Tag: thjeshtë

  • Një president lolo

    Një president lolo

    Një president lolo
    Nga Andi Bushati
    Kreut të shtetit nuk iu kërkua të ndihmonte Ramën, as të shpëtonte mazhorancën. Ai u përdor për të shkelur kushtetutën thjeshtë për një tekë kalendari, gjë që s’të lejon ta marrësh seriozisht
    Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një shembull tjetër se ka zgjedhur të dytën. Duke shpallur për në 9 nëntor zgjedhjet e parakohëshme në Tiranë, ai ka marrë mbi supe një peshë të cilën, nga bota tjetër, do ia kishte zili edhe Haxhi Lleshi, me dëshirën e vet të çartur për ti shërbyer Enver Hoxhës.
    Pa pritur as kufizimin 48 orësh që i jepej, Bajrami, ka nxituar të shklë hapur ligjin themeltar të shtetit, duke mos përfillur nenin 115 të tij, i cili e shpreh në mënyrë taksative që nuk mund të hapet një garë e re elektorale, pa u shprehur më parë parë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin përfundimtar të kryebashkiakut në detyrë.
    Dihet që pas firmës nga kryeministri, Erion Veliaj, bëri ankimim në kushtetuese dhe pas kësaj dhe ne kritikët e Lalit dhe ata që sot po e shkelin me këmbë pasi e patën ngritur në qiell, duhet të ulnin kokën dhe të prisnim në heshtje.
    Nuk ndodhi kështu. Ndaj nuk i’a vlen të merresh me argumentat foshnjorë që ka prodhuar presidenca duke marrë “copy paste” interpretimin e kryeministrisë. Eshtë po ashtu mungesë e theksuar serioziteti të debatosh nëse, Veliajn e rrëzoi Këshilli Bashkiak apo shefi i qeverisë, nëse vendimin për të duhet ta merte gjykata administrative apo ajo kushtetuese, nëse kreu i shtetit mund të përvetësojë rolin e një pushteti tjetër apo mund ta bëjë vetë interpretimin e kushtetutës?
    Të biesh në në këto gracka nga të cilat di të shpëtojë edhe një studenti i vitit të parë të juridikut do të thotë të bësh lojën e përdhosësve të ligjit.
    Këtu çështja është politike. Ushtari i bindur, Begaj, e dinte tepër mirë se Tirana do shkonte detyrimisht në zgjedhje të reja. Ai qe i ndërgjegjshëm se përderisa autokrati i gjithpushtetshëm e kishte vendosur, kjo lojë nuk mund të kthehej më pas. Ai e kishte garancinë se ndonëse Veliaj ishte ankimuar në kushtetuese, kjo gjykatë, kurrë, asnjë herë, që kur ka rilindur pas reformës në drejtësi, nuk ka dhënë ndonjë vendim në dëm të kryeministrit.
    Pra, në rastin më të mirë ajo mund të shprehej se ankimimi i kryebashkiakut nuk përbënte lëndë të trajtueshme prej saj dhe ta zgjidhte shpejt çështjen, ose të tregohej pak më tepër skrupuloze dhe ta trajtonte atë në themel, gjithnjë duke e pranuar shkarkimin.
    Në të gjitha rastet fundi dihej, ajo që mbetej e panjohur ishte koha se kur.
    Në këto kushte, halli i çdo yes man-i të regjimit se mos kthehet pas vullneti i Ramës për zgjedhje të reja ishte i kotë. Në çdo rast ato do të ndodhnin. Këtu Bajram Begajt as nuk i ishte lënë në dorë rasti i artë i shpëtimit të padronit, as fuqia për ti bërë ndonjë dhuratë të domosdoshme mazhorancës.
    Në një situatë të tillë hipotetike ai do të luante rolin e një shërbëtori, por ama disi me vlerë. Por atij, nuk iu kërkua ky nder, atij nuk iu la mbi tryezë zgjidhja e problemit. Ai u urdhërua të shkelë kushtetutën thjeshtë për një tekë të kalendarit. Ai u verbërua për të mos e parë nenin 115 vetëm për ti zhvilluar në një datë më të shpejtë zgjedhjet. Ai u përdhunua juridikisht thjesht për të mos prishur skenarin që Rama kishte vizatuar në kokë.
    PIkërisht, ky përdorim i neveritshëm, e shndërron atë nga rangu i bashkëpuntorit në krim, në atë të shërbëtorit karagjoz. Ai nuk u bë dot pjesë e një plani anti- kushtetues ai mbeti thjeshtë loloja të cilit i morën firmën.
    ©Lapsi.al

