Tag: thotë

  • Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çfarë ndodh me Kosovën?

    Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çfarë ndodh me Kosovën?

    Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë. Por, si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë.

    Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një front tjetër: Kosova.

    Me mijëra paqeruajtës evropianë të dislokuar në vend, a mund të ndodhë që përqendrimi i burimeve dhe vëmendjes në lindje, ta lërë Kosovën më të cenueshme?

    NATO-ja siguron që jo. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i aleancës thotë se ‘NATO-ja, prej kohësh, është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim, së bashku me angazhimet e tjera që mund t’i marrin aleatët’.

    Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës, më 1999.

    Aktualisht ka mbi 4.600 trupa – shumica dërrmuese e tyre evropianë. Italia prin me mbi 1.200, pastaj vijnë shtetet e tjera, si: Hungaria, Gjermania, Polonia apo Zvicra me qindra ushtarë.

    Në Bosnje e Hercegovinë, gjithashtu, prej dekadash ka një mision paqeruajtës, që përbëhet prej forcave evropiane.

    Me 1.100 ushtarë dhe 3.500 të tjerë rezervë, EUFOR-i ofron mbështetje për institucionet e këtij vendi në ruajtjen e paqes, që nga viti 2004, kur i ka zëvendësuar forcat e NATO-s.

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ishte në Bosnje dhe në Kosovë pikërisht këtë muaj. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, më 11 mars, tha se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i fuqishëm edhe sot e kësaj dite.

    Ai tha se dërgimi eventual i trupave evropiane në Ukrainë do të mund të ndikonte në rishikimin e pranisë së huaj ushtarake në Ballkan, por nuk tha se si apo kur.

    ‘Është shumë herët [të flitet], sepse, së pari, duhet të arrihet marrëveshje për paqe në Ukrainë, apo për armëpushim, përpara se të filloni ta ruani atë’, tha Rutte.

    Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për mbledhjen e një force ushtarake, që do të vendosej në Ukrainë, në rast të armëpushimit.

    Kjo, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, inicioi bisedimet për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës – tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të tij.

    ‘Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin së bashku planet për aranzhimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë punë së bashku. Po bashkëpunojmë ngushtë me vendet partnere dhe po përpiqemi të krijojmë një koalicion vullnetarësh nga Evropa dhe më gjerë’, tha sekretari i Britanisë për Mbrojtjen, John Healey.

    Pas një takimi të udhëheqësve evropianë, më 27 mars në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan që t’i shqyrtonin çështjet specifike ligjore rreth çfarëdo force evropiane të sigurisë për Ukrainën, dhe të raportonin pas tri javësh.

    Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se misioni nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e SHBA-së, por SHBA-ja ishte e ftohtë ndaj idesë së ndonjë roli ushtarak në Ukrainë.

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha, po ashtu, se për Rusinë do të ishte e papranueshme prania e forcave të vendeve të NATO-s në Ukrainë – ‘në secilën rrethanë’, sipas tij.

    Disa vëzhgues si Tim Less, nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit, nuk presin që ky mision të formohet, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve.

    Në vend të tij, Less pret që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus, si ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.

    ‘E, nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera’.

    ‘Në atë rast, Serbisë do t’i dërgohej mesazh i qartë, se nuk do të përballej me kundërshtime, nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike’, thotë Less për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

    Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit ‘Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës’.

    Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.

    ‘Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin’.

    ‘Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë’, thotë Karçiq për Exposenë.

    Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën.

    Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.

    ‘Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova’, thotë Loshaj për Exposenë.

    Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë – qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç.

    Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

    ‘[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike’, thotë Loshaj.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë.

    Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyçë për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.

    ‘Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë – në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë’, thotë Less.

    Karçiq pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë.

    Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë, përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike, për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.

    Bosnjën thotë se duhet ta inkurajojë t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë.

    Në të kundërtën, Karçiq thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të linte Perëndimi.

    ‘Rusia, së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë, si dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu, do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut’, thotë ai.

    Dhe, me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Less.

    ‘Inaugurimi i Donald Trumpit më 20 janar ishte një lloj bombe që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trumpit’, sipas tij.

    Në këtë klimë të pasigurt, sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë: qëndroni në radar, ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët.
    Por, kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare – diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkani./ REL

