Tag: thuash

  • Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që vlen, të thuash se e mbështesim një kandidat është mashtrim…

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që vlen, të thuash se e mbështesim një kandidat është mashtrim…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, theksoi se vullneti i shprehur i deputetëve për avokatin e Popullit, përmes firmës së fundit është i vetmi që ka fuqi juridike.

    Ai akuzoi mazhorancën se po përpiqet të justifikojë një kandidaturë duke u mbështetur në firma të vjetra, të cilat janë tërhequr zyrtarisht nga opozita. Sipas Strazimirit, çdo paraqitje e kandidatit si i mbështetur nga PD apo LSI përbën mashtrim të opinionit publik, të ligjit dhe të vetë seancës parlamentare. Deputeti kujtoi gjithashtu traditën e mëparshme parlamentare për konsultimet transparente dhe akuzoi mazhorancën për shkelje të parimeve të mirëqeverisjes dhe standardeve demokratike.

    Gent Strazimiri: Është e vërtetë që firmat sjellin pasoja juridike. Siç e sjell pasojën e parë, sjell dhe pasojën e dytë. Është e vjetër sa firma, është latine. ‘Novissima voluntas servatur’. Firma më e fundit është vullneti. Meqenëse do me doktrinë juridike. Doktrina është kjo: E ke firmën, kam tërhequr, ky është vullneti im i fundit. Ti nuk mund të bësh sikur nuk ekziston. Pastaj, kush duhet të skuqet e ku di unë se çfarë për atë punë, ai është muhabet tjetër. Ke të drejtë shumë, ke të drejtë shumë, kur thua që nuk është rregull.

    S’ka qenë, nuk është rregull i shkruar. Është një zakon që ne e kemi respektuar kur kemi qenë në pushtet. Dhe e kemi respektuar ne që ta dish ti. Kur u zgjodh Igli Totozani, nuk është bërë në kuvend dëgjesa? Është bërë tek Partia Socialiste. Vinin të tëra atje, live me kamera, kishte një komision deputetësh socialistë që i shikonte dhe në fund fare nxorrën një kandidaturë, thanë, këtë duam ne, atë kemi votuar. Kjo është tradita e mirë e parlamentit mendoj unë. Keni vendosur ta shkelni? Po. Vendosni një tjetër, por nuk mund ta bësh ti këtë kurrë. Kurrë. Duke thënë, ky është i joti. Në momentin kur unë, dhe kjo është pra çështja. Ti merre, zgjidhe, nuk është problem. Nuk po të themi mos e zgjidhni. Shkeleni dhe këtë traditë të mirë, sigurisht që nuk është ligjore.

    Por ti nuk mund të thuash, e kam zgjedhur filanin, kishte dhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike apo grupit parlamentar të LSI-së, sepse kjo nuk është e vërtetë. Edhe nëse ti nuk e verifikon dot kur e ka marrë firmën ai, edhe sikur të ishte kështu, ne po të themi sot. Vullneti i fundit është ky që kemi sot. Nuk e mbështesim. Me firmë, me vulë, me shkresë. Me argument. Këtë, ti kësaj ti nuk mund t’i ikësh. Ti mund t’i ikësh faktit po, që nuk e di kur ja dhe, ja dhe dje, ja dhe pardje, ja dhe mbrëmë në darkë, nuk ka rëndësi. Unë sot të kam sjellë letrën, të kam thënë me firmën time, unë nuk e mbështes. Ta marrësh ta fusësh në seancë dhe të thuash ky ka mbështetjen dhe të këtyre se këtu është firma e këtij, ky është mashtrim i opinionit publik, është mashtrim i ligjit, është mashtrim dhe i seancës. Nuk ka lidhje me zakonin e mirë të parlamentit. Vullneti i shprehur me votë i deputetëve të opozitës të organizuar në grupet e tyre parlamentare, emër për emër, është nuk i mbështesim. Merrni zgjidhni një, mbështetni një tuajin, s’ka problem. Të gjeni një Igli Totozan tjetër nuk është problem ajo punë, nuk po ju themi këtë.