  • Ja si ta ulni faturën e dritave me këtë ‘truk’ të thjeshtë që funksionon

    Ja si ta ulni faturën e dritave me këtë ‘truk’ të thjeshtë që funksionon

    Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën e familjeve shqiptare, veçanërisht gjatë muajve të dimrit dhe verës kur përdorimi i pajisjeve rritet ndjeshëm. Por, një truk i thjeshtë dhe praktik, që shumë njerëz e kanë zbuluar kohët e fundit, po rezulton efektiv në uljen e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht të faturës mujore.

    Cili është truku?

    Përdorimi i zgjuesve me buton on/off për çdo pajisje elektronike.

    Shumë pajisje si televizorë, karikues, modema interneti, apo edhe mikrovala, vazhdojnë të konsumojnë energji edhe kur janë të fikura, për sa kohë janë të lidhura në prizë. Ky fenomen quhet “energjia fantazmë” dhe, sipas ekspertëve, mund të përbëjë deri në 10% të faturës mujore të energjisë.

    Duke përdorur një ‘zgjues’ me buton, ju mund të fikni plotësisht grupin e pajisjeve me një klik, pa pasur nevojë t’i shkëputni nga priza një e nga një.

    Si ta zbatoni në praktikë?

    Vendosni një ‘zgjues’ në çdo hapësirë ku keni pajisje që nuk përdoren vazhdimisht.

    Kur përfundoni përdorimin (p.sh. në fund të ditës ose kur dilni nga shtëpia), fikni butonin e zgjuesit.

    Kjo ndërpret plotësisht qarkun dhe ndalon çdo konsum të panevojshëm.

    Sa mund të kurseni?

    Në varësi të numrit të pajisjeve që keni në shtëpi dhe sa shpesh i fikni, kursimi mund të variojë nga 300 deri në 1000 lekë në muaj. Në një vit, kjo do të thotë deri në 12,000 lekë më pak në fatura, pa ndonjë investim të madh.

    Bonus këshilla për kursim shtesë:

    -Zëvendësoni llambat me LED – konsumojnë deri në 80% më pak energji.

    -Mos lini karikuesit në prizë kur nuk po karikojnë.

    -Përdorni lavatriçen dhe lavastoviljen vetëm kur janë plot.

  • Foto e Tartarit të Ersekës. Ja punonjësi i bashkisë që ‘Çuçka’ i falsifikoi firmë në dy procedura tenderimi

    Foto e Tartarit të Ersekës. Ja punonjësi i bashkisë që ‘Çuçka’ i falsifikoi firmë në dy procedura tenderimi

    Ky që shihni në këtë foto është Muharrem Tartari, nga Erseka të cilit në dy raste i është falcifikuar firma duke nënkuptuar prezencën e tij në mbledhjet e komisionit të vlerësimit të ofertave ( KVO).

    Foto e siguruar nga gazetari Elton Qyno, tregon përdorimin e nënpunësve të thjeshtë të administratës për qëllime përfitimi.

    Tartari, aktualishtë është punonjës i bashkisë Ersekë por sipas  dosjes së SPAK, ai nuk ka qënë prezent në këto mbledhje, ku ndaheshin paratë publike tek kompanitë private qe preferohezhin nga kryetari Erion Isai.

    Komisionet e vlerësimeve të ofertave ishin thjeshtë një formalitet ku antarët edhe pse nuk ishin prezent firmosnin sipas deshirave të kryebashkiakut.

    Muharrem Tartari, është rasti flagrant i keqbesimit dhe abuzimit me pushtetin që bën Erion Isai në bashkinë periferike të Ersekes.

