Tag: tifoz

  • Messi dëshpëron tifozët e Barcelonës, nuk do të ketë më një “Vallëzim të Fundit”…

    Messi dëshpëron tifozët e Barcelonës, nuk do të ketë më një “Vallëzim të Fundit”…

    20 Nëntor 2025

    22:18

    Telesport

    Vizita surprizë e Leo Messi-t në “Spotify Camp Nou” ngjalli shpresat e tifozëve katalanas për një rikthim të mundshëm të argjentinasit. Kjo gjë është mëse e mundur, duke qenë se rregullat e MLS-së e leojnë një lojtar të luajë dikur tjetër për gjatë tre muajëve që ata janë pushim.
    Ideja e një “Vallëzimi të Fundit” që po përflitej shumë ditët e fundit është hedhur poshtë nga vetë Lionel Messi, duke deklaruar që do të rikthehet te Barcelona si tifoz në stadium, por asgjë më shumë.
    “Do të jem në stadium si çdo tifoz i Barçës… por do vazhdoj të jem tek Inter Miami edhe për disa vite të tjera”, u shpreh së fundmi Messi në një intervistë për “Sport”.

  • “Shqipëria ka një tifoz më shumë”, Abrashi flet pas largimit nga Kombëtarja: Luajta dy Europianë, Botërorin e luaj si tifoz

    “Shqipëria ka një tifoz më shumë”, Abrashi flet pas largimit nga Kombëtarja: Luajta dy Europianë, Botërorin e luaj si tifoz

    Amir Abrashi ishte i pranishëm në “Air Albania” në përballjen kundër Anglisë, ku përpara fillimit të ndeshjes u nderua për kontributin e dhënë në Kombëtare. Ai u ftua për herë të parë te kuqezinjtë nga Xhani De Biazi dhe që atëherë kreu 51 paraqitje në fushën e lojës. Gjithashtu gjatë karrierës së tij, mesfushori u grumbullua në dy kampionatet europiane, EURO2016 dhe EURO2024. Në një intervistë për “FSHF TV”-në, Abrashi ka rrëfyer ftesën e parë në Kombëtare dhe çastet më të bukura me fanellën kuqezi.
    “Mua më ka thërritur Xhani De Biazi. Më ka përcjellë në ndeshjen U-21 të Zvicrës dhe më ka çuar ftesën. Unë e kam pranuar me 100% besim te Federata Shqiptare e Futbollit. Ka shumë momente që kanë qenë të bukura, por do ta filloj me Serbinë. Edhe pse nuk ka qenë futboll ajo ndeshje në Beograd, por në fund të fundit e kemi mbrojtur njëri-tjetrin dhe i kemi marrë ato tre pikë me letra. Por ato tre pikë na kanë ndihmuar shumë kualifikimin në EURO 2016, që ka qenë një histori që ne lojtarët e kemi shkruajtur për herë të parë. Ato momente janë të paharrueshme. Botërorin nuk e kam luajtur ende, në dy Europianë kam qenë (qesh). Por shpresoj të jem si tifoz në Botëror për çunat. Jo vetëm në Botëror, por në çdo ndeshje Kombëtarja e ka një tifoz më shumë”, ka thënë Amir Abrashi./Sport Ekspres/

  • Shqiponja që tërboi Serbinë, FIFA mund të hap proces disiplinor ndaj Manajt

    Shqiponja që tërboi Serbinë, FIFA mund të hap proces disiplinor ndaj Manajt

    Rey Manaj është kthyer në një hero për çdo tifoz kuqezi në të gjithë botën, kjo është pak por e sigurt. Perla e tij ndaj Serbisë na dhuroi një fitore historike e cila do të kujtohet gjatë. Pesha dhe emocioni ishte i madh dhe i pritshëm, me Manaj që nuk e mendoi dy herë por festoi ashtu siç i ka hije çdo shqiptari, me shqiponjën dy krenare.
    Ashtu siç pritej, gjyqtari i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë, por siç u shpreh edhe vetë Manaj pas ndeshje, edhe 100 të shënonte, sërish do të festonte me shqiponjë. Për çdo tifoz kuqezi, për çdo tifoz shqiptar, festa me shqiponjë është diçka normale, natyrale, fundja është simboli ynë kombëtar, por jo për FIFA-n që e konsideron shkelje të rregullores.

