Tag: tirana

  • Partizani bën “paqe” me Vllazninë, shkodranët rimarrin kreun e renditjes

    Partizani bën “paqe” me Vllazninë, shkodranët rimarrin kreun e renditjes

    Adriatik BALLA
    Java e 12-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, me dy takime interesante që panë të zbrisnin në fushë emrat e mëdhenj të futbollit tonë. Kështu, në kryeqytet Partizani priti Vllazninë, në një duel ku secila palë synonte maksimumin. Kurse në Vlorë Flamurtari priti Tiranën, një duel i vendeve të fundit në renditje. Këto dy takime nuk prodhuan fitues, edhe pse në fushë u bënë përpjekje, u shënuan gola dhe pati rivalitet. Të dy takimet u mbyllën në barazim 1-1, ku secila skuadër mori nga një pikë, shumë pak për objektivat që kishin.
    Partizani frenon Vllazninë, por se ndal dot të rimarrë kreun
    Partizani dhe Vllaznia egjistruan dje një barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ne një ndeshje shumë të bukur, sidomos në pjesën e dytë, ku në fund asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur me këtë rezultat. Të kuqtë krijuan më shumë raste në pjesën e parë dhe ishin të parët në avantazh me Romën. Në pjesën e dytë, Vllaznia e nisi me vrull dhe tentoi të gjente golin, duke ia arritur qëllimit me Malën. Më pas loja u bë e hapur, me raste nga të dy portat, ku sidomos Pohls me disa pritje vendimtare shpëtoi shpesh katërkëndorin e tij. Në fund, vërshëllima e gjyqtarit Cjapi pa të dy skuadrat të dilnin thuajse të mërzitura nga e fusha e lojës pas nuk morën dot pikët e plota në këtë duel. Partizani mbetet në vend të 7-të me 13 pikë, larg pretendimeve që ka klubi, kurse Vllaznia në kuoptën e 24 oikëve mori kreun e renditjes, por me pikë të barabarta me Elbasanin. Elbasanasit ditën e shtunë barazuan me Dinamon, në një duel shumë të fortë, duke treguar se këtë sezon janë gati të shkojnë në “Final Four” dhe të kenë një shans për titullin. Ambiciet e Elbasanit janë për pjesëmarrje në Europë në fund të edicionit.
    Flamurtari e Tirana dëmtonjë njëra-tjetrën
    Një barazim që nuk i bën punë asnjërës. Kjo fjali mund të përdoret për Flamurtarin dhe Tiranën pas ndeshjes së djeshme mes tyre, e mbyllur në barazim 1-1. Në fakt, Tirana mban të “salduar” vendin e fundit, duke qenë në kryzë të thellë, kurse vlonjatët po përpiqen t’i ikin fundit sa më shumë të munden. Pozitat e tyre në fundtabelë nuk janë aspak premtuese. Kështu, ditën e djeshme, Flamurtari dhe Tirana janë mjaftuar me nga 1 pikë në javën e 12-të në Superiore. Në këtë duel u shënuan 2 gola nga një për secilën skuadër. Në pjesën e parë vlonjatët prodhuan më shumë raste dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me Maksutin në minutën e 37-të. Kështu u mbyllën 45 minutat e para. Në të dytën erdhi goli i barazimit nga braziliani Zhunior. Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra s’ja doli. Kështu të dyja i prishin punë njëra-tjetrës pasi mbeten në vendin e 9-të dhe 10-të, me rrezikshmëri të lartë për të rënë nga kategoria këtë sezon. Në kuadër të javës së 12-të, të bujshme ishin fitoret e Egnatias 5-1 ndaj Bylisit, si dhe fitorja 1-0 në transfertë e Teutës ndaj Vorës. Me këtë fitore të fundit Teuta ka shanse të rivalizojë për një vend në top-4 këtë edicion dhe diferenca me pikë ndaj ekipeve të kreut nuk është e madhe.
    Java 12
    Të shtunën
    Dinamo-Elbasani         1-1
    Egnatia-Bylis               5-1
    Vora-Teuta                   0-1
    Të dielën
    Partizani-Vllaznia        1-1
    Flamurtari-Tirana         1-1
     
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Vllaznia        24
    2.Elbasani        24
    3.Egnatia         22
    4.Dinamo        19
    5.Teuta            18
    6.Vora              14
    7.Partizani       13
    8.Bylis             12
    9.Flamurtari     9
    10.Tirana         7

  • Partizani ndal Vllazninë, Tirana merr pikë në Vlorë

    Partizani ndal Vllazninë, Tirana merr pikë në Vlorë

    Abissnet Superiore java e 12:

    Partizani- Vllaznia 1-1 ( Toma 45’/ Mala 59′)

    Flamurtari- Tirana 1-1 (Maksuti 37’/ Zhunior 75′)

    Dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 12-të Abissnet Superiore luajtur këtë pasdite prodhuan shifra të njëjtë 1-1.

