Tag: Tiranë

  • Berisha vepron si Rama/ Deputetët e rinj të PD nga nesër në “leksion” si të sillen e të përballen me kundërshtarin në Parlament

    Berisha vepron si Rama/ Deputetët e rinj të PD nga nesër në “leksion” si të sillen e të përballen me kundërshtarin në Parlament

    Jo vetëm socialistët, por dhe deputetët e rinj demokrat do të trajnohen. 
    Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se nesër nisin leksionet dhe për demokratët që ulen për herë të parë në Kuvend. 
    Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e nesërme  ne ora 10:00 programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike. 
    Mesa duket Sali Berisha nuk do paraqitet para deputetëve si kryetar, por si lektor, ku do mbaje fjalën hapëse. Pas tij, stafetën e merr Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS Tiranë dhe kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. 
    Top Channel ka mësuar se sesioni i parë nis me komunikimin në Parlament dhe me publikun. Me pas në dorë situatën e marrin deputetët me eksperience, si Jorida Tabaku për Integrimin, Albana Vokshi për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçi do iu flasë për Arsimin. 
    Një sesion është parashikuar për të ndarë përvojat politike  ndër vite ku folës do jenë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti dhe  Belind Këlliçi. 
    Sesioni mbyllet pasdite me leksionin që Merita Qato, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë do ju mbajë deputetëve, me temë: Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi. Me poshtë ju sjellim listën e deputetëve te rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. 
    Deputetë që ulen për herë të parë në Kuvend: 
    Gjin Gjoni 
    Arjan Ndoja 
    Manjola Luku 
    Artan Luku 
    Kliti Hoti 
    Zija Ismaili 
    Eno Bozdo 
    Denisa Vata 
    Bledi Himçi 
    Klodiana Capja 
    Ivi Kaso 
    Fidel Kreka 
    Besart Xhaferri 
     

  • Inside Story/ “Në Tiranë ka vlerë, ja fusim vend e pa vend”, pasi u bë zot i Lalzit, Rrumi hedh sytë nga kryeqyteti deri në…Tropojë

    Inside Story/ “Në Tiranë ka vlerë, ja fusim vend e pa vend”, pasi u bë zot i Lalzit, Rrumi hedh sytë nga kryeqyteti deri në…Tropojë

    Duket se fama e Rrumit në grabitjen e tokave është aq e madhe sa e pyesin nëse siguron dot një sipërfaqe prej 1 hektarë tokë në Tropojë ku interesohej një lidhje e tyre.

    Në fund, por jo nga rëndësia, pasi ka marrë në dorë Durrësin, synimet e Rrumit ishin shumë më të mëdha se aq. Sytë i hodhi në Tiranë. Me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, kishin siguruar Librat Arkivorë të pronave për vitet 1929, 1931 dhe 1957 që synonin ti falsifikonin.
    Rrumi: I ke të tre librat ti aty, po njëri është pa pastruar në fund, apo i pastrove të tre? Po t’ja jepnim mbrapsh atë dhe mos gjen ndonjë tjetër më të mirë. Mos gjen ndonjë tjetër viti ‘29-’44, ku regjistrohen pronarët e vjetër. Se në Tiranë kanë vlerë gjërat, dhe ja fusim vend e pa vend, ja lemë nja dy studiove me përqindje. Dajt, Linzë, Farkë, Kodra e Diellit, Bërzhitë, përballë Tegut, ku të dalë lirë”.
    “Kam pasur një dosje këtu në Tiranë, sot nuk jeton qytetari por pas 20 vitesh ai se dinte që kishte certifikatë pronësie regjistruar në një zonë që sot po ndërtohen kulla”, tha Gjergji Begaj.
    Në 29 tetor të vitit 2023, në Kepin e Rodonit shpërtheu një konflikt i ashpër për një sipërfaqe të madhe toke që pretendohej njëkohësisht nga Kisha Franceskane dhe një banor i zonës. Gjatë procesit të rrethimit të tokës për llogari të kishës, u qëllua me armë por fatmirësisht pa viktima. Nën zë, u tha se në konflikt ishin të implikuar edhe banda të rrezikshme që kanë përvetësuar mjaft troje. Në dosjen e SPAK, dalin disa komunikime që lidhin sërish të njëjtin emër: Rrumin e Sukthit.
    “Aleksandri ka shkruajtur se ka gjetur 4 dynymë tokë te Currilat, ngjitur me pronën e Artit aty ku po ndërtohen pallate dhe e ka porositur Vullnetin që të bëjë 100 Dynymëshin në Shetaj. Në bisedë përmendet edhe një person me emrin Koli, që dyshohet se është avokati i Kishës Katolike në fshatin Shetaj, të cilit sipas bisedës mendohet t’i japin 10 dynymë tokë se sa të lënë pa e bërë 100 dynymëshin”, citohet në dosjen hetimore.
    “Duke qenë se është kthyer në një parajsë jo vetëm e pasurive patundshme, por edhe grupeve krimnale Gjiri Lalzit, mënyra se si i përdorin skemat e tyre kriminale për të realizuar deri në fund marrjen në pronësi të tokës sigurisht ka sjellë konflikte të ashpra të cilat dalin edhe duke u zbuluar nga një ngjarje tjetër periferike”, thotë ish prokurori, Eugen Beçi.
    Është interesante se e gjithë praktika e legalizimit të trojeve në Shetaj, një kodër piktoreske në Kepin e Rodonit, rezulton e paligjshme. Paralajmërimin e ka dhënë Kontrolli i Lartë i Shtetit, siç vërtetohet në një dokument të vitit 2022. Regjistrimi i një hapësire gjigante prej rreth 1.1 milionë metër katrorë tokë është bërë duke krijuar mbivendosje në afro 8.200 metër tokë. Po ashtu, janë prekur tokë shtet dhe zonë pyjore.
    KLSH la detyrë të korrigjohen gabimet. Madje, Drejtoria Vendore e Kadastrës ngriti një grup pune me urdhër për zbatimin e vendimit, por, nuk u reflektua kurrë, gjë e cila doli në sipërfaqe me shpërthimin e konfliktit.
    “Në datën 5 Gusht 2020, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën lidhur me falsifikimin e librave kadastralë të viteve ’40-’44 si dhe legalizimin te vendi i quajtur ‘Ura e Dajlanit’, që të bëhen në emrin e Lalanit dhe Nanit. Këto libra i siguron një person me emrin Mozi që dyshohet se është punonjës në Zyrën e regjistrimit të pasurive të Palluajtshme pasi nga biseda del se ka akses në sigurimin e dokumenteve që mbahen vetëm në arkivën e ZRPP”

    Top Channel

  • Inside Story/ Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

    Inside Story/ Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

    Së bashku me një zyrtar tjetër të identifikuar si Leo, punonjësi i ZRPP me emrin Mozi mendohet se është një prej emrave kyç në gjithë skemën masive të falsifikimeve. Madje, ai del zbuluar teksa ka futur duart edhe në arkivin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Vendore Tiranë.

