Tag: Tiranë

  • Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura, Prokuroria dërgon në gjyq ‘Buzi Store’ për evazionin fiskal

    Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura, Prokuroria dërgon në gjyq ‘Buzi Store’ për evazionin fiskal

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
    Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
    Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
    Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.
    Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

  • Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria dërgon në gjyq biznesin e njohur për evazionin fiskal

    Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria dërgon në gjyq biznesin e njohur për evazionin fiskal

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, i akuzuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë.
    Hetimet zbuluan se kompania ka shmangur deklarimin e rreth 3.7 milionë eurove të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore.
    Prokuroria thote se gjatë hetimeve u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me kompaninë dhe shoqërinë e saj të fiskalizimit.
    Gjatë kontrolleve u sekuestruan prova materiale, përfshirë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe shuma monetare prej 8 milionë lekësh në valuta të ndryshme, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Njoftimi: 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
    Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
    Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
    Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

  • Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

    Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.

    Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.

    Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.

    Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.

    Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

  • Vrau picierin te “Komuna e Parisit”! Autori: Marr ilaçe për memorien e depresionin, Indriti më shau rëndë…

    Vrau picierin te “Komuna e Parisit”! Autori: Marr ilaçe për memorien e depresionin, Indriti më shau rëndë…

    filip shehu dhe indrit ismaillari

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e picierit Indrit Islamllari, ngjarje e ndodhur rreth 1 javë më parë, në zonën “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Autori Filip Shehu raportohet se kishte disa kohë që kurohej nga një psikolog në Tiranë, për shkak të gjendjes depresive që po kalonte.
    Shehu, konsumonte ilaçe për përmirësimin e memories dhe ilaçe anti-depresivë, ndërkohë që punonte dhe si përgatitës i brumit të picave pikërisht në picerinë ku ndodhi vrasja e Indrit Islamllarit. Gazetari Elton Qyno shkruan se sutori i krimit kishte vetëm 7 muajsh që ishte i punësuar te restorant “City lounge”, si picier dhe përgatitës brumi. Konflite ka pasur herë pas here me Indrit Islamllarin, i cili shpesh herë e ofendonte dhe tallte.
    Në dëshminë e plotë të Filip Shehut, ka rrëfyer se Indriti, gjatë punës ka nisur ta shqetësoj dhe fyejë në shumë raste për shkaqe se ai kërkonte që ata të bënin gjëra në punë sipas dëshirës së tij dhe jo sipas porosive që kishin marrë nga pronari dhe menaxheri në lidhje me mbarëvajtjen e punës. Shpesh herë këto fyerje nga ana e tij kanë arritur në sharje të rënda por ai vazhdimisht është shmangur duke mos dashur të agravojë situata dhe ka bërë sipas kërkesave të Indritit.
    Ditën e ngjarjes në 28 Tetor 2025, Filip Shehu tregon se ka shkuar në punë si zakonisht rreth orës 13:00 dhe sapo është paraqitur në punë ka nisur me përgatitjen e përbërësve të picave dhe brumit.
    Indriti, ka ardhur në punë rreth orës 14:00 dhe sapo ka ardhur ata kanë nisur të punojnë pasi kishin porosi për të pjekur pica.
    Rreth orës 15:30 një punonjëse e kuzhinës e cila quhet Zamira, ka kërkuar që të merrte nga ata proshutë krudo për të përgatitur disa antipasta që i kishte porosi në restorant.
    Indriti i tha: “…nuk ka prije vetë…”.
    Zamira i ka thënë Indritit: “…se nuk di ta pres vetë mishin e krudos sepse ishte i paprerë fare…”.
    Këtë bisedë e dëgjoi edhe Filip Shehu, i cili ndërhyri the i tha Indritit që: “…do ia jap unë se do e pres vetë…”.
    Indriti i kthehu përgjigje dhe i tha fjalët: “…jo s’ke për t’i dhënë..”.
    Filipi i tha me fjalët: “…Unë krudon e pres vetë dhe do ia jap…”.
    Dhe ndërkohë shkoi të merrte vasketën me mishin krudo dhe e solli mbi banak dhe nisi të priste disa gjëra dhe Indriti kur pa mishin i tha përsëri: “…Jo…” s’ke për t’ja dhënë’ dhe i foli me ton të ashpër.
    Filipi, e ka marrë proshutën krudo që kishte dhe siç kanë vepruar përherë më parë ka dashur t’ja japi Zamirës dhe në atë moment ka ndërhyrë Indriti, duke e marrë me forcë dhe duke e tërhequr vasketën me proshutë duke i thënë mos t’ja jepte se e dinte ai.
    Shehu, i ka thënë që ata e kanë bërë përherë si veprim këtë që ju japin proshutë kur ju duhet, por ai i tha që e di ai vetë s’ka për tua dhënë dhe e ka sharë duke i thënë: “…Unë të q..rropt…”.
    Në këtë moment, pasi Indriti e ka sharë ai e ka humbur kontrollin dhe është ndjerë shumë i ofenduar duke qenë se ishte rast i përsëritur në gjaknxehtësi e sipër ka marrë një thikë, e cila ndodhej në banakun e picerisë dhe me atë thikë e ka qëlluar Indritin 3 herë në pjesë të ndryshme të trupit të tij. Pasi e ka qëlluar tre herë, ai e ka lënë thikën të lavamani që ndodhet pranë banakut të picerisë dhe ka shkuar të ndërrohet në tualet dhe ka qëndruar në pritje të policisë.
    Ai deklaron se prej muajit prill 2025, të këtij viti përdor medikamente për përmirësimin e memories si dhe anti depresive, medikamente të cilat ja ka dhënë një mjek psikiatër, të cilit nuk ja mban mend emrin, por kliniken e ka te lulishte “1 maji”, pranë Urës së Tabakëve.

    Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes në lokal?
    Ngjarja u rregjistrua më datë 28 tetor, në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”.  Filip Shehu, ndihmës picier në lokal, goditi me thikë picierin Indrit Ismaillari. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sy të klientëve dhe pjesës tjetër të stafit të lokalit. Edhe pse sherri nisi për motive banale, mes të dyve ka pasur konflikt të vazhdueshëm në punë. Pas arrestimit, 41 vjeçari tha se e vrau kolegun e tij, për shkak se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes./ZËRI

  • Nuk deklaroi 3.7 mln euro të ardhura, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

    Nuk deklaroi 3.7 mln euro të ardhura, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
    Nga hetimet ka rezultuar se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Gjatë hetimit u kontrolluan 8 subjetkte të lidhura me ‘Buzi Store’ ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë vlerën 8,000,000 lekë. 
    Në hetimin e Prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor, u zbulua se në disa kompania lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke kryer kështu evazion fiskal në vlera shumë të mëdha.
    NJOFTIMI:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
    Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
    Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
    Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

  • Moti sot, vranësira dhe reshje shiu

    Moti sot, vranësira dhe reshje shiu

    Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
    Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
    Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të fryjë me shpejtësi deri në 19 m/s.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    QYTETET
    Temperaturat
    Siglat

    Shkodër
    9/21
    Re shi diell

    Kukës
    8/17
    Re shi diell

    Lezhë
    8/22
    Re shi diell

    Dibër
    7/15
    Re shi diell

    Durrës
    8/23
    Re shi diell

    Tiranë
    11/24
    Re shi diell

    Elbasan
    10/24
    Re shi diell

    Berat
    9/25
    Re diell

    Vlorë
    12/24
    Re shi diell

    Korçë
    7/14
    Re diell

    Gjirokastër
    9/22
    Re diell

    Sarandë
    9/22
    Re shi diell

  • Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

    Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

    Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të LlogarasëNga Elton Qyno-SYRI.net
    Inxhinieri Grek, Yannis Kirkinezis, është njeriu që foli në SPAK, duke dhënë shpjegime të sakta mbi fitimin e kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mbikqyrjen e punimeve që po kryheshin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në Orikum.
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i dosjes së supervizimit të tunelit të Llogarasë, rrëfimi i inxhinierit grek dhe komunikimet në telefonat e ministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, përbëjnë provat gjenerale për ngritjen e akuzës penale ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë.
    Kirkinezis, ka qëndruar mbi 6 orë në SPAK duke dhënë shpjegime dhe pas përfundimit të orarit zyrtar, prokurori i çështjes Dritan Prençi, është kujdesur që dëshmia e grekut të ndërpritej dhe më pas ka vijuar ditën tjetër, mëson syri.net
    Për shkak të vonesës dhe prezencës së gjatë në SPAK të inxhinierit Kirkinezis, interes ka shfaqur dhe Ambasada Greke në Tiranë, e cila mësohet të jetë vënë në dijeni nga SPAK, se shtetasi grek po merrej në pyetje si përson që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe jo si person nën hetim apo qoftë të ishte marë ndonjë masë ndalimi.
    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shtetasi grek ka bashkëpunuar me prokurorinë duke treguar të gjithë dinamikën e plotë që çuan atë dhe “Net-Group” të Valter Begaj, në fitimin e kontratës prej 2 milion euro për supervizimin e punimeve të tunelit të Llogarasë.
    Ai i ka pohuar hetuesve të BKH-së dhe prokurit Prençi të gjitha marëveshjet që ka bërë në vitin 2021 e në vijim me Valter Begaj të “Net-Group” që tashmë ndodhet në burg. Begaj njihet si njeri i afërt me ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, edhe ky i fundit në burg.
    Yannis Kirkinezis, ka treguar se është me profesion inxhinier dhe në Shqipëri administron degën e kompanisë hollandeze “Hill Internacinal N.V” me Seli në Amsterdam. Si përfaqësues ligjor i kësaj kompanie vepron dhe shtetasi tjetër, Emmanouil Sigalas.
    Sipas tij, kompania është hapur në 4 qershor 2019 në Tiranë, ndërsa marëdhënien e punës, fillimisht e kanë nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku kanë marë kontratën e parë në administratën publike.
    Një muaj më pas kompania e administruar prej tij, arrin të fitojë tenderin 2 milionë euro të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në këtë garë inxhinieri grek kishte bashkuar forcat me kompaninë “Net-Group”, e Valter Begaj.
    Yannis Kirkinezis, ka pohuar në SPAK se tenderi për supervizimin është hapur në datën 25 nëntor 2021 nga Sekretaria e Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi.
    “Net Group” dhe “Hill Internacinal N.V” kanë garuar përballë dy kompanive të tjera që kishinhyrë si Bashkim Operatorësh Ekonomikë “Stucky” l.t.d dhe “Gjeokonsult & CO”.
    Fondi limit i këtij tenderi ishte planifikuar në 1 miliard e 947 milion lekë të vjetra, ku shërbimi duhej të kryhej në 34 muaj.
    Sipas dokumentave zyrtare të sekuestruara tashmë nga SPAK, kompania “Hill Internacinal N.V” e inxhinierit Grek dhe “Net Group” e Valter Begaj, në total ka përfituar në 14 transaksione të bëra nga Ministria e Infranstrukturës, 1 miliard e 979 milion lekë.
    Pra edhe 32 milion lekë të vjetra mbi atë që ishte parashikuar në kontratën mes palëve.
    Shuma prej 1 miliard e 979 milion lekë është paguar në bazë të kontratës Nr.1537/3 të lidhur në 16 Maj 2022 ku parashikoheshin shërbime inxhinierike për 13 situacione të mbykqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.
    Situacionin e parë, Ministria e Infrastrukturës rezulton ta ketë paguar drejt “Hill Internacinal N.V” në muajin Tetor 2022 në vlerën prej 88 milion lekë të vjetra. Ndërsa situacioni i fundit është paguar në 24 Janar 2025 në vlerën prej 55 milion lekë.
    Kjo kontratë shërbimi ka dyshime të forta se është paracaktuar në favore korruptive, ndaj dhe SPAK prej disa muaj ka sekuestruar të gjithë praktikën dokumentare që është mbajtur për këtë tender, raporton Syri.net.
    Ndërkohë të dhënat kompromentuese që janë luajtur në prapaskenën e këtij tenderi, tashmë ndodhet në telefonat e Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, të cilët i ka sekuestruar dhe ekspertuar prokuroria e posaçme SPAK.
    Kjo është një dosje Nr.2 për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka afatin e parashkrimit deri në 25 nëntorin e 2026.
    Ndërsa aktualisht, Belinda Balluku, është marrë e pandehur së bashku me 5 zyrtarë të tjerë, për praktikën tenderuese të ndërtimit të tunelit të Llogarasë me vlerë gati 180 milion euro.
    Por kjo është vetëm fillimi, pasi ndaj Ballukut janë hapur dhe tre hetime të tjera duke filluar nga hetimi pasuror, hetim për dy anijet Gjenerator “Tigri 1” dhe “Tigri 2” si dhe hetime për kontratën konçesionare të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. /Syri.net

  • Veliaj kthehet në zyrë? Këshillari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Veliaj kthehet në zyrë? Këshillari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi thotë se Veliaj do kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Ai tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje për hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh.
    Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë-, tha Muharremi.

  • Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

    Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

    Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vazhdon të jetë i pamposhtur, duke korrur suksesin e pestë (vlonjatet s’kanë asnjë humbje).
    Në kryeqytet, ekipi i Flamurtarit mundi me lehtësi 83-44 Studentin, në një përballje pa shumë emocione. Mikeshat nga Vlora u shkëputën që në fillim, ku shkëlqeu Harvey, që realizoi 28 pikë.
    Në “Asllan Rusi”, Partizani triumfoi 83-76 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, porn ë minutat e fundit të kuqtë u shkëputën dhe fituan.
    Jones me 21 pikë dhe Evans me 20 pikë u dalluan për Partizanin, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Tiranën u dallua Qosja me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.
    Superliga-Java e 6-të
    Partizani – Tirana, 83-76
    Studenti – Flamurtari, 44-83
    Vllaznia (pushim)
    Renditja: Flamurtari 10 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 8 pikë, Studenti 6 pikë, Vllanzia 4 pikë.

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialis i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialis i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses.
    Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi për gazetaren Aurora Sulçe.