIRN

  • Të vërtetat e shifrave te fryra të turizmit

    Të vërtetat e shifrave te fryra të turizmit

    Nga Rrahman Kasa – Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

    Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me turizmin real dhe turizmin e propaganduar, ku sipas INSTAT kemi 11.7 milionë turistë të deklaruar për vitin 2024.

    Aktualisht kemi tre kategori vizitorësh që nuk duhen llogaritur si turistë.

    Kategoria e parë janë udhëtarët tranzit me pasaporta të huaja, të cilët shfrytëzojnë vendin tonë për tranzit, në rrugë tokësore, ajrore dhe detare dhe më pas udhëtojnë drejt vendeve të tyre, pa konsumuar asnjë natë fjetje në Shqipëri. Ata regjistrohen si në hyrje ashtu edhe në dalje në Pikat e Kalimit Kufitar dhe ndahen në tre grupime:

    Grupi i parë: Janë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që udhëtojnë drejt Europës apo nga Europa me mjete individuale ose autobusët e linjave nëpërmjet porteve detare ose kufijve tokësorë, të cilët përafërsisht llogariten në rreth 1.5 milionë udhëtarë

    Grupi i dytë: Janë qytetarët e vendeve kufitare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që shfrytëzojnë Aeroportin e Rinasit për shkak të çmimeve low-cost (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

    Grupi i tretë: Janë qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia që shkojnë për pushime në Mal të Zi. Sipas të dhënave tona, rreth 200 mijë persona shkojnë për pushime në Mal të Zi, veçanërisht në Ulqin, dhe llogariten dy herë, si në vajtje ashtu edhe në ardhje, duke arritur në rreth 400 mijë.

    Kategoria e dytë janë ekskursionet ditore.

    Një numër i konsiderueshëm vizitorësh të huaj hyjnë në Shqipëri ose turistë të huaj lëvizin nga Shqipëria për ekskursione, të cilët kthehen brenda ditës dhe regjistrohen si turistë. Numri më i madh i hyrje-daljeve rezulton në Sarandë dhe në Muriqan, por nuk mungojnë edhe në PKK të tjera, si Qafë Thanë, Kakavijë, Kapshticë, etj.

    Gjithashtu, turistët që kanë ardhur për pushime në plazh dhe që shkojnë në mënyrë të organizuar ose individuale për ekskursione në Ohër, Mal të Zi dhe Kosovë, kthehen brenda ditës në hotelin e rezervuar për pushime në plazh (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

    Kategoria e tretë janë turistët e kroçierave, të cilët variojnë nga 100-150 mijë.

    Sipas kalkulimeve tona jozyrtare, në total numri i udhëtarëve tranzit, ekskursionistëve dhe vizitorëve me kroçiera me pasaporta të huaja llogaritet rreth 3.5 milionë vizitorë, të cilët nuk duhet të konsiderohen turistë.

    Duke analizuar tregjet kryesore që furnizojnë vendin tonë me turistë, vërejmë se:

    Në vend të parë është Kosova me rreth 4 milionë vizitorë. Megjithëse këtë lloj turizmi e kemi emërtuar shpesh si turizëm patriotik, këto duhet të konsiderohen si turistë ose vizitorë të huaj. Nga të dhënat e përmendura më sipër, duke zbritur vizitorët tranzit (afërsisht 1.5 milionë), mbeten rreth 2.5 milionë që mund të konsiderohen turistë, edhe pse me buxhet të ulët, pasi konsumojnë të paktën 1-2 net fjetje në strukturat akomoduese në Shqipëri.

    Në vend të dytë është Italia me rreth 1 milion vizitorë. Nisur nga fakti që në Itali janë rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, ku pjesa më e madhe e tyre janë të pajisur me pasaporta italiane, besoj se shtetas italianë me kombësi italiane mund të jenë rreth 400-500 mijë që llogariten si turistë realë. Pjesa tjetër prej 500 mijë janë me kombësi shqiptare, ku vetëm një përqindje e vogël e tyre akomodohen nëpër hotele (por që gjithsesi konsiderohen si turistë të huaj).

    Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut me 900 mijë vizitorë. Shumica e hyrjeve nga Maqedonia e Veriut janë vizitorë tranzit që përdorin Portin e Durrësit, kufirin me Malin e Zi dhe Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përllogariten afërsisht në 500 mijë. Numri real i atyre që vijnë për pushime dhe ture kulturore mbetet rreth 400 mijë.

    Në vend të katërt është Mali i Zi me rreth 720 mijë vizitorë të huaj. Shumica e hyrjeve nga Mali i Zi janë vizitorë tranzit që përdorin Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përbëjnë rreth 500 mijë që nuk duhen llogaritur si turistë. Pjesa tjetër janë turistë ditorë që vijnë për ekskursion në Shqipëri si dhe ata që shkojnë për ekskursione ditore në Mal të Zi, të cilët llogariten në rreth 200 mijë.

    Në vend të pestë është Greqia me rreth 700 mijë vizitorë. Edhe nga Greqia ka hyrje dhe dalje brenda ditës, që vijnë kryesisht nga porti i Korfuzit për ture ditore, por ky numër nuk është më shumë se 10-15%. Greqia ka rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, shumica prej të cilëve kanë pasaporta greke dhe vijnë në Shqipëri tek shtëpitë e tyre, familjet apo të afërmit e tyre, të cilët nuk konsumojnë akomodim nëpër hotele. Megjithatë, rreth 500 mijë prej tyre duhet të konsiderohen si turistë.

    Aktualisht, në shifrën prej 11.7 milionë turistësh që është publikuar për vitin 2024, në fakt duhej të përcaktohej si 11.7 milionë hyrje ose prezencë turistike, pasi siç e kam shpjeguar më lart, këtij numri duhet t’i zbriten rreth 3.5 milionë tranzitime ose ekskursione ditore, të cilët nuk duhen llogaritur si turistë. Pra, numri i turistëve realë që kanë gjeneruar para në ekonominë tonë është rreth 8.2 milionë, nga të cilët rreth 60% kanë shfrytëzuar struktura të ndryshme akomoduese (përfshirë dhe diasporën).

    Për ta ilustruar me shembuj konkrete logjiken e përdorur, po ju referohem shifrave të raportuara nga disa vende rajonale, ku shihet që sipas madhësisë së vendit, apo mundësisë për të pasur vizitorë tranzit dhe ekskursionistë ditore, numri i turistëve të huaj në raport me numrin e prezencës turistike në këto vende, varion nga 33 – 60% e numrit të vizitorëve në total. Psh.

    -Kroacia, raporton 60 milion udhëtarë të huaj, nga të cilët vetëm 20 milion janë turistë.

    -Greqia, raporton 55 milion vizitorë të huaj, nga të cilët vetëm 32 milion janë turistë.

    Duke ndjekur të njëjtën praktikë, del se rreth 32% e numrit të raportuar nga INSTAT janë prezencë turistike dhe jo turistë realë.

    Konkretisht, nga 8 milionë turistë realë, rreth 4 milionë janë turistë me kombësi shqiptare (nga Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Anglia, SHBA, etj.).

    Ndërsa rreth 4 milionë janë turistë me kombësi dhe shtetësi të huaj, nga të cilët rreth 40% kanë fjetur nëpër Airbnb, bujtina, guest house, etj.

