Tag: thotë

  • “Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën! Tirana ka nevojë për drejtues

    “Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën! Tirana ka nevojë për drejtues

    Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 
    Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t’i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues. 
    ‘Kemi edhe buxhetin e bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë është në burg pa gjyq, kur ai u morë dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli që ndodh për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale, çdo njeri nëse duhet hetuar duhet hetuar, por çdo njeri deri kur gjykata e nxjerr fajtor është e pafajshëm, por nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen hiena dhe kllounët e cirkut politikë dhe mediatik për t’i bërë gjyqin ndodh që vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Më pas duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit se nxorën që të vijoi detyrën dhe të bëjë procesin ne menduam se Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. 
    Ata që janë po bëjnë maksimumin dhe ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligi thotë tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal, për deputetin thotë kur mungon pa arsye kurse për të zgjedhurin se thotë fare. GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit’, tha ai. 

  • Sali Berisha: Të hënë i anuluan emisionet për Ballukun! Lubia e ka kërcënuar Ramën duke i thënë se ‘të marr me vete’

    Sali Berisha: Të hënë i anuluan emisionet për Ballukun! Lubia e ka kërcënuar Ramën duke i thënë se ‘të marr me vete’

    Në mbledhjen me kryetarët e degës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi dje qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për “kontroll total mbi mediat” dhe fshehje të skandaleve që, sipas tij, po tronditin qeverinë. Sipas tij, këtë të hënë u anuluan emisionet për Ballukun, që sipas Berishës ministrja e Infrastrukturës “e ka kërcënuar Ramën, duke i thënë se do ta marrë me vete” nëse skandali i tunelit të Llogarasë shpërthen plotësisht. “Ne po varfërohemi çdo vit, nuk po e themi ne, po e thotë Banka Botërore. 45 përqind e shqiptarëve janë të varfër ose në rrezik varfërie. 57 përqind e tyre nuk e mbyllin dot muajin. Dhe rroftë Edi Rama që voton ligje të tilla. Vlerë është shumë më e madhe t’u garantosh qytetarëve tu jetë me dinjitet, t’u shpërblesh djersën dhe mundin, t’u krijosh vende pune dhe të mos braktisin në eksode biblike një vend të bekuar si Shqipëria.
    Thashë dhe njëherë, regjimi çdo javë, çdo muaj bëhet më opresiv. Shikoni çfarë ndodhi me skandalet e fundit, çfarë do të thotë qëndrimi i Edi Ramës, kemi bërë ç’kemi dashur dhe do bëjmë ç’të duam. A ka gjë më të paimagjinueshme se qindra milion taksa të qytetarëve shqiptrë të menaxhohen me SMS, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj, sikur ky shtet nuk ka asnjë rregull, sikur ky shtet është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të vendosin ç’të duan. Për të vjedhur jo 50 milionë, por të paktën 100 milionë në tunelin e Llogarasë, anuluan tenderin me ofertë 130 milionë. Tani ai shkon 230 milionë euro. Kanë ngrënë urat, kanë zhdukur urat. 20 milionë euro dy urat, nuk ekzistojnë. Tuneli është katastrofal në cilësi, nuk është i kolauduar. Nga i gjithë komisioni ka firmosur vetëmë një. Nuk ka çelik, nuk ka garanci.
    Ky është tuneli i tyre, dhe ajo në vend që të japë dorëheqjen dhe të shkojë e penduar t’i thotë drejtësisë që çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, qëndron në krah të tij se e kërcënon, i thotë unë jam mbesa e serial killerit, nuk jam Erion Veliaj, të marr me vete. Ndaj dhe ai detyrohet ta mbajë në krah. Aeroporti i Vlorës, e njëjta gjë, i njëjti skenar. Duhet të falenderojmë zotin Pacolli që u tregoi shqiptarëve se cili ishte tenderi dhe skenari. Sa thoni ju? U nis me 105, gjer tani është 140, do shkojë 180, këtu do jeni. Dhe, jo vetëm kaq, qytetarët shqiptarë do paguajnë 10 vitet e para fiks 140 milionë euro bileta të munguara. A mund të sillesh kund në një mënyrë të tillë ndaj qytetarëve të vendit tënd siç bën kjo dyshe famëzezë?
    Pra, tuneli i pakolauduar, nuk kanë firmosur. Pista, thotë ky, është jashtë standardeve, nuk e marr në dorëzim thotë ky. Paratë ky janë? Paratë janë në kontot e atyre. Unë u ndala në këtë analizë sepse ky është një moment kritik, i cili kërkon zgjidhje. Janë jo të pakët ata të cilët nuk kanë realizuar si duhet se çfarë do të thotë narkoregjim. Jo. Nuk i fajësoj. Është një artileri e përditshme mediesh që nga mëngjesi gjer në darkë nuk bëjnë gjë tjetër vetëm t’i mashtrojnë, vetëm t’u fshehin të vërtetën. Ju e patë, në kulmin e skandalit Balluku, Edi Rama nuk pranoi asnjë pyetje në konferencë shtypi. Njëra që bëri, e përzunë. Mbrëmë i anuluan emisionet se problemi ishte se prokuroria i ka dërguar Sali Berishës fletëthirrje për 21 janarin. Dhe këtë duhet tua servirin shqiptarëve se ky është problemi i shqiptarëve sot. Në çdo akt, këto media vetëm se bëjnë gjithçka për të mbrojtur, për të dezinformuar në emër të qeverisë, e cila i mban me lekë”, deklaroi dje Berisha.

