Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.
TIRANA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.“U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah. Dhe nuk kemi parë asnjëherë një kandidat të pavarur të jetë kaq i avantazhuar në këto 35 vite. Fushata e Binajt është më shumë si një fushatë qytetare, ku ai vetë është në rolin e drejtuesit të shtabit, por ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe forcat politike që e mbështesin.Binaj është kandidati, ai drejton fushatën dhe mban barrën e saj. Por për t’i dhënë kësaj fushate fuqi logjistike dhe organizative, sidomos në ditën e votimit dhe numërimit, është e nevojshme një urë lidhëse me partitë që e mbështesin, dhe PD-ja është më e madhja ndër to. Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm deklarative, por përfshin edhe logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke ndihmuar në mbrojtjen e votës.Ka pasur takime koordinuese dhe çdo vendim është marrë në funksion të një strategjie të përbashkët. Secili ka rolin dhe pozicionin e vet në këtë përpjekje, por të gjithë qëndrojmë për të njëjtën kauzë.Alimehmeti tha se mbështetja e një kandidati të pavarur nga forcat opozitare është një veprim i pazakontë, por i domosdoshëm për kushtet politike në të cilat ndodhet opozita. Kjo është me të vërtetë e veçantë: një kandidat i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Është një model i ri që kërkon të dalë jashtë standarteve të vjetra dhe të përditshme të politikës.Ne besojmë se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë. Binaj tregoi që arriti të bëj bashkë të gjitha partitë opozitare të ndara” tha ai.
Tag: Tiranë
-

Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur më i avantazhuar në 35 vite
-

Arrestohen në Angli dy shqiptarë, i kërkonte Interpol Tirana
Dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli, të shpallur në kërkim ndërkombëtare nga Shqipëria dhe Gjermania janë prangosur në Angli.
Sipas, dokumenteve te gjykatës së ekstradimeve në Londër ku ka dalë këtë të mërkurë Eduart Elezi 28 vjec. Ndaj tij Gjermania kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare ekzekutuar nga skuadra e ekstradimeve në Metropolitane Police në Londër.
Ai akuzohet si i pëfshirë në kultivim kanabisi. Seanca e ardhshme e ekstradimit është parashikuar më 16/02/2026
Po këtë gjykatë ka dalë një tjetër shqiptar. Ai është Xhuljano Hoxha 30 vjeç i kërkuar nga zyra e Interpol Tiranës dhe arrestuar po nga Metropolitane Police në Londër.
Hoxha kërkohet nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi. Përpara se të vijohet me këtë proces ekstradimi Hoxha më 20/11/2025 do të mësojë në gjykatën e Manchester masën e dënimit për një krim të konsumuar në shtetin anglez. -

Alimehmeti i suprizuar me përkrahjen për Binajn: U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.
“U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah. Dhe nuk kemi parë asnjëherë një kandidat të pavarur të jetë kaq i avantazhuar në këto 35 vite. Fushata e Binajt është më shumë si një fushatë qytetare, ku ai vetë është në rolin e drejtuesit të shtabit, por ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe forcat politike që e mbështesin.
Binaj është kandidati, ai drejton fushatën dhe mban barrën e saj. Por për t’i dhënë kësaj fushate fuqi logjistike dhe organizative, sidomos në ditën e votimit dhe numërimit, është e nevojshme një urë lidhëse me partitë që e mbështesin, dhe PD-ja është më e madhja ndër to. Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm deklarative, por përfshin edhe logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke ndihmuar në mbrojtjen e votës.
Ka pasur takime koordinuese dhe çdo vendim është marrë në funksion të një strategjie të përbashkët. Secili ka rolin dhe pozicionin e vet në këtë përpjekje, por të gjithë qëndrojmë për të njëjtën kauzë.Alimehmeti tha se mbështetja e një kandidati të pavarur nga forcat opozitare është një veprim i pazakontë, por i domosdoshëm për kushtet politike në të cilat ndodhet opozita. Kjo është me të vërtetë e veçantë: një kandidat i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Është një model i ri që kërkon të dalë jashtë standarteve të vjetra dhe të përditshme të politikës.
Ne besojmë se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë. Binaj tregoi që arriti të bëj bashkë të gjitha partitë opozitare të ndara”, tha ai në MCN. -

