Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se do të jetë kryebashkiaku “de facto” i Bashkisë së Tiranës.
Gjatë takimit me socialistët sot në njësinë numër 5 në Tiranë i shoqëruar edhe nga Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se Tirana sipas tij ka nevojë për kryebashkiakun por duke qënë se Veliaj ndodhet në qeli do të jetë vetë Rama që do të ‘kujdeset’ për kryeqytetin.
“Qyteti duhet të pastrohet, të funksionojë normalisht shërbimet normalisht. Buxheti të vendoset në funksion normalisht. Po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut por edhe si deputete e Tiranës që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa”,- u shpreh Rama.
Kjo deklaratë e Ramës vjen pak kohë pas Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Veliajn po me urdhër të vetë Ramës.
Gjyqtarët nuk bënë asgjë tjetër, veçse pranuan “shkeljen e syrit” nga Rama, i cili nuk kishte ndërmend të bënte zgjedhje në Tiranë. Ata vendosën të mbanin në detyrë Veliajn, që kryebashkiak “de facto” të jetë Rama.
Tag: tirana
-

Veliaj në detyrë, Rama në praktikë: Tirana nën kontroll “de facto”
-

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën! Tirana ka nevojë për drejtues
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn.
Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t’i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.
‘Kemi edhe buxhetin e bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë është në burg pa gjyq, kur ai u morë dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli që ndodh për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale, çdo njeri nëse duhet hetuar duhet hetuar, por çdo njeri deri kur gjykata e nxjerr fajtor është e pafajshëm, por nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen hiena dhe kllounët e cirkut politikë dhe mediatik për t’i bërë gjyqin ndodh që vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Më pas duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit se nxorën që të vijoi detyrën dhe të bëjë procesin ne menduam se Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit.
Ata që janë po bëjnë maksimumin dhe ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligi thotë tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal, për deputetin thotë kur mungon pa arsye kurse për të zgjedhurin se thotë fare. GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit’, tha ai. -

“Tirana e zaptuar për lojërat abuzuese”/ Veliaj drejton punët nga qelia, Alimehmeti: Nuk ka tjetër rrugë…
Çështja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës pas qëndrimti në qeli të kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë në qendër të debatit. Të ftuar në emision ishin anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe analisti Afrim Osmani, të cilët ndanë qëndrimet e tyre mbi krizën politike dhe institucionale në kryeqytet.
Gjatë diskutimit, Ilir Alimehmeti deklaroi se Tirana është “e zaptuar” nga eksponentë të Partisë Socialiste, duke e cilësuar situatën si produkt të abuzimeve dhe paaftësisë së qeverisjes lokale.
“Tirana është e zaptuar për lojërat abuzuese të eksponentëve të PS. Këta, me problematikat që kanë krijuar vetë, kanë sjellë këtë situatë. Sot për sot, sa kohë palët mbajnë qëndrimet e tyre, qytetarët mbeten peng,” tha Alimehmeti.
Nga ana tjetër, Afrim Osmani theksoi se Erion Veliaj nuk mund të fshihet pas debatit politik me partinë, duke shtuar se një zgjidhje ligjore për këtë situatë do të gjendet së shpejti.
“Veliaj nuk mund të fshihet pas debatit me partinë. Mendoj se ky ngërç nuk do të zgjasë shumë. Kryeministri do të gjejë një zgjidhje ligjore, sepse Tirana nuk mund të tërhiqet zvarrë,” u shpreh Osmani.
Në vijim, Alimehmeti theksoi se zgjidhja për Tiranën duhet të jetë politike, duke nënvizuar se zgjedhjet janë rruga e vetme për të rikthyer legjitimitetin në kryeqytet.
“Zgjidhja është politike, nuk ka tjetër rrugë. Kryeministri e ka shkarkuar Veliajn edhe nga posti i kreut të Shoqatës së Bashkive, duke treguar se e ka larguar politikisht. Ata u frikësuan nga rezultati i Tiranës dhe bënë gjithçka për ta shtyrë. Tirana është udhëheqëse për gjithë bashkitë,” tha ai.
Alimehmeti rikujtoi gjithashtu se opozita ka mbështetur Florjan Binajn si kandidat të pavarur për drejtimin e Bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë si një alternativë reale për ndryshim. -

