Tag: tigrat

  • Balluku e pandehur në SPAK, Artan Hoxha: Shqiptarët paguajnë 90 mijë euro çdo ditë për “tigrat” e Belindës

    Balluku e pandehur në SPAK, Artan Hoxha: Shqiptarët paguajnë 90 mijë euro çdo ditë për “tigrat” e Belindës

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio telvizive, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me marrjen të pandehur dhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, e cila mbante postin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Hoxha e cilësoi këtë ngjarje si një moment kyç për të testuar funksionimin real të institucioneve të reformës në drejtësi.
    “Ngjarja e Ballukut është shumë e rëndësishme dhe serioze. Besoj se jemi në një situatë ku na shërben si vijë demarkacioni për të parë nëse institucionet e reformës në drejtësi funksionojnë,” u shpreh gazetari.
    Hoxha vuri në dukje se këtë herë kryeministri ka vepruar ndryshe nga rastet e mëparshme, kur zyrtarët e lartë zëvendësoheshin nga funksionet para se të përballeshin me SPAK. “Ndryshe nga rastet e tjera, ku i largonte nga pozitat shtetërore dhe politike duke i paraqitur para SPAK të zhveshur nga funksionet, këtë herë ka vepruar ndryshe,” theksoi ai.
    Gazetari solli në vëmendje shembullin e Arben Ahmetajt dhe denoncimet që ai ka bërë për projektet e mëdha infrastrukturore. “Nëse e lë drejtësinë si në rastin e Ahmetajt, për shembull, ai denoncoi tunelin e Llogarasë. Nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim, sot kemi një tunel dhe dy ura që nuk janë! Ku po shkojmë?” deklaroi Hoxha.
     
     
    Ai shtoi se problematikat nuk kufizohen vetëm te projektet rrugore. Hoxha përmendi edhe çështjen e termocentraleve në Vlorë, të njohura ndryshe si “tigrat”. “Pa përmendur termocentralet e njohur si tigrat, deri tani janë 68 milionë euro dhe paguajmë 90 mijë euro në ditë vetëm qira,” tha ai, duke nënvizuar se këto projekte përfaqësojnë një barrë të madhe financiare dhe një sfidë për transparencën publike.

  • Hoxha: Balluku pritet të hetohet edhe për ‘Tigrat 1-3’, e lidhur dhe ish-ambasadorja e SHBA

    Hoxha: Balluku pritet të hetohet edhe për ‘Tigrat 1-3’, e lidhur dhe ish-ambasadorja e SHBA

    Gazetari Artan Hoxha u shpreh se, në horizont duket se do të ketë një tjetër aferë korruptive që do ti bashkëngjitet Belinda Ballukut. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për anijet termocentral të emërtuara ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, të ankoruara në Vlorë dhe për të cilat shqiptarët paguajnë 94 500 euro qira mujore, punojnë apo nuk punojnë ato.‘Këta i kanë ndezur në momentin që kanë filluar këto veprimet që ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ aty vetëm marrin para dhe nuk prodhojnë energji. Tani që të jenë në rregull që për të treguar që tigrat edhe punojnë, edhe prodhojnë energji, se e dinë që do vijë kjo fazë, prandaj e pyeta Eltonin.I ka ndezur për të nxjerrë tym, për të treguar se ka qenë dhe ditë e bukur aty kur e ka ndezur, duket dhe tymi. Në fakt ai tymi që prodhojnë ata vetëm ndot Vlorën, gjirin e Vlorës aty, sepse prandaj është bërë, por duke patur parasysh nivelin e abuzimit që është në këtë rast, sepse i kemi marrë me një kontratë shumë të shtrenjtë, kemi marrë mjete të cilat e kanë rendimentin jashtëzakonisht të ulët dhe kanë shkaktuar një dëm financiar shumë të madh.Prandaj e pyeta Eltonin sepse kjo është një çështje që mund të hapet në çdo moment. Dhe e kini parasysh në promovimin e këtij aktiviteti atëherë, ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri, e cila mbasi u largua nga detyra në trupin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar pikërisht në kompaninë e cila na solli ‘Tigrat’ aty.I ka ndezur disa herë, nuk është hera e parë që i ndezin ata. I ka ndezur që në momentin kur është bërë kallëzimi dhe kanë ndjerë që mund të ketë një rrezik.Dhe ‘Tigrat’ kanë filluar t’i ndezin dhe për të treguar që tigrat punojnë. Por, por kanë dhe një justifikim tjetër, thoshin, ne i morëm ‘Tigrat’ në një moment krize energjetike dhe në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Dhe momenti që ne duhej që t’i ndiznim, qëlloi moti i mirë, ra shiu, u mbushën hidrocentralet dhe s’kemi patur nevojë t’i përdorim. Ndërkohë, ai që na i ka sjellë, na ka thënë, i përdor si përdor, kjo është sasia e lekëve që paguan.Aty është vërtet është një aferë shumë e madhe. Balluku është direkt ministrja që i ka sjellë.Ajo është shfaqur që në promovimin e ardhjes së tigrave dhe mbasi u largua nga detyra si pjesë e trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar aty, duke të bërë një qark të shkurtër për të thënë se kush është ai që i solli tigrat, kush është përfituesi, kush është përfituesi nga jashtë dhe kush është përfituesi i brendshëm.Se përfituesi nga brenda është më tepër përfitues politik. Ai ka marrë një mbështetje të fortë diplomatike dhe prandaj e ka bërë këtë lëvizje’, tha ndër të tjera, Artan Hoxha