    Sipas artikullit të 14, ndaj Manaj pritet të hapet një proces disiplinorë, me sulmuesin kuqezi që mund të ndëshkohet nga FIFA. Në raste të tilla, ndëshkimi varion nga një ndeshje pezullim, por mund të shkojë deri në 10 ndeshje pezull, plus gjobë, nëse FIFA e vlerëson shqiponjën dhe gjestin e Manajt si sjellje fyese dhe denigruese mbi baza raciste.
    Cili do të jetë vendimi, ai gol dhe për më tepër mënyra e festimit ishte gjëja më e bukur e asaj mbrëmje, diçka që në zyrat e FIFA nuk perceptohet.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë”! Sulmuesi serb nuk parashikon dot ndeshjen: Të fitojë futbolli, të fitojë dashuria

    “Jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë”! Sulmuesi serb nuk parashikon dot ndeshjen: Të fitojë futbolli, të fitojë dashuria

    Stevan Raçiç ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Ish-sulmuesi i Partizanit që vazhdon ende të luajë në nivelet e ulëta të futbollit në Serbi, nuk e harron kohën e tij në Tiranë. Madje lidhja për të është aq e fortë, aq sa serbi nuk mund të parashikonte dot as fitoren e Serbisë ndaj Shqipërisë.
    “Uroj që çdo gjë të kalojë mirë dhe të luhet futboll. Unë jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë. Nuk mendoj se do të ketë incidentet, uroj që shqiptarët të ndihen në shtëpinë e tyre kur të vijnë këtu si kur jam ndierë edhe unë në Shqipëri. Rezultati? Të fitojë futbolli, të fitojë dashuria. Një zemër e madhe për Shqipërinë, e kujtoj kohën te Partizani. Me këtë rast përshëndes edhe të gjithë tifozët e Partizanit”, tha Racic. /Sport Ekspres/?

  • Rikthim te Milani i zemrës? Galliani i lë pa fjalë të gjithë me përgjigjen…

    Rikthim te Milani i zemrës? Galliani i lë pa fjalë të gjithë me përgjigjen…

    17 Shtator 2025

    13:24

    Alfred Lleshi

    Adriano Galliani mohoi zërat për rikthimin te Milani: “Nuk ka asgjë të vërtetë. Unë jam tifoz i Milanit, kalova 31 vite me kuqezinjtë. Shkova në ‘San Siro’ për të mbështetur skuadrën time të zemrës, e kam bërë gjithmonë këto vite.
    Me Berlusconin e shitëm Milanin më 2017, kanë kaluar 8 vite. Vazhdimisht e ndjek Milanin, por nuk ka asgjë më shumë. Si tifoz, e them gjithmonë: forca Milan!”
    Galliani komentoi edhe Modric: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Të dielën u ula pranë trajnerit tonë Gattuso dhe ish-lojtarëve të tjerë kuqezinj, si Ambrosini, dhe iu thashë se ai është një maestro si Pirlo. Dikur thuhej se është një nga lojtarët, të cilët e meritojnë çmimin e biletës për t’i parë në stadium”.

  • Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves”

    Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves”

    11 Shtator 2025

    17:13

    Telesport

    Edon Zhegrova sot u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i Juventusit. Ai foli me shumë entuziazëm për aventurën e re në Torino dhe bëri një premtim.
    “Jam shumë i lumtur këtu. Unë gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh si Juventusi,” u shpreh Zhegrova.
    “Kam kaluar një periudhë të vështirë, por ndihem më mirë. Stafi po më ndihmon dhe shumë shpejt do të jem gati, por jo kundër Interit” – shpjegoi ai.
    Në fund, mesfushori ofensiv premtoi se do të dhurojë fanellën e tij për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si tifoz të madh të Juventusit.

  • Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

    Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

    3 Shtator 2025

    15:20

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane, ka folur për transferimin e tij tek Interi dhe periudhën e fundit të merkatos: “Ishte e vështirë për agjentin tim, sepse kishte opsione të tjera, por unë i kisha idetë e qarta: doja të luaja në nivelet më të larta europiane dhe me Interin e arrij këtë. E para fanellë që mbaja ishte e Christian Vierit, kur luante tek Interi. Plus, i fejuari i motrës sime është tifoz i madh i Interit. Kam lidhje të ndryshme me këtë skuadër”.
    Për largimin nga City: “Guardiola nuk besonte më tek unë? Ishim 6 mbrojtës qendrorë. Ai e tha hapur se askush nuk do ta kishte vendin të sigurt dhe kështu ndodhi. Nuk ishte situatë ideale, por e dija konkurrencën”.
    Për sfidën ndaj Kosovës: “Duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm nga minuta e parë. Luajtja e dy ndeshjeve në shtëpi na jep shansin për të marrë 6 pikë”. Për minutazhin e reduktuar: “Kam kaluar situata të ngjashme edhe më parë, nuk jam i shqetësuar”.

  • Garnacho: Isha tifoz i Chelsea kur isha fëmijë, ky është lojtari që kam patur idhull

    Garnacho: Isha tifoz i Chelsea kur isha fëmijë, ky është lojtari që kam patur idhull

    3 Shtator 2025

    13:41

    Telesport

    Një nga blerjet e fundit të Chelsea në merkaton e verës është argjentinasi Alejandro Garnacho. Ai erdhi për 40 milionë euro nga Manchester United.
    Në një interviatë për mediat ángflezë, anësori 21-vjecar ka pranuar se ishte tifoz i Chelsea kur ishte fëmijë. Jo vetëm kaq, por ai dëshiron të ndjekë gjurmët e Eden Hazard.
    “Ardhja te Chelsea është një hap i madh për mua. Situata e klubit është një hap i mirë për mua dhe karrierën time”, tha Garnacho.
    Më tej, argjentiasi shtoi: “Kam parë Premier League kur isha i vogël. Më pëlqente Eden Hazard, prandaj e mbështesja Chelsea kur isha fëmijë. Ai ishte një referencë, mënyra se si luante. Ne luanim në të njëjtën pozicion“.

  • “Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit

    “Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit

    3 Shtator 2025

    8:57

    Alfred Lleshi

    Keir Starmer, kryeministri anglez, është një tifoz i flaktë i Arsenalit. Ai mbështet prej vitesh skuadrën londineze dhe është mbajtës i një bilete sezonale (abonim) në “Emirates Stadium”. Përveçse tifoz, ai është edhe një ushtrues i rregullt i futbollit amator.
    Mediat britanike bëjnë me dije se luan çdo të diel ndeshje 8 me 8, e konsideron futbollin një mënyrë për t’u shkëputur nga politika dhe rikthyer në një ambient të natyrshëm e miqësor. Njëri nga kolegët e skuadrës së tij (8 me 8) e përshkruan kështu: “Nuk është më i afti, por është një kapiten i mirë, organizues i paepur dhe lojtar konkurrues që urren të humbasë”.
    Në një intervistë, Starmer theksoi se, kur je në fushë “nuk ka rëndësi çfarë bën, ajo që ka rëndësi është nëse je pjesë e një ekipi dhe kontribuon”. Ky portret që ndërthur politikën me dashurinë për sportin tregon dimensionin njerëzor të Keir Starmer, njeriut që kërkon balancën dhe normalitetin përmes futbollit.

  • Jo vetëm gjeni i ekranit, Pipo Baudo ndrron jetë si tifoz i Katanias …

    Jo vetëm gjeni i ekranit, Pipo Baudo ndrron jetë si tifoz i Katanias …

    Legjenda e televizionit italian, Pipo Baudo, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Gjithmonë i apasionuar pas futbollit, zemra e tij ishte e ndarë: ai ishte një tifoz i flaktë i Katanias, por edhe një mbështetës i Juventusit.

    Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar shumë edicione të shfaqjeve të ndryshme si Settevoci, Canzonissima, Domenica in, Fantastico, Serata d’onore, Novecento. 

    Mbi të gjitha ka moderuar Festivalin e Sanremos, nga të cilët mban rekordin e 13 prezantimëve në harkun e viteve 1968 dhe 2008. Për shtatë edicione ishte edhe drejtor artistik i evnetit të dashur për italianët por dhe shqiptarët-Sanremo. Disa vite më parë ka vizituar Shqipërinë.

    Vazhdo leximin