    Referuar të dhënave të INSTAT, por edhe të dhënave nga hotelet e bregdetit, veçanërisht atyre të jugut, gjatë muajit qershor dhe gjysmës së muajit korrik ka pasur një reduktim që ka varijuar rreth 20% krahasuar me vitin 2023. Shkaktarët kryesorë të këtij reduktimi ishin rritja e pajustifikuar e çmimeve dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që tregohet edhe nga shifrat e INSTAT.

    Jam absolutisht dakord që, referuar numrit total, ku përfshihen të gjitha kategoritë e turizmit (turizmi malor, turizmi kulturor, agroturizmi, turizmi qytetas, etj.), kemi pasur një rritje që ka kompensuar këtë rënie të turizmit bregdetar. Megjithatë, kjo nuk ka kompensuar humbjen që pësuan bizneset e bregdetit të jugut në fillim të sezonit të kaluar, e cila, krahas zhvlerësimit të euros, dha një goditje për ekonominë e këtyre bizneseve.

    Dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve që vijnë në mënyrë individuale, ku shumica prej tyre janë akomoduar nëpër Airbnb, duke rritur ndjeshëm numrin e shtretërve. Vetëm Tirana ka arritur në rreth 4,500 shtretër në shtëpitë pritëse, të cilat kanë rezultuar të shfrytëzuara me një kapacitet prej 90%. Kjo pasi tashmë është fakt se Tirana është kthyer në një destinacion gjithëvjetor (por duhet të mos harrojmë edhe faktin që kjo po ndikon në konkurrencën e pandershme në sektorin e akomodimeve).

    Po kështu, një rritje të ndjeshme ka pasur edhe në Gjirokastër, Berat, Përmet, Korçë, Pogradec, etj., ku janë ezauruar të gjitha kapacitetet akomoduese.

    E njëjta gjë ka ndodhur edhe me destinacionet malore, ku janë shfrytëzuar 100% të gjitha kapacitetet akomoduese.

    Ka disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, si: turizmi patriotik, diaspora e madhe që ka Shqipëria për shkak të emigracionit, konkurrenca e çmimeve, kulinaria, kombinimi i diversifikimit të paketës turistike me një prekje të vetme, etj.

    Megjithatë, një nga faktorët më të rëndësishëm që ka luajtur një rol të madh në rritjen e turizmit individual, i cili zë rreth 85% të numrit të përgjithshëm të turistëve, është Aeroporti “Nënë Tereza”, i cili ka shtuar numrin e linjave direkte me fluturime “low-cost”. Këto linja ajrore me çmime të ulëta kanë bërë që Shqipëria të bëhet më e aksesueshme për turistët ndërkombëtarë, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve.

    Përtej numrave, ajo që i intereson ekonomisë janë të ardhurat. Siç dihet, për vitin 2023 nga turizmi u gjeneruan rreth 4.2 miliardë euro, ndërkohë që sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar janë gjeneruar rreth 4.5 miliardë euro, me një rritje prej rreth 7%. Ndërkohë, rritja e numrit të turistëve është rreth 15% krahasuar me një vit më parë.

    Për sa i përket turizmit të organizuar, aktualisht kostoja mesatare e shpenzimeve për një turist gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri është rreth 600 euro. Ndërkohë, nëse përpjestojmë shumën e gjeneruar me numrin e turistëve të raportuar, del se kostoja mesatare që një turist ka shpenzuar gjatë qëndrimit në Shqipëri është rreth 385 euro, e cila është mjaft më e ulët se ajo e një turisti që vjen në mënyrë të organizuar.

    Kjo shifër ulet pasi, siç analizova më lart, vlera e gjeneruar nuk duhet përpjestuar me 11.7 milionë turistë, por me 8.2 milionë që konsiderohen si turistë realë. Nga kjo, del se kostoja e shpenzimeve rritet në 550 euro për një turist, të cilën, po ta përpjestojmë me 5 netë që është qëndrimi real i një turisti, rezulton se një turist ka shpenzuar 110 euro në ditë (duke llogaritur numrin real), duke u përafruar me koston ditore të vendeve bregdetare të rajonit.

    Ndërkohë, sipas INSTAT, del se një vizitor ka qëndruar mesatarisht 2.5 netë në një nga strukturat akomoduese, gjë që tregon shkallën e lartë të informalitetit që ekziston në sektorin e turizmit. Ky informalitet është më i pranishëm kryesisht në Airbnb, shtëpitë pritëse, bujtina, etj.

    Referuar kontratave të lidhura për vitin 2025, por edhe të dhënave nga hotelet, vihet re një tendencë rritëse edhe për këtë vit. Në të njëjtën kohë, kemi edhe një tendencë në rritjen e netëve të qëndrimit, e cila këtë vit do të ketë një shtrirje më të gjerë në territor. Kjo u konkretizua edhe vitin e kaluar, pasi u vu re një rritje e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura dhe në sitet e kulturës.

    Për të përballuar sfidat më emergjente me të cilat përballet sot sektori dhe që kryesisht janë:

    Mungesa e burimeve njerëzore dhe e një stafi të kualifikuar për shërbime turistike.

    Mbingarkesa e infrastrukturës rrugore, e cila tashmë nuk po përballon dot fluksin që gjenerohet, sidomos në disa akse që të çojnë në destinacione të rëndësishme turistike.

    Mungesa e kapaciteteve akomoduese – aktualisht, kërkesa është më e madhe se oferta. Për këtë, duhet një plan i detajuar, sidomos në bregdet, në mënyrë që të stimulohet biznesi privat.

    Mungesa e higjienës dhe mirëmbajtjes – në shumë zona, turistët përballen me një mjedis të pakuruar dhe të papastër.

    Kjo ndikon në imazhin turistik të Shqipërisë dhe shpeshherë na është vënë në dukje nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët bazohen në referencat e klientëve të tyre.

    Për t’u përballur me këto sfida, kërkohet një bashkëpunim më i madh me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, në mënyrë që kjo industri të mos keqadministrohet dhe keqpërdoret. Për këtë arsye, duhen rishikuar politikat fiskale, duhet plotësuar kuadri ligjor me ligje specifike që garantojnë standardet europiane, duhen rritur investimet direkte në sektorin e turizmit dhe duhet luftuar informaliteti dhe konkurrenca e pandershme, etj.

    Nga ana tjetër, bizneset duhet të tregojnë më shumë kujdes në rritjen e cilësisë së shërbimeve, në politikat e çmimeve dhe në menaxhimin e duhur të aktiviteteve të tyre nga profesionistë të fushës.

    Rritja e mëtejshme e investimeve nga ana e shtetit duhet të jetë një prioritet. Investimet në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë të domosdoshme për të përballuar më efikasitet fluksin e shtuar të turistëve, por edhe për të mundësuar aksesimin e më shumë atraksioneve turistike, të cilat aktualisht janë të paaksesueshme. Gjithashtu, duhet investuar në subvencionimin e sektorit të turizmit, sidomos për garantimin e stafit të strukturave akomoduese, në mënyrë që të mos ekzistojë më koncepti i turizmit sezonal, i cili e vështirëson ndjeshëm sigurimin e një pune të përhershme për stafin.

    Këto investime afatshkurtra, së bashku me përmirësimin e politikëbërjes, do të na garantojnë që të ruajmë imazhin e mirë dhe trendin rritës të turizmit. Konkurenca është shumë e fortë dhe çdo gabim mund të na kushtojë shtrenjtë, duke bërë që shifrat e rritjes të kthehen në një bumerang në vitet e ardhshme.