  • Besoni ose jo, por personaliteti ynë ndryshon përgjatë viteve! A e dini pse?

    Besoni ose jo, por personaliteti ynë ndryshon përgjatë viteve! A e dini pse?

    Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të shoqërueshëm, mund të pyesësh veten: “A ka qenë gjithmonë kështu, apo ka ndryshuar me kalimin e viteve?”. Dhe një shtatëmbëdhjetëvjeçare e rezervuar mund të pyesë veten: “Kur të rritem, a do të jem po njësoj?”. E vërteta është se ndërsa mbetemi vetvetja, nuk jemi i njëjti person gjatë gjithë jetës sonë. Dhe ka lajme të mira: personaliteti përmirësohet me kalimin e kohës.

    Bërthama

    Në një farë mase, ne mund ta njohim veten te fëmija që ishim dikur. Të qetë apo të zhurmshëm? Të qetë apo i prirur për shpërthime? Eksplorues të sigurt të botës apo të trembur nga të huajt dhe përvojat e reja? Temperamenti që kemi që fëmijë ndikon në përvojat e jetës, duke nxitur pritshmëri të ndryshme tek të tjerët (për shembull, nga një fëmijë i turpshëm pritet të mos flasë shumë dhe nga një i paduruar pritet që të shpërthejë gjithmonë në zemërim) dhe sjellje që mund ta radikalizojnë atë: p.sh. një fëmijë i turpshëm mund të lihet në botën e tij ose të ndërpritet pa shumë takt kur flet, ashtu siç është e mundur që një fëmijë i zhurmshëm të trajtohet me nervozizëm edhe para se të lëshojë zemërimin e vet. Në çdo rast, këto stile të sjelljes së fëmijërisë thonë shumë për personalitetin që do të zhvillohet në moshën madhore.

    “Një 3-vjeçar i turpshëm sillet shumë ndryshe nga një 20-vjeçar i turpshëm. Por thelbi mbetet”, thotë Brent Donnellan, psikolog në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Duke ndjekur fëmijë nga 3 vjeç deri në moshën madhore, një studim nga Universiteti i Wisconsin gjeti gjithashtu vazhdimësi me kalimin e kohës: fëmijët e rezervuar mbetën të rezervuar dhe ata me vetëkontroll të dobët u bënë të rinj impulsivë dhe që ndërmerrnin risqe.

    Çështje pjekurie

    Por personaliteti ynë nuk është gdhendur një herë e përgjithmonë që në fëmijëri. Ka të ngjarë që pas disa vitesh ndryshimet të jenë të padukshme, por ngadalë, gjatë rrjedhës së jetës, ato mund të bëhen të rëndësishme. Sipas Brent Roberts, psikolog në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign: “Personaliteti është një fenomen në zhvillim. Nuk është diçka statike në të cilën njeriu ka ngecur, pa mundësinë për të shkuar më tej”.

    Së bashku me kolegët nga Universitetet e Houston dhe Tübingen (Gjermani), ai studioi ndryshimet e pothuajse 2000 njerëzve në mbi 50 vjet: individët që kishin marrë pjesë në një studim kur ishin në shkollë të mesme (mosha mesatare 16 vjeç) u gjurmuan dhe iu nënshtruan të njëjtit test. “Rezultatet tona sugjerojnë se personaliteti ka një komponent të qëndrueshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë, por ai është gjithashtu i lakueshëm, d.m.th. njerëzit piqen me moshën,” përfunduan autorët.

    Në njëfarë kuptimi, mbi të gjitha “skajet” zbuten e lakohen: pjesëmarrësit morën rezultate më të larta se sa kur ishin adoleshentë në pjesë të testit që masnin qetësinë, vetëbesimin, ndjenjën e përgjegjësisë dhe prirjen për të ndërmarrë veprime. Studime të tjera e konfirmojnë këtë evolucion: ndërsa plakemi bëhemi më të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm (më pak pre e impulseve dhe emocioneve), ekstrovertë, miqësorë dhe bashkëpunues. “Ndryshimet janë potencialisht pozitive. Më shumë vetëvlerësim, ndërgjegje dhe stabilitet emocional mund të përmirësojnë jetën tonë në fusha të tilla si puna, marrëdhëniet dhe shëndeti”, thotë Roberts. Në një nga studimet e tij ai tregoi gjithashtu se mosha ul narcisizmin: në përgjithësi, drejt moshës së mesme ai është më pak i theksuar sesa kur në rini, edhe pse narcisistët e vërtetë priren të mbeten të tillë, të paktën pjesërisht.

