Tag: tifozë

  • “Shqiptarët nuk janë huliganë”, zbulohet sa tifozë kuqezi do të ketë sonte në Riga

    “Shqiptarët nuk janë huliganë”, zbulohet sa tifozë kuqezi do të ketë sonte në Riga

    Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e radhës për Kualifikueset e Kupës së Botës. Atmosfera në Riga, atje ku kuqezinjtë do të sfidojnë vendasit e Letonisë nuk pritet të jetë e vakët.
    Si gjithmonë mbështetja për kuqezinjtë tanë nuk do të mungojë nga tifozët. Kemi mësuar nga mediat vendase se të pranishëm në stadiumin “Skonto” do të jenë rreth 400-500 tifozë.

    “Tifozët shqiptarë nuk duhet të perceptohen si huliganë që vijnë në Riga për të vandalizuar dhe thyer ligjin, sepse ata po vijnë për të mbështetur ekipin e tyre kombëtar. Policia shtetërore dhe ajo bashkiake e Rigës presin që tifozët të përdorin piroteknikë të ndryshme, fishekzjarre dhe mjete të ndryshme, por kjo nuk është asgjë e paprecedentë në futboll dhe asgjë e çmendur nuk ndodh nëse gjithçka kontrollohet”, thuhet në një deklaratë të dhënë nga autoritet vendase. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
     

  • Policia në Riga, “prova” me tifozët

    Policia në Riga, “prova” me tifozët

    Ndeshja e Kombëtares në Letoni do të shërbejë edhe si një provë për sigurinë dhe rendin publik në Riga.
    Autoritetet në kryeqytet njoftuan se policia do të kufizojë aksesin në një prej pikave më të rëndësishme, “Sheshin e Lirisë”.
    Sipas mediave letoneze, të paktën 500 tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium.
    Kjo është shifra paraprake e njoftuar, por duke qenë se numri mund të rritet ndjeshëm, mendohet që në mbështetje të Shqipërisë do të jenë rreth një mijë tifozë.
    Prezenca e lartë e mbështetësve kuqezi shihet si një mundësi e mirë për të testuar efikasitetin e policisë. Kohë më parë, forcat e rendit u kritikuan pasi tifozët e Ajaxit dëmtuan disa pjesë të monumentit.
    Ndeshja me Shqipërinë, nuk cilësohet si një event i veçantë, por si përgatitje për ndeshjet me rrezikshmëri të lartë, në shtator ndaj Serbisë dhe për sfidën e tetorit me Anglinë, ku parashikohen të paktën 2400 tifozë britanikë.
    Monumenti në Sheshin e Lirisë në Riga ruhet gjatë gjithë kohës me ushtarë.
    Tv Klan

  • Ndeshja e Kombëtares me Letoninë/ Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium

    Ndeshja e Kombëtares me Letoninë/ Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium

    Shqipëria do të përballet të martën me Letoninë në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Edhe pse ndeshja do të luhet në një distancë të largët, mbështetja për kuqezinjtë nuk do të mungojë.
    Raportohet se rreth 1 mijë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Rigas për të mbështetur Kombëtaren, me shpresën për një rezultat pozitiv.
    Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të martën, duke nisur nga ora 20:45.

  • Shqipëri-Serbi, arrestohen 2 tifozë, si dhe polici që iu mori lekë dy shqiptarëve të Kosovës

    Shqipëri-Serbi, arrestohen 2 tifozë, si dhe polici që iu mori lekë dy shqiptarëve të Kosovës

    8 Qershor 2025

    15:39

    Telesport

    Shqipëria nuk arriti dot të fitonte mbrëmë ndaj Serbisë, duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0. Edhe pse ishte një sfidë e tensionuar, çdo gjë shkoi perfekt dhe nuk pati asnjë incident të rëndë.
    Megjithatë, Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, dy tifozë dhe një efektiv policie. Dy tifozët janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë si dhe hedhje të sendeve të ndaluara në fushë, ndërsa efektivi është konstatuar duke marrë para në dorë nga dy tifozë shqiptarë të Kosovës që kërkonin të shmangnin kontrollin fizik.
    “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

  • VIDEO/ Bulevardi i mbushur me tifozë, atmosfera ZJERM. Mbërrijnë edhe forcat policore

    VIDEO/ Bulevardi i mbushur me tifozë, atmosfera ZJERM. Mbërrijnë edhe forcat policore

    Tifozët shqiptarë ardhur nga çdo cep i Europës, po bëhen gati për t’u futur në stadium. Shihen shumë tifozë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu kanë mbërritur edhe forcat policore, të cilat do të sigurohen të shmangin incidentet gjatë hyrjes për në stadium dhe përgjatë sfidës. Siç shihet edhe në videot e mëposhtme të dërguara nga kryeredaktori i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, atmosfera është e zjarrtë.

