Tifozeria e Interit ka mbetur e zhgenjyer nga deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Al-Hilal, Esteve Calzada, i cili konfirmoi se Simone Inzaghi po i bindte ata të hynin në bisedime për kontratë, duke u pyetur gjithashtu nëse ai kishte tentuar të merrte edhe lojtarë yje me vete.
Nerazzurrët ishin të bindur deri në minutën e fundit se Inzaghi, i cili kishte kontratë deri në qershor 2026 dhe ishte në negociata për zgjatjen e saj me një pagë më të lartë, do të qëndronte në klub. Por ata morën vesh se Inzaghi kishte vendosur të largohej vetëm pas humbjes 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke e bërë këtë sezonin e vetëm në katër sezonet e tij që përfundoi pa trofe.
Calzada i tha BBC Sport se Inzaghi tashmë u kishte premtuar Al-Hilalit se do të bashkohej me ta.
“Ai po luante një ndeshje të madhe dhe na kërkoi të prisnim deri pas finales. U vendos, por nuk u nënshkrua para finales, vetëm nga respekti”, deklaroi ai.
Mediat italiane raportojnë për zemërim në hierarkinë e Interit, ku besojnë se Inzaghi po shtynte të largohej ndërkohë që ai kishte vendosur të ikte, çka shkaktoi edhe dyshime për mungesë përkushtimi ndaj skuadrës — një faktor që mund të ketë ndikuar në humbjen katastrofike kundër PSG-së.
La Gazzetta dello Sport sugjeron gjithashtu se Inzaghi po tentonte të bindte yjet e Interit, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni, që ta ndiqnin në Al-Hilal. Bisedimet mes tyre mund të kenë nisur që më 29 prill, kur Inzaghi ishte në tribuna për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të AFC-së midis Al-Hilal dhe Al-Ahli në Xheda.
Tag: tifozeria
-

Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!
-

Chelsea turpërohet por kalon në gjysmëfinale, tifozeria e Legias “djeg” stadiumin! Kalojnë edhe Fiorentina e Betis (VIDEO)
Chelsea është në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, por nuk ishte një paraqitje e mirë nga Blutë në Stamford Bridge. Pas vetëm dhjetë minutash për shkak të një penalltie të dhënë për Legia Varshavën, e cila u shndërrua në gol nga Pekhart, Cucurella barazoi përkohësisht pas një pasimi magjik të Jadon Sancho.
Në pjesën e dytë, megjithatë, ritmi i skuadrës së Maresca ishte shumë i ngadaltë dhe ata u thyen sërish nga kundërshtarët me golin e Kapuadit për 2-1. Megjithate, nese skuadra londineze e ka siguruar vendin e saj në turin tjetër të turneut, kjo është vetëm falë rezultatit si mysafir në ndeshjen e parë (3-0 ne Poloni).
GOLI I LEGIAS 2 – VIDEO
TIFOZERIA E LEGIAS E DJEG – VIDEO
TIFOZERIA E LEGIAS – VIDEO
Gjithçka u kthye permbys ne shtëpinë e Rapid Vienna nga Djurgarden, i cili befasoi dhe tërhoqi zvarrë austriakët në kohën shtesë. Një ndeshje e hapur e çekuilibruar nga i kuqi i vendasit Sangaré pas vetëm gjashtë minutash lojë për një ndërhyrje të rrezikshme, më pas prekja me dorë e Auer i dha Djurgarden një penallti, të shënuar nga Danielson.
Autogoli i Larsson nuk i demoralizoi suedezët, të cilët bënë rezultatin 2-1 me golin e mrekullueshëm të Kosugi në minutën e 77-të, duke i tërhequr kështu vendësit në kohën shtesë. Pikerisht ay ku suedezët gjeten edhe golin e trete dhe te katert me Gulliksen.
Kjo pra do te jete njera gjysmefinale, mes Chelsea dhe Djugarden, teksa gjysmefinalja tjeter do te jete mes Fiorentina-s qe arriti te barazonte 2-2 ndaj Celje por megjithate ne saje te fitores ne Slloveni kaloi me tej. Sakaq, Betis u mjaftua gjithashtu me nje 1-1 ne Poloni, pasi kishte fituar 2-0 ne shtepi ne Spanje ndaj Jagiellonia. -