    Avantazhet e ndryshimit

    Rikrijimi i personalitetit me rritjen e moshës sjell përfitime të mëtejshme. Një studim nga Universiteti i Buffalo mbi njerëzit e moshës 14 deri në 99 vjeç zbuloi se me kalimin e viteve, ata bëhen më të besueshëm ndaj të tjerëve dhe se kjo shoqërohet me një ndjesi më të madhe mirëqenieje. Ndërsa në Universitetin e Singaporit u pa se 70-vjeçarët janë më bujarë se 20-vjeçarët me të huajt, sepse janë më pak të përqendruar te vetja. “Ekziston një ide e gabuar se njerëzit e moshuar janë më të turpshëm. Në realitet është e kundërta. Në vend të kësaj, ne shpesh bëhemi më empatikë dhe të dhembshur teksa plakemi”, shpjegon Rodica Damian, psikologe në Universitetin e Hjustonit. Gjithashtu fitojmë qetësi shpirtërore, sepse jemi më të patrazuar se sa kur ishim të rinj.

    Për të vlerësuar këtë, një ekip i koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Cruz, vëzhgoi me imazhe të rezonancës magnetike funksionale përgjigjen e amigdalës (zona e trurit që përpunon disa emocione) ndaj pamjes së imazheve me përmbajtje emocionale pozitive dhe negative, tek njerëz të moshave të ndryshme. Vetëm tek të moshuarit imazhet pozitive nxisin aktivizim më të madh të amigdalës në krahasim me ato negative. Për më tepër, pjesëmarrësit më të moshuar kishin më shumë gjasa të kujtonin imazhe të këndshme midis atyre që panë gjatë eksperimentit.

    Siç shkruajnë autorët e studimit: “Ndërsa plakemi, ne përjetojmë më pak emocione negative dhe u kushtojmë më pak vëmendje stimujve emocionalë negativë, sesa atyre pozitivë”. Në shumë raste qeshim edhe më shumë. Kjo doli nga një studim në Universitetin e Nju Meksikos, në të cilin disa njerëzve iu kërkua të vlerësonin një sërë deklaratash humoristike dhe neutrale. “Të moshuarit i perceptonin si humoristët, ashtu edhe ata neutralë, si më argëtues sesa të rinjtë,” përfundoi autori i studimit.

    Shtytja e evolucionit

    Me kalimin e kohës, pra, edhe personaliteti transformohet. Po pse? Jo aq shumë si rezultat i ngjarjeve të mëdha të jetës. Ajo që na formon, është më tepër ajo që presin të tjerët nga ne, nevojat që duhet të plotësojmë për të krijuar marrëdhënie të mira shoqërore, për të edukuar veten, për të punuar, për të ndërtuar marrëdhënie romantike, për të krijuar familje. “Me kalimin e kohës, në shumë kontekste të jetës, ne na kërkohet t’i bëjmë gjërat pak më ndryshe,” thotë Roberts. “Askush nuk na thotë hapur se si të veprojmë, por në shumë situata ka rregulla shumë të  se si duhet të sillemi,” specifikon ai.

    Pra, ne përshtatemi. Për t’u konformuar me kërkesat sociale dhe detyrat zhvillimore të çdo faze të jetës. Aq sa një studim i kryer në 62 vende, i koordinuar nga Universiteti i Tilburgut (Hollandë), zbuloi se në kulturat ku të rinjtë pritet të marrin shpejt përgjegjësitë e të rriturve (si puna dhe largimi nga familja e origjinës), personaliteti piqet më herët.

    Vendos unë si dua të jem

    A mund të vendosim vetë që të ndryshojmë? “Shumica dërrmuese e njerëzve do të donin të ndryshonin aspekte të personalitetit të tyre,” thotë Nathan Hudson, psikolog në Universitetin Metodist të Jugut në Dallas, Teksas. Hudson kreu një studim në të cilin pjesëmarrësit raportuan se cilin dimension themelor të personalitetit donin të ndryshonin. Më pas, çdo 7 ditë për 15 javë, ata morën propozim për të kryer një detyrë, të projektuar për t’i nxjerrë nga “zona e tyre e rehatisë”, me nivele në rritje të vështirësisë.

