E pabesueshme, por e vërtetë. Tirana e historisë dhe traditës së madhe në futbollin shqiptar, skuadra më e titullar në vend, mban vendin e fundit të renditjen e Superiopres për momentin. Jemi në “stacionin” e 33-të të kampionatit, kanë mbetur për t’u luajtur edhe tri javë të Superiores (pa “final four”), ndaj rreziku për t’u rrëzuar një kategori më poshtë është më prezent se kurrë te bardheblutë.
Për ta evituar këtë katastrofë, e cila nuk do të ndodhte për herë të parë, gjithsesi, duhet fituar derbi i mbrëmjes së sotme ndaj Partizanit dhe tri sfidat në vijim. Në të kundërt, investimi i klubit do të “hidhet në erë”, emri i madh i Tiranës do të njollosej pa masë. Bledi Shkëmbi, trajneri i bardhebluve, e ka përshkruar kështu përballjen e sotme me “demat e kuq”, ku nuk ka rrugë tjetër veç fitores:
“Është ndeshje jetike, pasi me gabimet tona e kemi bërë kështu situatën, kritike përsa iu përket pikëve. Pra, nuk e shohim vetëm si derbi, ku dihet që të dyja skuadrat japin mbi maksimumin për ta fituar. Luftojmë për mbijetesën, duhet të bëjmë shumë më tepër se Partizani. Po vuajmë për pikët, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo ndaj Elbasanit.
Duhet të kemi fytyrë tjetër, jo si me Elbasanin, që e nisëm mirë, por në fund u treguam të vegjël. Duhet të vrapojmë dhe luftojmë më shumë, pasi ndeshjen e fundit pashë se skuadra ndryshoi në besim. Mua nuk m’u duk që u vetëkënaqëm, por hymë në presion, skuadra vuan anën psikologjike.
Shpresoj që Partizani të mos jetë në një ditë të mirë, edhe pse problemin e kemi pasur te vetja e jo kundërshtarët. Nuk po e bëjmë mirë pjesën tonë, kemi zhvilluar ndeshje të mira në minuta të veçanta, por duhet të kemi vazhdimësi. Nuk ia lejoj vetes dhe skuadrës që të merremi me të tjerët, kur vetë nuk jemi aty ku duhet.
Patjetër që ka një ndryshim te Partizani me ardhjen e Gegës në stol, është një skuadër që duhet analizuar më tepër. Kam parë një Partizan me më shumë luftë dhe ego këto dy ndeshjet e fundit. Ne po bëjmë shumë gabime, iu kemi bërë ndere kundërshtarëve, duhet ta mbyllim tani këtë qasje të gabuar.
Do të mundohemi të sulmojmë për ta shënuar sa më shpejt golin. Që në ditën e parë në këtë kampionat e kam orientuar skuadrën vetëm të fitojë, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët, edhe pse nuk ka asnjëherë siguri. Për të fituar duhet të luftosh dhe vraposh.
Ndodh që bën një ndeshje të mirë dhe humb, po ashtu luan ndeshje të dobët dhe fiton. Tifozët kanë të drejtën e tyre që në këtë moment të jenë të mërzitur, e them me sinqeritet, por ne të gjithë largohemi nga Tirana, ajo mbetet. Kjo Tiranë është e tifozëve, ndaj në këtë derbi presim mbështetjen e tyre më të madhe të mundshme”.
Tag: tirana
-

Shkëmbi kërkon ndihmën e tifozëve në derbi: Ne jemi kalimtarë, Tirana është përjetësisht e juaja
-

Sot derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani luajnë vetëm për fitore
Sot e gjithë vëmendja do të jetë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, në Arenën Kombëtare në kryeqytet.
Edhe pse me një diferencë prej 15 pikësh, një derbi gjithmonë luhet për të fituar nga të dyja skuadrat. Bardheblutë kërkojnë tre pikë për t’iu larguar fundit të tabelës, ndërsa një fitore e Partizanit mund t’i afronte dhe më shumë me një vend të sigurt në Final 4, shkruan A2.
Në prag të ndeshjes, dy trajnerët treguan se ekipet do të luftojnë për t’i marrë maksimumin sfidës, pavarësisht situatës ku janë.
Derbi nis në orën 20:00.
Ndërkohë, më herët, edhe Egnatia që e ka siguruar një vend mes 4 ekipeve më të mira do të luajë me Elbasanin në Rrogozhinë. Për trajnerin Edlir Tetova nuk ka tolerime, duke theksuar se ekipi i tij do të bëjë detyrën deri në ndeshjen e fundit.
Takimi Egnatia-Elbasani do të luhet në Rrogozhinë, prej orës 17:00. -

