Nga “Tirana Industrial Park”, një investim i grupit “Concord Investment” që ndërthur konceptin e parkut logjistik me administrimin e biznesit, kryeministri Edi Rama shpjegoi paqen fiskale që do të bëjë me sipërmarrjen, pas zgjedhjeve të 11 majit.
“Do të ndërtojmë një proces me kompanitë për një marrëveshje paqeje fiskale, në mënyrë që tu japim të gjithë kompanive mundësinë që të zgjedhin mdis një marrëveshjeje parapake me autoritetet fiskale për të paguar një tatim, një shumë mbi tatimin e të ardhurave, një shumë të përcaktuar bashkarisht, pastaj të mund të paguajmë përtej kësaj shume, duke deklaruar të ardhura të tjera të padeklaruara më parë me një tatim vetëm 5%. Do të kenë mundësi kompanitë të mund të dalin në dritë plotësisht dhe të mos ketë barrë që i detyrojnë më pas të kenë borxhe që nuk paguhen kurrë. Kjo do të shoqërohet me mungesën e plotë të inspektimeve, nuk do të kenë më asnjë inspektim kompanitë që hyjnë në këtë marrëveshje”, tha Rama.
Duke theksuar se papunësia në Shqipëri është ulur në nivele historike, Edi Rama përsëriti se paga minimale dhe ajo mesatare do të rritet më tej, nëse Partia Socialiste vazhdon qeverisjen.
“Kemi përgjysmim të papunësisë, në 2030 do ta kemi 6% papunësinë, sa norma mesatre e BE. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar të 2026. Sot kemi nevojë të shohim edhe rritnen e pagave në sektorin publik. Janë rritur, do të rriten edhe më shumë, duke rritur pagat në sektorin publik, kemi tërhequr me vete edhe sektorin privat. Kemi kapërvyer në një epokë tjetër ku tanimë pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Sot kompanitë më shumë sesa ptroblemin sa do paguajmë punëtorët, është ku do ti gjejmë punonjësit e kualifikuar”, shtoi kryeministri.
Kryeministri vuri në dukje faktin se kompanitë që janë pjesë e “Tirana Industrial Park” ofrojnë paga mbi 700 euro, ndërsa nxiti edhe biznese të tjera që të ndjekin ritmin e rritjes së rrogave për punonjësit.
/vizionplus.tv