    Unioni Turistik Shqiptar ka propozuar dy mundësi për të garantuar sigurimin e stafit, i cili aktualisht mbetet sfida më e madhe e turizmit. Së pari, të stimulojë operatorët turistikë që sjellin turistë të organizuar me fluturime çarter jashtë sezonit veror, në mënyrë që hotelet bregdetare të furnizohen me turistë dhe të mos mbyllin aktivitetin e tyre. Së dyti, të subvencionojë bizneset bregdetare që mbyllin aktivitetin gjatë dimrit, duke u mundësuar mbajtjen e punonjësve të tyre me pagë minimale.

    Për sa i përket politikave fiskale, Unioni ka propozuar që në sektorin e turizmit të aplikohet një TVSH prej 10% për të gjitha kategoritë e turizmit, në mënyrë që të shmanget keqpërdorimi aktual që ndodh me dy shkallë të ndryshme të TVSH-së: 6% për akomodimin dhe 20% për shërbimet e tjera.

    Në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka parashikuar një rritje prej 7.9% ose rreth 3.1 milionë euro krahasuar me projektbuxhetin e vitit 2024. Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së pagave dhe investimeve të brendshme, por a i përgjigjet kjo rritje asaj që prodhon turizmi sot? Unë mendoj se jo, sepse, siç e theksova edhe më lart, nevojiten më shumë investime, si në politikat zhvilluese ashtu edhe në infrastrukturën turistike në përgjithësi.

    /MONITOR

    Të vërtetat e shifrave te fryra të turizmit

    Nga Rrahman Kasa – Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

    Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me turizmin real dhe turizmin e propaganduar, ku sipas INSTAT kemi 11.7 milionë turistë të deklaruar për vitin 2024.

    Aktualisht kemi tre kategori vizitorësh që nuk duhen llogaritur si turistë.

    Kategoria e parë janë udhëtarët tranzit me pasaporta të huaja, të cilët shfrytëzojnë vendin tonë për tranzit, në rrugë tokësore, ajrore dhe detare dhe më pas udhëtojnë drejt vendeve të tyre, pa konsumuar asnjë natë fjetje në Shqipëri. Ata regjistrohen si në hyrje ashtu edhe në dalje në Pikat e Kalimit Kufitar dhe ndahen në tre grupime:

    Grupi i parë: Janë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që udhëtojnë drejt Europës apo nga Europa me mjete individuale ose autobusët e linjave nëpërmjet porteve detare ose kufijve tokësorë, të cilët përafërsisht llogariten në rreth 1.5 milionë udhëtarë

    Grupi i dytë: Janë qytetarët e vendeve kufitare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që shfrytëzojnë Aeroportin e Rinasit për shkak të çmimeve low-cost (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

    Grupi i tretë: Janë qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia që shkojnë për pushime në Mal të Zi. Sipas të dhënave tona, rreth 200 mijë persona shkojnë për pushime në Mal të Zi, veçanërisht në Ulqin, dhe llogariten dy herë, si në vajtje ashtu edhe në ardhje, duke arritur në rreth 400 mijë.

    Kategoria e dytë janë ekskursionet ditore.

    Një numër i konsiderueshëm vizitorësh të huaj hyjnë në Shqipëri ose turistë të huaj lëvizin nga Shqipëria për ekskursione, të cilët kthehen brenda ditës dhe regjistrohen si turistë. Numri më i madh i hyrje-daljeve rezulton në Sarandë dhe në Muriqan, por nuk mungojnë edhe në PKK të tjera, si Qafë Thanë, Kakavijë, Kapshticë, etj.

    Gjithashtu, turistët që kanë ardhur për pushime në plazh dhe që shkojnë në mënyrë të organizuar ose individuale për ekskursione në Ohër, Mal të Zi dhe Kosovë, kthehen brenda ditës në hotelin e rezervuar për pushime në plazh (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

    Kategoria e tretë janë turistët e kroçierave, të cilët variojnë nga 100-150 mijë.

    Sipas kalkulimeve tona jozyrtare, në total numri i udhëtarëve tranzit, ekskursionistëve dhe vizitorëve me kroçiera me pasaporta të huaja llogaritet rreth 3.5 milionë vizitorë, të cilët nuk duhet të konsiderohen turistë.

    Duke analizuar tregjet kryesore që furnizojnë vendin tonë me turistë, vërejmë se:

    Në vend të parë është Kosova me rreth 4 milionë vizitorë. Megjithëse këtë lloj turizmi e kemi emërtuar shpesh si turizëm patriotik, këto duhet të konsiderohen si turistë ose vizitorë të huaj. Nga të dhënat e përmendura më sipër, duke zbritur vizitorët tranzit (afërsisht 1.5 milionë), mbeten rreth 2.5 milionë që mund të konsiderohen turistë, edhe pse me buxhet të ulët, pasi konsumojnë të paktën 1-2 net fjetje në strukturat akomoduese në Shqipëri.

    Në vend të dytë është Italia me rreth 1 milion vizitorë. Nisur nga fakti që në Itali janë rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, ku pjesa më e madhe e tyre janë të pajisur me pasaporta italiane, besoj se shtetas italianë me kombësi italiane mund të jenë rreth 400-500 mijë që llogariten si turistë realë. Pjesa tjetër prej 500 mijë janë me kombësi shqiptare, ku vetëm një përqindje e vogël e tyre akomodohen nëpër hotele (por që gjithsesi konsiderohen si turistë të huaj).

    Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut me 900 mijë vizitorë. Shumica e hyrjeve nga Maqedonia e Veriut janë vizitorë tranzit që përdorin Portin e Durrësit, kufirin me Malin e Zi dhe Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përllogariten afërsisht në 500 mijë. Numri real i atyre që vijnë për pushime dhe ture kulturore mbetet rreth 400 mijë.

    Në vend të katërt është Mali i Zi me rreth 720 mijë vizitorë të huaj. Shumica e hyrjeve nga Mali i Zi janë vizitorë tranzit që përdorin Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përbëjnë rreth 500 mijë që nuk duhen llogaritur si turistë. Pjesa tjetër janë turistë ditorë që vijnë për ekskursion në Shqipëri si dhe ata që shkojnë për ekskursione ditore në Mal të Zi, të cilët llogariten në rreth 200 mijë.

    Në vend të pestë është Greqia me rreth 700 mijë vizitorë. Edhe nga Greqia ka hyrje dhe dalje brenda ditës, që vijnë kryesisht nga porti i Korfuzit për ture ditore, por ky numër nuk është më shumë se 10-15%. Greqia ka rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, shumica prej të cilëve kanë pasaporta greke dhe vijnë në Shqipëri tek shtëpitë e tyre, familjet apo të afërmit e tyre, të cilët nuk konsumojnë akomodim nëpër hotele. Megjithatë, rreth 500 mijë prej tyre duhet të konsiderohen si turistë.

    Aktualisht, në shifrën prej 11.7 milionë turistësh që është publikuar për vitin 2024, në fakt duhej të përcaktohej si 11.7 milionë hyrje ose prezencë turistike, pasi siç e kam shpjeguar më lart, këtij numri duhet t’i zbriten rreth 3.5 milionë tranzitime ose ekskursione ditore, të cilët nuk duhen llogaritur si turistë. Pra, numri i turistëve realë që kanë gjeneruar para në ekonominë tonë është rreth 8.2 milionë, nga të cilët rreth 60% kanë shfrytëzuar struktura të ndryshme akomoduese (përfshirë dhe diasporën).