  • Gazetari: Balluku pritet që të hetohet edhe për ‘Tigrat’, e lidhur dhe Yuri Kim

    Gazetari: Balluku pritet që të hetohet edhe për ‘Tigrat’, e lidhur dhe Yuri Kim

    Gazetari: Balluku pritet që të hetohet edhe për ‘Tigrat’, e lidhur dhe Yuri Kim
    Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të përballet me një tjetër aferë korruptive, e lidhur me anijet termocentral të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në Vlorë.
    Sipas Hoxhës, këto mjete energjetike i kushtojnë shqiptarëve 94 500 euro qira mujore, pavarësisht nëse prodhojnë apo jo energji.
    Në Syri Tv, ai theksoi se anijet janë ndezur vetëm për të treguar se funksionojnë, por në realitet kanë rendiment shumë të ulët dhe shkaktojnë ndotje në gjirin e Vlorës.
    Ai kujtoi se në promovimin e ardhjes së këtyre anijeve ka qenë e pranishme edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri e asaj kohe, Yuri Kim e cila pas largimit nga detyra është punësuar në kompaninë që solli “Tigrat”.
    Këta i kanë ndezur në momentin që kanë filluar këto veprimet që ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ aty vetëm marrin para dhe nuk prodhojnë energji. Tani që të jenë në rregull që për të treguar që tigrat edhe punojnë, edhe prodhojnë energji, se e dinë që do vijë kjo fazë, prandaj e pyeta Eltonin.I ka ndezur për të nxjerrë tym, për të treguar se ka qenë dhe ditë e bukur aty kur e ka ndezur, duket dhe tymi. Në fakt ai tymi që prodhojnë ata vetëm ndot Vlorën, gjirin e Vlorës aty, sepse prandaj është bërë, por duke patur parasysh nivelin e abuzimit që është në këtë rast, sepse i kemi marrë me një kontratë shumë të shtrenjtë, kemi marrë mjete të cilat e kanë rendimentin jashtëzakonisht të ulët dhe kanë shkaktuar një dëm financiar shumë të madh.
    Prandaj e pyeta Eltonin sepse kjo është një çështje që mund të hapet në çdo moment. Dhe e kini parasysh në promovimin e këtij aktiviteti atëherë, ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri, e cila mbasi u largua nga detyra në trupin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar pikërisht në kompaninë e cila na solli ‘Tigrat’ aty.
    I ka ndezur disa herë, nuk është hera e parë që i ndezin ata. I ka ndezur që në momentin kur është bërë kallëzimi dhe kanë ndjerë që mund të ketë një rrezik.
    Dhe ‘Tigrat’ kanë filluar t’i ndezin dhe për të treguar që tigrat punojnë. Por, por kanë dhe një justifikim tjetër, thoshin, ne i morëm ‘Tigrat’ në një moment krize energjetike dhe në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Dhe momenti që ne duhej që t’i ndiznim, qëlloi moti i mirë, ra shiu, u mbushën hidrocentralet dhe s’kemi patur nevojë t’i përdorim. Ndërkohë, ai që na i ka sjellë, na ka thënë, i përdor si përdor, kjo është sasia e lekëve që paguan.
    Aty është vërtet është një aferë shumë e madhe. Balluku është direkt ministrja që i ka sjellë.
    Ajo është shfaqur që në promovimin e ardhjes së tigrave dhe mbasi u largua nga detyra si pjesë e trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar aty, duke të bërë një qark të shkurtër për të thënë se kush është ai që i solli tigrat, kush është përfituesi, kush është përfituesi nga jashtë dhe kush është përfituesi i brendshëm.
    Se përfituesi nga brenda është më tepër përfitues politik. Ai ka marrë një mbështetje të fortë diplomatike dhe prandaj e ka bërë këtë lëvizje’, tha ndër të tjera, Artan Hoxha.

