Tag: tirana

  • INTERVISTA/ “Tirana ka vdekur, s’ka më shpresë”, Dabulla i drejtëpërdrejtë: Kemi rënë nga kategoria, ekip mediokër (VIDEO)

    INTERVISTA/ “Tirana ka vdekur, s’ka më shpresë”, Dabulla i drejtëpërdrejtë: Kemi rënë nga kategoria, ekip mediokër (VIDEO)

    Tirana po kalon një periudhë të vështirë, teksa aktualisht e sheh veten në fund të klasifikimit. Pas 14 javësh, bardheblutë kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Për dramën në kryeqytet, humbjen 6-2 me Dinamon, apo edhe për ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve, ish-trajneri i Tiranës, Rezart Dabulla bëri analizën e tij, në Sport News, në News 24. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Dabulla u tregua i ashpër.
     

     
    “Dramë bardheblu, Tirana prek fundit”, kështu e kemi cilësuar ne, është realisht kështu Dabulla, një dramë kjo që po përjeton Tirana?
    Tirana është në një pikë që vështirë të rikthehet. Po flas për një situatë që do duhen vite. Nuk do ekzistojë për shumë kohë. Nuk besoj se janë më të zotët që ta rikthejnë këtë Tiranë. Duke i hequr identitetin dhe grintën, ka mbetur lëng i shtrydhur. Për mua Tirana ka vdekur dhe nuk rikthehet më. Nuk ka asnjë futbollist shqiptar të afirmuar që luan futboll. Tirana nuk ka askënd.
    E ndoqe derbin e fundit kundër Dinamos, më thuaj të vërtetën kishte frikë për ndonjë goleadë edhe më të thellë?
    Para derbit thashë diku tjetër që, Tirana mund ta ketë më të thjeshtë të marrë pikë ndaj Dinamos ose Partizani, sesa ndaj Bylisit. U zhgënjeva edhe te kjo pjesa. Jo vetëm që na shkatërroi, por na shkatërroi me lehtësinë më të madhe. Dinamo mund të shënonte edhe tetë gola. Tirana nuk hyn në varkën e lojës. Pashë deklaratën e trajnerit që fliste se mund të kthente kur po humbiste 3-1, qesha.
    Po kërkoja pak në internet, po e kisha të vështirë të gjeja një humbje të tillë 6-2 vitet e fundit, unë jam pak më e re, po juve Dabulla ju kujtohet ndonjë humbje e tillë?
    6-3 me Flamurtarin, mbaj mend 6-1 me Lushnjen. Jo, jo. Mos të duket tabu, ne kemi mbyllur kampionatin me 10 ose 12 gola. Nuk ndodhte që të bëje dy humbje radhazi, nuk ndodhte që të humbisje 6-2. Jo vetëm drejtuesit, por edhe lojtarët diskutonin bashkë. Në kohën kur fitonim 1-0, ne diskutonim pse kemi fituar 1-0.
    4-7 pikë në 14 javë, ke frikë për Tiranë Dabulla, është aktualisht ekipi më i rrezikuar për të rënë nga Kategoria?
    Ka dalë nga Kategoria. Kujt do ia marri vendin?
    Më bëri shumë përshtypje në fakt edhe deklarata e trajnerit Nuhiu, “duhet të shohim përpara”, ndërkohë nuk kishte asnjë reagim nga drejtuesit e klubit, nuk besoj që kjo ishte një humbje që mund të kalohet kaq lehtë, për më tepër që vjen përpara derbit me Partizanin?
    Trajneri në 5 ndeshje, ka 4 humbje dhe 1 barazim. Në Tiranën time, Nuhiu do shkarkohej që para dy javësh. Nuk është më problem trajneri. Nuk ka faj trajneri, atë brum ka. Kush do vijë, edhe nëse ikën ky? Je në këtë pikë, ku nuk di ku të kapesh. Nuk kemi shpëtimtar. Ky është brumi. Ne jemi kthyer në një ekip më poshtë se normalja. Jemi ekip mediokër. E them me dhimbje këtë pjesë.
    Në fakt, shenjat nuk ishin pozitive që në fillim të sezonit, ku u ndërtua i gjithë ekipi nga e para, afrime pa fund, largime, por nuk kishin ende një trajner, një situatë sureale për një klub profesionit, për një klub kaq të madh sa Tirana, si është e mundur Dabulla?
    Faji kryesor është i presidencën. Edhe i të madhit ,edhe të vogëlit. Se janë bërë dy tani. Që pas largimit të Shehit dhe Osmanit, unë kam menduar që kanë bërë goxha mirë. Në atë periudhë, një vit doli kampion, e një vit nënkampion. Kur ikën ato, ra cilësia. Ato kanë bërë eksperimente pafund. Nuk mund t’i japësh Tiranën një trajneri pa eksperiencë. Kanë bërë budallallëqe pafund.
    A sheh shpëtim për Tiranën, si mund të dalë nga kjo situatë, si mund të shpëtojë sezonin?
    Në këtë sezon jo. S’po flas tani, ka vite që po flas. U kam rënë daulleve me kohë. Kam patur raporte me ta, nuk kam patur konflikte. Jam menduar t’i këshilluar, u kam thënë kujdes, është e juaja, por është edhe e jona. Tirana nuk pranon eksperimente. Nuk ka lojtarë të mirë në janar. Nuk është problem vetëm lekët. Nuk dijnë si të shpenzojnë lekët. Nuk ka lojtarë më shqiptarë ose të huaj që kanë reputacion, dhe që vijnë te Tirana.
    Këshilla për Halilin?
    Duhet të bëjë rolin e Presidentit dhe jo të drejtorit, menaxherit, rojës. Roli i pronarit në një ambient të shendetshëm, ose duhet të bëjë rolin e vet, ose duhet të marrë dikë që di.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

    Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

    Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të sektorit financiar global dhe pjesë e grupit Financial Times. Me një histori të gjatë që nga viti 1926, The Banker njihet për analizat e tij në tregun financiar, metodologjinë rigoroze të vlerësimit dhe reputacionin ndërkombëtar në mbi 160 tregje bankare.
    Ky çmim i rëndësishëm vendos në fokus punën e konsoliduar të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga rritja e qëndrueshme, konsolidimi i performancës financiare, transformimi digjital dhe orientimi drejt përvojës së klientit. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Londër, përfaqësues të bankës morën trofeun si një dëshmi e qartë e standardeve të arritura.

    Vlerësimi nga The Banker vjen pak muaj pas shpalljes së bankës si “Banka më e Mirë në Shqipëri 2025” nga Euromoney, duke e bërë këtë vit një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e institucionit: dy prej emrave më të besueshëm në industrinë financiare ndërkombëtare konfirmojnë të njëjtën gjë, Tirana Bank po shkëlqen!
    “Të vlerësohesh si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ky çmim, së bashku me vlerësimin e marrë nga Euromoney, tregon qartë se puna jonë po perceptohet dhe vlerësohet si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Jemi krenarë për gjithçka që kemi ndërtuar dhe të vendosur të vazhdojmë me të njëjtin ritëm ambicioz.”, u shpreh z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.

    Sipas metodologjisë së Financial Times, çmimet “Banka e Vitit” vlerësojnë institucionet bankare në disa kritere themelore: rritjen dhe stabilitetin financiar, transformimin teknologjik, cilësinë e përvojës së klientit dhe kontributin real në ekonominë e vendit. Tirana Bank u dallua në mënyrë të veçantë në secilin prej këtyre dimensioneve, falë rezultateve të matshme dhe kulturës institucionale të përqendruar tek performanca dhe inovacioni.

    Ky vlerësim ndërkombëtar i shton peshë reputacionit të bankës dhe e pozicionon edhe më fuqishëm si një institucion dinamik dhe me rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit financiar në Shqipëri.

  • Egnatia humb me Flamurtarin dhe humb shansin të kapë kreun, Vora frenon Vllazninë

    Egnatia humb me Flamurtarin dhe humb shansin të kapë kreun, Vora frenon Vllazninë

    Adriatik BALLA
    Java e 14-të e Kategorisë Superiore përfundoi ditën e djeshme me dy takime të luajtura njëra në Rrogozhinë e tjetra në Shkodër. Skuadrat e mëdha zhgënjyen dje, duke mos marrë maksimumin e tyre. Kështu, Egnatia humbi në shtëpi përballë Flamurtarit, me shifrat 0-1, duke treguar dobësi dhe në një farë mase ishte befasia më e madhe e xhiros, ndërkohë që Vllaznia në stadiumin e saj “Loro Boriçi” nuk mundi të dalë me pikë të plota përballë Vorës, duke u kënaqur me një pikë, por duke treguar shenjat e një krize jo të vogël gjatë javëve të fundit me lojëra të paqëndrueshme dhe me rezultate në rënie. Ndërkohë, e fituara e madhe e javës së 14-të është Dinamo, e cila mposhti të mërkurën në derbi Tiranën me shifrat e thella 6-2, duke shtuar rivalitetin në top-4 të renditjes. Teuta që u kishte futur të dridhurat ekipeve rivale gjatë javëve të fundit, barazoi në shtëpi përballë Elbasanit, duke bërë që të dy ekipet të mbeten në vend numëro. Sidoqoftë, edhe pas kësaj jave, Elbasani e Vllaznia mbajnë kryesimin e garës në Superiore.
    Vllaznia vijon të zhgënjejë
    Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në stadiumin “Loro Boriçi”. Asnjëra prej skuadrave nuk shkoi te goli, edhe pse rastet nuk munguan në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiore. Vllaznia e Edi Martinit duket se është futur në krizë për fitoren, që mungon nga ndeshja me Dinamon. Pas barazimit me Partizanin dhe humbjen ndaj Teutës, u regjistrua zhgënjimi i radhës në Shkodër. Vora ndërkohë i gëzohet pikës së fituar, pasi mban vendin e shtatë në renditje. Ky barazim për ekipin e Arjan Bellajt vjen pas rezultatit 1-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë.
    Flamurtari, befasia e madhe e javës 14
    Flamurtari ka dhënë një sinjal të rëndësishëm të kthimit në luftën për të lënë zonën e ftohtë të klasifikimit, me një fitore të rëndë 1-0 në fushën e Egnatias. Golin e fitores e shënoi Ramirez në minutën e 37-të. Në fakt, skuadra vlonjate ka luajtur shumë e kujdesshme ndaj kampioneve në fuqi që luanin për kreun e kampionatit dhe goditën me një kundërsulm duke shkatërruar planin e rrogozhinasve. Më pas ata bënë maksimumin në të dy fazat e lojës, duke mbajtur larg portës sulmin e rrezikshëm të Egnatias dhe duke e mbyllur ndeshjen me tre pikë të arta që e afrojnë me grupin e skuadrave larg zonës së ftohtë të klasifikimit.
    Përplasjet gjatë derbit Dinamo-Tirana
    Dinamo e fitoi ndeshjen derbi ndaj Tiranës me shifrat e thella 6-2, rezultat që shtoi presionin në kampin bardheblu. Të shumta ishin thirrjet e tifozëve të Tiranës kundër presidentit Refik Halili, duke kërkuar largimin e tij për shumë minuta. Kur rezultati ishte 4-1 për Dinamon, një tifoz afrohet pranë pankinës së Tiranës dhe i kërkon Nuhiut që të largohet nga skuadra. Pas golit të shënuar, Guindo feston pranë tifozëve të Tiranës. Arbitri Andi Koci bën me shenjë që lojtarët të largohen pasi mund të kishte edhe incidente, megjithatë situata nuk u tensionua. Tirana ndodhet në vend të fundit të renditjes, me vetëm 7 pikë, e me këtë ritëm mund të bjerë nga kategoria.
     
    Java 14
    Të mërkurën
    Partizani-Bylis                         1-0
    Teuta-Elbasani            0-0
    Dinamo-Tirana            6-2
    Të enjten
    Egnatia-Flamurtari      0-1
    Vora-Vllaznia              0-0
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Elbasani        26
    2.Vllaznia        25
    3.Egnatia         25
    4.Dinamo        23
    5.Teuta            22
    6.Partizani       17
    7.Vora             16
    8.Bylis             13
    9.Flamurtari     13
    10.Tirana         7

  • Tirana “magnet” i bizneseve, si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri?

    Tirana “magnet” i bizneseve, si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri?

