Tag: tifozit

  • E pabesueshme! Ia dha fanellën tifozit, pasi u përjashtua me të kuq. VAR-i anulon gjithçka, skena surreale…. (video)

    E pabesueshme! Ia dha fanellën tifozit, pasi u përjashtua me të kuq. VAR-i anulon gjithçka, skena surreale…. (video)

    22 Shtator 2025

    9:01

    Alfred Lleshi

    Mbrojtësi tunizian Nader Ghandri u bë protagonist i një episodi surreal në ndeshjen Zenit-Akhmat Grozny për Kupën e Rusisë. Në minutën e 73-të, Ghandri shënoi për Akhmat, duke i dhënë shpresë ekipit të tij, por ndeshja përfundoi 2-1 për Zenitin. Në minutat shtesë, ai u përjashtua me karton të kuq dhe, duke shkuar në dhomën e zhveshjes, ia dhuroi fanellën nr.75 një tifozi.
    Pak më vonë, VAR-i ndërhyri dhe kartoni i kuq u zëvendësua me të verdhë, duke e detyruar Ghandri t’ia rimerrte fanellën tifozit për ta vazhduar ndeshjen. Pas fundit të lojës, ia dorëzoi sërish tifozit fanellën, treguar qetësi dhe stil. Ky moment hyri në historinë e Kupës së Rusisë si një nga episodet më të çuditshme.

     
     

  • Acerbi, reagimi nervoz ndaj tifozit të PSG-së bëhet “viral”: Unë të rrah keq, jam i çmendur…

    Acerbi, reagimi nervoz ndaj tifozit të PSG-së bëhet “viral”: Unë të rrah keq, jam i çmendur…

    Një video e tillë ka nevojë për shumë pak kohë për t’u bërë “virale”. Në grumbullimin e Interit në Los Angeles, në kuadër të Botërorit për Klube, ka ndodhur një episod mjaft i tensionuar jashtë dhomave të zhveshjes.
    Një tifoz i PSG-së, ndoshta ende euforik pas fitores 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League, e ka provokuar Acerbin duke i bërtitur “Acerbi-Barcola”, duke iu referuar duelit të asaj mbrëmjeje mes tyre. Mbrojtësi italian, dukshëm i irrituar, ka dalë menjëherë për të sqaruar situatën. Dhe reagimi i tij i ashpër nuk ka kaluar pa u vënë re.
    Acerbi nuk e përmbajti nervozizmin. I ndihmuar nga një anëtar i stafit për të përkthyer, iu kthye tifozit me tone të ashpra: “Nuk më pëlqen të tallesh me mua”. Më pas, mes gjesteve dhe fjalëve në italisht, lëshoi edhe frazën më të rëndë: “Unë jam i çmendur dhe të rrah keq”.

    Zhgënjimi për atë humbje të rëndë 5-0 në finalen e Champions-it ndaj PSG-së është shndërruar në një shpërthim emocional, i kapur nga një smartphone. Videoja u bë menjëherë “virale”, reagimet në rrjete sociale nuk munguan.
    Mes polemikave të mëparshme, nga refuzimi i kombëtares te rasti me Juan Jesus, mbrojtësi veteran zikaltër rikthehet në qendër të debatit, këtë herë për një reagim që e kalon çdo kufi të “fair-play”.

    ❤️💙✨😝 Barcola Vs Acerbipic.twitter.com/svYnFQB8up
    — ParisSG INFOS (@Paris_sginfos) June 1, 2025

  • Parashikimi i bujshëm i tifozit befason Inzaghi-n (Video)

    Parashikimi i bujshëm i tifozit befason Inzaghi-n (Video)

    Simone Inzaghi ka filluar aventurën e tij në Arabinë Saudite si trajner i Al Hilal, një fillim i ri pas ciklit që përfundoi me Inter-in me humbjen në finalen e Champions League.
    Ambienti është krejtësisht i ndryshëm nga Italia dhe ish-trajneri i zikaltërve po ambientohet pak nga pak, madje edhe me mbështetësit e tij që bëjnë profecitë më të çuditshme.
    Kjo është ajo që i ndodhi në ditët e fundit: një burrë iu afrua për t’i dhënë një dhuratë fatsjellëse për fillimin e punës së tij të re dhe parashikoi sukses të madh për të në Kupën e Botës për Klube.
    Inzaghi e pranoi me kënaqësi dhuratën edhe pse dukej i hutuar gjatë gjithë kohës para tifozit që përpiqej t’i fliste në spanjisht për t’u kuptuar.

    Burri dukej se ishte një mbështetës i zjarrtë i klubit dhe gjithashtu mjaft optimist, aq sa i bëri dy profeci Inzaghi-t duke folur në spanjisht: së pari i uroi që të bëhej trajneri më i mirë në historinë e klubit, pastaj i parashikoi fitoren kundër Real Madridit dhe gjithashtu triumfin në Kupën e Botës për Klube.
    Trajneri qëndroi duke buzëqeshur, pak i hutuar nga ajo që po ndodhte. Pastaj bëri një foto me tifozin dhe e falënderoi në italisht para se të largohej.
    Një takim i veçantë për Inzaghin, i cili po bën hapat e tij të parë brenda botës saudite, një realitet i largët nga jeta e tij e mëparshme me të cilin do të duhet të mësohet përpara se të tregojë vlerën e tij në fushë gjatë ndeshjeve.

  • Tifozi bie nga tribuna e stadiumit gjatë ndeshjes Portugali-Spanjë dhe ndërron jetë

    Tifozi bie nga tribuna e stadiumit gjatë ndeshjes Portugali-Spanjë dhe ndërron jetë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës, e zhvilluar në Allianz Arena të Mynihut.

    Një spektator ka humbur jetën pasi ra nga kati i dytë i tribunës kryesore, konfirmoi UEFA të dielën.

    Incidenti ndodhi në pjesën e parë të kohës shtesë, teksa Portugalia arriti të triumfonte pas penalltive me rezultatin 5-3, pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt. Sipas njoftimit zyrtar, tifozi ra në zonën e ulëseve më poshtë dhe u ndihmua menjëherë nga paramedikët dhe stafi i stadiumit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

    “Pati një urgjencë mjekësore në arenën e Mynihut dhe, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

    Lajmi për vdekjen e tifozit hodhi një hije të rëndë mbi finalen. Lojtarët e Portugalisë u prekën nga lajmi gjatë festimeve pas ndeshjes.
    “Dua të shpreh ngushëllimet e mia familjes së tifozit që vdiq,” u shpreh mbrojtësi portugez Nuno Mendes për CBS Sports. Edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ndali konferencën për shtyp për të shprehur dhimbjen e tij: “Para se të fillojmë me pyetjet, dua të shpreh ngushëllimet e mia për vdekjen e tifozit.”

    Sa i përket aspektit sportiv, Portugalia dhe Spanja u ndanë në barazim 2-2 pas kohës së rregullt dhe shtesave. Rúben Neves realizoi penalltinë vendimtare, ndërsa për Portugalinë shënuan gjithashtu Goncalo Ramos, Vitinha, Bruno Fernandes dhe Nuno Mendes.

    “Fitorja me Portugalinë është gjithmonë e veçantë,” tha Cristiano Ronaldo për Sport TV. “Kam shumë tituj me klubet, por asgjë nuk është më e bukur sesa të fitosh për vendin tënd.”

    Nga ana tjetër, Álvaro Morata gaboi penalltinë e katërt për Spanjën, duke i hapur rrugën suksesit të Portugalisë.