Elmas Bogdani
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar sërish dje me një kërkesë Gjykata e Posaçme (GJKKO), ku kërkon shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg. Kërkesa e mbrojtjes së Metës për liri përkon me 1-vjetorin e arrestimit të tij, për aferën “CEZ-DIA” e skandalin e lobimit të LSI në SHBA. Kërkesa e Ilir Metës për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” është rrëzuar në të tre shkallët e gjyqësorit. Më 17 tetor ishte Gjykata e Lartë që i rrëzoi rekursin ish-presidentit. Ai mbahet në qeli prej 21 tetorit të vitit 2024 pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tre vepra penale, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Dosja e Metës është ende në seancë paraprake dhe do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka që do të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim.
Çfarë po ndodh me hetimet?
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani në seancën raportuese në Komisionin e Ligjeve kur u pyet për çështjen e Ilir Metës deklaroi se është në fazën e hetimit paraprak dhe për situatën ndaj tij kanë aktivizuar autoritetet e huaja. “Është në fazën e hetimit paraprak. Është e nevojshme ndihma juridike nga autoritete hetimore të huaja. Po përpiqemi të profilizojmë prokurorë të caktuar për këto çështje”, tha Dumani.
Ja rastet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë
SPAK thotë se janë të paktën 6 episode, mbi të cilat ka ngritur dyshime për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, atë të korrupsionit për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho (babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho) dhe pastrimit të parave ndaj Ema Çokut, mikeshë e Monika Kryemadhit. Episodi i parë lidhet me procedurat e kontratës së shërbimit CEZ-DIA, e konsideruar gjithmonë si një prej aferave më të mëdha korruptive. SPAK thotë se nga hetimet ka rezultuar se Ilir Meta, si ish-ministër i Energjetikës, përdori pushtetin për lidhjen e kontratës për borxhet e CEZ, ku DIA me administrator Kastriot Ismailin, fitoi 6.5 milionë euro edhe pse nuk përmbushte kriteret ligjore. Në këmbim, SPAK thotë se Meta ka kërkuar dhe ka marrë shuma të konsiderueshme parash kur si ministër duhet edhe të monitoronte zbatimin e kësaj kontrate. Episodi i dytë në ngarkim të Metës dhe Kryemadhit shkon në vitin 2014, kur sipas SPAK të dy kanë ndërhyrë në institucione shtetërore dhe kompani celulare që një një firmë e huaj të futej në tregun e fibrave optike për shërbimin e internetit. Kjo kontratë është lidhur dhe Meta e Kryemadhi – thotë Spak – kanë marrë pjesën e tyre të fitimit dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i kompanisë, ndërsa të gjitha shpenzimet që kanë bërë me këto karta nuk i kanë deklaruar. Për këtë kontratë është përdorur Pirro Xhixho, në atë kohë kreu i AKEP, i cili me porosi të Metës sipas hetuesve ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, madje ka lejuar firmën private të ushtrojë aktivitetin në shkelje të ligjit. Episodi i tretë i SPAK zbardh marrëdhënien korruptive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me një biznesmen në Tiranë nga i cili përfituan përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë. Monika Kryemadhi ka marrë përsipër edhe ka çuar deri në fund edhe ndryshimin e një ligji me porosi të këtij biznesmeni. Episodi i katërt, kur në vitet 2016-2017, Ilir Meta, si kryetar i LSI, lidhi kontrata lobimi me 2 kompani amerikane dhe vetëm një pjesë e parave është bërë përmes llogarive të LSI ndërsa shifra 463 mijë dollarë jo. Madje këto para as nuk janë pasqyruar në bilancet e shpenzimeve në KQZ. Episodi i pestë që ngre dyshimet për pastrim parash nga çifti Meta-Kryemadhi SPAK lidhet me blerjen e një apartamenti 310 mijë euro në zonën e ish-bllokut në Tiranë të justifikuar me një kredi të marrë nga nëna e Monikës, Fatime Kryemadhi. Por SPAK thotë se shuma e plotë 310 mijë euro u derdh cash nga vjehrra e Metës, dhe kredia u përdor si mbulesë për të pastruar paratë që vinin nga aktiviteti i paligjshëm i Metës e Kryemadhit. Episodi i gjashtë, evidentohen shpenzimet e padeklaruara mjekësore të Meta-Kryemadhit gjatë viteve 2013-2019, në total 106 mijë euro, 86 mijë prej të cilave paguar në cash. Sa i përket mosdeklarimit të pasurisë, Ilir Meta ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka lidhje me shpenzimet që ka bërë Monika Kryemadhi kur ata kanë qenë të martuar. Por kjo gjë nuk e ka shfajësuar atë nga këto shpenzime të cilat duhet të ishin deklaruar nga çifti në atë kohë Meta-Kryemadhi. Avokati i Metës ka deklaruar më herët se gjykimi do të jetë me procedurë normale dhe me dëshmitarë, çka do të thotë që procesi pritet të zgjasë në kohë.
