Tag: Tiranë

  • Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend…

    Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend…

    Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.
    Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.
    Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
    Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.
    Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.“Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla. Genc Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë Migena Xibinaku.
    Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.
    Ndër të tjera zbulohet se Arlind Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga Genc Demiro./tch/

  • Berisha: Charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët e drogës. Kartelet diktojnë politikën dhe….

    Berisha: Charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët e drogës. Kartelet diktojnë politikën dhe….

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se vendi është shndërruar në narko-shtetin e vetëm në Europë. Ai tha se Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në kontinent, ndërsa klanet shqiptare të kokainës dominojnë tregun europian. 
    Berisha akuzoi qeverinë Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe për ndikim të tyre në emërime politike, gjyqësore dhe policore. 
    Pas miratimit të rezolutes nga CDI në Brazil, Berisha theksoi se ekonomia po shkatërrohet ndërsa ndërtimi po fryhet nga paratë e pista, dhe se mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit. 
    “Qeveria tashmë është e provuar. Kryeministri priti personalisht krerët e lartë të Sinaloas meksikane, të cilët janë 4 vëllezër shqiptarë. Ai dërgoi një charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët shqiptarë të drogës në Amerikën Latine. Tani, i gjithë ky efekt i këtyre parave të tmerrshme toksike për vendin tim po e shkatërron vendin. Në 10 vjet, vetëm për zonën e BE-së 1,099,000 shqiptarë u larguan nga vendi, pa llogaritur ata që u larguan në rajone të botës”, ka deklaruar Sali Berisha. 
    Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha  
    Edhe njëherë, shumë faleminderit z.President. Dua të falënderoj CDI-në si organizatat e parë ndërkombëtare që miratoi një rezolutë shumë të dobishme dhe serioze për Shqipërinë si narkoshteti i parë dhe i vetmi në Europë. Që atëherë, z.President, zhvillimet e mëtejshme vërtetuan se situata është përkeqësuar dhe është bërë një kërcënim real, jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit dhe më gjerë. 
    Sot, Shqipëria është eksportuesi numër një, eksportues i marijuanës në Europë. Tashmë është droga e Shqipërisë, klanet shqiptare të kokainës që dominojnë në tregun e kokainës bë Europë si dhe diktojnë çmimet e kokainës në të gjithë Europën.Nëse shikoni ekonominë tonë, ajo është dëmtuar tmerrësisht nga miliarderë të tillë të drogës. 
    Ky është prodhimi industrial, prodhimi bujqësor dhe eksportet që po dështojnë vit pas viti. Ndërsa ka një sektor që po lulëzon gjithnjë e më shumë, dhe ky është ndërtimi.Indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tri herë më i lartë se indeksi mesatar i BE-së. Qeveria është e lidhur fortë me kartelet dhe baronët shqiptarë të drogës. Qeveria tashmë është e provuar. Kryeministri priti personalisht krerët e lartë të Sinaloas meksikane, të cilët janë 4 vëllezër shqiptarë. Ai dërgoi një charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët shqiptarë të drogës në Amerikën Latine. Tani, i gjithë ky efekt i këtyre parave të tmerrshme toksike për vendin tim po e shkatërron vendin. Në 10 vjet, vetëm për zonën e BE-së 1,099,000 shqiptarë u larguan nga vendi, pa llogaritur ata që u larguan në rajone të botës. 
    Së dyti, droga dhe shpërndarësit e drogës emërojnë ministra, deputetët emërojnë gjyqtarë, drejtorë policie. Por cilat janë vështirësitë më të mëdha për ne si opozitë?Në Europë, askush nuk do të na dëgjojë të flasim për narko-shtetin. Ky është një problem i madh. Ne e bëjmë për hir të kombit tonë, por e bëjmë edhe për hir të kombeve të tjera. Dhe besoj se është evidente, ata nuk flasin. E kundërta, ndonjëherë na sulmojnë pse ne flasim për narko-shtetin. Kushdo që lexon dhe shikon, Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një narko-shtet. Vetë fakti që Shqipëria është e shkatërruar nga zgjedhjet është një pjesë e plotë z.President, Sekretar i Përgjithshëm i CDI-së, miku i vjetër Isturiz dhe persona të tjerë të CDI erdhën në zgjedhjet tona. Ata panë cila ishte mbështetja popullore, por problemi është se kartelet e drogës janë më të forta se çdo parti dhe ato diktojnë rezultatet. 
    Ja ku jemi sot. Ne jemi mirënjohës për votimin e kësaj rezolute, pavarësisht vështirësive tona. Ju siguroj se ne do të luftojmë kundër kësaj situate të tmerrshme në vendin tim me shpresën se një ditë institucionet europoane, partnerët europianë do ta kuptojnë se droga është një kërcënim i madh për sigurinë e kombeve të tyre. 

  • FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    Atë që nuk e bëri fushata elektorale, e bëri premiera e filmit “Kazerma”. Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu janë përballur këtë herë në një tapet të kuq, ku të dy ishin të ftuar për të shijuar mbrëmjen mes miqve dhe kolegëve.
    Në zgjedhjet që do të mbaheshin më 9 nëntor, Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Manastirliu nisi fushatën si emri që u propozua nga Partia Socialiste.
    Ndonëse gjithçka u lë përgjysmë, dy rivalët ende i kanë të ndezura motorët për një fushatë. Madje, siç dy politikanëve rivalë iu ka hije, në një shkëmbim që kanë pasur të dy, kanë preferuar që të mos kenë me njëri-tjetrin as edhe një përshëndetje.
    Teksa Binaj ka mbërritur dhe është përshëndetur me ish-ministren Margariti, Ogerta ka preferuar që të merret me telefonin e saj, duke shmangur një përshëndetje me të.

  • “Pas Sarandës e Divjakës, Dritan Agolli nis projektin turistik 2.4 mln € në Korçë”

    “Pas Sarandës e Divjakës, Dritan Agolli nis projektin turistik 2.4 mln € në Korçë”

    Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pasi me projektet që ai ka ndërtuar dhe po ndërton, gjithmonë me fonde shtetërore apo me kredi të huaja që i paguajnë taksapaguesit, ai po shndërrohet në një oligark, duke bërë qoka për familjen dhe njerëzit që i qëndrojnë pranë. Në pjesën më të madhe të projekteve shtetërore të FSHZH-së ka gjithmonë një bar, restorant apo edhe hotel.
    Ndërtesat që janë projektuar apo po ndërtohen anembanë Shqipërisë, duke filluar nga Tirana, Përmeti, Shkodra, Divjaka, Durrësi, Bulqiza, Saranda etj, kanë brenda ambiente luksi, të cilat nëse do t’i shohësh në makete ngjajnë më shumë si resorte dhe jo si ambiente shërbimi që i shërbejnë komunitetit. Në momentin që Fondi Shqiptar i Zhvillimit u krijua, fillimisht gjatë qeverisë “Berisha” e më pas u pasua nga “Rama 1”, ku megjithë rotacionin politik drejtimi iu besua sërish Benet Becit, misioni ka qenë zhvillimi i rajoneve apo qytezave të vogla.
    FSHZH-ja ka ndërtuar rrugë rurale, trotuare dhe sheshe në qyteza dhe fshatra, madje edhe fasada apo edhe objekte utilitare për komunitetet. Fillimisht janë ndërtuar çerdhe, shkolla apo kopshte. Më pas parkime apo rrugë në qytetet e vogla të Shqipërisë, të cilat s’kanë pasur mundësi t’i ndërtonin me paratë që mblidhnin nga taksat.Por, koha kaloi dhe gjatë qeverisë “Rama 2, 3 e 4” misioni ka ndryshuar. Në drejtimin e FSHZH-së ka shkuar një ish-drejtor i madh i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i cili ka qenë edhe CEO në një kompani private ndërtimi për shumë kohë. Tashmë objektivi i Agollit apo edhe atyre që e mbështesin është luksi, duke u ndalur te projektet anembanë Shqipërisë, duke synuar vendet dhe atraksionet turistike.
    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, FSHZH-ja ka hapur një tjetër tender të diskutueshëm, pas projekteve në Sarandë dhe Divjakë, ku do të bëjë hotele me 5 yje. Bëhet fjalë për projektin mbështetje për ngritjen e poleve të zhvillimit të integruar rural në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë lokalë dhe qendrorë.
    Tenderi është për ndërtimin e fermës së dijes dhe agroturizmit të mollëve, Korçë, faza e parë. Fondi limit për ndërtimin është 236 milionë lekë, ose rreth 2.4 milionë euro. Mësohet se financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2025-2027.
