Tag: thotë

  • 100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

    100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

    Më 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin “100 fshatrat”, me premtimin ambicioz për t’i kthyer në qendra turistike. Teksa prezantoi programin, kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 ministri dhe një sërë agjencish do të angazhoheshin për të ndërhyrë në infrastrukturë, trashëgimi kulturore dhe agro-turizëm me qëllim rivitalizimin e ekonomisë së fshatit, bazuar në potencialet turistike dhe kthimin e banorëve të larguar.

    Referuar vendimit nr. 21, datë 12.1.2018, ministria e Bujqësisë ishte drejtuese e kësaj strategjie.

    “Nuk bëhet fjalë për investime të natyrës së këtyre 20 e kusur viteve dhe as për investime të përqendruara në 100 ishuj të veçantë, thjesht për të ndryshuar 100 fshatra. Bëhet fjalë për 100 pika graviteti mbi të cilat jemi të bindur se do të krijohen rrathë zhvillimi dhe rrjetëzime të investimeve në agro-turizëm”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të këtij projekti.

    7 vite më pas të dhënat e grumbulluara nga “Faktoje” tregojnë se ndërhyrjet në fshatra kanë qenë të fragmentuara dhe fshati vijon e vuan për ujë, drita dhe rrugë.

    “Për të kuptuar seriozitetin e këtij programi, shih çfarë po i bëjnë Tragjasit. Po i marrin ujin”, thotë Flora Xhemani, eksperte e turizmit.

    Muhamet Shetaj, jeton në një shtëpi të bukur, por të vetmuar mbi kodrat e fshatit Shetaj buzë Kepit të Rodonit, një atraksion turistik. Mijëra vizitorët që kalojnë mes për mes fshatit Shetaj për të shkuar tek kisha e Kepit të Rodonit, nuk ndalojnë në fshat pasi ai nuk ofron asnjë mundësi. Pa mundësi e shohin jetesën në këtë fshat edhe banorët, shumica e të cilëve kanë zgjedhur të emigrojnë, duke lënë vetëm të moshuarit pas.

    Ne foto: Muhamet ShetajNë të 80-at e tij, është bërë tre herë stërgjysh, por asnjë prej nipërve dhe mbesave nuk jeton në Shqipëri.

    “Stërnipi më i vogël është 2 vjeç, dhe ende nuk i ka shkelur këmba në këtë shtëpi. Jetojnë në Itali, më merr malli ta shikoj këtë shtëpi plot”, – rrëfen ai pa mundur të fshehë lotët e mallit.

    Shetaj që ka qenë kryeplak i fshatit për periudhën 2004-2019, jeton me djalin dhe nusen e djalit, tre fëmijët e të cilëve (edhe ata tashmë janë bërë prindër) kanë emigruar dhe ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë.

    “Familja jonë ka 13 anëtarë, por vetëm ne të tre jemi këtu. Djali që është 51 vjeç, është më i riu i fshatit. Kanë ikur të gjithë”, rrëfen Shetaj.

    Emigracioni ka prekur në mënyrë masive këtë fshat. Vilat e bukura të ndërtuara me mundin e viteve të gjatë të emigrimit janë të gjitha të mbyllura me çelës, për tu hapur për dy javë vetëm gjatë stinës së verës.

    “Këtu jemi 50 shtëpi, por vetëm 19 prej tyre kanë nga një të moshuar që ende e mban derën e shtëpisë hapur. Të tjerat hapen vetëm gjatë verës”, thotë Shetaj.

    “Nuk ka as punë, as rrugë, asgjë. E vetmja e ardhur është nga peshkimi, djali që është 51 vjeç nuk ka asnjë ditë pune të siguruar. Sot ka dalë për peshk, por ka ditë që nuk zë asgjë. Me çfarë të rrojmë ”, tregon i moshuari.

    Fshati Shetaj në bashkinë e Durrësit, është një nga tre fshatrat e përzgjedhur, pjesë e listës së 100 fshatrave, por në vitin e 7 të zbatimit, investimet në këtë zonë kanë qenë krejt minimale.

    Një tabelë në hyrje të fshatit tregon një mori shërbimesh që nuk ekzistojnë, duke filluar që nga muzeu, një infopoint, kabinë telefonike, pikë panoramike apo edhe tualete.

    “Asgjë nga këto nuk ekziston, nuk e di se çfarë thotë tabela, por këtu nuk ka asgjë”, na thotë një banor që takojmë në të vetmin lokal të fshatit.

    Rruga e ndërtuar në vitin 2012 është amortizuar, por banorët e konsiderojnë veten me fat pasi prej 3 vitesh së paku kanë ujë të pijshëm.

    “100 fshatrat nuk ka pas asnjë ndikim për ne. Si të gjithë fshatrat e tjerë edhe ne jemi jashtë vëmendjes së bashkisë, tani që hoqën edhe komunën jemi më keq pasi për çdo gjë duhet të shkojmë në bashki”, thotë ish kryeplaku.

    Investime

    Për periudhën 2018-2021 institucionet e ngarkuara me ndërhyrjen në 100 fshatrat shpenzuan 192 mln lekë, por njëjtë si fshati Shetaj në Durrës, asnjë nga fshatrat nuk arriti të rigjallërohet dhe të bëjë që banorët e larguar të kthehen sërish. Përkundrazi. Fshati është prekur nga braktisja masive.

    Me qëllim rigjallërimin e ekonomisë lokale dhe kthimin e tyre në atraksione turistike, fillimisht me një kohëzgjatje 3 vjeçare, programi 100 fshatrat u shty deri në vitin 2024, ndërsa këtë vit qeveria vendosi ta shtyjë deri në vitin 2030 duke akorduar një fond prej 9 mld lekë.

    Referuar vkm-së përkatëse qëllimi i këtij programi ishte mbështetja e ekonomisë jobujqësore dhe kthimi i këtyre fshatrave në zona turistike, bazuar kjo në potencialin e tyre turistik, duke ndërhyrë në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellës, rehabilitim objektesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.

    Si pasojë e ndërhyrjeve programi parashikonte të ndikonte në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, diversifikimit ekonomik nëpërmjet turizmit, rritjes së numrit të turistëve, bizneseve dhe punësimit.

    Për Flora Xhemanin, eksperte e turizmit, projekti nuk i ka justifikuar shpenzimet e bëra në emër të tij.

    “Një pjesë e mirë e fshatrave vazhdojnë po kaq të harruar, po kaq të pafrekuentuar, po kaq joturistikë pasi projekti nuk i ka prekur akoma”, thotë Xhemani. “Ka tre situata”, nënvizon ekspertja e turizmit.

    “E para është zero me xhufkë, programi nuk ka prekur fare një pjesë të mirë të fshatrave të kësaj liste. E dyta investimet që u bënë nuk ishin brenda pritshmërive, dhe së treti edhe ato që u prekën, punët janë bërë shkel e shko”, thotë Xhemani duke sjellë si shembull rastin e Nivicës që u harxhuan qindra mln lekë për qendrën, por që aktualisht është e papërdorshme.

    Milionat e hedhura nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Turizmit, Ministria e Kulturës dhe ajo e Infrastrukturës dhe një sërë institucionesh të tjera si AZHBR apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kanë qenë të fragmentuara duke mos dhënë rezultatet e duhura.

    Imeldi Sokoli, ekspert për zhvillimin e territorit pranë Co-Plan, thotë se ndryshe nga qëllimi që ishte për të rigjallëruar ekonominë lokale, “nuk kemi asnjë shkëndijë pozitive.

    “Është copëzuar në donatorë të ndryshëm, dhe nuk ka mundur të japë efektin e duhur në zhvillimin e ekonomisë locale. Janë bërë disa investime, por jo në drejtimin strategjik të duhur”, thotë Sokoli.

    Përgjegjësia

    Pavarësisht premtimeve, ministria e Bujqësisë i tha “Faktoje” se nuk ka zë të dedikuar buxhetor për programin “100 fshatrat”, por ky program është mbështetur nëpërmjet skemave kombëtare për vitet 2018- 2021, përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

    “Përmes masave të mbështetjes kombëtare janë financuar nga AZHBR, rreth 17 projekte me vlerë 88.7 milionë lekë”, deklaroi ministria e Bujqësisë, që sqaron se investimet kanë shkuar për ndërtime, rikonstruksion, mobilim, makineri dhe pajisje për agroturizmin dhe bujtina.

    Avni Hysa, përfitoi një mbështetje prej 172 mijë euro nga IPARD në vitin 2022, për të kthyer në bujtinë shtëpinë e gjyshërve në fshatin Gurë i Bardhë në bashkinë e Klosit. Me hapjen e rrugës së Arbrit dhe pjesë e listës së 100 fshatrave ai kishte shumë shpresa se fshati i harruar i Pjetër Budit do të ishte pjesë e listës investimeve, së paku për rrugën. Por pavarësisht premtimit për rigjallërim, vetëm një muaj më parë, ka nisur puna për shtrimin e një segmenti të rrugës, që të çon deri në hyrje të fshatit, por jo brenda në fshat.

    “Nëse do të ishte rruga, sigurisht që biznesi do të kishte ecur shumë më mirë. Tani shpresoj me rrugën gjërat të fillojnë të ndryshojnë, por fshati ynë është një perlë e harruar”, thotë Avniu.

    “Duhet që rruga të shkojë në të gjithë fshatin, të restaurohet shtëpia e Budit, kemi ura që mbartin shumë histori…kemi se çfarë tregojmë, por këtu nuk është vënë dorë në asgjë”, thotë ai.

    Tre ministri, asnjë përgjigje

    Tre nga ministritë e angazhuara në mbarëvajtjen e këtij programi ambicioz të qeverisë shqiptare, konkretisht Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit dhe ajo e Infrastrukturës nuk iu përgjigjën një kërkese për informacion të Faktoje.

    Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që është institucioni që ka marrë përsipër një sërë ndërhyrjesh thotë se deri më tani ka ndërmarrë 180 projekte, që kanë prekur direkt ose në mënyrë të tërthortë 100 fshatrat, por nuk sqaron sa prej tyre janë investime direkte për 100 fshatrat.

    “Qeveria Shqiptare angazhon një buxhet të dedikuar për këtë program, ku FSHZH luan rolin e Agjencisë Zbatuese. Që prej krijimit të tij deri në fund të vitit 2024, programi i dedikuar për 100 Fshatrat ka siguruar një financim prej rreth 2.5 miliardë Lekë, dhe rreth 9 miliardë të tjera janë parashikuar për fazat vijuese deri në vitin 2030”, tha FSHZH në një përgjigje të një kërkese për informacion.

    Pavarësisht listës së gjatë të investimeve që rendit FSHZH, ekspertët thonë se fshatrat vijojnë të vuajnë për rrugë, drita dhe ujë.

    “Vermoshi nuk ka as drita e as ujë, e njëjta gjë edhe me Lëpushën. Kanë mungesë investimesh bazike që nuk mund të sjellin impaktin e duhur në ekonomi”, thotë Imeldi Sokoli.

    Të njëjtin kosntatim ndan edhe Flora Xhemani, e cila për shkak të angazhimit në fushën e turizmit, i prek nga afër këto realitete.

    “Edhe aty ku kanë shkuar projektet investimet nuk kanë qenë eficiente. Mund të jenë rregulluar dy fasada, por nuk kanë rrugë, nuk kanë energji. Psh. Thethi, Lëpusha, Valbona nuk kanë drita fare në dimër, ndërsa në verë kanë tension 120 volt që është i pamjaftueshëm”, thotë Xhemani.

    Gjetjet e KLSH-së

    Mos-eficiencën e këtij programi e konstatoi edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të publikuar në vitin 2022. KLSH kreu një monitorim të ecurisë së programit për periudhën 2018-2021 dhe zbuloi se asnjë nga institucionet nuk i rakorduan investimet me njëri tjetrin dhe as i monitoruan.

    “Ministria e Bujqësisë, Ministria e Turizmit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës nuk kanë pasur dokumente strategjike në lidhje me menaxhimin e programit 100 fshatrat të shoqëruar këto dhe me raporte monitorimi, relacione, vendime, udhëzime, analiza ose studime që lidhen me zhvillimin e programit 100 fshatrat. Gjithashtu nuk ka as plane pune vjetore të hartuara për periudhën e zbatimit të programit qeveritar për 100 fshatrat (2018-2021)”, thotë raporti i KLSH.

    Pavarësisht rezultateve të zbehta, qeveria ka vendosur ta riaktivizojë sërish këtë program dhe ta shtyjë deri në vitin 2030. Ndonëse e shohin si pozitive shtyrjen e këtij programi, ekspertët nuk kanë shumë pritshmëri.

    “As në të ardhmen nuk ka për të dhënë efekt, po nuk pati një qasje më gjithëpërfshirëse, që të krijojnë zinxhirë vlerash”, thotë Imeldi Sokoli.

    “Do të ketë një lloj vazhdimësie, diku do bëhen disa ndryshime, por efikase nuk i shoh. Sikur të bëheshin vetëm rrugët, të ndërtoheshin ujësjellësa apo kanalizime dhe të zgjidhej problemi i energjisë elektrike…Për kaq ka nevojë fshati. Të tjerat i bëjnë vetë”, thotë Xhemani.

    Muhamet Shetaj thotë se pavarësisht investimeve të pakta, sa herë ka zgjedhje kandidatët iu premtojnë rrugë, ujë e drita.

    “Edhe ne ato duam, të tjerat i bëjmë vetë”, thotë ai ndërsa shijon peizazhin magjepsës të fshatit buzë detit që dikur kultivonte luledielli e grurë.

    “Bujqësia është shtëpi pa çati”, thotë ai. Ndaj, sipas tij, duhet të vënë dorë edhe mbi fshatin. Ai tregon se ka kërkuar prej kohësh ndërtimin e një rruge buzë detit që fillon nga Kepi i Rodonit deri në Shën Vlash, si e vetmja mënyrë që vizitorët e shumtë që eksplorojnë kishën të qëndrojnë edhe në fshat.

    Për pasojë, programi nuk mundi as ta rigjallërojë fshatin dhe as të ndalë braktisjen e tij, duke e konsideruar deklaratën e kryeministrit Edi Rama per rijetëzimin e 100 fshatrave si pjesërisht të mbajtur sa kohë afati është shtyrë deri në vitin 2030./Faktoje.al

  • “100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

    “100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

    Më 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin “100 fshatrat”, me premtimin ambicioz për t’i kthyer në qendra turistike. Teksa prezantoi programin, kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 ministri dhe një sërë agjencish do të angazhoheshin për të ndërhyrë në infrastrukturë, trashëgimi kulturore dhe agro-turizëm me qëllim rivitalizimin e ekonomisë së fshatit, bazuar në potencialet turistike dhe kthimin e banorëve të larguar.
    Referuar vendimit nr. 21, datë 12.1.2018, ministria e Bujqësisë ishte drejtuese e kësaj strategjie.
    “Nuk bëhet fjalë për investime të natyrës së këtyre 20 e kusur viteve dhe as për investime të përqendruara në 100 ishuj të veçantë, thjesht për të ndryshuar 100 fshatra. Bëhet fjalë për 100 pika graviteti mbi të cilat jemi të bindur se do të krijohen rrathë zhvillimi dhe rrjetëzime të investimeve në agro-turizëm”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të këtij projekti.
    7 vite më pas të dhënat e grumbulluara nga “Faktoje” tregojnë se ndërhyrjet në fshatra kanë qenë të fragmentuara dhe fshati vijon e vuan për ujë, drita dhe rrugë.
    “Për të kuptuar seriozitetin e këtij programi, shih çfarë po i bëjnë Tragjasit. Po i marrin ujin”, thotë Flora Xhemani, eksperte e turizmit.
    Muhamet Shetaj, jeton në një shtëpi të bukur, por të vetmuar mbi kodrat e fshatit Shetaj buzë Kepit të Rodonit, një atraksion turistik.  Mijëra vizitorët që kalojnë mes për mes fshatit Shetaj për të shkuar tek kisha e Kepit të Rodonit, nuk ndalojnë në fshat pasi ai nuk ofron asnjë mundësi. Pa mundësi e shohin jetesën në këtë fshat edhe banorët, shumica e të cilëve kanë zgjedhur të emigrojnë, duke lënë vetëm të moshuarit pas.

    Ne foto: Muhamet Shetaj

    Në të 80-at e tij, është bërë tre herë stërgjysh, por asnjë prej nipërve dhe mbesave nuk jeton në Shqipëri.
    “Stërnipi më i vogël është 2 vjeç, dhe ende nuk i ka shkelur këmba në këtë shtëpi. Jetojnë në Itali, më merr malli ta shikoj këtë shtëpi plot”, – rrëfen ai pa mundur të fshehë lotët e mallit.
    Shetaj që ka qenë kryeplak i fshatit për periudhën 2004-2019, jeton me djalin dhe nusen e djalit, tre fëmijët e të cilëve (edhe ata  tashmë janë bërë prindër) kanë emigruar dhe ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë.
    “Familja jonë ka 13 anëtarë, por vetëm ne të tre jemi këtu. Djali që është 51 vjeç, është më i riu i fshatit. Kanë ikur të gjithë”, rrëfen Shetaj.
    Emigracioni ka prekur në mënyrë masive këtë fshat. Vilat e bukura të ndërtuara me mundin e viteve të gjatë të emigrimit janë të gjitha të mbyllura me çelës, për tu hapur për dy javë vetëm gjatë stinës së verës.
    “Këtu jemi 50 shtëpi, por vetëm 19 prej tyre kanë nga një të moshuar që ende e mban derën e shtëpisë hapur. Të tjerat hapen vetëm gjatë verës”,  thotë Shetaj.
    “Nuk ka as punë, as rrugë, asgjë. E vetmja e ardhur është nga peshkimi, djali që është 51 vjeç nuk ka asnjë ditë pune të siguruar. Sot ka dalë për peshk, por ka ditë që nuk zë asgjë. Me çfarë të rrojmë ”, tregon i moshuari.
    Fshati Shetaj në bashkinë e Durrësit, është një nga tre fshatrat e përzgjedhur, pjesë e listës së 100 fshatrave, por në vitin e 7 të zbatimit, investimet në këtë zonë kanë qenë krejt minimale.

    Një tabelë në hyrje të fshatit tregon një mori shërbimesh që nuk ekzistojnë, duke filluar që nga muzeu, një infopoint, kabinë telefonike, pikë panoramike apo edhe tualete.
    “Asgjë nga këto nuk ekziston, nuk e di se çfarë thotë tabela, por këtu nuk ka asgjë”, na thotë një banor që takojmë në të vetmin lokal të fshatit.
    Rruga e ndërtuar në vitin 2012 është amortizuar, por banorët e konsiderojnë veten me fat pasi prej 3 vitesh së paku kanë ujë të pijshëm.
    “100 fshatrat nuk ka pas asnjë ndikim për ne. Si të gjithë fshatrat e tjerë edhe ne jemi jashtë vëmendjes së bashkisë, tani që hoqën edhe komunën jemi më keq pasi për çdo gjë duhet të shkojmë në bashki”,  thotë ish kryeplaku.
    Investime
    Për periudhën 2018-2021 institucionet e ngarkuara me ndërhyrjen në 100 fshatrat shpenzuan 192 mln lekë, por njëjtë si fshati Shetaj në Durrës, asnjë nga fshatrat nuk arriti të rigjallërohet dhe të bëjë që banorët e larguar të kthehen sërish. Përkundrazi. Fshati është prekur nga braktisja masive.
    Me qëllim rigjallërimin e ekonomisë lokale dhe kthimin e tyre në atraksione turistike, fillimisht me një kohëzgjatje 3 vjeçare, programi 100 fshatrat u shty deri në vitin 2024, ndërsa këtë vit qeveria vendosi ta shtyjë deri në vitin 2030 duke akorduar një fond prej 9 mld lekë.
    Referuar vkm-së përkatëse qëllimi i këtij programi ishte mbështetja e ekonomisë jobujqësore dhe kthimi i këtyre fshatrave në zona turistike, bazuar kjo në potencialin e tyre turistik, duke ndërhyrë në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellës, rehabilitim objektesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.
    Si pasojë e ndërhyrjeve programi parashikonte të ndikonte në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, diversifikimit ekonomik nëpërmjet turizmit, rritjes së numrit të turistëve, bizneseve dhe punësimit.
    Për Flora Xhemanin, eksperte e turizmit, projekti nuk i ka justifikuar shpenzimet e bëra në emër të tij.
    “Një pjesë e mirë e fshatrave vazhdojnë po kaq të harruar, po kaq të pafrekuentuar, po kaq joturistikë pasi projekti nuk i ka prekur akoma”,  thotë Xhemani. “Ka tre situata”,  nënvizon ekspertja e turizmit.

    “E para është zero me xhufkë, programi nuk ka prekur fare një pjesë të mirë të fshatrave të kësaj liste. E dyta investimet që u bënë nuk ishin brenda pritshmërive, dhe së treti edhe ato që u prekën, punët janë bërë shkel e shko”, thotë Xhemani duke sjellë si shembull rastin e Nivicës që u harxhuan qindra mln lekë për qendrën, por që aktualisht është e papërdorshme.
    Milionat e hedhura nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Turizmit, Ministria e Kulturës dhe ajo e Infrastrukturës dhe një sërë institucionesh të tjera si AZHBR apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kanë qenë të fragmentuara duke mos dhënë rezultatet e duhura.
    Imeldi Sokoli, ekspert për zhvillimin e territorit pranë Co-Plan, thotë se ndryshe nga qëllimi që ishte për të rigjallëruar ekonominë lokale, “nuk kemi asnjë shkëndijë pozitive.
    “Është copëzuar në donatorë të ndryshëm, dhe nuk ka mundur të japë efektin e duhur në zhvillimin e ekonomisë locale. Janë bërë disa investime, por jo në drejtimin strategjik të duhur”,  thotë Sokoli.
    Përgjegjësia
    Pavarësisht premtimeve, ministria e Bujqësisë i tha “Faktoje” se nuk ka zë të dedikuar buxhetor për programin “100 fshatrat”, por ky program është mbështetur nëpërmjet skemave kombëtare për vitet 2018- 2021, përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
    “Përmes masave të mbështetjes kombëtare janë financuar nga AZHBR, rreth 17 projekte me vlerë 88.7 milionë lekë”,  deklaroi ministria e Bujqësisë, që sqaron se investimet kanë shkuar për ndërtime, rikonstruksion, mobilim, makineri dhe pajisje për agroturizmin dhe bujtina.
    Avni Hysa, përfitoi një mbështetje prej 172 mijë euro nga IPARD në vitin 2022, për të kthyer në bujtinë shtëpinë e gjyshërve në fshatin Gurë i Bardhë në bashkinë e Klosit. Me hapjen e rrugës së Arbrit dhe pjesë e listës së 100 fshatrave ai kishte shumë shpresa se fshati i harruar i Pjetër Budit do të ishte pjesë e listës investimeve, së paku për rrugën. Por pavarësisht premtimit për rigjallërim, vetëm një muaj më parë, ka nisur puna për shtrimin e një segmenti të rrugës, që të çon deri në hyrje të fshatit, por jo brenda në fshat.
    “Nëse do të ishte rruga, sigurisht që biznesi do të kishte ecur shumë më mirë. Tani shpresoj me rrugën gjërat të fillojnë të ndryshojnë, por fshati ynë është një perlë e harruar”, thotë Avniu.
    “Duhet që rruga të shkojë në të gjithë fshatin, të restaurohet shtëpia e Budit, kemi ura që mbartin shumë histori…kemi se çfarë tregojmë, por këtu nuk është vënë dorë në asgjë”,  thotë ai.
    Tre ministri, asnjë përgjigje
    Tre nga ministritë e angazhuara në mbarëvajtjen e këtij programi ambicioz të qeverisë shqiptare, konkretisht Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit dhe ajo e Infrastrukturës nuk iu përgjigjën një kërkese për informacion të Faktoje.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që është institucioni që ka marrë përsipër një sërë ndërhyrjesh thotë se deri më tani ka ndërmarrë 180 projekte, që kanë prekur direkt ose në mënyrë të tërthortë 100 fshatrat, por nuk sqaron sa prej tyre janë investime direkte për 100 fshatrat.
    “Qeveria Shqiptare angazhon një buxhet të dedikuar për këtë program, ku FSHZH luan rolin e Agjencisë Zbatuese.  Që prej krijimit të tij deri në fund të vitit 2024, programi i dedikuar për 100 Fshatrat ka siguruar një financim prej rreth 2.5 miliardë Lekë, dhe rreth 9 miliardë të tjera janë parashikuar për fazat vijuese deri në vitin 2030”,  tha FSHZH në një përgjigje të një kërkese për informacion.
    Pavarësisht listës së gjatë të investimeve që rendit FSHZH, ekspertët thonë se fshatrat vijojnë të vuajnë për rrugë, drita dhe ujë.
    “Vermoshi nuk ka as drita e as ujë, e njëjta gjë edhe me Lëpushën. Kanë mungesë investimesh bazike që nuk mund të sjellin impaktin e duhur në ekonomi”, thotë Imeldi Sokoli.
    Të njëjtin kosntatim ndan edhe Flora Xhemani, e cila për shkak të angazhimit në fushën e turizmit, i prek nga afër këto realitete.
    “Edhe aty ku kanë shkuar projektet investimet nuk kanë qenë eficiente. Mund të jenë rregulluar dy fasada, por nuk kanë rrugë, nuk kanë energji. Psh. Thethi, Lëpusha, Valbona nuk kanë drita fare në dimër, ndërsa në verë kanë tension 120 volt që është i pamjaftueshëm”,  thotë Xhemani.
    Gjetjet e KLSH-së
    Mos-eficiencën e këtij programi e konstatoi edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të publikuar në vitin 2022. KLSH kreu një monitorim të ecurisë së programit për periudhën 2018-2021 dhe zbuloi se asnjë nga institucionet nuk i rakorduan investimet me njëri tjetrin dhe as i monitoruan.
    “Ministria e Bujqësisë, Ministria e Turizmit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës nuk kanë pasur dokumente strategjike në lidhje me menaxhimin e programit 100 fshatrat të shoqëruar këto dhe me raporte monitorimi, relacione, vendime, udhëzime, analiza ose studime që lidhen me zhvillimin e programit 100 fshatrat. Gjithashtu nuk ka as plane pune vjetore të hartuara për periudhën e zbatimit të programit qeveritar për 100 fshatrat (2018-2021)”, thotë raporti i KLSH.
    Pavarësisht rezultateve të zbehta, qeveria ka vendosur ta riaktivizojë sërish këtë program dhe ta shtyjë deri në vitin 2030. Ndonëse e shohin si pozitive shtyrjen e këtij programi, ekspertët nuk kanë shumë pritshmëri.
    “As në të ardhmen nuk ka për të dhënë efekt, po nuk pati një qasje më gjithëpërfshirëse, që të krijojnë zinxhirë vlerash”,  thotë Imeldi Sokoli.
    “Do të ketë një lloj vazhdimësie, diku do bëhen disa ndryshime, por efikase nuk i shoh. Sikur të bëheshin vetëm rrugët, të ndërtoheshin ujësjellësa apo kanalizime dhe të zgjidhej problemi i energjisë elektrike…Për kaq ka nevojë fshati. Të tjerat i bëjnë vetë”,  thotë Xhemani.
    Muhamet Shetaj thotë se pavarësisht investimeve të pakta, sa herë ka zgjedhje kandidatët iu premtojnë rrugë, ujë e drita.
    “Edhe ne ato duam, të tjerat i bëjmë vetë”, thotë ai ndërsa shijon peizazhin magjepsës të fshatit buzë detit që dikur kultivonte luledielli e grurë.
    “Bujqësia është shtëpi pa çati”, thotë ai. Ndaj, sipas tij, duhet të vënë dorë edhe mbi fshatin. Ai tregon se ka kërkuar prej kohësh ndërtimin e një rruge buzë detit që fillon nga Kepi i Rodonit deri në Shën Vlash, si e vetmja mënyrë që vizitorët e shumtë që eksplorojnë kishën të qëndrojnë edhe në fshat.
    Për pasojë, programi nuk mundi as ta rigjallërojë fshatin dhe as të ndalë braktisjen e tij, duke e konsideruar deklaratën e kryeministrit Edi Rama per rijetëzimin e 100 fshatrave si pjesërisht të mbajtur sa kohë afati është shtyrë deri në vitin 2030./Faktoje.al

  • REL: Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

    REL: Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend. Banorë lokalë, shqiptarë dhe serbë, e duan ende praninë e tyre. Derisa i cilësojnë jetikë paqeruajtësit, qytetarë të Kosovës vlerësojnë se një mision i ngjashëm do të mund të kontribuonte për paqe në Ukrainë.
    Zoran Spasiç i kalon mëngjeset me shpezët që i mban në oborrin e shtëpisë së tij, në Rubofc të Lipjanit. Për serbin 56-vjeçar, jeta në këtë fshat, 35 kilometra larg kryeqytetit kosovar, është shumë më e qetë se 26 vjet më parë, kur Kosova sapo kishte dalë nga lufta me Serbinë – një konflikt që la mbi 13.500 të vrarë. Pas përfundimit të luftës, tensionet ndëretnike midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe u përshkallëzuan.
    Këto tensione u fashitën pas hyrjes së trupave paqeruajtëse të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
    “KFOR-i menjëherë pas mbërritjes patrullonte nëpër fshat. Falë tyre, arritëm të mbetemi në shtëpitë tona”, thotë Zorani për Radion Evropa e Lirë.Një kontingjent paqeruajtësish u vendos edhe në fshatin Rubofc, për t’u mundësuar banorëve lokalë rikthimin në jetën e tyre dhe vijimin e punëve bujqësore.
    Zorani thotë se ushtarët e KFOR-it i përcillnin edhe kur i blinin ushqimet për nevojat e tyre dhe derisa kryenin punët bujqësore.
    “Gjatë korrjeve dhe mbjelljeve, ata vinin në fusha me makinat e tyre dhe na siguronin mbrojtje, duke na mundësuar t’i kryenim të gjitha punët tona me ndihmën e tyre”, thotë ai.
    Në vitet e pasluftës, KFOR-i luajti një rol kyç në parandalimin e incidenteve ndëretnike. Kosova themeloi institucionet e saj, dhe më 2008 shpalli pavarësinë, duke e bërë Policinë e Kosovës përgjegjësen kryesore për sigurinë.
    Jeta me fqinjët
    “A je lodhur? Çka je duke bërë, po përgatitesh a?” – kështu e përshëndet Zorani në gjuhen shqipe fqinjin e tij shqiptar, Nuredin Zaskokun, i cili po bënte gati traktorin për të nisur mbjelljet e pranverës.
    Nuredini ishte tetë vjeç kur, në vitin 1999, në fshatin e tij hynë trupat paqeruajtëse të KFOR-it.
    Teksa e kujton atë kohë shprehet i lumtur që NATO-ja dërgoi trupat e saj në Kosovë.
    “KFOR-i që ka ardhur ka qenë shumë mirë, sepse ka qenë një siguri edhe për neve, edhe për këta [serbët e Kosovës], se ka mundur edhe pas luftës, ndoshta, të ketë për ta ndonjë kërcënim prej dikujt tjetër, ose diçka”, thotë Zaskoku.Ai shton se KFOR-i u ndihmoi me shumëçka për t’iu kthyer jetës në normalitet.
    Kthimi dhe çarmatosja
    Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, si mision i udhëhequr nga NATO-ja, u dërguan në Kosovë më 12 qershor 1999. Kjo e bëri të mundur kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë shqiptarëve, të cilët ishin larguar me dhunë nga forcat serbe, si dhe kthimin e qindra serbëve që u larguan pas çlirimit të Kosovës. Kujtim Gjevori, teksa ec mbi urën në Han të Elezit, e kujton ende qartë ditën kur aty zbriti nga helikopteri i KFOR-it bashkë me trupat ushtarake që hynë nga Maqedonia e Veriut.
    “Ka qenë një moment, një dridhje, një rrëqethje emocionale, që kurrë në jetën time nuk mund ta harroj”, thotë Gjevori. Në atë kohë ai ishte 21 vjeç, dhe kishte shërbyer si përkthyes për forcat britanike të KFOR-it.
    “I keni dy minuta që t’i dorëzoni armët. Nëse nuk i dorëzoni, ne do të detyrohemi t’i marrim me forcë”, ky ishte një urdhër i gjeneralit britanik që Gjevori duhej t’ia përkthente Policisë Serbe.
    Në atë moment, ai thotë, njësia speciale Gurkat u përgatitën dhe policia vendosi t’i lëshojë të gjitha armët në tokë, dhe të çarmatosur u larguan nga Kosova për në Serbi. Agim Çeku, ish-ushtarak dhe ish-kryeministër i Kosovës, vlerëson se prania e KFOR-it mbetet ende e nevojshme për vendin. Sipas tij, pavarësisht se ka një situatë të qëndrueshme të sigurisë, KFOR-i do të jetë i pranishëm në Kosovë derisa vazhdon të ekzistojë kërcënimi nga Serbia.
    “KFOR-i do të jetë këtu derisa të normalizohen marrëdhëniet, derisa të bëhet njohja e ndërsjellë, derisa të vlerësohet që nuk ka rrezik të ripërtëritjes së konfliktit”, thotë Çeku.
    Sfidat e KFOR-it në Kosovë
    Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë 25 vjetëve të fundit. Megjithatë, Kosova dhe Serbia ende nuk e njohin njëra-tjetrën, dhe prej vitesh zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë viteve kanë ndodhur edhe incidente të rënda, ku KFOR-i ka luajtur rol kyç në ruajtjen e paqes, por është kritikuar për dështimin në ndalimin e dhunës, si gjatë trazirave të vitit 2004. Ato u nxitën nga thashetheme të rreme se tre fëmijë shqiptarë etnikë ishin mbytur si rezultat i veprimeve të serbëve, duke shkaktuar 19 viktima, mes tyre 11 shqiptarë dhe 8 serbë. Së fundi, KFOR-i është përballur me dhunë nga serbët lokalë, si në majin e 2023-tës, në veri të Kosovës.
    Në vitet e para pas luftës, KFOR-i kishte 50.000 trupa, por, pas vlerësimeve të vazhdueshme të sigurisë, ky numër sot ka rënë në rreth 4.600 ushtarë. Prania e trupave në Kosovë është rritur sa herë që situata ka qenë e tensionuar, sikurse pas sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
    Aktualisht, pjesë e misionit të KFOR-it janë 29 shtete anëtare të NATO-s.
    Çfarë forcash mund të vendosen në Ukrainë?
    Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan më 27 mars në Paris për të biseduar për gjetjen e një mënyrë se si ta forcojnë pozicionin e Ukrainës brenda dhe jashtë fushëbetejës. Ata premtuan ndihmë të re për Kievin dhe shqyrtuan propozimet për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë marrëveshje për paqe.
    “Do të ketë një forcë sigurie që do të veprojë në Ukrainë, duke përfaqësuar disa vende”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
    “Nuk është Rusia ajo që mund të vendosë nëse një forcë sigurie mund të vendoset në Ukrainë”, nguli këmbë ai.Ai shtoi se, tani për tani, nuk ka njëzëshmëri për dërgimin e një force të udhëhequr nga Evropa dhe se jo të gjithë anëtarët janë pajtuar të marrin pjesë, megjithëse theksoi se kjo nuk është e nevojshme për të ecur përpara.
    Duke folur një ditë para samitit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Macron tha se kjo forcë sigurie nuk do të dërgohej në vijën e parë të luftës dhe nuk do të kishte për detyrë mbikëqyrjen apo zbatimin e ndonjë armëpushim.
    Sipas tij, një detyrë e tillë mund t’i caktohet paqeruajtësve të OKB-së.
    Mësimet nga Kosova…
    Përvoja prej një çerek shekulli e Kosovës me paqeruajtësit ndërkombëtarë, besohet se mund të ofrojë njohuri të vlefshme.
    Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, thotë se, së pari, çdo mision paqeruajtës në Ukrainë duhet të përfshijë të gjitha palët.
    “Të gjithë akterët duhet të jenë pjesë e këtij procesi – natyrisht agresori, Rusia, vendi që u pushtua, Ukraina, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja”, thotë Vejvoda për Radion Evropa e Lirë.
    “Pra, ka shumë pjesë të këtij pazlli për një mision paqeruajtës të suksesshëm”, thekson ai.
    “Ajo që mund të mësohet është nevoja për të forcuar themelet e paqes dhe për të treguar vullnet politik. Por, natyrisht, në kushte të drejta – veçanërisht për Ukrainën, një shtet sovran evropian që u pushtua pa asnjë arsye nga fqinji i saj me armë bërthamore, Rusia”, nënvizon Vejvoda.
    Ai po ashtu shtoi se ngjarjet e marsit të vitit 2004 në Kosovë, bënë që trupat e NATO-s ta “rimendonin strategjinë për ruajtjen e paqes dhe rendit”.
    “KFOR-i mësoi një leksion të rëndësishëm dhe komandantët kuptuan që rreziqet ishin më të mëdha sesa mendonin në vitin 1999”, shton ai.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Kosovë, më 11 mars, tha se dërgimi eventual i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga Evropa në Ukrainë mund të ndikojë në rishikimin e pranisë së trupave edhe në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht nëse do të arrihet pajtim për të dërguar mision ushtarak paqeruajtës në Ukrainë, serbë dhe shqiptarë të Kosovës besojnë se një forcë paqeruajtëse do t’i krijonte kushtet për paqe mes ukrainasve dhe rusëve.
    Zorani thotë se “pa praninë e trupave paqeruajtëse nuk do të ishte e mundur të vendosej paqja e vërtetë”, ashtu sikurse edhe fqinji i tij, Nuredini që thotë se “në çdo shtet që ka luftë nevojitet një forcë si KFOR-i” për stabilizimin e gjendjes./REL

  • ANALIZA/ “A jeni gati për luftë”, si po armatoset Gjermania nga frika se Rusia mund të nisë sulmin brenda katër viteve

    ANALIZA/ “A jeni gati për luftë”, si po armatoset Gjermania nga frika se Rusia mund të nisë sulmin brenda katër viteve

    Një lëshues raketash ngre një re pluhuri të kafenjtë në ajër ndërsa përshkon me shpejtësi një fushë drejt vijës së qitjes. Disa çaste më vonë, një ushtar numëron mbrapsht nga pesë deri te “Zjarri!”, përpara se një raketë të shpërthejë drejt qiellit.
    Shpërthimet dhe gjëmimet nga stërvitjet ushtarake janë aq të shpeshta saqë banorët e qytetit të vogël Munster aty pranë mezi i vënë re më.
    Por jeta këtu pritet të bëhet edhe më e zhurmshme.
    Ushtria gjermane, Bundeswehr, së fundmi mori dritën jeshile për një rritje masive të investimeve pasi parlamenti votoi për përjashtimin e shpenzimeve për mbrojtjen nga rregullat strikte të borxhit.
    Gjenerali më i lartë i vendit i ka thënë BBC-së se kjo mbështetje financiare është urgjente, pasi ai beson se agresioni rus nuk do të ndalet me Ukrainën.
    “Ne jemi të kërcënuar nga Rusia. Ne jemi të kërcënuar nga Putini. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar këtë,” thotë Gjenerali Carsten Breuer. Ai paralajmëron se NATO duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm brenda katër viteve.
    “Nuk ka të bëjë me sa kohë më duhet mua, por më shumë me sa kohë na jep Putini për t’u përgatitur,” thotë shefi i mbrojtjes në mënyrë të prerë. “Dhe sa më shpejt të jemi gati, aq më mirë.”
    Kthesa
    Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndryshuar thellësisht mendësinë në Gjermani.
    Për dekada, njerëzit këtu janë rritur me një refuzim të fuqisë ushtarake, të vetëdijshëm për rolin e kaluar të Gjermanisë si agresor në Evropë.
    “Ne kemi nisur dy luftëra botërore. Edhe pse kanë kaluar 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ideja që gjermanët duhet të qëndrojnë larg konflikteve është ende e rrënjosur në ADN-në e shumë njerëzve,” shpjegon Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall në Berlin.
    Disa ende mbeten skeptikë ndaj çdo gjëje që mund të shihet si militarizëm edhe sot, dhe forcat e armatosura kanë qenë kronikisht të nënpërgatitura.
    “Ka zëra që paralajmërojnë: ‘A jemi vërtet në rrugën e duhur? A është vlerësimi ynë për kërcënimin i saktë?’”
    Sa i përket Rusisë, Gjermania ka ndjekur një qasje specifike.
    Ndërsa vende si Polonia dhe shtetet Baltike paralajmëronin kundër afrimit me Moskën – dhe rritën shpenzimet e tyre për mbrojtjen – Berlini, nën kancelaren e atëhershme Angela Merkel, besonte në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare.
    Gjermania imagjinonte se po sillte demokratizim. Por Rusia mori paratë dhe pushtoi Ukrainën gjithsesi.
    Kështu që, në shkurt të vitit 2022, një Olaf Scholz i tronditur shpalli një ndryshim të madh në prioritetet kombëtare, një “Zeitenwende”.
    Në atë moment, ai premtoi një buxhet gjigant prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë; 83 miliardë paund) për të forcuar ushtrinë e vendit dhe për të frenuar “luftënxitësit si Putini”.
    Por Gjenerali Breuer thotë se kjo nuk mjaftonte.
    “Ne mbushëm pak nga gropat,” kujton ai. “Por situata është vërtet e keqe.”
    Në të kundërt, ai tregon për shpenzimet e mëdha të Rusisë në armë dhe pajisje, si për rezervat ashtu edhe për vijën e frontit në Ukrainë.
    Ai gjithashtu përmend luftën hibride të Rusisë: nga sulmet kibernetike deri te sabotazhet, si dhe dronët e paidentifikuar mbi bazat ushtarake gjermane.
    Shtoni kësaj retorikën agresive të Vladimir Putinit dhe Gjenerali Breuer sheh “një përzierje vërtet të rrezikshme.”
    “Ndryshe nga bota perëndimore, Rusia nuk mendon në ndarje të qarta. Nuk ka një vijë mes kohës së paqes dhe luftës; është një vazhdimësi: fillon me metoda hibride, pastaj e përshkallëzon, pastaj rikthehet. Kjo është ajo që më bën të mendoj se po përballemi me një kërcënim real.”
    Ai argumenton se Gjermania duhet të veprojë shpejt.
    ‘Shumë pak nga gjithçka’
    Vlerësimi i ashpër i shefit të mbrojtjes për gjendjen aktuale të forcave të tij përputhet me një raport të fundit për parlamentin. Bundeswehr-i, përfundonte raporti, kishte “shumë pak nga gjithçka”.
    Autorja e raportit, komisionerja e forcave të armatosura, Eva Högl, zbuloi mungesa të rënda që varionin nga municionet te ushtarët, deri te kazermat e rrënuara. Ajo vlerësoi buxhetin për punimet e rinovimit në rreth 67 miliardë euro (72 miliardë dollarë; 56 miliardë paund).
    Heqja e kufirit të borxhit, duke i lejuar ushtrisë të marrë hua – teorikisht, pa kufi – do t’i japë asaj akses në një “vijë të qëndrueshme” financimi për të filluar adresimin e këtyre problemeve, thotë Gjenerali Breuer.
    Lëvizja historike u ndërmor nga pasardhësi i pritshëm i Scholz-it, Friedrich Merz, me një ngut që ngriti disa dyshime. Ai e dorëzoi propozimin në parlament pak para se ai të shpërndahej pas zgjedhjeve të shkurtit.
    Parlamenti i ri, me një të majtë antimilitariste dhe një të djathtë pro-ruse, mund të kishte qenë më pak i prirur ta mbështeste atë.
    Por “kthesa” që Gjermania nisi në vitin 2022 mori vrull të ri këtë vit.
    Një sondazh i fundit i YouGov tregoi se 79% e gjermanëve ende e shohin Vladimir Putinin si një kërcënim “shumë” ose “mjaft” të madh për paqen dhe sigurinë në Evropë.
    Tani, 74% thanë të njëjtën gjë për Donald Trump.
    Anketa erdhi pas një fjalimi në Mynih, ku nënpresidenti i tij, JD Vance, kritikoi ashpër Evropën dhe vlerat e saj.
    “Kjo ishte një sinjal i qartë se diçka ka ndryshuar në mënyrë themelore në Shtetet e Bashkuara,” thotë Markus Ziener.
    “Nuk e dimë se në ç’drejtim po shkon SHBA-ja, por e dimë se besimi se mund të mbështetemi 100% te mbrojtja amerikane për sigurinë tonë – ai besim tani ka humbur.”
    Largimi nga historia
    Në Berlin, kujdesi tradicional i gjermanëve ndaj çështjeve ushtarake duket se po venitet me shpejtësi.
    Tetëmbëdhjetëvjeçarja Charlotte Kreft thotë se pikëpamjet e saj pacifiste kanë ndryshuar.
    “Për një kohë shumë të gjatë, ne menduam se mënyra e vetme për të shlyer mizoritë që kemi kryer në Luftën e Dytë Botërore ishte të siguroheshim që ato të mos ndodhnin më kurrë […] dhe menduam se duhej të çmilitarizoheshim,” shpjegon Charlotte.
    “Por tani jemi në një situatë ku duhet të luftojmë për vlerat, demokracinë dhe lirinë tonë. Duhet të përshtatemi.”
    “Ka shumë gjermanë që ende ndihen të çuditshëm për investime të mëdha në ushtrinë tonë,” bie dakord Ludwig Stein. “Por mendoj se, duke pasur parasysh ngjarjet e viteve të fundit, nuk ka një opsion tjetër real.”
    Sophie, një nënë e re, mendon se investimi në mbrojtje tani është “i nevojshëm në botën ku jetojmë”.
    Por Gjermania ka nevojë për trupa po aq sa për tanke, dhe ajo nuk është aspak entuziaste për idenë që i biri të rekrutohet.
    ‘A jeni gati për luftë?’
    Bundeswehr-i ka vetëm një qendër të përhershme rekrutimi, një njësi të vogël e vendosur mes një farmacie dhe një dyqani këpucësh pranë stacionit Friedrichstrasse në Berlin.
    Me manekinë të veshur me uniforma kamuflazhi në vitrinë dhe slogane si “cool dhe spicy”, ajo synon të tërheqë burra dhe gra për të shërbyer, por në të vërtetë vetëm disa persona hyjnë aty çdo ditë.
    Gjermania tashmë ka humbur objektivin e saj për të shtuar 20,000 ushtarë – nga 183,000 në 203,000 – dhe për të ulur moshën mesatare nga 34 vjeç.
    Por ambiciet e gjeneralit Breuer janë shumë më të mëdha.
    Ai na tha se Gjermanisë i duhen edhe 100,000 trupa shtesë për të mbrojtur veten dhe krahun lindor të NATO-s në mënyrë adekuate – një total prej 460,000 trupash, duke përfshirë rezervistët. Prandaj ai insiston se rikthimi i shërbimit ushtarak është “absolutisht” i nevojshëm.
    “Nuk do ta arrijmë këtë numër prej 100,000 trupash shtesë pa ndonjë model të rekrutimit të detyrueshëm,” tha gjenerali.
    “Nuk kemi pse të përcaktojmë tani se cili model do t’i sjellë ata. Për mua, e rëndësishme është vetëm që t’i kemi ushtarët.”
    Kjo debat sapo ka filluar.
    Gjenerali Breuer po e pozicionon qartë veten në krye të përpjekjes për të çuar përpara dhe më shpejt “kthesën” e Gjermanisë.
    Me një stil të thjeshtë dhe tërheqës, ai pëlqen të vizitojë bashkitë e qyteteve dhe t’u bëjë audiencave një pyetje sfiduese: “A jeni gati për luftë?”
    Një ditë, një grua e akuzoi atë se po e trembte. “I thashë: ‘Nuk jam unë ai që po ju tremb, është ai tjetri!’” kujton ai përgjigjen e tij.
    Ai i referohej Vladimir Putinit.
    Alarmi i dyfishtë – kërcënimi nga Rusia dhe një Amerikë izolacioniste e tërhequr – po bie fort për Gjermaninë, argumenton gjenerali, dhe nuk mund të injorohet.
    “Tani është e qartë për secilin prej nesh se duhet të ndryshojmë.”

    Top Channel

  • Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë

    Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë

    Ndërsa numri i studentëve në universitetin “Fan Noli” në Korçë është përgjysmuar, qeveria po investon rreth 4 milionë euro për një godinë të re betoni dhe rikonstuksionin e ish-Sanatoriumit përmes një vendimi që i bën njerëzit e arsimit në këtë qytet të ngrenë supet.

    Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndërtesa e ish-Sanatoriumit të Korçës u rrethua me llamarina. Ndërtesa ikonë e ngritur me financimin e mirëbërësit Thoma Turtulli në vitin 1935 ishte prej vitesh e braktisur, pasi u la të degradohej dhe shkatërrohej me gjithçka kishte brenda.

    Në foto: Ish ndërtesa e Sanatoriumit në Korçë dikur dhe degradimi i sajPas rrethimit, nga zhurma e fadromave dhe mjeteve të tjera të rënda u kuptua se ndërtesa me arkitekturë elegante po i nënshtrohej punimeve. Një plan i publikuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2023 parashikon veç restaurimit të fasadës së objektit ekzistues, edhe ndërtimin e një godinë të re të pagëzuar “Kompleksi i dijes”.

    Ndërtimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, FSHZH dhe do të kushtojë 395,8 milionë lekë [4 milionë euro]. Referuar të dhënave të pasqyruara në raportin teknik që shoqëron dokumentet e tenderit sqarohet se projekti përfshin një sipërfaqe prej 7036 metra katrorë brenda së cilës gjendet kompleksi i godinave të ish – Sanatoriumit, nga i cili do të konservohet dhe restaurohet vetëm objekti i dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli. Gjithashtu do të realizohet një ndërtim i ri 6-katësh.

    Në foto: Projekti për ndërtimin e godinës 6 katëshe në KorçëNë po të njëjtin raport sqarohet se dy ndërtimet ndodhen mes një zone të gjelbëruar kryesisht me pisha dhe bredha. Por planet për transforimin e këtij projekti në një godinë universitare ka bërë që shumë banorë në qytetin e Korçës të ngrenë supet të habitur

    Më 5 vitet e fundit, universiteti “Fan Noli” në Korçë ka humbur gjysmën e studentëve dhe shumica e auditorëve janë të zbrazura. Ndërkohë, universiteti “Fan Noli” i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se nuk është i përfshirë në ndërtim dhe nuk ka asnjë marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për menaxhimin e Kompleksit të Dijes pas përfundimit të ndërtimit.

    Fjorela Bajraktari, presidente e Këshillit Rinor në universitetin “Fan Noli” thotë se studentët kanë hapësira të mjaftueshme dhe nuk e kanë ndjerë mungesën e auditorëve edhe gjatë kohës kur po rikonstruktohej Fakulteti Ekonomik.

    “Nuk lindi asnjëherë nevoja që të prisnim, apo të mos zhvillonim mësimin. Gjendeshin auditorë të lirë brenda orarit mësimor,” tha ajo.

    Kush do e mbushë godinën e re?!

    Ndërtimet e godinave tek “Kompleksi i Dijes” në KorçëTë dhënat e siguruara nga Universiteti “Fan Noli” tregojnë se në këtë universitet janë të regjistruar 2247 studentë gjithsej në të gjitha programet e nivelit Bachelor dhe Master. Numri i studentëve pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 5 vite më parë, kur kishte 4261 studentë.

    Ulja drastike e numrit të studentëve ka përmirësuar raportin sipërfaqe/student për zhvillimin e mësimit në mjediset e gjashtë ndërtesave të këtij universiteti.

    “Kemi ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin. Me aq studentë sa ka universiteti, duke llogaritur edhe që nuk e frekuentojnë të gjithë nuk ka probleme me hapësirat,’ thotë Joana Çobaj, studente në universitet.

    “Nga 14 studentë në degën Menaxhim – Agrobiznesi, frekuentojmë rregullisht mësimin 8. Disa kanë ngelur, disa nuk vijnë,” shtoi ajo.

    Në anën tjetër, thuajse të gjitha godinat që janë në funksion të mësimdhënies në Universitetin e Korçës i janë nënshtruar rikonstruksionit gjatë viteve të fundit, përveç ndërtesës së Departamentit të Infermierisë, i cili ka nevojë për punime në infrastrukturë, por edhe laboratorë.

    I pyetur në lidhje me kompleksin e Dijes, rektori i universitetit të Korçës, Lorenc Ekonomi thotë se deri tani nuk ka asnjë dokument zyrtar për mënyrën e funksionimit të këtij investimi, por ka marrë dijeni nga politikanët lokalë të Partisë Socialiste se Kompleksi i Dijes do të vihet në dispozicion të universitetit dhe do të shërbejë si një Qendër Ekselence.

    Ai supozon se aty do të ngrihen laboratorë modernë.

    Godina e re që po ndërtohet për universitetin“Në Kompleksin e Dijes mendohet se do të ndërtohen laboratorë modernë kryesisht për programet e Teknologjisë dhe Informacionit, tek të cilat synohet tërheqja e studentëve të huaj dhe stafit akademik po ashtu. Konkretisht nuk kemi diçka zyrtare dhe të detajuar,” tha Ekonomi.

    Një vit më parë, të njëjtin qëndrim pati edhe ish-rektori Dhimitri Bello, por ky e konsideroi të panevojshëm këtë investim duke i konsideruar ambientet e universitetit të mjaftueshme për studentët që e frekuentojnë atë, ndërsa pohoi mungesën e informacionit nga qeveria.

    Mungesa e qartësisë për funksionimin e këtij investimi dhe koordinimit mes institucioneve sjell amulli, dhe me gjasë, edhe kosto shtesë.

    Vitin e kaluar, kur ndërtesa e ish- sanatoriumit të Korçës nisi të ndërtohej, Universiteti i Korçës hapi paralelisht një kantier tjetër ndërtimi. Me një fond nga të ardhurat e vetë universitetit në vlerë rreth 30 milionë lekë u rikonstruktua ndërtesa e Fakultetit të Edukimit, që është një nga fakultetet me më pak studentë.

    Ndërkohë, atje ku ka studentë mungojnë investimet. Ndërtesa e programit të Infermierisë, që është programi më i preferuar për studentët dhe që ezauron të gjitha kuotat, nuk ka marrë investime dhe vijon të jetë në gjendje të keqe.

    Sipas pedagogut Jordan Jorgji, auditorët e kësaj ndërtese kanë kapacitet deri në 20 studentë dhe janë të amortizuar, por duke qenë se është dega më e kërkuar, klasat e tejkalojnë këtë numër çka bën që mësimi të zhvillohet në auditorët e mëdhenj të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

    “Kjo na vendos pak në vështirësi, sepse edhe në disa programe të tjera ka numër të lartë studentësh. Vëmendja jonë është tek investimi në laboratorë. Përmes projekteve të ndryshme janë siguruar laboratorë gjë që kërkon ambiente, ndaj klasat po kthehen në laboratorë,” thotë Jorgji.

    “Në kushte të tilla, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës mbeten vetëm dy auditorë të mëdhenj dhe pjesa tjetër janë për një kapacitet më të vogël studentësh,” shtoi ai.

    Pedagogu, ashtu si stafi tjetër i universitetit, thotë se nuk ka shumë informacione në lidhje me Kompleksin e Dijes. Ai e sheh me optimizëm investimin, por qartazi shpreh shqetësim për funksionimin e tij.

    “Nuk e di ende konkretisht se çfarë do të bëhet ajo ndërtesë, por unë besoj në Teorinë e Kreativitetit të Richard Florida, që thotë se për të rivitalizuar një qytet duhet të rivitalizosh sportin, kulturën ose universitetin. Ne na nevojiten investimet, na duhet mbështetja, pastaj sfida është nëse ne do të arrijmë t’i menaxhojmë si duhet dhe shfrytëzojmë pozitivisht,” shtoi pedagogu.

    Ndërtimi i një kompleksi universitar nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së studentëve, të cilët janë përpjekur të kuptojnë diçka më shumë, por ende e kanë të paqartë se si do të funksionojë dhe si do t’ju shërbejë kjo godinë e re.

    “E kemi diskutuar në orë leksioni me pedagogët, i kemi pyetur si do të funksionojë, a do të bëjmë mësim atje kur të përfundojë, por as ata vetë nuk e dinin,” thotë Joana.

    Rektori Lorenc Ekonomi thotë se universiteti, pavarësisht rënies së numrit të studentëve, ka nevojë për mjedise të reja. Sipas tij, paisjet për laboratorë në fakultetin e Bujqësisë dhe Infermierisë kanë mbetur në magazinë për shkak të kësaj.

    “Kemi nevojë për disa laboratorë në fakultetin e Bujqësisë dhe Infermierisë. Paisjet i kemi siguruar përmes projekteve, ndërkohë që na kanë mbetur në magazinë sepse nuk kemi ambjente,” shtoi ai.

    Në foto: Ndërtimet për godinën 6 katëshe në KorçëBetonizimi i historisë

    Tre muaj para përfundimit të afatit të punimeve, mbi rrethimin e kantierit dallohet një strukturë betoni shumëkatëshe, arkitektura e së cilës është shumë e ndryshme nga stili i ndërtesës ekzistuese.

    I pyetur në lidhje me detajet, afatin e punimeve dhe funksionin e Kompleksit të Dijes, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. Mesa duket, dorëzimi i objektit do të kërkojë më shumë kohë nga afati 18 mujor i parashikuar në kontratë.

    Koço Papahrisanthu, banor i Korçës, e sheh me dyshim projektin që është duke u zbatuar dhe ankohet se betoni po kthehet në një normalitet për Korçën. I moshuari ka gjithashtu nostalgji për hapësirën e madhe të gjelbër dhe ndërtesën e ish-Sanatoriumit.

    “Më ka bërë përshtypje zbehja qe i jep ajo ndërtesë shumëkatëshe me beton në formë shkallësh një prej objekteve më simbolike të Korçës. Aty ka qenë një zonë e pyllëzuar dhe një ndërtim i kësaj natyre sigurisht që e prish një hapësirë të tillë, por kam frikë se këto janë çudira me të cilat ne po mësoheni, aq sa tani na duken normale,” thotë Papahrisanthu, duke kërkuar që të mos cënohet historia e qytetit.

    Ndërtesa që ka shërbyer për trajtimin mjekësor të pacientëve për vite me radhë, pas përfundimit të punimeve do të ketë një funksion tjetër nga ai për të cilin u destinua që në ndërtimin e saj. Në raportin arkitektonik të projektit thuhet se Ish – godina e Sanatoriumit të vjetër do të ketë një fasadë të ngjashme me origjinalen dhe do të shërbejë për administratën.

    “Kati nëntokë do të shërbejë si ambjent teknik, depo, maganizim. Ambjentet e katit të parë do të jenë në funksion të zyrave, kancelarisë, sekretarisë, financës, sallës së konferencave ndërsa në katin e dytë do të ketë zyra per dekanatin, arkivë, sallë për lektorët etj” sqarohet në raport, ku më tej shtohet se fasadat e godinës së ish-Sanatoriumit do të rikonstruktohen duke ruajtur origjinalitetin e saj të mëparshëm.

    Sakaq, struktura gjashtëkatëshe e betonit që po ndërtohet krahas ish – Sanatoriumit, sipas po të njëjtit raport, do të përmbajë salla seminaresh, bibliotekë, laboratorë, ambiente shlodhëse dhe recreative, mencë, bar- kafe etj.

    Ndërtimi voluminoz ka hapësira të konsiderueshme, por FSHZH dhe Ministria e Arsimit të pyetur në lidhje me kapacitetin e planifikuar të studentëve që mund të studiojnë në këtë kompleks nuk u përgjigjën.

    / Dhorjela Çule / BIRN

  • Projekti ‘Kompleksi i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të qeverisë

    Projekti ‘Kompleksi i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të qeverisë

    Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndërtesa e ish-Sanatoriumit të Korçës u rrethua me llamarina. Ndërtesa ikonë e ngritur me financimin e mirëbërësit Thoma Turtulli në vitin 1935 ishte prej vitesh e braktisur, pasi u la të degradohej dhe shkatërrohej me gjithçka kishte brenda.
    Pas rrethimit, nga zhurma e fadromave dhe mjeteve të tjera të rënda u kuptua se ndërtesa me arkitekturë elegante po i nënshtrohej punimeve. Një plan i publikuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2023 parashikon veç restaurimit të fasadës së objektit ekzistues, edhe ndërtimin e një godinë të re të pagëzuar “Kompleksi i dijes”.
    Ndërtimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, FSHZH dhe do të kushtojë 395,8 milionë lekë [4 milionë euro]. Referuar të dhënave të pasqyruara në raportin teknik që shoqëron dokumentet e tenderit sqarohet se projekti përfshin një sipërfaqe prej 7036 metra katrorë brenda së cilës gjendet kompleksi i godinave të ish – Sanatoriumit, nga i cili do të konservohet dhe restaurohet vetëm objekti i dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli. Gjithashtu do të realizohet një ndërtim i ri 6-katësh.
    Në po të njëjtin raport sqarohet se dy ndërtimet ndodhen mes një zone të  gjelbëruar kryesisht me pisha dhe bredha. Por planet për transforimin e këtij projekti në një godinë universitare ka bërë që shumë banorë në qytetin e Korçës të ngrenë supet të habitur.
    Më 5 vitet e fundit, universiteti “Fan Noli” në Korçë ka humbur gjysmën e studentëve dhe shumica e auditorëve janë të zbrazura. Ndërkohë, universiteti “Fan Noli” i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se nuk është i përfshirë në ndërtim dhe nuk ka asnjë marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për menaxhimin e Kompleksit të Dijes pas përfundimit të ndërtimit.
    Fjorela Bajraktari, presidente e Këshillit Rinor në universitetin “Fan Noli” thotë se studentët kanë hapësira të mjaftueshme dhe nuk e kanë ndjerë mungesën e auditorëve edhe gjatë kohës kur po rikonstruktohej Fakulteti Ekonomik.
    “Nuk lindi asnjëherë nevoja që të prisnim, apo të mos zhvillonim mësimin. Gjendeshin auditorë të lirë brenda orarit mësimor,” tha ajo.
    Kush do e mbushë godinën e re?!
    Të dhënat e siguruara nga Universiteti “Fan Noli” tregojnë se në këtë universitet janë të regjistruar 2247 studentë gjithsej në të gjitha programet e nivelit Bachelor dhe Master. Numri i studentëve pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 5 vite më parë, kur kishte 4261 studentë.
    Ulja drastike e numrit të studentëve ka përmirësuar raportin sipërfaqe/student për zhvillimin e mësimit në mjediset e gjashtë ndërtesave të këtij universiteti.
    “Kemi ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin. Me aq studentë sa ka universiteti, duke llogaritur edhe që nuk e frekuentojnë të gjithë nuk ka probleme me hapësirat,’ thotë Joana Çobaj, studente në universitet.
    “Nga 14 studentë në degën Menaxhim – Agrobiznesi, frekuentojmë rregullisht mësimin 8. Disa kanë ngelur, disa nuk vijnë,” shtoi ajo.
    Në anën tjetër, thuajse të gjitha godinat që janë në funksion të mësimdhënies në Universitetin e Korçës i janë nënshtruar rikonstruksionit gjatë viteve të fundit, përveç ndërtesës së Departamentit të Infermierisë, i cili ka nevojë për punime në infrastrukturë, por edhe laboratorë.
    I pyetur në lidhje me kompleksin e Dijes, rektori i universitetit të Korçës, Lorenc Ekonomi thotë se deri tani nuk ka asnjë dokument zyrtar për mënyrën e funksionimit të këtij investimi, por ka marrë dijeni nga politikanët lokalë të Partisë Socialiste se Kompleksi i Dijes do të vihet në dispozicion të universitetit dhe do të shërbejë si një Qendër Ekselence.
    Ai supozon se aty do të ngrihen laboratorë modernë.
    Godina e re që po ndërtohet për universitetin. Foto: Dhorjela Çule.
    “Në Kompleksin e Dijes mendohet se do të ndërtohen laboratorë modernë kryesisht për programet e Teknologjisë dhe Informacionit, tek të cilat synohet tërheqja e studentëve të huaj dhe stafit akademik po ashtu. Konkretisht nuk kemi diçka zyrtare dhe të detajuar,” tha Ekonomi.
    Një vit më parë, të njëjtin qëndrim pati edhe ish-rektori Dhimitri Bello, por ky e konsideroi të panevojshëm këtë investim duke i konsideruar ambientet e universitetit të mjaftueshme për studentët që e frekuentojnë atë, ndërsa pohoi mungesën e informacionit nga qeveria.
    Mungesa e qartësisë për funksionimin e këtij investimi dhe koordinimit mes institucioneve sjell amulli, dhe me gjasë, edhe kosto shtesë.
    Vitin e kaluar, kur ndërtesa e ish- sanatoriumit të Korçës nisi të ndërtohej, Universiteti i Korçës hapi paralelisht një kantier tjetër ndërtimi. Me një fond nga të ardhurat e vetë universitetit në vlerë rreth 30 milionë lekë u rikonstruktua ndërtesa e Fakultetit të Edukimit, që është një nga fakultetet me më pak studentë.
    Ndërkohë, atje ku ka studentë mungojnë investimet. Ndërtesa e programit të Infermierisë, që është programi më i preferuar për studentët dhe që ezauron të gjitha kuotat, nuk ka marrë investime dhe vijon të jetë në gjendje të keqe.
    Sipas pedagogut Jordan Jorgji, auditorët e kësaj ndërtese kanë kapacitet deri në 20 studentë dhe janë të amortizuar, por duke qenë se është dega më e kërkuar, klasat e tejkalojnë këtë numër çka bën që mësimi të zhvillohet në auditorët e mëdhenj të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
    “Kjo na vendos pak në vështirësi, sepse edhe në disa programe të tjera ka numër të lartë studentësh. Vëmendja jonë është tek investimi në laboratorë. Përmes projekteve të ndryshme janë siguruar laboratorë gjë që kërkon ambiente, ndaj klasat po kthehen në laboratorë,” thotë Jorgji.
    “Në kushte të tilla, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës mbeten vetëm dy auditorë të mëdhenj dhe pjesa tjetër janë për një kapacitet më të vogël studentësh,” shtoi ai.
    Pedagogu, ashtu si stafi tjetër i universitetit, thotë se nuk ka shumë informacione në lidhje me Kompleksin e Dijes. Ai e sheh me optimizëm investimin, por qartazi shpreh shqetësim për funksionimin e tij.
    “Nuk e di ende konkretisht se çfarë do të bëhet ajo ndërtesë, por unë besoj në Teorinë e Kreativitetit të Richard Florida, që thotë se për të rivitalizuar një qytet duhet të rivitalizosh sportin, kulturën ose universitetin. Ne na nevojiten investimet, na duhet mbështetja, pastaj sfida është nëse ne do të arrijmë t’i menaxhojmë si duhet dhe shfrytëzojmë pozitivisht,” shtoi pedagogu.
    Ndërtimi i një kompleksi universitar nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së studentëve, të cilët janë përpjekur të kuptojnë diçka më shumë, por ende e kanë të paqartë se si do të funksionojë dhe si do t’ju shërbejë kjo godinë e re.
    “E kemi diskutuar në orë leksioni me pedagogët, i kemi pyetur si do të funksionojë, a do të bëjmë mësim atje kur të përfundojë, por as ata vetë nuk e dinin,” thotë Joana.
    Rektori Lorenc Ekonomi thotë se universiteti, pavarësisht rënies së numrit të studentëve, ka nevojë për mjedise të reja. Sipas tij, paisjet për laboratorë në fakultetin e Bujqësisë dhe Infermierisë kanë mbetur në magazinë për shkak të kësaj.
    “Kemi nevojë për disa laboratorë në fakultetin e Bujqësisë dhe Infermierisë. Paisjet i kemi siguruar përmes projekteve, ndërkohë që na kanë mbetur në magazinë sepse nuk kemi ambjente,” shtoi ai.
    Betonizimi i historisë
    Tre muaj para përfundimit të afatit të punimeve, mbi rrethimin e kantierit dallohet një strukturë betoni shumëkatëshe, arkitektura e së cilës është shumë e ndryshme nga stili i ndërtesës ekzistuese.
    I pyetur në lidhje me detajet, afatin e punimeve dhe funksionin e Kompleksit të Dijes, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. Mesa duket, dorëzimi i objektit do të kërkojë më shumë kohë nga afati 18 mujor i parashikuar në kontratë.
    Koço Papahrisanthu, banor i Korçës, e sheh me dyshim projektin që është duke u zbatuar dhe ankohet se betoni po kthehet në një normalitet për Korçën. I moshuari ka gjithashtu nostalgji për hapësirën e madhe të gjelbër dhe ndërtesën e ish-Sanatoriumit.
    “Më ka bërë përshtypje zbehja qe i jep ajo ndërtesë shumëkatëshe me beton në formë shkallësh një prej objekteve më simbolike të Korçës. Aty ka qenë një zonë e pyllëzuar dhe një ndërtim i kësaj natyre sigurisht që e prish një hapësirë të tillë, por kam frikë se këto janë çudira me të cilat ne po mësoheni, aq sa tani na duken normale,” thotë Papahrisanthu, duke kërkuar që të mos cënohet historia e qytetit.
    Ndërtesa që ka shërbyer për trajtimin mjekësor të pacientëve për vite me radhë, pas përfundimit të punimeve do të ketë një funksion tjetër nga ai për të cilin u destinua që në ndërtimin e saj. Në raportin arkitektonik të projektit thuhet se Ish – godina e Sanatoriumit të vjetër do të ketë një fasadë të ngjashme me origjinalen dhe do të shërbejë për administratën.
    “Kati nëntokë do të shërbejë si ambjent teknik, depo, maganizim. Ambjentet e katit të parë do të jenë në funksion të zyrave, kancelarisë, sekretarisë, financës, sallës së konferencave ndërsa në katin e dytë do të ketë zyra per dekanatin, arkivë, sallë për lektorët etj” sqarohet në raport, ku më tej shtohet se fasadat e godinës së ish-Sanatoriumit do të rikonstruktohen duke ruajtur origjinalitetin e saj të mëparshëm.
    Sakaq, struktura gjashtëkatëshe e betonit që po ndërtohet krahas ish – Sanatoriumit, sipas po të njëjtit raport, do të përmbajë salla seminaresh, bibliotekë, laboratorë, ambiente shlodhëse dhe recreative, mencë, bar- kafe etj.
    Ndërtimi voluminoz ka hapësira të konsiderueshme, por FSHZH dhe Ministria e Arsimit të pyetur në lidhje me kapacitetin e planifikuar të studentëve që mund të studiojnë në këtë kompleks nuk u përgjigjën./ BIRN

  • Ndocaj tregon të pathënat e seancës ku u votua reforma në drejtësi: Thoshin po hyjmë në burg vetë

    Ndocaj tregon të pathënat e seancës ku u votua reforma në drejtësi: Thoshin po hyjmë në burg vetë

    Ish-deputeti Eduard Ndocaj, i cili do të jetë pjesë e Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, zbuloi disa të pathëna nga seanca historike e Kuvendit, ku u miratua me unanimitet reforma në drejtësi. Teksa insiston se kjo reformë u realizuar vetëm falë presionit ndërkombëtar, Ndocaj rrëfen se shumë prej deputetëve në atë moment solemn thonin që po votojmë futjen tonë në burg.
    “Këto që kanë bërë në 34 vite nuk janë gabime, por faje. Rama thotë që po i marrin dardha pas shpine, por i ka përpara dhe po ja marrin dardhat kush një e kush dy. Berisha ka bërë faje me ligji 7501. Ai dhe sot thotë që do të shkrij SPAK sa të vijë në pushtet. Të katërt liderët nuk e donin SPAK. Në sallë hidheshin batuta që do të hyjmë në burg vetë”, tha këtë fundjavë Ndocaj në një media.

  • Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se na i vodhën votat!

    Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se na i vodhën votat!

    Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Athinë.

    Pas takimit të një dite më parë në Kretë, Rama sot ndodhet në ambientet e Qendrës së Kulturës “Elinikos Kosmos” në Tavros, Athinë, ku bashkëbisedon me bashkatdhetarët mbi çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Greqi, si edhe mbi programin e PS “Shqipëria 2030”.
    Në çelje të takimit, drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla tha se mazhoranca socialiste ka arritur të nënshkruaj 16-të marrëveshje për njohjen e pensioneve me vende ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Ai premtoi se “brenda mandatit të ri, do të firmoset marrëveshja për pensionet edhe me Greqinë”.
    Ky takim është pjesë e turit që Rama ka ndërmarrë prej muajsh për të takuar shqiptarët në diasporë. Pas Greqisë, ai do të udhëtojë drejt Italisë, ku më 13 prill do të zhvillojë një takim në Milano.
    Kryeministri Rama thotë se rrugët kishin mbetur rrugëve në kohën e drejtimit të vendit nga Berisha. Ne i mbyllim borgjet dhe po synojmë drejt anëtarsimit në BE brenda vitit 2030.
    Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama siguroi se pas zgjedhjeve do të rikthehet në një tur falënderimesh edhe për të thënë se “votat tuaja nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige”.
    “Jo vetëm do të vijë pas zgjedhjeve por pas zgjedhjeve ju jap fjalën se do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja ne duam të vrapojmë së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Europës, europianë të barabartë me europianët”, tha Rama.
    Kryeministri vuri në dukje se tashmë shumë prej shqiptarëve këtu po pyesin veten nëse duhet të kthehen në Shqipëri apo jo.
    “Më vjen shumë mirë që disa nga miqtë që më shoqërojnë më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime në Athinë kanë ndeshur diçka që pak a shumë është e përbashkët tek shqiptarët e Athinës. Që të gjithë kanë filluar ta pyesin veten nëse duhet të kthehen apo jo. Qoftë edhe pyetja e vetes nëse duhet të ktheheni apo jo është një tregues shumë inkurajues. Ashtu sikundër më pëlqeu shprehja e një taksisti shqiptar këtu që tha kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi vetëm një shkallë afër tyre”, tha Rama.
    Kryeministri siguroi se jemi këtu së bashku pikërisht për ta ngjitur edhe shkallën e fundit dhe për t’u bërë njësh këtu me këta dhe të gjithë europianët e tjerë në vendet e BE-së, duke u bërë edhe ne pjesë e të njëjtës familje dhe duke ulur në sofrën e përbashët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh”.
    Me tej ai shtoi: “Sigurisht Shqipëria është vend nga ku njerëzit bëjnë zgjedhjet e lira dhe edhe largohen ,por si mund t’ju them që gabuat kur erdhët në Greqi e nuk luftuat për Atdheun. Duke ardhur këtu bëtë një zgjedhje të vështirë e të rrezikshme, i hytë detit në këmbë, por shpëtuat veten dhe familjet, shtuar fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt e të ecë më shpejt.
    I duheni vendit më 11 maj për ti vënë bulën procesit e për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që ç’do prind, këtu e në të gjithë botën i ka fëmijëve të tij që t’i japë pasaportën europiane e t’ i thotë: Mësojë kulturën e gjuhën e huaj, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je e që e ke të shkruar në pasaportën tënde: Shqiptar! Sepse me këtë pasaportë që unë yt atë të bëra të mundur duke u bashkuar me Ramën e PS në 11 maj 2025 ti ke mundësi të qëndrosh kudo që do e të respektohesh si europian i barabartë mes europianësh”.
    Në fund  kryeministri theksoi se “Po jua them sot përgatituni që në 11 maj në darke bufi do të thotë Fitore, në 12 pasdite në Kënetë do të fryjë ajo era dhe në 13 do të denoncohet vjedhja më e madhe në histori e votave.
    Mos e lini për në orën e fundit votën, sepse ne shqiptarëve edhe në hënë të na çosh të gjitha i lëmë për në orën e fundit”-  tha ai.

  • Rama nga Athina: Në 11 Maj fitojmë zgjedhjet, Saliu do thotë që i vodha!

    Rama nga Athina: Në 11 Maj fitojmë zgjedhjet, Saliu do thotë që i vodha!

    Duke folur përpara shqiptarëve në Athinë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kreu i PD, Sali Berisha, nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit dhe do të shpallë pas votimeve se në zgjedhje ka ndodhur vjedhja më e madhe e votave në histori.
    “Përgatituni që më 11 maj, në darkë, bufi i kënetës do të thotë fitore. Më 12 maj, pasdite, do të shikoni se nga këneta do të fryjë ajo era… dhe më 13 maj, në mëngjes, do të denoncohet vjedhja më e madhe e votave në histori. Ne e dimë këtë, por ajo që na intereson është ajo që do të bëjmë, duke ju ofruar juve paketën e mundësive për investime. 500 aplikantët e parë do të mund të investojnë pa taksa, pa TVSH, pa asnjë detyrim për 10 vjet rresht. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një shumë prej 250 milionë eurosh për kredi me norma interesi nën 3% për të gjithë ata që dëshirojnë të ndezin oxhakun në shtëpinë e gjyshit apo stërgjyshit”, tha Rama.

  • Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se mi vodhi votat Rama!

    Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se mi vodhi votat Rama!

    Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Athinë.

    Pas takimit të një dite më parë në Kretë, Rama sot ndodhet në ambientet e Qendrës së Kulturës “Elinikos Kosmos” në Tavros, Athinë, ku po bashkëbisedon me bashkatdhetarët mbi çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Greqi, si edhe mbi programin e PS “Shqipëria 2030”.