Tag: tirana

  • Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

    Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

    Tirana u mposht mbrëmjen e së hënës nga Elbasani në transfertë dhe e sheh veten në vendin e fundit të renditjes pas 32 javësh kampionat.
    Bardheblutë kaluan të parët në avantazh dhe më pas u përpoqën të menaxhonin rezultatin deri në fund të sfidës. Por, vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen, shkruan A2.
    Goli i fitores për Elbasanin erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë.
    Ndërkohë, Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat. Pas 3 barazimesh radhazi, kampionët në fuqi mposhtën Bylisin me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”.
    Ekipi i Edlir Tetovës mori 3 pikët falë golave të Lushkjes dhe Guindos.
    Rrogozhinasit pas kësaj fitoreje kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 më shumë se Vllaznia, shkruan A2.
    Ndërkohë, Bylis zbret në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.

  • “Tirana Grand Prix”, ndahen çmimet e eventit më të madh të automobilizmit

    “Tirana Grand Prix”, ndahen çmimet e eventit më të madh të automobilizmit

    Tirana Grand Prix, eventi më i madh i automobilizmit në Shqipëri, zhvilloi sot paradite, në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tre vendet e para për kategorinë klasike.
    “Tirana Grand Prix”, një ngjarje historike për të apasionuarit e automobilave në Shqipëri, nisi të premten edicionin e tretë, me një ekspozitë të automjeteve RETRO dhe praninë e aktorëve kryesorë të industrisë.

    Edicioni i sivjetshëm konfirmoi ambicien për të kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për zhvillimet më të fundit të sektorit.

    Aktiviteti u shoqërua me muzikë, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë zonat ekspozuese ku paraqiteshin automjete të markave të ndryshme.
    Paralelisht me panairin publiku përjetojë një kalendar të ngjeshur ngjarjesh, ku spikati gara “Best Young Driver”, që u zhvillua të premten me pjesëmarrje të të rinjve të apasionuar pas drejtimit, si dhe parada spaktakolare me automjete që vijnë nga Italia për të marrë pjesë në “Tirana Grand Prix”.
    Të shtunën u zhvillua gara “Grand Prix”, si dhe një paradë inovative ku markat më të njohura automobilistike prezantuan teknologjitë më të fundit dhe vizionin për automjetet e së ardhmes.
    Ndërsa e diela kulmoi me fazën finale të garës dhe ndarjen e çmimeve dhe paradën përmbyllëse.
    Automotive Fair Albania III nuk është thjesht një panair makinash, është një përvojë që bashkon historinë, teknologjinë dhe pasionin për drejtimin në një event që sjell bashkë profesionistë, entuziastë dhe publikun e gjerë. Me pjesëmarrjen e aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ky ishte një moment kyç për të reflektuar mbi të ardhmen e mobilitetit në Shqipëri dhe më gjerë.

  • Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Arbri, nga Tirana, ka një kompjuter në bordin e makinës, i cili regjistron kohën dhe ka matur se çdo javë qëndron 25 deri në 30 orë në trafik për një total që është nën 100 km. Mesatarisht, ai shpenzon mbi dy orë në ditë në trafik, me zonën më të rënduar në qendër të Tiranës. Kostoja e parkimit ndërkohë luhatet mes 10-20 mijë lekë në muaj.

    Brunilda nuk sheh alternativë as makinën dhe as transportin publik dhe ka zgjedhur të lëvizë në këmbë. “Ka shumë trafik. Nuk ka parkim.

    Koha e udhëtimit me autobus është thuajse njësoj nëse eci në këmbë. Tirana është një kaos infrastrukturor. Don Bosko, zona ku jetoj, ka vetëm një rrugë për aq shumë banorë. Me ndërtimet e reja që vazhdojnë, më keq do të bëhet”, thotë ajo.