    Aty, janë interesuar për zhvatjen e mijëra hektarëve tokë me vlerë qindra milionë euro në Hamallaj, Rrushkull, Bizë, Kepin e Rodonit dhe zona të tjera. Bashkëpunëtori i tyre, ka zhdukur regjistrat e pronave të vitit 1932, duke i nxjerrë nga arkiva, pa i kthyer më pas.
    “Konkludohet se në faqet e fundit të radhorit nr.4 të vitit 1932, të Qarkut Durrës, janë bërë ndërhyrje të paligjshme dhe janë regjistruar Nota Transkriptimi të cilat ose kanë tjetërsuar pasuri, ose kanë shërbyer si trampolinë për të kryer një transaksion të ri në një prej radhorëve të mëvonshëm”, thuhet në dosje.
    Brenda këtyre hapësirave, shtrihen tokat e pretenduara nga fisi Toptani dhe ato të familjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i vrarë në vitin 2011 në një atentat mafioz që lidhet pikërisht me konfliktet e pronave.
    “Duke qenë se të gjithë elementët, indiciet çonin te kjo që juve thoni, në faktin që konflikti kryesor ishte pronësie, për shkak të pasurive të trashëguara nga gjyqtari gjatë hetimit çështjes pati të dhëna, indicie që e konfirmuan këtë motiv të ekzekutimit”, tha ish-prokurori  Eugen Beçi.
    “Ngjarja që ka ndodhur me gjyqtarin, nga më të rëndat në dekadat e fundit, zërat thoshin për profesionin, zëra thoshin për pronësinë tij në Gjirin e Lalzit, jemi para një fakti të ri dhe duhen çelur hetime të reja për atë ngjarje”, deklaroi avokati Bledar Meminaj.
    Në investigimin e realizuar 5 vite më parë, në zbuluam disa dokumente që vërtetonin se Familja Konomi, edhe pse kishte marrë disa certifikata pronësie, nuk i mori kurrë fizikisht tokat në zonën e Hamallajt dhe Rrushkullit.
    “Në dosje me persona të penduar të organizatave kriminale patëm shenja dhe indicie që tregonin se mund të kishin informacione mbi autorët dhe ekzekutorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, vijon ish-prokurori, Eugen Beçi.
    Në dosjen hetimore, bie në sy fakti se mjaft dokumente të falsifikuara origjine mbajnë firmën e Genci Alizotit, ish kryetarit të Këshillit të Qarkut. Kjo, e ka një shpjegim. Ato janë bërë pas vitit 2017, kur zyrtari kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të hetohej mbi autenticitetin e firmës. Këto falsifikime, qartësohen në një bisedë mes Rrumit dhe të vëllait.
    “Po unë mbrëmë jam marrë deri vonë duke pyetur për ato AMTP që janë bërë…Si janë bërë AMTP aty…me vulë të qarkut, koha e Gencit e mbrapa. Po gjete ndonjë ta shohim…me kohën e Gencit…se kontrollojmë punën që kemi bërë”, thuhet në dosje.
    Ky zbulim është bërë nisur nga një hetim i filluar ne vitin 2022 për një tjetërsim në Gjirin e Lalzit. Duke shfrytëzuar vdekjen e ish zyrtarit Alizoti, kanë falsifikuar firmën e tij dhe kanë hartuar dokumente false që më pas i kanë futur në arkiv përmes njerëzve të korruptuar. Regjistrat fizik të pasurive të paluajtshme dyshohet se janë marrë e janë nxjerrë jashtë hipotekës siç rezulton në hetimin e SPAK. E njëjta prone,- nga shtet me një sipërfaqe të caktuar, kthehej me pronarë fiktivë banorët e zonave. Grupet kriminale nuk kishin dijeni se Zyra Vendore në Durrës i kishte skanuar të gjitha volumet e pronave.
    “Të tjerë janë ata që kanë nënshkruar të tjerë përfituesit që marrin ato ke xhepi”, tha eksperti i pronave, Gjergji Begaj.
    Nga verifikimet e kryera, është bërë ndërhyrje deri në hartat origjinale të Kadastrës duke i tjetërsuar. Por, grupet kriminale nuk kishin informacion se ekzistonin edhe hartat e kalkut të fshehura në një pjesë të arkivës të cilat janë administruar dhe krahasuar nga Prokuroria.
    “Kjo është logjika që grupet kriminale e bëjnë paligjshmërinë ë tyre brenda veprimeve të ligjshme dhe brenda veprimeve të ligjshme fusin veprimet e paligjshme nën atë petk”, deklaron avokati Bledi Meminaj.

    Top Channel

  • Berisha si Rama/ Nis trajnimin e deputetëve të rinj, demokratët leksion si të sillen dhe përballen me kundërshtarin në Parlament

    Berisha si Rama/ Nis trajnimin e deputetëve të rinj, demokratët leksion si të sillen dhe përballen me kundërshtarin në Parlament

    Jo vetëm socialistët, por dhe deputetët e rinj demokratë do të trajnohen.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se nesër nisin leksionet dhe për demokratët që ulen për herë të parë në Kuvend.
    Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e nesërme në ora 10:00 programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike.
    Mesa duket Sali Berisha nuk do paraqitet para deputetëve si kryetar, por si lektor, ku do mbajë fjalën hapëse. Pas tij, stafetën e merr Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS Tiranë dhe kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi.
    Top Channel ka mësuar se sesioni i parë nis me komunikimin në Parlament dhe me publikun. Me pas në dorë situatën e marrin deputetët me eksperiencë, si Jorida Tabaku, për Integrimin, Albana Vokshi, për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçi do iu flasë për Arsimin.
    Një sesion është parashikuar për të ndarë përvojat politike ndër vite ku folës do jenë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.
    Sesioni mbyllet pasdite me leksionin që Merita Qato, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë, do ju mbajë deputetëve, me temë: Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi.
    Më poshtë ju sjellim listën e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit:
    Gjin Gjoni
    Arjan Ndoja
    Manjola Luku
    Artan Luku
    Kliti Hoti
    Zija Ismaili
    Eno Bozdo
    Denisa Vata
    Bledi Himçi
    Klodiana Capja
    Ivi Kaso
    Fidel Kreka
    Besart Xhaferri

    Top Channel

  • Drejt lirisë profesori italian i ndaluar në Shqipëri, nisin procedurat për lirimin nga burgu

    Drejt lirisë profesori italian i ndaluar në Shqipëri, nisin procedurat për lirimin nga burgu

    Michele D’Angelo, profesori i Universitetit të L’Aquilës i ndaluar që nga gushti i kaluar në një burg në Shqipëri, do të jetë së shpejti i lirë.

