Tag: tirana

  • Tirana zhytet në fund, Egnatia kap kreun. Dinamo del vetëm me 1 pikë nga Ballshi

    Tirana zhytet në fund, Egnatia kap kreun. Dinamo del vetëm me 1 pikë nga Ballshi

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në “Abissnet Superiore” për javën e 13-të. Në “Selman Stërmasi”, Tirana është mundur 0-1 nga Egnatia.
    Golin e vetëm të takimit e shënoi Bakayoko nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 26-të, një penallti që shkakttoi kaos në fushë, madje qe e nevojvshme edhe ndërhyrja e policisë.
    Situata ishte e tillë: Ermal Meta, mbrojtësi i Tiranës, pati një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë me sulmuesin e Egnatias, Alessandro Albanese. Arbitri kryesor i takimit jep goditje dënimi dhe karton të verdhë për Metën. Më pas merr sinjalizim nga VAR dhe drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku Bakayoko tregohet i saktë.
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka Elbasani kryesues. Tirana mbetet në fund me vetëm 7 pikë.
    Në “Adush Muça” u përballen Bylis dhe Dinamo. Pavarësisht se “Blutë” dominuan takimin dhe patën më shumë raste, shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Rasti më i mirë për Dinamon ishte në kohën shtesë në fudn të pjesës së dytë, ku i sapofuturi Mustapha Koma, humbi një rast tejet të pastër për të gjetur golin. Rezultati final 0-0.
    Pas këtij barazimi, Bylis mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë, Dinamo në vendin e 5-të me 20 pikë. “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja kanë 4 javë që nuk fitojnë, duke qenë kështu të themi në krizë.

  • Tirana sërish pa pikë, Dinamo ngec në Ballsh

    Tirana sërish pa pikë, Dinamo ngec në Ballsh

    Tirana u shfaq kërkuese në 15′ minutat e fundit por sërish skuadra e Nuhiut mbetet pa shijen e pikës duke rrezikuar seriozisht rrëzimin nga Superioria. Egnatia pragmatiste del e fituar dhe kap kreun që e ndan me Elbasanin.

    Dy ndeshje të orës 13:30 të javës së 13-të Abissnet Superiore prodhuan vetëm një gol. Ai i takoi duelit të luajtur në “Selman Stërmasi” ndërmjet Tiranës dhe Egnatias i shënuar me penallti nga Bakajoko për kampionët në fuqi të Egnatias. Goli u shënua në minutën e 27-të ndërsa penalltia u konfirmua nga VAR-i. Po në këtë pjesë Vera për Tiranën goditi shtyllën.

    Në fundin e takimit pati duel të shtuar mes sulmit bardheblu dhe mbrojtjes mike. Rafael, Emiljano Mihana dhe Tabeku nuk e kaluan dot portierin Dajsinani i cili edhe sot e ka shpëtuar disa herë skuadrën nga goli.

    Ndërkaq në “Adush Muça”, Bylis u shfaq më kërkues se Dinamo por si vendasit e Mirel Josës ashtu dhe blutë e Ilir Dajës nuk arritën të gjenën në asnjë çast golin.

    Pas pak në Vlorë ndeshja e fundit e javës Flamurtari- Vora.

    Abissnet Superiore, java e 13, shifrat:

    13:30

    Tirana- Egnatia 0-1

    Bylis-Dinamo Siti 0-0

    Flamurtari- Vora 16:30

    Luajtur dje:

    Vllaznia- Teuta 0-1

    AF Elbasani- Partizani 0-0 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Zyrtare te Tirana, bardheblutë përforcohen në mbrojtje

    Zyrtare te Tirana, bardheblutë përforcohen në mbrojtje

    Prurje e re te Tirana. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Basilio Ndong. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Postimi: KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Basilio Ndong. Ndong është një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe me mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u […]

  • Tirana kërkon lavdi ndaj Egnatias, Dinamo për kthesën në Ballsh, Flamurtari …momenti i së vërtetës

    Tirana kërkon lavdi ndaj Egnatias, Dinamo për kthesën në Ballsh, Flamurtari …momenti i së vërtetës

    Tirana- Egnatia dhe Bylis-Dinamo Siti janë dy takimet e orës 13:30 në Abissnet Superiore. Për javën e 13-të të saj, ka dhe një duel të fundit i cili zhvilohet po sot në orën 16:30 në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës.

    Në “Selman Stërmasi” bardheblutë e Nuhiut në provën e radhës ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias. Zhvillimet e fundit në kampin kryeqytetas teksa Patsatsia vijon të mbetet i pezulluar dhe lojtarë të formacionit bazë me gjëndje fizike në diskutim; si Soler, Abah e Dembele, kanë kondicionar punën gjatë javës teksa vetëm pas pak do të shihet qasja e radhës e Tiranës.

    Nga ana e saj Egnatia vjen me objektiv të qartë në këtë transfertë të javës së 13-të. Zhvillimet e djeshme në krye teksa Vllaznia e Elbasani hodhën hapa fals, i ndihmon rrogozhinasit të kapërcejnë shkodranët e vendit të dytë dhe të mbërrijnë në krye verdheblutë. Gjithnjë nëse dalin me tri pikë nga kryeqyteti.

    Një tjetër takim interesant prej të cilit do mund të vijnë përgjigje për vendosje të reja në tabelë, i takon sfidës së Ballshit. Në “Adush Muça” Bylis i Josës do matë forcat me blutë e Dinamos të cilët pas dy barazimëve dhe një humbjeje në tre ndeshje të fundit, janë spostuar në vend të pestë. Vendasit vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe e shohin vetën te zona e rrezikut me 12 pikë.

    Ndërkaq Flamurtari do të përballet në shtëpi me Vorën. Vlonjatët e kanë detyrë shtëpie të marrin tri pikë pasi situata e tyre në vendin e 9-të me vetëm 9 pikë, thërret fort. Nga kahu përballë do të jetë Vora që si gjithnjë mbetet një grup i fortë, i gatshëm për të bërë keq në çdo fushë. Humbja e fundit e tyre i ka lënë me pikë të barabarta me Partizanin (14) duke afruar debutuesit me zonën e kuqe.

    Abissnet Superiore, java e 13:

    13:30

    Tirana- Egnatia

    Bylis-Dinamo Siti

    Flamurtari- Vora 16:30

    Luajtur dje:

    Vllaznia- Teuta 0-1

    AF Elbasani- Partizani 0-0 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • FOTOT/ Tirana ‘vishet’ kuq e zi! Mbahen ceremonia festive për Ditën e Flamurit

    FOTOT/ Tirana ‘vishet’ kuq e zi! Mbahen ceremonia festive për Ditën e Flamurit

    E gjithë shqiptaria sot ka festë! Teksa sot shënojnë plot 113 vite nga data e shpalljes së Pavarësisë, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh festive. 

    Në sheshin Skëndërbej u mbajt një ceremoni simbolike e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë së qytetit dhe jo vetëm. Në ceremoni mbajti fjalën kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për shqiptarët. 

    Ndërkohë, ceremoni festive është dhe në zonën e Pazarit të Tiranës. 

  • Ekspozita kontemporane/ Tirana hap edicionin e dytë të “Art Weekend” me 80 artistë nga rajoni dhe bota

    Ekspozita kontemporane/ Tirana hap edicionin e dytë të “Art Weekend” me 80 artistë nga rajoni dhe bota

    Tirana Art Weekend 2025 çeli edicionin e dytë me një program të gjerë ekspozitash dhe aktivitetesh nga artistët bashkëkohor të artit pamor.

    Ky event që zgjat deri në 30 nëntor përfshin 33 ekspozita dhe aktivitete me 80 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe bota.
    “Ky rrjet i gjerë përfshin institucione të pavarura, organizata me histori të ndryshme të cilat krijojnë një pamje të qartë të skenës artistike të artit bashkëkohor. Qendra e këtij edicioni është instituti i integrimit të ish të përndjekurve politikë, një hapësirë e ngarkuar me histori, e cila për herë të dytë mirëpret këto iniciativa, që nuk janë të përhershme në Tiranë”, është shprehu  drejtor i Albanian Visual Arts Network, Elian Stefa.
    Në godinën e ish të përndjekurve, ekspozita e 19 artistëve, e kuruar nga Arnold Braho është një rrugëtim përmes veprave që trajtojnë fëmijërinë, diasporën dhe kujtesën.
    “Ekspozita quhet ‘Rivënia në skenë e një fabule’. Kjo është dhoma e parë, ku paraqita punën e Xhenfize Kekos, regjisores së njohur, te filmat e së cilës kishte një lloj lirie, pavarësisht ideologjisë së kohës. Zgjodha ‘Kur po xhirohej një film’ për publikun”, tha kuratori Arnold Braho.
    Në një ambient tjetër, gjembaçët ngrihen mbi mure e dysheme, teksa disa objekte të vjetra ngjallin kureshtjen e vizitorëve.
    “Ekspozita përfaqëson shumë gjenerata të ndryshme artistësh. Ky është një instalacion specifik, shumë personal e autobiografik, aq sa disa element vijnë nga dhoma e gjumit e autorit. Madje këto bimë vijnë nga fshati i tij, i ka mbledhur nëpër male”, tha Braho.
    Nostalgji dhe përzierje emocionesh ngjallin këto krijime kontemporane, që nisin me kujtimet e fëmijërisë.
    “Kjo dhomë është  e fundit në këtë vend, në këtë hapësirë. Dhe këtu kemi paraqitur tre artistë. Kemi këto poezi që flasin për transformimin e qytetit. Janë edhe këto rosat, që duket sikur janë qëlluar. Ato vijnë nga një imazh, një foto e peshqirit të fëmijërisë, pra, kemi imazhe që vijnë nga e kaluara, ashtu si këto video të bëra në vitet ’90”, tha kuratori.
    Art Dixhital, ekspozita, instalacione, performancë, shfaqje dhe diskutime, për tre ditë, Tirana do të jetë qendra e artit bashkëkohor me aktivitete në disa isntitucione kulturore.

    Top Channel

  • Java e 13-të në ditë feste, dy kryesueset pritës, Tirana e ‘çorientuar’ kërkon lavdi me kampionët

    Java e 13-të në ditë feste, dy kryesueset pritës, Tirana e ‘çorientuar’ kërkon lavdi me kampionët

    Akti i 13-të Abissnet Superiore luhet në ditë feste. Nesër 28 nëntor, Dita e Pavarësisë, dy takimet; Elbasani- Partizani dhe Vllaznia- Teuta. Praktikisht dy skuadrat e kreut presin në shtëpi respektivisht vendet 7-të dhe 5-të.

    Të shtunën tre përballjet e tjera me Tiranën që takohet me Egnatian në Selman Stërmasi’, Bylis i cili pret në “Adush Muça’ Dinamo Sitin dhe pak më vonë (16:30) mbyll në Vlorë, Flamurtari- Vora.

    Të premten:

    18:00

    AF Elbasani- Partizani

    Vllaznia- Teuta

    E shtunë 28 nëntor 2025

    Tirana- Egnatia 13:30 (në “Selman Stërmasi”)

    Bylis- Dinamo Siti

    Flamurtari- Vora 16:30/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Koncert i ansamblit “Tirana -Tirona All Stars” në festivalin “Ditët e Nëntorit”

    Koncert i ansamblit “Tirana -Tirona All Stars” në festivalin “Ditët e Nëntorit”

    Nga Blerim Valla

    “Tirana — Tirona All Stars” është një grup këngëtarësh dhe instrumentistësh virtuozë, të jashtëzakonshëm, të njohur për performancat e tyre emocionale që sjellin trashëgiminë e pasur muzikore të Tiranës. Ky ansambël me pikat muzikore të tyre solli shpirtin e Tiranës dhe krejt Shqipërisë së Mesme në Gjakovë!Ansambli “Tirana-Tirona All Stars” përfaqëson muzikën më të mirë tiranase dhe atë popullore të Shqipërisë së Mesme, me një grup artistëshvirtuoz, si veteranë ashtu edhe të rinj që mbajně gjallë këtë traditë muzikore. Duke interpretuar këngë e valle të Shqipërisë së Mesme grupi krijoi një tingull unik që magjepsi publikun me ritmin e tyre dhe energjinë dinamike. Ky koncert me rastin e festivalit “Ditët e Nëntorit” erdhi për publikun e Gjakovës si një aheng i madh tironsë nga ansambli i krijuar para pak vitesh i përbërë nga këngëtarë e instrumentistë të njohur veteranë e të rinj, por që në Gjakovë mungonin të njohurit tashmë – të ndjerët si i madhi Rik Buneci (këngëtar) e Ilir Tafaj (këngëtar). Dhe i gjithë ansambli me një mysafirë violinistin e ri dhe të talentuar nga Gjakova Olsi Gjoshi, i ofruan publikut një koncert të paharruar me muzikën më të mirë të Shqipërisë së Mesme si nga Tirana, Elbasani e Kavajë duke i kënduar të gjitha pika muzikore së bashku me publikun gjakovar njëzëri në kor pasi këto këngë me vite janë të njohura dhe këndohen në qytetin e Gjakovës.“Fajtore” për këtë koncert që do të mbahet gjatë në mend ishte ideatorja dhe producentja e ansamblit “Tirana- Tirona All Stars” Edit Pula.Duhet cekur se albumi i këtij ansambli është punuar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Albumi “Tirana 100” u zgjodh si Albumi më i mirë i vitit 2021 dhe nē vitin 2022 ishte fitues i Çmimit Songlines BBC World Music Awards në kategorinë BEST GROUP. Në të njëjtën listë me artistë si Dua Lipa & Adele – por në zhanrin e World Music!

    Producentja e ansamblit Edit Pula, me origjinë gjakovare, shumë e emocionuar pas koncertit, pasi falenderoi organizatorët e festivalit – “Fondacionin për Gjakovën” dhe publikun e Gjakovës për mikpritjen e ngrohtë, theksoi se çmimi Best Group në botë në zhanrin e muzikës popullore për dy vite radhazi është një nder i jashtëzakonshëm për grupin, Tiranën dhe Shqipërinë pse jo edhe për Kosovën!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

  •  Tirana Art Weekend në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita

     Tirana Art Weekend në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita

     Tirana Art Weekend në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita
    Nga Julia Vrapi
    Premiera, performanca live apo ekspozitat janë vetëm disa prej aktiviteteve që do të sjellë Tirana Art Weekend. Për katër ditë me radhë, Tirana këtë nëntor shndërrohet në një ekspozitë të hapur arti. Në mbi 17 hapësira të ndryshme, me platforma të reja artistike, premiera, performanca live dhe ekspozita që shpalosen në pika të ndryshme të qytetit. Tirana Art Weekend nis më datë 27 nëntor dhe vijon deri më datë 30 këtë muaj. Në njoftimin te Javët Kulturore Ndërkombëtare thuhet se ky udhëtim përmes hapësirave artistike, organizatave kulturore dhe kolektiveve lokale synon të reflektojë energjinë e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri. “Tirana Art Weekend bashkon zërat e shumtë të ekosistemit të pavarur të artit në një frymë të përbashkët bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e JKN. Tirana Art Weekend në ditët e fundit të muajit gusht ftoi gjithashtu kuratorët që të aplikonin me një koncept kuratorial për një ekspozitë, që do të zhvillohet në kuadër të edicionit të këtij viti. Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj ekspozite është angazhimi dhe promovimi i artistëve bashkëkohorë shqiptarë në shfaqje, duke krijuar një platformë të re për prezantimin e praktikës së tyre artistike. Përveç programit të tij të rregullt me nisma të pavarura artistike, edicioni i sivjetmë i Tirana Art Weekend kërkon të vendosë theks të veçantë në nisjen e një nisme të re kuratoriale me fokus mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj bashkëkohorë brenda skenës lokale dhe më gjerë.
     Zhvillimi i veprimtarive kryesore
    Tirana Art Weekend vjen me një sërë aktivitetesh, duke pasuruar dhe kalendarin artistik këtë muaj për artdashësit. Veprimtaritë kryesore të Tirana Art Weekend do të zhvillohen te selia e Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, e vendosur në një vilë të restauruar të shekullit të 20, por të tjera do të vijojnë në hapësira më tej në Tiranë. Nga Instituti Italian i Kulturës bëhet dije se do të bashkëpunojë me Albanian Visual Arts Network për edicionin e dytë të Tirana Art Weekend, duke mbështetur praninë e kuratorit Arnold Braho. Tirana Art Weekend, i organizuar nga Rrjeti Shqiptar të Arteve Pamore -the Albanian Visual Art Network  (AVAN), është një platformë vjetore e bashkëpunimit midis institucioneve, hapësirave të pavarura dhe kolektivave artistike në Shqipëri. Siç është bërë me dije ky edicion i dytë këtë vit shënon edhe nisjen e një bashkëpunim të përvitshëm nën emërtimin AVAN x GKA: Komisionim Artisti. Përmes kësaj nisme, çdo vit do të komisionohet në bashkëpunim me GKA, një vepër e një artisti shqiptar, e cila i shtohet koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Tirana Art Weekend organizuar nga the Albanian Visual Art Network zhvilloi edicionin e parë në vitin 2024 dhe këtë vit vjen në edicionin e dytë me një sërë veprimtarish.
     

  • Tirana e Vllaznia “klasike” dhe në institucionale…

    Tirana e Vllaznia “klasike” dhe në institucionale…

    Lajmi për bllokimin e merkatos për tre sesione klubeve shqiptare Tirana e Vllaznia mbetet temë e nxhetë që prej ditës së djeshme kur lajmi u bë publik. Nëse për bardheblutë ndalesa e radhës vjen për një vlerë të vogël (12 mijë euro) ndaj ish lojtarit të saj Ardit Deliu situata te Vllaznia e cila nuk dihet pse është sanksionuar duket edhe më e habitëshme.

    Në fakt, janë dy klubet më të hershme në futbolliin shqiptar dhe në vend që të jenë shembull për mirë, këto klube po vuajnë me gjasë anën administrative që hedhin anën jo të drejtë të funksionimit të një klubi elite.

    Keq për Tiranën e cila beson fort te merkatoja e janarit për të bërë riparimet e mëdha në përpjekje për të shpëtuar sezonin por keq dhe për Vllazninë e cila këtë edicion kërkon të shkojë te titulli kampion. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin