Tag: tifozat

  • Tifozat Kuq e Zi: Le t’i mbushë FSHF tribunat  me modele, por Kombëtarja është e popullit

    Tifozat Kuq e Zi: Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele, por Kombëtarja është e popullit

    Adriatik Balla
    Raportet mes tifozëve të Kombëtares dhe Federatës Shqiptare të Futbollit e kreut të saj Armando Duka janë të tensionuara në maksimum. Si të mos mjaftonin çfarë është kaluar deri tani, vjen një tjetër qëndrim radikal i tifozëve, që bëjnë thirrje për bojkot të ndeshjes me Letoninë. Shkak është mos marrja parasysh e kërkesës së tyre që të hiqet dorë nga organizimi i përbashkët i një Europiani të 21 vjeçarëve me Serbinë në vitin 2027. Kështu, më 29 korrik ishte protesta e fundit e Tifozave Kuq e Zi ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, që vazhdojnë ta kundërshtojnë organizimin e Evropianit U21 të vitit 2027. Evropiani U21 që zhvillohet pas dy vjetësh do të organizohet nga Shqipëria e Serbia.
    Reagimi i Tifozave Kuq e Zi kishte ardhur në Luginë të Preshevës ku u mbajt turneu i futbollit për të rinjtë shqiptarë, i përkrahur nga FSHF-ja. Qëndrimi i tifogrupi “Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serb inë”, kishte shkruar në banerin e shpalosur nga TKZ. Grupi i përkrahësve të Shqipërisë, kishte reaguar edhe më 11 qershor, duke thënë se grupimi është pen guar me urdhër të FSHF-së edhe në Riga të Letonisë. TKZ ishin prezent në stadium në përkrahje të Shqipërisë në barazimin 1:1 me Letoninë. Por, ky grup nuk do të jetë prezent për ndeshjen ndaj Letonisë më 9 shtator në “Air Albania”.
    Ky ballafaqim i takon Grupit K kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa do të jetë ndeshja e pestë për Shqipërinë. Anglia është e para me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Shqipëria e dyta me pesë pikë në katër ndeshje. Serbia e treta ka katër pikë në dy ndeshje, kurse Letonia është e katërta me po aq pikë, por me tri ballafaqime të luajtura. Andorra është e fundit pa pikë në katër ndeshje. “Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë në Tiranë dhe si për çudi, me çmime të ulëta, nga frika se do t’u mbesin karriget bosh. I njohim mirë këto lëvizje. Është ndeshja e katërt radhazi ku FSHF na ka përjashtuar haptazi, duke na margjinalizuar dhe stigmatizuar qëllimisht. Nuk është rastësi, është vendim politik inatçor!”, nis komunikata e TKZ-së.
    “Ky përjashtim nuk ka të bëjë me sjellje. Ka të bëj me qëndrimin tonë. Ne patëm guximin të themi JO bashkor ganizimit të Kampionatit Ev ropian U21 me Serbinë, në një kohë kur ky bashkëpunim fyes e turpërues u prezantua si sukses. Për këtë, TKZ është ndëshkuar “Tifozat Kuq e Zi ju ftojnë të mos shkoni ndaj Letonisë. Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele që marrin bileta me një SMS. Le të kënaqet me versionin “VIP” të Kombëtares, ku bukuria vlen më shumë se zëri, dhe marketingu më shumë peshë se përkushtimi. Kombëtarja është e popullit…” dhe etiketuar. Kjo është e vërteta që duan ta fshehin”.
    TKZ ka kërkuar reagim nga lojtarët e Kombëtares, për të cilët kanë shkruar se i kanë përkrahur “në çdo cep të Europës”. “Për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi ju ftojnë të mos shkoni ndaj Letonisë. Jo ndaj fanellës, por ndaj atyre që e përdorin atë për interesa personale dhe që duan stadiume plot me heshtje. Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele që marrin bileta me një SMS. Le të kënaqet me versionin “VIP” të Kombëtares, ku bukuria vlen më shumë se zëri, dhe marketingu ka më shumë peshë se përkush timi. Kombëtarja është e popullit. Jo e sponsorëve. Jo e klientelës. Jo e zëdhënësve të heshtur”, shkruan TKZ.

  • Tifozat Kuq e Zi: Federata na ndaloi me urdhër mos ishim në Riga, i donin karriget bosh

    Tifozat Kuq e Zi: Federata na ndaloi me urdhër mos ishim në Riga, i donin karriget bosh

    Tifozat Kuq e Zi deklarojnë se në Riga të Letonisë, aty ku mbrëmë kombëtarja u ndal me një barazim 1-1, siguria në stadium kishte urdhëra nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ata mos lejoheshin me banderolat. “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”, shkruan TKZ. “Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë”, shtojnë ata.
    Postimi i plotë

    Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”.
    Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
    Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
    Shihemi përsëri së shpejti.
    Tifoza Kuq e Zi

  • Nga “lufta” e vjetër e Tifozave Kuq e Zi me FSHF te bojkotimi i ndeshjes për shkak të biletave. Çfarë nuk u pa dje