    Si Arbri dhe Brunilda janë me qindra qytetarë që çdo ditë përballen me vonesa në trafik, autobusë me kushte të papërshtatshme dhe pa orare të përcaktuar, sorollatje për të gjetur parkim dhe pagesa që sa vijnë e rriten për të lënë automjetin gjatë natës në vendin ku banon, apo pranë punës.Kaos! Në çdo orë e në çdo pikë të qarkullimit. Nëse e filmoni me një dron trafikun në Tiranë gjatë gjithë ditës do ta kuptoni vetë se për çfarë po flas.

    Një lëmsh i shëmtuar, i vrazhdë, kaotik, me ndotje mjedisore dhe akustike të tmerrshme, me rrezik për sigurinë e jetës për këdo dhe kudo, për këmbësorët, fëmijët, ata me biçikleta, ata me motorë, me monopatina, si dhe vetë për çdo shofer në timon, në mjete private apo publike”, thotë Endri nga Tirana, i cili vetë lëviz me biçikletë.

    Ata komentuan në sondazhin e zhvilluar në faqen e Monitor.al gjatë muajit janar, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting), e cila përveç pyetjeve me zgjedhje, mundëson dhe që qytetarët të japin opinionet e tyre për çështjet e ndryshme.

    Gjithsej u përgjigjën 514 të anketuar, 76% e të cilëve meshkuj. Në përgjigje, dominoi grupmosha 34-44 vjeç, me 45% të të anketuarve, e ndjekur nga të rinjtë 18-34 vjeç, me 33% të atyre që u përgjigjën.

    Sipas rretheve, dominoi Tirana, me 92% të të anketuarve, duke e bërë si rrjedhojë këtë sondazh përfaqësues vetëm për kryeqytetin. 3% e të anketuarve banonin në Durrës dhe 1% në Elbasan.

    97% e të anketuarve thanë se trafiku në qytetin e tyre është i rënduar, ose shumë i rënduar. Vetëm 2.7% mendonin se trafiku është normal.

    Duhet theksuar se gjetjet nuk janë shkencore, pasi kampionimi është i rastësishëm, por gjithsesi ato shërbejnë për të dhënë një ide mbi problematikën me të cilën përballen banorët, sidomos ata të kryeqytetit me trafikun, parkimin dhe mungesën e shërbimit publik cilësor.

    Me makinë, për komoditet, kursim kohe, por dhe transportit të keq publik

    72% e të anketuarve thanë se ata zakonisht udhëtojnë me makinat e tyre personale, përkundrejt 6% me biçikletë dhe 13% më këmbë dhe 9% me transport publik.

    Arsyet për zgjedhjen e llojit të transportit janë nga më të ndryshmet, që nga komoditeti, koha e kursyer, shmangia e trafikut, apo dhe ecja më këmbë për përfitime shëndetësore.

    46% e të anketuarve dhanë kohën, si arsyen kryesore të zgjedhjes së tyre, 21% përmendën komoditetin, 12% koston dhe 8% mungesën e një transporti të përshtatshëm publik. 5% thanë se e kishin punën larg. Shqetësimi më i vogël i tyre ishte ndikimi në mjedis, që ishte zgjedhje për vetëm 2% të të anketuarve.

    “Duhet të çoj fëmijët në çerdhe e kopsht. Me transportin publik është e pamundur të arrij të përcjell të dy fëmijët”, thotë Elisa nga Tirana, që përdor makinën e saj dhe shpenzon mbi dy orë në trafik çdo ditë.

    Nëse do të kishte një sistem eficient transporti publik, numri i përdoruesve të makinave do të ulet, sidomos në kryeqytet. Shumë të anketuar përmendin problematikat me autobusët, që i detyrojnë ata të nxjerrin makinat për të shkuar në punë, apo për të plotësuar nevoja të tjera të përditshme.

    “Është e pamundur të arrihet vendi i punës me mjete të transportit publik”, thotë Genti nga Tirana, i cili me mjetin e tij shpenzon mbi dy orë në ditë i ngecur në trafik.

    “Ka një transportit publik jocilësor, ku problematika kryesore është mungesa e ajrit të kondicionuar gjatë sezonit të verës dhe sidomos mbipopullimi i urbaneve”, thotë D, nga Tirana, që ka zgjedhur të udhëtojë me makinën e saj.

