Moti përgjatë muajit dhjetor, pritet të jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura mbi mesataren e sezonit.
Meteorologia Tanja Porja, tregon se tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë.
Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.
Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual. Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit. Ajo la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.
Tag: Tiranë
-

Keni bërë plane për festat e Fundvitit? Ja si pritet të jetë moti përgjatë muajit dhjetor
-

Shembja e pallateve në Kombinat pas tërmetit të 2019, Prokuroria e Tiranës firmos 6 masa ndaj zyrtarëve të bashkisë…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi dje masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 tëvitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.
Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikëqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.
Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.
Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.
Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementete veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.
Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.
Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë.
Detajet
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore tëDrejtorisë së Emergjencave Civilepër kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë. -

Moti për muajin dhjetor, si pritet të jenë kushtet atmosferike?/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia
Meteorologia Tanja Porja tha se pjesa më e madhe e dhjetorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, temperatura mbi mesataren e sezonit dhe mungesë reshjesh deri në datat 17–18 dhjetor. Sipas saj, tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë.
Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.
Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual. Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit. Ajo la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve. -

Pranga në Bashkinë e Tiranës/ Morën fonde publike për punime fiktive, Prokuroria jep masa sigurie për 8 persona
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike për punime fiktive, ProkuroriaTiranë jep masa sigurie për 8 persona, 5 prej të cilëve zyrtarë të Bashkisë Tiranë e IMT
Masat e sigurisë janë firmosur për:
Aurel Çuko,Eleana Guçe,
Sokol Qehajaj,
Aleksandra Mahmutllari,
Shyqyri Maloku
Fatmir Firi
NJOFTIMI I PROKURORISE TIRANE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranëdhe trepërfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 tëvitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.
Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.
Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.
Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.
Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementete veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.
Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.
Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë.
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore tëDrejtorisë së Emergjencave Civilepër kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë. -

“Eko e një kohe të largët” sjell rikthimin e tingujve të muzikës së Haig Zacharian, që kanë shoqëruar filmat shqiptarë
Nga Julia Vrapi
Tingujt e muzikës, që kanë shoqëruar filmat shqiptarë këtë mbrëmje dhjetori në Tiranë. Dhjetëra prodhime filmash në muzikë mbajnë emrin e kompozitorit të njohur Haig Zacharian. Një autor i vlerësuar për krijimtarinë e tij ndër vite, që ka shkruar muzikë filmash në Kinostudio, duke vijuar dhe pas viteve ’90. Por e mërkura sjell një mbrëmje të veçantë muzikore, ku albumi “Eko e një kohe të largët” sjell rikthimin e tingujve të muzikës së kompozitorit të njohur Haig Zacharian, që kanë shoqëruar filmat shqiptarë. Këtë mbrëmje në kinema “Drita”, në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit prezantohet albumi i ri i kompozitorit Haig Zacharian “Eko e një kohe të largët”, një udhëtim pianistik që risjell magjinë e filmave shqiptarë dhe frymën e një epoke të dashur për artdashësit. Këtë mbrëmje për të pranishmit do të performojë Ardita Bufaj në piano, Merita Balliu në piano dhe Xhovana Marku në Oboe.
Kjo mbrëmje dhjetori sjell dhe një nga veprimtaritë e veçanta sa i takon muzikës dhe krijimtarisë së kompozitorit Zacharian, i cili ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës. Të pranishmit këtë mbrëmje në AQSHF do të kenë mundësinë të shijojnë një natë të mbushur me ndjenja dhe nostalgji, duke dëgjuar kompozime të njohura që kanë përcjellë filma shqiptarë. Muzika e Haig Zacharian ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e atmosferës dhe emocionit në shumë filma, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit kinematografik të vendit dhe ky promovim është një vazhdimësi e një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh të tjera, që janë organizuar për të vlerësuar dhe nderuar punën e tij në muzikën për filma. Më parë, në vitin 2022, pedagogë dhe studentë të Universitetit të Arteve u mblodhën në një mbrëmje dedikuar muzikës së filmave të kompozitorit, që u zhvillua në sallën e Akademisë së Shkencave, duke rikonfirmuar rëndësinë e veprës së tij dhe ndikimin e saj në zhvillimin e kinematografisë dhe artit shqiptar.
Kompozimet në muzikën e filmave
Muzika e filmit të parë në Kinostudio për autorin Haig Zacharian ka qenë në vitin 1976, për të vijuar dhe me të tjerë ndër vite. Artist i mirëfilltë, Zacharian që ka shkruar thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, veçanërisht pas viteve ‘70 nuk ka reshtur së kompozuari muzikë për filmat artistikë, fillimisht prodhime të Kinostudios “Shqipëria e re” e më pas për bashkëpunimet shqiptare e të huaja. “Njeriu i mirë”, “Dora e ngrohtë”, “Kohë e largët”, “I paharruari”, “Taulanti kërkon një motër”, “Pranverë e hidhur”, “Të mos heshtësh”, “Tre ditë nga një jetë”, “Familja ime”, “Në emër të lirisë”, “Flutura në kabinën time”, “Kronikë e një nate”, “Maja” janë vetëm disa nga filmat me muzikë nga kompozitori Haig Zacharian. Kompozitori Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare si dhe jashtë:Kosove, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanjë). Ka kompozuar gjithashtu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme. Pas viteve 1990 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës, ku duken qartë tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bashkëkohore të krijimtarisë muzikore. -