  • Hoxha ngre alarmin: “Balluku mund të përballet me aferë të re me ‘Tigrat’ e Vlorës”

    Hoxha ngre alarmin: “Balluku mund të përballet me aferë të re me ‘Tigrat’ e Vlorës”

    Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të përballet me një tjetër aferë korruptive, e lidhur me anijet termocentral të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në Vlorë.
    Sipas Hoxhës, këto mjete energjetike i kushtojnë shqiptarëve 94 500 euro qira mujore, pavarësisht nëse prodhojnë apo jo energji.
    Në Syri Tv, ai theksoi se anijet janë ndezur vetëm për të treguar se funksionojnë, por në realitet kanë rendiment shumë të ulët dhe shkaktojnë ndotje në gjirin e Vlorës.
    Ai kujtoi se në promovimin e ardhjes së këtyre anijeve ka qenë e pranishme edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri e asaj kohe, Yuri Kim e cila pas largimit nga detyra është punësuar në kompaninë që solli “Tigrat”.
    Këta i kanë ndezur në momentin që kanë filluar këto veprimet që ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ aty vetëm marrin para dhe nuk prodhojnë energji. Tani që të jenë në rregull që për të treguar që tigrat edhe punojnë, edhe prodhojnë energji, se e dinë që do vijë kjo fazë, prandaj e pyeta Eltonin.
    I ka ndezur për të nxjerrë tym, për të treguar se ka qenë dhe ditë e bukur aty kur e ka ndezur, duket dhe tymi. Në fakt ai tymi që prodhojnë ata vetëm ndot Vlorën, gjirin e Vlorës aty, sepse prandaj është bërë, por duke patur parasysh nivelin e abuzimit që është në këtë rast, sepse i kemi marrë me një kontratë shumë të shtrenjtë, kemi marrë mjete të cilat e kanë rendimentin jashtëzakonisht të ulët dhe kanë shkaktuar një dëm financiar shumë të madh.
    Prandaj e pyeta Eltonin sepse kjo është një çështje që mund të hapet në çdo moment. Dhe e kini parasysh në promovimin e këtij aktiviteti atëherë, ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri, e cila mbasi u largua nga detyra në trupin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar pikërisht në kompaninë e cila na solli ‘Tigrat’ aty.
    I ka ndezur disa herë, nuk është hera e parë që i ndezin ata. I ka ndezur që në momentin kur është bërë kallëzimi dhe kanë ndjerë që mund të ketë një rrezik.
    Dhe ‘Tigrat’ kanë filluar t’i ndezin dhe për të treguar që tigrat punojnë. Por, por kanë dhe një justifikim tjetër, thoshin, ne i morëm ‘Tigrat’ në një moment krize energjetike dhe në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Dhe momenti që ne duhej që t’i ndiznim, qëlloi moti i mirë, ra shiu, u mbushën hidrocentralet dhe s’kemi patur nevojë t’i përdorim. Ndërkohë, ai që na i ka sjellë, na ka thënë, i përdor si përdor, kjo është sasia e lekëve që paguan.
    Aty është vërtet është një aferë shumë e madhe. Balluku është direkt ministrja që i ka sjellë.
    Ajo është shfaqur që në promovimin e ardhjes së tigrave dhe mbasi u largua nga detyra si pjesë e trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar aty, duke të bërë një qark të shkurtër për të thënë se kush është ai që i solli tigrat, kush është përfituesi,  kush është përfituesi nga jashtë dhe kush është përfituesi i brendshëm.
    Se përfituesi nga brenda është më tepër përfitues politik. Ai ka marrë një mbështetje të fortë diplomatike dhe prandaj e ka bërë këtë lëvizje’, tha ndër të tjera, Artan Hoxha.

  • Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

    Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

    Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes
    Nga Ilir Meta
    Dje u shpërnda lajmi i “madh” për të njëqindën herë në mediat e regjimit nga SPAK-u i Duman zëmekurit një natë më parë në Kuvendin e Shqipërisë se kishte mbërritur prova “amerikane” kundër Ilir Metës me letërporosi nga matanë Atlantikut.
    Dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se “prova amerikane” kundër Metës është si tigrat nga Bangladeshi që solli Kimetja, që nuk prodhojnë energji për shqiptarët.
    Edhe kjo “provë” nuk prodhon dot as fakt penal dhe as fajësi për Ilir Metën.
    Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit.
    Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt.
    Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuein e autorizuar të LSI në shkurt 2016.
    Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane.
    Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar.
    𝐏𝐨𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚, 𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐦 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐦 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐝𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞.
    Nëse prodhimi i lajmeve të tilla e ndihmon Dumanin të rregullojë frymëmarrjen e rënduar në Kuvend ia mirëkuptoj hallin, por nuk mund t’ia zgjidh dot unë.
    Ai është mësuar të ngatërrojë ligjin me Maliqin, siç mund të ngatërrojë Amerikën me Bangladeshin dhe McGonigalin me Amerikën.
    Verifikojini se mos letërporositë për Charles McGonigal i kanë mbetur në ishujt Azore se Hulusiu është i fortë në gjeografi.
    E garantoj Dumanin se kjo histori nuk është një lojë “Kaladibrançe” dhe fundi i saj do jetë i merituar për këta mercenarë pa Atdhe dhe pa nder.

  • Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?

    Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?

    Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?
    Nga Basir Çollaku
    Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në SHBA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompania ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqiptare në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë, por telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje, ende të paprekur nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të Përgjithshme e të Posaçme
    Një incenerator më vete janë termocentralet bangladeshas të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahija jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty, në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij mbështetëse e lobuese, në këtë fazë ku “sherifi” i ri amerikan ka tjetër mendim për Tiranën zyrtare narkotike, nga sa kishte klani “Soros”.
    Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi në platformën X se është punësuar drejtoreshë në kompaninë amerikane të hidrokarbureve ExxonMobil. Kim, pas ofertës për shkarkim me dashje në mars 2025, për të mos u hetuar administrativisht për punët në detyrë, pranoi largimin nga DASH si fundkarrierë diplomatike. Ndërsa historitë penale, nuk janë llogari e mbyllur.
    Kim dhe ministresha Bela, në sagën Tigrat 1 e 2 në Tiranë, nuk janë një histori luaneshash, sajuar nga kontribut macesh të pushtetit shqiptaro-amerikan si përfitues të fshehur. Ajo mund të gjendet në prova rreth konfliktit të interesit në përfshirjen e kësaj historie energjie, gjatë kohës së mandatit në Tiranë, ku episode kritike nga Irani dhe Turqia janë të pazbardhura plotësisht.
    Ajo u bë dukshëm ballina e suksesit, gjoja ekonomik, duke shpikur nga zëvendësja e Ramës, zonja Balluku, një emergjencë energjetike për të mundësuar një kontratë me akuza të forta korruptive të anijeve me emra xhungle. Në këtë dosje me hartë Shqipëri–Amerikë e Turqi–Iran dalin emra kompanish të sanksionuara nga Uashingtoni.
    Këtu ka vend të pyesësh çdo autoritet ligjor, politik e diplomatik, se përse Struktura e Posaçme u soll ndaj këtij skandali kaq madhor në mënyrë të përveçme, duke heshtur?! Balluku ka mjaft dosje ku gjendet e përmendur dhe prokurorët mezi çapiten për verifikime e veprime. Helbete, ka prej tyre në gjykata e prokurori, ku nderet e motrës komisionere e drejtuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në procesin e rivlerësimit, janë mbajtur shënim. Ndaj, njëra dorë lan karrigen dhe të dyja bashkë groposin dosjet.
    Kulmin, tigresha Kim e bëri në vendin tonë kur turfulloi në oborrin e PD-së, se do hahej atë ditë e këndej vetëm bar, nëse nuk veprohej sipas oreksit të Ramës. Me kthimin në Amerikë, nën administratën Trump, u bë një trashëgimi e racës së tigrit. Këtu urdhëronte prokurorë e gjyqtarë të merrnin vendimet siç nuk thonin provat.
    Sulmi ndaj logos së PD-së, për ta mbajtur dhunshëm e paligjshëm aty ku donte shefi i saj, vëllezërit e Aleksit në Tiranë, Edi dhe Erion, ishte tepërim pa shkak. Charles McGonigal është një tjetër mesele korruptive me sekrete të shumta penale, ku ambasadorja ka shpjegime për të dhënë për eprorët dhe drejtësinë e vendit të saj.
    Ndërsa Balluku, si ministre e linjës dhe zëvendëse e Ramës, është ekzekutorja e bindur e këtij projekti korruptiv, ku mbi 100 milionë euro të taksave tona kanë dalë nga buxheti drejt arkave të Tigrave. Por nuk është vetëm kaq.
    Pjesa turke dhe iraniane e kësaj dosjeje ngarkon me kosto mosveprimi Strukturën e Posaçme, e cila krenohej me dekorata, ndërsa urdhëruesit përlanin miliona me lopata. E siç dihet, çdo perandori është shumë e fortë… deri dhjetë minuta para shembjes.
    Tigrat nisën punësimet e maceve si shpërblim i kontributit në bërjen e kontratave. Macet nuk kanë pasaporta shtetesh – janë gjithkund njëlloj. Prokuroria, nën një tjetër orkestër qëndrimesh amerikane, mund të zgjohet para dimrit edhe për këtë ngjarje të madhe korruptive, qeveritare e diplomatike.

  • Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha godet Ballukun, nxjerr “CV-në”: Mban karrigen me…

    Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha godet Ballukun, nxjerr “CV-në”: Mban karrigen me…

    Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.

    Lideri demokrat i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

    Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.
    Postimi i plotë i Berishës:
    CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

    Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €
    Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura
    Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare
    Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua
    Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua
    Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër
    Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

    Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.

     

     

    Berisha godet Ballukun: Nga tuneli i Llogarës te “Tigrat”, ia siguroi vetes postin e ministres

    “CV-ja” e Ballukut sipas Berishës: Projekte të dështuara, por vazhdimësi në pushtet

    Berisha: Balluku mban karrigen me tunelin e Llogarës dhe tenderat e “Tigrave”

    Nga premtimet e pambajtura te tenderat e dyshimtë – Berisha rrëzon “CV-në” e Ballukut

    Berisha sulmon Ballukun: Shembull se si Rama shpërblen dështimet me poste

  • 160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar ‘Tigrat’ lundrues të Belës

    160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar ‘Tigrat’ lundrues të Belës

    Boldnews.al

    Thatësira e gjatë e vitit 2025 ka detyruar Korporatën Elektronergjitike Shqiptare (KESH) që të importojë rreth 160 milionë euro energji elektrike, me një rritje prej rreth 100 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë e një viti më parë.

    Të dhënat janë publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në të cilat theksohet se konsumi është rritur ndjeshëm gjatë periudhës së verës.

    Shpenzimet për importimin e energjisë elektrike kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara. Por ajo që duhet të ishte ndryshe për këtë vit është fakti se Shqipëria tashmë ka në dispozicion “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3”, dy centrale lundruese, të cilat, si rregull, duhet të ndihmonin vendin në situatë krize energjitike.

