Tag: thyer

  • U spiunua nga pronari, shqiptari 39-vjeçar kapet duke vjedhur në firmën e ndërtimit në Xhenova

    U spiunua nga pronari, shqiptari 39-vjeçar kapet duke vjedhur në firmën e ndërtimit në Xhenova

    Rreth orës 18:00 të së premtes, më 28 nëntor, pronari i një magazine në Via delle Fabbriche, në zonën Voltri të Xhenovës, njoftoi numrin 112 për praninë e një personi të dyshuar që kishte hyrë pa autorizim në ambientet e firmës së ndërtimit.

    Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, falë sinjaleve të radios dhe monitorimit të kamerave të sigurisë në rrugët përreth, u informuan se i dyshuari kishte dalë nga dera e pasme duke thyer drynin e magazinës.

    Oficerët e lokalizuan dhe ndaluan menjëherë të dyshuarin, i cili kishte me vete një karrocë dore, një çantë dhe disa pako. Nga kontrolli rezultoi se ai kishte marrë vegla pune dhe sende të tjera të depozituara në magazinë, të cilat kapnin vlerën e rreth 2 mijë eurove. Midis tyre ishte edhe dryni i thyer.

    Pronari identifikoi të gjitha sendet e gjetura, të cilat u sekuestruan për hetime të mëtejshme, sipas raportimeve të mediave italiane.

    39-vjeçari, i cili ka pasur më parë dënime të tjera penale, u arrestua dhe u dërgua për seancën paraprake të ditës së sotme. Ai akuzohet për vjedhje, për marrjen e mallrave të vjedhura dhe për mbajtjen e objekteve të rrezikshme me potencial dëmtues.

  • VIDEO/ E pazakontë, 69-vjeçari nga Roskoveci kamuflohej si grua dhe dilte nëpër fshat… duke thyer masën e arrestit

    VIDEO/ E pazakontë, 69-vjeçari nga Roskoveci kamuflohej si grua dhe dilte nëpër fshat… duke thyer masën e arrestit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Roskovec, ku një 69-vjeçar me masë sigurie ‘arrest shtëpie’, ka gjetur një mënyrë për ta thyer atë.

    Jorgo Hatiaj është filmuar duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit… por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos pikasej nga policia.
    Pas denoncimit, ai është vënë në pranga nga policia e Fierit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
    Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap.

    Top Channel

  • Kriza në Greqi prek edhe orizin e dasmave! Tani e tutje do hidhet…

    Kriza në Greqi prek edhe orizin e dasmave! Tani e tutje do hidhet…

    Si në shumë vende të Mesdheut, edhe në Greqi, hedhja e orizit mbi të sapomartuarit pas ceremonisë është një zakon tradicional që simbolizon urimet për begatinë dhe pjellorinë. Por çdo vit, kjo traditë çon në humbje të mëdha.

    Fermerët grekë llogarisin se rreth 200-300 tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë gjatë muajve të verës, kur zhvillohen shumica e rreth 53.000 dasmave në gjithë vendin.

    Pas thatësirave dhe ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat i konkurrencës së fortë nga importet me çmim të ulët prej vendeve aziatike , fermerët grekë gjetën një zgjidhje racionale dhe ekonomike: të shesin orizin e thyer për dasma, në vend që ta hedhin ose ta përdorin për ushqim kafshësh.

    “Ideja e përdorimit të orizit të thyer në dasma lindi sepse është një traditë këtu në vendin tonë”, shprehet fermeri Christos Gatzaras.

    Shembullin po e japin prej disa muajsh disa partneritete bujqësore në Halastra ,pranë Selanikut një nga zonat kryesore të kultivimit të orizit, që kanë shitur tonelata me oriz të thyer të ridizenjuar në çanta të bardha me etiketen-orizi I dasmave “THE WEDDING RICE”, duke dhënë mesazhin se orizi nuk është për t’u hedhur. Produkti i ri tregtohet tashmë në pako prej 25, 10 dhe ndoshta më pak kilogramësh. Është vlerësuar se 3-5 kilogramë oriz hidhen në çdo dasmë.

    “Çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës kur zhvillohen shumica e dasmave, hidhen rreth 200 ton oriz i ngrënshëm. Kështu që menduam, pse duhet të përfundojë një produkt i ngrënshëm në tokë kur mund të përdorim një produkt të ngjashëm në vend të tij?”, shton më tej ai.