Tifozeria e Flamurtarit reagon: “Provokime të vazhdueshme nga lojtarët dhe trajneri i Besës, në Vlorë mikëpritja nuk ka munguar kurrë”
Ngjarja e ndodhur në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari”, në përfundim të ndeshjes ndaj Besës (e vlefshme per Kategorine e Pare), e cila u fitua nga skuadra e Kavajës, që tashmë është vetëm 1 pikë larg vendit të dytë kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit të rregullt, pasi më vonë do të nisë playoff, ka bërë bujë mediatike.
Disa tifozë kanë lënë shkallët e stadiumit dhe kanë zbritur në fushë, kanë dashur të konfrontohen me lojtarët verdhezinj, por gjithashtu edhe me stafin teknik, mes tyre trajnerin Çela, që është goditur edhe nga një karrige. Komisioni i Disiplinës, që ka në dorë edhe pamjet – ndeshja u transmetua nga RTSH – do të marrë një vendim së shpejti dhe nuk dihet ende se sa i rëndë do të jetë dënimi (minimalja gjobë e rëndë klubit dhe sidomos përjashtim tifozerie) por frika e një dënimi edhe më të ashpër qëndron, që do të kompromentonte sezonin.
Në lidhje me atë ngjarje, ka reaguar edhe tifozeria e organizuar e Flamurtarit, Flota Kuqezi, e cila pohon se është provokuar si nga futbollistët e Besës, ashtu edhe nga trajneri i tyre, që shpeshherë është kthyer nga tribuna kryesore duke bërë gjeste.
Komunikata e plotë:
Jemi të detyruar të dalim me këtë deklaratë dhe asgjë nuk do na bëjë të stepemi apo të rrimë duarkryq kundrejt gjithë gjërave që po fliten për tifozat vlonjatë.
1-Kemi qenë ne të dashur opinonistë të deshtuar kur Burreli fitoi në Vlorë dhe është duartrokitur nga tifozët Vlonjatë.
2- Kalojmë tek ndeshja e fituar po nga Besa në Vlorë për kupë 0-1 dhe po ashtu është duartrokitur.
3-Po ashtu marrim shkas dhe nga fitorja e Pogradecit dhe po ashtu tifozeria Vlonjate ka qenë e qetë dhe ka duartrokitur kundërshtarin.
Pse gjithë ky mllef??? Tifozët Vlonjatë nëse nuk provokohen gjatë gjithë ndeshjes nuk reagojnë.
Të gjitha ekipet kanë ardhur dhe kanë ikur si miq dhe situata ishte normale, deri në momentin kur lojtarët e Besës në fundjavë kanë provokuar gjithë lojën dhe në perfundim të ndeshjes.
Te dashur opinonistë, vëzhgoni dhe analizoni çdo situatë: pse erdhi ajo që ndodhi?
1- Arbitri Enea Jorgji i ka rënë bilbilit dhe i ka kërkuar ekipit të Beses të futet në dhomat e zhveshjes.
2- Lojtarët e Besës nuk e kanë degjuar dhe kanë shkuar në mesin e fushës për të festuar në mënyrë provokuese ndaj gjithë atyre që ishin në stadiumin ‘Flamurtari’.
3 – Në momentin e festimit lojtarët e Besës Dorant Ahmetaj, Jurgen Mehidri, Andri Stafa janë kthyer nga tifozeria vlonjate duke kryer gjeste të pahijshme. Portieri Ahmetaj nuk e ka ndalur atë provokim si gjatë lojës, ashtu edhe në përfundim, sikurse dhe Jurgen Goxha në disa momente. Të gjithë e dimë pse tifozeria vlonjate u indinjua nga ajo sjellje e lojtarëve të Besës.
Gjithashtu, trajneri Çela, një ish-futbollist dhe ish-trajner i Flamurtarit, gjatë gjithë kohës i është drejtuar tribunës me ofendime nga më të ndryshmet dhe ka qenë gjithë kohës provokuesi numër 1 i sherrit.
Ndaj, analizoni me kujdes çdo situatë nga erdhi, pse erdhi dhe pse ndodhi.
Nëse nuk doni probleme mos provokoni, në të kundert merrni parasysh pasojat.
Reagon edhe Goxha (Besa) |
Sakaq, kapiteni i Besës, Goxha u pa të shkonte pranë ultrasve të Flamurtarit, duke bërë thirrje të qetësoheshin gjatë ndeshjes. i pyetur rreth kësaj, ai u shpreh: “Lojtarët e Flamurtarit me sa duket kishin frikë të shkonin pranë tyre, ndaj shkova si kapiten, lojtar dhe njeri që t’i apeloja. Për mua tifozët janë ajri, zemra e çdo ekipi dhe kanë gjithmonë të drejtë.
Ata kërkonin me të drejtë të festonin një fitore Superiore nga një Flamurtar që e kishin mbështetur përherë. Pavarësisht se ne fituam, personalisht kam qenë e do jem përherë me tifozët, madje edhe kur s’kanë të drejtë, pasi ata shohin me sytë e zemrës dhe jo të logjikës ekipin e tyre.
Ndërkohë, pas ndeshjes, disa individë tejkaluan çdo kod mikpritje, duke na fajësuar ne pse fituam dhe jo ekipin e tyre. Këto akte nuk mund e nuk duhet kurrë të ndodhin në futboll. Ne humbëm me Erzenin e vendit të fundit, por tifozëria jonë u mërzit me ne, jo me shijakasit”, vijoi Goxha.
Në fund, kapiteni është i bindur se edhe dy ndeshjet e fundit Besa do të vijojë serinë e fitoreve. “Ajo që është në dorën tonë, do ta bëjmë duke fituar, besoj edhe me Vorën e Valbonën. Kaq varet nga ne. Këtë do ta bëjmë, pastaj të shohim se sa Vora do ta respektojë garën”, përfundoi kapiteni Goxha.