    Po të marrësh të zgjedhësh një njeri që ne nuk e mbështesim dhe të thuash po për zotin ju e mbështesni, ky është mashtrim. Ashtu. Të thashë dhe njëherë, në qoftë se flet juridikisht, juridikisht vullneti i fundit është ai që kemi paraqitur me firmat tona. Nuk i mbështesim. Pastaj doni të nxirrni një nga celulat e Partisë Socialiste, mirë e bëni. Nuk është problem. Vazhdoni fitoni zgjedhje dhe fitoni përkrahje me këto raporte të zeza që ju sjell OSBE-ODIHR-i, ku thotë nuk ka demokraci, nuk ka media, nuk ka gazetarë, është narkoshtet. Vazhdoni bëjeni, nuk është problem, ju vazhdoni me fitore nga fitorja në fitore. Çështja është këtu ku flasim me këtë punë dhe po flasim juridikisht, jo politikisht. Juridikisht nuk i ke firmat tona, nuk e kanë mbështetjen tonë, ti nuk mund të thuash që vullneti i përparmë, kudo sido që të ketë qenë, është përpara kësaj. Nuk ka krijuar pasoja, pasoja krijon kjo tani.

    Ta shpjegoj nga çdo pikëpamje dhe zotit Ndoj, dhe më vjen keq në qoftë se formimin e ke juridik. Është ta thashë, është e vjetër, është latine qysh kur ka dalë firma, koncepti i firmës. Vullneti i fundit, është ai që merret parasysh. Edhe sikur të kishim vdekur ne të gjithë, kanë sjellë këtë shkresën në fund fare. Jemi gjallë dhe po të themi nuk e mbështesim. Dakord? Edhe sikur të mos ta kishim bërë me shkrim. Po të themi nuk i mbështesim, jemi këtu ne. Dhe ti nuk mund ta bësh këtë që bën, nuk gjen dot argument as juridik, as njerëzor, as logjik, që të thuash po ju i mbështesni. Ne jemi këtu dhe prandaj ta thashë dhe faktin tjetër. Mund të mos kishte qenë fare vendim politik i grupeve parlamentare. Thjesht deputeti Gent Strazimiri, sot këtu tash të thoshte, shiko e di ç’është problemi? Po shkoj po e shkruaj dy minuta, por unë nuk e mbështes filan kandidat. Sa firma ka? 28. Ka 27 sot, nuk e plotëson kriterin. Dhe ti nuk më fut dot jo ti s’e bën dot këtë punë. S’e bën dot, kaq, kaq e thjeshtë është. Jo më të jetë vendim.

  • Denoncoi i pari abuzimet me ndërtimin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Muka: Po punohet pa leje…

    Denoncoi i pari abuzimet me ndërtimin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Muka: Po punohet pa leje…

    Taulant Muka, pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, ka qenë ndër të parët që ngriti publikisht alarmin për mënyrën se si po zhvillohet projekti i Kolegjit të Europës në Tiranë. I ftuar në ‘Task forcë, në Syri TV, ai denoncoi mungesën e transparencës, përdorimin e pronës publike dhe fondeve publike në favor të një institucioni jo shtetëror, si dhe faktin se punimet po vijojnë pa leje ndërtimi.

    Sipas Mukës, procesi jo vetëm cënon hapësirat e Universitetit të Tiranës, por shkel edhe parimet e konkurrencës dhe ligjin për të drejtën e informimit publik, ndërkohë që institucionet përgjegjëse heshtin. Ai tregon se çështja tashmë është dërguar në Komisionin Europian dhe në gjykatë, ndërsa kërkon përgjegjshmëri dhe transparencë të plotë për një investim që prek drejtpërdrejt interesin publik.

    Taulant Muka: Është marrë si të thuash prona publike, është marrë nga ana tjetër dhe paraja publike dhe janë transformuar, janë transferuar te një institucion që nuk është publik, ose nuk është i shtetit shqiptar dhe kjo është bërë në mungesë të transparencës së plotë, është bërë në mungesë të diskutimit, si të thuash, me publikun. Dhe nga ana tjetër sot po ndërtohet, ndërkohë që, si të thuash, leja e ndërtimit nuk është dhënë. Dhe të gjitha, për më tepër që i është dhënë te Fondi i Zhvillimit, që nuk është, si të thuash, institucioni përgjegjës për këto lloj investimesh, dhe këto më pas, të gjitha këto i morën pra, bashkë me një grup, pra me Andin, Ivirin dhe Entelën, i shkruajtëm një letër Komisionit Europian, zonjës Kos dhe gjithashtu ambasadorit këtu, ministrit të Arsimit të Bashkimit Europian, ku i paraqitëm të gjitha këto shqetësime.

    Ka shkelje të rënda të mënyrës se si është bërë ky investim. Nga ana tjetër, s’mund t’i merret një godinë, ëh, një universiteti publik, pasi sot Kolegji i Europës vepron brenda godinës Iliria. Pra, universiteti, studentët shqiptarë u ngritën në protestë në vitin 2018 se nuk ishin ambiente, se nuk kanë, si të thuash, hapësirë për të mësuar, ndërkohë që ambienti më i mirë i Universitetit të Tiranës i merret dhe i jepet Kolegjit të Europës, ku Kolegji i Europës në vetvete është në konkurencë me Universitetin e Tiranës. Universiteti i Tiranës jep diploma të, si të thuash, për integrimin europian, për masterat, unë nuk e di saktësisht, por që janë studime europiane dhe rrjedhimisht është në konkurencë të drejtpërdrejtë. Është si t’ju vijë ju, nuk e di, po marr një televizion privat, aty A2 CNN, t’i jepni, si të thuash, studiot tuaja dhe vazhdojë transmetimin në të njëjtën frekuencë. Pra, këtu ka të bëjë edhe me problemin e ligjit të konkurrencës, pra me shumë dhe shumë të tjera. Dhe ne të gjitha këto çështje ia çuam Komisionit Europian, patëm një përgjigje që ishte një shqetësim serioz dhe e merrnin seriozisht. Unë uroj që tashmë edhe në, në këtë kontekst…

    Ne e kemi çuar në qershor të këtij viti. Të këtij viti dhe kërkesa jonë ka ardhur dhe nga fakti që ne i kemi çuar kërkesë, unë i kam çuar kërkesë Kolegjit të Europës, në bazë të ligjit për informim publik, që të vërë në dispozicion kontratën që ka me Universitetin e Tiranës, të vërë në dispozicion lejen e ndërtimit ku po ndërtohet Kolegji i Europës, pronësinë, pra janë informacione publike që është i detyruar t’i japë pasi është dhe investim publik i Bashkimit Europian. Dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pavarësisht se e kam kontaktuar…

    Ka qenë nën hetim e gjithë kjo situatë. Dhe Kolegji i Europës në asnjë moment nuk u përgjigj. Pra një detyrim ligjor kushtetues brenda, si të thuash, shtetit shqiptar. I kemi çuar në atë rast edhe komisionerit për informim që t’i kërkonte, si të thuash, Kolegjit të Europës përgjigje. Komisioneri për informim nuk e pranoi kërkesën dhe tashmë jemi në gjykatë mbi këtë kërkesë. Pra, respektimin e të drejtës për informim publik tonin si qytetarë për të kuptuar se çfarë po bëhet me paranë dhe investimin publik. Dhe kjo ishte një gjë që për shembull edhe në letrën e Bashkimit Europian ishte, si të thuash, theksuar që ne jemi për transparencë të plotë, një gjë që Kolegji Europian, i cili vjen në Shqipëri për të na mësuar standartet europiane, nuk e respektojnë.

  • Batuta e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

    Batuta e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

    Duke folur për çështjen e mbetjeve dhe pastrimit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për vlonjatët, teksa tha se s’i mund t’ju thuash atyre që të respektojnë planin dhe të mos sillen si vetë “zot e shkop”. 
    “Ça plani t’u bësh vlonjatëve dhe t’u thuash shiko se duhet të respektosh këtë plan dhe nuk duhet të sillesh si vetë zot, shkop, kryeministër, mbret vetë president dhe zoti në tokë. E pamundur, atëherë kjo do të na ndihmojë të ndajmë ata që janë qytetarë të përgjegjshëm dhe ata që fshihen pas emrit të vlonjat që bëjnë ça të duan e sjell si shembull se meqë kam një pjesë andej i bie edhe vetes me këtë rast dhe nuk me thonë dot ça ke me ne.”, tha Rama. 
     

  • Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

    Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

    Nga Adrian Thano
    Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, në dorë. Nuk ka pamjen e zonjave firmato të parlamentit, qeverisë, opozitës që flasin për fuqizimin e gruas nga sallat me ajër të kondicionuar. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media.
    Ajo është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë.
    Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë; ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë që t’i mbajë gjallë mes tymit dhe helmeve të naftës.
    Dy realitete, dy skaje të vendit, por e njëjta gjuhë: gjuha e njeriut të papërfaqësuar, të lënë pas, që kërkon pak vëmendje nga një Tiranë ku çdo ditë shfaqet luksi i pacipë i atyre që i drejtojnë: Përgjime ku milionat e eurove zhduken si pesëleksha, makina që kushtojnë sa një galeri e tërë kromi, orë që vezullojnë mbi kyçet e korrupsionit, darka ku gromësijnë të vetëkënaqur ata që firmosin koncesione të paguara me djersën e atyre që nuk kanë as oksigjen.
    Ironia është therëse: Shqipëria qeveriset prej vitesh nga një parti që e quan veten të majtë. Tetëdhjetë e tre deputetë majmen me etiketën “socialistë”. Asnjë prej tyre, hiq ndonjë postim jo zyrtar, nuk pipëtin për Spaçin dhe Marinzën. Kanë harruar thelbin e së majtës: mbrojtjen e klasës punëtore, barazinë sociale, dinjitetin e punës. Në vend të tyre, kemi ligje speciale që i shërbejnë kapitalit.
    Punëtori, dikur shtylla morale e së majtës, është kthyer në një fjalë të bezdisur që nuk përdoret më as në fjalime. Pasunarët tanë të rinj i sikletos mjerimi. Por mjerim i vërtetë nuk janë ata që luftojnë për frymëmarrje. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Nuk ka mjerim më tragjik dhe më qesharak se falsiteti.
    Fatkeqësisht, edhe pjesa tjetër e shoqërisë sonë, e marrosur pas lekut, ka zgjedhur të mos i hedhë sytë aty ku jeta shkurtohet për pak euro në ditë. Ka mungesë ndjeshmërie dhe solidariteti. Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e atyre që punojnë, jo vetëm e majtë apo e djathtë nuk është, por nuk është më fare shoqëri.
    Është një treg i ndotur, ku shitet e blihet çdo gjë. Edhe shpirti./ Gazeta Dita/

  • Si mund të dëmtojë karrierën zakoni për të thënë gjithmonë ‘Po’

    Si mund të dëmtojë karrierën zakoni për të thënë gjithmonë ‘Po’

    Të thuash gjithmonë “po” në punë mund të duket pozitive, por në fakt mund të çojë në lodhje ekstreme, ngarkesë të pabarabartë dhe dëmtim të reputacionit profesional.Ky zakon shpesh e bllokon një person në rolin e ndihmuesit, jo të drejtuesit. Të mësosh të thuash “jo” në mënyrë të zgjuar, përmes vendosjes së kufijve të qartë, rrit respektin, ndikimin dhe përgatit terrenin për avancim në karrierë.Pse “po” e tepërt bëhet problemTë ndihmosh të tjerët është një mënyrë e shpejtë për të fituar besim në punë. Ai që gjithmonë pranon bëhet personi i besueshëm që të gjithë kërkojnë kur afron afati.Por ajo që nis si forcë mund të kthehet në dobësi: ata që janë tepër bujarë me kohën e tyre rrezikojnë të shpërqendrohen, të mos përparojnë dhe të ndihen të shfrytëzuar.E vërteta është se të thuash po nuk është gjithmonë shenjë përkushtimi, por shpesh shenjë frike, frikë nga zhgënjimi i të tjerëve, nga mungesa e mundësive apo nga paragjykimi si “i painteresuar”. Por ky zakon mbart kosto të fshehta që mund ta formësojnë karrierën.Kur bujaria kthehet në mbingarkesëFillimisht, “po”-ja jep ndjesinë e vlerësimit: kolegët të falënderojnë, drejtuesit të konsiderojnë të besueshëm. Por me kalimin e kohës, ngarkesa e punës shpërndahet padrejtësisht.Ata që ndihmojnë më shumë përfundojnë duke mbajtur peshën më të rëndë. Ajo që nisi si bujari, kthehet në pritshmëri.Performanca bie, afatet vonohen dhe krijimtaria shuhet, sepse nuk mbetet hapësirë për mendim të thellë. Kështu lind burnout i heshtur.Kostoja e fshehtë për reputacioninTë thuash gjithmonë po nuk të bën vetëm të lodhur, dëmton edhe mënyrën si të shohin të tjerët. Kolegët të shohin si “ndihmues”, jo si lider. Menaxherët mund të të mbajnë për zbatues, por jo për strateg.Ky quhet “kurthi i kompetencës”: je aq i mirë në ndihmë, sa përkufizohesh prej saj. Vlera jote shihet në ruajtjen e sistemit, jo në krijimin e ideve të reja.Pse “jo”-ja rrit ndikiminNë të vërtetë, të mësosh të refuzosh është një nga strategjitë më të fuqishme për karrierën. Të thuash “jo” nuk do të thotë të jesh egoist, por të mbrosh aftësinë për të dhënë punë cilësore.Një “po” e zgjedhur me kujdes ka më shumë peshë sesa dhjetë “po” automatike. Kur vendos kufij të qartë, njerëzit fillojnë të respektojnë gjykimin dhe prioritetet e tua.Liderët që dinë të thonë “jo” tregojnë besim dhe qartësi, duke fituar besim dhe detyra më të rëndësishme.Si të vendosësh kufij pa prishur marrëdhënietRefuzimi mund të duket i rrezikshëm, por mënyra si e formulon është thelbësore. Në vend të një “jo”-je të thatë, mund të thuash:“Dua t’i kushtoj këtij projekti vëmendjen që meriton, por tani jam përqendruar në një afat tjetër. Mund ta rishikojmë javën tjetër?”Kjo tregon respekt dhe kufij.Ose mund të ofrosh alternativa, duke e drejtuar kërkesën te një koleg tjetër, një mënyrë për të ruajtur bashkëpunimin pa humbur kontrollin e kohës.Me kalimin e kohës, ky ndryshim perceptimi të kthen nga “njeriu që gjithmonë thotë po” në profesionistin që zgjedh me kujdes, dhe ky është dallimi mes të qenët ndihmues dhe të qenit lider. / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mendime private që psikologët thonë se duhet t’i mbash për vete

