Tag: thjeshtë

  • “Më tha qesh…”, Giorgia Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun

    “Më tha qesh…”, Giorgia Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun

    “Të hënën, në takimin e fundit, ai më tha ‘qesh’. Ishte një këshillë që i pëlqente të ma përsëriste shpesh”, tha ajo.
    Papa Françesku do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj të varfërve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe angazhimin për një Kishë të thjeshtë dhe të hapur për të gjithë.​
    Në një tekst të pabotuar, Papa Françesku shprehej se “vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”, duke reflektuar besimin e tij të thellë në jetën e përjetshme.​
    Papa Françesku, Ati i Shenjtë i Kishës Katolike, ndërroi jetë më 21 prill 2025 në moshën 88-vjeçare.
    Sipas njoftimit të Vatikanit, vdekja e tij u shkaktua nga një goditje në tru, e pasuar nga dështim kardiak dhe cirkulatorik të pakthyeshëm.
    Ndërsa mëngjesin e sotëm u mor vendimi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga e premtja, 25 prill, deri të dielën, 27 prill, në Shën Pjetër.
    Trupi i Papa Françeskut do të qëndrojë i ekspozuar për besimtarët për të bërë nderimet e fundit. Funerali do të mbahet të shtunën, 26 prill, në orën 10:00, dhe do të pasohet nga varrimi në Bazilikën e Shën Marisë Madhore në Romë, sipas dëshirës së tij për një varrim të thjeshtë .​

  • Testamenti i Papa Franceskut: Varri duhet të jetë në tokë. I thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm, “Franciscus”

    Testamenti i Papa Franceskut: Varri duhet të jetë në tokë. I thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm, “Franciscus”

    Unë kërkoj që mbetjet ime mortore të pushojnë në pritje të ditës së ringjalljes në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore”. Dëshirat e fundit të Papa Françeskut në testamentin e shkruar në Santa Marta në datën 29 qershor 2022 janë publikuar nga zyra e shtypit e Vatikanit këtë mbrëmje pas vdekjes së Atit të Shenjtë.
    “Miserando atque Eligendo. Në emër të Trinisë së Shenjtë. Amen. Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Përjetshme, dëshiroj të shpreh vullnetin tim vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim. Gjithmonë ia kam besuar jetën time dhe shërbesën time meshtarake e peshkopale Nënës së Zotit tonë, Marisë Më të Shenjtë.

    Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë ku shkoja për lutje në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik për t’ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe ta falënderoj për kujdesin e saj të bindur dhe amnor”.
    Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur siç tregohet në bashkëngjitur. Varri duhet të jetë në tokë. I thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: “Franciscus”, – kërkon Papa.

  • Ndue Lugja flet për Papa Franceskun: Momente të paharrueshme dhe thjeshtësia e një figure të shenjtë

    Ndue Lugja flet për Papa Franceskun: Momente të paharrueshme dhe thjeshtësia e një figure të shenjtë

    Në një intervistë të dhënë për Syri TV, Ndue Lugja ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e Papa Franceskut dhe ka ndarë kujtime të veçanta nga takimet që ka pasur me të gjatë periudhës kur ka punuar në Vatikan.

    Ndue Lugja, i cili ka pasur mundësinë ta njohë Papa Franceskun personalisht dhe ka kaluar 27 vjet në Vatikan si piktor dhe restaurator, flet për ndikimin e thellë që ka pasur ai në jetën e tij dhe për respektin e jashtëzakonshëm që ka ndier për karakterin e thjeshtë dhe të pastër të Papës.

    Nëpërmjet kujtimeve të tij, Lugja i sjell publikës disa nga momentet më të bukura dhe emocionuese të takimeve me Papën, përfshirë vizitën e tij në Shqipëri dhe angazhimin e Papës për një jetë të thjeshtë dhe të përkushtuar.

    Ai gjithashtu ndan reflektime mbi reformimin e rëndësishëm që Papa Francesku realizoi në Vatikan dhe mënyrën se si ai jetoi, larg luksit dhe modernizmit, duke iu përmbajtur thjeshtësisë dhe ndershmërisë.

    Fjala e plotë:

    “Më vjen shumë keq që u dha ky lajm, Papa Francesku u nda nga jeta. Unë e kam njohur personalisht dhe kam mijëra foto me të dhe ajo më e bukura është momenti kur unë i jap një zarf me ftesën brenda për të vizituar Shqipërinë.

