Shkruan në Facebook nënkryetari i PD Shkodër, Arben Lushaj: Kësaj i thonë me nder tallje…me demokratët. Ne i dhamë firmat po i thamë që të mos i përdorë kundra nesh!
E kur mendon se ky është nënkryetari dhe personi më i përgatitur juridikisht në PD, vajmedet çfarë pret prej tjerëve. Këto janë patericat e qeverisë më të korruptuar në planet e për shkak të këtyre firmëtarëve nuk kapitalizohet asnjë skandal sado i madh që të jetë.
Në këtë 35 vjetor të partisë sime kjo është kartolina më e hidhur. Paç ditë më të bukura e më të lavdishme o Partia Demokratike dhe u çlirofsh nga rriqrat që të kanë pi gjakun!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
Post navigation