    “Përdor makinën se Linjat e Urbanit nuk janë korrekte dhe funksionale. Linjat urbane janë të çorganizuara, nuk lidhen me njëra-tjetrën dhe janë shumë të ngadalta”, thotë Sokoli nga Tirana.

    Ka dhe nga ata qytetarë, sidomos femra, që nuk përdorin as makinë dhe as mjet publik, duke ndjekur një stil jetese të shëndetshëm. “Lëviz në këmbë sepse nuk kam ku të parkoj, eliminoj trafikun, mbaj trupin në formë, kursej karburantin që do të shpenzoja për të shkuar në punë”, thotë K. Koroveshi, femër nga Tirana.

    Të ndarë sipas llojit të transportit, 61% e atyre që ngasin biçikletën thanë se e kanë zgjedhur këtë alternativë për shkak të kohës.

    Nga të anketuarit që udhëtojnë më këmbë, 40% thonë se e bëjnë këtë për shkak të kohës, 20% për koston dhe 10% për përfitime shëndetësore.

    80% e atyre që udhëtojnë me transport publik thanë se e bëjnë këtë për shkak të kostos.

    Nga ata që përdorin makinë, 50% e bëjnë këtë për shkak të kohës, 25% për komoditetin, 10% nga mungesa e transportit të përshtatshëm publik.

    83% e atyre që udhëtojnë me makinë thanë se e përdorin automjetin e tyre çdo ditë, 16% thanë disa herë në javë dhe më pak se 2% e mbante veturën për të dalë rrallë me të.

    Shumë trafik

    Në Tiranë, vetëm gjatë vitit 2024, u regjistruan për herë të parë 41 mijë mjete, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ose 41% e totalit të mjeteve të reja në vend.

    Në total, në kryeqytet janë të regjistruara rreth 330 mijë mjete aktive, sipas DPSHTRR. Në një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, sipas Censit të ri të INSTAT, në kryeqytet ka 550 makina për 1000 banorë, ose një makinë për çdo dy banorë, shifër kjo pothuajse e barabartë me mesataren e Bashkimit Europian (560 makina për 1000 banorë, sipas Eurostat) dhe gati dyfishi i mesatares së vendit. Këtyre u shtohen dhe makinat që vijnë çdo ditë nga rrethet e tjera.

    Shtimi i automjeteve, ndërsa rrugët e brendshme të Tiranës jo vetëm nuk janë zgjeruar, por janë ngushtuar nga korsitë e biçikletave vitet e fundit, kanë rënduar trafikun brenda në qytet. E vetmja lehtësi ka qenë përfundimi i Unazës së Madhe, që ka liruar trafikun në periferi.

    41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur. Në total, 70% e përdoruesve të automjeteve humbin më shumë se një orë në ditë të ngecur në trafik. Vetëm 6% thanë se koha në trafik ishte më pak se 30 minuta dhe 24% nga 30 minuta deri në 1 orë.

    E ndarë vetëm për kryeqytetin, përqindja e të anketuarve, që kalojnë më shumë se një orë në trafik rritet në 73% dhe vetëm 5% shpenzojnë më pak sesa 30 minuta duke pritur të lirohet rruga.

    “Në momentin që e jeton trafikun thuajse çdo ditë, është i dukshëm zhgënjimi që shfaq në çdo dalje në kryeqytet. Tirana është tjetërsuar dhe krijimi i shumë segmenteve rrugore, duke marrë parasysh dhe mbipopullimin e vendit 1/3 e Shqipërisë që jeton në Tiranë, e bën tepër stresuese qarkullimin.

    Unë kam vite që qarkulloj me urban, pasi e shoh me kosto më të ulët, por në anën tjetër, mbingarkimi nuk njeh transport, në qofsh me linjë urbane apo automjet. Problematikë gati 5-7-vjeçare”, thotë Andi nga Tirana, që përdor transportin publik për shkak të kostove.