    Për shembull “prezantohu me dikë”, dikujt që donte të bëhej më ekstrovert. Kështu, ne kemi parë se ata persona me të vërtetë mund të evoluonin në drejtimin e dëshiruar. “Përveç faktorëve të jashtëm si rolet shoqërore, qëllimet për të ndryshuar personalitetin e dikujt mund të jenë gjithashtu mjaft të forta për të formuar vazhdimisht mendimet, ndjenjat dhe sjelljet gjatë një periudhe kohe të mjaftueshme për të prodhuar ndryshime në tipare,” thotë Hudson. Një person i turpshëm mund të “detyrojë” veten të shkojë në një festë ku nuk njeh pothuajse askënd. Dhe një tip impulsiv që të mos shprehë zemërimin në vendin e punës. Dhe kështu, i japim vetes mundësi të reja, që të ndryshojmë vit pas viti. Vetëdija se personaliteti është në transformim ka dy përparësi: promovon evolucionin tonë dhe na bën të jetojmë me kuriozitetin për të zbuluar se si do të bëhemi.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MIGJENI DHE LULI I VOCËRR, NJË PIKTURË E MJESHTRIT TË HARRUAR…(FOTO)

  • E quajnë veten dibranë/ Historia e Donaldit dhe Daudës, dy shokëve nga Afrika që jetojnë në Shqipëri. Pikëpamjet për vendin tonë (VIDEO)

    E quajnë veten dibranë/ Historia e Donaldit dhe Daudës, dy shokëve nga Afrika që jetojnë në Shqipëri. Pikëpamjet për vendin tonë (VIDEO)

    Donald nga Kameruni dhe Dauda nga Nigeria janë dy shokë që jetojnë në Shqipëri ndërsa thonë se e kanë dashur vendin tonë që nga dita e parë dhe tashmë e quajnë veten dibranë. 

    Ata na tregojnë historinë e tyre të veçantë, për jetën në Tiranë, miqësitë e reja dhe dashurinë që kanë për kulturën shqiptare ndërsa Dauda na shpjegon se pse vendosi të vijë në vendin tonë për studime. 

    “Kam ardhur në Shqipëri sepse profesori im në Nigeri më sugjeroi ta bëja këtë, pasi ka shkolla shumë të mira. Kam ardhur për studime – për bachelor dhe master. Gjuha shqipe më duket shumë e vështirë, por me kohë dhe durim do ta mësoj. Kam shumë miq këtu – shqiptarë, nigerianë dhe afrikanë nga vende të ndryshme. Njerëzit në Shqipëri janë shumë socialë dhe miqësorë, dhe të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Qytetet që më pëlqejnë më shumë janë Berati, Shkodra, Korça, Dardha dhe Tirana. Secili ka diçka të bukur dhe të veçantë”, thotë Dauda . 

    Ai thotë se ushqimi shqiptar i pëlqen shumë. 

    “Më të preferuarit janë pilafi, byreku me mish dhe ai me patate, po ashtu trileçja dhe qoftet. Shqipëria ka ushqim shumë të shijshëm, dhe më pëlqen që gjithçka gatuhet me kujdes dhe me shije shtëpie”, thotë ai. 

    Dauda ka mësuar edhe disa valle tradicionale. 

    “Kam parë miqtë e mi shqiptarë duke kërcyer dhe kam mësuar disa valle tradicionale. Më pëlqejnë shumë vallja kosovare, ajo shqiptare dhe ajo e Tropojës. Muzika është plot energji dhe më bën të ndjej atmosferën shqiptare”, shprehet Dauda. 

    Donaldi ka rreth një dekadë që jeton në Shqipëri dhe tashmë ndihet kaq i lidhur me vendin sa e quajnë veten dibran. 

    “Shoku im është nga Kameruni, quhet Donaldi. Unë kam rreth një dekadë që jetoj në Shqipëri. Tani e quaj veten ‘shqiptar i veriut’, madje ‘dibran dem baba dem’, sepse kam shumë shoqëri nga Dibra dhe kam qenë atje disa herë. Fjalët që kam mësuar nga dibranët janë: ‘Malet tona janë më të larta’. Nga ushqimet shqiptare më pëlqen shumë fërgesa. Shqiptarët na kanë pritur shumë mirë që në fillim. Ata janë një popull luftarak dhe shumë patriotik, gjë që më bën t’i respektoj edhe më shumë”, thotë Donaldi. 

    Donald shton se ata janë miq shumë të mirë me Daudan dhe bashkëpunojnë në disa fusha. 

    “Unë e njoh pak më mirë gjuhën shqipe, ndaj shpesh e ndihmoj edhe atë për të mësuar dhe për t’u përshtatur më shpejt. Na pëlqen të ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë historinë tonë si dy miq afrikanë që tashmë e quajnë veten shqiptarë. Më kanë pritur shumë mirë këtu në Shqipëri. Në kohën e lirë luajmë futboll me disa shokë shqiptarë. Ti e di, unë jam ‘malok’ nga Dibra – por malok që është rritur në fushë!”, thotë Donaldi. 