    Autoritetet në Tiranë kanë nisur procedurat për lirimin e tij, një lajm që është pritur me ‘kënaqësi të thellë’ nga kryetari i bashkisë së L’Aquilës, Pierluigi Biondi, i cili ka ndjekur rastin që në fazat e para.

    ‘E mirëpres me kënaqësi të thellë lajmin për fillimin e procedurave për lirimin e Michele D’Angelo, bashkëqytetarit tonë të ndaluar në Shqipëri që nga muaji gusht,’ – deklaroi kryebashkiaku.

    ‘Gjatë këtyre muajve është bërë një punë e heshtur, konkrete dhe e vendosur, që ka përfshirë që në fillim ambasadën dhe trupin konsullor, përmes Ministrisë së Jashtme dhe zëvendësministrit Edmondo Cirielli me gjithë stafin e tij, të cilëve dëshiroj t’u shpreh një falënderim të sinqertë për gatishmërinë, vëmendjen dhe ndjeshmërinë e treguar në çdo fazë të këtij rasti të ndërlikuar.’

    Biondi kujtoi se ishte angazhuar personalisht në ndjekjen e situatës, pasi ishte kontaktuar nga bashkëshortja e D’Angelo-s, Vanessa:

    ‘Që nga ditët e para, kur u kontaktova nga partnerja e tij Vanessa, kemi ndjekur nga afër zhvillimin e situatës. Ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por sot mbizotëron një ndjenjë mirënjohjeje: ndaj atyre që kanë punuar larg vëmendjes publike dhe ndaj të gjithë atyre që, me respekt dhe ndjenjë institucioni, po kontribuojnë për ta kthyer Michele-n në shtëpi. Jemi të bindur se të gjitha aspektet e çështjes do të sqarohen dhe se ai do të mund ta lërë pas këtë periudhë të trishtë.’

    Lajmi për lirimin e afërt të Michele D’Angelo-s është pritur me lehtësim në L’Aquila, pas muajsh gjatë të cilëve komuniteti e ka ndjekur me vëmendje dhe ka shprehur mbështetje për familjen e tij, e cila së shpejti do të mund ta përqafojë sërish.

  • “Më kanë vënë bllokadë në PD”, Adriana Kalaja zbulon detajet: Ja çfarë i kërkova doktorit një javë më parë…

    “Më kanë vënë bllokadë në PD”, Adriana Kalaja zbulon detajet: Ja çfarë i kërkova doktorit një javë më parë…

    Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Adriana Kalaja, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se i ka kërkuar kreut të PD, Sali Berisha të jetë kandidate e opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Por ajo sqaroi se kjo nismë e saj nuk ishte as dëshirë apo aventurë, por erdhi pasi një pjesë dominuese në PD refuzoi të pranonte të kandidonte.
    Kalaja tregoi se si e kanë pritur në PD, si anëtare e Këshillit Kombëtar.
    “Për natyrën që kam duket sikur gjërat i bëj për protagonizëm, por e marr me seriozitet. Jam nga të vetmet në PD që jo vetëm nuk marr rrogë, por cdo gjë e bëj me shpenzimet e mia. Ndjeja një refuzim, përplasje dyersh, mosangazhim, Ndjeva këtë bllokadën, nuk përfshihesha në grupet e punës, ndërkohë isha e para në protesta”, deklaroi Adriana Kalaja.
    Sa i takon kandidatit që do të mbështesë opozita për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja shprehet kundër dhe për këtë i ka dërguar një kërkesë kryetarit të PD Sali Berisha.
    “Unë jam ngritur në mbledhje i kam thënë doktorit ky është vendim i gabuar. Madje s’ka një javë, i kam dërguar një kërkesë me cilësinë e kryetarit të PD se zgjedhja për të pranuar një kandidat jashtë partisë është antistatutor. Ky është qëndrimi im”, tha Kalaja.
    Adriana Kalaja: Ishte dita ku sapo kisha shkuar te zyra e doktorit, dhe pjesa më dominuese që duhet ta bënin, po refuzonin ta bënin, kjo nuk ishte një dëshirë apo aventurë. I vura doktorit figurën time, mbi të gjitha për atë betejë që kisha bërë unë për Tiranën, kundër Erion Veliajt. Aq m shumë se unë në 2022 unë kisha qenë pjesë e Primareve për Tiranën.
    Pastaj unë u lashë në vendin e 24 as për modesti por nuk di që nga 1 deri në 23 të kishin dhënë ndonjë kontribut për Tiranën.
    Unë s’jam në Këshillin Bashkiak por unë kam vazhduar punën. Unë e quaj politikën moral, nëse mund të duket protagonizëm dhe e pabesueshme unë kështu jam dhe këtë betim kam marrë për veten.
    Shumica menduan se pas 11 majit do të stopoja dhe do të ndjehesha e braktisur deri diku.
    E di ca bëhet tek PD, kur është periudhë zgjedhore nuk gjen vend për makinat, as në kafe, të shqyen xhaketat dhe vijnë të gjithë për të marrë postin. Por është normale. Ajo që më shqetëson mua është që unë skam qejf të bëhem pjesë e sherrnajës në facebook.
    Në cdo mbledhje jam zëri më kritik dhe ndaj atyre që u futën në listat e sigurta, kur ne merrnim rrugën që shkonim tek bashkia, ata rrinin në kafe. Ku gjysma e anëtarëve të këshillit kombëtar nuk vijnë në mbledhje, në protesta, hap pak krahun ti.
    Kur unë u futa, për natyrën që kam duket sikur gjërat i bëj për protagonizëm, por e marr me seriozitet. Jam nga të vetmet në PD që jo vetëm nuk marr rrogë,por cdo gjë e bëj me shpenzimet e mia. Ndjeja një refuzim, përplasje dyersh, mosangazhim, unë isha e vogël, dhe nga mosha dhe nga trupi. Ndjeva këtë bllokadën, nuk përfshihesha në grupet e punës, ndërkohë isha e para në protesta.
    Më thanë kur i pyeta, thonë se u ke prishur rehatin.
    Unë jam ngritur në mbledhje i kam thënë doktorit ky është vendim i gabuar. Madje s’ka një javë, i kam dërguar një kërkesë me cilësinë e kryetares së PD se zgjedhja për të pranuar një kandidat jashtë partisë është antistatutor. Ky është qëndrimi im. Jam kundra zërave që e fillojnë kritikën me doktorin.

  • “Pse PD nuk ka asnjë kandidaturë?”, Dash Sula: Fitorja e Flor Binajt do të tregojë që triumfohet me figura të pastra

    “Pse PD nuk ka asnjë kandidaturë?”, Dash Sula: Fitorja e Flor Binajt do të tregojë që triumfohet me figura të pastra

    Ish-deputeti Dashnor Sula ka folur lidhur me garën për Tiranën, ku edhe pse Kushtetuesja ka pezulluar zgjedhjet, palët janë bërë gati për votime.
    Zgjedhjet e pjesshme në 9 nëntor por me fokus Tiranën. Dash Sula ka bërë një kritikë kur doli kandidatura e opozitës, për aktorin Flor Binajn. Pse mendoni se ka mungesë të burimeve njerëzore nga radhët e Partisë Demokratike?
    Opozita është në udhëkryq, kjo dihet prej vitesh që opozita është në depresion. Figurat po tkurren çdo ditë dhe po ngelen një grup shumë i vogël. Skam asgjë personale madje kam qene njeriu që kam sakrifikuar. Nuk ma lejon morali që figura që janë nën nivelin mesatar të inteligjencës apo besimin të demokratëve të jenë figura të larta të drejtojnë opozitën. Politika është imazhi që ke si individ dhe forcë politike.
    Është e paimagjinueshme që PD pas 35 vitesh të mos ketë asnjë kandidaturë dhe të thotë që nuk do marr pjesë në zgjedhje por do të ketë figura të pavarura. Pra, ideja që eksiztencën e ka për të fituar këto zgjedhje dhe refuzon të kandidojë. Pse të mos ishte Berisha kandidati i PD?
    Po bëni ironi?
    Jo. Fare. Skam asgjë personale as me Flor Binajn. Uroj të fitojë, por nëse fiton Florjan Binaj, atëherë Berisha, Albana Vokshi dhe Noka tregojnë se modeli i tyre është i dështuar dhe tregon që qytetarët e ndershëm fitojnë me dinjitet dhe figurat e PD mbajnë peng opozitën.