    Për ta ilustruar me shembuj konkrete logjiken e përdorur, po ju referohem shifrave të raportuara nga disa vende rajonale, ku shihet që sipas madhësisë së vendit, apo mundësisë për të pasur vizitorë tranzit dhe ekskursionistë ditore, numri i turistëve të huaj në raport me numrin e prezencës turistike në këto vende, varion nga 33 – 60% e numrit të vizitorëve në total. Psh.

    -Kroacia, raporton 60 milion udhëtarë të huaj, nga të cilët vetëm 20 milion janë turistë.

    -Greqia, raporton 55 milion vizitorë të huaj, nga të cilët vetëm 32 milion janë turistë.

    Duke ndjekur të njëjtën praktikë, del se rreth 32% e numrit të raportuar nga INSTAT janë prezencë turistike dhe jo turistë realë.

    Konkretisht, nga 8 milionë turistë realë, rreth 4 milionë janë turistë me kombësi shqiptare (nga Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Anglia, SHBA, etj.).

    Ndërsa rreth 4 milionë janë turistë me kombësi dhe shtetësi të huaj, nga të cilët rreth 40% kanë fjetur nëpër Airbnb, bujtina, guest house, etj.

    Referuar të dhënave të INSTAT, por edhe të dhënave nga hotelet e bregdetit, veçanërisht atyre të jugut, gjatë muajit qershor dhe gjysmës së muajit korrik ka pasur një reduktim që ka varijuar rreth 20% krahasuar me vitin 2023. Shkaktarët kryesorë të këtij reduktimi ishin rritja e pajustifikuar e çmimeve dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që tregohet edhe nga shifrat e INSTAT.

    Jam absolutisht dakord që, referuar numrit total, ku përfshihen të gjitha kategoritë e turizmit (turizmi malor, turizmi kulturor, agroturizmi, turizmi qytetas, etj.), kemi pasur një rritje që ka kompensuar këtë rënie të turizmit bregdetar. Megjithatë, kjo nuk ka kompensuar humbjen që pësuan bizneset e bregdetit të jugut në fillim të sezonit të kaluar, e cila, krahas zhvlerësimit të euros, dha një goditje për ekonominë e këtyre bizneseve.

    Dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve që vijnë në mënyrë individuale, ku shumica prej tyre janë akomoduar nëpër Airbnb, duke rritur ndjeshëm numrin e shtretërve. Vetëm Tirana ka arritur në rreth 4,500 shtretër në shtëpitë pritëse, të cilat kanë rezultuar të shfrytëzuara me një kapacitet prej 90%. Kjo pasi tashmë është fakt se Tirana është kthyer në një destinacion gjithëvjetor (por duhet të mos harrojmë edhe faktin që kjo po ndikon në konkurrencën e pandershme në sektorin e akomodimeve).

    Po kështu, një rritje të ndjeshme ka pasur edhe në Gjirokastër, Berat, Përmet, Korçë, Pogradec, etj., ku janë ezauruar të gjitha kapacitetet akomoduese.

    E njëjta gjë ka ndodhur edhe me destinacionet malore, ku janë shfrytëzuar 100% të gjitha kapacitetet akomoduese.

    Ka disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, si: turizmi patriotik, diaspora e madhe që ka Shqipëria për shkak të emigracionit, konkurrenca e çmimeve, kulinaria, kombinimi i diversifikimit të paketës turistike me një prekje të vetme, etj.

    Megjithatë, një nga faktorët më të rëndësishëm që ka luajtur një rol të madh në rritjen e turizmit individual, i cili zë rreth 85% të numrit të përgjithshëm të turistëve, është Aeroporti “Nënë Tereza”, i cili ka shtuar numrin e linjave direkte me fluturime “low-cost”. Këto linja ajrore me çmime të ulëta kanë bërë që Shqipëria të bëhet më e aksesueshme për turistët ndërkombëtarë, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve.

    Përtej numrave, ajo që i intereson ekonomisë janë të ardhurat. Siç dihet, për vitin 2023 nga turizmi u gjeneruan rreth 4.2 miliardë euro, ndërkohë që sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar janë gjeneruar rreth 4.5 miliardë euro, me një rritje prej rreth 7%. Ndërkohë, rritja e numrit të turistëve është rreth 15% krahasuar me një vit më parë.

    Për sa i përket turizmit të organizuar, aktualisht kostoja mesatare e shpenzimeve për një turist gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri është rreth 600 euro. Ndërkohë, nëse përpjestojmë shumën e gjeneruar me numrin e turistëve të raportuar, del se kostoja mesatare që një turist ka shpenzuar gjatë qëndrimit në Shqipëri është rreth 385 euro, e cila është mjaft më e ulët se ajo e një turisti që vjen në mënyrë të organizuar.

    Kjo shifër ulet pasi, siç analizova më lart, vlera e gjeneruar nuk duhet përpjestuar me 11.7 milionë turistë, por me 8.2 milionë që konsiderohen si turistë realë. Nga kjo, del se kostoja e shpenzimeve rritet në 550 euro për një turist, të cilën, po ta përpjestojmë me 5 netë që është qëndrimi real i një turisti, rezulton se një turist ka shpenzuar 110 euro në ditë (duke llogaritur numrin real), duke u përafruar me koston ditore të vendeve bregdetare të rajonit.

    Ndërkohë, sipas INSTAT, del se një vizitor ka qëndruar mesatarisht 2.5 netë në një nga strukturat akomoduese, gjë që tregon shkallën e lartë të informalitetit që ekziston në sektorin e turizmit. Ky informalitet është më i pranishëm kryesisht në Airbnb, shtëpitë pritëse, bujtina, etj.

    Referuar kontratave të lidhura për vitin 2025, por edhe të dhënave nga hotelet, vihet re një tendencë rritëse edhe për këtë vit. Në të njëjtën kohë, kemi edhe një tendencë në rritjen e netëve të qëndrimit, e cila këtë vit do të ketë një shtrirje më të gjerë në territor. Kjo u konkretizua edhe vitin e kaluar, pasi u vu re një rritje e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura dhe në sitet e kulturës.

    Për të përballuar sfidat më emergjente me të cilat përballet sot sektori dhe që kryesisht janë:

    Mungesa e burimeve njerëzore dhe e një stafi të kualifikuar për shërbime turistike.

    Mbingarkesa e infrastrukturës rrugore, e cila tashmë nuk po përballon dot fluksin që gjenerohet, sidomos në disa akse që të çojnë në destinacione të rëndësishme turistike.

    Mungesa e kapaciteteve akomoduese – aktualisht, kërkesa është më e madhe se oferta. Për këtë, duhet një plan i detajuar, sidomos në bregdet, në mënyrë që të stimulohet biznesi privat.

    Mungesa e higjienës dhe mirëmbajtjes – në shumë zona, turistët përballen me një mjedis të pakuruar dhe të papastër.

    Kjo ndikon në imazhin turistik të Shqipërisë dhe shpeshherë na është vënë në dukje nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët bazohen në referencat e klientëve të tyre.

    Për t’u përballur me këto sfida, kërkohet një bashkëpunim më i madh me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, në mënyrë që kjo industri të mos keqadministrohet dhe keqpërdoret. Për këtë arsye, duhen rishikuar politikat fiskale, duhet plotësuar kuadri ligjor me ligje specifike që garantojnë standardet europiane, duhen rritur investimet direkte në sektorin e turizmit dhe duhet luftuar informaliteti dhe konkurrenca e pandershme, etj.