     

  • Ornela, mes sfidave dhe ëndrrave, konkurrentja e AGT rrëfen vështirësitë: Rris e vetme 2 vajzat me nevoja të veçanta

    Ornela, mes sfidave dhe ëndrrave, konkurrentja e AGT rrëfen vështirësitë: Rris e vetme 2 vajzat me nevoja të veçanta

    Ornela, një nga konkurrentet më të spikatura dhe të guximshme të këtij sezonit të Albanias Got Talent në Vizion Plus, rrëfen historinë e saj prekëse, të përditshmen plot sfida dhe ëndrrën në një intervistë në Mes’Drite.
    Edhe pse nuk fitoi, Ornela thotë se ndihet shumë e lumtur që mori pjesë dhe se do të rikthehet sërish vitin e ardhshëm. Ajo nuk i ka marrë parasysh komentet negative në rrjetet sociale, që nuk kanë munguar.Lexo edhe :Related Posts
    “E përditshmja ime është e mbushur me sfida. Merrem me punët e shtëpisë, kujdesem për vajzat dhe kur më del koha punoj edhe tokën. Jetoj me vjehrrin. Partneri ndodhet jashtë vendit dhe nuk i kemi marrëdhëniet mirë. Mbështetjen financiare për vajzat e jep me gjysmë zemre. Jam shumë e lodhur shpirtërisht,” rrëfen Ornela.

    Ajo tregon se është rritur jetimë, pasi prindërit e saj u ndanë kur ishte vetëm 2 vjeç, dhe u rrit nga gjyshërit me shumë dashuri, por edhe me sfida. Ornela ka tre vajza, dy prej të cilave me aftësi të kufizuara: e madhja me epilepsi dhe e vogla me autizëm.
    “Kam 3 vajza. 2 i kam me aftësi të kufizuara, e madhja është me epilepsi dhe e vogla është me autizëm. Është shumë e lodhshme, por ja kam dalë. Zgjodha të merrja pjesë në AGT sepse e kam pasur dëshirë që e vogël, por nuk kam pasur mundësi dhe mbështetje. Vetë e mora hapin dhe ja dola,” thotë ajo.
    /vizionplus.tv

  • 21 janari/ Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

    21 janari/ Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

    Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për 21 janarin, u shpreh se ish-kryeministri duhet të thotë përpara drejtësinë të vërtetën e vet për këtë ngjarje kaq të rëndë.
    “Dy momente duhen evidentuar, mendoj unë, që në lidhje me zotin Berisha, SPAK-u po lëviz në dy çështje. Një çështje është çështja e privatizimit të klubit “Partizani”, në të cilin përgjegjësia e tij ngjan domethënë kryesisht e tipit favorizues, por që është vështirësisht e mbrojtshme, po flasim pikëpamjet e vërtetimit të përgjegjësisë drejtpërdrejt.
    Zoti Berisha, në qoftë se ka ndodhur favorizim, ka ndodhur nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ajo çështje u hap.
    21 janari është një nga çështjet më tragjike që e ka njollosur demokracinë shqiptare.
    Ne, në emër të pajtimit kombëtar kemi tejkaluar një ngjarje të madhe përgjegjësitë e atyre që bënë 1997-ën, të cilët mund të kenë qenë dy krahëve.
    Por ama, ngjarja e 21 janarit duhet zbuluar, dhe këtë kuptim zoti Berisha e ka shumë të vështirë. Duhet ta kapërcejë edhe atë që thotë, që po thotë se është zoti Rama që e ka penguar drejtësinë, se unë kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Çfarë hetimi ndërkombëtar ka kërkuar zoti Berisha? Zoti Berisha duhet ta thotë përpara drejtësisë atë që është e vërteta e vet. Edhe nëse ai s’ka qenë urdhëruesi që qëlloni apo zbatoni ligjin në këtë formë të tillë, prapë se prapë ai ngarkohet me përgjegjësi të rënda për një ngjarje si kjo”- tha Nazarko.

  • “Hera e parë që nuk shkarkon dikë që hetohet”,Shehaj zbulon strategjinë e kryeministrit:Ja pse Rama s’e lëshon Ballukun

    “Hera e parë që nuk shkarkon dikë që hetohet”,Shehaj zbulon strategjinë e kryeministrit:Ja pse Rama s’e lëshon Ballukun