    Ai e mori me kënaqësi dhe i thashë direkt përmbajtjen me gojë, dhe u kënaq më shtrëngoj dorën dhe pranoi. Këtë gjë e ka bërë edhe një tjetër motër në Kishë që i lidhte flamurin shqiptar në qafë, edhe ajo e ftoi ta vizitonte Shqipërinë.

    Në një moment që po binte shi dhe rojet kishin çadrën në dorë, ma lanë mua çadrën dhe e përcolla deri në shtëpi dhe u kënaq pa masë duke krijuar një respekt të jashtëzakonshëm për mua.

    Prej 27 vitesh kam punuar në Vatikan si piktor dhe restaurator ku jam marrë vetëm me piktura dhe kam bërë shërbim si roje e kishës së Shën Pjetrit dhe eksperienca ime ka qenë shumë e madhe.

    Ai e refuzoi banesën tradicionale dhe mori një apartament afër Vatikanit, në brendësi të Vatikanit dhe në atë shtëpi ikte vetëm të dielën kur i fliste popullit.

    Ai jetoi i thjeshtë, në kushte normale, dilte lirshëm dhe udhëtonte në makina modeste vetëm me një shoqërues, hoqi suitën e shoqërimit në qytet dhe policia e shoqëronte, hoqi shumë gjëra moderne me pak fjalë.

    Në Vatikan ai bëri një reformim i cili vazhdon të jetë ekziston deri më sot, edhe pse nesër mund të vijë dikush tjetër që mund ta ndryshojë, por prapë nuk e besoj”.

  • Petrit Vasili: Serioziteti opozitar perballe karagjozllekut rilindas, zgjedhja ne 11 maj eshte shume e thjeshte!

    Petrit Vasili: Serioziteti opozitar perballe karagjozllekut rilindas, zgjedhja ne 11 maj eshte shume e thjeshte!

    Petrit Vasili: Serioziteti opozitar perballe karagjozllekut rilindas, zgjedhja ne 11 maj eshte shume e thjeshte!

    Statusi i plotë i Petrit Vasilit

    Ne votimet politike pas nje analize dhe arsyetimi gjithmone momenti final eshte pikerisht zgjedhja se per ke do te votosh.

    Ne 11 maj do duhej serish te mendonim dhe te shihnim programet politiko-elektorale per te vendosur.

    Por ky 11 maj eshte kaq i thjeshte sa thene cope s’ka asgje per tu menduar.

    Perballe eshte karagjozlleku dhe degradimi i kusareve rilindas me Ramen ne krye dhe ne anen tjeter serioziteti dhe pergjegjshmeria maksimale me Berishen e Meten ne krye.

    Shqiptaret kane pare nga Edi Rama vetem tallava, qe shkon nga :”ta hongsha zemren” ne 2023 per zgjedhjet lokale dhe sot ne nje tallava te çfrenuar haremesh e perdredhjesh degraduese ne shesh ku deputetet ministra e kryetare bashkie e lloj soj sorollopi patronaxhistesh zderhallen ne shesh ndersa njerezit e thjeshte luftojne me varferine dhe ikin perdite me lemeri nga vendi.

    Asnje program politik apo elektoral nga Rama, por thjesht harbim çingijesh te te gjithe llojeve hedhin vallen e hajduteve ne shesh per tu thene shqiptareve që:”Ju kaq meritoni”.

    Ne anen tjeter shqiptaret kane pare seriozitet dhe pergjegjshmeri maksimale ne Programin e opozites “Made in Albania”, nje program i studiuar thelle profesionalisht, qe rrit ekonomine e vendit, mireqenien e familjes, ndal rrenimin ekonomiko-social dhe ndal shpopullimin dramatik qe po zhbën vendin.

    Nje program i qarte, me afate te percaktuara, i thjeshte dhe ku eshte shkruar e zeza mbi te bardhe kontrata e ndershme dhe pergjegjshme politike me shqiptaret, per ti bere ata te jetojne me dinjitet ne Shqiperi.

    Ndaj zgjedhja ne 11 maj eshte kaq e thjeshte.

    Askush nuk mund te lere fatin e tij dhe te familjes ne duart e karagjozit dhe narkokryeministrit tallava Edi Rama, qe hedh vallen e hajduteve ne shesh se nuk ka ç’te thote e te beje tjete

  • Si i zbuloi SPAK “ vjedhësit” e dosjeve?!/ Eksperti i IT zbulon se ku gabuan dy të arrestuarit

    Si i zbuloi SPAK “ vjedhësit” e dosjeve?!/ Eksperti i IT zbulon se ku gabuan dy të arrestuarit

    Besmir Semanaj, ekspert IT-je ishte këtë të dielë i ftuar në një studio televizive ku tregoi se si u bë i mundur gjurmimi dhe arrestimi i dy hakeravë që tentuan të hakeronin prokurorët e SPAK.

