Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ishte planifikuar për sot zhvillimi i seancës gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, por seanca ka dështuar për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë.
Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij, por mungesa e tij është justifikuar nga avokatët për shkak se ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë.
Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme.
Seanca e radhës u caktua më 10 tetor dhe në pyetje do të merret Bardh Spahia.
Ndërkohë Bardh Spahia është paraqitur në seancat parlamentare të Kuvendit si dhe në mbledhjet e komisioneve apo dhe në ato të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse këmbën e ka të thyer.
SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.
SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.
Tag: thyer
-

“Më ka pas thyer qafën” – Emina Cunmulaj rrëfen martesën e parë me shqiptarin
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

VIDEO/ Dy shqiptarët rrihen nga 20 tifozë të ‘VOJOVODËS’ në Tetovë
Një akt brutal dhune ka tronditur Tetovën. Mbi 20 tifozë të “VOJOVDA” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike, duke i rrahur barbarisht.
Sipas viktimave, huliganët fillimisht i kanë fyer me sharje të rënda e më pas i kanë goditur pa pushim me grushte. Nga dhuna e ushtruar, nxënësit nuk mbajnë mend gjithçka që ka ndodhur, raporton Nevrij Ademi nga portali TS.
Të dy të miturit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda. Njëri ka hundën e thyer plotësisht, ndërsa tjetri ka të thyer brinjët dhe krahun e majtë.
-

Petrit Ruka: Më kot i lutesh Zotit për mua…
Petrit Ruka
Poezi nga Petrit Ruka
Ti je brinja e thyer që dhemb në çdo frymë,Kur ndarja rënkon si grua e ve,Kur shpirti më vaket si uji që prêtTa laj të vdekurin e fjetur përdhé….I vdekuri kush është? -E di, jam vetë,Po s’dua të zgjohem nga gjumi-lëngatë,Më mirë kështu, në ëndrrën e shkretëQë ishe veç shpikje e mendjes së ngratë.Më kot si kunadhja ikën pa ndjerë,Dhe vetes i thua: o zot, …pa dhëmbje!Kot lutesh, se zemra ime e mjerë,Si delja e humbur blegërin çdo mbrëmje.Më kot i lutesh ti Zotit për mua,Ai është i lumtur që ty po të vuaj,Dhe pret të përsosem në këngët e tuaPas supit zgjat kokën, … sa herë që shkruaj…E di që je brinja dhe vetë e ka thyer,Vetë të tha shko e vetë të tha ik,Si në një violinë pa hark bën prova me mua,Rënko, më thotë, bëna muzikë!
ObserverKult
Lexo edhe:
PETRIT RUKA: DASHURIA KA SHIJEN E FORTË TË VDEKJES
ObserverKult
-

Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë
Ilir Hoxha
“Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë. Nxënësi priste që Mead të fliste për grepa peshkimi ose enë balte ose gurë bluajtes.Por jo! Mead tha se shenja e parë e qytetërimit në një kulturë të lashtë ishte një kockë këmbe që ishte thyer dhe më pas ishte shëruar. Mead shpjegoi se në mbretërinë e kafshëve, nëse thyeni këmbën, ju vdisni. Ju nuk mund të ikni nga rreziku, të shkoni në lumë për të pirë ujë ose të gjuani për ushqim. Ti je mish për grabitqarët. Asnjë kafshë nuk i mbijeton një këmbe të thyer aq gjatë sa të shërohet.Një kockë këmbe e thyer që është shëruar është dëshmi se dikush ka shpenzuar kohë për të qëndruar me të dëmtuarin, i ka lidhur plagën, e ka çuar personin në vend të sigurt dhe është kujdesur për te gjatë kohës së shërimit. Të ndihmosh dikë tjetër gjatë vështirësive është pikërisht pika ku fillon qytetërimi, tha Mead.Ne jemi në kulminacionin e qytetërimit tonë atëherë kur u shërbejmë të tjerëve.”
-

Marrëdhia e Manajt me trajnerin është thyer, klubi që u rendit i 3-ti kërkon sulmuesin shqiptar
E ardhmja e Rei Manajt pritet të jetë larg Sivasporit. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në sezonin e parë me klubin turk, por sezoni i dytë përfundoi me hatërmbetje mes palëve. Marrëdhënia Manajt me trajnerin dhe klubin është thyer dhe largimi duket e vetmja zgjidhje.
Sipas mediave lokale në Turqi, Samsunspori ka hedhur vështrimin nga lojtari i Kombëtares shqiptare. Samsunspori u rendit i 3-ti në kampionatin që sapo përfundoi dhe do të përfaqësojë futbollin turk në arenën europiane. Për këtë arsye klubi synon të përforcohet në këtë merkato verore dhe Rei Manaj duket një kandidat potencial për bardhekuqtë. Pjesë e Samsunsporit është edhe një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja./Sport Ekspres/ -

“Serbëve i është thyer egoja, sepse na shihnin si shoqëri e rangut të dytë”, Cana: Tani e kanë kuptuar që mund t’i konkurojmë në sport
Lorik Cana ishte pjesë një interviste në “News24” në prag të sfidës së shumëpritur kundër Serbisë. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ka deklaruar se nuk i frikësohet aspak incidenteve në Tiranë, por nga ana tjetër beson se e njëjta situatë do të jetë edhe në Beograd. Cana ka theksuar se tashmë egoja e serbëve është thyer, pasi e kanë kuptuar se shqiptarët nuk janë një shoqëri e rangut të dytë, por mund t’i konkurojnë ata në çdo fushë.
“Nuk druhem aspak incidenteve, sidomos në vendin tonë. Por edhe atje… Mendoj se çfarë kishte për të ndodhur, ka ndodhur para 11 viteve. Edhe ata kanë mësuar nga gabimet e tyre. Serbët edhe në atë kohë filluan të realizojnë që shqiptarët mund t’i konkurojnë në fusha të ndryshme dhe mund t’i konkurojnë në fushën e sportit e të futbollit. Tanimë ata janë shumë të vetëdijshëm që shqiptarët mund t’i konkurojnë në fushën e sportit. Në atë kohë ishte më shumë një farë lloj prishje e egos së tyre që ne jemi një kategori e një shoqërie të rangut të dytë, siç ne kemi përjetuar në ish-Jugosllavi”, ka thënë Lorik Cana./Sport Ekspres/