    Kreu i ‘Mundësia’, Agron Shehaj, teksa ka komentuar përgjimet dhe hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, theksoi deklaruar se situata është “skandaloze” dhe se mbajtja e saj në detyrë tregon se “pushteti po e mbron”. Ai tha në një studio televizive se Rama po e mbron politikisht. “Ka një moment që pasi dalin përgjimet, pasi del akuza, pasi Balluku është nën hetim, publiku priste dorëheqjen e saj ose shkarkimin nga Rama. Prokuroria ka gjetur prova, pra është bindur. Ne kemi prova se si këta komunikonin me njëri-tjetrin. Kjo ka vlerë jo vetëm politike, por edhe penale,” -tha Shehaj.
    Sipas tij, nga përgjimet del qartë mënyra se si Balluku ka ndërhyrë në tendera dhe ka komunikuar drejtpërdrejt me vartësit e saj. “Ajo vendos çdo gjë në telefon. I thotë vartësit: je i besuari im, do të hapësh tenderin. I tregon ofertat, flasin në telefon: jo kjo ofertë është shumë e ulët, thotë ajo. Një herë më thanë 40 përqind, pastaj e kuptuan se nuk isha i lumtur. Si fillim u dha 40, më pas e lamë 60. Kjo është bandë grabitëse. Është e qartë që po vjedhin.”, pohoi ai.
    Shehaj e akuzoi kryeministrin Edi Rama se është bërë pjesë e kësaj skeme përmes heshtjes dhe mbrojtjes politike që po i jep Ballukut.
    “Cila është sjellja politike e kësaj qeverie? E kuptoj që Rama thotë se nuk bëjmë asgjë me flamurin e PS-së. Deri dje paskan qenë vjedhje pas shpine. Por kur Balluku thotë prit t’i them atij që kërcënon, atëherë s’ka më alibi. Të na bëjnë kaq budallenj, sikur Rama nuk dinte gjë për Llogaranë? Për aeroportin e Vlorës?”, shtoi ai.Shehaj theksoi se nëse dikur Rama pretendonte se nuk kishte dijeni për aferat korruptive, sot ai po i mbron hapur.“Nëse Rama i ka ‘lëshuar’ disa ministra më parë, duke thënë ‘nuk kam ç’të bëj’, tani fabula ka ndryshuar. Është hera e parë që Rama mban dikë në detyrë dhe nuk e shkarkon. Balluku po mbrohet nga pushteti. Kush është i pafajshëm, zhvishet nga pushteti dhe përballet me drejtësinë. Këta jo, sepse e dinë se janë fajtorë.”, pohoi ai.

  • Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

    Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

    Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për 21 janarin, u shpreh se ish-kryeministri duhet të thotë përpara drejtësinë të vërtetën e vet për këtë ngjarje kaq të rëndë.
    “Dy momente duhen evidentuar, mendoj unë, që në lidhje me zotin Berisha, SPAK-u po lëviz në dy çështje. Një çështje është çështja e privatizimit të klubit “Partizani”, në të cilin përgjegjësia e tij ngjan domethënë kryesisht e tipit favorizues, por që është vështirësisht e mbrojtshme, po flasim pikëpamjet e vërtetimit të përgjegjësisë drejtpërdrejt.
    Zoti Berisha, në qoftë se ka ndodhur favorizim, ka ndodhur nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ajo çështje u hap.
    21 janari është një nga çështjet më tragjike që e ka njollosur demokracinë shqiptare.
    Ne, në emër të pajtimit kombëtar kemi tejkaluar një ngjarje të madhe përgjegjësitë e atyre që bënë 1997-ën, të cilët mund të kenë qenë dy krahëve.
    Por ama, ngjarja e 21 janarit duhet zbuluar, dhe këtë kuptim zoti Berisha e ka shumë të vështirë. Duhet ta kapërcejë edhe atë që thotë, që po thotë se është zoti Rama që e ka penguar drejtësinë, se unë kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Çfarë hetimi ndërkombëtar ka kërkuar zoti Berisha? Zoti Berisha duhet ta thotë përpara drejtësisë atë që është e vërteta e vet. Edhe nëse ai s’ka qenë urdhëruesi që qëlloni apo zbatoni ligjin në këtë formë të tillë, prapë se prapë ai ngarkohet me përgjegjësi të rënda për një ngjarje si kjo”- tha Nazarko.

  • Dëshironi flokë të gjatë dhe të harlisur? Këshilla për rritjen e flokëve nga ekspertët

    Dëshironi flokë të gjatë dhe të harlisur? Këshilla për rritjen e flokëve nga ekspertët

    Po përpiqeni të rritni flokët? Nëse po, ja çfarë sugjerojnë mediat sociale: lani flokët çdo ditë; mos i lani çdo ditë; shmangni sulfatet; përqafoni sulfatet; përdorni trajtime me proteina; mos përdorni absolutisht trajtime me proteina; pritini flokët rregullisht, por jo shumë rregullisht.

    A është kjo e dobishme?

    Bollëku i këshillave për kujdesin e flokëve që ofrohen në internet shpesh ofrohet nga ndikues telegjenikë – jo nga profesionistë mjekësorë. Këshilla të tilla ju premtojnë krifën e trashë dhe të shndritshme të një qeni race të pastër, por bazohen më shumë në energji sesa në shkencën e vërtetë.

    Në veçanti, është e lehtë të shndërrosh përbërës ose formula të reja në fjalë kyçe. Por shumë produkte që premtojnë rritjen e flokëve nuk i janë nënshtruar kërkimeve dhe testimeve të duhura, kështu që është e paqartë nëse ato mund të bëjnë vërtet atë që premtojnë, thotë Dr. Luis Garza, profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

    Pra, si mund të rriten flokët më të gjatë dhe më të shëndetshëm? Ne pyetëm ekspertët.

    Cili është procesi i rritjes së flokëve?

    Flokët rriten në tre faza, shpjegon Dr. Sindhuja Sominidi Damodaran, një dermatologe në grupin e specializimit për rënien e flokëve në Klinikën Mayo në Rochester, Minesota.