    Ai tha se duke qenë se dy hakerat nuk kishin dije të thelluara për teknologjinë identifikimi dhe arrestimi i tyre ka qenë më i lehtë.
    “IT e SPAK është një  shërbim i brendshëm për mirëmbajtjen e sistemve të SPAK, ndërsa hetimi kryhet nga prokurorët dhe BKH-ja që ka ekspertizë si kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u bazuar te profili i dy të arrestuarve që nuk duken të kenë dije të thelluara në teknologji, zbulimi është më i thjeshtë. Mënyra e zbulimit të hakerimit ishe nga akses i paautorizuar, kishim futje në sistemin e-mail nga një IP që nuk është e zakonshme te sistemi. Kështu me anë të IP-së është shumë më e thjeshtë për të shkuar te ambienti ku është kryer hakerimit. Gjithashtu unë besoj se SPAK duhet të ketë disa programe dhe sisteme më të avancuara”,-tha Semanaj.

  • Test i thjeshtë në shtëpi, si të kuptoni nëse mollët janë bio

    Test i thjeshtë në shtëpi, si të kuptoni nëse mollët janë bio

    Mollët janë një ndër pemët më të popullarizuara në botë, të shijshme e me vlëra ushqyese, por edhe me çmime të përballueshme që mund t’i blini gjatë gjithë vitit.
    Mirëpo njëri ndër shkaqet themelore përse qëndrojnë aq gjatë dhe mund të transportohen në distanca të largëta dhe sërish duken sikur janë vjelë para një dite, është i vështirë për t’u kuptuar lehtësisht.
    Një numër i madh prodhuesish dhe tregtarësh i lyejnë mollët me dyll. Kështu pengojnë kalbjen, prishjen madje edhe insektet dhe njëkohësisht nuk detyrohen të përdorin pesticidet helmuese.

    Mjafton një test i thjeshtë për të zbuluar nëse janë të lyera mollët që keni blerë. Nëse doni që dylli të duket, hidhuni mollëve ujë të nxehtë. Kështu njëkohësisht do të zbusë dyllin dhe pjesërisht do t’i lajë. Por, nëse dëshironi që tërësisht ta hiqni dyllin, hidhni më pas sodë buke dhe fshijini mirë me leckë.
    Edhe pse dylli nuk është i dëmshëm, me siguri nuk është as i mirë. Hiqeni nga mollët sidomos kur ua jepni fëmijëve./vizionplus.tv

  • Rama premton: Paga minimale në qershor do vendoset të bëhet 500 euro, ja kur hyn në fuqi

    Rama premton: Paga minimale në qershor do vendoset të bëhet 500 euro, ja kur hyn në fuqi

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, përgjatë rubrikës së tij “Sy m’sy”, ka komunikuar drejtpërdrejtë me komentuesit, nga ku premtoi se vitin pasardhës do të ketë rritje të rrogës minimale.
    Rama shpjegoi se në qershor do të vendoset rroga minimale që të jetë 500 euro, e kjo do të futet në fuqi më 1 janar 2026. Ai shpjegoi se rritja e pagës minimale nuk është aq e thjeshtë saç duket, pasi nuk mund të detyrohet çdo kompani të ndryshojë menjëherë këto standartë, për shkak të pamundësisë.
    “Rroga minimale nuk vendoset ashtu se duam ne. duhet të bësh projeksion të qartë që do i kesh ato paga gjithmonë. Paga minimale në qershor do të vendoset që të bëhet 500 euro dhe do të vendoset në fuqi më 1 janar të vitit tjetër, sepse paga minimale nuk është kaq e thjeshtë sa duket. E nuk do ja imponosh kompanive, kompanitë kanë mundësi ose pamundësi dhe nga ana tjetër, paga minimale ndikon në fuqinë konkurruese të vendit. Kështu që nuk është kaq e thjeshtë. Thuaj kaq, por nuk e bëjnë dot pastaj. Si I bëhet?”, u shpreh Rama.
    Sakaq, lidhur me korrupsionin në vend, kryesocialisti tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që arriti të sjellë reformën në drejtësi, që mundëson hetimin dhe gjykimin e drejtë të një personi të lidhur me pushtetin politik. Një gjë e tillë sipas Ramës nuk ka ndodhur që nga viti 1912, e deri para disa vitesh, me krijimin e reformës në drejtësi.

