Tag: tilla

  • Simptomat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Simptomat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Deri në tre në 10 persona ( 10-30%), kryesisht nga vendet perëndimore, kanë mungesë magnezi, që është një nga mikronutrientët e nevojshëm që sigurojnë funksionimin e duhur të trupit, duke ndihmuar më shumë se 300 enzima të kryejnë procese të shumta kimike në trup, të tilla si prodhimi i proteinave, mbështetja e kockave, kontrolli i sheqerit dhe presionit të gjakut, si dhe ruajtja e funksionit dhe shëndetit të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor.

    Diagnostikimi i mungesës së magnezit nuk është e lehtë, nga njëra anë, nivelet e tij në gjak nuk pasqyrojnë sasinë e ruajtur nga qelizat, dhe nga ana tjetër, shenjat e mungesës do të shfaqen vetëm pasi ajo të jetë vendosur dhe simptoma të tilla si dobësi, lodhje, ulje e oreksit, të përziera dhe tendencë për të vjella.
    Mungesa e magnezit shumëfishon rrezikun e sëmundjeve të rënda kronike, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza, diabeti i tipit 2, migrena dhe sëmundja e Alzheimerit. Faktorët që identifikojnë grupet me rrezik të shtuar përfshijnë:

    -Mosha (fëmijë dhe adoleshentë, të moshuar dhe gra në postmenopauzë)
    -Sëmundja celiake dhe sëmundjet inflamatore idiopatike të zorrëve që pengojnë marrjen e lëndëve ushqyese pavarësisht nga një dietë e shëndetshme, diabeti mellitus i tipit 2 dhe alkoolizmi.
    -Medikamente. Sëmundjet kronike dhe ilaçet me recetë për t’i trajtuar ato (p.sh. diuretikë dhe antibiotikë që ulin nivelet e magnezit)
    -Dieta. Konsumi i lartë i ushqimeve të përpunuara, së bashku me ilaçet e mësipërme, është shkaku kryesor i mungesës së magnezit për shumicën dërrmuese të njerëzve në vendet e zhvilluara.
    Doza e rekomanduar ditore e magnezit varet nga mosha dhe shëndeti, me rregullin e përgjithshëm që rekomandon 400-420 mg për burrat e moshës 19-51 vjeç dhe 310-320 mg për gratë.
    Edhe pse shumë veta përdorin suplemente magnezi, përdorimi i tyre duhet të bëhet kryesisht nga grupe të tilla si të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të caktuara, gjithmonë në konsultim me mjekun që ndjek, pasi  marrja e tepërt mund të shkaktojë diarre, të përziera, të vjella, dobësi dhe hipotension, ndërsa magnezi mund të zvogëlojë efektivitetin e disa ilaçeve.
    Për këtë arsye, është e preferueshme ta konsumoni atë përmes ushqimeve si arra, bishtajore, drithëra, fasule, perime me gjethe jeshile (si lakra ose brokoli), qumësht, kos dhe disa ushqime të tjera që tejkalojnë nevojat tona për magnez.
    Për më tepër, për një mbrojtje më të madhe të shëndetit me qëllim parandalimin e gjendjeve që nxisin mungesën e magnezit, duhet të përvetësohet i shoqëruar me një stil jetese të shëndetshëm me ushtrime, gjumë të mirë dhe një dietë të ekuilibruar.

  • Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës

    Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës

    Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
    Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike.
    Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
     
    “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

    Në rang kombëtar ka nisur një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zaptuar hapësira publike.
     

  • “Rama mendon se i ka në varësi të gjitha pushtetet”, Mërtiri kritikon urdhrin për dorëheqje: Shteti nuk ndërtohet me…

    “Rama mendon se i ka në varësi të gjitha pushtetet”, Mërtiri kritikon urdhrin për dorëheqje: Shteti nuk ndërtohet me…

    Ndërhyrje e kryeministrit Edi Rama në pushtetin lokal, e ka cilësuar analisti Ergys Mërtiri, urdhërin e kryeministrit se drejtuesit në bashkitë e vendit duhet të japin dorëheqjen nga posti.