Tag: thotë
-

SPAK ka aktivizuar ndërkombëtarët për të “qepur” dosjen e aferave korruptive të Ilir Metës, ja çfarë po ndodh me…
-

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së
foto ilustruese
KOSOVË- Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane.
Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.
Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.
Megjithatë, vendi nuk e ka përfituar pjesën e para-financimit – prej 61 milionë eurosh – që tashmë u është ndarë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Këtyre vendeve u janë ndarë edhe mjete të reja javën e kaluar.
Jashtë përfitimeve mbetet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e ka miratuar në kohë agjendën e reformave dhe Planin e Rritjes.
Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në.
“Kjo dërgon një sinjal negativ në Bruksel, ku frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare po vazhdon të rritet, për shkak të sjelljes së elitës politike kosovare”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, por, ndërkohë, procesi u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe.
Vendi, po ashtu, mbetet ende me Qeveri në detyrë, edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri.
Fondet e BE-së për Kosovën “mund të rishpërndahen”
Sipas Bekim Salihut, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, vonesat në konstituimin e institucioneve bllokojnë jo vetëm fondet, por edhe zbatimin e reformave.
“Pamundësia e Kosovës për t’i marrë fondet, duhet të përkthehet si pamundësi e Kosovës për t’i bërë reformat. Reformat natyrisht që mund të bëhen në një periudhë të caktuar, por po shihet se dinamika e tyre do të jetë e vonshme, e ngadalshme”, thotë ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Donika Emini.
Ajo shpjegon se mosmarrja e fondeve nga Plani i Rritjes nuk do të thotë se paratë e dedikuara për Kosovën do të humbasin automatikisht. Megjithatë, nëse Kosova dështon t’i tërheqë dhe t’i përdorë këto fonde gjatë gjithë periudhës së programit, rreziku i humbjes është shumë i lartë.
Sipas Eminit, për shkak të vonesave në miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi dhe mungesës së një Qeverie me mandat të plotë, zbatimi i planit të reformave në Kosovë do të nisë shumë më vonë se në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“… dhe kjo e penalizon shumë. Vendi duhet të fitojë qasje në fonde duke implementuar reformat e agjendës që është aprovuar nga BE-ja. Pra, këto janë fonde për të cilat duhet punuar dhe zbatuar reforma specifike. Kosova tashmë ka humbur shumë kohë”, thotë Emini.
Në vazhdën e kësaj, ajo paralajmëron se mungesa e reformave mund t’i bllokojë pagesat e BE-së, duke lënë shuma të mëdha të papërdorura deri në vitin 2027.
“… dhe nëse në fund të periudhës programore fondet nuk janë përdorur ose kushtet nuk janë përmbushur, BE-ja mund t’i rishpërndajë ato [fonde] te vendet ose projektet që kanë përmbushur kushtet më shpejt”, thotë Emini.
Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thekson se Plani i Rritjes është vetëm një nga mjetet e BE-së në agjendën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndalojë proceset e nisura për shkak të vonesave të vendeve të caktuara në përmbushjen e kritereve evropiane.
