Tag: tirana

  • ‘Show me ndërtimet pa leje’, PD: Koçiu ta niste punën nga…

    ‘Show me ndërtimet pa leje’, PD: Koçiu ta niste punën nga…

    Partia Demokratike ka denoncuar se qeveria po bën show me ndërtimet pa leje, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama mbron kullat e oligarkëve dhe jo ligjin.
    “Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
    Por, theksoi se Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Ajo theksoi se projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai ‘vizion europian’, por shtoi që është një lavatriçe gjigante pastrimi parash.

    “Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve. Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.”, u shpreh Vangjeli.
    Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të hetojë lejet e ndërtimit të dhëna, zbatimin e punimeve në respekt të tyre, burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve, si edhe lidhjet midis ndërtuesve e funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Deklarata e plotë:
    Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
    Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘WEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’,  ‘Bound Tower’ e shumë të tjera.
    Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.
    Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.
    Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.
    Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.
    Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.
    Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:
    Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,
    Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve,
    Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.

  • Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat

    Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat

    7 Nëntor 2025

    19:02

    Telesport

    Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan finalet e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshat 2013 dhe 2014, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
    Në grupmoshën 2014, gjysmëfinalet prodhuan përballjet Elbasan – Durrës dhe Fier – Tiranë. Në finale u ndeshën Tirana dhe Elbasani, ku Tirana fitoi me rezultatin 4-0 dhe u shpall kampione e kësaj grupmoshe.
    Në grupmoshën 2013, gjysmëfinalet ishin Tirana – Korçë dhe Fier – Durrës. Finalja e kësaj grupmoshe u luajt mes Tiranës dhe Fierit, ku Tirana triumfoi 2-0.
    Gjatë turneut u vëzhguan 352 futbollistë të datëlindjes 2013 dhe 2014. Specialistët e Drejtorisë Teknike do të përzgjedhin më tej përfaqësueset e moshave për t’u trajnuar dhe monitoruar si çdo ekip kombëtar i moshave, një iniciativë që Drejtoria Teknike e aplikon prej dy sezoneve.

  • Veliaj, mesazh nga qelia për fitoren në Kushtetuese

    Veliaj, mesazh nga qelia për fitoren në Kushtetuese

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, prej muajsh në burg, ka reaguar për herë të parë pas një fitoreje ligjore në Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë, më saktë Ramën, duke e lënë atë në detyrë.
    Por Veliaj, duke mos dashur të atakohet me eprorin e tij politik, e cilëson atë një fitore për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Sipas tij, vendimi nuk i rikthen mandatin atij personalisht por popullit të Tiranës.
    “Të dashur miq, për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij. Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.  Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua”, shkruan Veliaj.
    Ai thekson se do të bëjë gjithçka mundet që puna të vijojë dhe të mos pengohet në ushtrimin e mandatit.
    “Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”.
    Nga ana tjetër, Rama kërkon tashmë lirinë e tij, pas vendimit të Kushtetueses, si për të fashitur çdo hamendje për një konspiracion politik ndaj tij.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim. Unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet, kjo është gjë e mirë, duhet ta pranojnë dhe ata që e kundërshtojnë. Së dyti, nëse Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027, atëherë këtu jemi përballë një disporpocioni të dyfishtë. Mbajtja e tij në qeli, por edhe disporpocioni në dëm të së drejtës kushtetuese të kryeqytetit, për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet.
    Nuk ka sesi të mos pres, që me të njëjtin parim, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliaj në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë. Unë dua të theksoj edhe diçka tjetër. Nuk kanë thënë të vërtetën lidhur me shkarkimin e kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të Partisë Socialiste. Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurit e vet në krye. Kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, ky është skandal në vetvete. Qytetarët paguajnë koston”, tha kryeministri Edi Rama.
     
    /tesheshi.com/

  • Rama: Tirana, si një trup pa kokë. Kryeministri kërkon që Gjykata të kthejë në liri Erion Veliajn

    Rama: Tirana, si një trup pa kokë. Kryeministri kërkon që Gjykata të kthejë në liri Erion Veliajn

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, për Kryeministrin Edi Rama ka lënë kryeqytetin si një trup pa kokë.
    Në serinë e radhës të podcastit të tij “FLASIM” kreu i qeverisë theksoi se ky vendim i trupës gjykuese është në dëm të bashkisë më të madhe në vend, e cila nuk mund të lihet pa një drejtues.
    “E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të tij si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetin”, tha Rama.

    Për Ramën e vetmja zgjidhje për kryeqytetin do të ishte nëse Veliaj do të gjykohej në gjendje të lirë në mënyrë që të vijonte detyrën e cila iu la nga Kushtetuesja.
    “Çdo njeri normal që nuk sheh te qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, por një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo. Edhe kjo është gjeja më normale. E para dhe e dyta janë të sigurta, e treta mbetet për tu parë”, tha Rama.
    Ndërkaq, teksa na presin vetëm dy ditë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kreu i qeverisë ftoi kandidatët socialistë të 5 bashkive, të cilëve i la porositë e tij.
    “Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati”, tha ai.
    Madje bënë dhe një parashikim të rezultatit që presin të djelën.
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80 përqind të votave. Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj. Ervin Ceca: 75%. Altin Bojni: 65% Rama-Bojnit: Të isha në vendin tënd do të thosha 51%. Florenc Doka: Po qëndroj te 70% plus 1 edhe prej faktit se ish kryetari i bashkisë ka dalë 72%.
    Të dielën qytetarët e Vlorës, Beratit, Matit, Tepelenës dhe Cërrikut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë përballë kandidatëve të pavarur që mbështeten nga opozita.

