Tag: tifozë

  • VIDEO/ Tension dhe incidente pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, dy tifozë shoqërohen në polici

    VIDEO/ Tension dhe incidente pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, dy tifozë shoqërohen në polici

    Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Fundi i takimit nuk kaloi pa tensione, teksa ipas të dhënave, një provokim i mesfushorit Sherif Kallaku ndaj tifozerisë vendase solli incidente të pakënaqshme në mbyllje të sfidës.
    Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin, duke stabilizuar situatën.

    Mësohet se dy tifozë, të cilët u përfshinë në incidente janë shoqëruar për në polici. Ndeshja Elbasani-Vllaznia vlen për javën e 15-të të Superiores.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Sulm brutal në Nice: Lojtarët goditen me shkelma e grushta nga 400 tifozë të tërbuar

    Sulm brutal në Nice: Lojtarët goditen me shkelma e grushta nga 400 tifozë të tërbuar

    Një situatë e rëndë ka ndodhur në Nice mbrëmjen e së dielës, ku rreth 400 tifozë të ekipit pritën lojtarët pas kthimit nga ndeshja me Lorient. Humbja 3-1, e cila shënoi disfatën e gjashtë radhazi për skuadrën, shkaktoi një shpërthim zemërimi nga mbështetësit, duke e transformuar një takim që supozohej të ishte diskutim në një sulm të dhunshëm.
    Në qendër të agresionit ishin futbollistët Jeremie Boga dhe Tarem Moffi. Ata u bënë objekt i një sulmi brutal, duke pësuar goditje me shkelma në pjesët e poshtme të trupit dhe grushta. Përveç dhunës fizike, lojtarët u përballën edhe me fyerje të rënda me bazë racore dhe u pështynë nga turma e tërbuar.

    Incidenti nisi kur dy tifozë hipën në autobusin e skuadrës për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me performancën e ekipit. Më pas, situata përshkallëzoi kur lojtarët zbritën nga automjeti dhe u gjendën përballë grupit të madh të tifozëve të irrituar. Zemërimi nuk u drejtua vetëm ndaj futbollistëve; edhe stafi teknik dhe drejtori sportiv, Florian Maurice, u vunë në shënjestër të të njëjtit trajtim agresiv.

    Si pasojë e këtij sulmi, dy lojtarët e prekur, Boga dhe Moffi, kanë bërë një denoncim zyrtar. Për shkak të goditjeve të marra, atyre u është dhënë një leje pesëditore për t’u rikuperuar, duke munguar kështu në seancën stërvitore të së hënës. Klubi i Nice ka reaguar menjëherë përmes një komunikate zyrtare, duke dënuar ashpër këtë akt.

    Në deklaratën e klubit thuhet se ndërsa frustrimi i tifozëve për rezultatet e dobëta është i kuptueshëm, incidentet e ndodhura janë të papranueshme. “Të dielën, kur u kthyem nga Lorient, skuadra u prit nga një grup tifozësh te qendra stërvitore… Disa anëtarë të klubit u vunë në shënjestër. Nice iu ofron atyre mbështetjen e plotë dhe dënon në mënyrë kategorike akte të tilla,” theksohet në komunikatë, duke konfirmuar mbështetjen për viktimat.

  • Nis festa shqiptare para duelit me Anglinë, qindra tifozë marshojnë me këngë e valle drejt stadiumit

    Nis festa shqiptare para duelit me Anglinë, qindra tifozë marshojnë me këngë e valle drejt stadiumit

    Pamje nga atmosfera

    TIRANË- Para ndeshjes së fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Tirana është mbushur me atmosferë festive dhe entuziazëm patriotik.
    Sot, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të përballet me Anglinë, një përballje ku të dyja skuadrat kanë përmbushur objektivat e tyre.
    Anglia kryeson Grupin K me 21 pikë nga shtatë ndeshje, me të gjitha fitore dhe pa asnjë gol të pësuar. “Tre Luanët” tashmë kanë siguruar vendin e tyre në finalet e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.
    Shqipëria ka bërë historinë duke siguruar zonën e play-off me 14 pikë, dhe më 20 nëntor do të mësojë rivalin e gjysmëfinales që do të luhet më 26 mars 2026.
    Për këtë sfidë, trajneri Sylvinho ka vendosur të mos aktivizojë Mario Mitajn dhe Juljan Shehun, të ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa Ajeti, Manaj dhe Bajrami janë gjithashtu të ndëshkuar dhe nuk priten të jenë titullarë. Trajneri ka planifikuar pesë ndryshime nga formacioni i përdorur në fitore 0-1 ndaj Andorrës tre ditë më parë.
    Formacionet zyrtare:Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni. Trajner: Sylvinho
    Anglia (4-3-3): Henderson; Burn, Quansah, Stones, O’Reilly; Bellingham, Wharton, Rice; Eze, Bowen, Kane. Trajner: Thomas Tuchel
    Pothuajse 22 mijë tifozë do të jenë sot në “Air Albania”, ndërsa futja e tyre në stadium po bëhet me masa të rrepta sigurie. Edhe një numër i madh tifozësh nga Anglia do të jenë të pranishëm, po ashtu Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes. 
    Arbitrat e ndeshjes do të jenë italianë, me Marco Guida si kryesor dhe ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. /ZËRI

  • VIDEO / Përballja me “Tre luanët”, mijëra tifozë ‘elektrizojnë’ Tiranën

    VIDEO / Përballja me “Tre luanët”, mijëra tifozë ‘elektrizojnë’ Tiranën

    Ditën e sotme, në orën 18:00 luhet në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja e Kombëtares shqiptare me Anglinë.
    Atmosfera në Tiranë është elektrizuar para kësaj sfide, ku mijëra tifozë me simbolet kuqezi dhe me këngë patriotike i janë drejtuar stadiumit, në mbështetje të Kombëtares.
    Kujtojmë se në ndeshjen me Andorrën, Kombëtarja shqiptare ja doli të triumfonte me rezultatin 0-1, duke arritur që të bëhet pjesë e fazës së PalyOff-it të Botërorit.

    Kjo ishte një arritje e madhe për Kombëtaren shqiptare, e cila nuk kishte arritur kurrë më parë në këtë fazë.
    Më herët, Kombëtarja shqiptare korri fitore edhe në stadiumin e Leskovacit kundër Serbisë, duke arritur një fitore 0-1, me golin e shënuar nga Rey Manaj.

  • 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë/ Andorra “vishet” kuqezi, ja sa bileta janë shitur

    75% e stadiumit me tifozë shqiptarë/ Andorra “vishet” kuqezi, ja sa bileta janë shitur

    Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
    Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
    Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

  • Shqipëria gati për përballjen me Andorrën, ja sa tifozë kuqezi do të ketë në stadium

    Shqipëria gati për përballjen me Andorrën, ja sa tifozë kuqezi do të ketë në stadium

    Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
    Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
    Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

  • E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptar, ja sa bileta janë shitur

    E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptar, ja sa bileta janë shitur

    Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
    Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Loro Borici nuk është më djep futbolli, 2000 tifozë shanin Dajën”! Hoxha “kunja” të forta për Martinin: Ia mori kampionatin Vllaznisë padrejtësisht

    “Loro Borici nuk është më djep futbolli, 2000 tifozë shanin Dajën”! Hoxha “kunja” të forta për Martinin: Ia mori kampionatin Vllaznisë padrejtësisht

    Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit.
    “Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil.
    Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga Scolari që kanë aty, që ka fituar një kampionat me 15 barazime që e ka rekord dhe që e ka fituar në kurriz të Vllaznisë, që ishte i Vllaznisë.
    Nuk mund të fillosh një javë para ndeshjen me një gol offside, me golin e kundërshtarit të rregullt që nuk u dha dhe penalltia e kundërshtarit që nuk e jep arbitri”, tha Artan Hoxha. /Sport Ekspres/?

  • Rama: Shqipsharësit, tifozë të budallakisë patriotike, po e trajtojnë Hashimin si armik

    Rama: Shqipsharësit, tifozë të budallakisë patriotike, po e trajtojnë Hashimin si armik

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në paraburgim duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, shkruan Rama në një mesazh në Facebook.
    “Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. 

  • Trazirat e natës para Campions-it, rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në Eindhoven

    Trazirat e natës para Campions-it, rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në Eindhoven

    21 Tetor 2025

    10:17

    Alfred Lleshi

    Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan të hënën në mbrëmje në qendër të Eindhovenit, Holandë, para ndeshjes së Champions League, PSV–Napoli. Policia lokale tha se sjellja e tyre “shkaktoi çrregullime”, edhe pse nuk pati përleshje reale me tifozët e PSV-së. Tifozët u transportuan me tre autobusë në stacionin e policisë “Mathildelaan” për t’u marrë në pyetje, ndërsa katër tifozë të PSV-së u ndaluan gjithashtu.
    Disa të ndaluar nuk kishin bileta për ndeshjen. Kryebashkiaku Jeroen Dijsselbloem kishte vendosur një zonë sigurie me rrezik të lartë, duke lejuar kontrolle preventive. Të gjithë tifozët e ndaluar u dëbuan nga Eindhoven dhe biletat e tyre u anuluan. Policia holandeze ka dërguar dokumentacionin te kuestura e Napolit për të vlerësuar mundësinë e “daspo”.
    Ministri i Jashtëm Antonio Tajani deklaroi: “Po e ndjek rastin. Ambasada në Hagë është aktive, atje janë të pranishëm edhe agjentë të Digos-it italian. Policia holandeze do t’i largojë tifozët pa biletë”.