  • Ndërtimi i hidrocentralit ”Doma”, banorët bllokojnë mjetet e subjektit ndërtues: Në kundërshtim me ligjin

    Ndërtimi i hidrocentralit ”Doma”, banorët bllokojnë mjetet e subjektit ndërtues: Në kundërshtim me ligjin

    Banorët e fshatit Kurdari në Klos bllokuan sërish mjetet e subjektit “Global Interprise Group”, që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Ata shprehen se punimet po zhvillohen në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e komunitetit, ndërkohë që prej muajsh ata kanë bllokuar disa herë kantierin për të penguar hapjen e kanalit dhe rrugëve të reja në zonën pyjore.
    Ngjarja vjen vetëm një ditë pas përplasjes së ashpër mes banorëve dhe administratorit të kompanisë, Ashim Doma, e cila u përshkallëzua në incidente fizike dhe verbale, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Sot, në terren kanë mbërritur për inspektim edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të cilët kanë kryer verifikime lidhur me punimet.
    Banorët theksojnë se do të vazhdojnë rezistencën e tyre, duke mos lejuar asnjë mjet të kompanisë të kalojë në rrugën që të çon drejt kantierit. Ata kërkojnë që punimet të ndalen, duke theksuar se hidrocentrali rrezikon përroin e Lusës, ujin e pijshëm, tokat bujqësore dhe jetesën e qindra familjeve. Tensionet janë shtuar pas vendimit të javës së kaluar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, që do të pezullonte përkohësisht punimet deri në përfundim të gjykimit për ligjshmërinë e projektit.

  • 100.000 kërkesa për bileta në ndeshjen ndaj Anglisë, bllokohen “tregtarët”. Ja sa kushton një biletë

    100.000 kërkesa për bileta në ndeshjen ndaj Anglisë, bllokohen “tregtarët”. Ja sa kushton një biletë

    Burimet për mediat televizive konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.
    TIRANE – Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminatoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë.
    Skuadra e “Tre Luanëve” aktualisht është e kualifikuar për në finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh, ndërsa skuadra serbe me 10 pikë po në 6 ndeshje.
    Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me një sukses të mundshëm tonin në transfertë, zyrtarizon vendin e dytë të Shqipërisë në grup që përkthehet me kalimin në play-off-in e Botërorit.
    Ndërkohë që në ndeshjen e fundit nëse Serbia pret Letoninë ne do të luajmë përballë Anglisë në “Arenën Kombëtare”. Siç ndodh në ndeshje të tilla kur kundërshtari është i këtij niveli, por edhe padyshim për të patur shansin për një festë të ekipin kombëtar përballë tifozerisë së tyre, në rast se sigurimi i pozicionit të dytë ndodh në ndeshjen e parafundit, problem mbeten biletat.
    Eshtë pikërisht ky moment që na kujton se na duhet një stadium më i madh, por që përballë kërkesave të tilla që burimet për mediat konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.
    Mjafton të përmendim këtu, që se të njëjtat burime, bëjnë me dije se nga data 16 tetor kur është hapur shorti i aplikimit për bileta, kanë shkuar drejt faqes on-line ku ato shiten, 100.000 kërkesa.

    Në mënyrën e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje përparësi ka Klubi i Tifozëve të Kombëtares, secili aplikant si gjithmonë dhe kudo, ka mundësi vetëm për 4 bileta në një aplikim ndërkohë që çmimi i tyre varion sipas kategorisë së përcaktuar të stadiumit.
    Bileta më e lirë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor është ajo në zonat e stadiumit të emërtuara E101, N106 apo E109, S101 apo thenë ndryshe, këndet e stadiumit që ndodhen tek goditja e këndit. Çmimi për këto vende është 2.500 lekë.

    Më pas sektori i dytë për nga renditja e çmimeve nga më të lirat tek më të shtrenjtat janë sektoret prapa portave S dhe N të cilat variojnë nga 3500 lekë.

    Pjesa e karshisë me tre blloqet E104, E105 dhe E106 të cilësuara si Kategori 1, kushtojnë 15.000 lekë ndërsa kati i dytë i stadiumit dhe pjesët më anësore të karshisë kanë një çmim prej 9.000 lekësh.

    Ndërkohë që edhe tribuna ka disa kategori, ku në pjesët anësore çmimi është 25.000 lekë dhe duke u afruar në qendër dhe deri tek kategoria VIP janë nga 40.000 dhe më e kushtueshmja 50.000 lekë.

    Në pamje të parë çmime të kripura edhe pse bëhet fjalë për rreth 7% kapacitetit të stadiumit. Ndërkohë duket që falë shitjes në këtë formë ku çdo biletë gjurmohet se kush e merr, ka filluar edhe survejimi i tregut të zi.
    Një ndër aplikantët që kishte publikuar on-line rishitjen e biletës së përfituar, është evidentuar dhe sipas burimeve pranë FSHF për mediat, bileta i është revokuar personit duke e nxjerrë të pavlefshme dhe për ta kaluar në sistem sërish, ndërsa adresa e aplikimit ka kaluar në listë të zezë për të mos u përfshirë më në shorte apo aplikime për bileta ndeshjesh.

  • Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”

    Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”

    Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”
    Historiani dhe sociologu i njohur gjerman, Rainer Zitelmann, i ka kushtuar së fundmi një artikull Shqipërisë në revistën ekonomike Libre Mercado. Ai përshkruan vendin që nga koha e komunizmit e deri në ditët e sotme, duke vënë theksin te kontrastet e thella mes zhvillimit turistik dhe problemeve të thella sociale dhe kriminale.
    Sipas Zitelmann, Shqipëria sot etiketohet si “Kolumbia e Europës”, një narko-shtet ku pjesa më e madhe e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjen nga trafiku i drogës. Në artikull, ai thekson se një e tretë deri në gjysmën e PBB-së mund të lidhet me aktivitetet kriminale të drogës.
    Historiani kujton gjithashtu epokën e Hoxhës, izolimin e vendit dhe pasojat e tij për qytetarët, duke përshkruar kushtet e vështira të jetesës gjatë komunizmit dhe dhunën ndaj të arratisurve. Ai thekson se pas rënies së regjimit, emigracioni shqiptar është një nga më të lartët në Europë: sot Shqipëria ka humbur rreth 30% të popullsisë së saj, duke krijuar një diasporë të madhe dhe ndikim ekonomik në vende si Italia.
    Në përfundim, Zitelmann dokumenton “paradokset” e Shqipërisë moderne: tranzicionin nga një komunizëm i ashpër drejt një demokracie të dobët, zhvillimin turistik, por edhe rritjen e kriminalitetit dhe dominimin e trafikut të drogës. Ai i përmbledh këto reflektime në librin e tij të ri Origjina e Varfërisë dhe Pasurisë (Editorial Avance, 2025).
    Shkrimi i plotë
    Isha në Tiranë , kryeqytetin e Shqipërisë, në maj 2022 dhe tetor 2023. Shqipëria është bërë një destinacion turistik gjithnjë e më popullor. Në vitin 2022, ajo mirëpriti 7.5 milionë vizitorë, krahasuar me një popullsi prej vetëm 2.8 milionë. Në vitin 2023, numri u rrit në rreth 10 milionë, dhe në vitin 2024 arriti në 14 milionë. Klima mesdhetare dhe çmimet e ulëta e bëjnë vendin e vogël ballkanik një destinacion shumë tërheqës.
    Para se të nisesha për në aeroport, një mik më dërgoi një mesazh në ëhatsApp: ” Mos u grabit në shtetin mashtrues të Shqipërisë”. Në Tiranë, u takova me Adri Nurellarin, një figurë kryesore e lëvizjes libertariane në Shqipëri, i trajnuar në Londër. Ai ishte këshilltar i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe tani këshillon Partinë Demokratike në Kosovë.
    Lidhur me sigurinë dhe krimin, ai shpjegoi: po, trafiku i drogës është një problem i madh, por pikërisht për shkak se gjeneron kaq shumë para, krimi i vogël mezi ekziston. “Pse t’i vjedhësh disa qindra euro një turist kur mund të fitosh miliona me drogë të paligjshme?”
    Në një darkë, e pyeta Bjornën, një anëtare të Studentëve për Liri, se me çfarë fitonin jetesën njerëzit atje. Ajo qeshi: “Vërtet nuk e di? Nga kultivimi dhe shitja e marijuanës .” Ajo kritikoi kryeministrin shqiptar, të cilin e akuzon se e ka shndërruar Shqipërinë në një “narko-shtet”. Nuk ka shifra zyrtare, por vendi tashmë është quajtur “Kolumbia e Evropës ”. Disa vlerësime e vendosin shumën totale të PBB-së së tij nga trafikimi i drogës.
    Pavarësisht gjithçkaje, kushtet e jetesës janë përmirësuar krahasuar me epokën socialiste. Bjorna më tha se gjyshërit e saj jetonin me njëzet persona në një apartament prej 80 metrash katrorë. Gjatë viteve komuniste, ishte e zakonshme që katër, gjashtë apo edhe dhjetë persona të ndanin apartamente prej vetëm 50 metrash katrorë. Shqipëria atëherë ishte vendi më i varfër në Evropë. Mezi kishte 1,265 makina në të gjithë vendin, asnjëra prej të cilave në pronësi private, dhe në fillim të viteve 1990, nuk kishte asnjë semafor. Sot, Tirana është e mbushur me makina, me bllokime të përhershme trafiku në stilin e Manhattanit. Herë pas here, shfaqet një Ferrari ose një makinë luksoze: “Ata janë baronët e drogës”, komentoi Bjorna.