(EMRAT)Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli/ Akuzat që rëndojnë mbi ta..
Dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli, të shpallur në kërkim ndërkombëtare nga Shqipëria dhe Gjermania janë prangosur në Angli.
Top Channel ka parë dokumentet e gjykatës së ekstradimeve në Londër ku ka dalë këtë të mërkurë Eduart Elezi 28 vjec.
Ndaj tij Gjermania kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare ekzekutuar nga skuadra e ekstradimeve në Metropolitane Police në Londër.
Ai akuzohet si i përfshirë në kultivim kanabisi. Seanca e ardhshme e ekstradimit është parashikuar më 16/02/2026
Po këtë gjykatë ka dalë një tjetër shqiptarë. Ai është Xhuljano Hoxha 30 vjeç i kërkuar nga zyra e Interpol Tiranës dhe arrestuar po nga Metropolitane Police në Londër.
Hoxha kërkohet nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi. Përpara se të vijohet me këtë proces ekstradimi Hoxha më 20/11/2025 do të mësojë në gjykatën e Manchester masën e dënimit për një krim të konsumuar në shtetin anglez. -

Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana
Vora- Dinamo të premten në “Arena e Demave” hap ndeshjet e javës së 8-të Abissnet Superiore. Për vetë atë që skuadrat kanë paraqitur në fushë në këto 7 javë të luajtura parashikohet lojë impenjative pse jo dhe spektakël.
Takimi i parashikuar në orën 14:00, do t’ia lërë radhën përballjeve të orës 17:00 teksa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana.
Dy emrat e mëdhenj të futbollit në vend vijnë me pozicione e gjëndje krejt të kundërta pasi shkodranët janë duke zhvilluar një kampionat prej kampioni ndërsa bardheblutë edhe pse dhanë shënja pozitive në derbi me Partizanin (3-0) u ndalën në shtëpi nga Teuta 0-0.
Ndërkaq po në këtë orë është parashikuar edhe dueli AF Elbasani- Bylis. Për verdheblutë ndeshjet e fundit janë njësuar me zhgënjim teksa skuadra e Bylis pas humbjes së fundit me Vllazninë e kontestuar fort për arbitërim jo korrekt.
E shtuna sjell në fushë dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Partizani me tri pikët e fituara së fundi ndaj Flamurtarit takohet në shtëpi të tij me Egnatian e fortë. Dueli pritet të konfirojë skuadrat në sfidën e së ‘vërtetës’ me të kuqtë që me Kërnajën në timon kanë nisur ndryshimet në elementë e vendosje.
Paralelisht në Durrës, Teuta, skuadra e vetme pa humbje këtë sezon pret Flamurtarin e Françesko Morieros. Momenti për tri pikë? Në fakt, “Djemtë e Detit” , falë lojrave të mira, konsiderohen favoritë të mëdhenj, mirpo nga kampi tjetër, vlonjatët duan me insistim pikë për të qëndruar në garë e për të dalë shpejt nga zona e ftohtë.
Abissnet Superiore java e 8-të:
E premte:
Vora- Dinamo Siti 14:00 (në Arena e Demave”.
Vllaznia- Tirana 17:00
AF Elbasani- Bylis 17:00
E shtunë:
Partizani- Egnatia 17:00
Teuta- Flamurtari 17:00/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Gara për Tiranën/ Analisti: Manastirliu zyrtare e thekur e Ramës! PD në situatë të sikletshme, Binaj nuk ka profil politik
Analisti, Fitim Zekthi, në një intervistë në News 24 ka folur për garën e Tiranë, duke folur për të dyja kampet. Zekthi theksoi se kandidatja e PS Ogerta Manastirlliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Edi Ramës, kurse sipas tij, Florian Binaj nuk ka një karrierë politike.
“Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz, që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën.
Manastirlliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirlliun.
PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirlliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirlliut. PD për të kaluar këtë situatë të sikletshme.
Kjo sëmundje e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit.”, tha Zekthi.
-