Kategoria Superiore/ Sonte luhet derbi i fundit Partizani-Tirana
Sonte në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.
Forma dhe statistikat e ekipeve;
Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:Partizani: Golavarazhi 35:29
Tirana: Golavarazhi 37:42Lojtarët që bëjnë diferencën;
Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.
E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë;
Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.
Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.
Tirana – Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit. -

“Nëse Tirana humbet nesër me Partizanin, bie nga Superiorja”! Parashikimi i Dabullës: Shpëton vetëm po fitoi 4 ndeshje rresht
Tirana është duke vuajtur në një sezon aspak të mirë. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të Superiores dhe ndodhen tre pikë larg Teutës që ndodhet në sezonin e Play Out. Ndeshja e nesërme për Tiranën do të jetë kundër Partizanit në derbi. I ftuar në “Max Sport”, ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, është shprehur se nëse Tirana humbet kundër Partizanit, do të rrëzohet nga elita e futbollit shqiptar.
“E kam thënë që Tirana është më e rrezikuar. E kam thënë që do të luftojë për të shpëtuar Play Out-in, në fakt po lufton për të shpëtuar rënien, pra situata është më e keqe. Derbi nesër me Partizanin? Nëse Tirana nuk fiton nesër, del nga Superiorja. Nëse fiton nesër, ka shpresë për të mbijetuar. Tirana duhet të fitojë me patjetër katër ndeshje për të shpëtuar, por që të fitojë katër ndeshje në këtë pikë të kampionatit kur të gjithë duan pikë, është shumë e vështirë. Tirana ka pesë fitore në gjithë kampionatin dhe tani duhet të marrë katër fitore radhazi, për mua është më e rrezikuara nga të gjitha”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/? -

“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, po Tirana paguan 95 mijë euro rroga mujore”! Dabulla kundër Bledi Shkëmbit: E nxori edhe Dinamon nga kategoria
Tirana është duke vuajtur në një sezon aspak të mirë. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të Superiores dhe ndodhen tre pikë larg Teutës që ndodhet në sezonin e Play Out. Ndeshja e nesërme për Tiranën do të jetë kundër Partizanit në derbi. I ftuar në “Max Sport”, ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, është shprehur se nëse Tirana humbet kundër Partizanit, do të rrëzohet nga elita e futbollit shqiptar.
“E kam thënë që Tirana është më e rrezikuar. E kam thënë që do të luftojë për të shpëtuar Play Out-in, në fakt po lufton për të shpëtuar rënien, pra situata është më e keqe. Derbi nesër me Partizanin? Nëse Tirana nuk fiton nesër, del nga Superiorja. Nëse fiton nesër, ka shpresë për të mbijetuar. Tirana duhet të fitojë me patjetër katër ndeshje për të shpëtuar, por që të fitojë katër ndeshje në këtë pikë të kampionatit kur të gjithë duan pikë, është shumë e vështirë. Tirana ka pesë fitore në gjithë kampionatin dhe tani duhet të marrë katër fitore radhazi, për mua është më e rrezikuara nga të gjitha.
Kanë gabuar të gjithë. Nuk janë këta lojtarët e duhur për Tiranën. Ky trajneri që kemi aktualisht ka nxjerrë Dinamon nga kategoria me 1 milionë e gjysmë euro buxhet, Tirana po del nga kategoria dhe ka 1 milionë euro buxhet, se ndoshta nuk e dinë njerëzit dhe thonë ka ulur buxhetin Tirana, ka 1 milionë euro buxhet dhe paguan 95 mijë euro rroga mujore tani që flasim. Janë paguar rrogat, mund të ketë pak vonesa si ndodh zakonisht, po nuk është problem parash. Po na vjen turp që kemi luajtur me Tiranën, një tifozi të Tiranës tani i vjen turp të thotë se është tifoz i Tiranës”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/? -