BNA bashkon Shqipërinë dhe diasporën në një rrjet global të biznesit
Nga Business Network Albania (BNA)
Tirana do të jetë qendra e një nisme të re ekonomike më 29 nëntor, kur në ambientet e “Marriott Tirana” do të zhvillohet “Eventi i Lanҫimit” të Business Network Albania (BNA, një rrjet inovativ që synon të lidhë bizneset shqiptare me ato të diasporës në një platformë bashkëpunimi me standarde ndërkombëtare.Kjo nismë, e udhëhequr nga themeluesi dhe kryetari i BNA, Hudi Shehu, vjen me një qasje të re ndaj konceptit të rrjetëzimit. Në vend të takimeve formale apo eventeve simbolike, BNA vendos në qendër rezultatet konkrete, marrëveshjet, partneritetet dhe financimet që lindin si pasojë e takimeve të organizuara nga rrjeti.
“Bizneset shqiptare nuk kanë nevojë për shumë evente, por për marrëveshje reale. BNA është ura që lidh besimin me veprimin, ku çdo anëtar fiton kohë, çdo takim ka vlerë dhe çdo lidhje ndërtohet për rezultate,” deklaron Shehu.
Ngjarja e 29 nëntorit është konceptuar si një mini-konferencë, që do të mbledhë sipërmarrës, investitorë dhe drejtues ekzekutivë nga brenda dhe jashtë vendit. Përveç prezantimit të platformës BNA, programi do të përfshijë fjalime nga figura të njohura të biznesit, të cilët do të ndajnë përvoja mbi partneritetet ndërkombëtare, inovacionin dhe sfidat e transformimit digjital.
Nën moton “Inovacion. Rrjetëzim. Bashkëpunim.”, BNA synon të krijojë një model të ri zhvillimi ekonomik, të matshëm, të besueshëm dhe të hapur ndaj bashkëpunimeve reale. Pjesëmarrësit në event do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një komuniteti që nxit rritjen, investimet dhe lidhjet strategjike me vlerë të shtuar.
29 Nëntor, Marriott Tirana – Eventi i LanҫimitRegjistrohu në event.bna.al për të siguruar vendin tënd. -

Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia
Janë zhvilluar takimet e raundit të 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vazhdon të jetë e pamposhtur (bashkë me Apoloninë), duke triumfuar sot thellë 103-59 ndaj Kamza Basket. Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku plot 11 lojtarë realizuan në koshin e skuadrës kamzali (Edmonds me 18 pikë më i miri).
Fitore të rëndësishme korri në kryeqytet ekipi i Apolonisë, që mundi 99-71 Partizanin. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën vjen shkëputja e skuadrës fierake. Campbell me 23 pikë ishte më i miri për Apoloninë, ndërsa 32 pikët e Davis për Partizanin mbetën për statistikë.
Një moment të mirë po kalon skuadra e Skënderbeut, që mundi 106-83 Fieri Basket në Korcë. Wakerfield me 40 pikë ishte lider për korcarët, që e merituan fitoren. Pa probleme triumfon edhe Tirana, që mundi 110-66 Flamurtarin e vendit të fundit. 6 lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë.
Fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mundi 80-60 Pogradecin, që ende nuk ka asnjë fitore. Bryant me 27 pikë e Parker me 21 pikë u dalluan për shkodranët. Java e 6-të do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen Elbasani-Teuta.
Superliga-Meshkuj, java e 6-të
Tirana – Flamurtari, 110-66
Vllaznia – Pogradeci, 80-60
Skënderbeu – Fieri Basket, 106-83
Partizani – Apolonia, 71-99
Besëlidhja – Kamza Basket, 103-59
Elbasani – Teuta, 10 nëntor
Renditja: Besëlidhja 12 pikë, Apolonia 12 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Teuta 8 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Pogradeci 6 pikë, Flamurtari 6 pikë. -

‘Lali kthehu, Tirana është qelbur’/ Olta Gixhari ‘në gjunjë’ për Veliajn: Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë…
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mbështetës të shumtë të Veliajt kanë shprehur hapur gëzimin e tyre, ndërsa ndër zërat publikë që reaguan ishte edhe aktorja e njohur Olta Gixhari.
Përmes një postimi në Instagram, Gixhari ndau një mesazh emocionues në mbështetje të Veliajt, të shoqëruar me një fotografi të tij.“Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e duam më shumë në mungesë. Jo çdo e keqe vjen për keq, Lali. Tirana është qelbur dhe në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton,” shkroi aktorja në story-n e saj.Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u publikua pak ditë më parë, argumenton se shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak dhe miratimi nga Qeveria u kryen në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas gjykatës, justifikimi se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muaj nuk përbënte bazë ligjore për shkarkim.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt, ndërkohë që proceset ligjore ndaj tij janë ende në zhvillim. -