“Në këtë drejtim, në qoftë se mjetet nuk do të merren – kjo vlen edhe për instrumentet e tjera – ato do të rishpërndahen, që i bie, jo te ne, por do të ketë rishpërndarje te vendet tjera që janë në këtë proces”, thotë Ujkani.
Sipas tij, planifikimi i BE-së lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes ishte që të ecej në mënyrë konstante me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Prandaj, nuk ka kohë që t’i kthehet një procesi prapa, për çka është planifikuar në kohën e duhur. Nëse [vendi i caktuar] ka dështuar që t’i bëjë veprimet konkrete, përgjegjësinë do ta marrë vetë”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se nëse Kosova dështon t’i tërheqë fondet e BE-së për reforma, kjo nuk do të thotë se reformat nuk do të kërkohen – ato do të financohen më vonë nga vetë buxheti i Kosovës.
Komisioni Evropian njoftoi në prill të vitit 2024 se nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i përmbushin kushtet, pagesat mund të pezullohen pjesërisht ose plotësisht.
KE sqaroi se gjithashtu, se pas një pezullimi të tillë dhe “në rast se partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë kushtet përkatëse gjatë një periudhe mospagimi prej një viti [ose dy vjetësh nga viti i parë i zbatimit], shuma e pezulluar do të tërhiqet dhe mund të rishpërndahet midis përfituesve të tjerë në vitet pasuese”.
Raportet Kosovë-BE “në nivelin më të ulët”
Vonesat e Kosovës në formimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri, që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt e deri më tash, kanë bërë që situata të vështirësohet edhe në aspektin e komunikimit zyrtar të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në muajin gusht, zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
Emini thekson se ky është një mesazh shqetësues në adresë të autoriteteve të Kosovës lidhur me mungesën e institucioneve funksionale.
“Ka humbur kanali i komunikimit dhe koordinimit me BE-në për reformat, si dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe BE-së”, thotë ajo.
Këto marrëdhënie, Salihu i sheh në nivelin më të ulët në dekadën e fundit.
Sipas tij, në mungesë të një qeverie me mandat të plotë dhe të një kuvendi të pakontestuar ligjërisht, Kosova e ka të vështirë të komunikojë me BE-në për raportet e ndërsjella dhe proceset integruese.
“Ju e shihni, nuk përmendet më mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk përmendet më mundësia e heqjes së masave [ndëshkuese] ndaj Kosovës. Raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian konsideroj që janë më të ulëtat në këta 10 vjetët e fundit, pas nënshkrimit të MSA-së [Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim]”, thotë Salihu.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës në vitin 2024.
Vendi vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se zvarritja edhe më tej e formimit të institucioneve të reja “e mirëmban” hendekun në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Sipas tyre, ai mund të thellohet edhe më tej, në rast se vendi eventualisht shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja./REL -

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes së BE-së, 61 milionë euro tashmë të humbura
Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane.
Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.
Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.
Megjithatë, vendi nuk e ka përfituar pjesën e para-financimit – prej 61 milionë eurosh – që tashmë u është ndarë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Këtyre vendeve u janë ndarë edhe mjete të reja javën e kaluar.
Jashtë përfitimeve mbetet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e ka miratuar në kohë agjendën e reformave dhe Planin e Rritjes.
Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në.
“Kjo dërgon një sinjal negativ në Bruksel, ku frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare po vazhdon të rritet, për shkak të sjelljes së elitës politike kosovare”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, por, ndërkohë, procesi u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe.
Vendi, po ashtu, mbetet ende me Qeveri në detyrë, edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri.
Fondet e BE-së për Kosovën “mund të rishpërndahen”
Sipas Bekim Salihut, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, vonesat në konstituimin e institucioneve bllokojnë jo vetëm fondet, por edhe zbatimin e reformave.
“Pamundësia e Kosovës për t’i marrë fondet, duhet të përkthehet si pamundësi e Kosovës për t’i bërë reformat. Reformat natyrisht që mund të bëhen në një periudhë të caktuar, por po shihet se dinamika e tyre do të jetë e vonshme, e ngadalshme”, thotë ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Donika Emini.
Ajo shpjegon se mosmarrja e fondeve nga Plani i Rritjes nuk do të thotë se paratë e dedikuara për Kosovën do të humbasin automatikisht. Megjithatë, nëse Kosova dështon t’i tërheqë dhe t’i përdorë këto fonde gjatë gjithë periudhës së programit, rreziku i humbjes është shumë i lartë.
Sipas Eminit, për shkak të vonesave në miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi dhe mungesës së një Qeverie me mandat të plotë, zbatimi i planit të reformave në Kosovë do të nisë shumë më vonë se në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“… dhe kjo e penalizon shumë. Vendi duhet të fitojë qasje në fonde duke implementuar reformat e agjendës që është aprovuar nga BE-ja. Pra, këto janë fonde për të cilat duhet punuar dhe zbatuar reforma specifike. Kosova tashmë ka humbur shumë kohë”, thotë Emini.
Në vazhdën e kësaj, ajo paralajmëron se mungesa e reformave mund t’i bllokojë pagesat e BE-së, duke lënë shuma të mëdha të papërdorura deri në vitin 2027.
“… dhe nëse në fund të periudhës programore fondet nuk janë përdorur ose kushtet nuk janë përmbushur, BE-ja mund t’i rishpërndajë ato [fonde] te vendet ose projektet që kanë përmbushur kushtet më shpejt”, thotë Emini.
Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thekson se Plani i Rritjes është vetëm një nga mjetet e BE-së në agjendën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndalojë proceset e nisura për shkak të vonesave të vendeve të caktuara në përmbushjen e kritereve evropiane.
“Në këtë drejtim, në qoftë se mjetet nuk do të merren – kjo vlen edhe për instrumentet e tjera – ato do të rishpërndahen, që i bie, jo te ne, por do të ketë rishpërndarje te vendet tjera që janë në këtë proces”, thotë Ujkani.
Sipas tij, planifikimi i BE-së lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes ishte që të ecej në mënyrë konstante me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Prandaj, nuk ka kohë që t’i kthehet një procesi prapa, për çka është planifikuar në kohën e duhur. Nëse [vendi i caktuar] ka dështuar që t’i bëjë veprimet konkrete, përgjegjësinë do ta marrë vetë”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se nëse Kosova dështon t’i tërheqë fondet e BE-së për reforma, kjo nuk do të thotë se reformat nuk do të kërkohen – ato do të financohen më vonë nga vetë buxheti i Kosovës.
Komisioni Evropian njoftoi në prill të vitit 2024 se nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i përmbushin kushtet, pagesat mund të pezullohen pjesërisht ose plotësisht.
Komisioni Evropian sqaroi, gjithashtu, se pas një pezullimi të tillë dhe “në rast se partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë kushtet përkatëse gjatë një periudhe mospagimi prej një viti [ose dy vjetësh nga viti i parë i zbatimit], shuma e pezulluar do të tërhiqet dhe mund të rishpërndahet midis përfituesve të tjerë në vitet pasuese”.
Raportet Kosovë-BE “në nivelin më të ulët”
Vonesat e Kosovës në formimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri, që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt e deri më tash, kanë bërë që situata të vështirësohet edhe në aspektin e komunikimit zyrtar të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në muajin gusht, zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
Emini thekson se ky është një mesazh shqetësues në adresë të autoriteteve të Kosovës lidhur me mungesën e institucioneve funksionale.
“Ka humbur kanali i komunikimit dhe koordinimit me BE-në për reformat, si dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe BE-së”, thotë ajo.
Këto marrëdhënie, Salihu i sheh në nivelin më të ulët në dekadën e fundit.
