Tag: tillë

  • Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe

    Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe

    Showbiz E Martë, 7 Tetor 2025 21:19
    Nuk ka ndarje mes Sarës dhe Bardhit, që e gjetën njëri-tjetrin në ”Big Brother Albania Vip 3”. Edhe pse në portale u përfol për një ngjarje të tillë, është vetë Sara ajo që e ka sqaruar sonte me një postim në Instastory. Ajo theksoi se për të, familja është gjëja më e shenjtë në botë dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.
    ”Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim të fundit. Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë. Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë. Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!

    Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.

    Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale. Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare. Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht”.

  • Kafja, ritual mesazhesh dhe simbolikash për shqiptarët

    Kafja, ritual mesazhesh dhe simbolikash për shqiptarët

    Shqiptarët kanë pasur simbolika të shumta në ritualin e pirjes së kafes. Ato shënjonin mesazhe pozitive dhe negative kur miqtë kishin marrëdhënie, takime apo situata të ndryshme. Po cilët janë këto mesazhe që shprehte rituali i shërbesës së kafes.

    Nëse një malësor shkonte për shembull me kostumin e mikut në shtëpinë e një bashkëfshatari tjetër, qoftë ky i afërm ose thjeshtë i njohur, për të vazhduar një bisedë të nisur më parë, si të thuash, në një seancë të rastësishme ndërrim duhani që kishte të bënte me ndonjë fejesë, zbutjen ose tejkalimin e ndonjë konflikti me pajtim gjaku ose me çështje të tjera të rëndësishme, i zoti i shtëpisë nuk e pyeste mikun se si e dëshironte kafenë.

    Nëpërmjet shkallës së ëmbëlsisë ose të idhëtisë së kafesë simbolikisht miku merrte mesazhin e duhur për ecurinë e çështjes që qëndronte në sfondin e një vizite të tillë. Nëse i servirej kafja fare e ëmbël miku merrte mesazhin se çështja ishte zgjidhur ose ishte në rrugë të mbarë dhe pa kthim prapa.

    Për të përforcuar kuptimin e një mesazhi të tillë pozitiv miku, si rregull, në një formë tjetër vinte në dukje ëmbëlsinë tej mase të kafesë, duke përdorur përgjithësisht shprehje të tipizuara në motërzime të tilla: “E paskeni ngatërruar kafenë me mjaltin’’, “kafesë i paskeni hedhur mjaltë, jo sheqer’’, “një qyp me mjaltë i paskeni hedhur kafesë’’ etj.

    I zoti i shtëpisë përgjithësisht i miratonte pohime të tilla, domethënë, në thelb tundjes së kokës lart-poshtë ose buzëqeshjes. Pas një miratimi të tillë miku fliste me frymë optimiste dhe më shpenguar për zgjidhjen e çështjes në shqyrtim.

    Nëse i servirej kafe e mesme, merrte mesazhe se çështja për të cilën ishte i interesuar kishte mbetur pezull, pra nuk mund të parashikohej ecuria e zgjidhjes së saj. Për të konfirmuar se kafeja e mesme, që nënkuptonte ngrirje të çështjes, miku gati me tone diplomatike shprehej: “Nuk di nëse ka pasur ose jo sheqer në anët tuaja’’, “bora ka zënë rrugët e nuk ka ardhur sheqer nga shehri qysh kur nuk mbahet mend’’ etj. Në situata të tilla burrat e palës mikpritëse heshtnin.Miku që kishte një mision në bisedë merrte mesazhin se duhej të ishte shumë i kujdesshëm në arsyetime, se duhej të përdorte me mençuri gjithë arsenalin e argumenteve, për ta lëvizur çështjen në kahun e zgjidhjes më të mirë.

    Mikpritësit mund t’i servirnin mikut kafe pa sheqer. Në situata të tilla miku sillej në dy mënyra. Më rrallë e përforconte këtë fakt me shprehje disi diplomatike si ‘’Ka qenë mot i keq dhe nuk kanë ardhur mallrat nga qyteti’’, ‘’bota ia ka zënë vendin sheqerit’’ etj.

    Si rregull mikpritësit heshtnin. Në shumicën e rasteve idhësia e kafesë nuk kishte nevojë për konfirmim. Heshtjes së mikpritësve miku i përgjigjej me heshtje, çka nënkuptonte se përgjigja negative për çështjen ishte e padiskutueshme.

    Në rrethana të tilla shfaqej më qartë profili prej fermani ose dekreti mbretëror i mesashit ngjizur nga idhtësia e kafesë. Prandaj miku nuk çelte fare bisedën, për të cilën ishte në rolin e‘’nënpunësit’’ mik.

    Përgjithësisht miku ruante qetësinë shpirtërore ose, të paktën, paraqitej i tillë dhe niste biseda për çështje të tjera që kishin të bënin me ndikimet e motit në ecurinë e punëve të stinës në bujqësi, me mbarështrimin e blektorisë e deri me problemet e luftës ruso-japoneze etj.

    Në të shumtën e rasteve miku bënte kujdes që në biseda të tilla t’i largohej me zgjuarsi dhe sa më shumë çështjes për të cilën ishte i interesuar drejtpërdrejt.

    Vlen të theksohet se përdorimi i idhtësisë së kafesë dhe i mjeteve të tjera simbolike për të përcjellë përgjigje negative, sidomos për çështje jetike që kishin të bënin me fatet e individëve, të familjeve ose të anëtarëve të bashkësive më të zgjuara, kishte rëndësi të veçantë në shumë‘’segmente’’ të shoqërisë tradicionale shqiptare, ndërkohë që fjala mohuese kishte peshë mjaft të rëndë, deri në nivelin e shpërfilljes ose të fyerjes për palën tjetër, pra jo vetëm për familjen e individin që prekte drejtpërdrejt hija e fjalës së keqe, por edhe për gjithë fisin e tij.

    Kafja në ceremonitë mortore dhe situata të vështira

    Gjithashtu, edhe shkalla e ëmbëlsisë ose e hidhësisë së kafesë që servirej në ceremoninë mortore në shumë krahina të Shqipërisë, shprehte simbolikisht shkallën e hidhërimit për të ndjerin, shprehte moshën e të ndjerit dhe mprehtësinë e shqetësimeve familjare, fisnore ose më gjerë që shkaktonte largimi i tij nga kjo jetë.

    Nëse personi i vdekur ishte i moshuar dhe me fëmijë të rritur, të martuar dhe në gjendje ekonomike të stabilizuar, servirej kafe e ëmbël: nëse i ndjeri ishte në moshë mesatare dhe me fëmijë pjesërisht të martuar dhe të pamartuar, servirej kafe e mesme dhe nëse personi i vdekur ishte i ri ose e re, me fëmijë të vegjël ose i pamartuar servirej kafe fare e hidhur, pa sheqer.

    Sipas paragjykimeve të përhapura gjerësisht në shoqërinë shqiptare paramoderne në filxhanin e kafesë pasqyronin edhe mjaft element të personalitetit, të mënyrës së jetesës dhe të gjendjes shpirtërore të personave që pinin kafenë.

    Për shembull, nëse burri e pinte kafenë e nxehtë, mendohej se ai sipas bestytnive ishte aq frikacak saqë kishte frikë edhe gruan. Gjithashtu, sipas bestytnive, nëse personi e pinte kafen e ëmbël, kishte jetë të hidhur dhe e kundërta, nëse pinte kafen e hidhur, kishte jetë të lumtur.

    Si rregull, servirja e kafesë shënonte simbolikisht përfundimin pothuajse të çdo lloj ceremonie gëzimi dhe rrezatonte mesazhe simbolike kompleke dhe mjaft të nuancuara në ceremonitë mortore. Përvecse në mjedise të tilla dhe në bar-kafe e restorante, kafeja ishte ndoshta e vetmja pije, e cila në një pjesë të konsiderueshme të trojeve shqiptare servirej edhe në varreza.

    Por cfarë mesazhi përcillte kafeja e servirur në vareza, fill pas varrosjes së të ndjerit?

    Një kafe e tillë, sidomos në krahinat veriore të Shqipëisë, dëshmonte simbolikisht se i ndjeri kishte kryer funksione shoqërore të rëndësishme për anëtarët e fisit, banorët e fshatit, kraniës etj., pra ishte burrë i shquar.

    Servirja e kafesë me dorën e majtë dhe sidomos nën gju konsiderohej një fyerje shumë e rëndë, veçanërisht për burrat që kishin vonuar marrjen e gjakut në emër të ndonjë anëtari të familjes ose të afërmi të vrarë.

    (marrë nga “Lente të ndërveprimit simbolik’’- Zyhdi Dervishi)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUSH ËSHTË FILOZOFI MË “I RREZIKSHËM” I TË GJITHA KOHËRAVE?

  • Gerard Genette: Kritika dhe poetika

    Gerard Genette: Kritika dhe poetika

    Nga Gerard GenetteNë Francë- disa vite më parë – vetëdija letrare po zhytej në një proces involutiv paksa shqetësues: polemika midis historisë letrare dhe “kritikës së re”; debate të errëta, në brendësi të vetë “kritikës së re”, midis një të vjetre dhe një të reje “të re”, e para ekzistencialiste dhe tematike, kurse e dyta me frymë formaliste dhe strukturaliste; shtim jo i shëndetshëm i studimeve dhe hetimeve mbi tendencat, metodat, prespektivat dhe udhët pa krye të kritikës. Nga ndarja në ndarje, nga reduktimi në reduktim, studimet letrare tashmë dukeshin përjetësisht të prirura për ta kthyer gjithnjë e më shumë fokusin nga vetja, dhe për t’u mbyllur në një ringjallje, endje, narciziste, sterile dhe në fund të fundit vetëshkatërruese, duke arritur të përmbushë parashikimin e Valéry-së në 1928: “Ku po shkon kritika? Shpresoj, drejt shkatërrimit të saj.”    Në një situatë kaq e papëlqyeshme, gjithsesi, mund të jetë thjesht dukje. Çdo lloj reflektimi paksa serioz mbi kritikën, efektivisht, mbart me vete një reflektim mbi vetë letërsinë: qartësisht e dëshmon, për shembull, rrugëtimi i ndjekur nga Prust-i tek Contre Saint-Beuve.Një kritikë mund të jetë thjesht empirike, primitive, mendjelehtë, e pamenduar, “e egër” një metakritikë nga ana tjetër nënkupton gjithmonë një “ide të caktuar” për letërsinë, dhe ky mendim i nënkuptuar është i destinuar të bëhet i qartë brenda një kohe jo shumë të gjatë. Le të shohim tani se si një fakt në një farë kuptimi negativ mund të bëhet, për ne, relativisht pozitiv: nga vite spekulimesh dhe studimesh të mundimshme të kritikës mund të burojë ajo që prej më shumë se një shekulli, nga ka munguar aq shumë- saqë na ka bërë të humbasim madje edhe vetëdijen për një mungesë të tillë; një impass i dukshëm i kritikës mundet pra të çojë në një rilulëzim të teorisë letrare.   Duhet folur pikërisht për rilulëzim duke qenë se – nën emrin e poetikës dhe të retorikës – teoria e ‘’gjinive’’ dhe, në një kontekst edhe më të përgjithshëm, teoria e diskursit, datojnë, siç dihet që nga anktikiteti më i largwt: që nga Aristoteli deri tek La Harpe, në mendimin perëndimor, u ruajtën të dyja, deri me ardhjen e Romantizmit. Ky i fundit, duke e spostuar vëmendjen nga format dhe gjinitë drejt “individëve krijues”, e sakrifikoi këtë reflektim gjeneralist në favor të një psikologjie të veprës letrare tek e cila, që nga Saint –Beuve dhe ndjekësit e tij, është mbajtur në këmbë ajo që, sot, quhet kritikë. Por edhe nëse kjo psikologji pajiset (apo tjetërsohet) në mënyra të ndryshme me perspektivë historike apo psikoanalitike (frojdiane, jungiane, bashëlardiane e kështu me radhë), ose me sociologji (markiste ose jo), nëse anon më shumë nga autori si individ apo nga lexuesi (nga vetë kritiku), apo nëse edhe njëherë tenton të mbyllet në ‘’imanencën’’ problematike të veprës, ndryshime të tilla të theksit nuk modifikojnë kurrë në mënyrë rrënjësore funksionin thelbësor të kritikës, i cili mbetet ruajtja e dialogut midis një teksti dhe një psike të vetëdijshme dhe/ose të pavetëdijshme, individuale dhe /ose kolektive, krijuese dhe/ose receptuese.  Madje edhe projekti strukturalist, në fund të fundit, shumë mirë mundet të paraqesë në këtë kuadër thjeshtë një nuancë: të paktën, duke e kufizuar vetëm në atë aspekt të tij, sipas të cilit ai konsiston vetëm në studimin e ‘’strukturës’’ (ose “strukturave”) të një vepre, të konsideruar, në mënyrë pak fetishizuese, si një ‘’objekt’’ i mbyllur, i përplotësuar, absolut: pra, pashmangshmërisht, duke synuar motivimin (duke ofruar një justifikim përmes procedurave të analizës strukturore) e një mbylljeje të tillë dhe, në të njëjtën kohë, vendimin (ndoshta arbitrar) ose rrethanën (ndoshta rastësore ) që e krijon: duke harruar paralajmërimin e Borges-it që idenë e veprës së përmbushur e bën të kushtëzuar “nga lodhja dhe nga supersticioni”. Që prej afro gjysëm shekulli, në përballjen e vet me historinë letrare, kritika moderne është sforcuar të ndajë konceptet e veprës dhe autorit në perspektivën e vet taktike (shumë të kuptueshme) për të kundërvënë të parën me të dytin, përgjegjës për shumë teprime dhe aktivitete ndonjëherë të pavlefshme.Sot fillojmë të ndjejmë faktin se si këto janë të ndërlidhura dhe se si çdo formë e kritikës është detyrimisht e mbyllur në rrethin vicioz të referimit të ndërsjellë mes tyre.   Rezulton i qartë gjithashtu fakti se si statusi i veprës si e tillë nuk e shter aspak realitetin (dhe as “letraritetin”) e tekstit letrar. Diçka akoma më e rëndë është fakti se: vepra (imanenca e saj ) nënkupton një sasi të dhënash të cilat e kapërcejnë atë dhe kanë të bëjnë me fushën e gjuhësisë, të stilistikës, të semiologjisë, të analizës së diskursit, të logjikës narrative, të tematikës së gjinive dhe të epokave, etj. E pra, kritika – si e tillë–gjendet në situatën e parehatshme për të mos qenë në gjendje të bëjë pa të dhëna të tilla, por gjithashtu edhe të mos i kontrollojë dot. Pra, duhet të pranojë nevojën e një disipline, që me autonomi të plotë, të marrë mbi vete ato forma studimi të pakushtëzuara që nuk lidhen me veçanësinë e një vepre të caktuar: dhe që mund të jetë vetën një teori e përgjithshme e formave letrare –le të themi pra një poetikë.  Nëse më pas një disiplinë e tillë, duhet ose jo, të kërkojë të formësohet si “shkencë” e letërsisë, me ngjyrimet e papëlqyeshme që –në këtë fushë –mund të sjellë përdorimi i nxituar i termit, ndoshta është një problem dytësor. Gjithsesi është e sigurt që vetëm një disiplinë e tillë mundet ta pretendojë një gjë të tillë, duke qenë se, siç e dinë të gjithë (por që tradita janë pozitiviste, adhuruese e “fakteve” dhe indiferente ndaj ligjeve duket se e ka harruar prej kohësh), e vetmja ‘’shkencë’’ e mundshme është ajo e të ‘’përgjithshmes’’.

    Më shumë se një studim i formave dhe i gjinive në kuptimin që i jep retorika dhe poetika në epokën klasike (gjithmonë të prirura, që nga Aristoteli e këndej, për të ndërtuar traditën sipas normës dhe për të kanonizuar eksperiencën) tani bëhet fjalë për një eksplorim të të ndryshmeve mundësi të diskursit, në raport me të cilat veprat e shkruara tashmë dhe format e përdorura deri tani shfaqen po aq si raste të veçanta përtej të cilave përvijohen kombinime të tjera të parashikueshme, ose të deduktueshme. Është njëri prej kuptimeve të mundshme që mund t’u jepen formulave mjaft të njohura të Roman Jakobson-it, që si objekt të studimeve letrare propozojnë jo letërsinë, por letraritetin, jo poezinë, por funksionin poetik: në një këndvështrim akoma më të përgjithshëm, objekti i teorisë në një rast të tillë nuk do të ishte vetë realja, por tërësia e virtuales letrare.Kundërvënia e një poetike të hapur ndaj asaj të mbyllur të klasikëve, dëshmon qartazi që nuk bëhet fjalë (ashtu siç mund të besohet) për një rikthim tek e shkuara parakritike, por krejtësisht për të kundërtën. Ose teoria letrare do të jetë moderne, dhe e lidhur me modernitetin e letërsisë, ose nuk do të jetë asgjë.    Duke paraqitur programin mësimor të poetikës, Valery deklaronte me kryeneçësi të shëndetshme (gjthsesi e justifikuar) se “përtej prirjes për të zëvëndësuar apo kundërshtuar historinë letrare, objekti i kësaj mësimdhënieje do të ishte ai që t’i ofronte historisë letrare në të njëjtën kohë një hyrje, një kuptim dhe një qëllim”. Marrëdhëniet midis poetikës dhe kritikës mund të jenë të tipit analog, me këtë variant-thelbësor– që, ndërkohë që poetika e Valery-së nuk kishte në këmbim pothuajse asnjë pritshmëri nga hsitoria letrare, e cilësuar prej tij si “tymnajë e madhe”, teoria letrare në fakt ka shumë për të fituar nga punimet e veçanta kritike. Nëse historia letrare nuk është aspak një “tymnajë’’, ajo është gjithsesi në mënyrë të dukshme, ashtu si teknikat psikologjike të deshifrimit dhe stabilizimit të një teksti (dhe në fund të fundit shumë më tepër), për një disiplinë e bashkangjitur në studimin e letërsisë, në të cilën eksploron eksluzivisht aspektet dytësore (biografinë, kërkimin e burimeve dhe të ndikimeve, gjenezën dhe ‘’fatin’’ e veprave, etj).Kritika është, dhe do të mbetet, një qasje thelbësore, dhe mund të parathemi që e ardhmja e studimeve letrare qëndron thelbësisht në ndërkëmbimin e nevojshëm midis kritikës dhe poetikës – në vetëdijen dhe në ushtrimin e përplotësueshmërisë së tyre.

    *Shkëputur nga libri “Figura III”, Gerard Genette, botuar nga “dy Lindje, dy Perëndime”, Përktheu: Mirela ShellaPërgatiti: ObserverKult

    ————————–

    Lexo edhe:

    LIRIKË PIKËLLIMI PËR TË BIRIN E NDJERË NGA ALI PODRIMJA: LUM LUMI

  • Firma Gjoka “harroi” sistemin e mbrojtjes nga zjarri në tunelin e Skarficës, tender i ri 800 mijë euro

    Firma Gjoka “harroi” sistemin e mbrojtjes nga zjarri në tunelin e Skarficës, tender i ri 800 mijë euro

    Skandalet e punëve publike s’kanë fund në Shqipëri, ku veprat ndërtohen, riparohen pas përurimit apo ribëhen nga e para. I tillë është edhe ndërtimi i tunelit të Skarficës, pjesë e rrugës së re Kardhiq–Delvinë, një rrugë e nisur vite më parë dhe e përuruar në vitin 2022, pas një kalvari të gjatë tenderësh dhe ankimimesh.
    Tenderi i lotit 7 ka qenë më i debatuari, madje çështja ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, ku ish-drejtoresha e Rrugëve Sonila Qato është marrë e pandehur për shpërdorim detyre. Ajo dyshohet se favorizoi një kompani në dëm të firmës “Gjoka”, por pas ankimimeve firma që bën tunelet në Shqipëri e fitoi garën dhe vlerën prej rreth 20 milionë eurosh.

    Faksimile: Tenderi i ri i hapur nga ARRSH për instalimet e sistemit të mbrojtjes nga zjarri në tunelin Kardhiq – Delvinë

    Tre vite pas përurimit të tunelit dhe të të gjithë rrugës, kanë filluar problemet e para. Apo më saktë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gjetur mangësi tepër të dukshme. Një ndër to ka qenë edhe mungesa e një sistemi për mbrojtjen nga zjarri në tunelin Kardhiq – Delvinë. Një skandal nëse do ta mendosh që ai tunel nuk e ka një sistem të tillë.
    Sipas dokumenteve, ARRSH ka hapur tenderin me objekt “qendra e MZSH dhe instalimet për mbrojtjen nga zjarri në tunelin Kardhiq- Delvinë”. Fondi limit i procedurës është 800 mijë euro, teksa bën fjalë për stacion për mbrojtjen nga zjarri.
    Por, natyrshëm pas këtij tenderi lindin disa pyetje; A nuk ishte projektuar që tuneli të kishte një sistem anti zjarr? Nëse po, përse u bë? Nëse jo, kush mban përgjegjësi. Natyrisht që të gjithë mbajnë përgjegjësi, zyrtarët aktualë apo edhe ish-zyrtarët e ARRSH-së të cilët lejuan që diçka e tillë të ndodhë.

    Faksimile: Tenderi i ndërtimit të tunelit u fitua nga kompania Gjoka në bashkëpunim me dy firma të tjera

    Institucionet shtetërore duhet të bëjnë një analizë të plotë të kësaj situate. Nëse çështja shkoi në atë kohë në SPAK, a kishte mangësi në bërjen e një vepre të tillë? Natyrisht që po, pasi vetë shteti shpenzoi në atë kohë 20 milionë euro dhe tashmë hedh të tjera para për të bërë një sistem që duhet të ishte bërë.
    Firma ndërtuese është një emër i njohur i përfituesve të tenderëve publik, nga veriu në jug, ku ka fituar shumicën e procedurave në rrugët ku ka tunele. “Punët e ngjashme” e kanë favorizuar në procedurat e tunelit në Llogora, të cilën e ka ndërtuar me një firmë turke.
    /Vox News/

  • A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

    A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

    Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave kryesorë të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.
    Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.
    E pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë. “Këtu duhet ta rimendoj,” tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.
    Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin.

  • Statistikat e Dinamos/ Nisje që nuk ndryshon, “deja vu” nga sezoni i fundit

    Statistikat e Dinamos/ Nisje që nuk ndryshon, “deja vu” nga sezoni i fundit

    Dinamo nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe në kampin blu, ndoshta askush nuk e kishte menduar një fillim të tillë. Megjithatë, nëse kthehemi pak në kohë, diçka e tillë nuk e ka penguar “nëndetësen” që të jetë pretendente për titullin kampion pasi një nisje të tillë, e ka bërë edhe sezonin e fundit, aty ku Dinamo u eliminua nga Vllaznia në “Final 4”.
    Sezonin e fundit, blutë kishin vetëm 4 pikë pas 4 javëve të para, duke bërë një nisje të sezonit jo në mënyrën më të mirë, e madje diçka e tillë çoi edhe në ndryshimin e trajnerit. Ilir Daja u rikthye te Dinamo duke zënë vendin e Dritan Mehmetit dhe erdhi pikërisht në javën e katërt, duke debutuar ndaj Partizanit, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

    Ndryshimi i vetëm këtë sezon, është golaverazhi pasi Dinamo ka pësuar 3 gola dhe ka shënuar 3, ndërkohë që sezonin e fundit kishte shënuar 4 dhe kishte pësuar 6 të tillë, duke u renditur në vendin e parafundit në renditje, së bashku me Tiranën e Skënderbeun. Në fund të sezonit, Dinamo arriti të renditej në vendin e tretë në kampionat, me 4 pikë më pak se Egnatia kryesuese.
    © BalkanWeb

  • Zija Vukaj: Përkthimi kryevepër apo përkthimi i një kryevepre

    Zija Vukaj: Përkthimi kryevepër apo përkthimi i një kryevepre

    Kultura jonë letrare zë fill nga përkthimet. Për dimensionet e një letërsie si e jona, pa kaluar në gjykime euforike as narciste, roli i përkthyesve është më i madhi. Ky rol është i tillë, sepse u bë mekanizmi numër një dhe i vetmi që e vendosi individin e zgjuar shqiptar me aspirata të vërteta kulturore, përballë veprave më madhore që ka krijuar gjenia e letrarëve botërorë. Dhe kjo punë fillon qysh me Gjon Buzukun e këtej.

    Nga Zija VukajPër fat ne kemi pasur përkthyes apo shqipërues të mrekullueshëm, të cilët kanë kombëtarizuar librat e shenjë, eposet e botës, gjenitë e penës që nga Homeri e deri në ditët e sotme.Siç është marrë vesh me kohë përkthimi është një krijim i mirëfilltë letrar. Duke qenë i tillë, edhe ky domen i letërsisë ka hierarkinë e vet, ka korifejtë dhe kulminacionet e pavdekshme të artit të shqipërimit. Meqenëse shijet janë personale, secili lexues ka të drejtë të paraqesë pëlqimet e veta për përkthimin më mbresëlënës nga letërsia e huaj. Kuptohet se një përkthim kryevepër, jo gjithmonë përkon me përkthimin e një kryevepre të shkruar nga një shkrimtar i huaj. Në këtë kontekst dhe me të drejtën e ushtrimit të shijes sime, unë do të vendosja në krye të vendit përkthimin e Dhimitër Paskos të romanit “Frymë të vdekura” të Nikollai V. Gogol. Pse më duket mua i tillë? Çfarë ka ndodhur që është rindërtuar për së dyti një kryevepër nga origjinali. Në një kuturisje parabolike guxoj ta krahasoj në mënyrë pak të vrazhdë punën që ka bërë Mitrushi me këtë ngrehinë artistike. Kjo i ngjan punës së një arkitekti që ka dëshirë të ndërtojë në brigjet shqiptare një godinë të shkëlqyer, identike me atë që ka parë diku në ndonjë vend të botës. Dhe ia ka dalë. Ka qenë tejet e vështirë, pasi ky libër është një sfings, është një bukuri që vret (vret shumë përkthyes). Sfidës së shqipërimit i shtohet të qenit një poemë, siç e quan vetë Gogoli i madh dhe aspektit poetik i shtohet edhe një humorizëm ndërtuar mbi antifrazën dhe groteskun e një abstragimi të nivelit të epërm. Nga ana tjetër, natyralizmi që përshkon këtë vepër kërkon një arsenal të pazakontë leksikor dhe një virtuozitet stilistik që e kishte veç Mitrushi. Duket sikur kjo vepër kishte lindur për t’u përkthyer veç prej Kutelit. Kjo për arsye se përveç shqipërimit, Mitrushi ka lundruar endshëm në dallditë e stilit të vet të harlisur, duke e ngjyrosur veprën e autorit të huaj me AND-në e vet letrare, a thua se është ky vetë krijuesi i parë i saj. Të thotë mendja se gjithçka e kësaj vepre mban vulën e Mitrush Kutelit, aq sa në përhumbjet e një leximi të përqendruar, kur lexuesi shkëputet për një çast të meditojë mbi gjeninë e autorit, i duket se po mediton mbi autorin shqiptar, duke “harruar” emrin e gjigantit rus Nikollai V. Gogol. Këtyre duhet t’u shtojmë edhe një fakt tepër të rëndësishëm: Në një vështrim të ftohtë dhe objektiv Mitrush Kuteli është nga prozatorët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, qysh në themelimin e saj, aq sa është e vështirë t’i vihet përkrah dikush tjetër.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ZIJA VUKAJ: NË PARADHOMËN E POETIT MJEDA

  • Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

    Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

    Aktori dhe regjisori i Hollivudit, Robert Redford i njohur për filmat si “Butch Cassidy And The Sundance Kid” dhe “The Sting”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
    Në një deklaratë, përfaqësuesi i tij tha se ai vdiq në shtëpinë e tij në Sundance në malet e Utah-ut – “vendi që ai e donte, i rrethuar nga ata që i donte”.
    Suksesi i tij më i madh në Broadway ishte roli i bashkëshortit të ri të mërzitshëm në “Barefoot in the Park” (1963) të Neil Simon.
    Redford debutoi gjithashtu edhe në film në “The Hunt for the Wild” (1962). Ai arriti sukses si aktor kryesor në filma të tillë si “Barefoot in the Park” (1967), “Butch Cassidy” (1969), “Jeremiah Johnson” (1972) dhe “The Candidate” (1972).
    Ai mori një nominim për Oscar për Aktorin më të Mirë për performancën e tij në dramën kriminale “The Sting” (1973). Redford vazhdoi të luante në filma të tillë si “The Way We Were” (1973), “All the President’s Men” (1976) dhe “The Electric Horseman” (1979).
    Redford bëri debutimin e tij si regjisor me filmin ”Ordinary People” (1980), i cili fitoi katër çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
    Gjatë kësaj kohe, ai luajti në filma të tillë si ”Brubaker” (1980), “The Natural” (1984) dhe ”Out of Africa” (1985).
    Në vitin 1981, Redford bashkëthemeloi ”Sundance Resort and Film Institute”.
    Ai drejtoi filmin e tij të tretë, “A River Runs Through It”, në vitin 1992.
    Rolet e tij të mëvonshme në film përfshijnë ”All Is Lost” (2013), “Truth” (2015), “Our Souls at Night” (2017) dhe ”The Old Man & the Gun” (2018).
    Redford luajti Alexander Pierce në ”Captain America: The Winter Soldier” (2014) dhe ”Avengers: Endgame” (2019).

  • Ja pse fëmijët duhet të luajnë në natyrë…

    Ja pse fëmijët duhet të luajnë në natyrë…

    Nga Marsel LelaDepresioni dhe ankthi tek fëmijët janë pasojë e jetës së mbyllur, larg natyrës, kafshëve dhe lojrave në grup, makar edhe atyre të rrezikshme. Një jete të “sigurt” në të katërta anët, ku për çdo gjë sulen në ndihmë prindërit duke mos u lënë kohë as të mendojnë. Fëmijë të tillë rriten me idenë se bota u detyrohet për gjithçka dhe kur hasin vështirësitë e para në jetë menjëherë fillojnë të fajsojnë të tjerët për dështimet e tyre. Një sistem i tillë nuk rrit burra e gra që i shërbejnë njerëzimit, por një brez të tërë të viktimizuarish.Unë jam rritur si një shpend i egër dhe nuk mund të imagjinoj një fëmijëri më të lumtur, më të plotë.

    Fëmijë që kërcejnë mbi dyshekë të konsumuar. (Angli, 1980)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MARSEL LELA: KUSH JAM UNË

  • “Manovër për të qarë dhe për të qeshur”, Gjokutaj paralajmëron: Diella nuk ndalon korrupsionin, do ta…

    “Manovër për të qarë dhe për të qeshur”, Gjokutaj paralajmëron: Diella nuk ndalon korrupsionin, do ta…

    Avokati dhe analisti Genc Gjokutaj ka ironizuar idenë e krijimit të një ‘ministrie virtuale’ për luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si ‘Diella’, duke e quajtur një manovër qesharake dhe të padobishme.
    Gjatë bisedës në një emision televiziv , Gjokutaj është shprehur se, në rast korrupsioni Diella do të pushkatohet online.‘Askush nuk do të akuzohet. Do të pushkatohet Diella virtualisht. Do bëjnë ndonjë emision. Profili i këtij kryeministri dhe qeverie është i tillë.’
    ‘Korrupsioni do gëlojë dhe Diella do vazhdojë, dhe do t’i lihet Diellës. Pra do hidhet kripë në ujë, kripa do të tretet – ky është korrupsioni qeveritar. Kjo është një metodë e stërholluar,’ u shpreh Gjokutaj.
    Ai shtoi se kjo nismë i ngjan një projekti që ‘është për të qarë dhe për të qeshur’.
    ‘Këta duan të thonë se këtë e ka shpikur Toni Blair, që kjo është një tjetër manovër… Asnjë vend i botës nuk e ka të aplikuar sepse ka dy arsye kryesore: e para nuk ka shtet në botë që ka një korrupsion të tillë dhe nuk ka shtet në botë që ta tolerojë një korrupsion të tillë. Pra, nëse do kishte një manovër të tillë, një ministër virtual, këtë do ta bënin sigurisht shtete më të zhvilluara.’
    Gjokutaj rikujtoi se një nga veprimet e para të kryeministrit Rama pas marrjes së pushtetit ishte kthimi i pagesave tatimore nga online në manuale:
    ‘Kur Rama mori pushtetin, veprimi i parë që bëri ishte vajtja në Tatime me Spartak Brahon dhe nga pagesat online i ktheu në manual. Në atë nivel që ishin, por atëherë pagesat bëheshin online, që do të thoshte se klienti nuk paraqitej në sportel dhe kjo gjë nuk e lidhte zyrtarin me klientin për të bërë korrupsionin. E hoqën pagesën online sepse do të paraqiteshin në sportel.’
    ‘Kjo është fotografia e kësaj qeverie e cila tashmë, korrupsionin që nuk e ka luftuar me SPAK, Gjykatën e Posaçme, Ministri të Brendshme, Tatime, Ministri Financash, do t’i mbledhë në një dhe do t’i luftojnë me një Diellë.’, theksoi avokati Genc Gjokutaj