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore

    Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga starti i ndeshjes Shqipëri-Serbi, tifozët shqiptarë po bëhen gati për t’u futur në stadium.
    Në pamje shihen shumë tifozë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Gjithashtu, në video shfaqet dhe mbërritja e forcave policore, të cilat do të sigurohen të shmangin incidentet gjatë hyrjes për në stadium dhe përgjatë sfidës.

     

  • Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

    Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

    Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi.
    “Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!” tha ai.

    Gjatë kësaj pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.
    “Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, tha ajo
    Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.
    “Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1”, tha ai.
    Edhe një qytetar nga Kroacia që po udhëtonte drejt Shqipërisë, dha mendimin e tij: “Shqipëria ka lojtarë të mirë. Mendoj se do fitojnë.”
    Ndryshe, fluksi i qytetarëve nga Kosova dhe vendet e rajonit drejt bregdetit shqiptar vazhdon të jetë i lartë. Shumë prej tyre do ta ndjekin ndeshjen në pikat e ngritura me ekrane gjigante, të vendosura në zona turistike dhe urbane.

  • De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

    De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

    Ja ku jemi përsëri. 11 vjet më vonë, kombëtarja shqiptare e gjen veten sërish në rrugën e saj drejt majave të futbollit, kundër asaj serbe.
    Nuk do të ketë tifozë serbë në tribunat në Tiranë. Serbia u dënua me dy ndeshje pa tifozë nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen me Zvicrën, me 15 nëntor 2024, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
    Në ndeshjen e 14 tetorit 2014, kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Gianni De Biasi, më shumë sesa thjesht konkurrencë sportive, dhuna e nacionalizmit çetnik u shfaq në fushë. Ndeshja u ndërpre pasi tifozët serbë pushtuan fushën dhe sherrit që pasoi.
    Megjithatë, Shqipëria arriti rezultatin historik të avancimit në raundin tjetër në një grup që konsiderohej i pamundur. Tri pikët e asaj ndeshjeje, ishin vendimtare në arritjen historike të ekipit kuqezi, ëndrrës së shumë brezave lojtarësh dhe tifozësh, kualifikimin në një kampionat evropian futbolli (Euro 2016).
    Tvklan.al i kërkoi një intervistë ish-trajnerit të Kombëtares, Gianni de Biasi, i cili në mes të përgatitjeve për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së një babai, atë të dasmës së vajzës së tij, gjen kohë të na kthejë disa përgjigje. Sepse ai ka ikur nga Shqipëria, por Shqipëria nuk ka ikur nga ai.
    Përjetimi i tij vjen i qartë. “Epo, ka kaluar shumë kohë… Mbaj mend që kishte tension kur mbërritëm në stadium me autobus. Pastaj fyerjet dhe kërcënimet dhe, së fundmi, pushtimi i fushës.”
    Pyetjes si e mendon ai se do do të shkojë kjo lojë e re, De Biasi i përgjigjet ende me zërin e trajnerit të dikurshëm.
    “Mendoj se do të jetë me siguri një ndeshje shumë emocionuese për të dyja palët. Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi është se duhet të marrim një rezultat për të pasur një shans për të shkuar në Kupën e Botës”.
    Dëshira është të dëgjojmë nga De Biasi, nëse vërtetë ka ndonjë këshillë për Sylvinho-n, por ai vazhdon me profesionalizëm në përgjigjet e tij.
    “Sylvinho nuk ka nevojë për këshillën time, ai ka përvojën dhe aftësitë për të menaxhuar më së miri përgatitjet dhe ndeshjen”.
    Në një tentativë të fundit i kërkojmë të na thotë nëse ka për zemër ndonjë nga lojtarët tanë, por sekretet e zemrës janë të tilla për të mbetur të panjohura.
    “Sinqerisht, nuk kam ndonjë lojtar të preferuar. Kam disa lojtarë që më pëlqejnë pak më shumë se të tjerët, por natyrisht nuk e them publikisht”.
    Për shkak të arritjes historike të kualifikimit të Shqipërisë për herë të parë në një kampionat evropian, tifozët kuqezi e “shqiptarizuan” teknikun italian, duke e pagëzuar me emrin Gani Abazi.
    Emër të cilin, siç tregoi në disa intervista më vonë, e mban me shumë krenari.