Superiore/ Nis raundi i forcës, derbi Tirana- Partizani të hënën
Abissnet Superiore i futbollit shqiptar ‘nxiton’ të mbyllë edicionin e 86-të ndërsa tani në kalendar kanë mbetur vetëm katër xhiro. Në këtë fazë të gares, shumë klube janë të destinuar të luajnë fatet e tyre sezonalë pikërisht në pak javë.
E vetmja skuadër që ka arritur një objektiv deri tani është Egnatia e cila ka siguruar matematikisht ‘Final Four’ ndërsa të tjerat nga vendi i 2-të deri te i 10-ti figurojnë me dilema të mëdha vendosje përfundimtare.
Mbi të gjitha beteja për shpëtim është kthyer në kampionat brenda kampionatit pasi 5 skuadra; Skënderbeu, Tirana, Laçi, Bylis dhe Teuta ndahen me vetëm 2 pikë.
Pikërisht sot për javën e 33-të, Laçi- Skënderbeu dhe Bylis- Vllaznia në 15:00 dhe Dinamo Siti- Teuta në 18:00 pritet të japin indicje të qarta për ecurinë e tyre drejt shpëtimit.
Ndërkaq e hëna ofron takimin e orës 17:00 Egnatia- AF Elbasani dhe mbyllet me derbin e madh shqiptar Tirana- Partizani (20:00 në Arena Kombëtare).
Java e 33-të:
Sot ora 15:00
Laçi- Skënderbeu
Bylis- Vllaznia
18:00
Dinamo- Teuta (në Elbasan)
Të hënën:
Egnatia- AF Elbasani 17:00
Tirana- Partizani 20:00 (Arena Kombëtare, Tiranë)/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Play off: Tirana fiton edhe derbin e dytë ndaj Partizanit, Flamurtari triumfon në Vlorë
Tirana dhe Flamurtari kanë fituar gjysmëfinalet e dyta play off në basketboll për femra, duke iu afruar kështu finales së madhe. Ato kanë fituar sot në takimet e radhës, duek udhëhequr 2-0 serinë, ndërkohë që në finale shkon skuadra që fiton tri nga 5 sfidat gjysmëfinale.
Në Durrës, ekipi i Flamurtarit mposhti 87-75 Teutën. Një pjesë e parë e ekuilibruar (43-40 për vlonjatet), por në të dytën vjen shkëputja e ekipit mik, që e ruajti avantazhin deri në fund. Pesë lojtare të Flamurtarit realizuan mbi 12 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Në “Asllan Rusi”, skuadra e Tiranës fitoi 70-66 ndaj Partizanit, duke hedhur një hap të madh drejt finaleve. Pjesa e parë është e ekuilibruar, 39-36 për bardheblutë, që bëjnë diferencën në periodën e tretë. Të kuqtë nuk dorëzohen e ngushtojnë shifrat në fund, por pa bërë dot përmbysjen e madhe.
Morina Bojka me 21 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa për Partizanin nuk mjaftuan 22 pikët e Terry dhe 21 të Ogle.
Gjysmëfinale-Play off
Nd.1, Flamurtari – Teuta, 83-66
Nd.1, Tirana – Partizani, 77-73
Nd.2, Teuta – Flamurtari, 75-87 (0-2)
Nd.2, Partizani – Tirana, 66-70 (0-2)
Nd.3, Flamurtari – Teuta
Nd.3m Tirana – Partizani -

Derbi i fundit i sezonit, Partizani – Tirana, luhet të hënën në “Arenën Kombëtare”
Të hënën, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.
Forma dhe statistikat e ekipeve;
Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:
Partizani: Golavarazhi 35:29
Tirana: Golavarazhi 37:42
Lojtarët që bëjnë diferencën;
Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.
E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë;
Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.
Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.
Tirana – Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit.
-

Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, Studenti e Teuta shkojnë me ndeshje shtesë
Tirana në volejboll për meshkuj ka siguruar një vend në gjysmëfinalet play off, pas fitores 3-0 arritur ndaj Vllaznisë në Shkodër (25-13, 25-22, 25-19). Një ndeshje e komanduar nga bardheblutë, që i fituan të dyja përballjet para-eliminatoret play off.
Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë komanduan miqtë nga kryeqyteti, që diktuan edhe pse luajtën jashtë fushe. Në gjysmëfinale, skuadra e Tiranës do të përballet me Skënderbeun, i kualifikuar direkt mes 4 më të mirëve.
Në sfidën tjetër para-play off, Teuta mundi 3-2 Studentin në Durrës (25-19, 19-25, 25-13, 19-25, 15-10), duke barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Po me këto shifra pat fituar edhe Studenti pak ditë më parë, pra do të nevojitet një ndeshje shtesë.
Të dyja skuadrat dueluan fort në të dyja ndeshjet, duke dhuruar spektakël dhe emocione në fushë. Ndeshja e tretë do të luhet në Tiranë dhe skuadra fituese do të përballet me Partizanin në fazën gjysmëfinale.
Meshkuj, faza para-play off
Nd.1, Tirana – Vllaznia, 3-1
Nd.1, Studenti – Teuta, 3-2
Nd.2, Vllaznia – Tirana, 0-3 (0-2)
Nd.2, Teuta – Studenti, 3-2 (1-1)
Nd.3, Studenti – Teuta
Gjysmëfinale-Play Off
Partizani – StudentiTeuta
Skënderbeu – Tirana -

Pragderbi Tirana-Partizani, skuadrat karikohen për duelin e madh të së hënës
Adriatik BALLA
Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë, të dielë e të hënë, dhe pritet me mjaft interes edhe për faktin se në këtë xhiro do të ketë një duel derbi interesant midis Tiranës dhe Partizanit, e ara skuadër në vend të fundit dhe e rrezikuar të bjerë nga kategoria, kurse të kuqtë në pozita më të mira në top-4 të renditjes dhe njëherësh shumë pranë finales së Kupës së Shqipërisë. Kjo do të jetë një javë vendimtare për Tiranën të cilës i duhen pikët që t’i ikë vendit të fundit dhe të shpresojë mbijetesën. Në të vërtetë do të jetë një derbi ku statistikat nuk kanë vlerë, sepse skuadrat kanë objektiva krejt të ndryshëm, ku “demat e kuq” fokusohen tek trofetë, kurse bardheblutë ëndërrojnë të mbeten në elitë e të mos përsëritet makthi i përjetuar vite më parë kur skuadra ra nga kategoria.
Biletat
Stadiumi pritet të ketë rreth 10000 tifozë në sfidën derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Deri dje në mbrëmje, sipas informacioneve nga klubi bardheblu ishin shitur rreth 2500 bileta. Një numër i mirë, duke pasur parasysh se takimi luhet ditën e hënë dhe përpara janë edhe 4 ditë. Tirana është kthyer përsëri të luajë në këtë impiant, siç bëri edhe dy ditë më parë kur priti Bylisin. Që tani kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë, ku pritet të ketë në fluks të madh tifozësh për shkak të rëndësisë që merr ky derbi jo thjesht si një ndeshje e luftuar me dy skuadra e tifozeri që kanë një rivalitet historik. Tirana kërkon t’i largohet fundit të tabelës, ndërsa Partizani të ruajë vendin në “Final 4”, ndaj çdo rezultat nga ky duel mund të jetë vendimtar për fatin e të dyja skuadrave.
Superiore/ Java 33 pritet me interes prej derbit Tirana-Partizani
Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën. Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”. Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00. Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta. Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin. Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.
Laçi i pret “biletën” Skënderbeut: Do të humbisni!
Një nga duelet e forta të kësaj jave do të jetë ajo mes Laçit dhe Skënderbeut. Klubi kurbinas premton spektakël dhe fton tifozët të vijnë se hyrja është falas. “Ndeshja e radhës për ekipin tonë është si një finale. Të dielën luajmë përballë Skënderbeut duke nisur prej orës 15:00. Hyrja në tribunën përballë do të jetë falas. Mos mungoni në mbështetje të çunave bardhezi për të marrë një fitore me vlerë përballë atyre që dinë të marrin 3 pikët vetëm duke iu hapur portën”, shkruhej në këtë postim. Një aludim i hapur për tolerime ndaj korçarëve, gjë që do të bëjë edhe më të ndezur atmosferën në stadium në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e mbijetesës në Superiore.