Sipas tij, në mungesë të një qeverie me mandat të plotë dhe të një kuvendi të pakontestuar ligjërisht, Kosova e ka të vështirë të komunikojë me BE-në për raportet e ndërsjella dhe proceset integruese.
“Ju e shihni, nuk përmendet më mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk përmendet më mundësia e heqjes së masave [ndëshkuese] ndaj Kosovës. Raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian konsideroj që janë më të ulëtat në këta 10 vjetët e fundit, pas nënshkrimit të MSA-së [Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim]”, thotë Salihu.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës në vitin 2024.
Vendi vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se zvarritja edhe më tej e formimit të institucioneve të reja “e mirëmban” hendekun në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Sipas tyre, ai mund të thellohet edhe më tej, në rast se vendi eventualisht shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja./ REL
-

Fundi i epokës Dodik – së paku tani për tani
Ana Trishiq Babiq, këshilltare për kohë të gjatë e Millorad Dodikut, u emërua më 18 tetor presidente e përkohshme e Republikës Sërpska.
Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska i anuloi ligjet antikushtetuese, ndërsa Uashingtoni i lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut.
Analistët pyeten nëse bëhet fjalë për një tranzicion të dakorduar politik mes Dodikut dhe aktorëve ndërkombëtarë, apo vetëm për një “lojë politike”.
Vizita e Ana Trishiq Babiqit dhe Zhelka Cvijanoviqit këtë muaj në Uashington, ku takuan “persona të rëndësishëm në administratë”, dhe tërheqja disa ditë më vonë e ligjeve anti-Dejton në Republikën Sërpska.
A është thjesht një rastësi, apo një tranzicion i dakorduar politik mes Millorad Dodikut dhe aktorëve ndërkombëtarë?
Pyetja lind pasi Kuvendi i Republikës Sërpska anuloi të shtunën disa ligje antikushtetuese, ndërsa, një ditë më parë, Uashingtoni lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut.
Analistët paralajmërojnë se Dodik “mund të jetë duke ndryshuar taktikat, në pritje të një momenti të ri të favorshëm dhe një hapësire manovruese për t’u kthyer në pushtet”.
“Strategjia e Dodikut është vetëm një pjesë e rrëfimit. Pjesa tjetër, më e rëndësishme, është sjellja e SHBA-së, BE-së dhe partive të tjera politike në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk dua të parashikoj, por për aq kohë sa ato vazhdojnë presionin, mendoj se ky mund të jetë vërtet fundi politik i Dodikut dhe është plotësisht e mundur që kjo të ndodhë pikërisht tani”, thotë për Radion Evropa e Lirë Toby Vogel, analist nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit, me seli në Bruksel.
Ana Trishiq Babiq, këshilltare për kohë të gjatë e Dodikut, u emërua presidente e përkohshme e Republikës Sërpska më 18 tetor.
Në të njëjtën ditë, Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska anuloi ligjet që miratoi në pranverë, për të penguar funksionimin e organeve të drejtësisë dhe policisë së shtetit në territorin e këtij entiteti. Kjo, pasi Dodiku u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.
Dodik, të cilit i është hequr mandati i presidentit të Republikës Sërpska, ka qenë një figurë dominuese politike në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe përmes Aleancës së tij të Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) ka diktuar zhvillimet politike në vend, tash e dy dekada.Politika e tij është parë shpesh si kërcënim për stabilitetin dhe paqen në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për pasojë, Departamenti i Financave i SHBA-ve ka vendosur sanksione ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij më të afërt – përfshirë Cvijanoviqin – si dhe ndaj anëtarëve të familjes dhe kompanive që, sipas SHBA-së, “kanë shërbyer për pasurimin e tij personal”.
Një tranzicion i drejtuar me kujdes
Vogel thotë se zhvillimet aktuale në Republikën Sërpska, me shumë gjasa, “nuk janë spontane”, por “rezultat i marrëveshjeve pas dyerve të mbyllura për një tranzicion të butë të pushtetit”, megjithëse nuk ka prova që e vërtetojnë këtë.
Sipas tij, Dodik përballet me presione të konsiderueshme dhe të shumëfishta, si nga komuniteti ndërkombëtar, ashtu edhe nga rrethi i tij i brendshëm politik.
Ai thotë se Dodik “bën gjithmonë kompromis kur është nën presion të madh”, por “e radikalizon situatën kur ndien se ka hapësirë për një lëvizje të tillë”.
“Mendoj se amerikanët dhe evropianët do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Republikën Sërpska, SNSD-në dhe mbi atë që do ta zëvendësojë Dodikun pas zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, që të vazhdojnë në këtë kurs dhe të mos e ndryshojnë atë”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.
Një skenar i tillë do të ishte një kompromis i pranueshëm për aktorët ndërkombëtarë, sepse, siç thotë Vogel, Dodik ka më shumë frikë nga ndjekjet e mundshme penale në të ardhmen dhe nga humbja e kontrollit mbi pasurinë e tij personale.
“Mendoj se kjo e motivon më shumë se politika e lartë, apo se kush do të jetë president i përkohshëm i Republikës Sërpska…”, vlerëson Vogel.
Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se Dodik u detyrua të tërhiqej pas trysnisë së madhe ndërkombëtare.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se tërheqja e Dodikut mund të interpretohet si përgjigje ndaj “kërcënimeve konkrete dhe serioze nga Uashingtoni”.
Ai kujton paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, drejtuar partnerëve në rajon, që t’i bashkohen SHBA-së në kundërshtimin e “kësaj sjelljeje të rrezikshme dhe destabilizuese”.
“Kjo do të thotë se ka ndodhur diçka, se ka ardhur një kërcënim i fortë nga Uashingtoni dhe se është marrë seriozisht në Banja Llukë – kryesisht nga Dodiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Pra, është arritur një marrëveshje: nëse ju e bëni atë që ne kërkojmë nga ju – që është pikërisht kjo që është bërë – atëherë ne do të jemi më të butë ndaj jush”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.
Davor Gjenero, analist politik nga Zagrebi, thotë se vizita në Uashington e Cvijanoviqit dhe Trishiq Babiqit ishte “ngjarja kryesore” që shërbeu për të orkestruar një “tranzicion të qetë pas epokës së Dodikut”.
Pas tërheqjes së ligjeve, Cvijanoviq shkroi në anglisht në X se Republika Sërpska ka treguar se është një “partnere e besueshme”.
Gjenero tërheq një paralele mes Cvijanoviqit dhe Bilana Pllavshiqit, e cila, siç thotë ai, “ka luajtur një rol të ngjashëm në periudhën pas [Radovan] Karaxhiqit”, në fund të viteve 1990.
Edhe pse Pllavshiq më vonë u dënua për krime lufte nga Tribunali i Hagës, roli i saj i përkohshëm si një urë drejt Perëndimit ishte, sipas Gjeneros, i domosdoshëm për stabilizimin e situatës dhe që ai skenar të mos përsëritej.
Gjenero e përshkruan këtë si një taktikë pragmatike amerikane, e cila u mundëson aktorëve ndërkombëtarë të komunikojnë me figurat lokale dhe të realizojnë tranzicionin e pushtetit, pa ndërhyrje të hapur.
“Kjo nuk do të thotë se ka ndodhur ndonjë ndryshim në qëndrimin ndaj Millorad Dodikut apo në vendimin që ai – dhe në plan afatgjatë edhe rrethi i tij i ngushtë – duhet të largohet nga politika. Do të shohim në zgjedhjet për presidentin e entitetit nëse kjo hapësirë do të shfrytëzohet, apo nëse do të paraqitet dikush që është edhe më i afërt me [presidentin serb, Aleksandar] Vuçiq sesa ka qenë Dodik”, thotë Gjenero për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, Dodik përballet me mundësinë e “tërheqjes së qetë nga jeta publike, duke mbrojtur pasurinë e tij të fituar”, ose me “një konflikt që mund ta vendosë atë në një pozicion të ngjashëm me atë të Karaxhiqit”.
“Nuk ka opsion të tretë. Ai nuk bën pjesë në traditën e kriminelëve të luftës në politikën e entitetit. Përfituesit e luftës janë më racionalë se kriminelët e luftës dhe janë të përqendruar, para së gjithash, në ruajtjen e fuqisë së tyre ekonomike”, thotë Gjenero.
A është i mundur kthimi i Dodikut?
Profesori Shaqir Filandra nga Fakulteti i Shkencave Politike në Sarajevë thotë për Radion Evropa e Lirë se spekulimet për tërheqjen e Dodikut, për momentin, mbeten vetëm zëra, pasi ai vazhdon të ketë ndikim kyç në proceset politike dhe në vendimmarrje.
Ai shton se “ka gjasa që të ketë pasur njëfarë koordinimi me aktorët ndërkombëtarë”, me qëllim që “të parandalohet hapja e një vatre të re juridike-politike apo të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon”.
“Nuk mendoj se do të ketë një grushtshtet të madh politik. Mendoj se Dodik ka dëshmuar deri më tani se ka aftësi politike për të ruajtur pozicionin e tij”, thotë Filandra.
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës po zhvillon një hetim kundër Dodikut, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Zyra e Prokurorit po heton edhe një rast që lidhet me blerjen e një vile nga Dodiku në lagjen elitare të Beogradit, Dedinje.
Dodik u dënua me një vendim të formës së prerë për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe iu ndalua të mbante poste publike për gjashtë vjet.
Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje dhe Hercegovinës ia hoqi Dodikut mandatin si president i Republikës Sërpska dhe shpalli zgjedhje të parakohshme.
Aktualisht, ai ushtron vetëm funksionin e kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur – partisë në pushtet në Republikën Sërpska dhe në nivel shtetëror./Rel
-

Fundi i epokës Dodik – së tani pwr tani

“Deputeti, avokati dhe budallai nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë”
Avokati Besnik Muçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, me dyshimin se kërcënoi prokurorin, u shpreh se sekuestrimi i celularit të avokatit është shkelje e hapur e ligjit. Muçi tha se avokati ka imunitet në sallën e gjyqit dhe tha me humor, se avokatët bashkë me deputetin dhe budallain, nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.
“Nëse është sekuestruar celulari është shkelje e hapur e ligjit. Nuk mund të sekuesterohet celulari pa praninë e kryetarit të Dhomës së avokatisë së Elbasanit. Roli i avokatit sipas Kodit të Procedurës Penale është i barabartë me atë të gjyqtarit.
Edhe atë çka dashur të thotë apo të mos thotë, aty nuk ka kallëzim, por dikush ka njoftuar sallën operative dhe pse nuk ka kanosje. Kemi patur raste kur kemi konstatuar ndalime të paligjshme dhe tani kemi lirim, por prokuroria nuk shprehet.
Këtu ka probleme shumë të rënda. Deputeti, avokati dhe budallai nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë në sallë të gjyqit.
Avokati ka imunitet në sallën e gjyqit”- tha Muçi. -

Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë që mendon, por mendon çdo gjë që thotë…
Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie nga autor të ndryshëm rreth maturisë:
– Është shumë më mirë të kemi maturi pa arsim sesa arsim pa maturi. /Robert G. Ingersoll
– Gjykimi i matur shmang rrugën e gabimit. /Charles Darwin
– Nuk është kurrë tepër vonë për t’u bërë të matur e të arsyeshëm. /Immanuel Kant
– Pjekuria përbëhet edhe nga ruajtja e ndonjë aspekti fëmijëror, nga të qenët i çiltër, i hapur, i gatshëm për entuziazëm. /Luca Goldoni
– Të heshtësh kur duhet folur është shenjë dobësie dhe pakujdesie, por të flasësh kur duhet heshtur është shenjë mendjelehtësie dhe mungesë maturie. /Joseph Dinouart
– Gjykimi yt është shoku yt më i mirë; gjykimi yt i matur është shoku më i mirë i jetës sate. /Orison Sëett Marden
– Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë mendon, por mendon çdo gjë që thotë. /Aristoteli
– Të këshillohesh me nge, të zbatosh me ngut e me maturi, ky është mësimi i të mençurve. /Raimondo Montecuccoli
ObserverKult
=====================================
Lexo edhe:
TEK E KEQJA BESOJMË MENJËHERË, NDËRSA TEK E MIRA PASI REFLEKTOJMË… A NUK ËSHTË…
A është trishtimi një emocion?