    Greqia është prodhuesi i tretë më i madh i orizit në BE, duke eksportuar pjesën më të madhe të 250,000 tonëve prodhim vjetor. Orizi i thyer përbën rreth 9% të eksporteve, dhe përdorimi i tij në dasma ndihmon fermerët, kursen burime natyrore dhe jep një zgjidhje të zgjuar për një zakon tradicional.

    Tani, çdo ton orizi i shitur për dasma është fitim për fermerët dhe një shembull sesi tradita mund të kthehet në mundësi ekonomike.

  • Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

    Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

    Si në shumë vende të Mesdheut, edhe në Greqi, hedhja e orizit mbi të sapomartuarit pas ceremonisë është një zakon tradicional që simbolizon urimet për begatinë dhe pjellorinë. Por çdo vit, kjo traditë çon në humbje të mëdha.

    Fermerët grekë llogarisin se rreth 200-300 tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë gjatë muajve të verës, kur zhvillohen shumica e rreth 53.000 dasmave në gjithë vendin.
    Pas thatësirave dhe ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat I konkurrencës së fortë nga importet me çmim të ulët prej vendeve aziatike , fermerët grekë gjetën një zgjidhje racionale dhe ekonomike: të shesin orizin e thyer për dasma, në vend që ta hedhin ose ta përdorin për ushqim kafshësh.
    “Ideja e përdorimit të orizit të thyer në dasma lindi sepse është një traditë këtu në vendin tonë”, shprehet fermeri Christos Gatzaras .
    Shembullin po e japin prej disa muajsh disa partneritete bujqësore në Halastra ,pranë Selanikut një nga zonat kryesore të kultivimit të orizit, që kanë shitur tonelata me oriz të thyer të ridizenjuar në çanta të bardha me etiketen-orizi I dasmave “THE WEDDING RICE”, duke dhënë mesazhin se orizi nuk është për tu hedhur. Produkti i ri tregtohet tashmë  në pako prej 25, 10 dhe ndoshta më pak kilogramësh. Është vlerësuar se 3-5 kilogramë oriz hidhen në çdo dasmë.
    “Çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës kur zhvillohen shumica e dasmave, hidhen rreth 200 ton oriz i ngrënshëm. Kështu që menduam, pse duhet të përfundojë një produkt i ngrënshëm në tokë kur mund të përdorim një produkt të ngjashëm në vend të tij?”, shton më tej ai.
    Greqia është prodhuesi i tretë më i madh i orizit në BE, duke eksportuar pjesën më të madhe të 250,000 tonëve prodhim vjetor. Orizi i thyer përbën rreth 9% të eksporteve, dhe përdorimi i tij në dasma ndihmon fermerët, kursen burime natyrore dhe jep një zgjidhje të zgjuar për një zakon tradicional.
    Tani, çdo ton orizi i shitur për dasma është fitim për fermerët dhe një shembull sesi tradita mund të kthehet në mundësi ekonomike.
     
     
     

    Top Channel

  • Grabitësit e goditën në kokë me shishe, vritet mizorisht moshuara. Çfarë ndodhi në Salaminë?

    Grabitësit e goditën në kokë me shishe, vritet mizorisht moshuara. Çfarë ndodhi në Salaminë?

    Vdekja e gruas 75-vjeçare, e cila ishte viktimë e një grabitjeje të përgjakshme në shtëpinë e saj në Kokkinovrachos, Salamis, dje pasdite vonë, duket se është shkaktuar nga goditjet në kokë me një shishe. Kështu tregoi ekzaminimi mjeko-ligjor.

    Gruaja e moshuar fatkeqe u gjet e vdekur në shtëpi, në rrugën Ikarou, pak pas orës 7 të mbrëmjes, nga vajza e saj, e cila pa se nëna e saj kishte lëndime në kokë, ndërsa vuri re gjithashtu se një dritare ishte thyer.

    Ajo telefonoi policinë, ndërsa më herët fqinjët e viktimës kishin telefonuar Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave, të cilët kuptuan se 75-vjeçarja kishte qenë viktimë e një grabitjeje.

    Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se xhami i një dritareje ishte i thyer dhe pjesa e brendshme e shtëpisë ishte e rrëmujshme, duke sugjeruar një grabitje.