    Mendime private që psikologët thonë se duhet t’i mbash për vete

    Të gjithë i kemi ato bisedat e brendshme me veten, ndonjëherë të qeta, ndonjëherë të vrullshme, herë të mençura, herë krejt të pakontrolluara.

    Disa mendime vlejnë të thuhen me zë të lartë: “më ke munguar”, fjala vjen, kur ia dërgon një miku, ose një ide e re në punë që mund të të hapë dyert. Por, siç thonë psikologët, jo gjithçka që na kalon nëpër mend duhet të ndahet me të tjerët.

    “Ti nuk ke pse të thuash çdo gjë që të shkon në mendje,” shprehet neuropsikologia Sanam Hafeez. Shumë nga këto mendime janë të papjekura, të nxitura nga stresi apo emocionet, dhe nëse i nxjerrim shpejt nga goja, mund të keqkuptohen apo të lëndojnë njerëzit që na rrethojnë. Më poshtë janë 8 mendime që, sipas psikologëve, është më mirë të mbeten aty ku lindin: në mendjen tonë.

    1. “Është shëndoshur…”

    Asgjë e mirë nuk lind nga ky koment. Edhe nëse personi nuk është aty ta dëgjojë, fjalët kanë mënyrën e tyre për të qarkulluar. Është një gjykim i panevojshëm që s’bën gjë tjetër veçse ul vlerën e tjetrit.

    2. “Ish-i im ishte shumë më i mirë se ti në këtë gjë”

    Krahasimet janë shkatërrimtare. Mund të nisin nga një mendim i sinqertë, por përfundojnë duke krijuar xhelozi dhe mosbesim. Në vend të kësaj, është më e shëndetshme të përdorësh fjalë që shprehin dëshirën tënde, pa përmendur fantazmat e së shkuarës.

    3. “Ai beb nuk është i bukur fare”

    Ndoshta mendimi është i çastit, por të thuash diçka të tillë është mizore dhe e panevojshme. Nuk fiton asgjë – përveç ndoshta një reputacioni si njeri i ftohtë e kritikues.

    4. “S’besoj se ata mund ta përballojnë këtë gjë”

    Të komentosh mbi financat e dikujt tjetër është jo vetëm arrogante, por edhe e pavend. Shpesh këto mendime lidhen më shumë me zilinë sesa me realitetin. Psikologët sugjerojnë: në vend që të thuash këtë, provo të gjesh mirënjohje për atë që ke vetë.

    5. “Prindërit e tu më çmendin”

    Po, ndonjëherë mund të ndihesh e irrituar me familjen e partnerit. Por ta thuash në këtë formë është si t’i hedhësh benzinë zjarrit. Më mirë është të përpunosh emocionin, dhe pastaj ta komunikosh me qetësi: çfarë të shqetëson dhe pse.