  • REL: Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

    REL: Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë. Por, si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë.
    Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një front tjetër: Kosova. Me mijëra paqeruajtës evropianë të dislokuar në vend, a mund të ndodhë që përqendrimi i burimeve dhe vëmendjes në lindje, ta lërë Kosovën më të cenueshme? NATO-ja siguron që jo. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i aleancës thotë se “NATO-ja, prej kohësh, është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim, së bashku me angazhimet e tjera që mund t’i marrin aleatët”.
    Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës, më 1999.
    Aktualisht ka mbi 4.600 trupa – shumica dërrmuese e tyre evropianë. Italia prin me mbi 1.200, pastaj vijnë shtetet e tjera, si: Hungaria, Gjermania, Polonia apo Zvicra me qindra ushtarë. Në Bosnje e Hercegovinë, gjithashtu, prej dekadash ka një mision paqeruajtës, që përbëhet prej forcave evropiane. Me 1.100 ushtarë dhe 3.500 të tjerë rezervë, EUFOR-i ofron mbështetje për institucionet e këtij vendi në ruajtjen e paqes, që nga viti 2004, kur i ka zëvendësuar forcat e NATO-s.
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ishte në Bosnje dhe në Kosovë pikërisht këtë muaj. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, më 11 mars, tha se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i fuqishëm edhe sot e kësaj dite.
    Ai tha se dërgimi eventual i trupave evropiane në Ukrainë do të mund të ndikonte në rishikimin e pranisë së huaj ushtarake në Ballkan, por nuk tha se si apo kur.
    “Është shumë herët [të flitet], sepse, së pari, duhet të arrihet marrëveshje për paqe në Ukrainë, apo për armëpushim, përpara se të filloni ta ruani atë”, tha Rutte. Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për mbledhjen e një force ushtarake, që do të vendosej në Ukrainë, në rast të armëpushimit. Kjo, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, inicioi bisedimet për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës – tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të tij.
    “Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin së bashku planet për aranzhimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë punë së bashku. Po bashkëpunojmë ngushtë me vendet partnere dhe po përpiqemi të krijojmë një koalicion vullnetarësh nga Evropa dhe më gjerë”, tha sekretari i Britanisë për Mbrojtjen, John Healey.
    Pas një takimi të udhëheqësve evropianë, më 27 mars në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan që t’i shqyrtonin çështjet specifike ligjore rreth çfarëdo force evropiane të sigurisë për Ukrainën, dhe të raportonin pas tri javësh. Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se misioni nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e SHBA-së, por SHBA-ja ishte e ftohtë ndaj idesë së ndonjë roli ushtarak në Ukrainë.
    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha, po ashtu, se për Rusinë do të ishte e papranueshme prania e forcave të vendeve të NATO-s në Ukrainë – “në secilën rrethanë”, sipas tij.Disa vëzhgues si Tim Less, nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit, nuk presin që ky mision të formohet, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve.
    Në vend të tij, Less pret që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus, si ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.
    “E, nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera”.
    “Në atë rast, Serbisë do t’i dërgohej mesazh i qartë, se nuk do të përballej me kundërshtime, nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike”, thotë Less për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiç, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës.
    Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.
    “Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.
    “Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë”, thotë Karçiç për Exposenë. Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën. Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.
    “Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova”, thotë Loshaj për Exposenë.
    Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë – qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç. Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.
    “[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike”, thotë Loshaj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë. Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyçë për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.
    “Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë – në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, thotë Less.
    Karçiç pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë. Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë, përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike, për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.
    Bosnjën thotë se duhet ta inkurajojë t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë. Në të kundërtën, Karçiç thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të linte Perëndimi.
    “Rusia, së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë, si dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu, do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai. Dhe, me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Less.
    “Inaugurimi i Donald Trumpit më 20 janar ishte një lloj bombe që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trumpit”, sipas tij. Në këtë klimë të pasigurt, sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë: qëndroni në radar, ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët. Por, kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare – diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkani./REL

  • Analiza e REL: Kur Europa zhvendos vëmendjen, çfarë ndodh me Kosovën?

    Analiza e REL: Kur Europa zhvendos vëmendjen, çfarë ndodh me Kosovën?

    Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë. Por, si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë.
    Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një front tjetër: Kosova.
    Me mijëra paqeruajtës evropianë të dislokuar në vend, a mund të ndodhë që përqendrimi i burimeve dhe vëmendjes në lindje, ta lërë Kosovën më të cenueshme?
    NATO-ja siguron që jo. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i aleancës thotë se “NATO-ja, prej kohësh, është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim, së bashku me angazhimet e tjera që mund t’i marrin aleatët”.
    Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës, më 1999.
    Aktualisht ka mbi 4.600 trupa – shumica dërrmuese e tyre evropianë. Italia prin me mbi 1.200, pastaj vijnë shtetet e tjera, si: Hungaria, Gjermania, Polonia apo Zvicra me qindra ushtarë.
    Në Bosnje e Hercegovinë, gjithashtu, prej dekadash ka një mision paqeruajtës, që përbëhet prej forcave evropiane.
    Me 1.100 ushtarë dhe 3.500 të tjerë rezervë, EUFOR-i ofron mbështetje për institucionet e këtij vendi në ruajtjen e paqes, që nga viti 2004, kur i ka zëvendësuar forcat e NATO-s.
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ishte në Bosnje dhe në Kosovë pikërisht këtë muaj. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, më 11 mars, tha se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i fuqishëm edhe sot e kësaj dite.
    Ai tha se dërgimi eventual i trupave evropiane në Ukrainë do të mund të ndikonte në rishikimin e pranisë së huaj ushtarake në Ballkan, por nuk tha se si apo kur.
    “Është shumë herët [të flitet], sepse, së pari, duhet të arrihet marrëveshje për paqe në Ukrainë, apo për armëpushim, përpara se të filloni ta ruani atë”, tha Rutte.
    Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për mbledhjen e një force ushtarake, që do të vendosej në Ukrainë, në rast të armëpushimit.
    Kjo, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, inicioi bisedimet për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës – tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të tij.
    “Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin së bashku planet për aranzhimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë punë së bashku. Po bashkëpunojmë ngushtë me vendet partnere dhe po përpiqemi të krijojmë një koalicion vullnetarësh nga Evropa dhe më gjerë”, tha sekretari i Britanisë për Mbrojtjen, John Healey.
    Pas një takimi të udhëheqësve evropianë, më 27 mars në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan që t’i shqyrtonin çështjet specifike ligjore rreth çfarëdo force evropiane të sigurisë për Ukrainën, dhe të raportonin pas tri javësh.
    Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se misioni nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e SHBA-së, por SHBA-ja ishte e ftohtë ndaj idesë së ndonjë roli ushtarak në Ukrainë.
    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha, po ashtu, se për Rusinë do të ishte e papranueshme prania e forcave të vendeve të NATO-s në Ukrainë – “në secilën rrethanë”, sipas tij.
    Disa vëzhgues si Tim Less, nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit, nuk presin që ky mision të formohet, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve.
    Në vend të tij, Less pret që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus, si ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.
    “E, nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera”.
    “Në atë rast, Serbisë do t’i dërgohej mesazh i qartë, se nuk do të përballej me kundërshtime, nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike”, thotë Less për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës”.
    Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.
    “Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.
    “Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë”, thotë Karçiq për Exposenë.
    Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën.
    Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.
    “Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova”, thotë Loshaj për Exposenë.
    Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë – qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç.
    Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.
    “[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike”, thotë Loshaj.
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë.
    Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyçë për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.
    “Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë – në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, thotë Less.
    Karçiq pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë.
    Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë, përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike, për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.
    Bosnjën thotë se duhet ta inkurajojë t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë.
    Në të kundërtën, Karçiq thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të linte Perëndimi.
    “Rusia, së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë, si dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu, do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.
    Dhe, me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Less.
    “Inaugurimi i Donald Trumpit më 20 janar ishte një lloj bombe që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trumpit”, sipas tij.
    Në këtë klimë të pasigurt, sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë: qëndroni në radar, ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët.
    Por, kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare – diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkani./rel

  • Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

    Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky (majtas), presidenti francez Emmanuel Macron (djathtas) dhe kryeministri britanik Keir Starmer, mbajnë takim trepalësh në margjinat e një samiti për “koalicionin e të vullnetit”, më 27 mars, në Paris.
    Disa vëzhgues si Tim Less, nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit, nuk presin që ky mision të formohet, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve.
    Në vend të tij, Less pret që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus, si ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.
    “E, nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera”.
    “Në atë rast, Serbisë do t’i dërgohej mesazh i qartë, se nuk do të përballej me kundërshtime, nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike”, thotë Less për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës”.
    Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.
    “Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.
    “Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë”, thotë Karçiq për Exposenë.
    Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën.
    Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.
    “Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova”, thotë Loshaj për Exposenë.
    Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë – qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç.
    Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.
    “[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike”, thotë Loshaj.
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë.
    Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyçë për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.
    “Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë – në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, thotë Less.
    Karçiq pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë.
    Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë, përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike, për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.
    Bosnjën thotë se duhet ta inkurajojë t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë.
    Në të kundërtën, Karçiq thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të linte Perëndimi.
    “Rusia, së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë, si dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu, do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.
    Dhe, me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Less.
    “Inaugurimi i Donald Trumpit më 20 janar ishte një lloj bombe që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trumpit”, sipas tij.
    Në këtë klimë të pasigurt, sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë: qëndroni në radar, ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët.
    Por, kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare – diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkani.
    Valona Tela

  • Ndryshimi i orës/ Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë

    Ndryshimi i orës/ Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë

    Sot, në orët e para të së dielës (30 mars), ora u zhvendos një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën verore, e cila do të zgjasë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur ora do të rikthehet një orë pas.
    Ndryshimi i orës ka si synim shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kjo do të thotë se sot njerëzit humbën një orë gjumë.
    Ideja për ndërrimin e orës lindi në vitin 1907, kur anglezi William Willett propozoi sistemin e “kohës verore” për të shfrytëzuar më mirë dritën e mëngjesit. Plani i tij u implementua për herë të parë nga Gjermania më 30 prill 1916, dhe më pas u ndoq nga Britania.
    Që nga viti 1981, ndryshimi i orës është standardizuar në të gjithë Evropën, duke u realizuar në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
    Pas ekuinoksit pranveror, dita fillon të zgjatet, duke arritur kulmin më 22 qershor, me 15 orë dritë dielli dhe 9 orë natë. Ky ndryshim ndikon në ritmin e përditshëm të njerëzve, por gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë.

  • Kur mund të thuhet se kanceri është shëruar ose në përmirësim?

    Kur mund të thuhet se kanceri është shëruar ose në përmirësim?

    Pasi një pacient ka përfunduar trajtimin për kancerin, mund t’i thuhet se sëmundja është ose në “përmirësim” ose se është “i shëruar”. Megjithatë, këto terma kanë kuptime të ndryshme.

    Çfarë do të thotë që kanceri është në përmirësim? Ka dy lloje të përmirësimesh së kancerit: “përmirësim i plotë” dhe “përmirësim i pjesshëm”. Përmirësim i plotë do të thotë që kanceri po i përgjigjet trajtimit dhe nuk ka më shenja apo simptoma të sëmundjes. Gjithashtu, skanimet ose testet e gjakut nuk tregojnë praninë e qelizave kanceroze. Përmirësim i pjesshëm do të thotë që trajtimi po funksionon, por disa qeliza kanceroze ende mbeten në trup. Në kontrast, kur një pacient ka “sëmundje të qëndrueshme”, do të thotë se kanceri nuk po përkeqësohet, por as nuk po përmirësohet nga trajtimi. Mjekët nuk mund të parashikojnë se sa do të zgjasë përmirësimi; kanceri mund të rikthehet pas disa javësh ose pas disa vitesh.

    Kur konsiderohet kanceri i shëruar? Nëse një pacient mbetet në përmirësim të plotë për pesë vjet ose më shumë, disa mjekë mund të thonë se ai është “i shëruar”, që do të thotë se ka një mungesë afatgjatë të simptomave ose shenjave të kancerit. Megjithatë, edhe nëse një pacient konsiderohet i shëruar, qeliza kanceroze të pazbuluara mund të mbeten në trup dhe të shkaktojnë rikthimin e sëmundjes në të ardhmen. Mjekët janë më të prirur të përdorin termin “i shëruar” për pacientët që kanë një lloj kanceri me normë të lartë mbijetese pesëvjeçare kur zbulohet herët, si kanceri i gjirit apo melanoma (një lloj kanceri i lëkurës).

    Çfarë është “shërimi statistikor”? Epidemiologët përdorin edhe termin “shërim statistikor”, që do të thotë se një pacient ka mbijetuar aq gjatë sa rreziku i tij për të vdekur nga kanceri është kthyer në nivelin normal të popullsisë së përgjithshme. Për shembull, nëse dikush kishte kancer të zorrës së trashë dhjetë vjet më parë dhe tani është i lirë nga sëmundja, rreziku i tij për të vdekur nga ky kancer është kthyer në nivelin bazë që pritet për njerëzit e tjerë të moshës së tij.