    “Është katastrofë, shpenzoj rreth 2 orë në ditë në trafik, për të shkuar dhe për t’u kthyer. Për më tepër që brenda Unazës së Vogël është mision i pamundur për parkim”, thotë Flori nga Tirana, i cili e përdor makinën çdo ditë.

    “Trafiku në Tiranë është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballet qyteti. Mosndërtimi i rrugëve të reja dhe përqendrimi i ndërtimeve brenda unazës kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur gjatë orëve të pikut.

    Për më tepër, transporti publik cilësor mungon thuajse tërësisht; aktualisht, ai kufizohet vetëm me autobusë që nuk ndjekin orare fikse, ndërsa mungojnë tërësisht metroja, tramvajet apo zgjidhje të tjera moderne që do të lehtësonin lëvizjen.

    Densiteti i lartë i popullsisë në një zonë të vogël gjeografike e bën thuajse të pamundur gjetjen e hapësirave për parkim, duke shkaktuar stres të përditshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Përveç kësaj, mungesa e politikave afatgjata për decentralizimin e shërbimeve dhe zhvillimin urban në periferi përkeqëson më tej problemin.

    Investimi në zgjidhje moderne të transportit publik, si metroja dhe tramvaji, ndërtimi i rrugëve alternative dhe krijimi i hapësirave të posaçme për parkim janë më shumë se të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet”, thotë Leonati nga Tirana, i cili përdor makinën disa herë në javë dhe shpenzon mbi 2 orë në trafik.

    Astiri, hyrja e Tiranës dhe autostrada, zonat me më shumë trafik

    Astiri përmendet nga shumica e komentuesve si zona që ka më shumë trafik në kryeqytet. Gati 20% e tyre kanë deklaruar se aty qëndrojnë më shumë duke pritur që të hapet rruga.

    “Në të përditshmen time has më shumë trafik në Astir, hyrje dalje të Tiranës, rruga e Durrësit deri në Kthesën e Rinasit dhe në kthim. Por të gjitha rrugët e Tiranës në unazë të vogël dhe rrugë të tjera të rëndësishme kanë një super trafik”, shkruan një komentues nga Tirana, që mbetet dy orë në ditë rrugëve.

    Zona e 21 Dhjetorit, unaza e vogël, Selvia, Pallati me Shigjeta (nënkalimi), Rruga nga Kombinati deri te Amerikan 3, Fresku, Mine Peza, Zogi i Zi, Medreseja janë destinacione të tjera që kalisin durimin e përdoruesve të automjeteve e transportit publik.

    “Çdo zonë është e rënduar në Tiranë. Rruga që përshkoj përfshin Liqenin e Thatë, Kopshtin Zoologjik, Qendrën Kristal. Në rast jo trafiku rruga bëhet për 10 minuta. Kur ka trafik shkon 50 minuta”, thotë S.D.

    Në daljet e unazës së madhe për të hyrë në qytet, rruga ngushtohet, duke krijuar gjithnjë trafik. “Për të hyrë çdo mëngjes në Tiranë në daljen te Kopsht Zoologjik duket të pres mbi 30 minuta”, thotë Denisa, që ka pas kohë që ka marrë shtëpinë në atë zonë.

    Kur kthehesh nga puna i lodhur dhe mbetesh në trafik

    Edhe hyrja e kryeqytetit nga kjo anë është një stres më vete për përdoruesit e automjeteve private, apo dhe ata që udhëtojnë me transport publik.

    Shumë zyra vitet e fundit janë zhvendosur në autostradë, ose në periferi të Tiranës, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e automjeteve private për të shkuar në punë.

    “Shpenzoj një orë në ditë për të shkuar në punë dhe një orë tjetër për tu kthyer”, thotë një punonjës i doganave.

    Ndonëse përfundimi i unazës ka lehtësuar trafikun në shumë pika, hyrja në kryeqytet nga Durrësi e Kamza mbetet problematike.

    “Nga Kamza në Tiranë me autobus duhet 1.5 orë, po kështu edhe për ardhje. Autobusët në Kamëz dhe Tiranë nuk bëhen dy bashkë kurrë, por mbeten në trafik.