    6. “Unë fitoj shumë më shumë para se ti”

    Transparenca për pagat ka vlerë, sidomos në punë. Por në marrëdhënie personale, ta thuash kështu është si të mburresh ndërkohë që ul tjetrin. Nuk ndërton asgjë, përkundrazi mbjell mllef.

    7. “Nuk më pëlqen partneri yt. Mund të gjeje më mirë”

    Edhe nëse vjen nga kujdesi për shoqen, ky është një mendim që sjell vetëm mbrojtje dhe largim. Shpesh nuk ndryshon asgjë, veçse krijon tension mes jush.

    8. “Do të të tregoj një sekret që dëgjova…”

    Kur dikush të beson një gjë personale, ta ndash me të tjerë është një formë e qartë tradhtie. Jo vetëm që dëmton besimin, por krijon edhe imazhin e dikujt që përhap thashetheme. Sekretet nuk të bëjnë më interesant, përkundrazi, shpesh të izolojnë. / bota.al

  • “T’i thuash një deputeti të PD ‘kandido në Tiranë’, është njësoj sikur ta vrasësh”, Artan Fuga: Në fund do gjejnë dikë që quan fitore se iu përmend emri

    “T’i thuash një deputeti të PD ‘kandido në Tiranë’, është njësoj sikur ta vrasësh”, Artan Fuga: Në fund do gjejnë dikë që quan fitore se iu përmend emri

    Është e qartë se përse opozita nuk gjen dot një kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës!
    Tenorët kryesorë të saj nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin demokratikas dhe përtej tij, qytetarin e Tiranës, ndaj i bëjnë bisht.
    Duket se në vend që ai që caktohet kandidat të konsiderojë se po e vlerësojnë; kam informacion që te disa qarkullon frika se po të thonë kandido duket se dikush ta do të keqen, të të heqi qafe!
    Më kryesorja është se ai që do të kandidojë, më thonë, ka ndrojtje se të tjerët nuk do ndihmojnë sinqerisht, ca nga mosbesimi që kanë, ca se përtojnë, ca se ohuu, secili për vete në këtë botë.
    Por, ka edhe më kryesore: Po të shkosh ndonjërit ose ndonjërës që mund të ishte kandidat ose kandidate dhe t’i thuash hidhu, poqese është tashmë deputet ose deputete është njësoj sikur ta vrasësh, ta kafshosh, t’i shkulësh flokët. Unë tani u futa deputete ose deputet, ngroh karrigen, xhepin, zemrën, egon, ti më thua të heq dorë nga të gjitha këto dhe të shkoj në një betejë të humbur.
    Ka ca që nuk e kanë idenë as të pushtetit lokal, as të demokracisë lokale, as të urbanizmit, ç’a të thonë në fushatë: Apo do hapim tarraca në Dajt?
    Etj. etj. Nëse nuk më besoni, nëse gjejnë një deputet dhe e vendosin kandidat për kryetar bashkie, unë heq dorë nga këto!
    Por nga që askush nuk pranon, për turp të Zotit, shpikin teori se jo nga shoqëria civile, jo nga shoqëria ushtarake.
    Në fund do të gjejnë dikë që quan fitore vetëm se iu zu emri në gojë, u riciklua, ose meqë hap i parë edhe dështimi nuk dhemb, mund ta përdorë në cë si arritje në karrierë!
    Cfarë trishtimi!

    Top Channel

  • Chiesa u la jashtë Champions-it, flet Slot: Një nga gjërat më të vështira për çdo trajner

    Chiesa u la jashtë Champions-it, flet Slot: Një nga gjërat më të vështira për çdo trajner

    12 Shtator 2025

    15:00

    Alfred Lleshi

    Arne Slot ka komentuar përjashtimin e bujshëm të Federico Chiesës nga lista e Champions-it, pavarësisht nisjes së mirë të italianit në Premier League, ku ishte vendimtar kundër Bournemouth: “Është një nga gjërat më të vështira për një trajner.
    Nuk është e lehtë t’i thuash një lojtari se nuk do të luajë, por akoma më e vështirë është t’i thuash se nuk është në listen e UEFA-s. Ia shpjegova arsyet. Sigurisht që nuk ishte i lumtur, por mendoj se i kuptoi. Gjithsesi, reagimi i tij ishte i shkëlqyer.
    Më tha se është gati të ndihmojë në kupat kombëtare dhe kampionat. Këtë e ka treguar edhe me fakte, sepse ka punuar shumë këto ditë për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme. Kjo është më e rëndësishme se fjalët”.