    Kujdes me përdorimin e termit “shërim”. Mjeku Vijay Trisal, një onkolog kirurg në qendrën kërkimore për kancerin City of Hope në Kaliforni, thotë se termi “shërim” duhet përdorur me kujdes. Edhe pse mund të ndihmojë disa pacientë të lehtësojnë ankthin dhe t’i rikthehen jetës normale, ai mund të bëjë që të tjerët të jenë më pak të kujdesshëm dhe të shmangin testet apo kontrollet e ardhshme, të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e rikthimit të kancerit. / Live Science – Syri.net

  • Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Nuk reagojne/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

    Arbri, nga Tirana, ka një kompjuter në bordin e makinës, i cili regjistron kohën dhe ka matur se çdo javë qëndron 25 deri në 30 orë në trafik për një total që është nën 100 km. Mesatarisht, ai shpenzon mbi dy orë në ditë në trafik, me zonën më të rënduar në qendër të Tiranës. Kostoja e parkimit ndërkohë luhatet mes 10-20 mijë lekë në muaj.

    Brunilda nuk sheh alternativë as makinën dhe as transportin publik dhe ka zgjedhur të lëvizë në këmbë. “Ka shumë trafik. Nuk ka parkim.

    Koha e udhëtimit me autobus është thuajse njësoj nëse eci në këmbë. Tirana është një kaos infrastrukturor. Don Bosko, zona ku jetoj, ka vetëm një rrugë për aq shumë banorë. Me ndërtimet e reja që vazhdojnë, më keq do të bëhet”, thotë ajo.

    Si Arbri dhe Brunilda janë me qindra qytetarë që çdo ditë përballen me vonesa në trafik, autobusë me kushte të papërshtatshme dhe pa orare të përcaktuar, sorollatje për të gjetur parkim dhe pagesa që sa vijnë e rriten për të lënë automjetin gjatë natës në vendin ku banon, apo pranë punës.Kaos! Në çdo orë e në çdo pikë të qarkullimit. Nëse e filmoni me një dron trafikun në Tiranë gjatë gjithë ditës do ta kuptoni vetë se për çfarë po flas.

    Një lëmsh i shëmtuar, i vrazhdë, kaotik, me ndotje mjedisore dhe akustike të tmerrshme, me rrezik për sigurinë e jetës për këdo dhe kudo, për këmbësorët, fëmijët, ata me biçikleta, ata me motorë, me monopatina, si dhe vetë për çdo shofer në timon, në mjete private apo publike”, thotë Endri nga Tirana, i cili vetë lëviz me biçikletë.

    Ata komentuan në sondazhin e zhvilluar në faqen e Monitor.al gjatë muajit janar, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting), e cila përveç pyetjeve me zgjedhje, mundëson dhe që qytetarët të japin opinionet e tyre për çështjet e ndryshme.

    Gjithsej u përgjigjën 514 të anketuar, 76% e të cilëve meshkuj. Në përgjigje, dominoi grupmosha 34-44 vjeç, me 45% të të anketuarve, e ndjekur nga të rinjtë 18-34 vjeç, me 33% të atyre që u përgjigjën.

    Sipas rretheve, dominoi Tirana, me 92% të të anketuarve, duke e bërë si rrjedhojë këtë sondazh përfaqësues vetëm për kryeqytetin. 3% e të anketuarve banonin në Durrës dhe 1% në Elbasan.

    97% e të anketuarve thanë se trafiku në qytetin e tyre është i rënduar, ose shumë i rënduar. Vetëm 2.7% mendonin se trafiku është normal.

    Duhet theksuar se gjetjet nuk janë shkencore, pasi kampionimi është i rastësishëm, por gjithsesi ato shërbejnë për të dhënë një ide mbi problematikën me të cilën përballen banorët, sidomos ata të kryeqytetit me trafikun, parkimin dhe mungesën e shërbimit publik cilësor.

    Me makinë, për komoditet, kursim kohe, por dhe transportit të keq publik

    72% e të anketuarve thanë se ata zakonisht udhëtojnë me makinat e tyre personale, përkundrejt 6% me biçikletë dhe 13% më këmbë dhe 9% me transport publik.

    Arsyet për zgjedhjen e llojit të transportit janë nga më të ndryshmet, që nga komoditeti, koha e kursyer, shmangia e trafikut, apo dhe ecja më këmbë për përfitime shëndetësore.

    46% e të anketuarve dhanë kohën, si arsyen kryesore të zgjedhjes së tyre, 21% përmendën komoditetin, 12% koston dhe 8% mungesën e një transporti të përshtatshëm publik. 5% thanë se e kishin punën larg. Shqetësimi më i vogël i tyre ishte ndikimi në mjedis, që ishte zgjedhje për vetëm 2% të të anketuarve.

    “Duhet të çoj fëmijët në çerdhe e kopsht. Me transportin publik është e pamundur të arrij të përcjell të dy fëmijët”, thotë Elisa nga Tirana, që përdor makinën e saj dhe shpenzon mbi dy orë në trafik çdo ditë.

    Nëse do të kishte një sistem eficient transporti publik, numri i përdoruesve të makinave do të ulet, sidomos në kryeqytet. Shumë të anketuar përmendin problematikat me autobusët, që i detyrojnë ata të nxjerrin makinat për të shkuar në punë, apo për të plotësuar nevoja të tjera të përditshme.

    “Është e pamundur të arrihet vendi i punës me mjete të transportit publik”, thotë Genti nga Tirana, i cili me mjetin e tij shpenzon mbi dy orë në ditë i ngecur në trafik.

    “Ka një transportit publik jocilësor, ku problematika kryesore është mungesa e ajrit të kondicionuar gjatë sezonit të verës dhe sidomos mbipopullimi i urbaneve”, thotë D, nga Tirana, që ka zgjedhur të udhëtojë me makinën e saj.

    “Përdor makinën se Linjat e Urbanit nuk janë korrekte dhe funksionale. Linjat urbane janë të çorganizuara, nuk lidhen me njëra-tjetrën dhe janë shumë të ngadalta”, thotë Sokoli nga Tirana.

    Ka dhe nga ata qytetarë, sidomos femra, që nuk përdorin as makinë dhe as mjet publik, duke ndjekur një stil jetese të shëndetshëm. “Lëviz në këmbë sepse nuk kam ku të parkoj, eliminoj trafikun, mbaj trupin në formë, kursej karburantin që do të shpenzoja për të shkuar në punë”, thotë K. Koroveshi, femër nga Tirana.

