Tag: thuajse

  • Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së: Lufta me kancerin vijoi 1 vit e gjysmë, por…

    Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së: Lufta me kancerin vijoi 1 vit e gjysmë, por…

    “Beni ynë nuk ja doli dot”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.
    Ish-ligjvënësi tregoi se vëllai i tij u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehet se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar.
    “Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, Petro Koçi Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.
    Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”, shkroi ai.
    Postimi i plotë:
    Beni yne nuk ja doli dot!
    Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964. Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
    8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.
    Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.
    Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake. Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.
    Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

  • Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Pas plagosjes është pothuajse invalid, në atë kohë s’kishim konflikte

    Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Pas plagosjes është pothuajse invalid, në atë kohë s’kishim konflikte

    vullnet muça

    TIRANË- Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit të Shijakut”, i njohur dhe si Aleksandër Laho, i cili u arrestua pak dirë më parë me urdhër të SPAK, ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me atentatin e 1 nnëtori të në mbikalimin e Shkozetit. Ai ka deklaruar se vëllai i tij “Rrumi” ka mbetur i plagosur në atë atentat dhe sot thuajse është invalid. 
    Muça është shprehur se kur vëllai i tij, Aleksandër Laho është plagosur e ka marrë vesh nga televizori, ndërsa shton se shkoi në spital dhe më pas mësoi se në makinë i vëllai ndodhej me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin. Ai e cilësoi ngjarjen se u ra si bombë pasi sipas tij ata nuk kishin patur mosmarrëveshje. Ai mohon të kenë pasur konflikte të hapura, ndërsa thotë se nuk i njeh dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe.
    Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas. Ndrërsa me familjen e Andi Malokut njiheshin, pasi i kishin shtëpiat thuajse ngjitur. 
    “Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër, e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
    Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha tja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Çybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.”, ka dëshmuar vëllai i Aleksandër Llahos.
     

  • Atentati në Shkozet/ Vëllai i ‘Rrumit të Shijakut dëshmon në GJKKO: Atëherë nuk kemi pasur konflikte! Edhe sot ai është thuajse invalid 

    Atentati në Shkozet/ Vëllai i ‘Rrumit të Shijakut dëshmon në GJKKO: Atëherë nuk kemi pasur konflikte! Edhe sot ai është thuajse invalid 

    Ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO Vullnet Muça, vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’, i njohur dhe si Aleksandër Laho. 
    Vullnet Muça, ka treguar se kur i vëllai u plagos nga atentati i 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, e mori vesh nga lajmet në televizion ndërsa shton se në atë kohë nuk kanë pasur konflikte të hapura me askënd. Ai shprehet se nga plagosja e saj kohe, Aleksandër Laho sot është thuajse invalid. 
    Muça thotë se nuk ka asnjë njohje me dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe, si dhe as me emrat e tjerë të botës kriminale që përmenden në gjykatë. 
    Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas. 
    Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos: Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër , e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje. 
    Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t ja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Ccybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar. 
    Ndër të tjera, Vullet Muça mohon të jetë përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për çështje pronësie në zonën e Gjirit të Lalëzit. Në këtë dosje hetimore është dokumentuar skema kriminale e Rrumit të Shijakut me bandat e Durrësit e të Shijakut, i cili jepte prona në këmbim të ememinimit të kundërshtarëve. 
    Pyetje nga avokatët: 
    Vullnet Muça: Jam arrestuar për pune mesazhesh. Punë pronësie. Nuk kam lidhje me sigurim kushtet për të kryer vrasje. Bashkim Haxhinë nuk e njihja. Nuk kam falsifikuar dokumente për zonën e Lalzit. Plarent Dervishaj e kam njohur si kontigjent kriminal. Aldo Avdylin nuk e njoh. 
     

  • “Kalova vdekje klinike”/ Sajmir Vishaj rrëfen ‘jetën e dytë’ në ‘Ftesë në 5’: Në Itali arrita thuajse i vdekur, më operuan me robot

    “Kalova vdekje klinike”/ Sajmir Vishaj rrëfen ‘jetën e dytë’ në ‘Ftesë në 5’: Në Itali arrita thuajse i vdekur, më operuan me robot

    “Unë jam tip i rregullt dhe çdo muaj kam bërë check up, nuk kam pasur asnjë shqetësim. Kisha abuzuar më përpara me cigaren dhe alkoolin. Nuk e dimë që e nesërmja vazhdon, fusim dhe familjen në stres. Stresi është një nga arsyet që mbartin avokatit për zgjidhjen e çështjeve. Kjo është lufta jonë që e vuajmë në paraburgim, ne jemi ata që vuajmë edhe me familjarët. Një i burgosurit ka gruan dhe fëmijët jashtë dhe duhet të bëjmë edhe psikologun, ka shumë probleme që avokati është i detyruar. Mbaja mend edhe ditët që kisha seancë gjyqësore. Isha në reanimacion, nuk e kuptoja pse isha atje, kërkoja vetëm të dilja të ikja në punë.
    Pastaj familja më ka qëndruar pranë, bashkëshorten e kam mjeke, më tha lere punën se do vuash nja dy vjet. Thash nëse nuk me gjeni diagnozë do iki në Itali. Shkoj në banesë dhe më ndodhi e njëjta gjë. U detyruam, morëm masat, qëndruam në Milano. Më nisën në koshiencë, deri në Rinas, në ajër kam qenë 90 vdekje klinike, atje kam shkuar thuajse i vdekur. Kam hapur sytë pas 10 ditësh, pashë që isha në vend të huaj, nuk më linin të prekja as hekurat e krevatit.
    Përcaktuan diagzonës, më kanë operuar me robot, kisha një tumor në zorrën e trashë që nuk e linte mëlçinë të dërgonte oksigjen.  Pas operimit, gjithë ekipi stafi duartrokitën, u detyrova dhe unë pa ditur që u bëra operacion. Që atë ditë u ndjeva i lehtësuar.”-u shpreh Vishaj.

    Top Channel

  • Jageillonia kalon lehtë Dinamon, blutë thuajse jashtë europe

    Jageillonia kalon lehtë Dinamon, blutë thuajse jashtë europe

    Jageillonia- Dinamo 3-0 (Imaz 12′, Pululu 34′, Uojtuszek 50′)

    Dinamo dha pak këtë mbrëmje përballë vendaseve të Jagiellonia në të vajtjes së Conference League, faza play off.

    Në ‘Chorten Arena’ skuadra e Dajës me shumë mungesa e pati të vështirë të ndalte ekipin vendas ndërsa në pjesën e parë pësoi dy gola. Me mbrojtjen e improvizuar kryeqytetasit marrin edhe të tretën në të 50′ duke shkuar në 3-0.

    Te skuadra blu debutoi nga fillimi Bernard Berisha me sulmuesin 33 vjeçar që edhe pse cilësia e shpejtësia qëndrojnë, nuk arriti asnjëherë të bëjë liderin.

    Ndeshja e kthimit pas një jave, Dinamo thuajse jashtë grupeve.

    Ndërkohë Shkëndija Tetovë në Europa League mundi Ludogorts 2-1 sikundër dhe Drita që kaloi po 2-1 Diferdanzh në Conference Legaue./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kualifikimi, një mision thuajse i pamundur/ Dinamo mposhtet thellë në Poloni, ja rezultati dominues

    Kualifikimi, një mision thuajse i pamundur/ Dinamo mposhtet thellë në Poloni, ja rezultati dominues

    Dinamo doli e mundur në Poloni përballë Jagiellonias, duke u mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League.
    Pavarësisht përpjekjeve për të rezistuar, skuadra e Ilir Dajës u duk e pafuqishme përballë intensitetit të vendasve, ndërsa mungesa e sulmuesit kryesor, Zabërgja (tashmë i larguar nga Dinamo), u ndje shumë në repartin ofensiv.
    Dinamo vuajti për të krijuar rrezik para portës kundërshtare, ndërkohë që gabimet në mbrojtje e bënë edhe më të lehtë misionin e polakëve.
    Me këtë rezultat, ndeshja e kthimit në Tiranë shndërrohet thuajse në një mision të pamundur për të përmbysur disavantazhin, megjithëse Dinamo do të kërkojë të shpëtojë sadopak dinjitetin dhe të mbyllë me një performancë më të denjë këtë aventurë europiane.

  • Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit, por Conte do edhe këto 2 futbollistë për qershinë mbi tortë!

    Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit, por Conte do edhe këto 2 futbollistë për qershinë mbi tortë!

    20 Korrik 2025

    18:51

    Telesport

    Me mbërritjen e sulmuesit Lorenzo Lucca nga Udinese dhe mbrojtesit Beukema nga Bologna, skuadra e Napolit është pothuajse e plotë. Conte tani dëshiron pjesën e fundit të puzzle: një sulmues krahu të aftë për të bërë një ndryshim edhe më të madh.
    Ndoye mbetet favoriti, por diferenca me Bologna-n nuk po ngushtohet, pavarësisht se Napoli tashmë kanë një mirëkuptim bazë me zviceranët, të cilët do të donin të luanin për Napolin.
    Ndërkohë, ata po mbajnë sytë hapur edhe te Nusa i Leipzig dhe Chiesa i Liverpool. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë përparim.
    Për të finalizuar skuadrën, tani nevojitet një zëvendësues për Meret, dhe Napoli vazhdon të mbajë kontakte me Torinon në lidhje me Milinkovic-Savic. Kjo lëvizje mund të përfshijë edhe Ngonge qe do te shkonte te Torino.

  • Barcelona drejt perfeksionit, skuadra po bëhet më spanjolle se kurrë!

    Barcelona drejt perfeksionit, skuadra po bëhet më spanjolle se kurrë!

    Joan Garcia, Cubarsi, Eric Garcia, Balde, Casado, Bernal, Pedri, Gavi, Fermin Lopez, Dani Olmo, Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Nico Williams (thuajse e kryer).
    Barcelona po realizon ëndrrën e të gjitha klubeve në botë, ndërtimin e një skuadre thuajse plotësisht vendase, pra spanjolle.
    Porta dhe gjithë ofensiva tashmë është spanjolle, sidomos duke llogaritur faktin se Lewandowski vështirë se do të luajë më shumë se një sezon në “Camp Nou”. Duket e qartë se Barcelona po rikthehet në vitet e saj të arta, kur Guardiola dhe Vilanova rreshtonin një formacion me spanjollë.
    Asnjë skuadër në botë nuk e ka këtë fenomen. Barcelona vijon të ruajë autenticitetin e saj. Ka mbetur fare pak për t’u bërë. Për shembull, imagjinoni sikur Rodri të luante në Barcelonë. Atëherë po, do të formohej skuadra perfekte!

  • Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

    Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

    Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1 për qind e mesatares së vendeve të BE-së. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët me ekonomi të ngjashme, por paguajnë më shumë edhe se hollandezët, spanjollët, polakët, çekët, sllovakët e kështu më radhe.
    Kur rritja e kostos së jetesës, shoqërohet me rritjen e të ardhurave të paktën në të njëjtën masë, atëherë fuqia blerëse e qytetarëve qëndron e pandryshuar. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.
    Sipas të dhënave të Eurostat, nëse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Pra, shqiptarët po konvergjojnë në Europë për koston e jetesës, por janë vite drite larg për nivelin e të ardhurave.

    Ose e thënë me qartë, shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, por të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët. Kjo është varfëria.
    Por pse çmimet e produkteve bazë rriten kaq shpejt në një vend me të ardhura dhe rroga të ulëta duke rrënuar buxhetet e familjeve? Arsyet këtu janë disa dhe thuajse të gjitha lidhen me qeverisjen.
    Së pari, qeveria shqiptare është taksuesja më e rëndë e shpenzimeve jetike. Nëse thuajse të gjitha vendet e pasura të Europës kanë TVSH zero ose të diferencuar në shkallë të ulët për ushqimet, në Shqipëri qytetarët i paguajnë 20 për qind taksë qeverisë për çdo produkt që blejnë, duke përfshirë bukën, vezën, bulmetin, mishin dhe madje edhe ujin.
    Megjithatë taksat e rënda nuk e shpjegojnë dot të gjithë koston e lartë të produkteve të jetesës në Shqipëri sepse edhe në vitin 2014, vendi kishte të njëjtin regjim taksimi. Por në dekadën e fundit, situata është përkeqësuar më shumë për shkak të politikave antiprodhim të qeverisë, të cilat kanë rritur koston për prodhuesit.
    Biznesi shqiptar e paguan energjinë elektrike më shtrenjtë thuajse se në çdo vend të Europës, ndërsa fermerët shqiptarë e blejnë naftën më shtrenjtë pothuajse se kushdo tjetër në botë. Të dy këto zëra, si energjia elektrike ashtu edhe nafta u shtrenjtuan me vendime qeverie në vitet 2014-2015 e më vonë.
    Rritja e kostove të prodhimit kanë qenë vetëm njëra anë e politikave antiprodhim. Ana tjetër është mungesa e subvencioneve. Fermerët shqiptarë marrin 20 herë më pak subvencione se sa fermerët e vendeve fqinje, madje edhe ato më të varfra si Kosova. Konsideroni vetëm një tregues. Sipas FAO-s, qeveria shqiptare jep 3 euro subvecione për hektar, ndërsa Bosnja dhe Kosova japin respektivisht 66 dhe 69 euro subvencione për hektar.