Karta e taksapaguesit, dokumenti për t’u treguar qytetarëve dhe biznesit të kuptojnë më mirë afatet e pagesave
Për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Tiranë do të ketë një mënyrë më të thjeshtë për të lehtësuar komunikimin me administratën sa i përket pagesave të taksave dhe tarifave vendore.
Kjo do bëhet përmes Kartës së taksapaguesit, një dokument ligjor informues, që ofron informacion të detajuar mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve.
“Ajo përmban brenda saj të gjithë informacionin të drejtave dhe detyrimeve që kanë taksapaguesit subjektet e interesit dhe patjetër dhe mënyrën se si paguajnë apo përllogariten taksat dhe tarifat vendore për të gjithë qytetarët apo bizneset e Tiranës”, tha Ermal Menaj, Përfaqësuese e Taksave dhe Taqrifave Vendore, BT.
Ky dokument do tu mundësojë gjithashtu qytetarëve dhe bizneseve që të kuptojnë më mirë dhe afatet e pagesave.
“Jo vetëm mjet informues por kjo kartë e taksapaguesit sjell dhe ndikon në pagimin në kohë të detyrimeve tatimore dhe taksave dhe tarifave vendore të taksapaguesve në Tiranë”, u shpreh Menaj.
Për prezantimin e kësaj iniciative janë zhvilluar takime me shoqatat e biznesit ndërsa për qytetarët që kërkojnë të informohen mbi detyrimet e tyre tatimore, mund ta aksesojnë kartën e taksapaguesit në faqen zyrtare të drejtorisë së Përgjithshme të taksave dhe tarifave vendore.
Top Channel
-

“Ja pse u bashkova me Binajn”, Ermal Hasimja: Më mori në telefon dhe më kërkoi që ta mbështesja
Njëri kandidat zyrtar dhe tjetri që mbeti në tentativë. Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja janë bërë bashkë për garën e pritshme të Tiranës.
“Florjani më mori në telefon, më kërkoi që ta mbështesja dhe për aq kohë sa kemi të njëjtat objektiva të njëjtat vlera dhe parime, pse jo dhe unë i kam thënë siç e kam thënë dhe publikisht jam i gatshëm ta mbështes. Nuk ka rëndësi a jam unë apo është Flori apo dikush tjetër. Në fund të fundit prioriteti i gjithë kësaj gjëje është të ndryshojë Tirana për mirë”, tha Ermal Hasimja.
Por, cili do të jetë roli i Ermal Hasimes në fushatën e aktorit të humorit që aspiron të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë?
“Është vështire ta thuash se tani po krijohen grupet, pasi një grup do merret me pjesën e strategjisë, një grup me problemin e organizimit, strukturimit të fushatës, logjistikën etj. Kontributi më natyrshëm për mua do ishte tek pjesa e strategjisë dhe programit. Për aq sa mua do me kërkohet ndihmë dhe mbështetje do të jem plotësisht i gatshëm t’ia ofroj”, thotë Hasimja.
Deri sa të ndahen rolet, këshillat nuk mungojnë.
“I kam thënë që duhet natyrisht që të përpiqet të marrë dhe të mbledhë mendimet më të mira nga ata njerëz që mund ta ndihmojnë në formulimin e programit dhe mesazhit kjo është kryesorja. Pjesa tjetër ka të bëjë me angazhimin e partive, që secila parti do angazhoje burimet e veta njerëzore që të zbatojë në terren atë që është në strategji”, u shpreh Ermal Hasimja,
Një ditë më parë Florian Binaj theu akullin dhe u ul publikisht në një tryezë me përfaqësues të spektrit opozitar. Por ka vendosur të mbaje larg fushatës liderët e partive, të parin Sali Berishën.
“Për mua nuk ka shumë rëndësi, për aq kohë sa partitë politike kanë dhënë mbështetjen për fushatën e tij që nga ky moment s’ka rëndësi i jep dorën a si jep dorën, a del në foto ose jo. Mbështetja është dhënë, një gjë është është e sigurte ai është kandidat i pavarur, që do marre mbështetjen e partive politike, por pa qenë kandidat i një partie politike”, përfundoi Hasimja.
Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet e pjesshme ne Tiranë deri sa te thotë fjalën e fundit me 31 tetor. Por, ndonëse beteja për kryeqytetin ngriu, kandidatët e te dy kampeve, janë vëne në lëvizje për të mbledhur vota.
Top Channel
-

