Tag: thonë

  • “Thonë gjysmën e qeverisë e ke në burg”/ Rama nga Poliçani: Ndihem krenar që kam nxjerrë drejtësinë nga burgu

    “Thonë gjysmën e qeverisë e ke në burg”/ Rama nga Poliçani: Ndihem krenar që kam nxjerrë drejtësinë nga burgu

    Nga takimi me banorët në Poliçan, kryeministri Edi Rama u kthye pas në kohën kur kërkonte mandatin e katërt për të bërë reformën në drejtësi, detyrë për të cilën tha se e ka kryer.

    Rama u ndal te kritikat për arrestimin e ish funksionarëve të PS, ku tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur djathtas dhe majtas.
    “Thonë ç’është kjo punë me Edi Ramën njëherë thotë tepsi njëherë timon njëherë dajre. Kujtohet mirë kur ju thoja ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta, ishte thelbi i asaj fushate. Të tjerët donin pjesën me tepsi nuk donin reformë në drejtësi. Shikoni çfarë thonë sot e ju duket vetja të zgjuar. Thonë gjysmën e qeverisë e ka në burg.
    Këtu është mirë të ndalemi një moment për tu marrë vesh. Si duhet të ndihemi ne, si ndihem unë. Kur duhet të ballafaqohem me faktin se një pjesë e atyre që kanë qenë në qeveri kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë. Unë do ndihesha keq dhe sikur ju kisha tradhtuar nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi, e kam thënë që duhet një drejtësi që godet majtas e djathtas.
    Jam kryelartë për faktin se në këto vite kemi bërë atë që se ka bërë asnjë qeveri. Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë”-tha Rama.

    Top Channel

  • Përplasja/ Rama nuk i jep fjalën fermerit demokrat: S’je i joni!

    Përplasja/ Rama nuk i jep fjalën fermerit demokrat: S’je i joni!

    Kryeministri Edi Rama është përplasur me një fermer demokrat gjatë një takimi elektoral në Berat, ku i tha: “do ta heq atë fiksimin, po s’ta shkula si tapë”.
    Teksa fermeri i kërkoi fjalën, Rama nuk pranoi të ia hapte mikrofonin për shkak se “jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’”.
    “Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu”, iu drejtua kreu i qeverisë.
    “Jemi miq përtej fiksimeve. Unë do ta heq këtë fiksimin që kë por avash avash, më duhet edhe pak kohë, por po nuk ta shkula si tapë që të hapesh edhe të marrësh ajër e të bëhesh shumë më i lezetshëm mbaje mend çfarë të them. Nuk ta hap mikrofonin, lëre tani se jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’. Unë edhe kur dal në FB merrem me ata që nuk janë tanët.
    Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu. Boll tani, na more gjithë kohën se më thonë këta ne të mbështesim, ne të duam, të themi fjalë të mira, ti merresh me këta, që të shajnë, nuk lënë gjë pa thënë. Shih çfarë bën tani, Edi Rama u thotë fëmijëve më shikoni mua lakuriq, janë të paparë. Ndërkohë që këta më nxorën mua lakuriq, se di, pastaj mbledhin njëri-tjetrin ia fusin fjalëve aty më ekstreme me djem e vajza. Kanë të drejtë që më thonë pse merresh me këta ‘janë çyryk’,” tha Rama.

  • “Thonë Agroni është bërë me Ramën”, Shehaj: Kanë nxjerrë Flamur Nokën për të më sulmuar, po të luftonin si unë…

    “Thonë Agroni është bërë me Ramën”, Shehaj: Kanë nxjerrë Flamur Nokën për të më sulmuar, po të luftonin si unë…

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga një takim me qytetarët në Kavajë, ka reaguar ndaj sulmeve të Flamur Nokës, duke e quajtur të pavërtetë akuzën se ai bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Shehaj theksoi se nëse Partia Demokratike do ta kishte luftuar Ramën me vendosmëri, siç ka bërë ai vetë, ndoshta sot Rama nuk do të ishte më në pushtet.

    ‘Kanë filluar që të bezdisen nga biseda dhe mesazhet tona dhe nga ajo që ne duam të bëjmë dhe na thonë se ne qenkemi kundër opozitës. Ne nuk duam vetëm rotacionin politikë ne duam ndryshimin. Ne jemi partia që përfaqëson ata që nuk kënaqen vetëm me rotacionin politikë, ne duam ndryshimin prandaj jemi këtu. Tani kanë nxjerr Flamur Nokën që më sulmon dhe thotë Agroni bërë me Ramën. Nëse ata do kishin luftuar Ramën ashtu si e kam luftuar unë, mbase Rama s’do të ishte sot në pushtet’, tha ai. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ai theksoi se Partia Mundësia nuk përfaqëson thjesht një rotacion politik, por synon të përmbysë një sistem që i ka penguar shqiptarët të ecin përpara. “Qytetarët e ndershëm janë ata që e kanë çuar Shqipërinë përpara, jo qeveritë. Qeveritë vetëm i kanë penguar,” tha ai.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Shehaj theksoi rëndësinë e qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, duke e konsideruar atë si vendin ku do të nisë ndryshimi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin mbështetje Partisë Mundësia dhe ta përçojnë mesazhin e saj veçanërisht te të rinjtë.

    ‘Nuk ja në qeveritë që e kanë bërë Shqipërinë më të mirë por puna e qytetarëve të ndershëm e atyre që kanë punuar dhe nëse shqiptarët janë të pakënaqur që i kanë penguar që ata të mos bënin më shumë. Pengesa e çdo shqiptari janë shteti dhe qeveristë që u thonë ne do t’ju bëjmë më të pasur. Kavaja është e rëndësishme, sepse bënë pjesë edhe në qarkun e Tiranës dhe ndryshimi do të fillojë nga qarku i Tiranës. Ne duam që të mbledhim vota dhe ti shtrijmë votën të gjithëve përqëndrohuni tek të rinjtë kjo është e rëndësishme. Ne të gjithë vendosin do të marrim deputet, por Tirana është më e rëndësishme sepse ka më shumë deputet. Asnjë parti ska hyrë në parlamnet pa pasur mbështetjen e PD ose PS. Ne po bëjmë histori dhe ky është hapi i parë’, tha ai.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Thonë Rama ofendon burrat”/ Kryeministri nga Maliqi: Një deputet i kënetës një Fidel Fidel, hajde çyryk hajde

    “Thonë Rama ofendon burrat”/ Kryeministri nga Maliqi: Një deputet i kënetës një Fidel Fidel, hajde çyryk hajde

    Kryeministri Edi Rama sulmoi sot kandidatin e PD-së për deputet Fidel Kreka, duke e quajtur “çyryk”.
    Teksa u takua me mbështetës të PS në Maliq, Rama iu përgjigj edhe akuzave të thëna se ofendon burrat duke u thënë çyryk.
    “Si mund të shkohet në kënetë çfarë ka atje se më treguan një video pak më parë, një deputet këtu i kënetës një Fidel Fidel, hajde hajde, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde.
    Por kur thonë Rama ofendon burrat se u thotë çyryk, e them unë po prit, unë them kështu “PS nuk mundet dot, është e kotë, sepse PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë”.
    Ndërkohë që tek burrat jemi më ngushtë në diferencë me kënetën sepse gjysma e burrave nuk janë mirë, mund të jenë në rregull në punën e përditshme, dalin shkojnë, ja ai i farmacisë atje më duket se është i PD-së, shet ilaçet, është në rregull, por po hyri tek politika është çyryk ai nuk sheh, nuk kupton. Do kënetën ai është çyryk, më pëlqen sepse ngrihen ata deputetët dhe bëjnë statuse thonë s’jemi çyryk, por si mund ta thotë “ai që thotë nuk jam, vetëm çyryk është”, tha Rama.

  • “Do thonë të huajt, ‘ku është spitali më i afërt sepse…’”, Rama ironizon premtimet e opozitës: Qesharake! Ju thonë ‘do ta bëjmë Peqinin madhështor’

    “Do thonë të huajt, ‘ku është spitali më i afërt sepse…’”, Rama ironizon premtimet e opozitës: Qesharake! Ju thonë ‘do ta bëjmë Peqinin madhështor’

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës, teksa fliste sot para të rinjtë të njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë.

    Rama e quajti qesharak premtim se ‘Shqipërinë do ta bëjnë madhështore’.
    “Të ishin njerëz normal, një alternativë normale… por mund të jetë normale një alternativë që nuk ka turp të thotë ‘do bëjmë Shqipërinë madhështore’? Si do ta bëjnë?
    Ç’a do bëjnë? Nuk kemi nevojë ta bëjmë madhështore, se dukemi shumë qesharakë kur e themi, imagjino t’ia thuash një të huaji këtë ‘do thotë ku është spitali më i afërt të marrë ndonjë qetësues’. Ne mund të themi që Shqipërinë do ta bëjmë pjesë të BE. Se vijojnë të jetë qesharakë se shkojnë në Peqin dhe thonë ‘do e bëjmë Peqinin madhështor’ e kështu me radhë”, tha kreu i PS.
     
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironi me opozitën: Ne ju çojmë në BE, këta thonë ‘do ta bëjmë Peqinin madhështor’

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironi me opozitën: Ne ju çojmë në BE, këta thonë ‘do ta bëjmë Peqinin madhështor’

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës, teksa fliste sot para të rinjtë të njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë.
    Rama e quajti qesharak premtim se ‘Shqipërinë do ta bëjnë madhështore’.
    “Të ishin njerëz normal, një alternativë normale… por mund të jetë normale një alternativë që nuk ka turp të thotë ‘do bëjmë Shqipërinë madhështore’? Si do ta bëjnë?
    Ç’a do bëjnë? Nuk kemi nevojë ta bëjmë madhështore, se dukemi shumë qesharakë kur e themi, imagjino t’ia thuash një të huaji këtë ‘do thotë ku është spitali më i afërt të marrë ndonjë qetësues’. Ne mund të themi që Shqipërinë do ta bëjmë pjesë të BE. Se vijojnë të jetë qesharakë se shkojnë në Peqin dhe thonë ‘do e bëjmë Peqinin madhështor’ e kështu me radhë”, tha kreu i PS.

  • “Stafi i Metës me të paaftë”/ Monika Kryemadhi flet para SPAK: Me paturpësi thonë se unë kërkoj vota për PS

    “Stafi i Metës me të paaftë”/ Monika Kryemadhi flet para SPAK: Me paturpësi thonë se unë kërkoj vota për PS

    Nga dera e SPAK ku u paraqit për masën “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi kërkoi vota për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, edhe pse u divorcuan pak ditë më parë.

    Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?
    Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.

    Top Channel

  • Palestra nuk ofron asgjë nëse nuk bëni ecje, thonë mjekët

    Palestra nuk ofron asgjë nëse nuk bëni ecje, thonë mjekët

    Nëse mendoni të shkoni në palestër 3 ose 4 herë në javë është e mjaftueshme për një jetë aktive, ndoshta duhet ta ri-mendoni.

    Sipas nutricionistes Andrea Canas Onzain, aktiviteti i përditshëm fizik është po aq i rëndësishëm sesa seancat në palestër.

    Në një postim të fundit në Instagram, ajo shkruan:
    “Nëse shkoni në palestër disa herë në javë, por nuk arrini as 5000 hapa në ditë, atëherë konsideroheni si një person i ulur.”

    Ekspertët thonë se lëvizja e zakonshme e përditshme si shëtitjet, punët e shtëpisë, shkallët apo udhëtimi për në punë ka një ndikim të madh në trupin tonë. Në terminologjinë shkencore, kjo quhet NEAT (Non-Exercise Activity Thermogenesis), që i referohet kalorive të djegura jashtë ushtrimeve të strukturuara.

    “Mund të mendoni se këto lëvizje nuk luajnë ndonjë rol, por në fakt bëjnë ndryshimin që ndikojnë në ekuilibrin hormonal, funksionin e insulinës, qarkullimin e gjakut dhe shumë më tepër”, shpjegon Andrea Onzain.

    Edhe pse ‘10,000 hapa në ditë’ është bërë një objektiv popullor, ekspertët theksojnë se cilësia dhe kohëzgjatja e ecjes janë më të rëndësishme se vetë numri i hapave.

    Kardiologu José Luis Zamorano rekomandon që të ecet 35-40 minuta në ditë, mundësisht në orët e pasdites. “Në atë kohë, trupi menaxhon më mirë yndyrën dhe performon më mirë”, shpjegon ai.

    Ecja e rregullt:

    1.Forcon muskujt
    2.Përmirëson shëndetin e kockave
    3.Ul rrezikun për osteoporozë
    4.Mbështet metabolizmin dhe mirëqenien mendore

    Sipas mjekes, Conchita Vidales, ecja pas ngrënies ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    “Kur ecni me një ritëm të mirë pas një vakti, glukoza rritet më ngadalë, gjë që ndihmon në kontrollin më të mirë të glicemisë gjatë ditës,” thotë ajo.

    Përfitime të tjera të ecjes pas ushqimit:

    1.Lehtëson tretjen
    2.Ul fryrjen dhe urthin
    3.Përmirëson qarkullimin e gjakut
    4.Ndihmon në kontrollin e kolesterolit dhe tensionit

    Nëse dëshironi të ndiheni më mirë, të keni më shumë energji dhe të përmirësoni shëndetin tuaj në planin afatgjatë, ecja është një ndër zakonet më të fuqishme që mund të ndërtoni. Syri.net-Bovary.gr.

     

  • PS çel fushatën zgjedhore me vajzat dhe gratë socialiste, Spiropali: 11 maji, fitore si asnjëherë tjetër!

    PS çel fushatën zgjedhore me vajzat dhe gratë socialiste, Spiropali: 11 maji, fitore si asnjëherë tjetër!

    Këtë të premte, Partia Socialiste ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nën moton  “Shqipëria është grua, Europa është grua”.Në takimin e zhvilluar në sallën e TKOB, ka mbajtur fjalën drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për PS-në, Elisa Spiropali.
    Spiropali theksoi se socialistët janë për fitoren e 10-të në zgjedhje përballë demokratëve, teksa i ironizoi që nuk e mundin dot Edi Ramën. Më tej zbuloi edhe sekretin e fitoreve të PS-së, që janë gratë dhe vajzat.Pjesë nga fjala e Spiropalit:
    Cili është sekreti i tyre thonë disa? Sot kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren e 10-të me PS, besoj disa përgjigje do i japim. Disa thonë sekreti është se e kanë njohur pushtetin shumë gjatë. Janë partia e vjetër që ka trashëguar strukturat e partisë së vjetër. Disa thonë është dëshira e tyre për pushtet. Është fakti që socialistët dinë të jenë kritik, dinë të rilindin dhe të ringjallen dhe të kthehen në pushtet të rinovojnë skuadrën e tyre dhe të kenë alternativë. Kundërshtarët e shohin ndryshe, thonë Edi Rama nuk mundet. Nuk e mundin dot Edi Ramën dhe nuk e mundin dot PS. Në çdo studio ku diskutohen këto pyetje shtrohen, përgjigjet janë të ndryshme. Duke vizituar sallat e Shqipërisë dhe gratë na mbështesin dhe me entuziazmin që mbështesin PS dhe Edi Ramën. Sekreti është publik mbështetja nga gratë dhe vajzat e Republikës së Shqipërisë të cilat më mirë se gjithë të tjerët e dinë që është PS që i ka dhënë hapësirë të madhe në çdo nivel. Është kjo hapësirë që jo vetëm e zëmë me numra, por e kemi rritur, e kemi bërë më dinamik, duke i dhënë jo vetëm fytyrën tonë por edhe aftësitë tona. Gratë në parlament janë më të besueshme flasin për çështje komunitare. Është kjo forcë politike dhe ky lider që i ka dhënë hapësirë të madhe grave.
    Sot, misioni ynë për 11 majin, kjo garë nuk është si gjithë të tjerat, është garë për Shqipërinë evropiane, ku fëmijët tanë të ndihen të dinjitetshëm. Shqipëria disa vite nuk është ajo që ka emrin sot dhe nderin në arenën ndërkombëtare.
    Gratë votojnë Shqipërinë, votojnë të ardhmen e tyre. Edhe në këto zgjedhje do jenë çelësi i suksesit për ta çuar Shqipërinë në familjen evropiane.