    Siç raportohet nga burime të Policisë Helenike, hetimi është në kulmin e tij, duke vlerësuar se autorët së shpejti do të identifikohen, arrestohen dhe do të dalin para gjykatësit të tyre natyror.

  • Babai vret veten/ Dhimbje e madhe në familjen e lojtarit të njohur: Jam i thyer, i shkatërruar

    Babai vret veten/ Dhimbje e madhe në familjen e lojtarit të njohur: Jam i thyer, i shkatërruar

    Lajmi tragjik i vdekjes së babait të Rhys Bennett, një lojtari i akademisë së Manchester United, ka prekur thellë komunitetin e futbollit dhe familjen. Mbrojtësi 21-vjeçar Rhys, ndau hidhërimin e tij për vetëvrasjen e të atit, duke u shprehur se është i shkatërruar pas kësaj humbje-je të madhe..
    “Babi, nuk e mendova kurrë se do të më duhej ta shkruaja kaq herët. Jam i thyer, i shkatërruar, nuk dua ta besoj, por është e vërtetë. Nga drejtimi i makinës për të më çuar në stërvitje, deri te çdo ndeshje ku më shikoje të përmbushja ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist — të dua në këtë jetë dhe në tjetrën,” shkroi Bennett në rrjetet sociale.
    Ndërkaq, motra e Rhys, Megan, ndau historinë e babait të saj për të rritur ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor, duke theksuar se si depresioni dhe alkooli kishin ndikuar në jetën e babait të saj. Ajo theksoi nevojën për të folur hapur për këto çështje në mënyrë që të tjerët të mos ndihen vetëm në vuajtjet e tyre.

  • VIDEO/ “Ke thyer urdhërin e partisë” – Bujar Leskaj nuk përmbahet: E kush po e rruan për….

    VIDEO/ “Ke thyer urdhërin e partisë” – Bujar Leskaj nuk përmbahet: E kush po e rruan për….

    Bujar Leskaj, ndryshe nga deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, ka vendosur të marrë pjesë në protestën pro UÇK-së në sheshin “Skënderbej”.
    Ai është pyetur nga një gazetare, për këtë fakt, pra që ka thyer urdhërin e partisë.
    Por Leska është përgjigjur shkurt: “E kush po e rruan për…”

  • Regjistroi fiktivisht të arrestuarin që kishte thyer masën e sigurisë, vihet në hetim infermieri në Memaliaj

    Regjistroi fiktivisht të arrestuarin që kishte thyer masën e sigurisë, vihet në hetim infermieri në Memaliaj

    Një infermier në Memaliaj, është marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Sipas policisë, infermieri 39-vjeçar dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, ku ka regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit një shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”).”, thuhet në njoftimit e policisë.
    Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

  • “Kam thyer këmbën”, Bardh Spahia ‘justifikohet’ dhe nuk shkon në gjyq, dështon seanca

    “Kam thyer këmbën”, Bardh Spahia ‘justifikohet’ dhe nuk shkon në gjyq, dështon seanca

    Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ishte planifikuar për sot zhvillimi i seancës gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, por seanca ka dështuar për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë.Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij, por mungesa e tij është justifikuar nga avokatët për shkak se ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë.
    Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme.
    Seanca e radhës u caktua më 10 tetor dhe në pyetje do të merret Bardh Spahia.Ndërkohë Bardh Spahia është paraqitur në seancat parlamentare të Kuvendit si dhe në mbledhjet e komisioneve apo dhe në ato të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse këmbën e ka të thyer.
    SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.
    SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.

  • Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja

    Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja

    Shtyhet në datë 20 tetor ora 14.30 seanca për deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia.
    Këtë të mërkurë ishte parashikuar të zhvillohej seanca në ngarkim të tij ne Gjykatën e Posaccme, ku pritej të pyetej Bardh Spahia, por ky i fundit paraqiti kërkesë për shtyrje të seancës, me argumentin se ka thyer këmbën dhe se e kishte të pamundur të paraqitej.
    Avokati mbrojtës i tij u shpreh se Bardh Spahia ka thyer këmbën një muaj më parë dhe mjeku i ka rekomanduar që të mos lëvizë shumë.
    Për këtë arsye, gjyqtarja Rudina Palloj shtyu seancën në një tjetër datë.