Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës tashmë të falimentuar “Thodex”, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.
Lajmi është konfirmuar nga transmetuesi shtetëror TRT, i cili bën me dije se është hapur një hetim zyrtar për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Özer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa autopsia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.
Faruk Fatih Özer ishte arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke. Ai u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023.
Në shtator të vitit 2023, themeluesi i Thodex u dënua me 11.196 vite burg për akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit dhe krijimit të një organizate kriminale. Prokuroria kishte kërkuar një dënim rekord prej 40.562 vitesh burg.
Özer konsiderohej si organizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën kursimet e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave “Thodex”. Ai akuzohej për mashtrimin e 391 mijë qytetarëve, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh.
gijotina.com/
Tag: thodex
-

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, “mbreti” i kriptomonedhave
-

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli
Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 13:49
“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.
Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.
Themeluesi i Thodex u dënua në vitin 2023 me 11 mijë e 196 vite burg për veprat penale pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale. Prokurorët kishte kërkuar dënimin e tij me 40.562 vjet burg.
Faruk Fatih Özer konsiderohej si norganizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën paratë e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave Thodex. Ai akuzohej për mashtrim të 391 mijë qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.
-

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg bosi i kriptomonedhave
BLOOMBERG
Faruk Fatih Ozer, ish-drejtori ekzekutiv i bursës të kriptomonedhave Thodex, e cila falimentoi, është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut në qytetin perëndimor turk Tekirdag, raportoi transmetuesi shtetëror TRT.
Po zhvillohet një hetim dhe zyrtarët po fokusohen te mundësia që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, tha TRT të shtunën.
Ozer, i cili drejtoi Thodex deri në falimentimin e saj në vitin 2021, u dënua dy vjet më parë me 11.196 vjet burg nga një gjykatë turke për krime që përfshinin mashtrim.
Ai kishte braktisur shkollën e mesme dhe kishte themeluar kompaninë Thodex në vitin 2017, dhe ishte arratisur në Shqipëri pas kolapsit të kompanisë.
Një gjykatë shqiptare urdhëroi ekstradimin e tij në Turqi në vitin 2022.
Ndërsa aktakuzat fillestare të prokurorit vlerësuan humbjet totale të investitorëve, kur Thodex falimentoi, rreth 24 milionë dollarë, mediat turke raportuan shifra deri në 2 miliardë dollarë.
Kompania e të dhënave dhe analizës së blockchain-it, Chainalysis, vlerësoi humbjet në 2.6 miliardë dollarë.