    I ftuar ditën e sotme në  një emision televziv, ai tha se ndryshime të tilla ai do ti bëjë edhe në qeveri.
    ‘Ndërhyrja e Ramës në pushtetin lokal është diçka që atij nuk i takon. Po kemi dy ndërhyrje, në pushtetin vendore dhe atë gjyqësor, sepse ai akuzon një prokurore si ajo në rastin e Thethit, pra ai mendon se i ka në varësinë e tij të gjitha pushtetet. Por dorëheqja kolektive është jashtë normës. Kur ti i shkarkon të gjithë tregon se bashkia është e tëra për t’u shkarkuar. Pse nuk kërkon edhe dorëheqjet e kryetarëve të bashkisë. Fajet i kanë ata që janë vartës dhe jo kryetarët sipas kryeministrit. Unë besoj se ndryshime të tilla ai do ti bëjë edhe në qeveri. Ata duan që të prodhojnë idenë se këtu po ndryshojnë gjërat’, tha ai.
    Aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, Mërtiri e sheh si aksion që është bërë në momentin jo të duhur.
    ‘E ka bërë këtë edhe vjet edhe këtë vit. Ka turistë që kanë prenotuar sepse do të shkojnë aty dhe do ta gjejnë të prishur. A mendon se ai do të kthehet më? Problemi më i madh është që ata kanë ndërtuar pa leje sepse kishin qejf apo kanë qenë kushtet e tilla. Në një vend ku nuk jepet leje ndërtimi do të ndërtojnë pa leje. Këtu e dimë se si jepen lejet e ndërtimit. Po pse i kanë lejuar që të ndërtojnë pa leje ata. Shteti nuk bëhet me polic por me ligje dhe me rregulla’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për daljen nga burgu të Ervin Salianjit.
    ‘Salianjin e përcollën si hero dhe e pritën si askush kur doli nga burgu, kur pritej që të ishte e kundërta. Heshtja e Berishës do të tregojë se nuk e ka në listën e tij Salianjin. Po Salianji me sa kam vënë re nuk është politikan që mund të ngopet kollaj me pak, por do kërkoj rol me rëndësi në PD, të paktën numrin 2 pas Berishës’, tha ai.
     
     
     

  • Musiala “fal” Donnarumman: Nuk fajësoj askënd, situata të tilla ndodhin

    Musiala “fal” Donnarumman: Nuk fajësoj askënd, situata të tilla ndodhin

    Jamal Musiala ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen mes Bayern Munich dhe PSG në Botërorin e Klubeve.

    Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ai falënderoi tifozët dhe botën e futbollit për mbështetjen.
    Mesfushori gjerman theksoi se nuk fajëson askënd për dëmtimin, duke e konsideruar një situatë që mund të ndodhë në futboll. Kritikat ndaj portierit Donnarumma ishin të shumta, por Musiala shmangu çdo përplasje. Ai konfirmoi se operacioni ka shkuar mirë dhe se tashmë fokusi është rikuperimi.

    “Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen. Kjo do të thotë shumë për mua. Është mirë të shikoj botën e futbollit të bashkuar për këto çështje gjatë kësaj kohe. E vlerësoj shumë.
    Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam në gjendje të mirë. Doja gjithashtu të thoja se nuk fajësoj askënd për këtë. Situata të tilla ndodhin. Tani do ta përdor kohën për të rifituar forcën time. Mezi pres t’ju shoh përsëri”, tha Musiala.
    Futbollisti i Bayern Munich do të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj. Rikthimi i Musialës pritet në fazën e dytë të sezonit.

  • Berisha i shqetësuar për shkarkimin e drejtorëve të PS në Vlorë: Akte të tilla ndodhin vetëm në Korenë e Veriut

    Berisha i shqetësuar për shkarkimin e drejtorëve të PS në Vlorë: Akte të tilla ndodhin vetëm në Korenë e Veriut

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë Vlorë.
    Berisha u shoreh se akte të tilla ndodhin vetëm në Korenë e Veriut.
    Berisha e cilësoi këtë vendim si një tjetër akt të kokave të turkut, teksa theksoi se vetëm një parti-shtet asgjëson qeveritë vendore.
    “Vetëm një parti-shtet asgjëson qeveritë vendore. Shkarkimi i drejtorëve është një tjetër akt që tregon kokat e turkut. Nuk pranojmë kurrë akte të tilla që ndodhin vetëm në Korenë e Veriut… Nuk u tha se çfarë urdhri kanë zbatuar apo s’kanë pranuar nga kryetari  tyre i bashkisë marrin urdhra nga kryetari i Bashkisë, jo kryeministri. Po bëj gjithçka për të zbuluar. Drama e Elbasanit, vazhdon djegia e plehrave tek djegësi i Elbasanit që Rama ua serviri si kulmin e suksesit, për të cilin mashtroi, pasi vodhën bashkë me Ministrat sollën një teneqe që s’ka funksionuar një ditë. Tani u thotë shqiptarëve hani kokat e drejtorëve të Vlorës”, tha Berisha.
     