    E keqja më e madhe është se kur vonohen rrugës, mbushen aq shumë sa të merret fryma, sidomos në dalje nga Tirana për Kamëz. E keqja, mes shumë të tjerave rrugës, është kthesa e Kamzës. Aty ka shkencë të veçantë botërore për kryqëzime”, thotë Ajeti.

    Ka vështirësi të madhe për të lëvizur në Tiranë, çdo rrugë është e mbingarkuar, sidomos hyrja dhe dalja. Hyrja për në Tiranë nga Durrësi është pjesa më problematike, ku nga 5 korsi reduktohet në 2 korsi, pasi është dhënë leje ndërtimi aty ku s’duhet.

    Në vend që ndërtimet të projektohen e zbatohen në varësi të rrugëve, në Shqipëri ndodh e kundërta, duhet që rrugët t’u përshtaten projekteve ndërtimeve dhe për disa që pasurohen duhet të vuajnë çdo ditë qindra mijë njerëz”, thotë Albani.

    Autostrada konsiderohet si zona me më shumë trafik nga 10% e komentuesve.

    “Tani që po shkruaj kam gjysmë orë që kam ngecur në Vorë. Kjo ndodh për shkak se tashmë i gjithë Veriu shkarkon në mes të autostradës, që pas ndërtimit të rrugës me pagesë. Këtu çdo investim bëhet mbrapsht. Duhej zgjeruar më parë rruga Tiranë-Durrës, që është nyja më e rëndësishme e lidhjes së vendit. Imagjinoni se çfarë do të bëhet në verë”, shkruan A.Z nga Tirana.

    Mëngjesi dhe pasditja më të ngarkuarat

    Dalja herët në mëngjes për shumë nuk është një zgjedhje, por një detyrim për shkak të orarit të caktuar për tu paraqitur në punë, apo domosdoshmërisë për të ikur në shtëpi.

    Koha kur ka më shumë trafik është midis orës 7.00-9.00, kur të gjithë ikin në punë apo në shkollë, që është konsideruar e tillë nga mbi 80% e të anketuarve.

    Kthimi për në shtëpi gjithashtu kërkon durim. Midis orës 17.00-19.00 duhet të presësh radhën në hyrje të Tiranës, në unazën e vogël, apo në pothuajse çdo rrugë të kryeqytetit. Ky orar është zgjedhja e dytë si më e ngarkuara, nga 64% e të anketuarve.

    Nëse do të qarkullosh lirshëm nëpër Tiranë, duket të dalësh pas orës 7 të mbrëmjes./Monitor

  • Tirana përpihet nga mbeturinat”, Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet

    Tirana përpihet nga mbeturinat”, Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Erion Veliaj: Në 4 vite Tirana mori katër tituj europianë

    Erion Veliaj: Në 4 vite Tirana mori katër tituj europianë

    Erion Veliaj shkruan: “Në 4 vitet e fundit Tirana na ka bërë krenarë më shumë se asnjëherë tjetër, duke mbajtur 4 tituj europianë, njëri pas tjetrit, si dëshmi e pakundërshtueshme e punës së kryer për qytetin dhe qytetarët. 🏆

    Në vitin 2022 Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë 🏅, një titull që solli mbi 1000 aktivitete për të rinjtë.
    Në 2023 mori titullin Kryeqyteti Europian i Sportit ⚽, si parathënie e shumë sukseseve në atletikë, mundje etj.
    Në 2024 mbajtëm me krenari Presidencën e B40 🌍, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin e Ballkanit.
    Ndërsa, ky vit është viti i Tiranës Kryeqytet Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. 🎭

    Më e mira është gjithmonë përpara për Tiranën tonë!”.