    Së pari, faza e anagjenit është faza aktive e rritjes së ciklit të flokëve, shpjegon Damodaran. Kohëzgjatja e kësaj faze varet nga vendi ku ndodhen flokët: dy deri në gjashtë vjet për flokët në skalpin e kokës, për shembull, ose vetëm disa muaj për vetullat dhe qerpikët. “Sa më gjatë të jenë flokët në fazën e anagjenit, aq më shumë zgjasin”, thotë Damodaran.

    Faza e katagjenës është një fazë tranzicioni. Ajo shënon fundin e rritjes aktive dhe zgjat dy deri në tre javë. Faza e telogjenës është një fazë pushimi; folikulat janë në gjendje gjumi dhe nuk ndodh rritje e re. Kjo zakonisht zgjat rreth tre muaj.

    Këto tre faza të rritjes pasohen nga faza ekzogjene, ose faza e rënies së flokëve. Flokët e vjetër bien dhe në vend të tyre, fijet e reja të flokëve fillojnë fazën e tyre anagjene, duke rinisur ciklin.

    Flokët rriten në mënyrë asinkrone, kështu që fije të ndryshme mund të jenë në faza të ndryshme rritjeje. Sipas dermatologes së certifikuar Dr. Elyse Love, në çdo kohë të caktuar, afërsisht 85% deri në 90% e flokëve janë në fazën anagjene, 10% deri në 15% janë në fazën telogjene dhe 1% janë në fazën katagjene. Sa i përket fazës ekzogjene, njerëzit në përgjithësi humbasin 50 deri në 100 qime në ditë, thotë Damodaran.

    Çfarë përcakton gjatësinë e flokëve?

    Dy faktorët kryesorë që përcaktojnë gjatësinë e flokëve janë kohëzgjatja e fazës anagjene dhe këputja e flokëve.

    «Ata me faza anagjene më të gjata kanë natyrshëm flokë më të gjatë», shpjegon Love.

    Gjatësia e fazës anagjene të dikujt përcaktohet kryesisht nga gjenetika, por mund të ndikohet edhe nga hormonet, të ushqyerit dhe faktorët mjedisorë, thotë Damodaran.

    Megjithatë, është e vështirë të llogaritet gjatësia e fazës anagjene, thotë Damodaran, sepse nuk ka teste të disponueshme komercialisht.

    Edhe me një fazë rritjeje të bollshme, flokët duhet të qëndrojnë të paprekura dhe të padëmtuara në mënyrë që të rriten në gjatësinë e tyre të plotë. Fatkeqësisht, metodat dhe trajtimet popullore të stilimit, shpesh mund t’u bëjnë më shumë dëm sesa dobi flokëve tanë, thonë ekspertët.

    “Shkaku më i zakonshëm i dëmtimit të flokëve janë ndoshta trajtimet që i thajnë shumë flokët”, thotë Garza. Kur flokët thahen shumë, ato nuk kanë lagështi dhe vaj të mjaftueshëm për të ruajtur teksturën dhe strukturën e tyre natyrale, dhe për këtë arsye janë më të ndjeshme ndaj këputjes.

    Trajtime të tilla përfshijnë ato që aplikojnë nxehtësi të tepërt në fije floku, si tharja me tharëse flokësh, kaçurrelat ose drejtimi; dhe ato që aplikojnë kimikate të ashpra, si zbardhues ose relaksues kimikë.

    Mbajtja e rregullt e topuzëve ose gërshetave të ngushta mund të çojë gjithashtu në një gjendje të rënies së flokëve të quajtur alopecia nga tërheqja, thotë Love. Këto stile tërheqin flokët dhe me kalimin e kohës, kjo çon në rënie të tyre. “Kjo më së shpeshti prek vijën e përparme të flokëve, por potencialisht mund të prekë çdo zonë të kokës”, thotë Love.

    Lloji i flokëve është një tjetër ndryshore që duhet marrë në konsideratë. Damodaran shpjegon se flokët e drejtë kanë tendencë të jenë mekanikisht më të fortë dhe më të vështirë për t’u thyer, sesa flokët kaçurrelë ose me dredha. Prandaj, njerëzit me flokë me dredha duhet të përdorin stilime mbrojtëse dhe të shmangin krehjen dhe krehjen agresive. “Flokët kaçurrelë përfitojnë nga kondicionimi i thellë dhe produktet për ruajtjen e lagështisë”, ndërsa flokët e drejtë “përshtaten mirë me produkte më të lehta për të parandaluar yndyrën”, thotë ajo.

    Cilat janë teknikat efektive të rritjes së flokëve?

    Ekzistojnë shumë lloje dhe tekstura të flokëve, por “strategjitë e rritjes së flokëve janë të njëjta” për të gjithë, thotë Love.