    Nga “lufta” e vjetër e Tifozave Kuq e Zi me FSHF te bojkotimi i ndeshjes për shkak të biletave. Çfarë nuk u pa dje

    Është e shtunë 7 Qershor 2025.Ndodhemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.Ora është 19:00 dhe mijëra vetë marshojnë drejt stadiumit “Arena Kombëtare” ku do të luhet takimi i tretë i përfaqësueses tonë ,takim ky i vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në Amerikën e Veriut.Ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” pritet të fillojë pas vetëm 105 miniutash, por në rrugët që të çojnë drejt stadiumit nuk dëgjohet vetëm zhurma e zakonshme e tifozëve.
    Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, një grup i madh njerëzish, të veshur kuq e zi, me plisa në kokë dhe flamuj në duar, kanë krijuar një atmosferë që nuk mund të shpërfillet.Janë “Tifozat Kuq e Zi”, grupi më i njohur dhe më i përkushtuar i tifozëve shqiptarë, të cilët këtë herë nuk janë mbledhur për të hyrë në stadium, por për të protestuar. Dhe jo pa arsye.Përpara se të hapej porta e stadiumit, u shpalos një banderolë gjigande që mbuloi gjysmën e bulevardit. Në të shkruhej:“Na hiqni biletat, na vini para policisë, se vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë.”Fjalë që nuk kanë nevojë për sqarim.
    Në mes të tingujve të këngëve patriotike dhe tymuesve me ngjyra kuqezi, kjo fjali qëndroi për minuta të tëra në ajër, si një thirrje jo vetëm për drejtësi, por për respekt ndaj asaj dashurie që nuk matet me bileta, as me vend në tribuna.Ky grup i krijuar dekada më parë, ka ndjekur Kombëtaren në çdo cep të Evropës e më gjerë. Ata nuk janë thjesht tifozë, por një lëvizje e gjallë patriotike e lidhur ngushtë me identitetin shqiptar. E megjithatë, prej një kohe janë përplasur me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF). Nga kjo përplasje, “Tifozat Kuq e Zi” kanë humbur statusin e tyre zyrtar si grup mbështetës dhe vendin tradicional në stadium, që e kanë mbajtur për 21 vite.“Na larguan, por nuk na shuan dot”.Këto janë fjalët e njërit prej anëtarëve të vjetër të grupit i cili me zërin pak të ngjirur, por me sytë plot zjarr, shton:“Për ne nuk ka rëndësi ku jemi fizikisht. Ne mund të jemi jashtë stadiumit, por jemi gjithmonë në zemrën e Shqipërisë. Ne nuk jemi spektatorë, jemi pjesë e këtij identiteti kombëtar.”
    Koreografia që shpalosën në shesh nuk ishte thjesht një protestë, por një formë arti. Një deklaratë e qartë se mungesa e tyre në tribunat e stadiumit nuk do të thotë mungesë në shpirtin e Kombëtares.
    Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi në barazim 0-0. Ishte një përballje e tensionuar, por me gjithsesi me lojë të bukur .E megjithatë, një pjesë e atmosferës së zakonshme elekrizuese kësaj rradhe mungonte. Tribuna ku zakonisht dëgjohej kori i pandalshëm i “Tifozëve Kuq e Zi” ishte më e heshtur se zakonisht. Për shumë nga të pranishmit, mungesa e këtij grupi krijoi boshllëk jo vetëm akustik, por emocional.
    Komentet rreth kësaj mungese ishin të shumta dhe shumica ishin kritikë ndaj mënyrës se si po menaxhohet marrëdhënia FSHF-tifozë, të tjerë mbështetën vendosmërinë e grupit që nuk pranon të nënshtrohet.
    Në përfundim të protestës, ndërsa dritat e stadiumit nisin të ndizen dhe himni kombëtar dëgjohet nga larg, “Tifozat Kuq, ngrejnë sërish flamurin dhe këndojnë himnin me dorën në zemër. Disa prej tyre ndalojnë për një moment, shikojnë drejt stadiumit me sy të mbushur, si të shikonin një mik të largët që nuk i lejohet ta takojnë. Emocioni është i pranishëm, por më shumë se mall, aty mbizotëron krenaria.Nuk jemi për të ndezur polemika, thonë “Tifozat Kuq e Zi“. Jemi për të kujtuar se zemra e tifozit shqiptar nuk është një numër ulësesh apo një barkod në biletë. Është përkushtim që nuk matet me favore apo akreditime. Është histori që nuk fshihet me një vendim administrativ. Është identitet.
    Në një kohë kur sporti global po përjeton një transformim të thellë ,ku stadiumet po bëhen gjithnjë e më shumë hapësira të kontrolluara me rregulla të rrepta, ku ndonjëherë zëri i tifozëve të vërtetë zëvendësohet me efekte audio dhe marketing, “Tifozat Kuq e Zi” duken si një kundërshembull i gjallë. Ata janë kujtesë se futbolli nuk është vetëm lojë, por edhe shpirt, edhe komunitet. Për ta, të mungosh fizikisht në stadium nuk do të thotë se je më pak prezent në zemrën e kombit. Përkundrazi në këtë rast, mungesa e tyre foli më shumë se çdo brohoritje.
    Teksa nata bie mbi Tiranë dhe dritat e kryeqytetit shqiptar fillojnë të vezullojnë, grupi shpërndahet pa zhurmë, por me bindjen se zëri i tyre është dëgjuar. Nuk jemi armiq të askujt, thonë, por do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër çdo padrejtësie që ndikon në mënyrën se si përfaqësohet Shqipëria në sport apo gjetkë.Ata nuk kërkojnë privilegje, por dinjitet. Dhe kjo është ajo që i bën të ndryshëm. Sepse kur dashuria për Shqipërinë është aq e fortë, ajo nuk ka nevojë për një vend në stadium që të dëgjohet mjafton një rrugë e hapur dhe një zemër që rreh fort për të.
    Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” rruga grupimit “Tifozat Kuq e Zi” për në Tribunën e “Arena Kombëtare” në situatën konfliktuale të krijuar me FSHF duket se është e gjatë ,por zëri i tyre nuk ka ndërmend të ndalet.

  • Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes

    Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes

    Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me disa fotografi me mbishkrime të ndryshme para ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Serbisë.
    Shqipëria do të përballet ndaj Serbisë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.
    Ndeshja që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ ka ngjallur interesim të madh nga publiku, por aty pritet që sot të mungojnë Tifozat Kuq e Zi.Pas një përplasje me krerët e FSHF-së sa i përket biletave të shpërndara për tifogrupet e organizuara, ata morën vendimin të mos jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje.

    “Historia nuk harrohet për një Evropian”, “Jo harresës, jo bashkëorganizimit me gjakatarin”.
    “Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, “Nderi nuk blihet me futboll”, “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13.00 shqiptarëve”, ishin fotografitë me mesazhe të cilat ata i shpërndanë në rrjetet sociale.
    Kujtojmë se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie dhe rreth 2000 efektivë policorë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e rendit./Telegrafi

  • Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

    Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

    Tifozat Kuq e Zi janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Por ata janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj.

    “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre. TKZ është organizuar dhe do e ndjekin ndeshjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, ku do jetë një zonë për fansat.

  • U “përjashtuan” nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e “djegin” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    U “përjashtuan” nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e “djegin” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Mungesa në stadium – Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj.
    “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

  • U ‘përjashtuan’ nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e ‘djegin’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

    U ‘përjashtuan’ nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e ‘djegin’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

    Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Mungesa në stadium – Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj. “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

  • Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

    Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

    Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të mbahet të shtunën, e 7 qershorit, në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, TKZ njoftojnë se për ta nuk ka rëndësi prezenca në stadium, duke shtuar se do të jenë aty për kombin.
    Edhe pse nuk mund të bëjnë tifo nga shkallët e stadiumi, TKZ thonë se në orën 19:00 te Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” përballë “Piramidës “, do të vendoset një ekran i madh për të parë live ndeshjen.
    “Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë. Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.
    Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, njofton TKZ.

  • Nuk do të jenë në stadium, ‘Tifozat Kuq e Zi’ zbulojnë ku do të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Serbi

    Nuk do të jenë në stadium, ‘Tifozat Kuq e Zi’ zbulojnë ku do të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Serbi

    Pak ditë më parë, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ), bëri të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Arena Kombëtare”, në përballjen Shqipëri–Serbi më 7 qershor, për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj mënyrës së ndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

    FSHF kishte aplikuar një proces para-aplikimi për biletat, për shkak të kërkesës së lartë, duke lejuar vetëm një pjesë të aplikuesve të kalonin në fazën e blerjes. TKZ e kundërshtoi këtë sistem dhe vendosi të mos marrë pjesë në procesin e biletimit.
    Megjithatë, pavarësisht mungesës në stadium, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë të ditur vendin ku do ta ndjekin ndeshjen. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ata njoftuan se do të mblidhen pranë Lulishte “Vëllezërit Frashëri”, përballë Piramidës së Tiranës, ku do të vendosin një ekran gjigant për të ndjekur së bashku sfidën.

    “Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium, ne do të jemi aty pranë. Që nga ora 19:00 mblidhemi në lulishte përballë Piramidës, për të ndjekur ndeshjen në një atmosferë të jashtëzakonshme,” – thuhet në njoftimin e TKZ.
    Ata shtojnë se për ta, më e rëndësishme se vendndodhja, është përkrahja për Kombëtaren, me mesazhin:
    “Do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë bashkë, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë.”

  • Ngelën pa bileta për ndeshjen e Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm: Do të jemi…

    Ngelën pa bileta për ndeshjen e Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm: Do të jemi…

    Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi.tkzAta deklarojnë se edhe pse nuk do të jenë në “Arena Kombëtare” do të mblidhen tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga vetë ata.
    REAGIMI
    Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.
    Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë.
    Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.
    Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë.
    #TKZ03