    Dy anijet-gjeneratorë, të mbërritur nga Bangladeshi dhe që presupozohej të ndihmonin rrjetin energjitik shqiptar me furnizime të pandalshme, nuk kanë punuar thuajse asnjë ditë të vetme.

    Për nga efektet shkatërruese në mjedis, është fakt pozitiv që dy gjeneratorët lundrues, të ankoruar në Gjirin e Vlorës, nuk janë ndezur. Por fakti që KESH-i ka parë si opsion më të mirë importimin me shifra të larta, krahasuar me prodhimin e energjisë elektrike nga “Tigrat”, tregon se edhe vetë qeveria është e bindur se gjeneratorët lundrues nuk shërbejnë për asgjë.

    Përveçse për të marrë 94 mijë dollarë çdo ditë nga Buxheti i Shtetit, pa bërë asnjë punë.

    “Tigrat” pa dhëmbë

    Në pranverën e vitit 2022, qeveria shqiptare, me ndërmjetësimin e ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, nënshkroi një kontratë tërësisht të dyshimtë për marrjen me qira të dy gjeneratorëve lundrues, të emërtuar “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

    Kontrata u nënshkrua formalisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe bashkimi i operatorëve “Exelerator dhe Renzo”.

    I gjithë operacioni kontraktual u drejtua nga zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Qeveria e justifikoi kontratën me emergjencën në tregun global të energjisë elektrike, pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

    Dy anijet-TEC u ankoruan në Gjirin e Vlorës, megjithë kundërshtitë e forta të opozitës dhe grupeve të ambjentalistëve.

    Sipas kontratës së qerasë, KESH paguan 63 mijë dollarë në ditë për qiranë dhe 31 500 dollarë në ditë për operimin dhe mirëmbajtjen.

    Pra për këtë kontratë do të paguheshin 94.500 dollarë në ditë. Në këto kosto nuk përfshihen shpenzimet që do të duhej të kryeshin për të përshtatur portin për qëndrimin e anijeve, lidhjen me rrjetin e trasmetimit, sigurimin e objekteve dhe lënda djegëse që do blihej po nga KESH sh.a.

    Kur kanë kaluar më shumë se tre vjet nga nënshkrimi i kontratës, “Tigrat” nuk kanë kontribuuar në furnizimin e rrjetit energjitik, por kanë dhënë një impakt të fortë negativ në Buxhetin e Shtetit, duke u paguar pa kryer asnjë punë.

    Kjo shihet edhe në Bilancin Tregtar të bashkimit të operatorëve “Exelerato & Renzo” për vitin 2024. Dy shoqëritë që menaxhojnë “Tigrat e Bangladeshit” deklarojnë një fitim prej mbi 500 mijë euro, megjithëse gjeneratorët-lundrues të tyre janë thuajse jo-funksional.

    Shkatërrimi i mjedisit

    Gjithësesi, “Tigrat” duket se i kanë ndezur motorët herë pas here, në intervale të shkurtra kohore, me shumë mundësi sa për të mbajtur të karikuar bateritë e impianteve.

    Ambjentalisti Lavdosh Ferruni, i cili drejton edhe grupimin “Aleanca Qytetare e Vlorës”, deklaroi pak kohë më parë në një intervistë televizive se “ata e ndezin disa orë gjatë muajit, sidomos kur perëndon dielli, tani në verë sidomos që të mos shikohet  tymi i zi i djegies së mazutit. Është një tmerr i vertetë se është me përmbajtje skuquri. I ndezin 2 -3  orë në darkë, në muaj për të justifikuar qiranë e famshme 94 mijë dollarë. Këtu nuk fitojmë por kemi humbje shtesë”.

    Ferruni tregohet shumë drastik, edhe kur përmend kostot e gjeneratorëve pluskues.

    “Se në orët që ata ndezin i vjedhin buxhetit të shtetit dhjetra mijëra dollarë të tjerë, sepse kostoja e prodhimit të një megavati nga ky TEC lundrues është 2 – 3 herë më imadh  se çmimi në treg ndërkombëtar. Në momentin kur ndizen nga 2- 3 orë harxhohen ekstra para për të justifikuar vjedhjen e madhe të 94 mijë euro. Është zero përfitim ndërsa humbjet janë shtesë”.