  • “Torino, zgjedhje e thjeshtë”, Asllani: Mund të bëjmë gjëra të bukura

    “Torino, zgjedhje e thjeshtë”, Asllani: Mund të bëjmë gjëra të bukura

    “Kërkoja një projekt si ky, këtu të gjithë besojë tek mua, ishte një zgjedhje e thjeshtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishte stresuese”. Këto ishin fjalët e para të Kristjan Asllanit në ditën e tij të prezantimit si futbollist i Torinos. Mesfushori kuqezi është ndalur më pas duke rrëfyer ditët e tij të para si një “dem”:
    “Gjeta një dhomë zhveshje me djem të zotë. Të gjithë së bashku mund të arrijmë gjera të bukura. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Unë jam një lojtar me karakteristika që godas mirë goditjet e dënimit, dua të shënojë gola për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh Asllani duke u kthyer pas në kohë nga Empoli tek Inter:

    “Tek Empoli ka qenë një etapë thelbësore për karrierën time, fitova edhe titullin me të rinjtë. Më pas erdhi një telefonatë nga Inter dhe si një tifoz zikaltër që jam ishte e pamundur të thoja Jo. Të luaja për atë fanellë ishte diçka e jashtëzakonshme. Fituam titullin dhe yllin e dytë në fanellë. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë edhe si njeri, kam pasur edhe dy shembuj fantastik si Calhanoglu dhe Barella”, u shpreh Asllani për faqen zyrtare të klubit.
    ()
    © BalkanWeb

  • Maresca: Pësuam gola të thjeshtë, mund të mësojmë shumë nga kjo humbje

    Maresca: Pësuam gola të thjeshtë, mund të mësojmë shumë nga kjo humbje

    18 Shtator 2025

    8:49

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, komentoi humbjen 3-1 ndaj Bayern Munich në startin e Champions-it: “E nisëm mirë në 20 minutat e para dhe i lejuam shumë pak kundërshtarit, por më pas pësuam dy gola të thjeshtë.
    Reaguam menjëherë siç duhet, por më pas fati nuk ishte në anën tonë, edhe pse mendoj se bëmë një pjesë të dytë të mirë. Nga kjo humbje mund të mësojmë shumë”.
    Sulmuesi Cole Palmer ndau të njëjtin mendim: “Mendoj se luajtëm mirë. Treguam se e meritojmë të luajmë në këtë nivel. Tre golat e pësuar ishin padyshim fajet tona, por patëm raste dhe ndeshja mund të kishte marrë një drejtim tjetër”.
     

  • Pija që largon dhimbjet menjëherë, ja receta e thjeshtë që është bërë virale

    Pija që largon dhimbjet menjëherë, ja receta e thjeshtë që është bërë virale

    Turmeriku dhe piperi i zi janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë tradicionale për fuqinë e tyre kundër inflamacionit. Sot një recetë e thjeshtë po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale dhe po konsiderohet si ilaçi natyral më i fortë kundër dhimbjes.

    Receta është shumë e thjeshtë: zieni dy gota ujë, shtoni gjysmë luge çaji pluhur turmeric dhe një çerek luge çaji piper të zi. Lërini të ziejnë për 8 minuta. Pasi të ftohet pak, shtoni lëngun e gjysmë limoni dhe gjysmë luge mjaltë.

    Kjo pije ndihmon trupin të luftojë inflamacionin, ul dhimbjet kronike dhe rrit energjinë, falë kurkuminës që përthithet më mirë në prani të piperit të zi. Ekspertët e konsiderojnë një kombinim të fuqishëm natyral, që mund të pihet çdo ditë për të forcuar shëndetin dhe për të përballuar lodhjen.

  • Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!

    Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!

    Nga Sonila Meço

    Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!

    Shihi origjinën, përbërësit, çertifikatat e sigurisë, skadencën…

    Po të të pyes ç’siguri ke kur e kafshon e sidomos kur ia shërben fëmijës, ç’përgjigje do japësh? Po të vijoj më tej, të të bezdis edhe pak se përse është bërë kaq normale kjo pasiguri, ç’do thuash?