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, sot numërohen plot 408 mijë e 620 biznese aktive. Një shifër që tregon jo vetëm zgjerimin e sipërmarrjes shqiptare, por edhe energjinë e një ekonomie që po lëviz me ritme të reja. Sektori që dominon është tregtia, bashkë me riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, me 93 mijë e 827 biznese.
    Nga dyqanet e lagjeve, te qendrat e mëdha tregtare, ky aktivitet mbetet shtylla kryesore e qarkullimit ekonomik në vend. Pas tij vjen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 43 mijë e 660 subjekte. Rritja e turizmit, baret dhe restorantet e shumta, hoteleria në zgjerim, të gjitha tregojnë se “mikpritja” po kthehet në një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Industria përpunuese, me 20 mijë e 626 biznese, vazhdon të jetë shtylla strategjike e prodhimit vendas, ndërsa transporti dhe magazinimi, me 14 mijë e 682 biznese, mbajnë në lëvizje mallrat dhe shërbimet në gjithë territorin. Ndërtimi, një nga sektorët më të dukshëm të dekadës së fundit, numëron 13 mijë e 300 biznese, duke reflektuar transformimin urban që po përjeton vendi, veçanërisht kryeqyteti. Dhe pikërisht Tirana mban peshën kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri.
    182 mijë e 890 biznese janë të regjistruara vetëm në kryeqytet, një numër që e vendos qytetin si epiqendrën ekonomike të vendit. Pas saj renditen Durrësi, me 43 mijë e 276 biznese, dhe Vlora, me 35 mijë e 651, të dy qarqe që po përjetojnë zgjerim të ndjeshëm falë turizmit dhe investimeve. Kjo është panorama e biznesit shqiptar, një ekonomi që mbështetet nga tregtia, forcohet nga turizmi, ndërtohet nga industria dhe lëviz nga transporti. Një vend që, pavarësisht sfidave, po tregon se sipërmarrja shqiptare është më aktive se kurrë.

  • Spektakël në “Air Albania”, Dinamo tregon forcën ndaj Tiranës. Bardheblutë reagojnë në fund

    Spektakël në “Air Albania”, Dinamo tregon forcën ndaj Tiranës. Bardheblutë reagojnë në fund

    3 Dhjetor 2025

    20:23

    Telesport

    Dinamo dhe Tirana po përballen në “Air Albania” për javën e 14-të në Abissnet Superiore. Pjesa e parë është mbyllur 3-1 për “Blutë”, të cilët vijnë pas 4 javëve pa fitore, tre barazime dhe një humbje.
    Dinamo gjeti golin që në minutën e 4-të, Dejvi Bregu kroson nga goditja e dënimit, Guindo dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 11-të, Eridon Qardaku ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në portën e mbrojtur nga Angelo Tafas.
    Në minutën e 25-të, ishte radha e Bregut për të gjetur rrjetën, vlonjati shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Nani. Në minutën e 39-të, Tirana reagon duke gjetur golin me Rafael, i cili shënon me një goditje tejet të bukur nga distanca. Pjesa e parë, Dinamo-Tirana 3-1.

  • Tirana “magnet” i bizneseve, ja si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri

    Tirana “magnet” i bizneseve, ja si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, sot numërohen plot 408 mijë e 620 biznese aktive. Një shifër që tregon jo vetëm zgjerimin e sipërmarrjes shqiptare, por edhe energjinë e një ekonomie që po lëviz me ritme të reja.
    Sektori që dominon është tregtia, bashkë me riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, me 93 mijë e 827 biznese. Nga dyqanet e lagjeve, te qendrat e mëdha tregtare, ky aktivitet mbetet shtylla kryesore e qarkullimit ekonomik në vend.
    Pas tij vjen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 43 mijë e 660 subjekte. Rritja e turizmit, baret dhe restorantet e shumta, hoteleria në zgjerim, të gjitha tregojnë se “mikpritja” po kthehet në një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.
    Industria përpunuese, me 20 mijë e 626 biznese, vazhdon të jetë shtylla strategjike e prodhimit vendas, ndërsa transporti dhe magazinimi, me 14 mijë e 682 biznese, mbajnë në lëvizje mallrat dhe shërbimet në gjithë territorin.
    Ndërtimi, një nga sektorët më të dukshëm të dekadës së fundit, numëron 13 mijë e 300 biznese, duke reflektuar transformimin urban që po përjeton vendi, veçanërisht kryeqyteti.
    Dhe pikërisht Tirana mban peshën kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri. 182 mijë e 890 biznese janë të regjistruara vetëm në kryeqytet, një numër që e vendos qytetin si epiqendrën ekonomike të vendit. Pas saj renditen Durrësi, me 43 mijë e 276 biznese, dhe Vlora, me 35 mijë e 651, të dy qarqe që po përjetojnë zgjerim të ndjeshëm falë turizmit dhe investimeve.
    Kjo është panorama e biznesit shqiptar, një ekonomi që mbështetet nga tregtia, forcohet nga turizmi, ndërtohet nga industria dhe lëviz nga transporti. Një vend që, pavarësisht sfidave, po tregon se sipërmarrja shqiptare është më aktive se kurrë.

