Tag: timak

  • Rama i jep miliarda nga paratë e qytetarëve mikut të tij izraelit, Ron Yeffet

    Rama i jep miliarda nga paratë e qytetarëve mikut të tij izraelit, Ron Yeffet

    Tre muaj më parë, shoqëria shtetërore Kayo themeloi një kompani të përbashkët me Timak. Kompania e quajtur Timak Defence, me objekt prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve ushtarake, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 13 gusht të këtij viti.

    Por ende pa u mbushur mirë dy muaj e gjysmë nga themelimi i kompanisë, qeveria filloi menjëherë të pompojë miliarda lekë nga buxheti në llogaritë e saj përmes kontratave sekrete.
    Kontratat
    Në 26 shtator të këtij viti, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë mori vendim për instalimin e një sistemi anti dron të njohur si C-UAS. Dy javë më vonë, Reparti Ushtarak 3001 në Tiranë ka lidhur kontratën me kompaninë Timak Defence. Vetëm tre ditë më vonë është nxjerrë urdhri për zbatimin e kontratës dhe në fund të tetorit, Reparti Ushtarak 3001 derdhi 6.1 milionë euro në llogarinë e Timak Defence.
    Nuk dihet se me çfarë proçedure është lidhur kontrata, pasi në buletinin e prokurimit publik nuk ekziston asnjë gjurmë e saj. Nuk dihet as se cila është shuma totale e saj. Pagesa prej 6.1 milionë eurosh mund të jetë e plotë, por mund të jetë edhe e pjesshme.

    Ajo që dihet e sigurtë është se thesari ka filluar të pompojë miliarda lekë me breshëri në llogarinë e Timak Defence.
    Në 29 tetor, qeveria shqiptare lidhi një tjetër kontratë sekrete me Timak Defence, këtë herë për blerjen e automjeteve taktike të transportit të lehtë. Autoriteti zbatues i kontratës është Reparti Ushtarak nr 4300 në Tiranë.
    Një ditë më vonë, në 30 tetor Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes nxorri urdhërin e monitorimit dhe të nesërmen kompania lëshoi një tjetër faturë prej 4.4 milionë eurosh në drejtim të buxhetit.
    Paratë u paguan 4 nëntor. E gjitha në një kohë rekord dhe koordinim perfekt, aq sa 17 vendimet e inceneratorit në një ditë duken amatorizëm.
    Në total, qeveria ka ekzekutuar deri me tani 10.5 milionë euro pagesa nga buxheti në drejtim të Timak Defence, teksa aksionarët e saj shijojnë lumenjtë e parave të qytetarëve nga pozitat e tyre të monopolit me ligj.
    Nga Arjetë u bë Yeffet
    Vetëm pak muaj para se miliardat e buxhetit të fillonin të rridhnin drejt Timak, kompania e cila vetëreklamohet se prodhon automjete, pësoi ndryshime të rëndësishme në strukturën e pronësisë. E zotëruar që nga themelimi i saj në masën 100 për qind nga Arjeta Puca, kompanisë iu bashkua një pronar i ri përmes një transaksioni shumë të pazakontë.
    Në 17 qershor, Arjeta Puca shiti 49 për qind të aksioneve të Timak për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.

    Shitja e Timak
    Çfarë e nxiti zonjën Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë, në një kohë kur Timak reklamohej fort si General Motors-i i Shqipërisë, edhe pse në të vërtetë është thjesht një repart saldimi, i cili ansemblon hekura të prodhuar nga të tjerët? Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm pak muaj më vonë.
    Menjëherë pas hyrjes së mikut të Edi Ramës si pronar me 49 për qind të aksioneve, Ardi Veliu hyri në ortakëri me kompaninë Timak. Shoqëria shtetërore Kayo dhe Timak bashkëthemeluan kompaninë Timak Defencë, ku Timak mban 80 për qind të aksioneve dhe Kayo 20 për qind.
    Kësaj kompanie iu dha me vendim qeverie, monopoli i furnizimit me automjete të ushtrisë, gardës dhe policisë. Por jo vetëm kaq. Tashmë kompania ka marrë edhe monopolin e dronëve, teksa Edi Rama reklamon në studiot televizive se do të mbrojë Trumpin dhe gjithë udhëheqësit e botës në samitin e Natos në Tiranë me dronët e prodhuar nga Roni dhe Arjeta.
     
  • Edi Rama i jep miliarda nga paratë e shqiptarëve mikut të tij izraelit, Ron Yeffet

    Edi Rama i jep miliarda nga paratë e shqiptarëve mikut të tij izraelit, Ron Yeffet

    Edi Rama dhe Arjeta Puca
    Por kontratat e mbrojtjes po përvijohen si fronti i ri i plaçkitjes, krismat e të cilës do të dëgjohen ndoshta pas disa vitesh. Njësoj siç ndodhi me infrastrukturën. Por me një ndryshim të vetëm.
    Të mbytur nga skandalet në qeveri, si dhe nga frika prej SPAK, tashmë kanë shpikur stilin e shoqërive aksionere shtetërore për të çuar miliardat e buxhetit tek miqtë e qeverisë. Ndaj nuk është çudi që pas disa vitesh, edhe ky të dalë si një vendim gjeostrategjik me pak korrupsion brenda. /Kapitali.al
     
  • Rama pompon miliarda nga paratë e qytetarëve shqiptarë tek miku i tij izraelit dhe…

    Rama pompon miliarda nga paratë e qytetarëve shqiptarë tek miku i tij izraelit dhe…

    Tre muaj më parë, shoqëria shtetërore Kayo themeloi një kompani të përbashkët me Timak. Kompania e quajtur Timak Defence, me objekt prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve ushtarake, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 13 gusht të këtij viti.

    Por ende pa u mbushur mirë dy muaj e gjysmë nga themelimi i kompanisë, qeveria filloi menjëherë të pompojë miliarda lekë nga buxheti në llogaritë e saj përmes kontratave sekrete.

    Kontratat

    Në 26 shtator të këtij viti, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë mori vendim për instalimin e një sistemi anti dron të njohur si C-UAS. Dy javë më vonë, Reparti Ushtarak 3001 në Tiranë ka lidhur kontratën me kompaninë Timak Defence. Vetëm tre ditë më vonë është nxjerrë urdhri për zbatimin e kontratës dhe në fund të tetorit, Reparti Ushtarak 3001 derdhi 6.1 milionë euro në llogarinë e Timak Defence.

    Nuk dihet se me çfarë proçedure është lidhur kontrata, pasi në buletinin e prokurimit publik nuk ekziston asnjë gjurmë e saj. Nuk dihet as se cila është shuma totale e saj. Pagesa prej 6.1 milionë eurosh mund të jetë e plotë, por mund të jetë edhe e pjesshme.

    Ajo që dihet e sigurtë është se thesari ka filluar të pompojë miliarda lekë me breshëri në llogarinë e Timak Defence.

    Në 29 tetor, qeveria shqiptare lidhi një tjetër kontratë sekrete me Timak Defence, këtë herë për blerjen e automjeteve taktike të transportit të lehtë. Autoriteti zbatues i kontratës është Reparti Ushtarak nr 4300 në Tiranë.

    Një ditë më vonë, në 30 tetor Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes nxorri urdhërin e monitorimit dhe të nesërmen kompania lëshoi një tjetër faturë prej 4.4 milionë eurosh në drejtim të buxhetit.

    Paratë u paguan 4 nëntor. E gjitha në një kohë rekord dhe koordinim perfekt, aq sa 17 vendimet e inceneratorit në një ditë duken amatorizëm.

    Në total, qeveria ka ekzekutuar deri me tani 10.5 milionë euro pagesa nga buxheti në drejtim të Timak Defence, teksa aksionarët e saj shijojnë lumenjtë e parave të qytetarëve nga pozitat e tyre të monopolit me ligj.

    Nga Arjetë u bë Yeffet

    Vetëm pak muaj para se miliardat e buxhetit të fillonin të rridhnin drejt Timak, kompania e cila vetëreklamohet se prodhon automjete, pësoi ndryshime të rëndësishme në strukturën e pronësisë. E zotëruar që nga themelimi i saj në masën 100 për qind nga Arjeta Puca, kompanisë iu bashkua një pronar i ri përmes një transaksioni shumë të pazakontë.

    Në 17 qershor, Arjeta Puca shiti 49 për qind të aksioneve të Timak për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.

    Shitja e Timak

    Çfarë e nxiti zonjën Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë, në një kohë kur Timak reklamohej fort si General Motors-i i Shqipërisë, edhe pse në të vërtetë është thjesht një repart saldimi, i cili ansemblon hekura të prodhuar nga të tjerët? Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm pak muaj më vonë.

    Menjëherë pas hyrjes së mikut të Edi Ramës si pronar me 49 për qind të aksioneve, Ardi Veliu hyri në ortakëri me kompaninë Timak. Shoqëria shtetërore Kayo dhe Timak bashkëthemeluan kompaninë Timak Defencë, ku Timak mban 80 për qind të aksioneve dhe Kayo 20 për qind.

    Kësaj kompanie iu dha me vendim qeverie, monopoli i furnizimit me automjete të ushtrisë, gardës dhe policisë. Por jo vetëm kaq. Tashmë kompania ka marrë edhe monopolin e dronëve, teksa Edi Rama reklamon në studiot televizive se do të mbrojë Trumpin dhe gjithë udhëheqësit e botës në samitin e Natos në Tiranë me dronët e prodhuar nga Roni dhe Arjeta.

    Edi Rama dhe Arjeta Puca

    Por kontratat e mbrojtjes po përvijohen si fronti i ri i plaçkitjes, krismat e të cilës do të dëgjohen ndoshta pas disa vitesh. Njësoj siç ndodhi me infrastrukturën. Por me një ndryshim të vetëm.

    Të mbytur nga skandalet në qeveri, si dhe nga frika prej SPAK, tashmë kanë shpikur stilin e shoqërive aksionere shtetërore për të çuar miliardat e buxhetit tek miqtë e qeverisë. Ndaj nuk është çudi që pas disa vitesh, edhe ky të dalë si një vendim gjeostrategjik me pak korrupsion brenda./Kapitali

  • SYRI TV/ Tregtia e armëve në duart e Ron Yeffet, si e përgatiti Rama monopolin për ‘biznesmenin’ izraelit

    SYRI TV/ Tregtia e armëve në duart e Ron Yeffet, si e përgatiti Rama monopolin për ‘biznesmenin’ izraelit

    Brenda 5 muajve tregtia e armëve në Shqipëri ka kaluar nën kontrollin e biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, mik i kryeministrit Edi Rama. Me mbështetjen e vendimeve qeveritare dhe bashkëpunimin me kompaninë publike “Kayo”, Yeffet ka krijuar “Timak Defence”, duke marrë pjesën më të madhe të aksioneve. Lëvizjet e shpejta dhe ndryshimet në objektet e kompanive tregojnë një skemë të mirorganizuar, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria shqiptare.

    SYRI TV

    Miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet (Ron Jefet), prej disa vitesh ka hyrë në tregjet më të rëndësishme në Shqipëri, në energjetikë, pajisje këmbimi për mjete fluturuese dhe transport. Por, prej prillit 2025, ai u përfshi edhe në industrinë e armatimit. Lëvizja e tij tregtare tregoi më vonë se nuk ishte thjesht një trill biznesi. Ajo ishte parathënia e një vendimi të mikut të tij shqiptar, Rama, për t’i dorëzuar monopolin e tregtimit të armëve shqiptare. Pak ditë më parë, shoqëria “Timak”, ku Yeffet është aksioner, mori 80 përqind të aksioneve të kompanisë “Timak Defence”.

    Ortaku minoritar i këtij entiteti, me 20 përqind të aksioneve, është kompania publike e prodhimit të armëve, “Kayo”, e drejtuar nga ish-kryepolici Ardi Veliu. Hyrja e Ron Yeffet në sektorin e armëve dëshmon për një histori që duket se është e përgatitur më së miri nga kryeministri shqiptar. Ron Yeffet (Ron Jefet) gjendet zyrtarisht në tregun privat shqiptar prej vitit 2020, me të paktën tre kompani. Njëra prej tyre është “Uno 18”, e themeluar në vitin 2024. Objekti i saj fillestar ishte “Tregtimi me shumicë dhe pakicë i pjesëve të këmbimit të mjeteve të ndryshme fluturimi, avionë, helikopterë, e të tjerë”. Në 30 prill 2025, ortaku vetëm i “Uno 18”, Ron Yeffet, ndryshon objektin e veprimtarisë së shoqërisë, duke shtuar “Import, eksport dhe tregtim të të gjitha mallrave ushtarake, duke përfshirë municionet dhe të gjitha llojet e armatimeve…”. Ky vendim shënoi përfshirjen e tij për herë të parë në sektorin e armëve.

    Pak javë më vonë, në 11 qershor 2025, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, miraton vendimin për përcaktimin e kushteve të negociimit të shoqërisë publike “Kayo” me entitete të tjera private, për prodhimin e pajisjeve ushtarake. Sipas atij vendimi, “Kayo” do të zotëronte jo më pak se 20 përqind të aksioneve në shoqëritë e përbashkëta me subjekte private.

    Brenda një jave, në 17 qershor, Ron Yeffet blen për një vlerë minimale, vetëm 490 euro, 49 përqind të aksioneve në një shoqëri shqiptare, të quajtur “Timak” dhe që kishte për objekt transportin. Pasi Yeffet u bë aksioner, kompania modifikoi objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe “montimi i automjeteve ushtarake, automjeteve të blinduara, ato për operacione taktike, etj.”. Pa iu tharë ende boja vendimit qeveritar, konkretisht në 4 gusht 2025, “Kayo”, e administruar nga Ardi Veliu, nënshkruan kontratë bashkëpunimi me “Timak”, e cila ka një ndër aksionerët izraelitin Ron Yeffet. Ata krijojnë “Timak Defence”, ku shoqëria shqiptare zotëron minimumin e aksioneve të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave, pra 20 përqind.

    Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike ushtarake, instalimi i sistemeve të armatimit, pajisjet antidron… dhe çdo sistem tjetër që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura të tjera të sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

    Për momentin, Ron Yeffet është përfshirë në bashkëpunim me “Kayo”-n publike nëpërmjet shoqërisë “Timak”, duke lënë jashtë skenës kompaninë tjetër të tij, “Uno 18”, e cila ishte e para e mikut izraelit të Ramës, që u regjistrua si biznes në fushën e armatimit ushtarak.

  • Rama, monopolin e mjeteve të ushtrisë te miku i tij izraelit

    Rama, monopolin e mjeteve të ushtrisë te miku i tij izraelit

    Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe atyre plastike në automjete shiti 49 për qind të aksioneve të saj.
    Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria kohët e fundit. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë.
    Megjithatë, znj. Puca vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj flamur, të trumbetuar aq shumë nga qeveria, për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.
    Po çfarë e nxiti znj. Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë?
    Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm dy muaj më vonë. Shitja ishte një qitje me objektiv të qartë, krismat e të cilës u dëgjuan në zyrën e Ardi Veliut.
    Monopoli i automjeteve të ushtrisë
    Në kulmin e sezonit veror, teksa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, saktësisht në datën 4 gusht, shoqëria shtetërore ushtarake Kayo dhe Timak themeluan një kompani të përbashkët. Kompania quhet Timak Defence dhe zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.
    Themelimi i Timak Defence
    Objekti i shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit dhe çdo sistem tjetër, që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.
    Me pak fjalë, kjo është shoqëria që do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë, gardës, emergjencave civile etj. me automjete. Vendi i ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë do të jetë në ish uzinën e pjesëve të këmbimit të automjeteve, në Shkozë, në godinën ku ndodhej televizoni News 24.
    Pesë ditë pasi Ardi Veliu dhe përfaqësuesit e Timak formuan kompaninë e përbashkët, qeveria turri policinë dhe forcat ushtarake duke ngritur zgupthi gazetarët e News-it nga godina.
    Monopoli i furnizimit të shtetit me automjete është një biznes shumë i madh, dhjetra milionë euro në vit. Por akoma mbetet e paqartë se cila është vlera e shtuar që krijon kompania. Duke qenë se Shqipëria nuk prodhon dot automjete, gjasat janë që ky të jetë një tregtim me pak vlerë të shtuar, me kompaninë e re Timak Defence, që importon mjete nga jashtë dhe i përshtat në vend duke ia shitur qeverisë.
    Biznesmen apo sekser?
    Ron Yeffet nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai tentoi të hynte si themelues i kompanisë Air Albania, por pasi bleu 23 për qind të aksioneve të kompanisë mëmë MDN u largua menjëherë pas një muaji. Flitet pas përplasjeve që pati me Sinan Idrizin. Megjithatë kjo ishte vetëm një nga aventurat e Yeffet në Shqipëri. Të tjerat kanë qenë edhe më të bujshme.
    Në janar të këtij viti, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi publikisht se Rama i kishte kërkuar t’i shiste borxhin publik të Shqipërisë zotit Yeffet.
     “Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë,” deklaroi Ahmetaj në një intervistë për Syri Televizion.
    Rama nuk iu përgjigj asnjëherë konkretisht akuzave të rënda të ish zëvendësit të tij Ahmetaj por u mjaftua duke deklaruar se nuk komentonte akuzat e njerëzve që kanë probleme me drejtësinë. E megjithatë, këtu kishte më shumë se sa thjesht akuzë.
    Përveç borxhit, Ron Yeffet tentoi dhe një tjetër aventurë në Shqipëri. Kjo ishte marrja e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar në territorin e saj edhe njësi rezidenciale.
    Edhe ky është një denoncim i bërë nga Ahmetaj, por Kapitali e ka verifikuar atë nga tre burime të pavarura, të cilët ishin të përfshirë në këtë çështje. Në fakt, ky nuk ishte një plan nga hiçi. Yeffet kishte tentuar diçka të ngjashme në Senegal, me ndërtimin e godinës për delegacionin senegalez në OKB.
    Tentativa e privatizimit të truallit sovran të Shqipërisë në SHBA nuk shkoi në fund, pasi u kundërshtua nga ish-ministri i Jashtëm në atë kohë, Ditmir Bushati, i cili refuzoi të firmoste tjetërsimin e ambasadës. Por Ron Yeffet nuk u dorëzua.
    Miku i kryeminstrit
    Yeffet është një mik i afërt me kryeministrin Edi Rama. Të dy janë parë bashkë në më shumë se një rast.
    Ndërkohë që disa media kanë raportuar se Rama dhe Yeffet janë takuar shpesh edhe jashtë syve publikë. Një takim i tillë mendohet se ka ndodhur në sallën VIP të një aeroporti.
    Disa zëra afër zotit Rama thonë se Ron Yeffet është si një tip konsulenti i kryeministrit për çështje private financiare. Por sërish këto mbeten gjithmonë në kontekstin e thënieve të pavërtetuara. Ajo që është e vërtetuar, është fakti se Rama dhe Yeffet janë miq si dhe fakti tjetër se zoti Yeffet ka një background jo shumë të kulluar.
    Përveç Edi Ramës, zoti Yeffet është mik edhe i disa udhëheqësve afrikane. Njëri prej tyre është ish presidenti senegalez Macky Sall, i cili u largua nga pushteti vitin e kaluar. Sall dhe Edi Rama kanë dy të përbashkëta. Përveçse janë të dy miq të Yeffet-it, të dy kanë patur fatin të shohin udhëheqësit e opozitës të burgosur vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve. Por këto mund të jenë thjesht rastësi.
    Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit
    Ron Yeffet ne Senegal
    E megjithatë ashtu si në Shqipëri, edhe në Senegal Yeffet kishte arritur të siguronte një llokmë të madhe nga afërsia e tij me udhëheqësin. Qeveria senegaleze e Sall-it i kishte dhënë biznesmenit izraelit dhjetë mijë metër tokë shtetërore në bregdetin e Dakarit për të ndërtuar aty një marinë dhe kulla rezidenciale. Por projekti nuk shkoi asnjëherë në fund.
    Sepse në Senegal, ndryshe nga Shqipëria, rrotacioni politik nuk është një koncept i huaj. Menjëherë pas ish presidenti Sall u largua nga pushteti, qeveria e re e opozitës e anulloi kontratën me Yeffet dhe e rishtetëzoi tokën me argumentin se marrëveshja ishte aferë e pastër korruptive.
    Por ndërsa nga Senegali e ndoqën, Yeffet i qeshi fati në Shqipëri. Dhe Shqipëria ndryshe nga vendet afrikane, për biznesmenët e këtij soji ofron shkallën më të lartë të sigurisë juridike; mungesën e rrotacionit politik.
    Mazal Tov!
    Shkruar nga Kapital

  • Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit Ron Yeffet, si e akuzonte Arben Ahmetaj…

    Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit Ron Yeffet, si e akuzonte Arben Ahmetaj…

    Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe atyre plastike në automjete shiti 49 për qind të aksioneve të saj.
    Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria kohët e fundit. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë.
    Edi Rama dhe Arjeta Puca
    Megjithatë zonja Puca vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj flamur, të trumbetuar aq shumë nga qeveria, për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.

    Shitja 49 per qind te aksioneve te Timak per 490 euro
    Çfarë e nxiti zonjën Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë?
    Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm dy muaj më vonë. Shitja ishte një qitje me objektiv të qartë, krismat e të cilës u dëgjuan në zyrën e Ardi Veliut.
    Monopoli i automjeteve të ushtrisë
    Në kulmin e sezonit veror, teksa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, saktësisht në datën 4 gusht, shoqëria shtetërore ushtarake Kayo dhe Timak themeluan një kompani të përbashkët. Kompania quhet Timak Defence dhe zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.

    Themelimi i Timak Defence
    Objekti i shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit dhe çdo sistem tjetër, që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.
    Me pak fjalë, kjo është shoqëria që do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë, gardës, emergjencave civile etj.. me automjete. Vendi i ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë do të jetë në ish uzinën e pjesëve të këmbimit të automjeteve, në Shkozë, në godinën ku ndodhej televizoni News 24.
    Pesë ditë pasi Ardi Veliu dhe përfaqësuesit e Timak formuan kompaninë e përbashkët, qeveria turri policinë dhe forcat ushtarake duke ngritur zgupthi gazetarët e Newsit nga godina.
    Monopoli i furnizimit të shtetit me automjete është një biznes shumë i madh, dhjetra milionë euro në vit. Por akoma mbetet e paqartë se cila është vlera e shtuar që krijon kompania. Duke qenë se Shqipëria nuk prodhon dot automjete, gjasat janë që ky të jetë një tregtim me pak vlerë të shtuar, me kompaninë e re Timak Defence, që importon mjete nga jashtë dhe i përshtat në vend.
    Biznesmen apo sekser?
    Ron Yeffet nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai tentoi të hynte si themelues i kompanisë Air Albania, por pasi bleu 23 për qind të aksioneve të kompanisë mëmë MDN u largua menjëherë pas një muaji. Flitet pas përplasjeve që pati me Sinan Idrizin. Megjithatë kjo ishte vetëm një nga aventurat e Yeffet në Shqipëri. Të tjerat kanë qenë edhe më të bujshme.
    Në janar të këtij viti, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi publikisht se Rama i kishte kërkuar t’i shiste borxhin publik të Shqipërisë zotit Yeffet.
    “Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë,” deklaroi Ahmetaj në një intervistë për Syri Televizion.

    Rama nuk iu përgjigj asnjëherë konkretisht akuzave të rënda të ish zëvendësit të tij Ahmetaj, por u mjaftua duke deklaruar se nuk komentonte akuzat e njerëzve që kanë probleme me drejtësinë. E megjithatë, këtu kishte më shumë se sa thjesht akuzë.
    Përveç borxhit, Ron Yeffet tentoi dhe një tjetër aventurë në Shqipëri. Kjo ishte marrja e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar në territorin e saj edhe njësi rezidenciale.
    Edhe ky është një denoncim i bërë nga Ahmetaj, por Kapitali e ka verifikuar atë nga tre burime të pavarura, të cilët ishin të përfshirë në këtë çështje. Në fakt, ky nuk ishte një plan nga hiçi. Zoti Yeffet kishte tentuar diçka të ngjashme në Senegal, me ndërtimin e godinës për delegacionin senegalez në OKB.
    Tentativa e privatizimit të truallit sovran të Shqipërisë në SHBA nuk shkoi në fund, pasi u kundërshtua nga ish ministri i Jashtëm në atë kohë, Ditmir Bushati, i cili refuzoi të firmoste tjetërsimin e ambasadës. Por Ron Yeffet nuk u dorëzua.
    Miku i kryeminstrit
    Zoti Yeffet është një mik i afërt me kryeministrin Edi Rama. Të dy janë parë bashkë në më shumë se një rast.
    Edi Rama dhe Ron Yeffet
    Ndërkohë që disa media kanë raportuar se Rama dhe Yeffet janë takuar shpesh edhe jashtë syve publikë. Një takim i tillë mendohet se ka ndodhur në sallën VIP të një aeroporti.
    Disa zëra afër zotit Rama thonë se Ron Yeffet është si një tip konsulenti i kryeministrit për çështje private financiare. Por sërish këto mbeten gjithmonë në kontekstin e thënieve të pavërtetuara. Ajo që është e vërtetuar, është fakti se Rama dhe Yeffet janë miq si dhe fakti tjetër se zoti Yeffet ka një background jo shumë të kulluar.
    Përveç Edi Ramës, zoti Yeffet është mik edhe i disa udhëheqësve afrikane. Njëri prej tyre është ish presidenti senegalez Macky Sall, i cili u largua nga pushteti vitin e kaluar. Zoti Sally dhe Edi Rama kanë dy të përbashkëta. Përveçse janë të dy miq të Yeffetit, të dy kanë patur fatin të shohin udhëheqësit e opozitës të burgosur vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve. Por këto mund të jenë thjesht rastësi.
    Ron Yeffet ne Senegal
    E megjithatë ashtu si në Shqipëri, edhe në Senegal zoti Yeffet kishte arritur të siguronte një llokmë të madhe nga afërsia e tij me udhëheqësin. Qeveria senegaleze e Sallyt i kishte dhënë biznesmenit izraelit 10 mijë metër tokë shtetërore në bregdetin e Dakarit për të ndërtuar aty një marinë dhe kulla rezidenciale. Por projekti nuk shkoi asnjëherë në fund.
    Sepse në Senegal, ndryshe nga Shqipëria, rrotacioni politik nuk është një koncept i huaj. Menjëherë pas ish presidenti Sally u largua nga pushteti, qeveria e re e opozitës e anulloi kontratën me Yeffet dhe e rishtetëzoi tokën me argumentin se marrëveshja ishte aferë e pastër korruptive.
    Por ndërsa nga Senegali e ndoqën, zotit Yeffet i qeshi fati në Shqipëri. Dhe Shqipëria ndryshe nga vendet afrikane, për biznesmenët e këtij soji ofron shkallën më të lartë të sigurisë juridike; mungesën e rrotacionit politik./ Kapitali.al