     

  • Tirana zhgënjen sërish përballë Bylisit dhe rrezikon rënien, Elbasani mund në transfertë Laçin

    Tirana zhgënjen sërish përballë Bylisit dhe rrezikon rënien, Elbasani mund në transfertë Laçin

    Adriatik BALLA
    Java e 31-të e Kategorisë Superiore nisi ditën e djeshme me dy takime e do të vijojë sot me tre të tjera, ku spikat dhe derbi Dinamo-Partizani, ndeshje me rëndësi për të dyja skuadrat dhe pozicionet e tyre në renditje. Natyrisht, surprizat e para për këtë javë i dha që në startin e xhiros Elbasani, me fitoren e ngushtë 1-0 në transfertë ndaj Laçit, por një fitore domethënëse për verdheblutë elbasanas pasi po i afrohen zonës së katërshes që mundëson pjesëmarrjen në fazën “Final Four”. Ndërkohë, dje pasdite ishte radha e Tiranës të bindte në fushën e lojës. Kjo pasi bardheblutë luanin një duel direkt në zonën e ftohtë me Bylisin.
    Tirana barazoi 2-2 me ballshiotët, duke zhgënjyer në një farë mase tifozët e saj dhe duke mbetur në vendnumëro, një barazim që mund të vrasë objektivat e klubit për të mbetur në kategori. Ndeshja shkoi majë më majë. I pati pak nga të gjitha, me rivalitet, kartonë, penallti, ndërhyrje të VAR, kërcënimet e vazhdueshme të presidentit të Bylisit Kapllanaj për tu tërhequr nga fusha, e deri te pakënaqësitë ndaj arbitrimit. Sa i takon kronikës së takimit, Tirana e nisi në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me Përgjonin.
    Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Përgjoni i bardhebluve këtë herë tundi rrjetën në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta. Pas golit nga pika e bardhë të Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 që nuk ndryshuan deri në fund, ndonëse rastet sidomos për miqtë nuk munguan. Gjithsesi, rezultati i shkon më për shtat Bylisit që mban pozitë më të mirë në renditjes se Tirana. Bardheblutë në vend të tetë rrezikohen tani nga Skënderbeu dhe Teuta që mbajnë dy vendet e fundit dhe që sot do të përplasen së bashku.
    Elbasani del me 3 pikë nga Laçi
    Ndeshja e parë e xhiros së 31-të të Kategorisë Superiore ishte ajo e luajtur dje pasdite në Kurbin, midis Laçit dhe Elbasanit. Ishte një ndeshje e fortë, një lojë nervash në fushë e jashtë saj, por elbasanasit dolën me fitore nga ky takim, duke marrë tri pikë të vyera në rrugëtimin e tyre. Të paktën kjo fitore i konsolidon ata në mestabelë dhe nuk bëhet më fjalë për rrezikimin e skuadrës për të zbritur në zonën e ftohtë e më tej të bjerë nga kategoria. Përkundrazi, afrimi i Elbasanit me Partizanin e vendit të katërt mund t’i japë verdhebluve optimizmin e duhur për të lakmuar, pse jo, përfshirjen në “Final Four” në fund të garës.
    Siç thamë, verdheblutë dolën me tre pikë nga kjo transfertë e vështirë, falë autogolit të Shabanit në minutën e 39-të. Më pas skuadrat kërkuan të shënonin por nuk ja dolën. Kështu skuadra e Gvozdenoviç i bën presion Partizanit për një vend në “Final 4” dhe shpreson që të ndalet nga Dinamo ditën e sotme. Gjithçka e hapur për FA Elbasanin në 5 javët e mbetura të kampionatit të rregullt. Sot do të luhen tri ndeshjet e tjera të javës, ku padyshim derbi Dinamo-Partizani mbetet më i rëndësishmi, ndërkohë që një tjetër duel interesant që luhet sot është ai mes Egnatias dhe Vllaznisë.