Zgjidhet formacioni më i mirë të javës 15 në Superiore dhe Kategorinë e Parë
Si në Superiore ashtu dhe në Kategorinë e Parë pati në fundjavë dhe në fillim të kësaj jave ndeshje interesante dhe rezultate befasuese në disa takime, si dhe ndryshime të rëndësishme në renditjen e skuadrave.
Në fakt, java e 15-të e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo Siti. Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1. Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës. Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit. Faton Neziri i Dinamo Sitit, Blaise Tsague i AF Elbasanit dhe Rovan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustafa e Bylisit. Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e kuq fituan derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0. Ndërkohë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 15-të të Kategorisë së Parë, sipas skemës 1-4-3-1-2. Në portë është Oltjan Haremi i Lushnjës.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga David Gjinollari (Kastrioti), Elion Stafa (Iliria), Arlind Kurti (KF Laçi) dhe Ersi Kapo (Besa). Në mesfushë janë Edmond Hoxha (Kastrioti), Paolo Kasmollari (Pogradeci) dhe Salvatore Ribaudo (Lushnja). Olsi Myrta i Laçit mbështet në sulm Santiago Selmanin e Ilirisë dhe Freeman Pius e Pogradecit. Emiliano Çela i Pogradecit është përzgjedhur trajneri më i mirë i javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Siç shihet, përzgjedhja përfshin emra nga shumë skuadra dhe kjo është pozitive. -

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër që fundos kryebashkiakun
Masat ndaluese për disa zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit në kuadër të procesit të rindërtimit, ishin një tjetër temë e komentuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Të ftuar në studio, avokatët Leonard Karaj dhe Kujtim Ibraj kanë komentuar skandalin me procesin e rindërtimit.
Avokati Ibraj tha se në Bashkinë e Tiranës ka drejtorë milionerë, që janë pasuruar nga ky proces. Sipas tij, e vetmja e drejtë e Ramës është që i largoi drejtorët nga puna, madje duhet t’i kishte shkarkuar të gjithë drejtorët.Ndërsa për avokatin Leonard Karaj, çështja e rindërtimit do ta lërë në burg Erion Veliajn, duke theksuar se “5 Maji” do të dalë shumë shpejt dhe SPAK do të kërkojë të tjera masa.
“Erion Veliaj nuk del dot nga burgu. Sa të bëhet gati të dali, do t’i dalë një çështje tjetër. Tani është çështja e 5 Majit. Në dijeninë time është dhe Arbjan Mazniku. Shumë shpejt SPAK do të dalë me një kërkesë. Di të them se 5 Maji është në përfundim e sipër”, tha Karaj. -