    Të ndarë sipas llojit të transportit, 61% e atyre që ngasin biçikletën thanë se e kanë zgjedhur këtë alternativë për shkak të kohës.

    Nga të anketuarit që udhëtojnë më këmbë, 40% thonë se e bëjnë këtë për shkak të kohës, 20% për koston dhe 10% për përfitime shëndetësore.

    80% e atyre që udhëtojnë me transport publik thanë se e bëjnë këtë për shkak të kostos.

    Nga ata që përdorin makinë, 50% e bëjnë këtë për shkak të kohës, 25% për komoditetin, 10% nga mungesa e transportit të përshtatshëm publik.

    83% e atyre që udhëtojnë me makinë thanë se e përdorin automjetin e tyre çdo ditë, 16% thanë disa herë në javë dhe më pak se 2% e mbante veturën për të dalë rrallë me të.

    Shumë trafik

    Në Tiranë, vetëm gjatë vitit 2024, u regjistruan për herë të parë 41 mijë mjete, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ose 41% e totalit të mjeteve të reja në vend.

    Në total, në kryeqytet janë të regjistruara rreth 330 mijë mjete aktive, sipas DPSHTRR. Në një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, sipas Censit të ri të INSTAT, në kryeqytet ka 550 makina për 1000 banorë, ose një makinë për çdo dy banorë, shifër kjo pothuajse e barabartë me mesataren e Bashkimit Europian (560 makina për 1000 banorë, sipas Eurostat) dhe gati dyfishi i mesatares së vendit. Këtyre u shtohen dhe makinat që vijnë çdo ditë nga rrethet e tjera.

    Shtimi i automjeteve, ndërsa rrugët e brendshme të Tiranës jo vetëm nuk janë zgjeruar, por janë ngushtuar nga korsitë e biçikletave vitet e fundit, kanë rënduar trafikun brenda në qytet. E vetmja lehtësi ka qenë përfundimi i Unazës së Madhe, që ka liruar trafikun në periferi.

    41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur. Në total, 70% e përdoruesve të automjeteve humbin më shumë se një orë në ditë të ngecur në trafik. Vetëm 6% thanë se koha në trafik ishte më pak se 30 minuta dhe 24% nga 30 minuta deri në 1 orë.

    E ndarë vetëm për kryeqytetin, përqindja e të anketuarve, që kalojnë më shumë se një orë në trafik rritet në 73% dhe vetëm 5% shpenzojnë më pak sesa 30 minuta duke pritur të lirohet rruga.

    “Në momentin që e jeton trafikun thuajse çdo ditë, është i dukshëm zhgënjimi që shfaq në çdo dalje në kryeqytet. Tirana është tjetërsuar dhe krijimi i shumë segmenteve rrugore, duke marrë parasysh dhe mbipopullimin e vendit 1/3 e Shqipërisë që jeton në Tiranë, e bën tepër stresuese qarkullimin.

    Unë kam vite që qarkulloj me urban, pasi e shoh me kosto më të ulët, por në anën tjetër, mbingarkimi nuk njeh transport, në qofsh me linjë urbane apo automjet. Problematikë gati 5-7-vjeçare”, thotë Andi nga Tirana, që përdor transportin publik për shkak të kostove.

    “Është katastrofë, shpenzoj rreth 2 orë në ditë në trafik, për të shkuar dhe për t’u kthyer. Për më tepër që brenda Unazës së Vogël është mision i pamundur për parkim”, thotë Flori nga Tirana, i cili e përdor makinën çdo ditë.

    “Trafiku në Tiranë është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballet qyteti. Mosndërtimi i rrugëve të reja dhe përqendrimi i ndërtimeve brenda unazës kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur gjatë orëve të pikut.

    Për më tepër, transporti publik cilësor mungon thuajse tërësisht; aktualisht, ai kufizohet vetëm me autobusë që nuk ndjekin orare fikse, ndërsa mungojnë tërësisht metroja, tramvajet apo zgjidhje të tjera moderne që do të lehtësonin lëvizjen.

    Densiteti i lartë i popullsisë në një zonë të vogël gjeografike e bën thuajse të pamundur gjetjen e hapësirave për parkim, duke shkaktuar stres të përditshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Përveç kësaj, mungesa e politikave afatgjata për decentralizimin e shërbimeve dhe zhvillimin urban në periferi përkeqëson më tej problemin.

    Investimi në zgjidhje moderne të transportit publik, si metroja dhe tramvaji, ndërtimi i rrugëve alternative dhe krijimi i hapësirave të posaçme për parkim janë më shumë se të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet”, thotë Leonati nga Tirana, i cili përdor makinën disa herë në javë dhe shpenzon mbi 2 orë në trafik.

    Astiri, hyrja e Tiranës dhe autostrada, zonat me më shumë trafik

    Astiri përmendet nga shumica e komentuesve si zona që ka më shumë trafik në kryeqytet. Gati 20% e tyre kanë deklaruar se aty qëndrojnë më shumë duke pritur që të hapet rruga.

    “Në të përditshmen time has më shumë trafik në Astir, hyrje dalje të Tiranës, rruga e Durrësit deri në Kthesën e Rinasit dhe në kthim. Por të gjitha rrugët e Tiranës në unazë të vogël dhe rrugë të tjera të rëndësishme kanë një super trafik”, shkruan një komentues nga Tirana, që mbetet dy orë në ditë rrugëve.

    Zona e 21 Dhjetorit, unaza e vogël, Selvia, Pallati me Shigjeta (nënkalimi), Rruga nga Kombinati deri te Amerikan 3, Fresku, Mine Peza, Zogi i Zi, Medreseja janë destinacione të tjera që kalisin durimin e përdoruesve të automjeteve e transportit publik.