    Mbani një skalp të shëndetshëm.
    Përveç shmangies së trajtimeve të ashpra dhe tharëse, një nga çelësat për të arritur flokë të shëndetshëm është të filloni nga rrënja. “Një skalp i shëndetshëm është thelbësor”, thotë Love. Hulumtimet kanë treguar se një skalp i shëndetshëm, luan një rol jetësor në prodhimin e flokëve të shëndetshëm.

    Garza rekomandon larjen e flokëve “me një rregullsi që parandalon zbokthin” dhe për të parandaluar tharjen e tyre, duke përdorur balsam dhe vajra për skalpin e kokës.

    Lloje të ndryshme flokësh dhe skalpi të kokës kërkojnë frekuenca të ndryshme larjeje me shampo. “Ata me flokë të drejtë dhe të hollë ka të ngjarë të lahen disa herë në javë, ndërsa ata me spirale mund të lahen një herë në javë”, thotë Love.

    Përdorni produkte që kanë provuar të funksionojnë.
    Për ata njerëz që vuajnë nga rënia ose hollimi i flokëve, ekspertët rekomandojnë minoksidilin (markë amerikane: Rogaine; markë britanike: Regaine), një ilaç që mund të stimulojë rritjen e flokëve tek të rriturit. Mund të përdoret si shkumë topikale që aplikohet direkt në lëkurën e kokës dhe është i disponueshëm pa recetë. Dermatologët gjithashtu mund të përshkruajnë minoksidil oral, në formë pilule.

    Love thotë se opsione të tjera efektive të recetave përfshijnë spironolaktonin për rënien e flokëve tek femrat dhe finasteridin për rënien e flokëve tek meshkujt. Është mirë të konsultoheni me një dermatolog, përpara se të përdorni ndonjë nga këto opsione.

    Qëndroni të qetë dhe hani një dietë të ekuilibruar
    Së fundmi, kujdesi për flokët shpesh kërkon kujdes për shëndetin e përgjithshëm. Damodaran rekomandon mbajtjen nën kontroll të niveleve të stresit – aktivitete si joga dhe meditimi mund të ndihmojnë – dhe ruajtjen e një diete të ekuilibruar. Hekuri, zinku dhe vitamina D janë veçanërisht të rëndësishme për rritjen e flokëve, thotë ajo.

    Kini kujdes kur e mbushni shportën e blerjeve me suplemente për rritjen e flokëve, paralajmëron Damodaran. “Nëse keni një dietë të ekuilibruar dhe nuk keni mangësi, nuk ka nevojë për suplemente”, thotë ajo. “Suplementet e tepërta mund të çojnë në probleme të tjera, përfshirë rënien e flokëve.”

    A ka trajtime për rënie të rëndë të flokëve?

    Nëse vazhdoni të përjetoni rënie të flokëve, është e rëndësishme të identifikoni siç duhet shkakun themelor, sepse kjo do të përcaktojë trajtimin më të mirë. Disa gjendje autoimune, si alopecia areata, i përgjigjen më mirë injeksioneve të kortikosteroideve, ndërsa rënia e flokëve tek femrat mund të trajtohet përmes rregullimit hormonal, thotë Love.

    Damodaran gjithashtu përmend gjendje si telogen effluvium, ose rënia e flokëve që ndodh si rezultat i stresit fizik ose emocional si operacioni, shtrimi në spital, ekzaminimet ose ngjarje të tjera të mëdha në jetë. Për fat të mirë, thotë ajo, gjendja “tenton të përmirësohet vetë në katër deri në gjashtë muaj pasi faktori shkaktar të zgjidhet”.

    Nëse nuk mund ta kuptoni shkakun e dëmtimit ose rënies së flokëve, kërkoni ndihmë profesionale. “Është e dobishme të konsultoheni me një dermatolog të çertifikuar për një plan trajtimi, edhe nëse në fund të fundit preferoni opsione pa recetë”, thotë Love./ The Guardian.

  • Martha Riviera-Garrido: Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy…

    Martha Riviera-Garrido: Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy…

    Nga: Martha Riviera-Garrido

    Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy. Dhe në sytë e tij të qashtër ke për të parë dy pemë të përflakta, si dy vatra të ndezura.

    Atëherë, do ta ndiesh mishin tënd si të jetë prej bime, këmbët do të të duken si prej rëre dhe emri yt si i bërë prej balte që të ka ngecur në fyt.Nëse dikush të thotë se të do, do të tronditesh nga pakohësia e tmerrshme e fjalëve; nuk ke për ta kuptuar nëse qe natë apo ditë kur të erdhi ajo rrufe, nëse mbaje në duar një zog apo një peshk, nëse ishte një engjëll apo ishte era ajo që po të shtrëngonte fytin. Gjithsesi, po ajo forcë ka për të të shpëtuar. Shiko përpara, hapja gjoksin dritës apo dhimbjes. Nxirre zemrën jashtë dhe hesht.

    Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NAIM FRASHËRI: SHOKË KEMI NË MESIN TONË TRADHËTORË…