  • “Afera të zeza, korruptive”/PL, plas ashpër denoncimet: ‘Tigrat’ e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, simbole të…

    “Afera të zeza, korruptive”/PL, plas ashpër denoncimet: ‘Tigrat’ e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, simbole të…

    Ishte Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie që doli sot me një deklaratë për mediat, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij Belinda Balluku si përgjegjës të kësaj situate që i kushton miliona taksave të qytetarëve.
    Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri tani buxhetit të shtetit 250 milionë euro.
    Gjithashtu Blushi shprehu mbështetjen ndaj protestës qytetare që u bë dje në Vlorë për largimin e dy TEC-eve që janë emërtuar edhe si “Tigrat”. Numri dy i PL theksoi se buxheti po gërryhet çdo muaj me rreth 3 mln euro pagesa për këtë shërbim që nuk ofrohet.
    Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
    “Për më shumë se tre vite, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të një prej aferave më të zeza korruptive të dyshes Rama-Balluku, kontratës kriminale të dy TEC-eve lundruese në Vlorë.
    “Tigrat” e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dy rangalla energjetike të sjella nga Bangladeshi, janë shndërruar sot në simbole të grabitjes sistematike të buxhetit të shtetit, në emër të një “emergjence energjetike” që nuk ndodhi asnjëherë.
    Me këto dy varka gjigande korrupsioni, Rama-Balluku, po vjedhin pa mëshirë rreth 94,000 euro çdo ditë, duke prodhuar në tre vite vetëm 63,700 MËh ose baraz me konsumin treditor të energjisë elektrike në Shqipëri.
    Ndërkohë që dëmi financiar i përllogaritur nga TEC-et lundruese kap shifrën marramendëse 250 milionë euro, buxheti i shtetit vazhdon të gërryehet çdo muaj me rreth 3 milion euro pagesa për një shërbim që nuk e ofrojnë.
    Kjo është një aferë tipike e regjimit të Edi Ramës, një sistem kriminal dhe korruptiv i ngritur mbi vjedhjen, ku çdo kontratë, tender, PPP apo koncesion është një mekanizëm grabitjeje për të vjedhur sistematikisht një popull që lufton për mbijetesë në vendin më të varfër të Europës.
    Dhe si në çdo regjim autokratik, drejtësia hesht.
    “Tigrat” e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut po shqyejnë çdo ditë taksat e shqiptarëve sepse kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i ka garantuar kësaj dysheje simbol të korrupsionit, imunitet të plotë politik për të grabitur dhe plaçkitur shqiptarët pa mëshirë.
    Prej vitit të kaluar hetimet për TEC-et lundruese zvarriten sepse SPAK afërmendsh nuk ka as guximin dhe as vullnetin për të hetuar Edi Ramën, por vetëm për të shantazhuar, përndjekur dhe burgosur politikisht drejtuesit e opozitës për të lënë të lirë dhe të qetë mafien qeveritare që të vjedhë çdo ditë.
    94,500 euro në ditë për TEC-et që nuk prodhojnë dhe 90,000 euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë janë një kosto e madhe për xhepat e shqiptarëve që mezi përballojnë sot kostot e larta të jetësës por qartazi nuk përbëjnë shqetësim për Altin Dumanin, që sa më në dritë të diellit të kryhen vjedhjet e Edi Ramës, aq më të vështira i konsideron për t’u hetuar.
    Partia e Lirisë mbështet me vendosmëri protestën e djeshme qytetare për largimin e TEC-eve lundruese në Vlorë dhe kërkon me force anulimin e menjëhershëm të kontratës kriminale, kthimin e çdo qindarke të vjedhur, dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të dyshes Rama-Balluku.
    Asnjë pengim i qëllimshëm apo zvarritje politike hetimesh nuk do ta shpëtojë kurrë Edi Ramën dhe Belinda Ballukun nga llogaridhënia para drejtësisë dhe para shqiptarëve”.