Tag: tirana

  • Tirana ndryshon stafin, ikën Bordin e vjen Nuhiu, lëvizje edhe tek Bylis

    Tirana ndryshon stafin, ikën Bordin e vjen Nuhiu, lëvizje edhe tek Bylis

    Në Kategorinë Superiore kanë nisur lëvizjet ende pa ardhur merkato e dimrit. Kjo ndodh për shkak se disa skuadra nuk kanë ecurinë e duhur dhe janë larg pritshmërive dhe objektivave të tyre sezonale. Kështu, Bylis dje largoi dy lojtarë nga gjiri i vet, kurse Tirana në krizë loje e rezultati largoi trajnerin italian dhe solli një shqiptar, por tekniku shqiptar ende nuk ka dhënë konfirmim. Gjithsesi, referuar mediave, Ardian Nuhiu është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ndërkohë e ka prezantuar Nuhiun ndryshe nga paraardhësit. Për trajneri e ri nuk ka një postim të dedikuar, por vetëm “insta-story” që zgjat 24 orë. Kështu pas kësaj kohe, foto largohet. Mbetet për t’u parë ndërkohë nëse do të ketë një shkrim nga stërvitja, për teknikun që është dëshirë e vjetër. 46-vjeçar qëndroi pa ekip vetëm një muaj, pasi në shtator u largua nga Gjilani.
    Për të nis një sfidë delikate, për herë të parë në Superiore dhe te klubi rekordmen sa i përket numrit të trofeve. Ndërkohë që Tirana ka probleme me lojën e rezultatet dhe ka nisur ndryshimet në pankinë, një tjetër klub bën ndryshime në organikë gjatë orëve të fundit. Kështu, Bylisi ka njoftuar largimin e dy prej lojtarëve të huaj. Bëhet fjalë për Indio Oliveiran dhe Dejvid Karmonan. Ky vendim vjen pikërisht para duelit delikat me Tiranën, që luhet në fundjavë. Nëse braziliani Oliveira ka pasur disa minuta, spanjolli Karmona largohet pa debutuar. Njoftimi i Bylisit: FK BYLIS njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje me dy nga lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, spanjollin David Carmona si dhe brazilianin Indio Oliveira. Palët janë ndarë me shtrëngim duarsh, ndërsa spanjolli Carmona ka bërë edhe një postim ku falënderon klubin. Ne i urojmë suksese në karrierën e mëtejshme, Carmonas dhe brazilianit Indio!”

  • ZYRTARE | Tirana bën “kurban” edhe trajnerin e dytë, zgjedh të tretin brenda 3 muajsh! Njësoj si Partizani…

    ZYRTARE | Tirana bën “kurban” edhe trajnerin e dytë, zgjedh të tretin brenda 3 muajsh! Njësoj si Partizani…

    31 Tetor 2025

    18:15

    Telesport

    Klubi i Tiranës brenda 3 muajsh ka 3 trajnerë të ndryshëm.
    Ndoshta ajo shprehja e treta e vërteta qëndron por koha do ta tregojë ashtu si koha nuk mjaftoi për fillimisht Vangjel Milen që nisi sezonin dhe Bordin që u emërua pasuesi i tij duke qëndruar 53 ditë si trajner bardheblu.
    Fitoja e thellë në derbin ndaj Partizanit u duk si rilindja e madhe por Tirana iu rikthye rezultateve të dobëta dhe pas 1 pike në 3 ndeshjet e fundit dhe dy humbjeve radhazi, edhe Bordin pati fatin e Miles. Ndëprerje e bashkëpunimit.
    Tashmë, ai që do të provojë fatin dhe të përpiqet të ringrejë Tiranën është Ardian Nuhiu.
    Pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë, tashmë 46-vjeçari shqiptar i Maqedonisë do të drejtojë kryeqytetasit.
    Skuadra bardheblu imiton kështu ekipin tjetër legjenda Partizani që e nisi me Skënder Gegën, vazhdoi me Milinkovic dhe se fundmi mori Oltion Kërnaja në stol.
    Sezon me turbulenca teksa dy skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë të rënies në kategori.

  • Tirana prezanton Nuhiun, Bordin “Pres vendimin e klubit”

    Tirana prezanton Nuhiun, Bordin “Pres vendimin e klubit”

    Bordin pranon se nuk u largua vetë nga bardheblutë. Kjo do të thotë se ai mund të kërkojë zbatimin e kontratës me pronarët e Tiranës. Nënvizon se pret vendimin e klubit… (tashmë i bërë nga KF Tirana, red)

    Dukshëm një lëvizje aspak e zgjuar. Në atë që përfaqëson klubi më i titulluar në vend. Në funksionim gjithfarësh, raporte institucionale me stafet teknike pse jo dhe në marrëdhënje jo aq të mira me shumë tifozë.

    Sot, Tirana njoftoi largimin e trajnerit italian Roberto Bordin me të cilin bashkëpunoi nga java e tretë e deri sot kur u mbyll një fazë. Rezultatet jo nga më të mirat por fakti që me Bordin në timon, u fitua një derbi me Partizanin 3-0 dhe u panë disa ndryshime nga Tirana e startit, pa shtuar këtu kalendarin e javëve të para të fazës së dytë për të luajtur në shtëpi, duket si i nxituar.

    Megjithatë vetëm një orë para se klubi ta zyrtarizonte largimin e tij, vetë Bordin tha për ‘Sportiim.al’ se ende pret lajmin zyrtar nga drejtuesit e bardhebluve.

    Sportiim.al: Mediat sportive online kanë shkruar për largimin tuaj nga Tirana…

    Bordin: “Nuk është zyrtarizuar ende, nëse ka ndodhur me mediat unë dua prononcimin zyrtar të klubit”

    Sportiim.al: Flitet se ka mbërritur dhe pasuesi

    Bordin: ” Më intereson vendimi zyrtar.”

    Sportiim.al: Do qëndroni në Tiranë apo do ktheheni në Itali?

    Bordin: “Po, do të qëndroj për disa ditë në Tiranë”.

    Sportiim.al: I zhgënjyer nga situata aktuale?

    Bordin: “Më vjen keq për skuadrën pasi mendoj se me kalendarin në vijim kishim mundësi të ngriheshim me pikë. Për tifozët aq më shumë.”

    Vazhdo leximin

  • ZYRTARE/ Tirana largon Bordin, zgjidhet trajneri i ri

    ZYRTARE/ Tirana largon Bordin, zgjidhet trajneri i ri

    Roberto Bordin nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian, pas humbjes ndaj Elbasanit.
    Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Tirana falënderoi Bordin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.
    Pas largimit të tij, drejtimin e skuadrës e ka marrë Ardian Nuhiu, që së fundmi ishte trajner i Gjilanit në Kosovë. Ai është prezantuar menjëherë para skuadrës dhe ka nisur punën me ekipin.
    Sezoni ka nisur në mënyrë të vështirë për Tiranën, që pas nëntë javëve renditet në vendin e parafundit me vetëm gjashtë pikë. Ky është ndryshimi i dytë në stolin bardheblu këtë sezon, pas largimit të mëparshëm të Vangjel Miles.

  • Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut

    Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut

    Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka ironizuar kandidatin e pavarur për Tiranën, Florian Binaj i cili mbështetet nga opozita. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla iu përgjigje me ironi ndërhyrjeve të Belind Këlliçit gjatë fjalës së tij duke i thënë se PS synon që ta thellojë diferencë në kryeqytet nga 40 mijë vota që e kishin me Këlliçin në 80 mijë vota.   
    “Ju e dini si dilni me ne në Tiranë. E para: objektivin e kemi t’jua dyfishojmë diferencën. Nga 40 që e kishim me ty, do ta çojmë në 80 diferencën, sepse Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Balla. 
    Duke iu referuar faktit që kandidati Binaj ishte edhe moderator i televizionit të familjes Berisha, Balla tha se Binajn nga zarin e Shkëlzen Berishës e kthyen në kukullën e Sali Berishës. 
    “O Belind, Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, dhe Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur në kohën e duhur për të shëruar edhe disa probleme të tjera që ka Tirana. Ndërkohë që ju jeni aq të paaftë, sa në vend që të dilte njëri prej jush si kandidat, s’ua mbajti, dhe në fund e di si do të thoni: 
    “Po futëm këtë, prandaj humbëm kaq thellë, se po të kishte dalë ndonjëri nga ne, do humbnim pak më pak.” Me këtë e keni thjeshtë. Sepse morët Zarin e Zenit te “Piranjat” dhe e bëtë kukullën e Saliut për në Tiranë”, tha Balla. 
    “Kujtoni ju se se Tirana s’e njeh ‘Zarin’ e Zenit?”, pyeti Balla me ironi duke theksuar se qytetarët do votojnë PS dhe Ogerta Manastirliun. 

  • Tirana ‘e betonizuar’/ Rama i përgjigjet kritikuesve: Ka shumë budallallëqe që fliten

    Tirana ‘e betonizuar’/ Rama i përgjigjet kritikuesve: Ka shumë budallallëqe që fliten

    Në një intervistë për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpjeguar pse po i kushton kaq shumë vëmendje arkitekturës.

    Duke folur për “Dezeen” nga zyra e tij në Tiranë, Rama shprehu besimin e tij në fuqinë e arkitekturës për të bërë ndryshime pozitive në Shqipëri.
    “Unë besoj shumë te arkitektura dhe në fuqinë e saj për të ndikuar në mënyrën se si jetojmë”, tha ai.
    “Mendoj se për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është një prani frymëzuese, është një burim energjie shtesë për shoqërinë dhe për mënyrën se si e parashikojmë të ardhmen tonë”, shton ai.
    Pak si e çuditshme për një udhëheqës botëror, Rama ka një interes të veçantë për arkitekturën, shkruan “Dezeen”. Ai zbulon se është një lexues i rregullt i revistës, duke e përdorur atë për të zbuluar arkitektë që punojnë aktualisht në Shqipëri, dhe së fundmi ka qenë organizator i edicionit të parë të festivalit të arkitekturës “Bread & Heart” në Tiranë.
    “Për mua, një festival arkitekture është më i rëndësishëm sesa një samit politik. Është një festë e diçkaje që ka të bëjë absolutisht me gjithçka tjetër”, thotë ai.
    Rama tha se kontribuoi në festival sepse beson se arkitektët duhet të kenë një rol më të madh në zhvillimin e qyteteve dhe vendeve, duke shprehur keqardhje për ndikimin në rënie të profesionit në nivelet më të larta të politikës.
    “Arkitektura, e cila ka qenë shumë e rëndësishme në jetën e botës për shekuj me radhë, nuk ka më vendin që kishte më parë në punët e vendeve, në punët e udhëheqësve të vendeve”, tha Rama.
    “Kjo është për të ardhur keq, sepse arkitektura mund të ndihmojë shumë. Nëse nuk është e mirë, arkitektura mund të ndikojë keq”, shton ai.
    “Për mijëra vjet, arkitektët ishin në të njëjtën hapësirë ​​me mbretërit dhe sundimtarët e tjerë, kështu që ishte pjesë e gjithë idesë së ndërtimit ose zhvillimit të një vendi – të punoje me arkitektët, t’i dëgjoje ata, t’i kuptoje ata”, thekson Rama.
    “Isha shumë i tronditur kur përjetova piramidën në Luvër”
    “Rama ka qenë kryeministër i Shqipërisë për 13 vitet e fundit dhe më parë ishte kryetar bashkie i Tiranës. Ai nisi transformimin e vazhdueshëm të qytetit gjatë kohës së tij si kryetar bashkie me prishjen e shumë ndërtimeve informale.
    Kjo periudhë, së bashku me përvojën e tij në zbulimin e arkitekturës ndërkombëtare, pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, pati një ndikim të madh në pikëpamjen e tij për arkitekturën”-shton më tej revista.
    “Duke qenë kryetar bashkie dhe duke kaluar nëpër një periudhë shumë, shumë të tmerrshme të qytetit, duke prishur më shumë se 10 000 ndërtesa të paligjshme dhe duke u përpjekur të kuptoja se çfarë të bëja me pjesën tjetër, kuptova se arkitektura e mirë mund të ndryshonte drejtimin në shumë mënyra”, tha ai.
    “Jo vetëm mënyrën se si ndërtojmë, por edhe mënyrën se si mendojmë për jetën tonë të përbashkët, vendin tonë të përbashkët dhe të ardhmen në vendin tonë të përbashkët. U rrita dhe praktikisht gjysma e jetës sime kaloi nën një regjim që na izolonte nga pjesa tjetër e botës, ku arkitektura ishte thjesht funksionalizëm”, vazhdon Rama.
    “Dhe pastaj pashë botën dhe u trondita, për shembull, shumë kur përjetova piramidën në Luvër – këtë bashkëjetesë të dy epokave krejtësisht të ndryshme dhe arkitektëve të ndryshëm, dhe mënyrave të ndryshme të të kuptuarit të arkitekturës në një hapësirë”, shton ai.
    Disa ndërtesa të larta janë aktualisht në ndërtim e sipër në kryeqytetin shqiptar, të projektuara nga disa nga studiot më të njohura të arkitekturës në botë, duke përfshirë MVRDV, “Stefano Boeri Architetti”, OMA dhe “Ricardo Bofill Taller de Arquitectura”.
    Rama dëshiron të sigurojë që arkitektura e krijuar në valën aktuale të zhvillimit të jetë unike për Shqipërinë.
    “Kur bëhet fjalë për identitetin, ne përpiqemi t’u themi atyre se duam ndërtesa që lidhen me inteligjencën e territorit”, tha ai.
    “Nuk duam arkitekturën gjenerike apo arkitekturën globale, nuk duam të kemi ndërtesa të bukura që i përkasin thjesht botës dhe aspak neve. Duam ndërtesa që na përkasin neve dhe botës”, vazhdoi ai.
    “Nuk duam yje që bien nga qielli dhe bëhen monumente. Duam histori dashurie midis arkitektëve dhe Shqipërisë. Ka ndërtesa në Shqipëri që nuk mund t’i imagjinoni në Romë apo Paris”, vijon ai.
    Disa nga ndërtesat në zhvillim i referohen shumë drejtpërdrejt vendit, siç është ajo e quajtur “Skënderbeu”, e cila është bazuar në kokën e heroit kombëtar të Shqipërisë, dhe “Doëntoën One Tirana”, e cila paraqet një hartë të pikseluar të vendit në fasadën e saj.
    Rama duket i impresionuar nga mënyra se si arkitektët ndërkombëtarë kanë përqafuar idenë e krijimit të ndërtesave interesante që janë të frymëzuara nga Shqipëria dhe historia e saj e kohëve të fundit, e shënuar nga rënia e komunizmit në një ekonomi shumë të pakontrolluar gjatë viteve 1990.
    “Vendi ka ndryshuar nga një vend shumë i izoluar, i organizuar brutalisht, pa liri dhe me një arkitekturë krejtësisht lineare, ultrafunksionaliste, aspak të hapur ndaj krijimtarisë, në një vend që papritmas u bë platforma e ndërhyrjeve të paligjshme kudo”, thotë ai.
    “Dhe ky është materiali me të cilin punojnë arkitektët ndërkombëtarë, kështu që u takon atyre merita. Pra, arkitektura e gjallë – siç e quajtët ju – del nga kjo. Dhe po, ne duhet të jemi të lumtur që ka ndërtesa në Shqipëri që nga njëra anë janë të përshtatshme për botimin tuaj, dhe nga ana tjetër nuk mund t’i imagjinoni në Romë, Paris apo Amsterdam”, shton ai.
    “Tirana nuk është Dubai i ri”
    Sipas Ramës, atij i është dashur t’u shpjegojë drejtpërdrejt zhvilluesve dhe arkitektëve se çfarë po përpiqet të arrijë duke zhvilluar Tiranën. Ai përshkroi një këshillë të dhënë një arkitekti të shquar.
    “E pashë ndërtesën dhe thashë, ‘dëgjo, është një ndërtesë e bukur, por ka një problem, nuk mund të ndërtohet këtu – duhet të ndërtohet në Dubai’”, tha Rama.
    “Dhe djali tha, ‘por Tirana është Dubai i ri?’ Unë thashë, ‘jo, Tirana nuk është Dubai i ri. Tirana është Tirana’”, vazhdoi ai.
    “I thashë arkitektit ejani dhe flisni me malin, dëgjoni lumin, përpiquni të kuptoni se çfarë po ju pëshpërit toka, shikoni pemët, shikoni njerëzit, hani diçka, pini diçka dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë – pra ky është fryma”, shton Rama.
    Zhvillimi i shpejtë dhe ndërtesat e shumta me pamje të pazakontë në Tiranë kanë tërhequr vëmendje negative.
    Por, Rama e hedh poshtë këtë si “budallallëk”.
    “Meqenëse ndikimi është shumë i fortë, ka shumë budallallëqe në mediat kryesore ndërkombëtare, duke pyetur se çfarë fshihet pas kësaj, si janë ndërtuar, pastrim parash, kriminalitet – të gjitha këto gjëra të çmendura”, tha ai.
    “Dhe kjo është e dhimbshme, sepse ndikimi është shumë i fortë. Këta njerëz që bëjnë këto komente janë prodhues kokoshkash. Ata thjesht bëjnë kokoshka për njerëzit që shkojnë në film, dhe një ditë më pas ajo që mbetet është filmi, jo kokoshkat. Nuk ka rëndësi, sepse kokoshkat gëlltiten dhe treten, ndërsa ndërtesat do të jenë aty përjetësisht, shpresoj. Pra, kujt i interesojnë kokoshkat?”, pyet Rama.
    “Pas 10 vitesh do të kemi yllin tonë”
    Rama është qartësisht krenar për numrin e arkitektëve me famë ndërkombëtare që punojnë aktualisht në vendin e tij. Ai i përshkruan ata si “ushtria e madhe e Shqipërisë”.
    “Ne kemi një pjesë të madhe të ajkës së arkitektëve të sotëm, dhe është vërtet shumë prekëse, është emocionale, është vërtet e fortë të shohësh emra që na afrohen – emra që, deri jo shumë vite më parë, nuk do ta imagjinonim kurrë t’i shihnim përreth”, tha ai.
    “Ata duan të punojnë me ne dhe duan të jenë pjesë e kësaj përvoje. Ata duan të jenë pjesë e asaj që ne tani e kemi pagëzuar ushtria e madhe e Shqipërisë. Pra, ne kemi një ushtri, një ushtri mendjesh të mëdha, punëtorësh të palodhur, me kaq shumë përvojë”, thekson Rama.
    Ai beson se kaq shumë arkitektë ndërkombëtarë që punojnë në vend do të ndikojnë në brezin e ardhshëm të arkitektëve të lindur në Shqipëri dhe do të çojnë në lindjen e një ylli shqiptar të arkitekturës.
    “Mendoj se kemi universitetin më të madh të arkitekturës në ajër të hapur, sepse të gjithë arkitektët vendas, arkitektët e rinj, ata punojnë me këta djem, ata kanë këto përvoja”, thotë ai.
    “Pra, unë besoj se pas 10 vitesh do të kemi yllin tonë. Do të kemi Bjarke [Ingels] tonë pas 10 vitesh. Pse jo?’’.

  • Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
    Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.
    “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu.

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
    “Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu.
    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.

  • Manastirliu: Ja cili është plani “Tirana 2030” që prek çdo komunitet

    Manastirliu: Ja cili është plani “Tirana 2030” që prek çdo komunitet

    Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
    Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.
    “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu.
    Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
    “Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu.Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.

  • Manastirliu vijon takimet me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Manastirliu vijon takimet me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
    Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.

    “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu. Ajo theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.

    “Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu. Ajo vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.

  • Vrau turistin nga Tirana për një foto, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

    Vrau turistin nga Tirana për një foto, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 10:26
    Një ngjarje e rëndë tronditi vendin dje ku mos pagesa për një foto me kalin, i mori jetën një 42-vjeçari në Tiranë.
    Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk pagoi para.

    Për këtë shkak, ka nisur debati mes tij dhe pronarit të kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

    Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi.

    Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë.
    Pas vuajtjes së dënimit, ai kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi.