Tag: thuram

  • Marcus Thuram feston 28-vjetorin. Titullar i padiskutueshëm tek Interi, por jo aq te… Franca

    Marcus Thuram feston 28-vjetorin. Titullar i padiskutueshëm tek Interi, por jo aq te… Franca

    Për të dytën verë me radhë, Marcus Thuram është në shënjestrën e klubeve të mëdha. Por ndoshta, për të dytën verë me radhë, ai do të qëndrojë tek Interi, pas një sezoni të mirë, ndonëse jo të jashtëzakonshëm, duke lënë mënjanë goditjen brilante me thembër kundër Barcelonës, që mund t’i kishte sjellë interesime nga klubet më të mëdha të Europës. Sidoqoftë, nuk ka pasur oferta konkrete.
    Vetëm një muaj më parë, më 8 korrik, skadoi klauzola për prishjen e njëanshme të kontratës. Thuram pëlqehej veçanërisht në Premier League, ku si gjithmonë Manchester United, por edhe Arsenali, kishin shprehur vlerësim, pa ndërmarrë megjithatë hapa zyrtarë.
    Fakti që kjo klauzolë ka skaduar nuk përjashton plotësisht mundësinë e ndonjë oferte apo vlerësimi për shitje, por ndjesia është se lojtari vështirë se do të largohet, sepse sa më shumë afrohet fundi i merkatos, aq më e vështirë bëhet të gjesh një zëvendësues të denjë, pavarësisht pranisë së Lookman si alternativë e mundshme.
    Kështu që francezi, me shumë gjasa, do të qëndrojë, duke formuar një sulm të jashtëzakonshëm me Lautaro Martínez dhe Bonny, që është “alter ego” e tij, përveç Taremit, gjithmonë gati për të hyrë nga stoli, nëse nuk largohet kësaj vere. Iraniani do të zhvillojë sezonin e tij të dytë pas një viti të parë më shumë ambientimi.
    Thuram megjithatë duhet të performojë mirë për ta merituar vendin si titullar në Kupën e Botës së ardhshme, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sot, Marcus Thuram feston 28-vjetorin e lindjes. Urime kampion!

  • Inter, largohet frika, bie klauzola për Thuram, tani bëhet i pashitshëm

    Inter, largohet frika, bie klauzola për Thuram, tani bëhet i pashitshëm

    Në pjesën tjetër të Milanos, në atë zikaltër, ishte koha për të riorganizuar edhe një herë idetë në lidhje me merkaton. Trajneri Cristian Chivu dhe Drejtori Sportiv, Ausilio, zhvilluan një takim kokë më kokë për më shumë se 2 orë, ku pa diskutim temë kryesore ishte merkato në hyrje dhe në dalje.
    Me afrimin e Susic, Luis Henrique, Bonny dhe blerjen përfundimtare të Zielinskit, Inter ka investuar afro 70 milionë euro, por kaq nuk mjafton për trajnerin Chivu. Është e qartë se këtij ekipi i duhet të paktën një tjetër mbrojtës dhe një mesfushor. Kur bëhet fjalë për Dumfries, qëndrimi i klubit është i qartë, holandezi është një pikë fikse e formacionit titullar, por deri më 15 korrik mund të ndodhë gjithçka, për sa kohë mbetet në fuqi klauzola e tij e largimit për 25 milionë euro.

    Një lajm pozitiv, nëse mund të konsiderohet i tillë, është fakti që nga kjo e martë, çdo skuadër që kërkon shërbimet e Marcus Thuram duhet të negociojë drejtpërdrejt me drejtuesit e Inter pasi klauzola e tij e largimit prej 85 milionë euro nuk është më në fuqi. Në fakt, Inter i druhej shumë faktit që ndonjë klub mund të paguante këtë shifër për sulmuesin francez. Tani diskutimi është ndryshe pasi në radhët e klubit e vlerësojnë Thuram si të pashitshëm. Sigurisht çdo lojtar e ka një çmim në botën e futbollit, edhe Thuram mund të largohet por vetëm në atë rast nëse në derën e klubit vjen një ofertë e çmendur. Inter nuk pranon të futet në negociata me asnjë klub nëse ofertat nuk janë mbi 90 milionë euro.
    ()

  • Thuram ndiqet nga dy gjigantë të Premier League. Në rast largimi, Interi ka piketuar zëvendësuesin… italian

    Thuram ndiqet nga dy gjigantë të Premier League. Në rast largimi, Interi ka piketuar zëvendësuesin… italian

    Diçka është krisur. Buzëqeshjet vezulluese të Marcus Thuram, një prej protagonistëve të titullit kampion të fituar nga Interi pak më shumë se një vit më parë, duken se janë zbehur. Dëmtimet muskulare dhe forma në rënie në pjesën e dytë të sezonit kanë bërë që reflektorët të largohen nga sulmuesi francez. Në ndeshjen e fundit kundër Fluminense, i penguar nga problemet fizike, u pa një version i zbehtë i Thuram.
    Nuk përjashtohet që edhe ai të ketë qenë target i kritikave të tërthorta të Lautaro Martinez të hënën në mbrëmje. Sigurisht, “like” i tij në postimin (kundërpërgjigjen) e Calhanoglu, në mes të një polemike të brendshme, nuk kaloi pa u vënë re.
    Brenda grupit zikaltër ndjehet tensioni, përçarja mes dy sulmuesve titullarë, e dalë në pah gjatë mbledhjes së kërkuar nga Chivu, nuk është shuar plotësisht. Për këtë arsye, emri i Thuram është rikthyer në qendër të radarëve të merkatos.
    Siç shkruan “Il Giorno”, francezi ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh. Interi, edhe pse nuk ka ndërmend ta shesë lirë, mund të marrë në konsideratë oferta mes 60 dhe 70 milionë eurove. Arsenali dhe Manchester United e ndjekin, duke qenë në kërkim të një qendërsulmuesi.
    Nëse situata përshkallëzohet, zikaltërit kanë identifikuar tashmë një zëvendësues të mundshëm: Moise Kean, i lindur në vitin 2000, me klauzolë prej 52 milionë eurosh, i vlerësuar pozitivisht nga drejtuesit zikaltër për moshën, profilin teknik dhe pasaportën italiane. Emri i tij ndodhet në bllokun e shënimeve të Ausilios.

  • Interi i irrituar me Lautaro, shpë*thimi i kapitenit përfshinte edhe Thuram, Pavard, Frattesi

    Interi i irrituar me Lautaro, shpë*thimi i kapitenit përfshinte edhe Thuram, Pavard, Frattesi

    Në shtëpinë e Interit ka shpërthyer kaosi, pas eliminimit nga Botërori për Klube. Humbja ndaj Fluminense u pasua nga deklarata mjaft të forta të Lautaro Martinez, i cili nuk i kurseu fjalët. Para mikrofonëve tha se kush nuk dëshiron të qëndrojë, duhet të largohet.
    Fjalë shumë të ashpra, të cilave iu përgjigj presidenti Giuseppe Marotta, duke identifikuar Hakan Calhanoglu si targetin e këtyre deklaratave të kapitenit. Turku më pas u kundërpërgjigj në Instagram, teksa Marcus Thuram i dha “like” postimit të tij.
    Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, gjatë periudhës kur Lautaro po rikuperonte në kohë rekord dhe luante me dhimbje, fillimisht kundër Barcelonës dhe më pas kundër PSG-së, ai ka vënë re që disa lojtarë të tjerë menaxhoheshin më lehtë dhe me qetësi.
    Përveç Calhanoglu, mendimi i tij shkoi edhe te Marcus Thuram, Benjamin Pavard dhe ndoshta Davide Frattesi. Thashethemet, fotot dhe mesazhet nga Turqia gjatë dy javëve të fundit e irrituan edhe më shumë kapitenin, i cili sipas gazetës “e derdhi kupën”.
    Megjithatë, fjalët e Lautaros irrituan edhe klubin, i cili do kishte preferuar që problemet të zgjidheshin në fshehtësi, brenda dhomës së zhveshjes.
     

  • Frattesi kthehet në Itali. Chivu rikuperon Thuram, por jo Espositon për ndeshjen kundër Fluminense

    Frattesi kthehet në Itali. Chivu rikuperon Thuram, por jo Espositon për ndeshjen kundër Fluminense