“Rama kontrollon PS, Manastirlliu nuk ka pavarësi”, Zekthi analizon garën në kryeqytet: Binaj nuk ka karrierë politike
Analisti, Fitim Zekthi, në një intervistë për një emision televiziv ka folur për garën e Tiranë, duke folur për të dyja kampet. Zekthi theksoi se kandidatja e PS Ogerta Manastirlliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Edi Ramës, kurse sipas tij, Florian Binaj nuk ka një karrierë politike.
“Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz, që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën.Manastirlliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirlliun.
PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirlliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirlliut. PD për të kaluar këtë situatë të sikletshme.
Kjo sëmundje e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit.”, tha Zekthi. -

Manastirliu vijon fushatën, takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet
Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, dhe KQZ ndëpreu përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhdon që të bëjë fushatë në kryeqytet.
Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë tek kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.
Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin ‘Tirana 2030’, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas.
“Tirana e 2030 do të jetë qyteti që nuk le askënd pas. Tirana 2030 duhet të jetë qyteti që i jep mundësi grave, nënave, të kenë më shumë hapësira për punësim, falë mbështetjes dhe investimeve në çerdhe, kopshte, shkolla, për t’i lejuar ato për të pasur më shumë hapësirë. Tirana 2030 do të jetë hapësira që ne do të krijojmë për nënat, për fëmijët, të cilët do të qëndrojnë edhe pas mësimit në shkollë.
Tirana 2030 do të jetë Tirana, ku ne do të jemi më afër njëri-tjetrit, sepse hapësirat publike, ato hapësira që sot ne po i çlirojmë dhe po i kthejmë për njerëzit, mund të shërbejnë që t’i afrojmë komunitetet së bashku, të gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve me parqe, me hapësira çlodhëse, me hapësira sportive, aty në zonën, tek lagjet ku ne jetojmë dhe ku kalon pjesa më e madhe e kohës sonë”, tha Manastirliu.
Ajo u shpreh se plani i saj ndërtohet mbi fuqinë e grave dhe vajzave, të cilat janë në zemër të çdo ndryshimi që ndodh në qytet në familje, në punë dhe në komunitet.
‘Unë e di dhe jam tërësisht e vetëdijshme se çfarë hallesh, problemesh dhe sakrificash kalojmë ne gratë, dhe gratë janë një fuqi e madhe që çon familjen përpara, por që çon komunitetin dhe shoqërinë përpara. E di shumë mirë se çfarë barre dhe përgjegjësie mbani mbi supe në të përditshmen tuaj, ashtu siç e di shumë mirë se çfarë force të jashtëzakonshme ju keni për të tejkaluar dhe për të kapërcyer sfida të mëdha, qoftë brenda familjes apo komunitetit. Por e di mirë që fuqia jonë është fuqia që e çon Tiranën përpara’, tha ajo.