  • Gaz lotsjellës, tifozë të lënduar dhe kaos në metro! Mynihu në gjendje të jashtëzakonshme përpara finales së Champions League

    Gaz lotsjellës, tifozë të lënduar dhe kaos në metro! Mynihu në gjendje të jashtëzakonshme përpara finales së Champions League

    Atmosfera festive e finales së Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Inter Milan, e cila do të zhvillohet sonte në Allianz Arena (ora 21:00), është shoqëruar nga tensione të forta dhe incidente të dhunshme në qytet.Reklama në FieriWeb

    Policia gjermane është vënë në gatishmëri të lartë pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, përpara fillimit të ndeshjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gaz lotsjellës dhe kaos në metroReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Një incident serioz ndodhi në linjën U6, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës në një prej trenave. Për pasojë, u aktivizua frena e emergjencës, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe konfuzion në rrjetin e transportit publik. Roja e metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Tifozë të lënduar në stacionin FröttmaningReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Tensione u raportuan edhe në stacionin “Fröttmaning”, pranë stadiumit, ku disa tifozë të Interit mbetën të lënduar, madje edhe të mbuluar me gjak, sipas raportimeve. Fatmirësisht, një gardh sigurie mes shinave ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

    Përleshje dhe hedhje gurësh mes tifozëve

    Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Interit në drejtim të atyre të PSG-së në të njëjtin stacion, ndërsa përleshje fizike ndodhën edhe në stacionin qendror të trenit. Policia ndërhyri me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Sipas burimeve nga terreni, grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit nën mbikëqyrje të fortë të forcave të rendit.

    Finalja, e cila pritet të ndjekë një spektakël futbolli në fushë, ka përballë dy nga klubet më të mëdha në Europë, por tensionet jashtë stadiumit po errësojnë atmosferën sportive.

  • “Living Champions”, ish-fermerja e “Ferma VIP”, tifoze e zjarrtë e Inter, Danela: Sot do fitojmë! Halilaj: Jemi me sytë nga çuni ynë, Kristjan Asllani

    “Living Champions”, ish-fermerja e “Ferma VIP”, tifoze e zjarrtë e Inter, Danela: Sot do fitojmë! Halilaj: Jemi me sytë nga çuni ynë, Kristjan Asllani

    Ish-fermerja e “Ferma VIP”, Danela Shima, tifozja e zjarrtë e Inter-it i është bashkuar eventit special “Living Champions” në “Fan Zone”. Teksa na ndajnë vetëm dy orë e gjysmë nga finalja e madhe PSG-Inter, Danela tha se shpreson në fitoren e Interit.

    Moderatores së “Living Room”, Brunilda Lahe, e cila ndodhet tek “Arena Center” iu bashkuan edhe gazetarja Klegia Troksi dhe zëdhënësja e shtypit e FSHF-së, Lenida Halilaj.
    Halilaj tha se janë me sytë nga Kristjan Asllani, lojtari i Kombëtares, i cili luan me Interin.

    Danela Shima: Jam tifoze e zjarrtë. Besoj se do ta përfaqësoj Interin fort. Kemi ardhur fuqishëm, duam fitore. Pas kaq vitesh shpresoj që këtë radhë që erdha unë do fitojmë. Jam tifoze e zjarrtë sot. Jam e lumtur që jam me ju këtu.
    Lenida Halilaj: Unë jam tifoze e Realit. Këtë vit..nuk jam tifoze e futbollit italian, por sot të gjithë jemi me sytë nga Interi për çunin tonë, Kristjan Asllanin.
    Klegia Troksi: Jam munduar që herë pas here, nga dëshira dhe pasioni i madh që kam ta ndjej dhe nga afër futbollin. Champions është elitar, janë më të mirët në fushë. Gjithë sytë e botës janë aty.
    Lenida Halilaj: Do më pëlqente të shikoja ndonjë finale të Champions në stadium.
    Danela Shima: I kam ndjekur ndeshjet çdo vit. Nuk jam tifoze e zjarrtë e futbollit. Tifoze e futbollit kam qenë, por që sot jam tifoze./vizionplus.tv