    Por më shumë si mbështetje për njësitë e vetëqeverisjes vendore, duket se Dritan Agolli, po mendon sërish të kënaqë biznesmenë të ndryshëm. Lind natyrshëm pyetja, kush do t’a menaxhojë këtë agroturizëm?! Natyrisht ashtu siç ka ndodhur me të gjitha pasuritë publike, edhe ky ndërtim është i destinuar të shkojë te të njëjta duar, por kësaj herë investimi do të bëhet nga shteti dhe privati vetëm do t’a menaxhojë.Një tip mini koncesioni, ku deri më sot për të gjithë projektet e luksit, nuk ka një publikim apo sqarim se si do të funksionojë. Agolli tashmë mendon si një biznesmen, duke qenë se me turizëm merret djali dhe bashkëshortja e tij. Tashmë në krye të një institucioni shtetëror, ai ka bërë një mori ndërtesash, brenda të cilave ka bërë bare, restorante apo hotele.
    VoxNews ka raportuar në vijimësi për projektet e FSHZH-së në Llixhat e Bënjës, në Sarandë, Vlorë apo edhe në rrethinat e Tiranë. Restorant dhe bar është bërë edhe në parkun Retro në Bulqizë, ku të gjitha ndërtimet janë bërë me paratë e taksave të shqiptarëve, të cilët po e shohin veten dita-ditës vetëm për të mbijetuar.
    Pak kohë më parë, Agolli “kopjoi” biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili para disa kohësh publikoi një mega projekt për një resort të stërmadh në zonën e plazhit dhe pishave në Divjakë. Kësaj herë, sërish me paratë e shqiptarëve, Agolli po ndërton një hotel, restorant, bar dhe pishinë në një zonë kodrinore.
    Tashmë radha i erdhi Korçës, ku në zonat përreth qytetit do të ndërtohet një fermë e madhe me bare, restorante e gjithçka tjetër. “Ky projekt synon krijimin e një ferme moderne të mollëve, duke përdorur teknika të avancuara të bujqësisë dhe një dizajn arkitektonik që mbështet qëndrueshmërinë dhe integrimin në mjedisin natyror. Ferma e Mollëve do të jetë një vend i hapur për të gjithë. Për fermerët, do të ofrohet mundësi për të mësuar. Për konsumatorët, ferma do të sigurojë produkte të freskëta dhe të cilësisë së lartë, duke i siguruar konsumatorëve ushqim të shëndetshëm dhe të prodhuar lokalisht. Për turistët, ferma do të jetë një vend atraktiv turistik duke ofruar mundësi për rekreacion, edukim dhe gastronomi” thuhet në dokument.
    Në dokumente, FSHZH shkruan se zona ku do të zhvillohet projekti i “Fermës së Dijes” ndodhet në afërsi të fshatit Qatrom, vetëm 5.4 km larg qytetit të Korçës. “Terreni ku do të ngrihet ferma e mollëve karakterizohet nga një topografi e lehtë, me tokë pjellore dhe akses ndaj burimeve të ujit. Zona është e pandërtuar dhe rrethohet nga një rrugë perimetrale e pashtruar. Ajo ndodhet shumë pranërrugës interurbane, por është e nevojshme një infrastrukturë rrugore për aksesin në Fermën e Mollëve” thuhet në dokument. Por, kush do t’i vjelë frytet?!/VoxNews 

  • Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

    Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

    Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.
    Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.
    “Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
    Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv

  • ‘Balluku dhe vartësit e saj manipuluan dy tendera me vlerë 210 mln euro’, BIRN: Ministrja mund të dëmtojë provat…

    ‘Balluku dhe vartësit e saj manipuluan dy tendera me vlerë 210 mln euro’, BIRN: Ministrja mund të dëmtojë provat…

    Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë u njoh edhe me pretendimet e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi e Gentian Gjyli kundër caktimit të masave të pezullimit ndaj tyre, vendosi vazhdimin e tyre.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj. Po ashtu, u vendos vijimi i masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj të pandehurit Erald Elezi me funksion aktual administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare,KESH dhe për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
    Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Energjetikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku, si dhe Gjyli e Elezi nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve kur hynë dhe dolën nga ambjentet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ku qëndruan për rreth pesë e orë e gjysmë gjatë seancës me objekt marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, të caktuar më 19 nëntor.
    Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.
    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen. Masat e sigurimit ndaj Ballukut çmohen nga gjykata se, nuk e oengojnë atë të ushtrojë funksionin si e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un një ditë më parë lidhur me mesat e caktuara ndaj Ballukut dhe deklaroi se mazhoranca do ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që qeveria do të operojë pa zëvendëskryeministër dhe pa ministër të Energjisë dhe Infrastrukturës.

  • Përdorën dokumente të falsifikuara në 11 maj, sekretari i PS dhe punonjësja e KQZ-së përfundojnë të pandehur

    Përdorën dokumente të falsifikuara në 11 maj, sekretari i PS dhe punonjësja e KQZ-së përfundojnë të pandehur

    Përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ-së
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.P., për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’ parashikuar nga nenet 186/2 dhe 246/1 i Kodit Penal si dhe G.D. dhe M.X për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.P. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar.
    Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi G.D. me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Shtetasi G.D., pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi A.P. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion.
    Nga hetimet rezultoi se dokumenti i falsifikuar u përdor nga shtetasi A. P., ditën e zgjedhjeve  të datës 11.05.2025 pranë qëndrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit G.D. dhe M.X., sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals.
    Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen.

  • DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…

    DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…

    Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.

    Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.
    Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
    Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.
    Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.
    “Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla. Genc Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë Migena Xibinaku.
    Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.
    Ndër të tjera zbulohet se Arlind Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga Genc Demiro.

    Top Channel

  • EMRAT – Hidhin në treg euro të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj, një nga Shkodra, në kërkim një tjetër

    EMRAT – Hidhin në treg euro të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj, një nga Shkodra, në kërkim një tjetër

    Katër persona që bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi hidhnin në treg kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
    Në pranga u vunë shtetasit Alesio Brungaj, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; Serxhio Lala, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Aliaj, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.
    Sipas policisë shtetasit Serxhio Lala, Enis Aliaj. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
    Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi Alesio Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nga hapja e grupkapitullit të fundit me BE te Samiti i Planit të Rritjes, ngjarjet kryesore të javës

    Nga hapja e grupkapitullit të fundit me BE te Samiti i Planit të Rritjes, ngjarjet kryesore të javës

    Java që lamë pas shënoi një moment kulmor në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.
    Në 17 nëntor, Shqipëria mbërriti në në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt në Bruksel.

    Ky ishte grupkapitulli i fundit që u hap për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare.

    Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.

    Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje momente nga kjo ngjarje, Ku delegacioni shqiptar i kryesuar prej tij u paraqit në Bruksel me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.
    Nga Brukseli, ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së vlerësoi se Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat e harmonizimin me BE, ndërsa e cilësoi këtë “një shpejtësi rekord”.
    “Është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jepni rezultate më shpejt se sa vonë”, inkurajoi ajo.
    Ndërsa komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos vlerësoi po ashtu se ky moment tregon që BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen.
    Suksesi i Shqipërisë, sipas saj “është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE”.
    Kos e cilësoi Shqipërinë frymëzim për shumë vende në Ballkanin Perëndimor, ndërsa u shpreh se “jemi të përkushtuar t’ju mbështesim të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në Bashkimin Europian”.
    Nga ana e tij, kryeministri Rama shprehu besimin se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë.
    Rama vlerësoi mbështetjen e Presidencës suedeze në këtë rrugëtim, ndërsa siguroi se Shqipëria do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet dhe disiplinë.
    Një tjetër ngjarje me rëndësi në javën që lamë pas ishte edhe organizimi në Tiranë i Samitit rajonal të liderëve Growth Plan “Our Pathway to the EU”.
    Në 21 nëntor, Tirana mirëpriti liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos në këtë samit ku u lançua Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor.
    Në samit u diskutua po ashtu mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj.
    Rama e cilësoi organizimin e Samitit në Tiranë, një tjetër ditë europiane për Shqipërinë.
    Kryeministri u shpreh se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian.
    ATSH