“Ne mendojmë për vuajtjen, keqardhjen dhe trishtimin. Ne i përtypim, i gëlltisim, i sjellim përsëri dhe i hamë vazhdimisht. Nëse po i ushqejmë vuajtjet tona ndërsa jemi duke ecur, duke punuar, duke ngrënë ose duke folur, ne po e bëjmë veten viktima të fantazmave të së shkuarës, të së ardhmes ose shqetësimeve tona në të tashmen. Ne nuk po e jetojmë jetën tonë.” (Thich Nhat Hanh)
Trishtimi është një ndjenjë e pikëllimit të madh, shpesh i shkaktuar nga humbja ose zhgënjimi. Një shembull i pikëllimit është ajo që ndjeni kur bashkëshorti juaj i dashur vdes…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

Spanja kërkon heqjen e ndryshimeve të orës në BE duke nisur nga viti 2026
Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian(BE) të ndalojë ndërrimin e orës dy herë në vit duke filluar nga viti 2026, tha të hënën kryeministri Pedro Sanchez, duke e quajtur këtë praktikë të vjetruar dhe shqetësuese.
“Këtë javë, ne i ndërrojmë përsëri orët,” tha ai në një video të postuar në mediat sociale. “Sinqerisht, nuk e shoh më qëllimin. Në çdo sondazh, shumica e spanjollëve dhe evropianëve kundërshtojnë ndryshimin e kohës”, tha Sanchez.
“Shkenca thotë se nuk kontribuon në kursimin e energjisë. Por ajo që thotë shkenca është se prish ritmet tona biologjike dy herë në vit”, shtoi ai.Ky veprim synon të ringjallë një votim të bllokuar të Parlamentit Evropian të vitit 2018 për të hequr kohën e verës në të gjithë bllokun.
“Sot, Spanja do t’i bëjë thirrje Këshillit Evropian të nderojë atë votë dhe të ndalojë përfundimisht ndryshimin e orës, në vitin 2026,” tha Sanchez, duke iu referuar një propozimi që u ngrit në takimin e Këshillit të Transportit, Telekomunikacionit dhe Energjisë në Luksemburg më vonë të hënën.
Sanchez e paraqiti iniciativën si pjesë të qeverisjes efektive demokratike. “Çfarë është politika e dobishme? Të dëgjosh qytetarët dhe shkencën gjithashtu, dhe ta sjellësh atë në legjislacion”, tha ai.
Zona kohore e çuditshme e Spanjës
Megjithatë, ajo që Sanchez nuk sqaroi është se cilën zonë kohore do ta miratonte Spanja përgjithmonë nëse eliminohen ndryshimet dyvjeçare të orës.
Zona kohore e Spanjës është tashmë një kuriozitet: megjithëse shtrihet në perëndim të Meridianit Kryesor në përputhje me Mbretërinë e Bashkuar dhe Portugalinë, Spanja ndjek Orën Qendrore Evropiane, një trashëgimi e Luftës së Dytë Botërore kur diktatori Francisco Franco i përafroi orët me Gjermaninë naziste.
Si rezultat, Spanja në përgjithësi ka mbrëmje të gjata dhe të ndritshme dhe mëngjese të shkurtra dhe të errëta. Aktualisht, lindja e diellit në A Coruña, në Spanjën veriperëndimore, është në orën 8:55 të mëngjesit, që do të thotë se shumë punëtorë dhe studentë i fillojnë ditët e tyre në errësirë të plotë.