    Marcus Thuram po ndjek programin e parashikuar nga stafi mjekësor i Interit për rikuperimin nga problemi i tij. Francezi e ka kaluar lodhjen e muskujve fleksorë, të pësuar kundër Monterrey, dhe është stërvitur rregullisht në pritje të ndeshjes së të hënës mbrëma, 1/8 finale të Botërorit për Klube, kundër Fluminense.
    “E ka kaluar shqetësimin në kofshë, është në dispozicion të grupit, pastaj do të më takojë mua të vendos nëse do ta nisë nga fillimi”, – ka thënë trajneri zikaltër Cristian Chivu në prag të sfidës. Në seancën e djeshme kanë munguar Davide Frattesi dhe Pio Esposito, me këtë të fundit që ka kryer vetëm punë relaksuese.
    Ish-mesfushori i Sassuolos kthehet në Itali, duke iu bashkuar lojtarëve të tjerë që kishin lënë SHBA për shkak dëmtimesh; Pavard, Bisseck, Zielinski dhe Calhanoglu (ky i fundit u pa pardje në Stamboll).
    Frattesi po përballet me një lodhje muskulore (ekzaminimet kanë përjashtuar dëmtimet), por nuk do të jetë në dispozicion. Në këtë skenar, trajneri zikaltër mund të detyrohet të hedhë menjëherë në fushë Thuram përkrah Lautaro Martinez, ose të mbështetet te Valentin Carboni, vendimtar kundër Urawa, që nga minuta e parë.
    Konfirmimi për rikthimin në Itali të Davide Frattesi ka ardhur nga vetë lojtari përmes rrjeteve sociale. Në një postim në Instagram, mesfushori shpjegoi arsyen e largimit nga grumbullimi në SHBA dhe nisjen drejt Milanos:
    “Përshëndetje të gjithëve! Në marrëveshje me klubin dhe stafin teknik, do të kthehem në Itali për të kryer ekzaminime më të thelluara për shkak të një problemi që e kam nga ndeshja me Barcelonën. Shihemi së shpejti, dhe forca Inter, gjithmonë. Fat të madh uroj për shokët e mi të skuadrës”.

  • Chivu rikuperon dyshen me probleme Thuram-Frattesi, gati për sfidën ndaj Fluminense

    Chivu rikuperon dyshen me probleme Thuram-Frattesi, gati për sfidën ndaj Fluminense

    Marcus Thuram dhe Davide Frattesi po ndjekin, siç ishte planifikuar, programin e rikuperimit të përgatitur nga stafi mjekësor i Interit për problemet e tyre përkatëse. Francezi ka lënë pas lodhjen muskulore të ndier kundër Monterrey dhe është stërvitur bashkë me mesfushorin italian, i cili ishte ndalur pas ndeshjeve me kombëtaren.
    Seanca stërvitore i pa ata si protagonistët e vetëm, pasi pjesa tjetër e skuadrës përfitoi nga dita e lirë e dhënë nga Cristian Chivu. Lajm i mirë për zikaltrit, të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Fluminense, e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube.
    Dy rikuperime shumë të rëndësishme, duke marrë parasysh kthimin në shtëpi të Calhanoglu, Pavard, Zielinski dhe Bisseck, si dhe mungesën e Taremit, edhe pse të dy pritet ta nisin nga stoli, pasi Chivu nuk do t’i fusë menjëherë në lojë. Në mesfushë pritet të konfirmohet treshja Barella, Asllani dhe Mkhitaryan, ndërsa në sulm paraqitja e mirë e Pio Espositos e kandidon për një tjetër fanellë titullari krah kapitenit Lautaro.
    Për Frattesin dhe Thuram do të ketë hapësirë gjatë lojës. Për mesfushorin do të ishte debutimi në këtë kompeticion, ndërsa francezi ka luajtur ndeshjen e parë kundër Monterrey, kur pësoi problemin muskulor.

  • Thuram: Jemi Juventusi, kemi ardhur për ta fituar Botërorin e Klubeve

    Thuram: Jemi Juventusi, kemi ardhur për ta fituar Botërorin e Klubeve

    18 Qershor 2025

    12:48

    Alfred Lleshi

    Në mikrofonin e “SportMediaset”, mesfushori i Juventusit, Khephren Thuram, ka folur në prag të debutimit të sotëm në Botërorin për Klube kundër Al Ain: “Ndihemi mirë dhe të lumtur që jemi këtu në Amerikë për ta nisur këtë Botëror për Klube”.
    Deri ku mund të shkojë Juventusi?Nuk e di, por sigurisht që duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë, sepse kur luan te Juventusi dëshiron të fitosh gjithçka.
    Çfarë pret nga Al Ain?E dimë që është një skuadër e madhe, që ka fituar Ligën e Kampionëve të Azisë. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, ne duam të fitojmë.
    Çfarë mendon se mund të përmirësosh në pritje të sezonit të ardhshëm?Mund të rritem shumë, kam ende mjaft për të mësuar dhe mund ta bëj këtë çdo ditë.
    Një mendim për episodin e veçantë të Luiz…Douglas Luiz gaboi në rrjetet sociale, ka etiketuar vëllain tim në vend që të më etiketonte mua. Marcus i është përgjigjur duke i thënë që ‘ai është Thurami i vërtetë’.