  • Tirana sjell surpriza/ Numërohen mbi 1 mijë kuti, ja sa vota ‘i avulluan’ PS-së e PD-së

    Tirana sjell surpriza/ Numërohen mbi 1 mijë kuti, ja sa vota ‘i avulluan’ PS-së e PD-së

    Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035 kuti votimi nga 1282 në total.
    Nga procesi rezulton se PD-së i ishin shtuar padrejtësisht 567 vota, ndërsa PS-së 356 të tilla. Vota i ishin shtuar edhe Lëvizjes Bashkë, 57, koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” 38, Partisë Mundësia 39 apo dhe PSD-së 32.
    KqzNdërsa koalicionit Euroatlantik në 11 maj i ishin mohuar 22 vota, të cilat pas rinumërimit i janë rikthyer në rezultatin përfundimtar. 6 vota iu rikthyen koalicionit Djathtas për Zhvillim.
    Vota i ishin zbritur edhe partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, 7 të tilla, ndërsa Aleancës Demokracia e Re i ishin shtuar 11 vota më shumë.

  • Tërmeti në Shqipëri/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

    Tërmeti në Shqipëri/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

    Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra është regjistruar pranë zonës së Niklës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
    Sizmiologu Besian Rama deklaroi se lëkundje të tilla janë të zakonshme për vendin tonë dhe ndihmojnë në çlirimin e energjisë sizmike, duke ulur rrezikun e tërmeteve më të mëdha në të ardhmen.
    “Epiqendra ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë fshatit Nikël. Fillimisht u raportua një magnitudë prej 4.5, por pas analizave më të detajuara për territorin tonë, rezultoi të ishte 4.2. Këto janë aktivitete të pranueshme për zonën.  Tërmeti është paraprirë nga 3-4 lëkundje më të lehta, me magnituda 1.5 deri 1.9 gjatë natës. Po ashtu, janë regjistruar disa pasgoditje me intensitet më të ulët. Qendra e Monitorimit Sizmik ka qenë në gatishmëri të plotë dhe të gjitha sistemet kanë funksionuar siç duhet, duke e detektuar automatikisht ngjarjen.”
    Sizmiologu Rama shtoi se tërmete të tilla janë pjesë e një zinxhiri aktivitetesh normale sizmike për zonën.
    “Zona e Krujës ka disa linja thyerjeje, që prodhojnë herë pas here lëkundje të këtij lloji. Këto tërmete janë një kujtesë se duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me to dhe të jemi të përgatitur. Është shumë më mirë që të ketë tërmete me magnituda të ulëta që çlirojnë energjinë, sesa të ndodhin papritur lëkundje të forta e të rrezikshme.”
    Sizmiologu u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin panikun.
    “Në raste të tilla, është e rëndësishme të qëndrojmë në një vend të sigurt, të hapim dyert për të shmangur bllokimin dhe të vendosemi pranë objekteve të qëndrueshme. Paniku nuk ndihmon, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të veprojmë me kujdes.”

  • Vijon procesi i rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 355 kuti, PD-ASHM me 177 vota të pavlefshme,PS me 170 të tilla

    Vijon procesi i rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 355 kuti, PD-ASHM me 177 vota të pavlefshme,PS me 170 të tilla

    Vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”. Deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 30% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës.
    Paraprakisht me 355 kutitë e hapura PS-ASHM kryeson me votat që nuk i takonin. Koalicioni në fjalë ka 177 vota të pamerituara, ndërsa Partia Socialiste 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë. Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, dhe nga ana tjetër Lëvizja Bashkë 15 të tilla. Ndërkohë Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar.

  • PS e PD vijonë të humbasin vota, rikuperojnë “Djathtas për Zhvilim” dhe “Euroatlantikët” e Bashës

    PS e PD vijonë të humbasin vota, rikuperojnë “Djathtas për Zhvilim” dhe “Euroatlantikët” e Bashës

    Tirana vijon rinumërimin e votave në ditën e tretë të saj.

    Deri më tani janë numëruar 246 kuti  nga 1282 të tilla, ndërsa rezulton se Partia Demokratike ka humbur 133 vota nga totali, ndërsa Partia Socialiste  112 të tilla. 11 vota ka humbur edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, 7 Mundësia, 3 Lëvizja Bashkë dhe 7 Partia Socialdemokrate.
    Të vetmit që kanë rifituar vota janë Koalicioni Djathtas për Zhvillim 3 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 8 vota.

    Procesi do të vijojë përgjatë gjithë muajit. Rinumërimi erdhi pas vendimmarrjes së dy anëtarëve të KAS pas ankimimit të partive opozitare për  parregullsi./vizionplus.tv
     

  • Marrëveshjet për migrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

    Marrëveshjet për migrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

    Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet?Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të strehuar edhe azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.Qeveria e Kosovës, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme që do ta ketë për detyrë zbatimin e marrëveshjes me SHBA-në, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë, përcjell A2.Se çfarë fiton Kosova nga kjo marrëveshje, nuk kanë treguar as nga Departamenti amerikan i Shtetit, që vetëm ka thënë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.Më vonë, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, e falënderoi Kosovën në X, duke thënë se ajo u bë “vendi i parë në Evropë që njoftoi se do të pranojë shtetas nga vendet e treta që dëbohen nga Shtetet e Bashkuara”.“Sigurimi i kufirit amerikan është prioritet kryesor i administratës Trump dhe unë i çmoj Qeverinë dhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, shtoi ajo.Çfarë fiton Kosova?A përbëjnë këto marrëveshje vërtet përparim strategjik për Kosovën? Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, thotë se këto marrëveshje duhet të kuptohen “si një formë bashkëpunimi bilateral, dhe jo si një moment transformues në pozicionimin ndërkombëtar të Kosovës”.“Kjo e forcon imazhin e Kosovës si partnere e besueshme, por nuk e ndryshon thellësisht dinamikën e marrëdhënieve, veçanërisht kur çështje kyçe politike, si dialogu Kosovë-Serbi, vazhdojnë të jenë burim tensioni në mes të dy vendeve”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.Si dëshmi për këtë, ajo përmend një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për refugjatët sirianë, që thotë se tregon që “bashkëpunimi në menaxhimin e migracionit nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të marrëdhënieve më të gjera, nëse mosmarrëveshjet politike më të thella mbeten të pazgjidhura”.Edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, thotë se nuk është e mjaftueshme që Kosova të tregojë se dëshiron ta ndihmojë SHBA-në në adresimin e sfidave të saj.“Gjestet simbolike të këtij lloji, ndonëse të rëndësishme dhe të dobishme, duhet të shoqërohen me një qasje më të gjerë që siguron se Kosova nuk është në listën e problemeve”, thotë Hill për Radion Evropa e Lirë.Por, Kosova nuk është e vetmja në Ballkan që po pranon përgjegjësi të tilla për menaxhimin e migrantëve.Shqipëria ka marrëveshje me Italinë për të pranuar migrantët, Maqedonia e Veriut është përmendur si vend potencial për marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, Bosnje e Hercegovina ka bashkëpunim me BE-në për menaxhimin e migracionit, duke pranuar fonde dhe mbështetje për qendra pritjeje.Në fund të muajit të kaluar, organizata Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të mos e përdorin Ballkanin si “magazinë për migrantët”.Michael Bochenek, nga kjo organizatë, thotë për REL-in se Ballkani është bërë cak i planeve të tilla të shteteve më të fuqishme për disa arsye.“Vendet e Ballkanit nuk kanë historik vërtet të tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut [krahasuar me vendet e tjera që janë përdorur për këto plane, si Ruanda, Sudani Jugor, Libia]”, thotë ai.Bochenek shton se rol luan edhe ndikimi që Bashkimi Evropian ka në shtetet e këtij rajoni.“Për mirë a për keq, këto qeveri mund të kenë një ndjenjë detyrimi ndaj Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye mund të jenë më të hapura ndaj këtyre lloje kërkesash”, thotë Bochenek.Pse po flasim për Bashkimin Evropian?Për tri arsye kryesore, thotë Olivia Sundberg Diez, nga organizata Amnesty International, që ka shumë vite që monitoron e kritikon marrëveshjet e tilla.Janë tre hapa, thotë ajo, që Bashkimi Evropian i ka ndërmarrë së fundi që procesimi i migrantëve të bëhet jashtë kufijve të BE-së, si mënyrë për t’u përballur me një valë të madhe migrantësh.Në muajt e fundit, Bashkimi Evropian ka sjellë propozime që mundësojnë refuzimin e kërkesës për azil të një aplikuesi, me arsyetimin se ai mund të kërkojë azil edhe diku tjetër; lehtësimin e refuzimit dhe dëbimin e azilkërkuesve nga shtete që BE-ja i cilëson të sigurta, si dhe mundësinë që azilkërkuesit e refuzuar të dërgohen edhe në shtete me të cilat s’kanë asnjë lidhje.“Ka një përpjekje të qëllimshme për të zhvendosur përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve në vende jashtë BE-së, pa garanci të qarta ligjore dhe me shumë paqartësi për përgjegjësinë”, thotë Diez për REL-in.E, diskutimi se ku mund të ndërtohen qendrat e tilla të kthimit për migrantët që synonin BE-në, por që u është refuzuar kërkesa për azil, ka përfshirë pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor.Emini thotë se këto shtete duhet ta kuptojnë se marrëveshjet e tilla sjellin përfitime, si investime apo mbështetje specifike, por jo progres drejt anëtarësimit në BE.“Në të ardhmen, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të synojnë të pozicionohen jo thjesht si ofrues të shërbimeve të ndjeshme, që shtetet më të pasura nuk duan t’i marrin përsipër, por si aktorë proaktivë dhe strategjikë në arenën ndërkombëtare”, thotë Emini, duke shtuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor po “instrumentalizohet pa përfitime reale dhe afatgjata”.Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027.Më parë, Kosova kishte strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet, në vitin 2021.Çfarë humbin migrantët?Krahas debatit për përfitimet diplomatike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, marrëveshje të tilla po ngrenë shqetësime serioze edhe në lidhje me të drejtat e migrantëve.Bochenek nga Human Rights Watch thotë se “këto marrëveshje janë politike dhe një përpjekje për të anashkaluar detyrimet për të drejtat e njeriut”.Ai shton se ato, shpesh, krijojnë pasiguri ligjore për migrantët, veçanërisht për ata që nuk kanë asnjë lidhje me vendin pritës.“Njerëzit nuk e dinë se ku janë, nuk kuptojnë pse janë dërguar aty, ndihen të humbur dhe të izoluar”, thotë ai.Diez thekson se marrëveshjet e tilla krijojnë rrezik të ndalimeve arbitrare, kufizime në qasjen në ndihmë juridike dhe vështirësi për të ndjekur ankesat ligjore.“Nuk mund ta zbatosh këtë [marrëveshje për qendrat e kthimit] në një mënyrë që është në përputhje me të drejtat e njeriut”, thotë ajo.Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e migrantëve ka hasur në vështirësi të tilla që nga fillimi i zbatimit. Më shumë se 70 persona të dërguar fillimisht në Shqipëri, janë kthyer sërish në Itali, pas vendimeve gjyqësore ose për shkak të nevojave mjekësore.“Kemi mjaftueshëm dëshmi nga kërkime të gjera ndërkombëtare që tregojnë se skema të tilla – përpjekje për të zhvendosur përgjegjësitë sa më larg kufijve të Bashkimit Evropian, duke i larguar njerëzit nga sytë dhe mendja – nuk funksionojnë dhe nuk mund të zbatohen në një mënyrë që është humane”, thotë Diez.Si ajo, edhe Bochenez thekson se skemat e tilla janë edhe të shtrenjta për shtetet që i financojnë ato.Për këtë arsye, ata do të preferonin që shtetet më të fuqishme të investonin në kapacitetet e tyre për menaxhimin e migrantëve.“Duket si një mënyrë jashtëzakonisht e ndërlikuar për ta trajtuar këtë çështje, përveç nëse qëllimi i vërtetë është thjesht t’i largosh njerëzit dhe t’ua lësh problemin të tjerëve”, thotë Bochenez.Për Diezin nga Amnesty International, edhe mungesa e transparencës që përcjell marrëveshjet e tilla mes shteteve është një problem serioz.“Marrëveshjet shpesh negociohen në mënyrë jotransparente, pa përfshirjen e parlamentit apo të organizatave të shoqërisë civile”, thotë Diez, duke shtuar se kjo e bën të vështirë çdo kontroll të pavarur.Ajo dhe Bochenek thonë se është e rëndësishme që edhe aktivistët dhe shoqëria civile e shteteve që bëhen cak për qendra të tilla të kthimit, t’i vënë në pikëpyetje vendimet e qeverive të tyre.“Sa më shumë që politikanët dhe ligjvënësit të jenë të vetëdijshëm për ekzistencën e kundërshtimeve lokale, aq më shumë do të detyrohen t’i marrin parasysh”, thotë Bochenek.Ai shton se marrëveshjet e tilla shpesh prezantohen si të mira, pasi thuhet se shteti do të përfitojë fonde apo do të duket mirë në sytë e një shteti më të fuqishëm.“Por, nëse këto marrëveshje nuk shqyrtohen me kujdes, nëse anët e tyre negative nuk vihen në pah, nëse nuk merret parasysh mendimi i publikut dhe nëse nuk kuptohet kostoja e vërtetë që mbartin, atëherë rreziku është i madh”, thotë Bochenek.Ai shton se në rastet e tjera të këtyre marrëveshjeve në botë – si me Kosta Rikën, Panamanë, apo Sudanin e Jugut, “këto marrëveshje kanë rezultuar shumë më problematike për vendet pritëse sesa ishte parashikuar fillimisht”./ REL