Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano.
Ish-kryeministri do të përcillet për në banesën e fundit, ku arkëmorti do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet. “Dhe tani, fundi është afër…”, tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra dëgjoheshin ndërsa arkivoli me trupin e tij doli nga vendi i homazheve në Pallatin e Kongreseve.
Familjarë, miq, mijëra qytetarë, autoritete shtetërore, të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit duke e përcjellë kortezhin me nderim dhe arkëmortin e vendosur mbi një top, e shoqëruan në bulevardin kryesor.
Sipas protokollit, pas përcjelljes me ceremoni funebre, nderimet e fundit do bëhen në një ceremoni private nga familja e tij, në varrezat e Sharrës.
Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.
Tag: tingujt
-

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit me tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra (VIDEO)
-

“Dhe tani, fundi është afër…”, Fatos Nanos i jepet lamtumira e fundit me tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra
Përcillet për në banesën e fundit Fatos Nano, qindra të pranishëm i japin lamtumirën e fundit
Fatos Nano po përcillet nën tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra.
Top Channel
-

Parashqevi Simaku feston ditëlindjen e saj të 59-të nën tingujt e çiftelisë/ Këngë për Shqipërinë e Kosovën
Parashqevi Simaku festoi të hënën e 1 shtatorit ditëlindjen e saj të 59-të.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale, artistja e mirënjohur e festoi këtë ditë me këngë për atdheun.
Nën tingujt e çiftelisë, Simaku i këndon Shqipërisë e Kosovës, teksa komentet e vlerësonin në maksimum artisten dhe zërin e saj. -

Ansambli Popullor me koncerte në Kavajë dhe Laç, tingujt dhe vallet më të bukura nga të gjitha trevat e Shqipërisë
Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore zhvilluan një koncert në sheshin kryesor të qytetit të Kavajës, me tingujt dhe vallet më të bukura nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se publiku i Kavajës përjetoi një mbrëmje të paharrueshme nën tingujt e traditës shqiptare, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore mbushi me gjallëri sheshin kryesor të qytetit. Por momente magjike nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore edhe në zemër të Laçit, Kurbin. “Atmosfera u mbush me tingujt, vallet dhe shpirtin e traditës sonë të çmuar”, thuhet nga TKOBAP.
Folklori ynë është i pasur dhe me interpretimin e artistëve të Ansamblit Popullor përcillet kjo trashëgimi e jona kulturore, ku këto ditë artistët zhvilluan koncerte në Kavajë dhe Laç. Koncerte të ndryshme janë zhvilluar nga artistët në sezoni artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa përgjatë stinës së verës koncertet po zhvillohen jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Në Vajzë- Vlorë koncerti i Ansamblit Popullor do të zhvillohet në datë 24 gusht në mbrëmje. Turi koncertor këtë muaj nisi nga Elbasani, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ndezi atmosferën me tingujt dhe vallet më të bukura nga të gjitha trevat. Qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në shesh për të shijuar më shumë se dy orë këngë, valle popullore që erdhën me interpretimin e artistëve të Ansamblit Popullor. -

Za Fest 2025, tre net magjike në Kalanë e Rozafës, shndërrimi i artit në mrekullin e bashkimit të njerëzve përmes zjarrit të emocioneve
Nga Albert Vataj
Nga data 24 deri më 26 korrik 2025, Kalaja e Rozafës në Shkodër u kthye në një skenë të jashtëzakonshme arti dhe muzike, duke mirëpritur edicionin e nëntë të Za Fest, një prej ngjarjeve më të veçanta kulturore të Shqipërisë. Për tre net me radhë, mes mureve shekullorë dhe legjendës së Rozafës, u përjetua një përzierje e fuqishme mes traditës, modernitetit dhe frymës ndërkombëtare.Këtë vit, Za Fest solli në Shkodër një listë të gjerë artistësh shqiptarë dhe të huaj, duke e kthyer festivalin në një pikë takimi të artit pa kufij.Në skenën madhështore të ngritur mbi gurët e kalasë, performuan:Armend Rexhepagiqi, i cili solli tingujt e dashur për publikun shqiptar dhe kujtime të një muzike që ka lënë gjurmë në Ballkan.Rednex, grupi i famshëm ndërkombëtar, që ndezi atmosferën me energjinë e tyre të papërsëritshme dhe ritmet që bënë publikun të kërcejë nën qiellin e hapur.MC Kresha & Lyrical Son, të cilët sollën zërin e gjallë të skenës urbane shqiptare, duke ndërthurur tekstet e mprehta me një ritëm që ngjalli eufori.Casadilego, me një zë të butë dhe plot emocione, krijoi një hapësirë intime mes spektaklit.Krahas tyre, dhjetëra artistë e grupe të tjerë interpretuan muzikë, poezi dhe art vizual, duke treguar se Za Fest është një festival i gjallë, shumëplanësh dhe frymëzues.Nuk është rastësi që Za Fest zhvillohet në Kalanë e Rozafës. Ky monument historik është një simbol i Shkodrës, i qëndresës dhe i sakrificës.
Mbi muret e gurta që mbajnë kujtimet e shekujve, tingujt e muzikës u përthithën dhe u shpërndanë mbi qytet, mbi Liqenin e Shkodrës dhe mbi lumin Buna, duke krijuar një përjetim që nuk e jep asnjë sallë koncertesh moderne.Publiku u mblodh nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, diaspora europiane dhe madje edhe turistë nga vende të tjera, për të qenë pjesë e kësaj mrekullie që ndodh një herë në vit. Në netët e Za Fest, Kalaja merr frymë ndryshe – ajo nuk është thjesht një monument, por bëhet një trup i gjallë arti.
Za Fest nuk është vetëm një festival muzikor. Ai është një thirrje për të kujtuar vlerat, për të nderuar rrënjët dhe për të krijuar ura midis brezave. Përveç performancave muzikore, netët përfshinë:Lexime poetike dhe fjalime artistike, që sollën reflektime mbi artin dhe shoqërinë.Shfaqje filmike dhe dokumentarë që ndërlidhnin kulturën shqiptare me rrëfime universale.Një atmosferë të hapur ku publiku mund të bashkëbisedonte me artistët, duke e bërë festivalin një platformë të vërtetë komunikimi kulturor.
Edicioni i nëntë i Za Fest-it dëshmoi se Shkodra nuk është vetëm qyteti i kulturës tradicionale, por edhe një qendër ku arti bashkëkohor gjen hapësirë të lulëzojë.Ky festival po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë referimi në kalendarin kulturor të Shqipërisë, duke tërhequr jo vetëm dashamirës të muzikës, por edhe turistë të huaj që kërkojnë përjetime autentike.Tre net në Kalanë e Rozafës, me qiellin plot yje, tingujt që përplasen mbi muret antike dhe energjinë e mijëra njerëzve që këndojnë e kërcenin bashkë, e kthyen Za Fest 2025 në një përvojë të paharrueshme.Ky festival është një dëshmi se arti mund të bëjë mrekulli, të bashkojë njerëz, të ndezë emocione dhe të japë jetë të re vendeve historike.Është një zë që flet për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë kulturore.
-

Nata e serenatave! Pjesë e MIK Festival në Korçë, interpretimet e artistëve korçarë
Me tingujt e serenatave dhe artistë korçarë që iu rikthyen publikut për t’i dhuruar emocione, u mbyll MIK Festival në qytetin e Korçës.
E konceptuar si nata Retro Passion, mbrëmja u zhvillua në lulishten Themistokli Gërmenji. Zërat e artistëve, nën tingujt e kitarës dhe instrumentave të tjerë, u harmonizuan me gjithçka përreth dhe sollën një natë karakteristike korçare.
Për artistët pjesëmarrës, mes të cilëve disa që iu rikthyen skenës pas dekadash, por edhe të rinj që ruajnë këtë traditë, serenata korçare mbetet një aset i çmuar.
Për organizatoren Inva Mula, ky edicion i festivalit solli mbrëmje të veçanta dhe emocione të forta si për publikun ashtu edhe për artistët pjesëmarrës.
Me nostalgjinë e serenatave dhe emocionin e rikthimit në skenë, nata Retro Passion përmbylli me sukses edicionin e sivjetëm të MIK Festival. Një mbrëmje ku muzika, kujtimet dhe dashuria për Korçën u bënë një.Top Channel
-

Tingujt e një udhëtimi! Koncerti që sjell në TKOB pianistin Giovanni Bertolazzi
“Tingujt e një udhëtimi” është koncerti instrumentalo-simfonik që vjen mbrëmjen e kësaj të premteje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Koncerti që mbahet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, nën dirigjimin e maestro Andrea Solinas, rikthen në Shqipëri pianistin Giovanni Bertolazzi.
“Është një projekt që evidenton rëndësinë e muzikës italiane dhe do të dëgjojmë prelude dhe simfonitë më të mëdha të kompozitorëve italianë dhe gjithashtu të një kompozitori akutal”, shprehet Andrea Solinas, dirigjent.
“Është kënaqësi e madhe të jem sërish këtu në Tiranë dhe të luaj në këtë Teatër. Kur hyn në sallën e tij ndjen një mbështetje dhe një dashuri të veçantë. Është kënaqësi të luajmë bëjmë muzikë këtu në një koncert që e sheh Italinë dhe Shqipërinë në një bashkëpunim kaq të ngushtë”, tha Giovanni Bertolazzi, pianist.
Nga Verdi, Puccini e Tchaikovsky, deri te një premierë absolute për herë të parë në Shqipëri, vepra “Alla valle del fiume Crati” e kompozitorit arbëresh Salvatore Frega, në skenën e Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të jehojë madhështia e muzikës klasike, falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura.Top Channel

