Lëvizja Vetëvendosje po e portretizon situatën politike si një front të bashkuar kundër saj, megjithëse vëzhguesit thonë se ky narrativ është më shumë strategjik se real.
Kriza politike në qendër është thelluar nga pamundësia e VV-së për të gjetur partnerë koalicioni, ndërsa kritikat ndaj kreut të partisë, Albin Kurti, lidhen me taktizime dhe përpjekje për të krijuar realitete të reja juridike përmes krizave.
Përveç disa rezultateve pozitive në ekonomi dhe punësim, qeverisja e Kurtit është karakterizuar edhe nga tensionet me aleatët perëndimorë.
“Të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, thotë Albin Kurti duke përshkruar skenën politike në Kosovë sipas Lëvizjes së tij Vetëvendosje. Për partinë më të madhe në vend, çdo veprim i opozitës është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj saj. Por për disa vëzhgues, ky perceptim është më shumë një zgjedhje strategjike e Vetëvendosjes sesa pasqyrë e realitetit politik.
Natën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor, kreu i Vetëvendosjes trumbetoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna të Kosovës, përkundër atyre që ai i quajti kushte të pazakonta politike.
“I falënderoj kandidatët tanë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tanë, të cilët kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste, të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë.
Në vazhdën e këtij diskursi, ai edhe në një postim në Facebook, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në balotazh, tha se Vetëvendosjen “s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.
Këtë qasje e përforcoi edhe bashkëpartiaku i tij, Xhelal Sveçla, i cili humbjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e cilësoi si rezultat të “koalicionit të pazareve”, e jo ideve.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se “koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do t’i kushtojnë më së shumti qytetarit. Mbetet që angazhimi ynë të minimizojë dëmin e zvogëlojë çmimin, gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë”.
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, nuk e sheh situatën si një front të bashkuar kundër Vetëvendosjes. Ai thekson se në zgjedhjet lokale, kjo parti ka bashkëpunuar me pothuajse të gjitha partitë tjera, ashtu si edhe të tjerat me njëra-tjetrën.
“Për shembull, AAK-ja e ka përkrahur Vetëvendosjen në Fushë Kosovë; Vetëvendosja e ka përkrahur AAK-në në Junik; Vetëvendosja e ka përkrahur PDK-në në Dragash, e kështu me radhë. Të gjitha këto kanë ndodhur në këto zgjedhje lokale, përkundër polarizimit në nivel qendror të partive politike”, thotë Ymeri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Në skenën qendrore, Vetëvendosje nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme, dhe dështoi të gjente partnerë për bashkëpunim. Me asnjërën palë që nuk pranonte kushtet e tjetrës, Kuvendi mbeti i bllokuar dhe Qeveria vazhdon të funksionojë në detyrë.
Mandatarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i skadon afati ligjor për të paraqitur përbërjen e re qeveritare më 19 nëntor. Pa mbështetjen e partive të tjera, rruga e Kosovës duket e hapur drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë e mëdha tashmë kanë deklaruar se nuk do të japin votë për Konjufcën. Përfaqësuesit e tyre akuzojnë Kurtin se ka humbur tetë muaj me manipulime e taktizime politike, ndërsa situata aktuale, sipas tyre, dëshmon se partia e tij nuk mund të sigurojë shumicën “as në ëndrrat më të mira”.
Në sytë e vëzhguesve, të dyja taboret që vetëparaqiten si konstruktive, kanë mundur të bëjnë më shumë, por barra kryesore bie mbi partinë më të madhe, e cila, duke pasur mundësi për të ndërmjetësuar dhe lehtësuar dialogun, ka zgjedhur të forcojë narrativin e polarizimit.
Agon Maliqi thotë se Vetëvendosjes i ka shërbyer narrativi i “forcës më të mirë kundër gjithë së keqes së të shkuarës” në vitin 2021, kur ka fituar mbi 50 për qind të votave. Por sot, ky mesazh ka humbur fuqinë dhe nuk e mbështet më partinë si dikur.
“… për shkak se partitë ish-opozitare nuk janë më njësoj, edhe ato kanë lidership tjetër. Është dukur qartë edhe në zgjedhjet e fundit nacionale se ato kanë pasur rritje dhe e kanë kthyer një pjesë të besimit – jo të gjithën. E, po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale kanë fituar shumë komuna”, thotë Maliqi për Exposenë.
Vetëvendosje edhe në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 ka dalë e para, por me rreth një të katërtën e votave, ka qëndruar në pushtet vetëm rreth 50 ditë, pasi koalicioni me LDK-në është shembur.
Rritja e partisë dy vjet më vonë i është atribuar pjesërisht edhe aleancës së Kurtit me presidenten e atëhershme në detyrë, Vjosa Osmani, e cila është larguar nga LDK-ja për t’iu bashkuar Kurtit.
E njohur për veprime provokuese, si hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Vetëvendosje ka lindur në fillim të viteve 2000 si një lëvizje proteste kundër elitave vendore dhe ndikimit ndërkombëtar në Kosovën e pasluftës – atëherë nën administrimin e OKB-së.
Me hyrjen në politikë në vitin 2011, ajo ka nisur të transformohet në një forcë institucionale, duke zbutur me kohë edhe tonin e saj radikal. Në zgjedhje ka garuar me narrativ kundër korrupsionit, duke e paraqitur veten si alternativë ndaj klasës së vjetër politike, e cila, sipas saj, ka abuzuar me pushtetin.
Sipas analistit Agon Maliqi, edhe tani duket se bëhet fjalë për një përpjekje të Vetëvendosjes për ta imponuar vullnetin e saj me çdo kusht, duke e përsëritur në një formë tjetër logjikën e forcës që dikur kritikonte.
“Po rikthehet në origjinën e saj, në projektin e saj që e vë në dyshim jo vetëm dialogun me Serbinë, Marrëveshjen e Brukselit, por edhe vetë natyrën e sistemit juridik të Kosovës, pra Pakon e Ahtisaarit. Dhe, e vetmja mënyrë për t’i çmontuar disa elemente të saj, është shkaktimi i një krize kushtetuese. Ky është i vetmi shpjegim përse një parti insiston të barrikadohet në këtë formë, sepse një parti që do të donte të qeveriste, do të gjente mënyra për të bashkëpunuar me së paku njërën prej partive të tjera të mëdha”, thotë Maliqi.
Maliqi, duke përmendur edhe sulmet e Vetëvendosjes ndaj institucioneve të pavarura, si Gjykata Kushtetuese, vlerëson se qëllimi i Kurtit është të krijojë realitete të reja juridike përmes krizave.
Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë temë, por pa sukses.
Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë në shtator, vetë Kurti deklaroi se Kosova ka nevojë për “një republikë të tretë”.
“E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetësh, pra jo si një republikë e re, por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë”, tha Kurti.
Në të njëjtën mbledhje, ai theksoi se bllokadat dhe pengesat nuk vijnë vetëm nga partitë kundërshtare, por edhe nga vonesat e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka 18 ligje në pritje të vendimmarrjes.
Sipas tij, kjo situatë pengon zhvillimin e vendit dhe kufizon funksionimin e demokracisë, ndërsa tregon përpjekjen e Vetëvendosjes për të çuar përpara agjendën e saj edhe në kushte të vështira.
Qeveria e Kurtit, ndër vite, e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.
Por, papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies dhe rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind. Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.
E, ajo që e ka karakterizuar më së shumti qeverisjen e Kurtit ka qenë përpjekja e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, përmes veprimeve si heqja e dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve të Serbisë. Këto masa, ndonëse në përputhje me vizionin e tij për një Kosovë sovrane, i kanë shkaktuar tensione me BE-në dhe SHBA-në.
Visari Ymeri, një nga figurat e larta të Vetëvendosjes që ndër vite kanë dezertuar nga partia, thotë se polarizimi politik e shoqëror është një strategji e vetëdijshme e Vetëvendosjes.
Sipas tij, edhe pse partia pretendon të jetë e hapur për bashkëpunim, në praktikë ushqehet nga përplasja me të tjerët – një fenomen që Ymeri e konsideron të ri në skenën politike të Kosovës pas luftës.
“Te partitë tjera politike, që i kemi pasur në të kaluarën, natyrisht që ka pasur kundërshtime, shpeshherë edhe shumë të zjarrta, madje edhe armiqësi… por nuk ka ekzistuar logjika ‘ne dhe ata’. Ato e kanë parë procesin e shtetndërtimit në Kosovë si bashkëpunim. Dhe ky bashkëpunim ka rezultuar, pastaj, në rritje të kohezionit shoqëror – pra në depolarizim të shoqërisë”, thotë Ymeri.
Ymeri thekson se dalja nga situata e krijuar kërkon vetëdijesim të të gjitha partive se bashkëpunimi dhe kompromisi janë thelb i politikës, sidomos në periudha krizash.
“Për ta shpëtuar demokracinë, nevojitet bashkim i forcave, edhe mes atyre që nuk pajtohen”, thotë ai, duke shtuar se nuk do të dëshironte që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare.
“Unë mendoj se shoqëria kosovare duhet të piqet që vetë t’i zgjidhë problemet, e ky është një prej problemeve që e kemi sot. Këtë ngërç unë e shoh pak me vlerë në këtë drejtim. Nuk e di nëse do ta ketë këtë rezultat, por ngërçet nganjëherë janë të mira, sepse i mësojnë shoqëritë për një domosdo tjetër, të cilën nuk e shohin pa e pasur problemin”, thotë Ymeri.
Edhe komentet në rrjetet sociale dhe debatet televizive japin pamjen e një ndarjeje të thellë në shoqëri, por një anketë e zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në periudhën maj-korrik të këtij viti, nxori në pah se vetëm 38 për qind e qytetarëve të Kosovës e shohin të nevojshëm ndryshimin e udhëheqësve kryesorë dhe të partive në pushtet.
Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja këtë vit, nuk është ende e qartë, por Vetëvendosje, ndonëse ‘e rrethuar nga kundërshtarë’ sipas saj, mbetet tash për tash ajo që përcakton fushën dhe ritmin e lojës./ REL
Tag: thotë
-

Vetëvendosja, nga lëvizje kundër pushtetit në pushtet kundër të gjithëve
-

REL: Vetëvendosja – nga lëvizje kundër pushtetit në pushtet kundër të gjithëve
“Të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, thotë Albin Kurti duke përshkruar skenën politike në Kosovë sipas Lëvizjes së tij Vetëvendosje. Për partinë më të madhe në vend, çdo veprim i opozitës është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj saj. Por për disa vëzhgues, ky perceptim është më shumë një zgjedhje strategjike e Vetëvendosjes sesa pasqyrë e realitetit politik.
Natën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor, kreu i Vetëvendosjes trumbetoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna të Kosovës, përkundër atyre që ai i quajti kushte të pazakonta politike.
“I falënderoj kandidatët tanë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tanë, të cilët kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste, të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë.
Në vazhdën e këtij diskursi, ai edhe në një postim në Facebook ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në balotazh, tha se Vetëvendosjen “s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.Këtë qasje e përforcoi edhe bashkëpartiaku i tij, Xhelal Sveçla, i cili humbjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e cilësoi si rezultat të “koalicionit të pazareve”, e jo ideve.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se “koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do t’i kushtojnë më së shumti qytetarit. Mbetet që angazhimi ynë të minimizojë dëmin e zvogëlojë çmimin, gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë”.
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, nuk e sheh situatën si një front të bashkuar kundër Vetëvendosjes. Ai thekson se në zgjedhjet lokale, kjo parti ka bashkëpunuar me pothuajse të gjitha partitë tjera, ashtu si edhe të tjerat me njëra-tjetrën.“Për shembull, AAK-ja e ka përkrahur Vetëvendosjen në Fushë Kosovë; Vetëvendosja e ka përkrahur AAK-në në Junik; Vetëvendosja e ka përkrahur PDK-në në Dragash, e kështu me radhë. Të gjitha këto kanë ndodhur në këto zgjedhje lokale, përkundër polarizimit në nivel qendror të partive politike”, thotë Ymeri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Në skenën qendrore, Vetëvendosje nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme, dhe dështoi të gjente partnerë për bashkëpunim. Me asnjërën palë që nuk pranonte kushtet e tjetrës, Kuvendi mbeti i bllokuar dhe Qeveria vazhdon të funksionojë në detyrë.
Mandatarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i skadon afati ligjor për të paraqitur përbërjen e re qeveritare më 19 nëntor. Pa mbështetjen e partive të tjera, rruga e Kosovës duket e hapur drejt zgjedhjeve të parakohshme.Partitë e mëdha tashmë kanë deklaruar se nuk do të japin votë për Konjufcën. Përfaqësuesit e tyre akuzojnë Kurtin se ka humbur tetë muaj me manipulime e taktizime politike, ndërsa situata aktuale, sipas tyre, dëshmon se partia e tij nuk mund të sigurojë shumicën “as në ëndrrat më të mira”.
Në sytë e vëzhguesve, të dyja taboret që vetëparaqiten si konstruktive, kanë mundur të bëjnë më shumë, por barra kryesore bie mbi partinë më të madhe, e cila, duke pasur mundësi për të ndërmjetësuar dhe lehtësuar dialogun, ka zgjedhur të forcojë narrativin e polarizimit.
Agon Maliqi thotë se Vetëvendosjes i ka shërbyer narrativi i “forcës më të mirë kundër gjithë së keqes së të shkuarës” në vitin 2021, kur ka fituar mbi 50 për qind të votave. Por sot, ky mesazh ka humbur fuqinë dhe nuk e mbështet më partinë si dikur.“… për shkak se partitë ish-opozitare nuk janë më njësoj, edhe ato kanë lidership tjetër. Është dukur qartë edhe në zgjedhjet e fundit nacionale se ato kanë pasur rritje dhe e kanë kthyer një pjesë të besimit – jo të gjithën. E, po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale kanë fituar shumë komuna”, thotë Maliqi për Exposenë.
Vetëvendosje edhe në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 ka dalë e para, por me rreth një të katërtën e votave, ka qëndruar në pushtet vetëm rreth 50 ditë, pasi koalicioni me LDK-në është shembur.
Rritja e partisë dy vjet më vonë i është atribuar pjesërisht edhe aleancës së Kurtit me presidenten e atëhershme në detyrë, Vjosa Osmani, e cila është larguar nga LDK-ja për t’iu bashkuar Kurtit.E njohur për veprime provokuese, si hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Vetëvendosje ka lindur në fillim të viteve 2000 si një lëvizje proteste kundër elitave vendore dhe ndikimit ndërkombëtar në Kosovën e pasluftës – atëherë nën administrimin e OKB-së.
Me hyrjen në politikë në vitin 2011, ajo ka nisur të transformohet në një forcë institucionale, duke zbutur me kohë edhe tonin e saj radikal. Në zgjedhje ka garuar me narrativ kundër korrupsionit, duke e paraqitur veten si alternativë ndaj klasës së vjetër politike, e cila, sipas saj, ka abuzuar me pushtetin.
Sipas analistit Agon Maliqi, edhe tani duket se bëhet fjalë për një përpjekje të Vetëvendosjes për ta imponuar vullnetin e saj me çdo kusht, duke e përsëritur në një formë tjetër logjikën e forcës që dikur kritikonte.“Po rikthehet në origjinën e saj, në projektin e saj që e vë në dyshim jo vetëm dialogun me Serbinë, Marrëveshjen e Brukselit, por edhe vetë natyrën e sistemit juridik të Kosovës, pra Pakon e Ahtisaarit. Dhe, e vetmja mënyrë për t’i çmontuar disa elemente të saj, është shkaktimi i një krize kushtetuese. Ky është i vetmi shpjegim përse një parti insiston të barrikadohet në këtë formë, sepse një parti që do të donte të qeveriste, do të gjente mënyra për të bashkëpunuar me së paku njërën prej partive të tjera të mëdha”, thotë Maliqi.
Maliqi, duke përmendur edhe sulmet e Vetëvendosjes ndaj institucioneve të pavarura, si Gjykata Kushtetuese, vlerëson se qëllimi i Kurtit është të krijojë realitete të reja juridike përmes krizave.
Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë temë, por pa sukses.Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë në shtator, vetë Kurti deklaroi se Kosova ka nevojë për “një republikë të tretë”.
“E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetësh, pra jo si një republikë e re, por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë”, tha Kurti.
Në të njëjtën mbledhje, ai theksoi se bllokadat dhe pengesat nuk vijnë vetëm nga partitë kundërshtare, por edhe nga vonesat e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka 18 ligje në pritje të vendimmarrjes.Sipas tij, kjo situatë pengon zhvillimin e vendit dhe kufizon funksionimin e demokracisë, ndërsa tregon përpjekjen e Vetëvendosjes për të çuar përpara agjendën e saj edhe në kushte të vështira.
Qeveria e Kurtit, ndër vite, e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar apo të Reporterëve pa Kufij për kufirizim e lirisë së mediave.
Por, papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies dhe rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind. Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.E, ajo që e ka karakterizuar më së shumti qeverisjen e Kurtit ka qenë përpjekja e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, përmes veprimeve si heqja e dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve të Serbisë. Këto masa, ndonëse në përputhje me vizionin e tij për një Kosovë sovrane, i kanë shkaktuar tensione me BE-në dhe SHBA-në.
Visari Ymeri, një nga figurat e larta të Vetëvendosjes që ndër vite kanë dezertuar nga partia, thotë se polarizimi politik e shoqëror është një strategji e vetëdijshme e Vetëvendosjes.
Sipas tij, edhe pse partia pretendon të jetë e hapur për bashkëpunim, në praktikë ushqehet nga përplasja me të tjerët – një fenomen që Ymeri e konsideron të ri në skenën politike të Kosovës pas luftës.“Te partitë tjera politike, që i kemi pasur në të kaluarën, natyrisht që ka pasur kundërshtime, shpeshherë edhe shumë të zjarrta, madje edhe armiqësi… por nuk ka ekzistuar logjika ‘ne dhe ata’. Ato e kanë parë procesin e shtetndërtimit në Kosovë si bashkëpunim. Dhe ky bashkëpunim ka rezultuar, pastaj, në rritje të kohezionit shoqëror – pra në depolarizim të shoqërisë”, thotë Ymeri.
Ymeri thekson se dalja nga situata e krijuar kërkon vetëdijesim të të gjitha partive se bashkëpunimi dhe kompromisi janë thelb i politikës, sidomos në periudha krizash.
“Për ta shpëtuar demokracinë, nevojitet bashkim i forcave, edhe mes atyre që nuk pajtohen”, thotë ai, duke shtuar se nuk do të dëshironte që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare.“Unë mendoj se shoqëria kosovare duhet të piqet që vetë t’i zgjidhë problemet, e ky është një prej problemeve që e kemi sot. Këtë ngërç unë e shoh pak me vlerë në këtë drejtim. Nuk e di nëse do ta ketë këtë rezultat, por ngërçet nganjëherë janë të mira, sepse i mësojnë shoqëritë për një domosdo tjetër, të cilën nuk e shohin pa e pasur problemin”, thotë Ymeri.
Edhe komentet në rrjetet sociale dhe debatet televizive japin pamjen e një ndarjeje të thellë në shoqëri, por një anketë e zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në periudhën maj-korrik të këtij viti, nxori në pah se vetëm 38 për qind e qytetarëve të Kosovës e shohin të nevojshëm ndryshimin e udhëheqësve kryesorë dhe të partive në pushtet.
Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja këtë vit, nuk është ende e qartë, por Vetëvendosje, ndonëse ‘e rrethuar nga kundërshtarë’ sipas saj, mbetet tash për tash ajo që përcakton fushën dhe ritmin e lojës. /REL/ -

Keni shikim të turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve
Fakti që më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët.
Ekspertët e syve në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.
Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.“Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë, në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak më vonë shikimi qartësohet vetë”, thotë dr.Muriel Shornak.
Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit.
“Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja.
Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.
“Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”, thotë dr.Shornak.
Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20.
“Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”, thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditës i një solucioni me pika që mund të merret në farmaci pa recetë. -

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive të zyrtarëve, mjafton edhe për dhjetë ditë të tjera.
Për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër NIS-it, që kanë ardhur si rezultat i pronësisë shumicë ruse, furnizimi me naftë të papërpunuar për Serbinë është ndërprerë.
Me ndihmën e shtetit, apo përmes sasive të naftës nga rezervat shtetërore, rafineria në Pançevë do të ketë lëndë të parë vetëm deri më 25 nëntor.
Në rast të zvogëlimit të kapaciteteve ose ndalimit të punës pas këtij afati, të parët që do ta ndienin goditjen, do të ishin punëtorët e rafinerisë.
“Deri tani kemi arritur të kontribuojmë që kufizimet e shkaktuara nga sanksionet, të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale të punëtorëve, por është e rëndësishme që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bozho Dostiç, kryetar i Sindikatës së Rafinerisë së Naftës në Pançevë.
Ai shton se në NIS punojnë rreth 13 mijë e 500 persona, ndërsa nga kompania varen indirekt edhe rreth 20 mijë anëtarë të familjeve të tyre.
Prioritet i sindikatës, sipas Dostiçit, është që “asnjë familje të mos i ndiejë pasojat e situatës aktuale”.
“Të ruhet çdo vend pune dhe të mbrohen të drejtat, të paktën në nivelin e garantuar nga Marrëveshja Kolektive”, shton ai.
Sa e rëndësishme është rafineria në Pançevë?
Shumica e produkteve të naftës që arrijnë në stacionet e benzinës, vijnë nga rafineria në Pançevë, ndërsa një pjesë më e vogël importohet.
Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, shteti ka ndërhyrë tashmë me më shumë se 80.000 tonë naftë bruto, të siguruar nga rezervat e mallrave, “në mënyrë që rafineria të mund të funksionojë”.
“Mund ta lëmë rafinerinë të mos funksionojë për 15-20 ditë, por pas kësaj do të duhet edhe një muaj që të fillojë të funksionojë. Kjo do të ndikojë në shkallën tonë të rritjes, kjo do të ndikojë në produktin e brendshëm bruto, pagat, pensionet, gjithçka… Njerëzit duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) më 23 tetor.
Serbia plotëson vetëm një të pestën e sasisë së kërkuar të naftës nga prodhimi vendas, sipas të dhënave nga Agjencia serbe e Energjisë. Pjesa tjetër e naftës importohet. Nafta bruto përpunohet në produkte nafte në rafineri, të cilat më pas u shpërndahen konsumatorëve.
Çfarë thonë kompanitë e naftës?
NIS-i nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me skenarët e mundshëm pas 25 nëntorit, kur rafineria e Pançevës do të mbetet pa naftë bruto për përpunim, dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për vetë rafinerinë dhe tregun e derivateve të naftës.
Pyetjeve të njëjta nuk iu përgjigj as Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë.
Shoqata e Kompanive të Naftës e Serbisë (UNKS) konfirmon për Radion Evropa e Lirë se importet e produkteve të naftës janë rritur ndjeshëm që nga 10 janari, kur SHBA-ja e vendosi NIS-in në listën e sanksioneve, me qëllim zëvendësimin e sasive të karburantit që mungojnë.
Sipas Tomisllav Miqoviçit, sekretar i përgjithshëm i UNKS-së, kompanitë anëtare të shoqatës janë importueset më të mëdha të produkteve të naftës në Serbi.
“Importi është rritur gradualisht. Së shpejti, pengesat logjistike do të jenë një sfidë më e madhe sesa vullneti dhe kapaciteti i kompanive anëtare për të importuar”, thotë Miqoviç.
Serbia nuk ka dalje në det, çka e vështirëson transportin dhe logjistikën.
“Meqenëse importi bëhet përmes Danubit… pastaj me hekurudhë dhe transport rrugor, në çdo fazë të këtij transporti mund të paraqiten vështirësi”, shpjegon Miqoviç.
Kush do t’i ndiejë pasojat?
Në rast të ndërprerjes së punës së rafinerisë në Pançevë, ekonomisti Millan Kovaçeviç thotë se Serbia do të detyrohej të importonte derivate të gatshme të naftës nga shtetet tjera.
“Në mënyrë të pashmangshme, këto burime të tjera do të ishin më të shtrenjta”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Çmimet e karburanteve, vlera maksimale e të cilave përcaktohet një herë në javë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë, kanë lëvizur gjatë dhjetë muajve të fundit.
Aktualisht, ato janë pak më të ulëta krahasuar me çmimet e 10 janarit, kur NIS-i u fut në listën e sanksioneve të SHBA-ve.
Krahasuar me BE-në, çmimet e benzinës në Serbi janë në nivel të ngjashëm, ndërsa dizeli është rreth 10 për qind më i shtrenjtë. Për këtë llogaritje janë marrë të dhënat e Komisionit Evropian nga nëntori.
Në rast se rafineria në Pançevë ndalon punën, Kovaçeviq nuk e përjashton as mundësinë e mungesave të karburanteve.
“Nga aspekti logjistik, është vështirë të garantohet se nuk do të ketë mungesa, sepse e dimë që nuk kemi qasje në asnjë det për furnizim me naftë dhe e dimë që derivatet për tregun tonë janë siguruar pothuajse ekskluzivisht nga Pançeva”, thotë Kovaçeviç.
Sipas tij, të parët që do të prekeshin, do të ishin konsumatorët, e më pas edhe vetë ekonomia.
“Të dyja palët do të duhej patjetër të përballonin koston – qytetarët me një standard më të ulët jetese, ndërsa ekonomia dhe sektorët e tjerë me kushte më të vështira operimi. Kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik do të ngadalësohej dhe do të kishte ndikim negativ në prodhimin e brendshëm bruto”, shpjegon Kovaçeviç.
Situata, sipas tij, bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se kompania ruse, Lukoil, është gjithashtu nën sanksione.
Kjo kompani, e cila kërkon blerës për asetet e saj jashtë Rusisë, ka rreth 7 për qind të tregut me pakicë të derivateve të naftës në Serbi.
Ku kanë mbetur negociatat për sanksionet?
Ndërkohë, negociatat për fatin e NIS-it vazhdojnë – mes Rusisë, si pronare shumicë, dhe SHBA-së, e cila ka vendosur sanksione ndaj kompanive energjetike ruse.
Sanksionet amerikane synojnë të pamundësojnë financimin e pushtimit që Moska ka nisur ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Edhe pse në janar refuzoi mundësinë e nacionalizimit të NIS-it – pra që kompania më e madhe e naftës në Serbi t’i kthehej kontrollit shtetëror – presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha për RTS-në më 23 tetor se shteti do të ndërhyjë, sapo të shfaqen probleme me furnizim.
“Ditën e parë që të kemi probleme, ne do t’i marrim gjërat në duart tona dhe do t’i zgjidhim – ditën e parë. Këtë ua kam thënë të gjithëve: edhe rusëve, edhe amerikanëve”, u shpreh Vuçiç.
Ai nuk specifikoi se cilat masa konkrete do të mund t’i ndërmerrte shteti.
Sipas ministres së Minierave dhe Energjisë në Serbi, Dubravka Gjedoviç Handanovç, Rusia është e gatshme t’ia dorëzojë kontrollin dhe ndikimin mbi NIS-in një pale të tretë – gjë që është mbështetur edhe nga autoritetet në Beograd.
Ndërkohë, kërkesa e NIS-it drejtuar autoriteteve amerikane për heqjen e kompanisë nga lista e sanksioneve, mbetet ende në pritje./REL -

Serbia në krizë nafte për shkak të sanksioneve të SHBA kundër kompanisë NIS, REL: Çmimet mund të rriten, rezervat…
Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive të zyrtarëve, mjafton edhe për dhjetë ditë të tjera.
Për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër NIS-it, që kanë ardhur si rezultat i pronësisë shumicë ruse, furnizimi me naftë të papërpunuar për Serbinë është ndërprerë.
Me ndihmën e shtetit, apo përmes sasive të naftës nga rezervat shtetërore, rafineria në Pançevë do të ketë lëndë të parë vetëm deri më 25 nëntor.
Në rast të zvogëlimit të kapaciteteve ose ndalimit të punës pas këtij afati, të parët që do ta ndienin goditjen, do të ishin punëtorët e rafinerisë.
“Deri tani kemi arritur të kontribuojmë që kufizimet e shkaktuara nga sanksionet, të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale të punëtorëve, por është e rëndësishme që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bozho Dostiq, kryetar i Sindikatës së Rafinerisë së Naftës në Pançevë.
Ai shton se në NIS punojnë rreth 13.500 persona, ndërsa nga kompania varen indirekt edhe rreth 20.000 anëtarë të familjeve të tyre.
Prioritet i sindikatës, sipas Dostiqit, është që “asnjë familje të mos i ndiejë pasojat e situatës aktuale”.
“Të ruhet çdo vend pune dhe të mbrohen të drejtat, të paktën në nivelin e garantuar nga Marrëveshja Kolektive”, shton ai.
Sa e rëndësishme është rafineria në Pançevë?
Shumica e produkteve të naftës që arrijnë në stacionet e benzinës, vijnë nga rafineria në Pançevë, ndërsa një pjesë më e vogël importohet.
Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shteti ka ndërhyrë tashmë me më shumë se 80.000 tonë naftë bruto, të siguruar nga rezervat e mallrave, “në mënyrë që rafineria të mund të funksionojë”.
“Mund ta lëmë rafinerinë të mos funksionojë për 15-20 ditë, por pas kësaj do të duhet edhe një muaj që të fillojë të funksionojë. Kjo do të ndikojë në shkallën tonë të rritjes, kjo do të ndikojë në produktin e brendshëm bruto, pagat, pensionet, gjithçka… Njerëzit duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) më 23 tetor.
Serbia plotëson vetëm një të pestën e sasisë së kërkuar të naftës nga prodhimi vendas, sipas të dhënave nga Agjencia serbe e Energjisë. Pjesa tjetër e naftës importohet. Nafta bruto përpunohet në produkte nafte në rafineri, të cilat më pas u shpërndahen konsumatorëve.
Çfarë thonë kompanitë e naftës?
NIS-i nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me skenarët e mundshëm pas 25 nëntorit, kur rafineria e Pançevës do të mbetet pa naftë bruto për përpunim, dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për vetë rafinerinë dhe tregun e derivateve të naftës.
Pyetjeve të njëjta nuk iu përgjigj as Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë.
Shoqata e Kompanive të Naftës e Serbisë (UNKS) konfirmon për Radion Evropa e Lirë se importet e produkteve të naftës janë rritur ndjeshëm që nga 10 janari, kur SHBA-ja e vendosi NIS-in në listën e sanksioneve, me qëllim zëvendësimin e sasive të karburantit që mungojnë.
Sipas Tomisllav Miqoviqit, sekretar i përgjithshëm i UNKS-së, kompanitë anëtare të shoqatës janë importueset më të mëdha të produkteve të naftës në Serbi.
“Importi është rritur gradualisht. Së shpejti, pengesat logjistike do të jenë një sfidë më e madhe sesa vullneti dhe kapaciteti i kompanive anëtare për të importuar”, thotë Miqoviq.
Serbia nuk ka dalje në det, çka e vështirëson transportin dhe logjistikën.
“Meqenëse importi bëhet përmes Danubit… pastaj me hekurudhë dhe transport rrugor, në çdo fazë të këtij transporti mund të paraqiten vështirësi”, shpjegon Miqoviq.
Kush do t’i ndiejë pasojat?
Në rast të ndërprerjes së punës së rafinerisë në Pançevë, ekonomisti Millan Kovaçeviq thotë se Serbia do të detyrohej të importonte derivate të gatshme të naftës nga shtetet tjera.
“Në mënyrë të pashmangshme, këto burime të tjera do të ishin më të shtrenjta”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Çmimet e karburanteve – vlera maksimale e të cilave përcaktohet një herë në javë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë – kanë lëvizur gjatë dhjetë muajve të fundit.
Aktualisht, ato janë pak më të ulëta krahasuar me çmimet e 10 janarit, kur NIS-i u fut në listën e sanksioneve të SHBA-së.
Krahasuar me BE-në, çmimet e benzinës në Serbi janë në nivel të ngjashëm, ndërsa dizeli është rreth 10 për qind më i shtrenjtë. Për këtë llogaritje janë marrë të dhënat e Komisionit Evropian nga nëntori.
Në rast se rafineria në Pançevë ndalon punën, Kovaçeviq nuk e përjashton as mundësinë e mungesave të karburanteve.
“Nga aspekti logjistik, është vështirë të garantohet se nuk do të ketë mungesa, sepse e dimë që nuk kemi qasje në asnjë det për furnizim me naftë dhe e dimë që derivatet për tregun tonë janë siguruar pothuajse ekskluzivisht nga Pançeva”, thotë Kovaçeviq.
Sipas tij, të parët që do të prekeshin, do të ishin konsumatorët, e më pas edhe vetë ekonomia.
“Të dyja palët do të duhej patjetër të përballonin koston – qytetarët me një standard më të ulët jetese, ndërsa ekonomia dhe sektorët e tjerë me kushte më të vështira operimi. Kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik do të ngadalësohej dhe do të kishte ndikim negativ në prodhimin e brendshëm bruto”, shpjegon Kovaçeviq.
Situata, sipas tij, bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se kompania ruse, Lukoil, është gjithashtu nën sanksione.
Kjo kompani, e cila kërkon blerës për asetet e saj jashtë Rusisë, ka rreth 7 për qind të tregut me pakicë të derivateve të naftës në Serbi.
Ku kanë mbetur negociatat për sanksionet?
Ndërkohë, negociatat për fatin e NIS-it vazhdojnë – mes Rusisë, si pronare shumicë, dhe SHBA-së, e cila ka vendosur sanksione ndaj kompanive energjetike ruse.
Sanksionet amerikane synojnë të pamundësojnë financimin e pushtimit që Moska ka nisur ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Edhe pse në janar refuzoi mundësinë e nacionalizimit të NIS-it – pra që kompania më e madhe e naftës në Serbi t’i kthehej kontrollit shtetëror – presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha për RTS-në më 23 tetor se shteti do të ndërhyjë, sapo të shfaqen probleme me furnizim.
“Ditën e parë që të kemi probleme, ne do t’i marrim gjërat në duart tona dhe do t’i zgjidhim – ditën e parë. Këtë ua kam thënë të gjithëve: edhe rusëve, edhe amerikanëve”, u shpreh Vuçiq.
Ai nuk specifikoi se cilat masa konkrete do të mund t’i ndërmerrte shteti.
Sipas ministres së Minierave dhe Energjisë në Serbi, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, Rusia është e gatshme t’ia dorëzojë kontrollin dhe ndikimin mbi NIS-in një pale të tretë – gjë që është mbështetur edhe nga autoritetet në Beograd.
Ndërkohë, kërkesa e NIS-it drejtuar autoriteteve amerikane për heqjen e kompanisë nga lista e sanksioneve, mbetet ende në pritje. REL/ -

Serbia në krizë nafte për shkak të sanksioneve të SHBA kundër kompanisë NIS, REL: Çmimet mund të rriten, rezervat zgjasin vetëm 10 ditë

Ndërkohë, kërkesa e NIS-it drejtuar autoriteteve amerikane për heqjen e kompanisë nga lista e sanksioneve, mbetet ende në pritje.
-

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin
Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë.
Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend.
“I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit.
Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga jugu në veri, në shtretërit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra në venddepozitime të paligjshme, duke i ndotur ujërat me grumbuj plastike, qese që valëviten në pemët përreth dhe inerte që ngrihen si kodra dhe rrëshqasin në ujë.
Në lumin Devoll që kalon pranë Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden në shtratin e lumit, duke pritur stinën e rreshjeve që t’i zhvendosë prej aty drejt liqenit të Banjës. Në Obot të Shkodrës në veri të vendit, përrenjtë që zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje të vendbanimeve përreth, njësoj si në brigjet e lumenjve Fan dhe Gjadër, ku gjenden vendgrumbullime të paligjshme mbetjesh që përfundojnë në detin Adriatik.
Ekspertët e mjedisit fajësojnë sistemin jofunksional të menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri, sikurse institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetarët.
Sipas Denisa Kasës, aktiviste mjedisore, një pjesë e madhe e komuniteteve lokale nuk janë ende të ndërgjegjësuar për dëmet mjedisore.
“Ne si pjesë e shoqërisë civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime përgjatë lumenjve, por edhe aktivitete për t’u njohur me lumenjtë. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe e komuniteteve dhe njerëzve nuk janë të ndërgjegjshëm për vijimësinë e një lumi nga fillimi deri në fund dhe çfarë ndodh përgjatë tij,” tha Kasa.
Edhe Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e vendos theksin te nevoja për ndërgjegjësim.
“Pjesa qytetare është e rëndësishme, kështu që të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ndërgjegjësimin si shoqëri. Shoqëria ka nevojë shumë të ndërgjegjësohet për këtë gjë, shkolla ka të bëjë shumë për edukimin mjedisor,” tha ai.
Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato që janë të certifikuara dhe përdoren nga pushteti vendor në kundërshtim me parashikimet ligjore. Landfille të tilla janë veçanërisht problematike për lumin e Vjosës.
“Në Vjosë kemi disa vendgrumbullime që janë shumë afër lumit. Kemi të Këlcyrës, të Tepelenës, pra gjatë gjithë Vjosës kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa më afër lumit, kuptohet që ndotja është shumë direkte në lumë,” thotë Besjana Guri, drejtuese e qendrës mjedisore “Lumi”.
Edhe profesori Aleko Miho është i shqetësuar për ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.
“Përgjatë Vjosës ka disa shkarkime që vijnë nga zonat e banuara, që janë shkarkime të lëngëta që i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato që janë të dukshme, një landfill apo shpërndarje gjatë lumit apo në deltën e tij të mbetjeve plastike. Por ndotja është e shpërndarë, ka në lumë, ka në të gjithë pellgun e saj,” tha Miho.
Efektet e ndotjes së lumenjve nga mbetjet i kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen për mbetjet e plastikës, të cilat zhvendosen në hapësirën e tyre përmes rrymave detare.
“Fatmirësisht në Shqipëri, rrymat bregdetare nuk na i lënë të gjitha mbetjet që ne depozitojmë në detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i çojnë në Kroaci ose në fund të brigjeve të Malit të Zi. Kësisoj, duke e hequr nga momenti jonë, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim poshtë tapetit si gjithmonë,” thotë Ornela Çuçi. “Në këtë rast, tapeti ynë i poshtëm qenka Kroacia, dhe ata ankohen,” shtoi ajo.
Profesori Aleko Miho thotë se mbetjet e plastikës në lumenjtë e Shqipërisë shkaktojnë probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore, ndaj ai bën thirrje që këtë dëm ta paguajnë ndotësit.
“Një plastikë në ujë ka gjithë kohën të shpërbëhet dhe të lëshojë mikroplastika, pjesa më e madhe e të cilave janë kancerogjene,” shpjegon Miho.
“Ndotësi duhet të paguajë. Edhe qytetari që ndot duhet të paguajë, edhe ai që shkarkon plehra në buzë të lumit pa pyetur duhet të paguajë, edhe bashkia që nuk kujdeset për mbledhjen e plehrave ka pjesën e vet të përgjegjësisë,” shton më tej ai.
Pas dështimit të investimeve prej dhjetramilionë eurosh në trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka përgatitur së fundmi një tjetër ligj dhe strategji. Por ekspertët e mjedisit janë mosbesues për aplikimin e tyre në praktikë.
“Kjo çështja e strategjive ka filluar të bëhet komike. Strategjia e parë që u bë në 2011 u pa që ishte implementuar shumë pak. Me ndihmën e GIZ u bë strategjia tjetër. Tashmë është bërë nevoja për një strategji pas 5 vitesh sërish, çka do të thotë që ne jemi të paaftë edhe të planifikojmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kjo kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të qartë të veprave madhore në këtë vend,” përfundoi Çuçi./BIRN/ -

Lubonja: Pse për Ramën rasti “Balluku” është ndryshe nga të tjerët
Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për News24, Lubonja tha se ndryshe nga herët e tjera me vartësit e tij, afera e tunelit të Llogarasë lidhet direkt me Ramën.
“A i duhet shqiptarëve një takim i tillë? Se Ramës i duhet. Meloni është si frymëmarrje për Ramën në këtë rast. Ndërkohë që ne kemi narkoshtetin që po del rrugëve sic doli në Rinas apo sic ka dalë me Ballukun.
Kjo është një ngjarje që e nxjerr lakuriq dhe Ramën sepse është rasti i parë që është shumë vështirë që Rama të thotë se kanë ngrënë kumbulla prapa meje. Sepse ata të tjerët janë akuzuar për gjëra që nuk lidhen direkt me Ramën, si inceneratori apo akuza të tjera për Beqajn, për Tahirin dikur apo Ahmetajn.
Këtu kemi të bëjmë me një gjë direkt të lidhur me Ramën. Se askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale Ramës e ka tërhequr ai për ti dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj.
Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet. Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti. Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku. Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit” – tha Lubonja -

Kolonia më e madhe në botë e Pelikanit Dalmat/ Shpëtimi i Liqenit të Prespës përmes aktivizmit ndërkufitar
“Tri vende, dy liqene, një destinacion,” thotë ambientalistja greke Mirsini Malakou, e cila ka punuar për këtë vizion në Ballkan për 30 vjet. Malakou është drejtuese e Shoqatës për Mbrojtjen e Prespës (SPP), një organizatë jofitimprurëse greke që synon të ruajë një nga ekosistemet më të vjetra ujore me ujë të ëmbël në Evropë, liqenet e Prespës. Pellgu i rrethuar nga malet, ku ndodhen Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, u formua rreth pesë milionë vite më parë, shumë kohë përpara se njeriu të bëhej pjesë e ekosistemit apo shtetet të vendosnin kufij.
Ndikimi i tensioneve politike
Në vende ku dominon politika nacionaliste, si në Ballkan, bashkëpunimi ndërkufitar është tejet i ndërlikuar. Por kriza ekzistenciale me të cilën përballen dy liqenet e Prespës – tërheqja e vijës së bregut liqenor dhe sfida për të mbrojtur më shumë se 2,000 specie peshqish, zogjsh, gjitarësh dhe bimësh – do të thotë se nuk ka alternativë tjetër përveç bashkëpunimit të tillë.
E frymëzuar nga Pelikani Dalmat
Një nga banorët më të spikatur të Prespës është pelikani dalmatian me sqepin e tij të madh rozë dhe portokalli, puplat e bardha dhe puplat kaçurrela pas qafës. Rreth 1,500 çifte të kësaj specieje të rrallë jetojnë në ekosistemin e pasur të Prespës, duke e bërë atë koloninë më të madhe të pelikanëve dalmatianë në botë. Vetë pelikanët tregojnë se kufijtë politikë nuk kanë kuptim për botën e virgjër.
“Ata shumohen në Greqi, ushqehen në Maqedoninë e Veriut dhe flenë në Shqipëri,” thotë Malakou. Nëse një pjesë e këtij cikli tre-vendesh të pelikanëve prishet – shumimi, ushqyerja apo gjumi – të tjerat preken menjëherë. Po ashtu edhe kur plehrat kimike të fermerëve apo mbetjet e bagëtive çlirojnë toksina në liqene, cilësia e ujit në të tre vendet përkeqësohet. Tri dekada më parë, ambientalistë si Malakou e kuptuan se duhej të shikonin përtej kufijve dhe të punonin së bashku e jo kundër njëri-tjetrit, nëse donin të ruanin ekosistemin e liqeneve.
Shkëputja prej së shkuarës
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe Jugosllavi (së cilës i përkiste atëherë Maqedonia e Veriut), grindjet historike u rikthyen dhe antagonizmat e rrezikshëm përfshinë Ballkanin. Greqia dhe Shqipëria, për shembull, kurrë nuk shpallën zyrtarisht paqe pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Greqia dhe Maqedonia e Veriut ishin të përfshira në një mosmarrëveshje të gjatë mbi emrin zyrtar të kësaj të fundit. Por, pavarësisht këtyre tronditjeve kombëtare, OJQ-të mjedisore në të tre vendet rreth liqeneve të Prespës filluan të lidhen dhe të punojnë së bashku. “Në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, shtetet ishin ende në proces formimi,” shpjegon Malakou. “Ne nisëm thjesht duke shkëmbyer mendime dhe ide.” Me kalimin e kohës, SPP dhe dy OJQ të tjera (PPNEA në Shqipëri dhe Shoqëria Ekologjike Maqedonase në Maqedoninë e Veriut) bashkuan forcat dhe krijuan një aleancë ndërkombëtare të quajtur Prespa Net. Në mënyrë thelbësore, OJQ-të e Prespa Net e trajtojnë çështjen e liqeneve si një problem mjedisor dhe jo kombëtar, një qasje që mund të funksionojë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.
“Ata shumohen në Greqi, ushqehen në Maqedoninë e Veriut dhe flenë në Shqipëri,” thotë Malakou. Nëse një pjesë e këtij cikli tre-vendesh të pelikanëve prishet – shumimi, ushqyerja apo gjumi – të tjerat preken menjëherë. Po ashtu edhe kur plehrat kimike të fermerëve apo mbetjet e bagëtive çlirojnë toksina në liqene, cilësia e ujit në të tre vendet përkeqësohet. Tri dekada më parë, ambientalistë si Malakou e kuptuan se duhej të shikonin përtej kufijve dhe të punonin së bashku e jo kundër njëri-tjetrit, nëse donin të ruanin ekosistemin e liqeneve.
Angazhimi me komunitetin lokal
Problemet që prekin liqenet e Prespës janë mëse evidente: uji është tërhequr vazhdimisht për 20 vjet, duke lënë pas shkëmbinj, rërë dhe tokë kullote aty ku dikur përplaseshin valët. Daniela Zaec, menaxhere e Shoqatës Ekologjike Maqedonase në Resen, e shpjegon zhdukjen e ujit me ndryshimet klimatike dhe aktivitetin njerëzor, si bujqësia.
“Kemi shumë pemëtore në këtë zonë dhe njerëzit përdorin ujin e liqenit për ujitje,” thotë ajo. Kjo mund të shkatërrojë habitatet e ligatinave, të cilat më pas kthehen në tokë bujqësore që kërkon edhe më shumë ujitje.
Puna me të rinjtë
Duke marrë shembull nga përvoja pozitive e SPP-së në përfshirjen e komunitetit lokal në Greqi, OJQ-ja e Zaec fokusohet në ndërgjegjësimin e komunitetit në mënyrë të ngjashme. Ajo e gjen punën me të rinjtë veçanërisht frytdhënëse. “Ne çojmë nxënësit në parqet kombëtare dhe u tregojmë se si punojmë,” shpjegon ajo. Edhe pse të tria organizatat duan që këto programe edukative të jenë ndërkufitare, ato ende nuk janë — politika vazhdon të pengojë bashkëpunimin. Malakou thotë se brezat e rinj të ambientalistëve janë më pak të ndikuar nga nacionalizmi toksik. Për ta, bashkëpunimi ndërkufitar është thelbësor jo vetëm për të trajtuar problemet e rajonit, por edhe për të jetuar në një kontekst europian.
Krijimi i vendeve të punës në rajon
Adnan Bego është një inxhinier mjedisor 26-vjeçar që punon për PPNEA në Shqipëri. “Unë u angazhova si vullnetar për një vit dhe më pas nisa punën këtu. Nuk është e lehtë të gjesh punë dhe shumë të rinj nga Shqipëria shkojnë në Gjermani apo Itali,” tha ai për DW. PPNEA bashkëpunon ngushtë me shërbimin e parqeve kombëtare shqiptare për të monitoruar arinjtë e Prespës. Ajo organizon edhe grupe turistësh ndërkombëtarë, duke i njohur me bukuritë natyrore të Prespës dhe ekosistemin e saj të ndjeshëm. Bego shpreson që kombinimi i ekologjisë dhe turizmit të inkurajojë emigrantët të kthehen në atdhe ose të mos largohen fare. Zhvillimi i turizmit nënkupton gjithashtu zhvillim të infrastrukturës bazë — rrugë, sisteme ujësjellësi, rrjete elektrike, internet — që do të ishte një përfitim i madh për jugun e varfër të Shqipërisë.
Investimet e nevojshme
Banorët që jetojnë pranë liqeneve në të tre vendet duan të ringjallin ekonomitë e tyre lokale përmes turizmit. Ata thonë se ekoturizmi ndërkufitar në Prespë mund të jetë një mundësi fitimprurëse për investitorët dhe insistojnë se zhvillimi nuk do të dëmtojë natyrën. Në të njëjtën kohë, OJQ-të e Prespa Net duan të sigurohen që turizmi dhe mbrojtja e natyrës të mos bien ndesh. Koncepti që po merr formë përfshin të tre vendet dhe promovon peizazhet e paprekura të rajonit: turistët mund të ecin në shtigje natyrore panoramike, të kalojnë lirshëm nga një vend në tjetrin, të hanë peshk nga liqenet e pastra dhe produkte vendase në hotele e restorante të menaxhuara nga komuniteti lokal — një vizion i vetëm për të gjitha komunitetet përreth Prespës. Realiteti aktual, megjithatë, është ndryshe. Deri tani, vetëm një numër i vogël pushuesish vizitojnë liqenet çdo vit. Tërheqja e ujit e bën liqenin të ndotur me baltë dhe alga. Një shteg ecjeje që rrethon liqenet mbetet i papërfunduar.
Një vizion për kufij të hapur
Në një kohë kur edhe vendet anëtare të BE-së po mbyllin kufijtë, vizioni i hapjes në rajonin e Prespës shkon kundër rrymës. Forca e qëndrueshme e Prespa Net qëndron në efikasitetin e rrjetit të saj informal, thonë anëtarët e saj. Me vendosmëri dhe një qasje të zgjuar, OJQ-të kanë mësuar si të anashkalojnë pengesat që qeveritë kombëtare kanë vendosur përpara tyre. Për më tepër, vitet e bashkëpunimit të tyre tregojnë se ky lloj bashkëpunimi ndërkufitar është i dobishëm për të gjithë banorët e rajoni, përfshirë edhe pelikanët dalmatianë.
-

Fëmijët mes librave dhe ekraneve/ Mbizotërojnë librat e përkthyer në panair, shkrimtarët vendas kërkojnë më shumë mbështetje
Të organizuar nga shkollat apo të shoqëruar nga prindërit, qindra fëmijë janë bërë pjesë e Panairit të Librit që në nisje të tij, por çfarë preferojnë lexuesit e vegjël dhe çfarë ofron libri shqip për ta?
“Unë jam më shumë te librat me fantazi, më pëlqejnë edhe librat e letërsisë shqiptare sepse më tregojnë si është zhvilluar libri dhe letërsia shqipe”, thotë një nga fëmijët.
“Më pëlqejnë librat e huaj të përkthyer, veprat me aksion dhe luftë”, thotë një tjetër.
“Më shumë më pëlqejnë autorë të huaj, por kohët e fundit kam filluar të lexoj shumë autorë shqiptarë”, thotë një tjetër pjesëmarrës në panair.
Në letërsinë për fëmijë, veprat e përkthyera nga letërsia botërore mbizotërojnë mbi librat e autorëve shqiptarë.
“Shtëpitë botuese gjejnë më shumë lehtësi dhe e kanë të sigurt që libër që është i përkthyer, sepse është tashmë i njohur në vendin e vetë dhe vetë tregu e kërkon. Ndoshta është frika se autori i ri nuk njihet”, thotë Valbona Banko.
Megjithatë, mes stendave të shtëpive botuese në panair vëren një rritje të titujve të rinj nga autorë shqiptarë.
“Një libër shqip e bën fëmijët të njohë tematika që për hir të moshës, nuk i ka njohur më parë”, u shpreh Albana Nexhipi.
Për studiuesit dhe shkrimtarët, është e nevojshme që fëmijëve t’u ofrohen vepra që bazohen te aktualiteti dhe te kërkesat e të vegjëlve.
“Jam vetë nënë dhe shoh që sfida më e madhe është tableti e telefoni. Libri është në një konkurrencë shumë të fortë. Unë insistoj duke i dhënë vajzës sime shembullin, jo duke thënë lexo, por unë lexoj dhe ajo më shoh, fëmijët priren të imitojnë”, thotë Elia Zaharia.
“Unë trajtoj tematike bashkëkohore, pra marrëdhënien që kanë fëmijët me teknologjinë. Janë tematika të reja sepse më shumë deri më tani në letërsinë shqipe për fëmijë janë trajtuar personazhe të botës abstrakte. Letërsia është një mjet shumë i mirë për at mësuar fëmijën”, shprehet Nexhipi.
“Dhe ne duhet të përditësohemi me ato çfarë fëmijët duan dhe nga ajo që kam komunikuar me librarët dhe prindërit, shoh që fëmijët tërhiqen kur përralla, novela apo romani shoqërohet me ilustrime. Fëmijët priren edhe të lexojnë në gjuhë të huaj, ndaj unë kam vendosur që librat e mi përveç gjuhës shqipe, të jenë edhe në gjuhën angleze”, shprehet Flori Kasaj.
Një përrallë, novelë apo roman cilësor i fton fëmijët në një udhëtim drejt imagjinatës dhe dijes. Teksa teknologjia është bërë pjesë e pandashme, ata nuk duhet të shkëputen nga magjia e leximit.
“Është mjaft e rëndësishme që një shkrimtar me librin e tij të konsultohet paraprakisht me një psikolog”, thotë Kasaj.
“Është e vështirë dhe njëkohësisht e bukur t’u flasësh fëmijëve. Këto mesazhe asnjëherë nuk duhet të vijnë në formën e moralit, sepse automatikisht refuzohen. Këto mesazhe duhet të vijnë midis rreshtave”, u shpreh Elia Zaharia.
Por, kostot e rritura të letrës, printimit dhe veçanërisht kostot e shtuara nga ilustrimet janë një sfidë e madhe për autorët dhe botuesit.
“Nuk duhet të kursehet te libri për fëmijë në prodhim. Pse fëmijët priren që të blejnë libra të huaj që janë përkthime? Sepse janë të plotësuar me cilësi dhe ilustrime. Pse të mos e ofrojmë ne këtë gjë, jam e bindur që shtëpitë botuese kur duan, e bëjnë”, thotë Zaharia.
Teksa sasia rritet e cilësia vihet në pikëpyetje, kërkohen më shumë vëmendje dhe politika për librin.
“Qoftë ministria, qoftë shtëpitë botuese apo mësuesit duhen të tregohen më të vëmendshëm në përzgjedhjen e titujve se për shembull, u japin një titull shumë të vjetër sepse fëmija nuk e lexon dot. Ka disa elementë që duhen parë me kujdes që të mos krijohet çarja midis lexuesit të vogël dhe letërsisë”, u shpreh Albana Nexhipi.
Top Channel