    Nuk të pyes për të të trembur. Të pyes sepse pikërisht këtu nis një e vërtetë e madhe. Kur frika për ushqimin kthehet në rutinë, ne nuk kemi më problem vetëm me tregun, as thjesht me shtetin, por më shumë akoma me mënyrën si kemi mësuar ne, secili veç e veç dhe si shoqëri ta pranojmë helmin bashkë me kafshatën.

    I lexove lajmet e këtyre dy ditëve për pjeshkat, domatet e helmuara? Po ditë të tjera për fruta e perime, që po na i kthen BE-ja, së cilës mund t’ja bëjmë edhe asaj gjëmën me integrimin? Po nuk qajmë hallin e saj, jo!

    Shqipëria ka prodhuar një paradoks të rrezikshëm, një shoqëri që ushqehet me dyshimin mbi ushqimin e vet. Në çdo vend normal, buka dhe frutat janë garancia minimale e kontratës mes shtetit dhe qytetarit. Tek ne, janë pikërisht ato që e tradhtojnë këtë kontratë.

    Helmi në ushqim në Shqipëri është vetëm shenja e dukshme e një helmi më të thellë: normalizimit të abuzimit dhe helmimit. Kemi mësuar të jetojmë me të, të hamë me të, madje edhe të bëjmë humor me të. Ne kemi mësuar ta pranojmë rrezikun si rutinë dhe të gëlltisim padrejtësinë bashkë me kafshatën. Pra nga refreni monoton i “korrupsionit të institucioneve” kemi tretur edhe një proces të brendshëm, atë të një populli që përshtatet me dhunën e përditshme derisa nuk e dallon më.

    Helmi nuk është vetëm në perime e fruta, por është njehsuar me idenë se nuk ka kuptim të kundërshtosh.

    Në psikoanalizë ka një emër: “identifikimi me agresorin”. Viktima (populli) fillon të jetojë me logjikën e abuzuesit dhe humb aftësinë për t’i vënë kufi. Veç e veç edhe ftillohemi, por kur behemi “popull” ky shndërrohet në mekanizmin që ushqen apatinë tonë.

    E megjithatë çdo mekanizëm sado solid ka një pikë thyerjeje, momentin kur përjetimi i së keqes bëhet aq i dukshëm, saqë nuk mund të mohohet më.

    Ky moment, në rastin tonë, është tryeza. Nuk ka ideologji, propagandë, patronazhist apo premtim integrimi që mund të mbulojë frikën e një prindi për atë që i jep fëmijës për të ngrënë. Mu bash këtu nis çarja në murin e apatisë: kur e kuptojmë se të mos reagosh nuk është më mbijetesë, por bashkëpunim me helmuesin.

    Drita në fund të tunelit nuk vjen nga një kontroll më i rreptë nga institucione, që nuk e bëjnë. Nuk duan a s’munden ende duhet kuptuar. As nga ndonjë fushatë e radhës me arrestime e ndëshkime nga po i njëjti pushtet me të cilin kemi marrëdhënie të sëmurë.

    Ajo dalohet në momentin kur secili prej nesh ndalon së pranuari helmin si rutinë. Kur një prind pyet për sigurinë e kafshatës së fëmijës së tij dhe refuzon të marrë heshtjen si përgjigje, aty thyen murin e apatisë. Dhe kjo është politika më e madhe që mund të bëjë një shoqëri: të mos pranojë të helmohet më.

    Siguria në tryezë është akti më i thjeshtë i dashurisë për veten dhe për ata që vijnë pas nesh.

  • Me kapele kauboji dhe brenda një banje, fotot e fundit të Kim Jong-un bëjnë xhiron e rrjetit

    Me kapele kauboji dhe brenda një banje, fotot e fundit të Kim Jong-un bëjnë xhiron e rrjetit

    Në një pamje që duket sikur vjen nga një komedi politike, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është fotografuar duke inspektuar një banjë të vogël dhe të thjeshtë, e rrethuar nga pllaka klasike që të kujtojnë mungesën e përhershme të kushteve moderne në vendin që ai drejton me dorë të hekurt.