    “Siç e shihni korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjëherë tjetër. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, po ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin politik lidhen nga prokurorë, gjykatës të pavarur nga pushteti politk për herë të parë. E kush thotë që kjo nuk ka lidhje me mua dhe PS, nuk thotë të vërtetën. Jemi pikërisht unë dhe PS që e kemi sjkellur këtë risi në historinë shqiptare. Risi historike në jetën shqiptare që nga 1912, kur është ngritur flamuri i pavarësisë dhe kur është ngritur qeveria e parë e deri ara pak vitesh, në Shqipëri kurrë një person me pushtetin nuk është hetuar dhe nuk ëhstë gjykuar nga një drejtësi e pavarur.”, u shpreh Rama.

  • Si të filloni ditën me energjinë e duhur, zbuloni sekretet e një mëngjesi produktiv

    Si të filloni ditën me energjinë e duhur, zbuloni sekretet e një mëngjesi produktiv

    Një mëngjes i mirë mund të bëjë diferencën midis një dite të lodhshme dhe një dite plot energji e produktivitet. Ekspertët e shëndetit dhe mirëqenies rekomandojnë disa hapa të thjeshtë për ta nisur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Zgjohuni herët dhe pa stres

    Një nga sekretet kryesore për një mëngjes të suksesshëm është të zgjoheni pa nxitim. Vendosni një orar të rregullt gjumi dhe shmangni shtypjen e butonit “snooze” për një zgjim më të freskët.

    Pini ujë sapo të zgjoheni

    Një gotë ujë në mëngjes ndihmon në hidratimin e trupit dhe nisjen e metabolizmit. Për më shumë freski, mund të shtoni një fetë limoni ose xhenxhefil.

    Bëni një shtrirje të lehtë ose aktivitet fizik

    Pak ushtrime të lehta si yoga, shtrirje apo edhe një shëtitje e shkurtër mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më energjikë dhe të përqendruar gjatë ditës.

    Konsumoni një mëngjes të ekuilibruar

    Një mëngjes i pasur me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme ndihmon në mbajtjen e niveleve të energjisë dhe përqendrimit gjatë gjithë ditës. Provoni kombinime si tërshërë me fruta, vezë me avokado ose një smoothie të shëndetshëm.

    Bëni një planifikim të shkurtër për ditën

    Disa minuta për të listuar detyrat kryesore të ditës mund të ndihmojnë në organizimin dhe shmangien e stresit të panevojshëm.

    Duke ndjekur këto hapa të thjeshtë, do të ndiheni më energjikë, produktivë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë që sjell dita!

  • E dinit? Ky është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave

    E dinit? Ky është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave

    Në një treg të mbushur me lloje të ndryshme telefonash, vetëm një model ka arritur të mbajë titullin e telefonit më të shitur të të gjitha kohërave. Cili është ai? Nuk është iPhone, Galaxy, apo ndonjë nga modelet e fundit të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Është… Nokia 1100!
    Lançuar në vitin 2003, Nokia 1100 shiti më shumë se 250 milionë njësi në mbarë botën, një arritje e jashtëzakonshme për një pajisje që nuk kishte ekran me ngjyra, kamera, apo lidhje interneti.
    Ky telefon ishte i thjeshtë dhe i qëndrueshëm, me një dizajn të thjeshtë dhe një jetëgjatësi baterie të pabesueshme.

    Në një kohë kur telefonat inteligjentë janë bërë normë, është interesante të kujtojmë se ky model i përballueshëm dhe i thjeshtë tërhoqi miliona përdorues për shkak të funksioneve bazike që ofronte: thirrje dhe mesazhe të thjeshta.
    Por, çfarë e bëri Nokia 1100 kaq popullor? Çelësi i suksesit qëndron në faktin se ai ishte i aksesueshëm dhe i përshtatshëm për tregjet në zhvillim. Shumë njerëz që blenë Nokia 1100 për herë të parë po përjetonin teknologjinë mobile, dhe ky model ishte ideal për këtë hap të parë.
    Sot, edhe pse telefonat inteligjentë të teknologjisë së fundit dominon tregun, Nokia 1100 vazhdon të mbetet një ikonë e thjeshtësisë dhe funksionalitetit, një kujtesë se ndonjëherë, më pak është më shumë.