    Nga ana tjetër, bizneset duhet të tregojnë më shumë kujdes në rritjen e cilësisë së shërbimeve, në politikat e çmimeve dhe në menaxhimin e duhur të aktiviteteve të tyre nga profesionistë të fushës.

    Rritja e mëtejshme e investimeve nga ana e shtetit duhet të jetë një prioritet. Investimet në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë të domosdoshme për të përballuar më efikasitet fluksin e shtuar të turistëve, por edhe për të mundësuar aksesimin e më shumë atraksioneve turistike, të cilat aktualisht janë të paaksesueshme. Gjithashtu, duhet investuar në subvencionimin e sektorit të turizmit, sidomos për garantimin e stafit të strukturave akomoduese, në mënyrë që të mos ekzistojë më koncepti i turizmit sezonal, i cili e vështirëson ndjeshëm sigurimin e një pune të përhershme për stafin.

    Këto investime afatshkurtra, së bashku me përmirësimin e politikëbërjes, do të na garantojnë që të ruajmë imazhin e mirë dhe trendin rritës të turizmit. Konkurenca është shumë e fortë dhe çdo gabim mund të na kushtojë shtrenjtë, duke bërë që shifrat e rritjes të kthehen në një bumerang në vitet e ardhshme.

    Unioni Turistik Shqiptar ka propozuar dy mundësi për të garantuar sigurimin e stafit, i cili aktualisht mbetet sfida më e madhe e turizmit. Së pari, të stimulojë operatorët turistikë që sjellin turistë të organizuar me fluturime çarter jashtë sezonit veror, në mënyrë që hotelet bregdetare të furnizohen me turistë dhe të mos mbyllin aktivitetin e tyre. Së dyti, të subvencionojë bizneset bregdetare që mbyllin aktivitetin gjatë dimrit, duke u mundësuar mbajtjen e punonjësve të tyre me pagë minimale.

    Për sa i përket politikave fiskale, Unioni ka propozuar që në sektorin e turizmit të aplikohet një TVSH prej 10% për të gjitha kategoritë e turizmit, në mënyrë që të shmanget keqpërdorimi aktual që ndodh me dy shkallë të ndryshme të TVSH-së: 6% për akomodimin dhe 20% për shërbimet e tjera.

    Në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka parashikuar një rritje prej 7.9% ose rreth 3.1 milionë euro krahasuar me projektbuxhetin e vitit 2024. Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së pagave dhe investimeve të brendshme, por a i përgjigjet kjo rritje asaj që prodhon turizmi sot? Unë mendoj se jo, sepse, siç e theksova edhe më lart, nevojiten më shumë investime, si në politikat zhvilluese ashtu edhe në infrastrukturën turistike në përgjithësi.

    /MONITOR

  • Tirana përpihet nga mbeturinat”, Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet

    Tirana përpihet nga mbeturinat”, Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Alimehmeti: Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët onkologjikë

    Alimehmeti: Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët onkologjikë

    Alimehmeti: Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët onkologjikë

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e investimeve në sektorin onkologjik në Shqipëri, duke e cilësuar këtë situatë si një mungesë vullneti dhe jo mungesë mundësish.

    I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, me Adi Krastën, ai theksoi se buxheti i shëndetësisë është më i ulëti në Evropë, duke arritur vetëm 2.9% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që nevojat për trajtim janë në rritje.

    Alimehmeti denoncoi gjithashtu uljen e fondeve dhe shtretërve në spitalin Onkologjik, duke theksuar se kjo mungesë investimi çon në pasoja tragjike për pacientët.

    Ilir Alimehmeti: Është mungesë vullneti, jo mungesë mundësish. Pse, sepse vullnetin e kryeministrit e shohim që në fillim të vitit kur ndan buxhetin. Buxheti i shëndetësisë më i ulëti në Evropë. 2.9% e prodhimit të brendshëm, bruto, tek Onkologjiku në mënyrë të veçantë

    Ndërkohë, dalim që raste ka më shumë, thuhen në statistika. Që shtrime në spital ka më shumë dhe i drejtohen spitalit. Që numër humbje jetësh ka më shumë nga viti në vit.

    E di çfarë i ka ndodhur fondit të Onkologjikut? Jo është rritur, por është ulur.

    E di çfarë i ka ndodhur numrit të shtretërve të Onkologjikut? Jo është rritur, por është ulur.

    Pra, për karshi të nevojës më të madhe për të ndërhyrë, ky ul mundësinë e ofrimit të kujdesit. Dhe këtu ka një element tjetër.

    Të gjitha këto janë në Tiranë, po të sëmurë ka dhe Shkodra, ka dhe Korça ka dhe Fieri, ka dhe Vlora, ka dhe Kukësi, ka gjithë Shqipëria të sëmurë.

    Parimi i tij është kaq, ‘kemi çfarë kemi, kaq sa kemi, kush e ka larg, nuk kemi çfarë bëjmë’.

    Parimi duhet të jetë, ‘shëndetësia duhet të shkojë tek pacienti dhe jo pacienti tek shëndetësia’. Ky është parimi bazë.

    Dhe në fund fare çfarë ndodh? Krijohen terrene për të krijuar probleme nga më të ndryshmet, që në fund fare kushtojnë në jetë dhe shëndet njerëzish.

    Pse? Ka para mjaftueshëm dhe është bërë një llogaritje sesa duhet të jetë nevoja për të mbuluar të gjitha akset e ndryshme dhe në fund unë do të jap disa shifra konkrete që nuk kushton më shumë se 20-30 milionë euro vjetore, total. Gjithçka që ka të bëjë me Onkologjikun.

    Dhe në fakt, në programin e Partisë Demokratike është ky, krijimi i institucionit kombëtar të tumorit, i ngjashëm siç e kanë të gjitha vendet e Europës.

    Pra, krijohet një institut që është këtu dhe që shtrihet kudo. Paratë janë. 20 milionë euro, abuzim i 1 kilometër rrugë janë në Shqipëri.g

  • Berisha: Agjërimi, akti më fisnik ku njeriu prek sakrificën! T’i lutemi Zotit që Ramazanin dhe Bajramin tjetër t’i presim siç na do zemra

    Berisha: Agjërimi, akti më fisnik ku njeriu prek sakrificën! T’i lutemi Zotit që Ramazanin dhe Bajramin tjetër t’i presim siç na do zemra

    Berisha: Agjërimi, akti më fisnik ku njeriu prek sakrificën! T’i lutemi Zotit që Ramazanin dhe Bajramin tjetër t’i presim siç na do zemraKryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr.Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të premte në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 6 Kombinat, nga kandidati i Opozitës për Qarkun Tiranë, Akil Kraja.

    Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD theksoi rëndësinë e agjërimit si një akt fisnik që prek sakrificën. Berisha shprehu mirënjohje për imamët dhe punën e tyre frymëzuese për besimtarët, duke theksuar rolin e xhamisë në bamirësinë ndaj shqiptarëve në nevojë.

    Lideri Opozitar, Sali Berisha, tha se bamirësia është një traditë e shquar e shqiptarëve dhe uroi që të gjithë shqiptarët të frymëzohen nga kjo ndjenjë.

    “Mirëmbrëma dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ju, të rinj, të reja, burra dhe gra që agjëroni muajin e Madhërueshëm të Ramazanit dhe lutjen time që Zoti t’ua pranojë këtë sakrificë. Zoti t’ua kthejë në mirësi secilit prej jush, familjeve tuaja dhe shqiptarëve në tërësi.