    “Çdo zonë është e rënduar në Tiranë. Rruga që përshkoj përfshin Liqenin e Thatë, Kopshtin Zoologjik, Qendrën Kristal. Në rast jo trafiku rruga bëhet për 10 minuta. Kur ka trafik shkon 50 minuta”, thotë S.D.

    Në daljet e unazës së madhe për të hyrë në qytet, rruga ngushtohet, duke krijuar gjithnjë trafik. “Për të hyrë çdo mëngjes në Tiranë në daljen te Kopsht Zoologjik duket të pres mbi 30 minuta”, thotë Denisa, që ka pas kohë që ka marrë shtëpinë në atë zonë.

    Kur kthehesh nga puna i lodhur dhe mbetesh në trafik

    Edhe hyrja e kryeqytetit nga kjo anë është një stres më vete për përdoruesit e automjeteve private, apo dhe ata që udhëtojnë me transport publik.

    Shumë zyra vitet e fundit janë zhvendosur në autostradë, ose në periferi të Tiranës, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e automjeteve private për të shkuar në punë.

    “Shpenzoj një orë në ditë për të shkuar në punë dhe një orë tjetër për tu kthyer”, thotë një punonjës i doganave.

    Ndonëse përfundimi i unazës ka lehtësuar trafikun në shumë pika, hyrja në kryeqytet nga Durrësi e Kamza mbetet problematike.

    “Nga Kamza në Tiranë me autobus duhet 1.5 orë, po kështu edhe për ardhje. Autobusët në Kamëz dhe Tiranë nuk bëhen dy bashkë kurrë, por mbeten në trafik.

    E keqja më e madhe është se kur vonohen rrugës, mbushen aq shumë sa të merret fryma, sidomos në dalje nga Tirana për Kamëz. E keqja, mes shumë të tjerave rrugës, është kthesa e Kamzës. Aty ka shkencë të veçantë botërore për kryqëzime”, thotë Ajeti.

    Ka vështirësi të madhe për të lëvizur në Tiranë, çdo rrugë është e mbingarkuar, sidomos hyrja dhe dalja. Hyrja për në Tiranë nga Durrësi është pjesa më problematike, ku nga 5 korsi reduktohet në 2 korsi, pasi është dhënë leje ndërtimi aty ku s’duhet.

    Në vend që ndërtimet të projektohen e zbatohen në varësi të rrugëve, në Shqipëri ndodh e kundërta, duhet që rrugët t’u përshtaten projekteve ndërtimeve dhe për disa që pasurohen duhet të vuajnë çdo ditë qindra mijë njerëz”, thotë Albani.

    Autostrada konsiderohet si zona me më shumë trafik nga 10% e komentuesve.

    “Tani që po shkruaj kam gjysmë orë që kam ngecur në Vorë. Kjo ndodh për shkak se tashmë i gjithë Veriu shkarkon në mes të autostradës, që pas ndërtimit të rrugës me pagesë. Këtu çdo investim bëhet mbrapsht. Duhej zgjeruar më parë rruga Tiranë-Durrës, që është nyja më e rëndësishme e lidhjes së vendit. Imagjinoni se çfarë do të bëhet në verë”, shkruan A.Z nga Tirana.

    Mëngjesi dhe pasditja më të ngarkuarat

    Dalja herët në mëngjes për shumë nuk është një zgjedhje, por një detyrim për shkak të orarit të caktuar për tu paraqitur në punë, apo domosdoshmërisë për të ikur në shtëpi.

    Koha kur ka më shumë trafik është midis orës 7.00-9.00, kur të gjithë ikin në punë apo në shkollë, që është konsideruar e tillë nga mbi 80% e të anketuarve.

    Kthimi për në shtëpi gjithashtu kërkon durim. Midis orës 17.00-19.00 duhet të presësh radhën në hyrje të Tiranës, në unazën e vogël, apo në pothuajse çdo rrugë të kryeqytetit. Ky orar është zgjedhja e dytë si më e ngarkuara, nga 64% e të anketuarve.

    Nëse do të qarkullosh lirshëm nëpër Tiranë, duket të dalësh pas orës 7 të mbrëmjes./Monitor

  • Studimi: Paratë e blejnë lumturinë…tek ata që s’kanë para!

    Studimi: Paratë e blejnë lumturinë…tek ata që s’kanë para!