    Gjatë shëtitjeve të mia nëpër Tiranë, hasa në disa bunkerë. Diktatori Enver Hoxha , paranojak dhe i frikësuar nga një sulm nga vendet kapitaliste, urdhëroi ndërtimin e 200,000 bunkerëve në të gjithë vendin . Shumë prej tyre janë ende në këmbë. Bjorna më tha se disa të njohur të saj kishin përfshirë edhe një bunker në restorantin e tyre. Në aeroport, takova një student të ri të drejtësisë i cili kishte filluar të investonte në pasuri të paluajtshme. Ai më tregoi një foto të një bunkeri të vjetër të shndërruar në akomodim turistik dhe më tregoi për ëndrrën e tij për të rinovuar një të tillë për t’ua dhënë me qira vizitorëve.
    Një bunker më i madh ruhet sot si Muzeu i Bunkerëve, ku një ekspozitë tronditëse portretizon qartë terrorin komunist të Shqipërisë së Hoxhës.
    Kontrasti është i fortë me imazhin që kisha për veten në rininë time. Si adoleshent, isha maoist: themelova një “qelizë të kuqe” në shkollën time në moshën 13 vjeç dhe botova një gazetë të quajtur Flamuri i Kuq . Mbaj mend që dëgjoja Radio Tiranën në shtrat në orën 11 të mbrëmjes.
    Në realitet, ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë; ne vetëm projektonim utopitë tona socialiste mbi të. E vërteta ishte ndryshe: shqiptarët jetonin në një burg mbarëkombëtar. Ata që përpiqeshin të arratiseshin , në rastin më të mirë, përfundonin në burgje ose kampe pune për vite me radhë ; në rastin më të keq, u qëlluan për vdekje. Gati një mijë njerëz vdiqën duke u përpjekur të arratiseshin.
    Shqipëria e izoloi veten plotësisht nga bota. Anekdota e nënës së Nënë Terezës e përmbledh më së miri: kur ajo po vdiste në Shqipëri, udhëheqësit botërorë lëvizën qiellin dhe tokën që vajza e saj të mund ta vizitonte. Ishte e pamundur. Ajo vdiq e vetme në vitin 1981. Vetëm në vitin 1990, pesë vjet pas vdekjes së Hoxhës, Nënë Tereza mundi të udhëtonte në vend për të vizituar varrin e nënës së saj.
    Ndërkohë, Hoxha dhe udhëheqja komuniste jetonin në luks në Bllok, një komunitet i rrethuar me vetëm 21 fusha futbolli në qendër të Tiranës. Nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, Hoxha rrallë largohej nga zona, i izoluar me shokët e tij dhe familjet e tyre, ndërsa i kalonte ditët duke diktuar 68 libra propagande mbi virtytet e socializmit… në vendin më të varfër të Evropës.
    E pyeta Adrin se çfarë kishte shkuar keq me kalimin në demokraci dhe ekonomi tregu . Përgjigja e tij ishte e qartë: “Nuk pati ndryshim të vërtetë të elitave. Të njëjtat familje që sunduan gjatë kohës së Hoxhës janë sot. Kjo është arsyeja pse nuk ka pasur kurrë një përpjekje të vërtetë për t’u përballur me të kaluarën ose për të kompensuar viktimat.” Vetëm 20% e ish-pronarëve të shpronësuar rimorën tokën e tyre dhe kompensimi total nuk i kaloi dhjetë milionë dollarët, një shumë qesharake.
    Pas përfundimit të socializmit, emigracioni u rrit ndjeshëm. Në përpjesëtim me popullsinë e saj, asnjë vend evropian nuk ka humbur më shumë banorë në këto 30 vjet . Sot, Shqipëria ka parë 30% të qytetarëve të saj të largohen. Vetëm 2.8 milionë kanë mbetur, dhe shumë prej atyre që u larguan ishin të rinj të zgjuar dhe sipërmarrës. Italia është shtëpia e 350,000 shqiptarëve që zotërojnë 40,000 biznese dhe gjenerojnë 7% të PBB-së së Italisë. Sot, ka më shumë shqiptarë jashtë vendit sesa në Shqipëri.Unë i kam dokumentuar këto paradokse – tranzicionin nga komunizmi më brutal në një demokraci të dobët, nga izolimi total në një narko-shtet – në librin tim Origjina e Varfërisë dhe Pasurisë (Editorial Avance, 2025).