    I veshur me një xhaketë të bardhë me mëngë të gjata dhe një kapelë që ngjan me ato të kaubojve, Kim pozon si një pllakaxhi në një nga banjat e një vile të sapo ndërtuar, që është pjesë e një fshati të ri peshkimi në Provincën Hamgyong Jugor.

    Pavarësisht pamjes së thjeshtë dhe teknologjisë nga një epokë tjetër (uji i ngrohtë vjen ende nga kazanë), media shtetërore KCNA e ka quajtur projektin “modern dhe piktoresk”.

    Vila, sipas raportimeve, nuk është pjesë e një kompleksi të zakonshëm banimi, por një ndërtim që të kujton më shumë një fermë amerikane në stilin e serialit të dikurshëm “Dallas” – ndoshta kjo është arsyeja pse Kim kishte zgjedhur një pamje kaubojsi për këtë rast.

    Sipas medias shtetërore, ndërtimi i fshatit të ri filloi në shkurt dhe u përfundua me “shpejtësi të jashtëzakonshme”, falë – siç thuhet – “gatishmërisë ideologjike” dhe “përpjekjeve të dyfishuara” të Ushtrisë Popullore Koreane. Në realitet, pas këtyre fjalëve bombastike, qëndron puna e detyruar dhe shtypja e egër që i karakterizon projektet “kombëtare” të regjimit.

    Në një moment gjatë vizitës, Kim është ulur këmbëkryq në lëndinë për të shijuar “pamjet”, ndërsa shoqërohej nga zyrtarët e lartë të regjimit.

    Pas kësaj “ceremonie” të çuditshme, javën e ardhshme Kim Jong-un pritet të vizitojë një aleat të vjetër: presidentin kinez Xi Jinping. Ai është ftuar të marrë pjesë, së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, në një paradë ushtarake në sheshin Tiananmen më 3 shtator – pikërisht aty ku në vitin 1989 u shtypën protestat paqësore të qytetarëve kinezë me dhunë të pamëshirshme.

    Në këtë demonstrim të forcës së diktaturave, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico – si i vetmi përfaqësues i një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

  • Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë!

    Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë!

    Në një botë ku koha është e çmuar dhe mbingarkesa me informacion shpesh çon në konfuzion rreth asaj që është “e mirë” për trupin tonë, një formë ushtrimi po fiton vazhdimisht terren: vrapimi shumë i shpejtë.

    Tingëllon e thjeshtë: “Vrapo sa më shpejt të mundesh për disa sekonda.” Stërvitja me sprint është një nga praktikat më efektive për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Dhe pjesa më e mirë? Nuk ke pse të vraposh çdo ditë.
    Përfitimet e provuara shkencërisht

    Vrapimi i shpejtë përfshin intervale të shkurtra përpjekjesh intensive, nga 15 sekonda në një minutë, të ndjekura nga pushim.
    Vrapimi me shpejtësi ka treguar se rrit VO₂ max, sasinë maksimale të oksigjenit që trupi mund të konsumojë gjatë ushtrimeve intensive.
    Në një studim të vitit 2016, gratë që vraponin me shpejtësi vetëm katër minuta në javë për 12 javë përjetuan një rritje më të madhe të VO₂ max sesa burrat që ndoqën të njëjtin protokoll, sipas National Geographic.
    Vrapimi me shpejtësi gjithashtu forcon:
    – Shëndeti i zemrës
    – Rregullimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit
    – Aktivizimi i fibrave muskulore të tipit II (me tkurrje të shpejtë), të cilat janë kritike për forcën dhe shpejtësinë, por ulen me moshën
    – Dendësia e kockave, veçanërisht në zona të tilla si shtylla kurrizore, ijet dhe kofshët, diçka që çiklizmi nuk e ofron
    – Shëndeti kognitiv, duke ndihmuar në ngadalësimin e gjendjeve neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzheimerit
    A mund të ndihmojë vrapimi me shpejtësi në humbjen e yndyrës dhe shtimin e masës muskulore?
    Edhe pse nuk është një “zgjidhje magjike”, vrapimi shumë i shpejtë:
    – Rrit metabolizmin dhe djegien e dhjamit pas stërvitjes
    – Ruajtja dhe forcimi i masës muskulore, veçanërisht tek fillestarët
    Për më tepër, një studim i vitit 2009 tregoi se gratë kanë përqendrime më të larta të hormonit të rritjes pas vrapimit me shpejtësi të lartë, gjë që mund të çojë në rritje më të madhe të muskujve krahasuar me burrat
    Si ta përfshish vrapimin me shpejtësi në stërvitjen tënde
    Vrapimi me shpejtësi duket i thjeshtë, por kërkon përgatitje. Dr. Ken Clark, profesor i kineziologjisë dhe trajner, shpjegon: “Askush nuk dëshiron të ngrihet nga divani dhe të fillojë të vrapojë me shpejtësi që ditën e parë.”
    Hapat janë të thjeshtë:
    – Së pari, zhvilloni aftësi bazë fizike (ecje ose vrapim i lehtë)
    – Filloni me dy herë në javë dhe maksimumi tre
    – Vraponi javët e para me 70–80% të aftësisë suaj
    – Rriteni pas 3 javësh në 90–95%
    – Vraponi shpejt për 10 deri në 30 sekonda
    – Ngrohuni me 5 deri në 10 minuta ecje ose vrapim të lehtë dhe shtrirje dinamike
    – Vishni këpucë sportive të përshtatshme
    Vrapimi i shpejtë, pavarësisht kohëzgjatjes së tij të shkurtër, ka përfitime afatgjata që prekin çdo aspekt të shëndetit tonë, nga forcimi kardiorespirator dhe muskuloskeletal, deri te përmirësimi njohës.
    Nuk është e thënë të jesh atlet për ta provuar. Me udhëzimin e duhur, përfshirjen graduale dhe larminë në stërvitje, mund të bëhet një “aleat” i vlefshëm në udhëtimin tuaj drejt një gjendjeje më të mirë fizike dhe mirëqenieje.

  • Lindja e Alfred Hitchcock – Mjeshtri që ndryshoi kinemanë

    Lindja e Alfred Hitchcock – Mjeshtri që ndryshoi kinemanë

    Më 13 gusht 1899, në një familje të thjeshtë katolike në Londër, erdhi në jetë Alfred Hitchcock, njeriu që do ta kthente frikën dhe misterin në art të pastër filmik. Që në fëmijëri, Hitchcock tregoi një imagjinatë të pazakontë, e ushqyer nga tregime misterioze dhe eksperienca personale që do të gdhendeshin më vonë në veprat e tij.

    Pas një fillimi modest si dizajner titrash për filma të heshtur, ai e ndërtoi me durim rrugën drejt majës, duke revolucionarizuar mënyrën se si rrëfehet një histori në ekran.

    Me filma si “Psycho”, “Vertigo”, “Rear Window” dhe North by Northwest, Hitchcock nuk u mjaftua thjesht të frikësonte publikun, ai e bëri atë pjesë aktive të lojës së dyshimit dhe pritjes. Shkolla e tij e suspensës ishte e thjeshtë në parim, por e pakapshme në realizim: tregimi duhet të mbajë shikuesin në buzë të karriges, duke e ditur pak më shumë se personazhet, por kurrë aq sa të ndihet i sigurt, transmeton KultPlus.

    Hitchcock fitoi famë botërore jo vetëm si regjisor, por edhe si figurë e njohur publike, me paraqitjet e tij ikonike në trailerët e filmave dhe në serialin televiziv Alfred Hitchcock Presents. Ai la pas një trashëgimi që vazhdon të studiohet në shkollat e kinemasë dhe një ndikim që ndihet në çdo film modern të suspensës. Lindja e tij më 13 gusht është kujtesa e një fillimi që do të shndërrohej në një epokë të artë për zhanrin e misterit./KultPlus.com