    Në Tiranë (‘Arena e Demave’) Pratizani u përball me Vllazninë në një duel i gjithi i luftuar. Ndonëse te të dy kampet pati mungesa të theksuara, kjo nuk i pengoi ata në fushë të prodhonin lojë impenjative raste dhe dy gola. Fillimisht ishte Iskandarli për të kuqtë i cili pas një inkursioni vetjak nga e majta goditi tokazi me topin që preku shtyllën pingule dhe përfundoi jashtë.

    Ndërsa pjesa e parë po shkonte drejt fundit me Vllazninë më kërkuese, vjen një dalje e shpejtë e Partizanit me Rrok Tomën i cili goditi nga afër dhe kaloi përpara të kuqtë. Në të dytën Vllaznia e rriti ndjeshëm presionin duke e konvertuar këtë preion me golin e Esat Malës në të 59′. Deri në fund nuk ngjau asgjë sa i takon rrjetave respektive për shifrat finalë 1-1.

    Ndrkaq në Vlorë Flamurtari priti Tiranën në duelin e ‘mbijetesës’. Në fakt rivalet e vjetra luftuan në çdo centimetër të fushës për të vajtur te goli por ai do të dukej në të 37′ teksa Erald Maksuti për kuqezinjtë e Morieros do të realizonte te porta e Tafas.

    Pjesa e dytë ishte më pozitive për bardheblutë e cila falë dhe lëvizjeve në formacion, arriti të barazojë me Zhunior në të 75′. Nga një pikë për dy skuadrat që nuk ndryshon asgjë sa i takon fundit të rënditjes./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Flamurtari dhe Tirana “mjaftohen” me nga një pikë, por mbeten në fund. “Paqe” mes Partizanit dhe Vllaznisë

    Flamurtari dhe Tirana “mjaftohen” me nga një pikë, por mbeten në fund. “Paqe” mes Partizanit dhe Vllaznisë

    23 Nëntor 2025

    18:30

    Telesport

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 12-të në Abissnet Superiore. Në Vlorë, Flamurtari dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1. Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 37-të, me Erald Maksutin, i cili bën vetë gjithçka bukur dhe mposht Angelo Tafas. Ka protesta nga bardheblutë, por ndërhyn VAR dhe goli quhet i rregullt.
    Barazimi i bardhebluve erdhi në minutën e 75-të, ku Eliton Junior shënoi me një goditje të bukur nga distanca, e ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve vendas. Rezultati final 1-1, Tirana mbetet në vendin e 10-të, Flamurtari në vendin e 9-të.
    Në “Arenën e Demave”, u luajt Partizani-Vllaznia, e mbyllur me shifrat 1-1. Të kuqtë gjetën të parët avantazhin me Rrok Toma në fund të pjesës së parë, i cili shënoi pas një topi të gjatë të ardhur nga Andi Janjeva.
    Esat Mala barazon shifrat për Vllazninë në minutën e 59-të me një supergol, por nuk feston në shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij. Rezultati final, 1-1.

  • Mbyllet java e 12-të e Superiores, ja si ndryshon renditja (foto)

    Mbyllet java e 12-të e Superiores, ja si ndryshon renditja (foto)

    23 Nëntor 2025

    18:53

    Telesport

    Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll sot me ndeshjet Flamurtari – Tirana dhe Partizani – Vllaznia, të cilat përfunduan në barazim me rezultatin 1-1.
    Egnatia triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Bylisit në “Egnatia Arena”, ndërsa Teuta mundi Vorën me rezultatin minimal 1-0. Sfida Dinamo City – AF Elbasani u mbyll në barazim 1-1.
    Renditja nuk ka shumë ndryshime nga ajo e një jave më parë, ku Vllaznia dhe Elbasani vazhdojnë kryesimin me nga 24 pikë, Flamurtari dhe Tirana mbeten në fund.

  • Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

    Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që kanë sjellë edhe zyrtarizimin e tri skuadrave të para që avancojnë në fazën gjysmëfinale. Vetëm në Grupin B duelohet për një vend.
    Në këtë grup, Tirana fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në (25-17, 25-13, 25-11), një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Me 12 pikë të plota, ekipi kampion avancon metamatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
    Një hap përpara bën Dinamo, që fitoi 3-1 ndaj Teutës në Durrës (25-16, 25-17, 20-25, 27-25) dhe ndodhet e vetme në vendin e dytë. Një ndeshje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por kryeqytetaset arritën të triumfojnë në fund.
    Nqë Grupin A, Pogradeci mundi 3-0 Korabin (25-6, 25-12, 25-16), një ndeshje që ishte si një stërvitore për liqenoret. Skuadra e Pogradecit mban e pamposhtur vendin e parë dhe siguron kualifikimin bashkë me Skënderbeun.
    Korcaret, në ndeshjen e tyre, mundën 3-0 Partizanin (25-21, 25-18, 25-19). Skuadra kryeqytetase nuk kishte forcën të rivalizonte ndaj Skënderbeut, që shkëputej gradualisht dhe e meritoi fitoren, duke siguruar vendin e dytë.
    Femra – Grupi A (java 4)
    Partizani – Skënderbeu, 0-3
    Korabi – Pogradeci, 0-3
    Renditja: Pogradeci 12 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Partizani 3 pikë, Korabi 0 pikë.
    Femra – Grupi B (java 4)
    Vllaznia – Tirana, 0-3
    Teuta – Dinamo,1-3
    Renditja: Tirana 12 pikë, Dinamo 6 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

  • Kupa e Shqipërisë/ Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, fitojnë Skënderbeu dhe Erzeni

    Kupa e Shqipërisë/ Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, fitojnë Skënderbeu dhe Erzeni

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Tirana është skuadra e parë gjysmëfinaliste, që avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Elbasanit jashtë fushe (25-19, 25-15, 25-18).
    Një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga bardheblutë, që udhëheqin në Grupin B me 12 pikë të plota. Në këtë grup beteja është për vendin e dytë mes Vllaznisë dhe Erzemit, me shijakasit që fituan 3-1 ndaj shkodranëve (25-20, 20-25, 26-24, 25-21).
    Një ndeshje e dueluar fort nga të dyja skuadrat, që deri në fund dhuruan spektakël në fushë. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 6 pikë dhe vemdimtare dp të jenë përballjet e fundit dhe pikët në ndeshjet direkte.
    Në Grupin A, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-1 në kryeqytet ndaj Studenti (25-22, 16-25, 25-23, 26-24). Një ndeshje e fortë dhe e ekuilibruar deri në fund, me korcarët që bënë diferencën në momentet vendimtare dhe barazohen me pikë me Partizanin në krye.
    Meshkuj – Grupi A (java 4)
    Studenti – Skënderbeu, 1-3
    Partizani (pushim)
    Renditja: Partizani 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Studenti 0 pikë.
    Meshkuj – Grupi B (java 4)
    Erzeni – Vllaznia, 3-1
    Elbasani – Tirana, 0-3
    Renditja: Tirana 12 pikë, Vllaznia 6 pikë, Erzeni 6 pikë, Elbasani 0 pikë.

  • “Tirana u bë sërish qendra e Europës”, Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

    “Tirana u bë sërish qendra e Europës”, Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

    Tirana u shndërrua sot në qendrën e zhvillimeve europiane, teksa mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, vlerësoi rolin e këtij mekanizmi financiar si një instrument kyç që shpejton procesin e afrimit të rajonit me standardet dhe tregun europian.
    Spiropali theksoi se, Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.
    “Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, theksoi Spiropali.

  • Tirana, mes kryeqyteteve më të përballueshme të Europës në 2026

    Tirana, mes kryeqyteteve më të përballueshme të Europës në 2026

    “Viti 2026 do të jetë viti perfekt për të eksploruar Europën pa shpenzuar shumë. Ne kemi renditur 10 kryeqytetet evropiane më të përballueshme vitin e ardhshëm, ku një fundjavë mund të kushtojë më pak se një darkë jashtë”. Kështu e nis artikullin “The Wom Travel”, rrjeti italian i udhëtimeve, ku përkrahin Pragën, Budapestin, Varshavën apo Athinën, dhe rendit edhe Tiranën si një kryeqytet me kosto të ulët dhe të përballueshme për çdo turist.

    “The Wom Travel” shkruan në artikull se Tirana është ndoshta surpriza më e madhe në këtë renditje, pasi kryeqyteti i Shqipërisë ka pësuar një transformim rrënjësor në dekadat e fundit, duke kaluar nga një qytet gri komunist në një qendër qyteti plot gjallëri dhe me shumë ngjyra.

    Ndërtesat e pikturuara me murale dhe ngjyra të ndezura janë një simbol i kësaj rilindjeje, ndaj duhet vizituar patjetër në 2026, shkruan agjencia italiane e udhëtimit.

    Ndër të tjera, në artikull për Tiranën shkruhet se edhe pse është kryeqytet dinamik, njëkohësisht është tepër i përballueshëm për çdo vizitor. Sheshi Skënderbej dhe zona e Ish-Bllokut ofrojnë një pamje unike të historisë dhe modernitetit shqiptar, duke e kthyer Tiranën në destinacionin e përsosur për udhëtarët kuriozë që kërkojnë mbi të gjitha një qytet autentik.

    Rrjeti italian i udhëtimeve “The Wom Travel” u sugjeron lexuesve se cila është periudha më e mirë për të udhëtuar në kryeqytetin shqiptar me një kosto të ulët, ku në përgjithësi periudhat si pranvera dhe vjeshta ofrojnë ekuilibrin më të mirë mes motit të përshtatshëm dhe çmimeve të ulëta për fluturime dhe akomodime.

  • Moti i keq/ Tirana nën alarm për përmbytje, Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

    Moti i keq/ Tirana nën alarm për përmbytje, Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

    Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë reshje të dendura shiu dhe shtrëngata. Përmes një njoftimi, Bashkia Tiranë i kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
    Po ashtu, Bashkia bën të ditur se ekipet e tyre do të jenë në terren për çdo situatë dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo problem.
    Njoftimi i Bashkisë Tiranë:
    Gjatë natës së sotme dhe ditën e nesërme Tirana do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.
    Ju lutem, tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë.
    Për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112.

  • Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

    Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

    Policia e Shtetit përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.