  • Dinamo-Tirana premton spektakël, Teuta e Partizani për vazhdimësinë

    Dinamo-Tirana premton spektakël, Teuta e Partizani për vazhdimësinë

    Përgatitit: Erga Kenga

    Java e 14-të do të zhvillohet në dy ditë. Sot në program tre takime ndërsa nesër, ky raund, mbyllet me dy ndeshjet e tjera të orës 16:30.

    Këtë mbrëmje me fillim orën 19:30 ka një derbi. Ai takon kryeqytetit teksa përballë në “Air Albania” do të jenë Dinamo- Tirana. Blutë e Dajës vijnë pas katër ndeshjeve pa fitore dhe kjo situatë e ka rënduar disi klasifikimin e tyre duke e spostuar skuadrën në vendin e 5-të provizor. Për Tiranën këmbanat e alarmit në fund të rëndtjes mbeten sa intriguese aq dhe alarmante. Për ekipin e Ardian Nuhiut vetëm fitorja vlen.

    Sigurisht xhiro e 14-të do të paraprrihet nga dy sfidat e orës 16:30 Teuta- AF Elbasani dhe Partizani- Bylis. Te ndeshja e “Niko Dovana”-s pritet betejë e bukur sportive. Merita i takon paraprakisht ‘djemëve të detit” pasi ecuria e tyre në javët e fundit i ka ngjitur në zonën ‘Final Four’ ndërsa një fitore eventuale do ta vendoste skuadrën e Dobit një pikë larg verdhebluve elbasanas.

    Në “Arena e Demave” një duel me pritshmëri të lartë. Dy skuadrat e “kuqe” do të masin forcat në kryeqytet me objekvin për të marrë tri pikë. Në fakt, Partizani mbetet te misioni i vazhdimësisë me qëllimin e qartë; të mposhtë një rival direkt për zonën e gjysmës së dytë të tabelës. Një fitore dhe 3 barazime e kanë rritur në pikë ekipin e Kërnajës por kjo nuk mjafton dhe aq për një klub me aq histori. Vetëm tetë gola të shënuar në 13 javë, fare pak për të kuqtë pritës.

    Nesër Vora- Vllaznia në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse u tha se klubi debutues nga periferia e Tiranës do të rikthehej te stadiumi i tij i rikonstruktuar, diçka e tilë nuk do mund të ndodhë këtë javë.

    Sikundër me Partizanin (java e 10) e Teutën (java e 12) vorakët sfidat e tyre i luajtën në fushat e kundërshtarit edhe përballë Vllaznisë do të luhet në Shodër.

    Ndërkohë po të enjten Egnatia pret Flamurtarin në Rrogozhinë. Qëllimet janë të njejta. Egnatia për të konsoliduar kreun ndërsa vlonjatët në kërkim të pikëve që e afrojnë me zonën e shpëtimit. Dje trajneri Tetova kreu një ndërhyrje të suksesëshme në zemër (te spitali Hygea në Tiranë). Një motiv më shumë për vendasit e kreut drejt suksesit.

    Java e 14-të: (3 dhe 4 dhjetor 2025)

    Sot:

    Teuta- AF Elbasani 16:30

    Partizani- Bylis 16:30

    Dinamo Siti- Tirana 19:30 (Air Albania’)

    Të enjten:

    Vora- Vllaznia (në Shkodër ora 16:30)

    Egnatia- Flamurtari 16:30/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Videombikëqyrje GKA, që zbulon një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare projektohet në fasadën e…

    Videombikëqyrje GKA, që zbulon një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare projektohet në fasadën e…

    Nga Julia Vrapi
    Videombikëqyrje GKA ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të Galerisë Kombëtare të Arteve. Tirana Art Weekend vijoi këtë vit në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita, ku një nga veprat gjatë këtyre ditëve ishte edhe videoinstalacioni më i fundit i artistit të njohur Gentian Shkurti, i projektuar mbi fasadën e saporestauruar të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Duke përdorur kamera mikroskopike, video eksploron teksturat e fshehura dhe gjurmët e kohës në veprat e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke zbuluar një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare. Nga GKA bëhet me dije se vepra u komisionua nga Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptar (AVAN) dhe Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) me rastin e Tirana Art Weekend 2025, duke shënuar fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë që mbështet prodhimin artistik dhe dialogun institucional. Fundjavën që lamë pas, fasada e Galerisë Kombëtare të Arteve u transformua në një hapësirë arti me videoinstalacionin site-specific Videombikëqyrje GKA të Gentian Shkurtit,  që ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të galerisë, por si artist ai përgjatë aktivitetit të tij ka marrë pjesë në disa ekspozita ndërkombëtare të rëndësishme, mes tyre edhe nga Qendra Pompidou në Francë. Tirana Art Weekend, i organizuar nga Rrjeti Shqiptar të Arteve Pamore -the Albanian Visual Art Network  (AVAN), është një platformë vjetore e bashkëpunimit midis institucioneve, hapësirave të pavarura dhe kolektivave artistike në Shqipëri. Siç është bërë me dije ky edicion i dytë këtë vit shënoi edhe nisjen e një bashkëpunim të përvitshëm nën emërtimin AVAN x GKA: Komisionim Artisti. Përmes kësaj nisme, çdo vit do të komisionohet në bashkëpunim me GKA, një vepër e një artisti shqiptar, e cila i shtohet koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
    Tirana Art Weekend në vitin e dytë
    Tirana Art Weekend këtë vit të dytë solli një program të pasur me ngjarje artistike, ekspozita, performanca dhe takime krijuese. Tirana Art Weekend organizuar nga the Albanian Visual Art Netëork zhvilloi edicionin e parë në vitin 2024 dhe këtë vit zhvilloi edicionin e dytë me një sërë veprimtarish nga 27 deri më 30 nëntor. Artistë, kuratorë, hapësira kulturore dhe dashamirës të arti. Veprimtaritë kryesore këtë vit të Tirana Art Weekend u zhvilluan te selia e Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, e vendosur në një vilë të restauruar të shekullit të 20, por të tjera vijuan vijojnë në hapësira më tej në Tiranë. Tirana Art Weekend që këtë vit zhvilloi edicionin e dytë me një sërë veprimtarish përgjatë muajit nëntor, synon të kthehet në një traditë që e pasuron jetën kulturore të qytetit dhe nxit zhvillimin e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.

  • Axhenda e javës së 14-të, Dinamo- Tirana në “Air Albania”, Vora pritëse në Shkodër

    Axhenda e javës së 14-të, Dinamo- Tirana në “Air Albania”, Vora pritëse në Shkodër

    Në situatën e ngjeshur të kampionatit shqiptar të futbollit, teksa java e 14-të do të zhvillohet në dy ditë, risia e radhës i takon duelit Vora- Vllaznia. Edhe pse u tha se klubi debutues do të rikthehej te stadiumi i tij i rikonstruktuar, diçka e tilë nuk do mund të ndodhë këtë javë.

    Sikundër me Partizanin (java e 10) e Teutën (java e 12) vorakët sfidat e tyre i luajtën në fushat e kundërshtarit edhe përballë Vllaznisë do të luhet në Shodër.

    Java e ndarë në dy ditë, ka patur edhe ndryshime në orare ndërsa veç ndeshjes Dinamo- Tirana (‘Air Albania’ ora 19:30) të gjitha takimet do të startojnë në 16:30.

    Java e 14-të: (3 dhe 4 dhjetor 2025)

    Të mërkurën:

    Teuta- AF Elbasani 16:30

    Partizani- Bylis 16:30

    Dinamo Siti- Tirana 19:30 (Air Albania’)

    Të enjten:

    Vora- Vllaznia (në Shkodër ora 16:30)

    Egnatia- Flamurtari 16:30/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tirana duket “e mallkuar”! Fati nuk i përgjigjet në humbjen me Egnatian, Dinamo ul ritmin

    Tirana duket “e mallkuar”! Fati nuk i përgjigjet në humbjen me Egnatian, Dinamo ul ritmin

    Në ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e tjera të Superiores. Bylis-Dinamo është mbyllur në rezultatin 0-0, ndërsa nga ana tjetër, Tirana ka humbur në shifrat 0-1 ndaj Egnatias. Bardheblutë vazhdojnë të marrin rezultate jo të mira, megjithëse këtë herë fati nuk iu përgjigj ndaj Egnatias.
    Goli i Bakayoko në minutën e 27 vendosi historinë e këtij takimi. Nga krahu i Tiranës janë humbur disa mundësi të pastra shënimi të golit, duke gabuar në momentin e fundit ku topi duhet të dërgohet në rrjetë. Nga krahu tjetër ndeshja mes Bylisit dhe Dinamos ka përfunduar 0-0, pa gola të shënuar, ndërsa Dinamo mban ritmin e ulët të ndeshjeve të fundit duke mos grumbulluar pikët që të gjithë mendonin. /Sport Ekspres/