    Një mirënjohje të veçantë për imamët, zëvendësmyftiun e Tiranës, miqtë e mi të kahershëm, dy imamët e pranishëm këtu, për punën e tyre frymëzuese, për shembullin e tyre frymëzues për besimtarët nga përsosja e shpirtit në sakrificën e tyre.

    Dua të them se agjërimi është një akt madhor fisnik i njeriut. Është akt në të cilin çdonjëri prek sakrificën mbi të cilën ndërtohet e gjithë mirësia e jerëzimit dhe e njeriut. Në shqiptarët kemi një traditë e cila po rikthehet me shpejtësi, dhe kjo traditë e lidhur me shpirtmadhësinë, qendron me bamirësinë tonë.

    Këtu po tregoni për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të xhamisë dhe imamëve në bamirësinë ndaj shqiptarëve në nevojë. Uroj dhe shpresoj që të gjithë shqiptarët të frymëzohen nga kjo ndjenjë.

    Berisha deklaroi më tej se studiuesi që kanë njohur Shqipërinë, kanë folur me admirim të madh për miqësinë e tyre.

    Studiues që kanë njohur kombin tonë, kanë folur me admirim të madh për miqësinë e shqiptarëve. Por më me admirim të madh kanë folur për bamirësinë shqiptare, një bamirësi, thonë atë, ndër më fisniket që ekziston. Ndaj dhe, falënderoj dhe kandidatët që kanë shtruar këtë iftar. Ju uroj nga zemra fat dhe mbarësi për Bajramin dhe t’i lutemi Zotit që Ramazanin tjetër, agjërimin tjetër dhe Bajramin t’i presim dhe t’i festojmë siç na do zemra.

    Kryetari i Partisë Demokratike e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen më të thellë për kandidatët që shtruan iftarin dhe me lutjet se vitin tjetër Ramazani dhe Bajrami do të pritet dhe festohet ashtu siç shqiptarëve ua do zemra”, tha Berisha.

  • ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    Profesori spanjoll i së drejtës bën kritika të forta për boshllëqet pas vetingut, dosjet e prapambetura dhe hartën e re gjyqësore

    Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri, Joaquín Urías ka bërë një analizë të gjatë të asaj që ka ndodhur me sistemin gjyqësor pas reformës në drejtësi. Në një artikull të botuar në blogun juridik “Verfassungsblog” dhe LAPSI.al e sjell më poshtë të plotë, profesori spanjoll shkruan se si reforma në drejtësi po dështon të japë drejtësi për qytetarët e thjeshtë.

    Urías nënvizon se reformat kushtetuese ishin të nevojshme për Shqipërinë, por procesi i Vettingut e ka lënë sistemin gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Sipas tij, mosbesimi i publikut është zhvendosur nga shqetësimi për korrupsion në gjyqësor te shqetësimi i mungesës së efiçencës.

    Ai shkruan se në fillim të procesit të vetingut kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë, por në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut ky afat është rritur në 1250 ditë.

    Një tjetër shqetësim lidhet veçanërisht me Këshillat e Lartë (KLGJ, KLP), të cilët sipas tij hezitojnë të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.Kritika të forta bëhen për rishpërndarjen e gjykatave që privojnë qytetarët e zonave të thella nga sistemi i drejtësisë. Të gabuar ai e sheh edhe vendimin për trajnuar pak gjyqtarë kur vendi ka nevojë për shumë më shumë.

    ANALIZA E PLOTË

    Nga prapambetja në dështim

    Gjyqësori i Shqipërisë në buzë të greminës

    Komisioni i Vettingut në Shqipërisë përfundoi së fundmi mandatin e tij, duke shënuar një moment kyç në përpjekjen për reformën në drejtësi në vend. Që nga viti 2016, Shqipëria ka miratuar ndryshime të rëndësishme kushtetuese që synojnë reforma gjithëpërfshirëse. Këto përfshinin ndryshime thelbësore në sistemin e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, transferimin e kompetencave nga dega ekzekutive te këshilli i ri gjyqësor, me fokus kryesor te lufta kundër korrupsionit. Rezultatet e këtyre reformave janë tashmë të dukshme, me përmirësime të prekshme në përpjekjet e gjyqësorit kundër korrupsionit. Megjithatë, vetë procesi dhe disa vendime të përkohshme kanë pasur një efekt të dëmshëm në efikasitetin e sistemit gjyqësor, që tani po kërcënon të dëmtojë rezultatin e reformave nëse nuk merren masa urgjente.

    Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) është një histori suksesi, që i dëshmon Europës dhe popullit shqiptar se mosndëshkimi po i afrohet fundit. Aktakuzat e profilit të lartë, si ato ndaj ish-presidentit të vendit dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, tregojnë se askush nuk është jashtë mbikëqyrjes dhe juridiksionit të tyre. Edhe pas disa hezitimeve, qeveria e Edi Ramës më në fund e ka pranuar këtë zbatim rigoroz të shtetit të së drejtës si një hap pozitiv drejt afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

    Procesi i Vettingut: Një përrallë fitoreje me një paralajmërim

    Për të luftuar korrupsionin në gjyqësor, vendi zbatoi një proces rivlerësimi të rreptë të njohur si vetting për të verifikuar, ndër të tjera, pasuritë e gjyqtarëve. Kushtetuta e re shqiptare ngriti një organ të ri inspektimi për të hetuar sjelljen e pahijshme të gjyqtarëve dhe vendosi një sistem kalimtar verifikimi për të kontrolluar integritetin e gjyqësorit.

    Gjithashtu, u krijua një strukturë specifike për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Pavarësisht disa vendimeve të diskutueshme, procesi ka qenë kryesisht transparent dhe efektiv. Rezultati i procesit të vetingut në Shqipëri mbështet dy përfundime kryesore: perceptimi publik për korrupsionin në gjyqësor nuk ishte i pabazuar dhe procesi uli ndjeshëm numrin e gjyqtarëve. Tani duhen përpjekje të konsiderueshme për të adresuar boshllëkun që rezulton. Numri i dosjeve të prapambetura është bërë gjithnjë e më i pamenaxhueshëm, me procedurat gjyqësore që zgjasin më shumë se kurrë, duke rrezikuar kështu besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.Faza e parë e rivlerësimit (faza e apelimit pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2026 dhe disa çështje do të shqyrtohen) përfundoi me rreth 60% të gjyqtarëve shqiptarë që dështuan në procesin e verifikimit të pasurisë. Kjo çoi në shkarkimin ose dorëheqjen paraprake të 207 gjyqtarëve nga 400 gjyqtarë të verifikuar, ndërsa vetëm 165 u konfirmuan në detyrë në të gjithë vendin. Dështimi i procesit të verifikimit të pasurisë nuk nënkupton domosdoshmërisht korrupsion, por numri i lartë i shkarkimeve nënvizon perceptimin e publikut për korrupsionin në gjyqësor. Prandaj, mekanizmi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

    Gjyqësori pa korrupsion që rezulton tani duhet të trajtojë sfidat e lidhura me efikasitetin, thelbësore për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore. Procesi i vetingut e ka lënë gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke bllokuar mundësinë e tij për të kryer funksione thelbësore.

    Situata po ngre shqetësime. Në fillim të procesit të verifikimit, kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë; në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut, ai ishte rritur në 1250 ditë.

    Me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, Shqipëria ka aktualisht rreth 120 000 çështje të pazgjidhura në gjykatat e zakonshme. Disa gjykata administrative, sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Drejtësisë, përballen me vonesa ekstreme, ku koha mesatare e zgjidhjes së çështjeve është 14 vjet e gjysmë. Numri i rekurseve të prapambetur prej 30 mijë çështjesh në Gjykatën e Lartë do të thotë se ankesat mund të kërkojnë më shumë se 12 vjet për t’u zgjidhur, duke mohuar në mënyrë efektive drejtësinë.

    Kërcënimi në rritje i joefikasitetit gjyqësor

    Mosbesimi i publikut te gjyqësori është zhvendosur nga shqetësimet për korrupsion në shqetësimet e joefikasitetit. Rastet e thjeshta, të tilla si certifikatat e trashëgimisë ose divorcet, gjobat ose mosmarrëveshjet për kontratat e qirasë, shpesh vonohen për shumë vite, duke i shtyrë shumë shqiptarë të kërkojnë metoda alternative për zgjidhjen e konflikteve. E drejta e prezumimit të pafajësisë dhe iniciativat për luftimin e kriminalitetit janë në rrezik në çështjet penale.

    Për të adresuar këto çështje, Shqipëria ka miratuar një strategji që përfshin reforma ligjore për të rritur ndërmjetësimin, për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe për të krijuar task-forca të reja specifike brenda gjykatave. Megjithatë, këto masa janë të pamjaftueshme për të trajtuar mungesën urgjente të gjyqtarëve, që arrin në pak më shumë se një pikë në oqean. Mungesa e gjyqtarëve dhe harta e re gjyqësore e miratuar vitin e kaluar do të përjashtojë çdo zgjidhje në një periudhë afatmesme.

    LEXO EDHE: Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

    Situata aktuale është kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe magjistratëve të shkaktuar nga procesi i vetingut. Shqipëria ka rreth 250 gjyqtarë efektivisht në detyrë nga mbi 400 para vettingut. Edhe atëherë, Shqipëria kishte një nga raportet më të ulëta të gjyqtarëve për popullsi midis vendeve të Këshillit të Evropës. Tani, ky raport ka rënë më tej, duke rrezikuar potencialisht efikasitetin e sistemit. Shqipëria ka nevojë për gati dy herë më shumë gjyqtarë për të arritur raportin mesatar të vendeve të Këshillit të Evropës. Vetëm për t’u kthyer në situatën e 7 viteve më parë, do të kërkoheshin më shumë se 150 gjyqtarë të rinj.

    Autoritetet kanë zgjedhur që në vend të rritjes së numrit të gjyqtarëve të rinj, të rishpërndajnë ata ekzistues, duke çuar në mbylljen e shumë gjykatave rajonale. Organet drejtuese të gjyqësorit, me mbështetjen e këshilltarëve të jashtëm, kanë hartuar dhe miratuar një plan të ri të shpërndarjes së gjykatave për Shqipërinë. Ky plan përfshin mbylljen e gjykatave në qytete më të vogla dhe bashkimin e disa të tjerave. Arsyeja pas kësaj ishte shpërndarja e pabarabartë e çështjeve ndërmjet gjykatave, me zonat më pak të populluara që përjetonin ngarkesë shumë më të vogël se Tirana dhe Durrësi.

    Megjithatë, pa rritur numrin e gjyqtarëve, rezultati ka qenë një zgjatje e kohës së përpunimit të çështjeve në të gjitha gjykatat shqiptare. Kjo shpërndarje e re ngre shqetësime serioze në lidhje me aksesin në drejtësi. Ky parim bazë – i përfshirë në nenin 47 të Kartës së BE-së – siguron që në rast të shkeljeve të të drejtave të garantuara me ligj, individët mund të shkojnë përpara një gjykate për të pretenduar se të drejtat e tyre nuk respektohen.

    Kjo tani është veçanërisht e ndërlikuar për individët që jetojnë në zona të largëta, duke marrë parasysh gjeografinë e Shqipërisë, kufizimet e sistemit të saj të transportit publik dhe cilësinë e dobët të rrugëve. Për më tepër, ky ristrukturim u miratua pa ndarjen e nevojshme të fondeve apo infrastrukturës. Për shembull, konsolidimi i 4 gjykatave administrative të shkallës së parë në një gjykatë të vetme në Tiranë ndodhi pa u siguruar hapësira adekuate zyrash për gjyqtarët e emëruar. Sfidat logjistike dhe përpjekjet për riorganizim kanë përkeqësuar vonesat procedurale, duke rezultuar në një ulje të shkallës së vendimeve dhe një numër në rritje të çështjeve të prapambetura.

    Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se magjistratët vendas e shohin pozitivisht shpërndarjen e re, duke vënë në dukje përparimin në karrierë dhe transferimet më afër shtëpisë. Pavarësisht vlerësimit optimist nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe miratimit të tij nga Komisioni i BE-së, sistemi i ri mund të pengojë aksesin në drejtësi për shqiptarët dhe të përkeqësojë besimin në sistemin gjyqësor.

    Harta e re e gjyqësorit propozon një pamje përfundimtare të sistemit me 325 gjyqtarë, 80 më pak se përpara fillimit të procesit të vetingut. Sipas demografisë, për të qenë në mesataren e Këshillit të Evropës duhet të kenë minimumi 450 gjyqtarë. Pavarësisht nevojës së qartë për më shumë gjykata dhe magjistratë për të garantuar sundimin e ligjit, institucionet shqiptare tregojnë përkushtim të dobët për përmirësimin e situatës.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës vendosën së fundmi një kuotë prej vetëm 10 kandidatësh të rinj për vitin e ardhshëm akademik, e pamjaftueshme për të kompensuar ata që largohen për shkak të shkarkimeve apo pensionimit. Ai është shumë më i ulët se kapaciteti i këtij organi trajnues, pasi, për shembull, pas disa muajsh, 45 gjyqtarë do të hyjnë në sistem pas përfundimit të trajnimit të tyre fillestar në këtë shkollë.Në vitin 2025, shkolla pranoi vetëm 10 kandidatë të rinj. Arsyet e ndryshme të brendshme mund të shpjegojnë refuzimin për të rritur numrin e pranimeve të reja. Në çdo rast, një ngurrim i tillë sinjalizon mungesë angazhimi për të ardhmen e vendit.

    Një rrugë sfiduese përpara

    Reformat kushtetuese ishin të nevojshme për ndryshimin dhe ripërcaktimin e sistemit. Atyre iu kërkua të rrisnin pavarësinë e institucioneve gjyqësore; megjithatë, mungesa e kontrolleve dhe balancave mund të tregojë se ata kanë rënë në korporatizëm dhe kanë lënë pas dore detyrat e tyre kushtetuese. Ky është veçanërisht një shqetësim për këshillat e lartë, të cilët kanë hezituar të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.

    Nga ana tjetër, roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një shembull i mirë i angazhimit të pavarur ndaj reformave. Gjithashtu, fokusi i shtuar në qeverisjen e institucioneve gjyqësore ka sjellë neglizhencë për gjykatat e rregullta. Burimet dhe infrastruktura në dispozicion të këtyre institucioneve janë në kontrast me kushtet e këqija të gjykatave. Gjatë 20 viteve të fundit, për shembull, Shqipëria nuk ka arritur të zbatojë një sistem të unifikuar të menaxhimit të çështjeve

    Në dekadat e fundit, Bashkimi Evropian ka investuar miliona në sistemin e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, pavarësisht kontributit të konsiderueshëm financiar nga taksapaguesit evropianë – kryesisht në formën e asistencës teknike të ofruar nga ekspertë të mirëpaguar – ndikimi në jetën e qytetarëve shqiptarë ka qenë minimal.

    Mungesa e një vizioni të qartë për përdorimin e burimeve dhe paaftësia e BE për të vendosur prioritete të qarta dhe efektive kanë pakësuar përfitimet e mundshme të këtij investimi të rëndësishëm, i cili është vendimtar për sigurimin e së ardhmes së Shqipërisë. Aktualisht, pa një angazhim më të thellë për institucionet e nivelit të lartë gjyqësor, gjyqësori shqiptar mbetet nën standardet e cilësisë dhe efikasitetit që priten nga një anëtar i mundshëm i BE-së dhe që kërkohen nga shoqëria.

    Teksa përpjekjet për të luftuar korrupsionin kanë qenë të lavdërueshme dhe meritojnë njohje, tani është e domosdoshme të fokusohemi në rindërtimin e një sistemi drejtësie të besueshëm dhe funksional. Kjo detyrë është sfiduese dhe të gjitha palët e interesuara duhet të rivlerësojnë rolet e tyre për të siguruar sundimin e ligjit në vend. Rreziku që Shqipëria të bëhet një shtet i dështuar nuk mund të thuhet ende në mënyrë përfundimtare. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

  • Më vjen të qaj për drejtësinë e ‘bukur e të ndershme’ nga jashtë’/ Doris Pack: Është keqpërdorur duke goditur Berishën e opozitën

    Më vjen të qaj për drejtësinë e ‘bukur e të ndershme’ nga jashtë’/ Doris Pack: Është keqpërdorur duke goditur Berishën e opozitën

    Më vjen të qaj për drejtësinë e ‘bukur e të ndershme’ nga jashtë’/ Doris Pack: Është keqpërdorur duke goditur Berishën e opozitën

    Presidentja e Nderit të EPP Women, Doris Pack e ftuara speciale në konferencën “Fuqia e grave në politikë”, organizuar nga LDGSH tha se, shanset edhe pse në kohë të vështira të bëhej pjesë e BE, por me një kryeministër që i pëlqen vetja dhe jo qytetarët, një gjë e tillë ëhstë e pamundur të realizohet. Ajo u shpreh se, është fatkeqësi që Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familjet e reja për shkak të migrimit të tyre, si pasojë e politikave të qeverisë Rama.

    Është e paimagjinueshme theksoi ndër të tjera, Pack që pas rikthimit në Shqipëri, një kryeministër artist si Rama, të shkatërronte zemrën e Tiranës e të vendit, Teatrin Kombëtar.

    “Çdo gjë u tha. Jam këtu si një mike e vendit tuaj e qytetarëve, një mike e përjetshme, sepse e kam parë që nga fillimi. Dhe më ‘91, e takova Sali Berishën për herë të parë në Bruksel, në grupin e EPP, u takuam dhe ma prezantuan si dikush që po bën demokracinë në vend dhe e kreu. Çfarë është ndryshuar tashmë dhe çfarë është bërë në 2-dhjetëveçarët e fundit të Sali Berishës. Kemi pasur edhe probleme, por nëse je i hapur, duhet të thuash të vërtetën, nëse është ose jo në avantazhin e politikanëve.

    Në kohë të vështira, Shqipëria ka pasur shansin të jetë në BE. Nëse një pozicion i tillë si Rama që i pëlqen vetja dhe jo njerëzit. Erdha në Tiranë, dje dhe thashë të gjej zemrën e Tiranës, por ishte shkatërruar nga Rama, që ishte zemra, Teatri Kombëtar që nga covidi. S’e kam kuptuar që një lider vendi si artist bëri atë që kreu. Uroj shumë që të gjitha angazhimet e Albanës dhe atyre që mbështesin PD të kenë në maj, rezultat të mirë që ky vend të jetë shtëpi për vetë qytetarët. Edhe në fshatin tim të vogël, 100 mijë shqiptarë jetojnë aty. Edhe kujdestarja ime është shqiptare.

    Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familje të reja që mund të jenë e ardhmja e vendit. Jam plot vlerësime që gratë këtu kanë bërë vitet e fundit, dhe veçanërisht kur kjo parti e parë për ne ka pasur vështirësi që s’dua t’u rikthehem. Ajo që më bën të qaj, është se në këtë vend ku drejtësia duket e ndershme e bukur nga jashtë, është një vend ku drejtuesi i partisë ishte në arrest shtëpie dhe ishte një deputet për një vit e më shumë në arrest shtëpie dhe dikush tjetër në burg. Drejtësia është keqpërdorur në këtë vend, që vetë presidenti i komisionit duhet të mbyllë sytë e të shikojnë e t’i vënë një emër, ata duhet t’i ndihmojnë që ta menaxhojnë situatën.

    Ndaj isha shumë falënderuese që komiteti ekzekutiv i EPP së grave të vinte këtu para zgjedhjeve. PD është kthyer të vetë PD, dhe Berisha është në aleancën e CDU, dhe lideri Merz, jam e sigurtë, do të kemi dikë që do të ketë sytë e hapur për të parë këtë vend dhe jo vetëm qeverinë, e papranueshme për mua. Në vendet tona, dhe vij nga Gjermania dhe shikoj se si gratë po shikojnë me distancë politikën, pasi janë në një situatë që janë në shumicën e kohës në median sociale, jo gjthm, i adresojnë gjërat siç duhen. Në Shqipëri jam e sigurt që do ta fuqizoni njëra-tjetrën dhe në do t’u ndihmojnë”, u shpreh Pack.

  • “Programi i Ramës është plagjiaturë”,Muçollari reagon pas prezantimit të Shqipëria 2030: PD ka një platformë të denjë..

    “Programi i Ramës është plagjiaturë”,Muçollari reagon pas prezantimit të Shqipëria 2030: PD ka një platformë të denjë..

    Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe kandidati për Tiranën, Grigels Muçollari, ka komentuar programin Shqipëria 2030 të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
    Në një postim në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se programi është një plagjiaturë, ndërsa akuzon mazhorancën se ka vjedhur programin që PD ka kohë që e ka prezantuar.
    “12 vite korrupsion i mbyll duke vjedhur një programEdi Rama kreu sot një plagjiaturë të dënueshme, të neveritshme. Ai paraqiti si program të vetin, projektin që PD e ka shpallur prej muajsh.Nga pensioni minimal, paga mesatare, paga minimale, kreu i rilindjes konfirmoi që angazhimet e PD qenkan të realizueshme, ndryshe nga sa është shprehur deri tani.Pas 12 viteve korrupsion, ai po e mbyll mandatin e fundit duke vjedhur një program.Menyra si e paraqiti, si një one man show, ai i vetëm në një skenë, tregon se nuk ka ekip dhe kërkon pushtet vetëm për veten e tij.Ai kerkon pushtet për veten e tij, për imunitet e mbrojtje nga drejtësia, ndërsa PD ka një platformë qe prek qytetarin në hallet dhe shqetësimet e përditshme, që ka përmasat e qytetarit, një program njerëzor, me njerëzit, për njerëzit.Dhe i tillë do të vijë në zbatim me 11 Maj”, shkruan ai.