    Kosto më të larta prodhimi, mbështetje e papërfillshme nga shteti. Ky është koktejli i politikave antiprodhim të dekadës së fundit, rezultatet e të cilit kanë qenë dramatike në rrënimin e bujqësisë dhe prodhimit vendas.
    Sipas vet INSTAT-t, në vetëm 6 vjet numri i lopëve në Shqipëri u përgjysmua. Nga rreth 500 mijë krerë që ishin në vitin 2017, në vitin 2023 shifra zbriti në 263 mijë krerë, ndërsa rënia e numrit të bagëtive të imëta ka qenë edhe më dramatike.
    Shfarosja thuajse totale e prodhimit vendas, i ka lënë qytetarët shqiptarë në varësinë e importit. Këtu ekonomia ka një tjetër problem strukturor. është ai i monopoleve që kontrollojnë tregun e produkteve ushqimore dhe diktojnë çmimet e larta të tyre.
    Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria.Por elementi më i pashpjegueshëm në të gjithë këtë situatë është fakti se qeveria që ka rritur më shtrenjtë se kudo në Europë koston e jetesës për qytetarët e saj, ka fituar plot 4 mandate rresht. Këtu ekonomia dhe racionalja ndalon./ Kapitali.al

  • Alimehmeti kritika kolegëve: Disa të listës së mbyllur ishin thuajse të papranishëm në fushatë

    Alimehmeti kritika kolegëve: Disa të listës së mbyllur ishin thuajse të papranishëm në fushatë

    Ilir Alimehmeti

    TIRANË- Ilir Alimehmeti, një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duket se ka kritika për procesin zgjedhor dhe jo vetëm. Në një intervistë për Report TV, Alimehmeti tha se opozita duhet të marrë përgjegjësi për humbjen, duke shtuar se kandidatët në listat e mbyllura, thuajse nuk ishin të pranishëm në fushatë. Edhe pse nuk i përmendi me emër, ish-kandidati për deputet u shpreh
    “Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti. A do të ketë një analizë gjithëpërfshirëse? Do ta bëjmë, të mbarojë procesi. Ka pasur mesa di edhe disa qarqe të tjera, por ka qenë i vetmi problem? Jo, ka pasur edhe probleme të tjera. Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes. Por neve nuk shohim vetëm këtë fakt, jo vetëm që do të përmirësohesh dhe në çfarë terreni përmirësohesh. Nëse këtu nuk ka dikush në këtë garë midis dy forcave nuk ka arbitër, apo nuk është korret, është e kotë. Gjithmonë vëllai i madh do ta mundë të voglin në mundje. Ne fshihemi pas këtyre shifrave dhe harrojmë gjërat e mëdha,”-tha Alimehmeti.
    Ndërkohë që i pyetur për kërkesën e tij të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave, Alimehmeti u shpreh se ka dyshime nga të dy kampet (PS dhe PD). Sipas tij, rishikimi i numërimit është i parashikuar në ligj, ndaj edhe kërkon që të kontrollojë edhe njëherë fletët e hedhura në kutitë e numërimit. 
    “Nga të dy krahët. Numërues ka 4 vetë në tavolinë. Përderisa i kërkova, po. Ndoshta kamera thotë nuk ekziston kjo gjë, është e drejta e çdo kandidati që t’i shohë. Kjo është e parashikuar në ligj. Unë jam shumë institucional në këtë drejtim, përderisa ka një procedurë që ka miratuar KQZ, ndiqet ajo procedurë,”-shtoi mjeku.
    Ilir Alimehmeti mori 16595 në qarkun e Tiranës, ndërsa 1350 vota i mori nga shqiptarët që kanë votuar nga jashtë për herë të parë./ZËRI