Tag: thyen

  • Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

    Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

    17 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje, këto janë shifrat e Harry Kane këtë sezon, vetëm në Bundesligë, shifra të denja për një “top-player”, një “bomber” që i mungonte Bayern Munich që nga koha kur u largua Robert Lewandowski. Harry Kane po udhëheq Bayern në fazën ofensivë, me rendimentin e tij që i ka kaluar të gjithë pritshmëritë, madje duke vendosur edhe rekorde të pabesueshme.
    Ndaj Shtutgard, Harry Kane realizoi një “tripletë” golash. Kjo ishte hera e 10-të që kapiteni i Anglisë realizon një “tripletë” në Gjermani. Këtë shifër, Kane e arriti me 76 ndeshje në dispozicion, duke u bërë lojtari i parë që arrin më shpejt një shifër të tillë. Sulmuesi anglez thyen në këtë mënyrë rekordin e Gerd Myler. Ish “bomberit” legjendar të Bayern iu ndeshjen 161 ndeshje për të realizuar 10 “tripleta”, ndërsa Lewandowski e kapi këtë shifër me 324 ndeshje në dipozicion.

    Këto shifra dhe forma e Harry Kane ka bërë që drejtuesit e Bayern Munich të negociojnë me përfaqësues të lojtarit për të gjetur një akord të ri për rinovimin e kontratës aktuale që i përfundon në 2027, por lojtari mund të largohet në fund të këtij sezoni nëse ndonjë skuadër paguan 65 milionë euro për kartonin e tij.
     

  • Lazio thyen Milanin, vendos një gol në Kupën e Italisë

    Lazio thyen Milanin, vendos një gol në Kupën e Italisë

    Lazio ka fituar 1-0 ndaj Milanit duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Italisë. Pjesa e parë nuk pati ritëm të lartë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan shumë në portën kundërshtare.
    Në pjesën e dytë, Zaccagni zhbllokoi llogaritë për lacialët, pas një asisti të Tavares. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë nuk u futën dot në lojë.

    Në ndeshjen tjetër, Bologna triumfoi 2-1 ndaj Parmës. Sfidat ishin të vlefshme për fazën 1/8.

  • Po i thyen të gjitha rregullat! 40-vjeçari që po kontrollon Milanin në fushë, Igli Tare i kërkon të zgjas kontratën

    Po i thyen të gjitha rregullat! 40-vjeçari që po kontrollon Milanin në fushë, Igli Tare i kërkon të zgjas kontratën

    Luka Modri? ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij, por ai ende po luan në një nivel të lartë. Të gjithë janë të kënaqur të shohin performancat e mahnitshme të maestros kroat dhe në San Siro janë të vetëdijshëm se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer duke e sjellë atë në klub.
    Në moshën 40 vjeç, kroati është një motor i vërtetë në mesfushë, ai po jep performanca spektakolare dhe Milani nuk ka më dyshime, ata e duan Lukën në ekipin e tyre edhe sezonin e ardhshëm.
    Udhëheqësit e kuqezinjve filluan bisedimet me Lukën për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027. Kjo u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit Igli Tare.“Shpresoj që Luka Modric do të vendosë të qëndrojë me ne. Ekziston një mundësi për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Thyen çdo rekord në historinë e Big Brother! Banori që po dominon çdo rrjet social

    Thyen çdo rekord në historinë e Big Brother! Banori që po dominon çdo rrjet social

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, sigurohen pamjet! Policia thyen xhamin e ‘Benzit’ luksoz për t’i dhënë ndihmën të plagosurit, viktima..

    Atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, sigurohen pamjet! Policia thyen xhamin e ‘Benzit’ luksoz për t’i dhënë ndihmën të plagosurit, viktima..

    Një atentat raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në afëri të aeroportit të Rinasit. Sigurohen pamje nga personat e qëlluar brenda në automjetin luksoz tip Benz me targë AB 099UO.
    Në video shihet sesi policia thyen xhamin e automjetit me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. Deri më tani raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i vdekur.

     

  • VIDEO/ Roma thyen Parmën, Juve fiton ndaj Udineses

    VIDEO/ Roma thyen Parmën, Juve fiton ndaj Udineses

    Roma mund 2-1 Parmën, në ndeshjen e luajtur në Olimpico. Hermoso zhbllokoi llogaritë, me golin e tij në minutën e 63-të. Për golin e dytë mendoi Dovbyk, 9 minuta nga fundi.
    Mysafirët ngushtuan shifrat me Circatin, por vetëm kaq, pa mundur dot të kthehen në lojë.

    Juventusi mposhti 3-1 Udinesen. Golat e Vlahovic, Gatti e Yildiz nderuan bardhezinjtë, ndërsa i vetmi gol nga skuadra e Udines mban firmën e Zaniolos.
     

  • Noizy thyen mitin: Suksesi im s’vjen nga talenti

    Noizy thyen mitin: Suksesi im s’vjen nga talenti

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • VIDEO/ City i falet Haaland, thyen Brentford me golin e sulmuesit norvegjez

    VIDEO/ City i falet Haaland, thyen Brentford me golin e sulmuesit norvegjez

    Manchester City thyen 0-1 Brentford, në ndeshjen e luajtur në Londër. Vendimtar në këtë sfidë ishte Erling Haaland, me golin e tij në minutën e 9-të.
    “Qytetarët” kanë 13 pikë dhe janë në vendin e pestë. Në takimin tjetër do sfidojë Everton, në shtëpi.

    Në krahun tjetër, Brentford është në vendin e 16-të ne 7 pikë. Sfida tjetër është në transfertë, ndaj West Ham.
     

    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Suksesi i radhës për Milanin, thyen edhe kampionët e Italisë

    VIDEO/ Suksesi i radhës për Milanin, thyen edhe kampionët e Italisë

    Milan mori fitoren e radhës në kampionat, me kuqezinjtë që thyen 2-1 kampionët e Italisë, Napolin. Pjesa e parë ishte fantastike për ekipin e Allegrit, i cili realizoi dy herë me Saelasmakers dhe Pulisic.
    Gjërat për Milanin u komplikuan në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të Estupinan. Napoletanët u futën në lojë me golin e De Bruyne, por vetëm kaq, pasi vendasit mbrojtën me fanatizëm rezultatin deri në fund.

    © BalkanWeb