    Foto Ilustruese

    TIRANË- A e blen paraja lumturinë? Edhe pse duket si një pyetje e drejtpërdrejtë, hulumtimet e mëparshme na kanë vënë përpara gjetjeve kontradiktore, duke na lënë me një pasiguri për përgjigje.
    Puna themelore e botuar në vitin 2010 nga Daniel Kahneman  dhe Angus Deaton i Universitetit të Princeton-it kishte zbuluar se lumturia e përditshme rritej me rritjen e të ardhurave vjetore dhe se limiti ishte 75 mijë dollar në vit për të arritur një lumturi të caktuar. Hulumtimi i botuar në vitin 2021 nga Matthew Killingsworth i Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se lumturia rritej në mënyrë të qëndrueshme nëse të ardhurat ishin më të larta se 75,000 dollarë në vit dhe pa një limit të caktuar.
    Për të kuptuar dallimet, Kahneman dhe Killingsworth u bashkuan në atë që njihet si një bashkëpunim kundërshtar, duke bashkuar forcat me profesoren e Universitetit  Penn Integrates Knowledge Barbara Mellers si arbitre. Në një artikull të ri Proceedings of the National Academy of Sciences, treshja tregon se, mesatarisht, të ardhurat më të mëdha shoqërohen me nivele gjithnjë në rritje të lumturisë. Megjithatë, marrëdhënia bëhet më komplekse, duke zbuluar se brenda kësaj tendence të përgjithshme, pasi do të ketë gjithmonë një grup të pakënaqur në çdo grup.
    “Me fjalë më të thjeshta, kjo sugjeron që për shumicën e njerëzve të ardhurat më të mëdha shoqërohen me lumturi më të madhe”, thotë Killingsworth, një bashkëpunëtor i lartë në Wharton dhe autor kryesor i studimit. “Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të pakënaqur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë. Për të gjithë të tjerët, më shumë para u shoqëruan me lumturi më të lartë në shkallë disi të ndryshme.”
    Mellers gërmon në këtë nocion të fundit, duke vënë në dukje se mirëqenia emocionale dhe të ardhurat nuk janë të lidhura nga një marrëdhënie e vetme. “Funksioni ndryshon për njerëzit me nivele të ndryshme të mirëqenies emocionale,” thotë ajo. Në mënyrë të veçantë, për grupin më pak të lumtur, lumturia rritet me të ardhurat deri në 100,000 dollarë, më pas nuk tregon rritje të mëtejshme ndërsa të ardhurat rriten. Për ata që janë në rangun e mesëm të mirëqenies emocionale, lumturia rritet në mënyrë lineare me të ardhurat, dhe për grupin më të lumtur në fakt përshpejtohet me të ardhura mbi 100,000 dollarë.
    Dhe tani pyesim: A blejnë paratë lumturi?
    Studiuesit pranuan se punët e tyre të mëparshme kishte nxjerrë përfundime të ndryshme. Killingsworth, Kahneman dhe Mellers u përqendruan në një hipotezë të re se ekziston një shumicë e lumtur dhe një pakicë e pakënaqur. Për të parët, supozuan ata, lumturia vazhdon të rritet ndërsa vijnë më shumë para; lumturia e këtij të fundit përmirësohet me rritjen e të ardhurave, por vetëm deri në një prag të caktuar të ardhurash, pas së cilës nuk përparon më.
    Duke marrë një mesatare të lumturisë dhe të ardhurave të personit, Killingsworth nxjerr përfundime se si janë të lidhura dy variablat.
    “Është më e lehtë për t’u kuptuar me një shembull,” thotë Killingsworth. Imagjinoni një test kognitiv për demencën që shumica e njerëzve të shëndetshëm e kalojnë lehtësisht. Ndërsa një test i tillë mund të zbulojë praninë dhe ashpërsinë e mosfunksionimit kognitiv, ai nuk do të zbulonte shumë për inteligjencën e përgjithshme pasi shumica e njerëzve të shëndetshëm do të merrnin të njëjtin rezultat perfekt.
    A ka rëndësi nëse paratë mund të blejnë lumturinë?
    Nxjerrja e këtyre përfundimeve do të kishte qenë sfiduese nëse dy ekipet kërkimore nuk do të bashkoheshin, thotë Mellers, i cili sugjeron se nuk ka mënyrë më të mirë se bashkëpunimet kundërshtare për të zgjidhur konfliktin shkencor.
    “Ky lloj bashkëpunimi kërkon vetëdisiplinë dhe saktësi shumë më të madhe në mendim sesa procedura standarde,” thotë ajo. “Bashkëpunimi me një kundërshtar – apo edhe një jo kundërshtar – nuk është i lehtë, por të dyja palët kanë më shumë gjasa të njohin kufijtë e pretendimeve të tyre.” Në të vërtetë, kjo është ajo që ndodhi, duke çuar në një kuptim më të mirë të marrëdhënies midis parasë dhe lumturisë.
    Dhe këto gjetje kanë implikime të botës reale, sipas Killingsworth. Së pari, ata mund të informojnë për të menduar për normat e taksave ose si të kompensojnë punonjësit. Dhe, sigurisht, ato kanë rëndësi për individët ndërsa lundrojnë në zgjedhjet e karrierës ose peshojnë të ardhura më të mëdha kundrejt prioriteteve të tjera në jetë, thotë Killingsworth.
    Megjithatë, ai shton se për mirëqenien emocionale paratë nuk janë të gjitha. “Paraja është vetëm një nga përcaktuesit e shumtë të lumturisë,” thotë ai. “Paratë nuk janë sekreti i lumturisë, por ndoshta mund të ndihmojnë pak.”

  • Marrëveshja për mbrojtjen me Shqipërinë dhe Kosovën, Kroacia: Nisma ushtarake e hapur edhe për partnerët

    Marrëveshja për mbrojtjen me Shqipërinë dhe Kosovën, Kroacia: Nisma ushtarake e hapur edhe për partnerët

    Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “është e hapur edhe për aleatë e partnerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, që “duan të kontribuojnë në ndërtimin e stabilitetit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore”.
    Kështu e komenton Qeveria e Kroacisë Deklaratën e nënshkruar nga tri vendet, më 18 mars.
    Sipas saj, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.

    Qëllim i saj “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake”.
    “Një aleancë e tillë – përveç anëtarësimit në NATO – as që është e nevojshme”, theksohet në përgjigjen me shkrim të Qeverisë kroate, dërguar Radios Evropa e Lirë.
    Ndryshe nga Shqipëria dhe Kroacia, Kosova nuk është anëtare e NATO-s.
    Në reagimet e tij të para ndaj nismës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me nënshkrimin e dokumentit, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova “kanë hapur një garë armësh në rajon” dhe “kanë shkelur marrëveshjen nënrajonale të vitit 1996”.
    Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.
    Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, Qeveria kroate thotë se kjo marrëveshje është zbatuar vazhdimisht për 29 vjet.
    Ajo, po ashtu, kujton se as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë palë në atë marrëveshje.
    “Në këtë kontekst, është krejtësisht e kotë të lidhet me Deklaratën e përbashkët, të nënshkruar së voni ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, qëllimi kryesor i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet ministrive të mbrojtjes të vendeve mike, partnerëve dhe aleatëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kroacisë.
    Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse e shohin si kërcënim nismën e tri vendeve ballkanike.
    Por, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se Beogradi zyrtar “e di fare mirë” se aleatët e NATO-s nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme kundër Serbisë.
    “Për më tepër, tri vendet e përmendura nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë”, thotë Serwer për Radion Evropa e Lirë.
    Deklaratën e tri shteteve ai thotë se e sheh si “një lëvizje që kontribuon në stabilitet, jo në destabilizim”.
    Ai vlerëson se Kosova ka vepruar “mençur” që ka lidhur partneritet me Shqipërinë dhe Kroacinë, të cilat janë vende anëtare të NATO-s.
    NATO-ja e komentoi gjithashtu Deklaratën, duke e cilësuar si marrëveshje trepalëshe mes tri vendeve.
    “NATO-ja, si organizatë, nuk është pjesë e iniciativës dhe, për këtë arsye, nuk ka pasur ndonjë rol në procesin e konsultimit”, thuhet në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë.
    Pse e pengon Beogradin?
    Vuk Vuksanoviç, studiues në Qendrën joqeveritare të Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se zyrtarët në Beograd po e përdorin Deklaratën “për të larguar vëmendjen” nga problemet e brendshme.
    Ai aludon te protestat masive që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se katër muaj. Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, nëntorin e kaluar.
    Vuksanoviç thotë se Beogradi e konsideron pjesëmarrjen e Zagrebit si veçanërisht “provokuese”.
    “Unë nuk mendoj se ka të bëjë aq shumë me Shqipërinë, marrë parasysh se Vuçiç ka, ose së paku ka pasur një marrëdhënie mjaft bashkëpunuese me kryeministrin Edi Rama”, thotë ai.
    Megjithatë, për ministrin serb të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç, memorandumi trepalësh është “një nismë provokuese e vendeve fqinje, që bie ndesh me përpjekjet për forcimin e sigurisë rajonale”.
    “Kosova dhe Metohia është një krahinë autonome brenda Republikës së Serbisë, pa marrë parasysh faktin se disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, e kanë njohur pavarësinë e saj të paligjshme dhe të vetëshpallur”, ka thënë Gashiç.
    Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por ajo vazhdon të mos njihet nga Serbia.
    Sipas Gashiçit, Zagrebi dhe Tirana ka kohë që përpiqen ta fusin Kosovën në NATO “përmes derës së pasme”.
    Po sipas tij, këto dy vende po e ndihmojnë zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilën Serbia e konsideron të paligjshme.
    “Qartazi, një skenar i tillë nuk është i pranueshëm për vendin tonë”, ka thënë Gashiç.
    Cila është forca ligjore e Deklaratës?
    Vuksanoviç thotë se kjo nuk është një marrëveshje tipike ndërshtetërore, sipas rregullave të së drejtës publike ndërkombëtare.
    “Memorandumet për bashkëpunim nuk janë ligjërisht të detyrueshme në natyrë”, sipas tij.
    Ai thekson se kjo është një marrëveshje nënrajonale midis dy anëtarëve të NATO-s me një palë të tretë – Kosovën.
    Pjesëmarrjen e Kroacisë, ai e sheh si përpjekje për të arritur pikë politike në planin rajonal.
    Kë e shohin si kërcënim Zagrebi, Tirana dhe Prishtina?
    Në përgjigjen dhënë REL-it, Qeveria kroate thekson se bashkëpunimi në mbrojtje midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës është “i cilësisë së lartë” dhe se Deklarata ka synim vetëm ta përmirësojë atë.
    “Zona e Evropës Juglindore është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të sigurisë, veçanërisht atyre nga fusha hibride dhe kibernetike, qëllim i të cilave është destabilizimi i rajonit”, thuhet në Deklaratë.
    Aty nuk specifikohet se nga vijnë kërcënimet.
    Kush është “faktor i paqes dhe stabilitetit” në rajon?
    Përveç kundërshtimit të Deklaratës, zyrtarët serbë kanë përsëritur vazhdimisht se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal.
    Kështu, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se, për këtë interes, do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s.
    Por, profesori Serwer thotë se “gara e vetme” e armëve në rajon, është ajo që udhëheq Serbia për vite me radhë.
    “Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Vuçiç, thjesht, i mashtron diplomatët naivë”, thotë ai.
    Serwer shton se Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe t’i ofrojë mbështetje politikës secesioniste në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik.
    Po sipas tij, pushteti në Beograd, i cili nuk i ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit rus të Ukrainës, inkurajon politika proruse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi.
    “Asnjë nga këto nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet”, përfundon Serwer./REL

  • PD: Do të ulim taksën e pronës për emigrantët në 2%

    PD: Do të ulim taksën e pronës për emigrantët në 2%

    Akil Kraja ekspert ekonomie pranë Partisë Demokratike thotë se forca politike ku ai bën pjesë ka në fokus kthimin e emigrantëve në vend.
    Që kjo të ndodhi, PD ka bërë pjesë të programit, lehtësitë fiskale që do të zbatojë në rast se vjen në qeveri. Sipas tij, fokus kryesorë është përjashtimi nga taksat për 5 vite
    “Ne duam që të krijojmë kushtet e duhura që një emigrant të vij dhe të investojë i lirë  në treg. Ne duam që tregu të jetë i lirë dhe jo të monopolizohet nga ministrat apo deputete me statuse të investitorit strategjik. Ndaj cdo emigrant që ka një plan biznesi në cdo sektor do të jetë i lirë të vjë dhe investoje duke u përjashtuar nga taksat në pesë vitet e para”, -tha Kraja në E-ZONE.

    Paralelisht me ketë premtim, PD thotë se një tregu i pronave është në ngërç për shkak të taksave të latra. Mijëra emigrantë nuk i shesin dot banesat e tyre pasi taskat që duhet të paguajnë janë të larta.
    “Sot të shesë një prona paguan 15% tatim fitim. Një taksë që ka bllokuar shitjet dhe rëndon padrejtësisht në çmimin final të pronës.
    Ndaj ne do të ulim këtë taksë në 2 % për ti dhënë më shumë frymarrje tregut, jo vetëm për emigrantët që duan të shesin pornat e tyre por edhe për qytetarët”, u shpreh eksperti i PD.
    Sipas Krajës, PD do të zgjerojë zyrat e konsulltave në botë për ti ardhur në ndihmë me shërbim komunitetit shqiptar, ndërsa për çdo mësues që mban gjall gjuhën shqipe jashtë vendit, do të ketë mbështetje financiare.