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu
Më 19 dhjetor Altin Dumanit i mbaron mandati si kreu i SPAK; emri i pasardhësit të tij mbetet ende temë diskutimi në opinionin publik.
I ftuar në studion e Quo Vadis, avokati Kujtim Ibraj vlerësoi lart figurën e Dumanit, duke theksuar se ai e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, dhe zëvendësuesit do t’i duhet shumë punë të mbetet në të njëjtin nivel.
Por për avokatin tjetër, Leonard Karaj, sjellja e Dumanit lë për të dëshiruar, ndërsa solli në vëmendje përplasjen mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit.Pjesë nga biseda:
Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart, zëvendësuesi i tij duhet të mbajë ritmin. Për mua në finale janë Xholi dhe Braho. Unë jam për Andan Xholin, pasi ka një qetësi të nevojshme për një kryeprokuror siç është SPAK.
Karaj: Dhe procedural.
Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën shumë lart për hir të së vërtetës. Ai, në dallim me Xholin, është pak emocional dhe te kjo pjesë ka çeduar. Përfshihet shumë në çështje.
Borakaj: Në publik apo në hetimin e dosjeve?
Ibraj: Në publik, e merr pak emocionalisht.
Karaj: Kujto seancën me Erion Veliajn, nuk flet një prokuror në atë mënyrë. Prokurorit nuk i lejohet të kalojë përtej vijave.
Ibraj: Natyra njerëzore kështu është. Dumani është karakter emocional, por i ka dhënë emrin SPAK.
Karaj: Unë uroj të ketë ngelur ndonjë dekoratë akoma.
Borakaj: Ia kanë hequr dekoratat presidentit.
Karaj: Ia kanë lënë Ramës në dorë.
-

Franceska Murati rikthehet në ‘Big Brother VIP Albania’, ja roli që do ketë
Franceska Murati, ish-banore e Big Brother VIP Albania i është bashkuar zyrtarisht formatit “Big Brother Fan Club” si opinioniste.
Lajmi është bërë i ditur gjate emisionit ‘Goca dhe Gra’ dhe ka ngjallur menjëherë interes në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother VIP Albania e kanë pritur me entuziazëm rikthimin e saj.
Si opinioniste në Fun Club, Franceska do të komentojë zhvillimet më të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, do të analizojë lojën e konkurrentëve dhe do të sjellë perspektivën e saj si dikush që e ka jetuar përvojën nga brenda. Së fundmi ajo është angazhuar shumë me rrjetet sociale, me reklama dhe video nga jeta e saj në Tiranë dhe Londër.
”Me shumë shumë kenaqësi do rikthehem te vendi që me ka dhene te gjithe vemendjen dhe hapjen te nis nje jete kaq te bukur ne Shqiperi. Une do jem kete vit opinioniste ne Fan Club”– tha ajo.
Kujtojmë se Big Brother do të startojë për shumë pak ditë, më 20 dhjetor. Ende nuk janë zbuluar se kush do të jenë dy opinionistët, mirëpo ajo që dihet është se edhe këtë edicion, Ledion Liço do të jetë moderator.
Emra të shumtë kanë qarkulluar si banorë të këtij edicioni, mirëpo me datë 20 do zbulojmë të gjithë protagonistët e këtij edicioni. -

Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje
Forcat speciale kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme një person të dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor, nga i cili humbën jetën Gilmando Dani dhe efekti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani.
Ende nuk dihen identiteti dhe vendi i saktë ku është shoqëruar, por burimi bën të ditur se ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Personi nuk është i ndaluar, por është marrë për t’u pyetur në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen.
Atentati ndodhi në një nga zonat më të sigurta, rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit. Por në orën 14:15 të 11 nëntorit, për rastësi aty pranë nuk ndodhej asnjë forcë policie, siç zakonisht stacionohen pranë aeroportit. Gilmando Dani, sapo kishte zbritur nga avioni nga një fluturim nga Barcelona, ku kishte qëndruar 4 ditë. Çfarë bëri dhe kë takoi atje, është duke u pritur përgjigje nga autoritetet spanjolle. Atentatorët u larguan nga kasaphana që vetë krijuan, vetëm pasi u bindën se shënjestra Gilmando Dani ishte vrarë, ndërsa Shaljani e lanë me shenja jete, por ndërroi jetë disa më pas, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.