Fiton Vora, Tirana e këtij edicioni nuk ndez
Abissnet Superiore, java e 11:
Tirana- Vora 0-2 (Bardhi 11′, Kasalla 32′ pen)
Tirana dështon sërish dhe këtë radhë mundet nga Vora në “Selman Stërmasi” me shifrat 0-2. vendosën golat e Patrik Bardhit, njeriut të ndeshjes, në të 11′ dhe Irgi Kasallës që dyfishoi me penallti në të 32′.
Përgjithëssiht një pjesë e parë e luajtur nën diktatin e miqëve entuziastë nga Vora të cilët edhe pse karricën e lojtarë të tjerë bëri më të mirën në fushë duke vënë në kryesim ndeshjen.
Në pjesën e dytë Nuhiu në drejtimin e tij të dytë me bardhblutë bëri disa ndryshime të cilat e afruan skuadën te zona e portierit Ruçi por pa mundur dot të mbërrijë te goli.
Miqtë tentuan ta vrisnin takimin në fund pasi si gjithnjë mbrojtja bardheblu nuk di të operojë në prapavijë. gabime të shumëta kryesisht në qendër e kanë bërë lojën e skuadrës mjaft të lexueshme. Përfundon 0-2 me Vorën që shkon në vendin e 6-të me 14 pikë ndërsa Tirana gozhdohet në fund me vetëm 6 pikë.
Vazhdo leximin
-

Tirana zhytet në fund, mposhtet edhe nga Vora. 4 ndeshje në Kategorinë e Parë: Korabi, Lushnja dhe Kastrioti fitojnë në shtëpi
Tirana ka pësuar humbjen e katërt rresht, këtë herë është mposhtur 0-2 nga Vora, në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 11-të. Në stadium kishte shumë pak tifozë bardheblu, të zhgënjyer nga gjendja aktuale e ekipit të tyre.
Vora e drejtuar nga Arian Bellai gjeti avantazhin që në minutën e 11-të, ku Patrik Bardhi pasi përfitoi një top nga mungesa e vëmendjes së spanjollit Victor Fernandez, e dërgoi atë në rrjetë më një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 30-të, Kleandro Lleshi shkakton faull brenda zonës ndaj nigerianit Adeloye, arbitri jep 11-metërsh. Godet Irigi Kasalla, topi përfundon në rrjetë. Tafas në njërën anë dhe topi në anën tjetër. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Vorën.
Në minutën e 60-të, gjeorgjiani i futur në pjesën e dytë, Tsotne Patsatsia, pretendon për një penallti në zonë, për kontakt me Kasallën, por arbitri e ndëshkon sulmuesin bardheblu me karton të verdhë për simulim. Rezultati final 0-2. Tirana e drejtuar nga Ardian Nuhiu zhytet në fund me 6 pikë në 11 ndeshje, Vora renditet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Janë luajtur edhe 4 ndeshje në Kategorinë e Parë, ku Kastrioti fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Luftëtarit. Korabi fitoi 1-0 në fushën e vetë ndaj Kukësit. Lushnja fitoi 1-0 në frymën e fundit ndaj Ilirisë. Në ndeshjen tjetër, Besa barazoi pa gola ndaj Laçit
Java e 11-të në Kategorinë e Parë mbyllet nesër me sfidën Apolonia-Skënderbeu. -

Tirana, shansi i dytë i Nuhiut, supersfida e Shkodrës pret dyndje tifozësh
Tirana- Vora dhe Vllaznia-Dinamo Siti janë dy përballjet e sotme të javës së 11-të Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi” do të luhet në orën 14:00 ndërsa bardheblutë pas dështimit të tretë radhazi e kanë detyrim fitoren për të lënë vendin e fundit në tabelë.
Përballë do të ketë as më pak e as më shumë por Vorën debutuese e cila në shumë javë kampionat, ka ditur të shfaqet skuadër konkuruese. Madje dhe fazën e parë, luajtur në Laç vorakët munden thellë Tiranën 3-1. Për Nuhiun në ndeshjen e dytë me tiranasit, kjo sfidë përbën dhe trendin e shpejtë të trajnerit të ri në atë që shihet si ndryshim në pankinë.
Ndërkaq në orën 17:00 në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Dinamon. Kjo ndeshje e “mbarsur” me polemika mediatike ende pa nisur, sfida premton garë speciale e kërkesë të madhe për pikë. Vllaznia është e para (bashkë me Elbasanin) mirpo me blutë, i ndajnë vetëm dy pikë ndaj dhe ekipet, ndër më të mira të këtij edicioni, përtej objektivit të largët, e kanë një sfidë të shpejtë për kreun.
Nesër, radha e Teuta- Partizani dhe AF Elbasani-Egnatia. Ndeshja e dejshme e xhiros së 11-të Bylis- Flamurtari luajtur në Vlorë u vendos nga goli i Maksutit (63′) për skuadrën vlonjate 0-1./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