  • “Lironi Veliajn”, Rama reagon sërish për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    “Lironi Veliajn”, Rama reagon sërish për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me vendimin të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Erion Veliajt si kryetar Bashkie të Tiranës.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim. Unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet, kjo është gjë e mirë, duhet ta pranojnë dhe ata që e kundërshtojnë. Së dyti, nëse Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027, atëherë këtu jemi përballë një disporpocioni të dyfishtë. Mbajtja e tij në qeli, por edhe disporpocioni në dëm të së drejtës kushtetuese të kryeqytetit, për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet.

    Nuk ka sesi të mos pres, që me të njëjtin parim, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë. Unë dua të theksoj edhe diçka tjetër. Nuk kanë thënë të vërtetën lidhur me shkarkimin e kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të Partisë Socialiste. Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurit e vet në krye. Kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, ky është skandal në vetvete. Qytetarët paguajnë koston”, tha kryeministri Edi Rama.

  • ‘Skandal për qytetarët’, Rama reagon ndaj vendimit për Veliajn: Kryeqyteti duhet drejtuar…

    ‘Skandal për qytetarët’, Rama reagon ndaj vendimit për Veliajn: Kryeqyteti duhet drejtuar…

    Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit.
    E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama.

  • Veliaj u rikthye në detyrë! Rama: Absurde! E dëmshme mbajtja e tij në qeli, gjëja më normale të hetohet i lirë

    Veliaj u rikthye në detyrë! Rama: Absurde! E dëmshme mbajtja e tij në qeli, gjëja më normale të hetohet i lirë

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podcastin “Flasim” sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ktheu Erion Veliaj në detyrë në krye të Bashkisë Tiranë. Rama e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që të lërë të lirë Veliajn. Sipas tij nëse Tirana nuk ka zgjedhje deri në vitin 2027, qëndrimi i Veliajt në qeli është i dëmshëm për të si person por edhe për drejtimin e kryeqytetit.
    Edi Rama: Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto.

  • “Skandal, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim”/ Rama flet për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt: Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027…

    “Skandal, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim”/ Rama flet për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt: Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027…

    Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i rinënvizoj. Siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet.  Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 jemi përballë një disporporcioni të dyfishtë, mbajtja e tij në qeli në dëm të qytetarëve për t’u shërbyer nga i drejti. Së treti vjen logjikisht.
    Më duket se është normale që Kushtetuesja kur të gjykojë masën ta lirojë dhe gjykimi të vijojë në liri. Çfarëdo është thënë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup ka kokë. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi absurd, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete”, tha kryeministri Edi Rama.

  • “Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

    “Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

    Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit. 
    E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama. 
     

  • Tirana, gjeneratori i ekonomisë/ Thellohet diferenca rajonale, Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    Tirana, gjeneratori i ekonomisë/ Thellohet diferenca rajonale, Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

     A po rritet ekonomia shqiptare apo vetëm Tirana? Shifrat tregojnë se kryeqyteti po mban mbi supe gjysmën e gjithë rritjes kombëtare ndërsa pjesa tjetër e vendit po ecën shumë më ngadalë.

    Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia shqiptare në 2023 u rrit me 4.02% ndërsa Tirana kontribuoi me mbi 2%. Por cilat qarqe e pasojnë më tej kryeqytetin?
    Teksa Tirana mban rolin e saj dominues si qendra kryesore financiare, tregtare dhe administrative e vendit, pas saj renditen qarqet Fier dhe Durrës, që mbeten nyje të rëndësishme për industrinë dhe transportin, ndërsa Elbasani dhe Vlora tregojnë një aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në zonat qendrore dhe bregdetare. Qarqet Shkodër dhe Korçë mbajnë një peshë të moderuar. Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi përbëjnë qarqet me kontributin më të ulët në PBB.
    Kjo tablo tregon se hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit mund të thellohet edhe më shumë.
    Edhe sipas PBB për frymë diferencat rajonale janë të thella.
    Vlera ekonomike e prodhuar mesatarisht nga një person brenda periudhës 1 vjetore u vërejt medoemos në rajonin qendror përfshirë këtu Tiranën me 1.36 milionë lekë për frymë më pas vijon me Durrësin e Fierin mbi 1 milionë lekë për frymë.  Në fund të listës qëndrojnë Kukësi, Dibra dhe Berati, që kanë PBB për frymë shumë më të ulët se pjesa tjetër e vendit.
    Një rezultat i tillë ku rritja e lartë ekonomike dhe PBB-ja për frymë e përqendruar është e përqendruar kryesisht në Tiranë dhe disa qarqe bregdetare, tregon një zhvillim të pabalancuar rajonal.
    Duke bërë kështu që mundësitë ekonomike, investimet dhe punësimi të drejtohen në pak zona, ndërsa rajonet e tjera mbeten prapa. Kjo bën që të rritet hendeku social dhe ekonomik mes qarqeve, duke nxitur migrimin drejt qendrave urbane dhe duke e kthyer në një sfidë zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvendor.

    Top Channel