  • Egnatia-Vllaznia mbyllin javën e 31-të me barazim spektakolar! Partizani rrezikon “final four”, Tirana rënien nga kategoria (VIDEO+RENDITJA)

    Egnatia-Vllaznia mbyllin javën e 31-të me barazim spektakolar! Partizani rrezikon “final four”, Tirana rënien nga kategoria (VIDEO+RENDITJA)

    Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 spektakolar në Rrogozhinë, në fund të një ndeshje shumë të bukur dhe dramatike ku ndodhi gjithçka por edhe ku ne shkallet e stadiumit, edhe pse dite jave dhe dite pune, kishte rreth 2500 tifoze dhe shume nga ata te ardhur nga Shkodra per te mbeshtetur kuqeblute qe jane gjithashtu ne garen per final four.
    Egnatia diktoi ritmin në pjesën e parë dhe ia doli të shënonte me anë të Lushkjes, kurse shkodranët dukeshin shumë pak thumbues. Por me aktivizimin e Grudës në pjesën e dytë, loja e shkodranëve ndryshoi plotësisht. Ata nisën sulme të njëpasnjëshme drejt portës së Dajsinanit, goditën shtyllën, fituan një penallti që u anulua dhe në minutën e 80 gjetën barazimin me anë të Malës.
    Egnatia reagoi, duke u përgjigjur me golin e Fernandos që dukej se po mbyllte ndeshjen. Por vetëm pak minuta më vonë Deliu fitoi penallti në anën tjetër, me Grudën që transformoi saktësisht, duke vulosur një barazim të çmendur mes dy skuadrave.
    GOLI I LUSHKJA – VIDEO
    GOLI I MALËS – VIDEO
    GOLI I FERNANDO – VIDEO
    GOLI I GRUDA – VIDEO
    Ne ndeshjet e tjera, bie ne sy fitorja e Dinamos 1-0 ndaj Partizanit me golin e Baton Zabërgja, por qe ne fund mund t’i ikte nga duart pasi nje penallti e dhene per “demat” u humb nga Domgjoni, qe goditi shtyllen. Dinamo e dominoi takimin dhe mund te kishte shenuar me shume gola. Partizani vazhdon krizen dhe tani duhet te shohe mbrapa pasi Elbasani po vjen dhe eshte 4 pike larg. Verdheblute fituan sfiden e tyre ndaj Laçit. E ndersa Tirana barazoi me Bylis, Teuta perfitoi dhe me fitoren 1-0 ndaj Skenderbeut mer pak fryme dhe pse renditja eshte super e ngjeshur per zonen mbijetese duke qene 5 skuadra aty aty…

    Java e 32-të e Kategorisë Superiore do të nisë për Bajram! Mund të duket absurde por është e vërtetë, pasi FSHF ka caktuar, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, që të mos lërë pushim futbollistët as në këtë ditë feste duke planifikuar për të dielën pjesën më të madhe të ndeshjeve të Superiores.
    Sfidat nisin në orën 17:00 kur në Korçë do të luhet një duel shumë interesant mes Skënderbeut dhe Dinamos. Më pas, në darkë, në orën 20:00, Vllaznia pret Teutën, ndërsa Partizani do të presë Laçin. Sipas kalendarit të planifikuar nga FSHF, dy sfidat e tjera luhen të hënën, me Bylisin që pret Egnatian në drekë dhe duelin Elbasani-Tirana që mbyll javën.
    KALENDARI
    E diel, 30.03.2025
    Skënderbeu-Dinamo ora 17:00
    Vllaznia – Teuta ora 20:00
    Partizani – Laçi ora 20:00
    E hënë, 31.03.2025
    Bylis-Egnatia ora 15:00
    Elbasani-Tirana ora 18:00

  • Pritës, Laçi e Tirana nuk përfitojnë

    Pritës, Laçi e Tirana nuk përfitojnë

    Abissnet Superiore, java e 31:

    Laçi- AF Elbasani 0-1 (Shabani (a) 37′)

    Tirana- Bylis 2-2 (F. Përgjoni 40′, Zharmuni (p) 76′ / A. Përgjoni 26′, 82′ Ilieski 82′)

    Laç:

    Ndeshja Laçi- Elbasani hapi këtë pasdite takimet e javës së 31 Abissnet Superiore. Në një terren të shoqëruar me reshje shiu, të dyja skuadrat tentuan që në fillim të shkonin te goli. Vendasit e Morieros i’u afruan dy tre herë golit në pjesën e parë por dy sulmuesit Bullari e sidomos Traore gabuan topa efektivë. Në të 37′-ën një këndore nga e majta për verdheblutë devijohet lehtë nga mesfushori Shabani dhe topi shkon në rrjetë 0-1.