  • Gjest i mirë nga Dembélé: menjëherë shkon të ngushëllojë Thuram te grumbullimi. Mbappé luan rolin e ‘djalit të keq’ dhe tallet (VIDEO)

    Gjest i mirë nga Dembélé: menjëherë shkon të ngushëllojë Thuram te grumbullimi. Mbappé luan rolin e ‘djalit të keq’ dhe tallet (VIDEO)

    3 Qershor 2025

    17:43

    Telesport

    Disa orë pas përfundimit të festimeve të lojtarëve të Paris Saint-Germain me tifozët e tyre për fitimin e Ligës së Kampionëve, lojtarët e fundit të ekipit kombëtar francez mbërritën në Clairefontaine për t’u bashkuar me grupin e Didier Deschamps.
    Dhe gazeta franceze L’Equipe regjistron gjestin e bukur të bërë nga Ousmane Dembélé, një nga yjet e mbrëmjes nga Allianz Arena. Pasi la gjërat e tij në Clairefontaine, Dembélé shkoi menjëherë në dhomën e mikut të tij Marcus Thuram për ta ngushëlluar pas ndeshjes së së shtunës. Diçka që nuk mundi ta bënte në fushë në Monako, në euforinë pas ndeshjes.
    Pak më i “keq” ishte Kylian Mbappé: kur Didier Deschamps përgëzoi lojtarët francezë që luajtën në finale së bashku me pjesën tjetër të ekipit, sulmuesi i Real Madridit e goditi me krah Thuram që ishte qartësisht i vrenjtur, duke buzëqeshur dhe duke e ftuar Dembélé të vinte re reagimin e tij serioz. Dembélé, megjithatë, me shumë mirësjellje nuk donte ta nxirrte në pah momentin, duke u kufizuar në një buzëqeshje të sjellshme.
    VIDEO E MOMENTIT

  • Thuram drejt finales së Champions-it: Edhe në ‘PlayStation’ luan gjithmonë këtë ndeshje…

    Thuram drejt finales së Champions-it: Edhe në ‘PlayStation’ luan gjithmonë këtë ndeshje…

    Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka folur për “Sky Sport” përpara finales së Champions League kundër PSG, që do të luhet të shtunën mbrëma: “Është një ëndërr që nga fëmijëria. Kur isha i vogël dhe luaja në kopsht, e imagjinoja veten duke luajtur kësi ndeshjesh”.
    Cili ishte idhulli yt kur ishte i vogël?Nuk e di, varet. Nuk mbaj mend mirë, por edhe në ‘PlayStation’ kur luan, gjithmonë vendos ta luash finalen e Champions League, sepse është ndeshja më e rëndësishme.
    A do të jetë një ndeshje speciale kundër PSG-së, skuadrës së qytetit tënd?Atje kam shumë miq, por nëse duhet të zgjedh një, është Ousmane Dembélé. Nuk e di çfarë do t’i them para ndeshjes…
    Cila janë këshillat që ke marrë nga babai yt, Lilian Thuram?Me të mund të flas për gjithçka, jam i sigurt që do të më thotë disa gjëra, por besoj se asgjë të re.
    Si do të festojë në rast fitoreje?Do ta ngre kupën, kjo është e sigurt. Pastaj do të shohim.

  • Juve në emergjencë, Kalulu pezullohet 2 ndeshje. Savona dhe Thuram do të mungojnë ndaj Udineses

    Juve në emergjencë, Kalulu pezullohet 2 ndeshje. Savona dhe Thuram do të mungojnë ndaj Udineses

    13 Maj 2025

    13:08

    Alfred Lleshi

    Juventusi do të duhet të luftojë për zonën Champions (vendin e katëet në Serie A) pa disa nga titullarët e vet. Kartoni i kuq ndaj Lazios i ka kushtuar shumë Pierre Kalulu, i cili është pezulluar nga gjyqtari sportiv me 2 ndeshje dhe e përfundon kështu para kohe sezonin e tij.
    Një goditje e rëndë për bardhezinjtë, që nuk do të kenë në dispozicion jo vetëm mbrojtësin në fjalë, i ndëshkuar për “goditje me dorë” ndaj Valentin Castellano,  por edhe Nicolò Savona e Khephren Thuram. Të dy ishin të ndëshkuar para ndeshjes me Lazion dhe, pas marrjes së një kartoni të verdhë, do të mungojnë në sfidën kundër Udineses.
    Ndër lojtarët e tjerë të pezulluar nga gjyqtari sportiv spikasin edhe emrat e Lautaro Valenti (Parma), i ndëshkuar me të kuq në ndeshjen ndaj Empolit dhe që do të mungojë përballë Napolit; Mattia Zaccagni (Lazio) dhe Lorenzo Lucca (Udinese), të cilët ishin në rrezik pezullimi dhe do të rikthehen për javën e fundit të kampionatit.