    Në fraksionin e dytë megjithë lëvizjet e shumta nga kurbinasit, situata mbeti po ajo teksa elbasanasit të kushtëzuar nga 5 mungesa sot, arritën të largohen nga Laçi me tri pikë.

    Tiranë:

    Tirana u rikthye në Arena Kombëtare për të pritur Bylis një takim i cili shihej si mundësi ideale e bardhebluve për të marrë tri pikë. Në fakt Tirana e nisi ndeshjen në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me A. Përgjonin. Reagimi i Tiranës erdhi në fundin e pjesës së parë teksa kapiteni Florian Përgjoni shënoi në minutën e 40.

    Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta. Pas golit të shënuar nga penalltia me Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 . Fundi ishte në këto shifra duke lënë Tiranën në pozicion të vështirë në zonën e rrezikut të rënjës.

    Vazhdo leximin

  • Tirana nuk ‘shitet’, Gjykata e Lartë lë të pastër klubin

    Tirana nuk ‘shitet’, Gjykata e Lartë lë të pastër klubin

    Tirana do të zhvillojë sot në orën 18:00 ndeshjen deçizive me Bylis në ‘Arena Kombëtare’ për javën e 31-të Abissnet Superiore. Një duel mjaft vendimtar për qëndrimin në Superiore e bardhebluve.

    Rikthimi për të luajtur në shtëpi në fakt është shoqëruar me një lajm shumë të mirë për 26 herë kampionët e vendit ecila ka të bëjë me statusin e klubit më të titulluar në vend. Në numrin e sotëm Panoramasport raporton se aksionet e Tiranës (66%) nuk do të dalin në ankand.

    ————————————————————————-

    Aksionet e KF Tiranës nuk do të dalin në ankand, ndërsa Gjykata e Lartë ka pushuar veprimet përmbarimore që nxirrnin në shitje 66% të aksioneve të klubit bardheblu.

    Vendimi është marrë nga gjykata më e lartë shqiptare, që me vendimin civil nr. 11217-01656-00-2017, datë 29.01.2025 të saj ka pranuar padinë e debitorit dhe ka pushuar të gjitha veprimet përmbarimore në dëm të Refik Halilit dhe KF Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe përmbaruesi.

    Zyra e përmbarimit privat me përmbarues Baftjar Nelan ka dorëzuar në QKB një shkresë protokolluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit me nr. 4684, datë 6.3.2025, ku është urdhëruar:

    Heqja e sekuestros të aksioneve në masën 66% që i përkasin shoqërisë “Halili” shpk, pronare e “Klub Futbollit Tirana” sha, pasi është pranuar padia e debitorit me vendimin civil të Gjykatës së Lartë Nr. 11217- 01656-00-2017, datë 29.1.2025. Kjo do të thotë se Tirana është e pastër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Superioria me dy duele, Tirana ‘finale’ me Bylis në “Arena Kombëtare”

    Superioria me dy duele, Tirana ‘finale’ me Bylis në “Arena Kombëtare”

    Abissnet Superiore rikthehet sot dhe nesër të luajë javën e 31-të të parashikuar në kalendar.

    Kështu sot dy takime. Në orën 15:00 do të startojë Laçi-AF Elbasani ndërsa në orën 18:00 Tirana do të presë Bylisin në Arena Kombëtare.

    Ndërkohë të enjten derbi Dinamo- Partizani dhe Teuta Skënderbeu nisin në orën 17:00 teksa në 20:00 supersfida e Rrogozhinës Egnatia- Vllaznia

    Java e 31-të:

    Sot, 26 mars 2025

    Laçi – AF Elbasani  15:00

    Tirana – Bylis   18:00 (Arena Kombëtare)

    Të enjten:

    Dinamo – Partizani   17:00 (në Elbasan)

    Teuta – Skënderbeu   17:00

    Egnatia-Vllaznia 20:00/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin