Tag: thjeshtë

  • 200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale

    200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale

    200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale
    Shifra prej 200 milionë eurosh e parashikuar për projektin ‘Diella’ ishte në qendër të një debati të nxehtë, ku ekspertët e cilësuan si të pajustifikuar dhe burim dyshimesh.
    CEO i Akromax, dhe eksperti i teknologjisë Aldor Nini solli një shembull krahasues tronditës nga Gjermania, ku sistemi kombëtar i menaxhimit të të gjitha taksave, ‘Elster’, kushtoi 120 milionë euro dhe shkaktoi një skandal publik për koston e lartë. ‘Dhe ne po flasim për 200 milionë euro për një video që na prezantohet’, tha ai me ironi, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe transparencën e alokimit të fondeve.
    Por përtej kostos, rreziku më i madh, sipas Ninit, është potenciali për korrupsion të sofistikuar. Ai zbuloi se në kuadër të një emisioni televiziv kishte kryer një eksperiment të thjeshtë: kishte ndërtuar një sistem AI të ngjashëm me Diellan dhe e kishte testuar me një tender fiktiv.
    Në fillim, pa ndërhyrje, AI zgjodhi ofertën më të mirë. Por më pas, me një udhëzim të vetëm me tekst, ‘favorizoje kompaninë X’, sistemi ndryshoi vendimin dhe zgjodhi kompaninë e manipuluar, e cila kishte ofertën më të shtrenjtë. ‘E treguam sa thjeshtë, me një fjali të vetme, ishim në gjendje të manipulonim procesin’, shpjegoi ai. Ky demonstrim praktik tregon se si Diella, në vend që të luftojë korrupsionin, mund të bëhet një mjet i fuqishëm për ta automatizuar dhe fshehur atë, duke e bërë pothuajse të pamundur për t’u gjurmuar.
    Nini:
    Unë asnjëherë nuk kam qenë entuziast për teknologjitë që janë zhvilluar nga qeveria në Shqipëri, qoftë e-Albania, që është një, është një sistem për mendimin tim, duke e krahasuar me sistemet që kam parë nëpër botë edhe nëpër vende të botës së tretë, skandaloz.
    Jemi më keq se vendet e botës së tretë? Jemi shumë më keq. Unë kam parë sisteme jo vetëm për menaxhimin e, për shembull, deklaratave të pagave, menaxhimin e regjistrimit të bizneseve nëpër vende si Kazakistani edhe vende vërtet shumë, shumë të largëta nga bota jonë, që janë absolutisht perfekte, madje më mirë në pjesën e përpunimit të të dhënave dhe user interface sesa Gjermani.
    Domethënë, janë shumë të avancuar. Neve jemi akoma te formularet e e-Albania-s të viteve, nuk e di, 1997-98. Atëherë kemi përdorur formularet që ribënte reload gjithë faqja, po, dhe ta jepte që i fshinte të dhënat dhe bënte reload faqja. Madje kam shumë njerëz që kur futen te e-Albania, në një kërkesë për një çertifikatë familjare, ngecin te ajo pjesa që duhet të klikojnë show more që të klikosh vazhdo.
    Domethënë, janë ca, domethënë, janë ca koncepte përdorimi, teknologjisë, absurde që kanë me dhjetra vite që nuk përdoren më. Po normalisht varet se cila kompani ose cilët kompani i kanë bërë, ia kanë dhënë gjithashtu kompanive të tjera tenderat për t’i zbatuar, mund të jenë ndoshta kompani në Indi, kam dëgjuar, nuk e kam të konfirmuar. Tani, varet se cilit indian ia ke dhënë, se ke indianë të mirë dhe indianë të këqij.
    Atëherë, përsa i përket Diellës, pse nuk jam entuziast? Është shumë e thjeshtë. Deri tani kemi parë një gjë vizuale. Për të thënë të vërtetën, qeveria jonë është, ka qenë gjithmonë shumë e suksesshme për të na krijuar një iluzion vizual. Iluzioni vizual fillon që te postimet nëpër Instagram dhe Facebook që ne shikojmë natyrën e bukur të Shqipërisë, ndërkohë nuk e di se çfarë ka participuar qeveria jonë që ta bëjë atë natyrë, atë e ka bërë Zoti, dhe vazhdon tani me iluzionin më të ri vizual i cili na shitet si teknologji dhe kjo është Diella

  • Rregulli 3×3 që premton të mposhtë lodhjen e pasdites

    Rregulli 3×3 që premton të mposhtë lodhjen e pasdites

    A të ka ndodhur të nisësh ditën me gjithë dëshirën për të qenë produktiv, por pa e kuptuar, pasdite ndihesh i rraskapitur dhe pa energji? Nuk ke pirë ujë mjaftueshëm, s’ke lëvizur shumë, e ndoshta as nuk ke ngrënë siç duhet?

    TikTok ka shpikur një zgjidhje të thjeshtë por efektive për këtë, “Rregulli 3×3”, një rutinë që po ndryshon mënyrën se si njerëzit kujdesen për trupin dhe mendjen e tyre që në mëngjes.

    Çfarë është “Rregulli 3×3”?

    Krijuesja @fit.abbie e bëri këtë metodë virale duke ndarë një recetë të thjeshtë për mirëqenien e përditshme:

    “Para orës 12:00 bëj 3,000 hapa, pi 1/3 e sasisë ditore të ujit dhe konsumoj 30 gram proteina. Nëse e bën çdo ditë, do të jesh më energjik, më i shëndetshëm dhe më i lumtur.”

    Videoja e saj ka marrë miliona shikime, me përdorues që e përshkruajnë metodën si “të lehtë për t’u zbatuar dhe tepër efektive”. Shumë prej tyre e kanë përshtatur sipas rutinës personale, duke e bërë trendin edhe më popullor.

    Pse funksionon kjo metodë?

    Sipas trajneres personale dhe nutricionistes Kristina Turnure, ideja pas “Rregullit 3×3” është të korrigjojë tre gabimet më të zakonshme të mëngjesit:

    mungesa e proteinave,
    dehidratimi, dhe
    mungesa e lëvizjes.

    “Është e thjeshtë, fleksibile dhe ndërton vrull për pjesën tjetër të ditës. Kushdo mund ta provojë dhe ta përshtatë,”- thekson Turnure për today.com.

    Si ta zbatosh “Rregullin 3×3” në praktikë

    Bëj 3,000 hapa para mesditës

    Një shëtitje e lehtë në mëngjes ndihmon në uljen e stresit, rrit energjinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Ekspozimi ndaj dritës natyrale ndihmon trupin të rregullojë orën biologjike.

    Konsumo 30 gram proteina

    Mund të jetë mëngjes me vezë, kos grek, smoothie me proteina apo një tost me gjalpë kikiriku. Proteina stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon ndjenjën e lodhjes.

    Pi 1/3 e sasisë ditore të ujit

    Pijet e para të ditës janë vendimtare. Pirja e ujit para mesditës ndihmon në përqendrim, përmirëson tretjen dhe mban trupin të hidratuar gjatë gjithë ditës.

    Rregulli 3×3 nuk është plan strikt, por një kujtesë e butë për të kujdesur për veten çdo ditë.

  • Ky truk është mënyra më e mirë që të flini shpejt dhe rehat

    Ky truk është mënyra më e mirë që të flini shpejt dhe rehat

    Ka mbrëmje ku na duket se gjumi është tërësisht i pamundur të na pushtojë. Rrotullohemi vazhdimisht në shtrat, por kalimi i orëve na kujton se shumë shpejt duhet të bëhemi gati për të nisur një ditë të re intensive dhe me punë. Por si të bëjmë kur ne jemi pothuajse pa gjumë?

    Në këtë artikull, ne do ju tregojmë një truk shumë të thjeshtë që do ju ndihmojë të flini më shpejtë, qetë dhe rehatshëm. Dhe nuk duhet asgjë më shumë sesa të veshim thjeshtë një palë çorape.

    Nuk janë thjeshtë përralla të vjetra apo legjenda urbane, por një truk i vogël i mbështetur nga shkenca, që mund të ndihmojë trupin dhe mendjen të relaksohet, duke e nxitur të flejë më shpejtë. Arsyeja pse çorapet e bëjnë këtë është, sepse ato rregullojnë temperaturën e trupit.

    Për të rënë në gjumë, trupi duhet të ulë temperaturën e brendshme dhe ky proces fillon nga këmbët. kur ato janë të ftohta enët e gjakut tkurren, duke ngadalësuar humbjen e nxehtësisë dhe duke penguar trupin të kuptojë se është koha për të fjetur. Ansjelltas, ngrohja e këmbëve nxit atë që quhet vazodilatacionin, hapjen e enëve të gjakut. Gjaku qarkullon mirë, temperatura e trupit bie më shpejtë dhe truri merr sinjalin se është koha për të pushuar.

    Një tjetër përfitim i trupit nga veshja e çorapeve, përveçse fle më shpejtë, por edhe ndihmon që të bëjmë gjum të qetë dhe të mos zgjohemi gjatë natës.

    Ajo që duhet të kemi parasysh është se çorapet duhet të jenë të rehatshme, me material prej pambuku, ose fibra natyrale që ruajnë nxehtësinë pa na bërë të djerësisim.

  • “Do fitosh se je i thjeshtë si ne!”/ Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur

    “Do fitosh se je i thjeshtë si ne!”/ Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.
    “Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.
    “Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.
    “Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.
    “InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.

  • Si ta ruani rrushin deri në një vit/ Hapat e thjeshtë për ngrirje dhe përdorim

    Si ta ruani rrushin deri në një vit/ Hapat e thjeshtë për ngrirje dhe përdorim

    Rrushi është në kulmin e sezonit dhe shija e tij e ëmbël e freskuese është perfekte si meze, në smoothie apo receta të ndryshme. Por, si ta shijoni këtë frut të dashur edhe jashtë sezonit? Zgjidhja është ngrirja – një metodë e thjeshtë që e ruan rrushin deri në 12 muaj.

    Si ta ngrini rrushin në mënyrë të sigurt dhe të efektshme:

    Lani dhe thani rrushin plotësisht.
    Hiqni kokrrat nga bishti.
    Vendosini në një tepsi me letër pjekjeje, mbulojini me plastikë dhe futini në ngrirje për 2–3 orë.
    Kur të jenë ngrirë, transferojini në qese për ngrirje dhe ruajini në ngrirje për përdorim të mëvonshëm.
    Në këtë mënyrë, rrushi mund të qëndrojë i ngrirë deri në 12 muaj. Megjithatë, pas shkrirjes, lëkura mund të humbasë freskinë dhe krokantësinë, por shija mbetet e njëjtë dhe shumë e këndshme.

    Si ta shkrini rrushin:
    Për rezultate më të mira, lëreni të shkrihet ngadalë në frigorifer gjatë natës, në një enë ose qese të mbyllur.

    Përdorimet e rrushit të ngrirë:
    Si meze freskuese: Kokrrat e ngrira janë perfekte për ditët e nxehta.

    Në smoothie: I japin shije të ëmbël dhe teksturë kremoze.

    Në receta të kripura: Kombinohet mirë me mish, djathë apo perime të pjekura, si p.sh. me lulelakër dhe djathë feta.

    Në ëmbëlsira dhe reçele: Pas shkrirjes, përdoreni në torte, puding ose reçel të bërë vetë në shtëpi.

  • Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

    Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

    Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur
    Duke u përfshirë në kulisa meskine, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bën thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh
    Ndonëse historia e republikës sonë nuk ka asnjë precedent të shkarkimit të një presidenti, opozita më e vogël në numra që ka ekzistuar ndonjëherë ka nisur sot një procedurë për ta bërë këtë kundër Bajram Begajt, me pretendimin për shkelje të kushtetutës. Le ta themi që në fillim: ky hap nuk ka asnjë shanc për të pasur sukses. PD nuk i ka as votat, as garancinë e institucioneve të pavarura për ti’a dalë mbanë. Por paradoksi i fillimit të një nisme për të cilën e ke të sigurtë dështimin, ka gjithësesi një shpjegim. Më tepër sesa për ta spastruar ajo duket sikur tenton për ta diskredituar, kryetarin më kukull që shteti shqiptar ka pasur gjatë ketyre dekadave. Kjo vërehet qartë në dokumentin që kanë paraqitur deputetët e opozitës.
    Duke hequr mënjëanë disa pika që nxjerin në dritë një president banal, si ato për dekrtetimin e Diellës apo ato për konfikt interesi financiar, mjafton të ndalemi tek dy çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin e ditëve të fundit. Bajram Begaj shkeli hapur kushtetutën duke shpallur një datë zgjedhjesh të parakohshme për Tiranën, ndonëse ligji themeltar i shtetit e kishte të shkruar, e zeza mbi të bardhë, se kur i prekuri, në këtë rast Erion Veliaj, bën ankimim, procesi ngrin automatikisht (e plotë tek linku poshtë).
    Në fakt, kështu ndodhi dhe dekreti i tij u hodh në koshin e plehrave. Përunjësia e tij, për tu zhgërryer para pushtetit të Edi Ramës, jo për faktin nëse duheshnin shpallur apo jo zgjedhje, por thjeshtë për ti realizuar ato fiks kur donte kryeministri, la mbi imazhin e tij një njollë të pashleyeshme. Bajram Begaj u shndërrua vetë në një interpretues të ligjit, predikoi se çështja i përkiste gjykatës administrative duke e shpërfillur kështu atë kushtetuese.
    Por interesantja nuk qëndron në këtë pikë. Ajo gjendet në argumentin e dytë që kanë evidentuar deputetët opozitarë. Nëse për rastin Veliaj, kreu i shtetit e injoroi Gjykatën Kushtetuese, kur erdhi puna për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të një anëtare të saj, ai vendosi ti drejtohet asaj, i pa mbështetur në asnjë ligj. Ai prodhoi një dokument ku kërkohej interpretimi për të larguar nga gjykata Sonila Bejten, gjë që do të shqyrtohet këtë të enjte. Ndonëse alibia e gjetur, gjoja për interpretuar mekanizmin e ripërteritjes së kësaj gjykate edhe nga Komisioni Venecias është quajtur të pakuptimtë edhe nga Raport Progresi i Bashkimit Evropian është parë si shqetësim për pasigurinë ligjore ku i ka futur gjykatësit kushtetues, dëmi tashmë është bërë dhe procesi ka filluar (e plotë tek linku poshtë)Të dyja këto ngjarje që janë në krye të listës me shkelje të hartuar nga opozita, nuk i bashkon vetëm lehtësia me të cilën Bajram Begaj e shmang Gjykatën Kushtetuese atëherë kur ligji e detyron ti referohet asaj dhe e vë atë në punë atëherë kur si’a kërkon asksush, pa përfillur një dekret të paraardhësit të tij. Me shumë se raporti që ka presidenti me ligjin këto dy episode flasin për karakterin e tij prej lakeu tipik. Në rastin e parë, ai nuk kishte në dorë faktin për ti bërë apo për të mos i bërë zgjedhjet nw Tiranë. Ato do zhvilloheshin gjithësesi. Atij iu këkua të shkelte mbi veten dhe kushtetutën thjeshtë për një datë. Për asgjë më tepër se plotësimin e një teke klaendari. Edhe në rastin e ndërprerjes së mandatit të një gjykatësi kushtetues, roli i tij s’ka ndonjë peshë kushediseçfarë. Kjo gjykatë në të gjitha vendimet e saj të mëdha i ka shërbyer qeverisë. Loja për të mos pasur nëpër këmbë ndokënd që voton kundër është thjeshtë një lëvizje meskine e njerëzve që duan të rrisin peshën dhe të ruajnë influencat e tyre brenda një sistemi që në fund i shërben Edi Ramës. Pra, duke u përfshirë në këto kulisa, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bëri thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh.
    Po, po, kaq meskin dhe banal e nxjerin kreun e shtetit këto episode. Si një njeri që kur të ikë, historia do ta kujtojë më shumë për batutat me sheqerin dhe rolin e lypsarit para Erdoganit, sesa si garant të unitetit të kombit dhe kushtetutës. Prandaj dhe procedura që ka nisur opozita e ka një vlerë, sepse qoftë edhe duke mos qenë në gjendje ta shkarkojë, ajo ka në dorë ta qesharakëzojë.
    ©Lapsi.al

  • “Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

    “Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

    Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac, duke marrë 3 pikë mjaft të vyera, në kualifikueset e botërorit.
    I ftuar në emisionin “Log.”, në News 24, analisti Bashkim Tufa u shpreh se mënyra se si po konceptohet futbolli është gabim. Sipas Tufës, presioni është i panevojshëm, pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje futbolli.

    “Ka një gabim si konceptohet futbolli. Çfarë është? Shqipëria është më e fortë se Serbia, sepse fitoi? Ky është thjeshtë futboll.
    Ne falë qetësisë arritëm këtë rezultat, nuk kishim presion. U treguam profesionistë ia dolëm.
    Kjo fitore është perlë. Kjo është një nga fitoret më të bukura. Ka edhe anën politike, sociale dhe historike. Erdhi dhe pikërisht në këtë kohë”- tha Tufa.
     
    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Brokoli, armiku i kancerit dhe aleati i imunitetit

    Brokoli, armiku i kancerit dhe aleati i imunitetit

    Një pemë e vogël me fuqi të madhe

    Në pamje të parë i thjeshtë, por në përbërje i jashtëzakonshëm brokoli është një nga ushqimet më të fuqishme që natyra ka krijuar. I mbushur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ai ushqen qelizat, forcon imunitetin dhe mbron trupin nga sëmundjet kronike.

    Sulforafani – mburoja natyrore kundër kancerit

    Përbërësi më i çmuar i brokolit është sulforafani, një substancë bioaktive me efekt të fortë antikancerogjen. Ai ndihmon trupin të neutralizojë toksinat, të riparojë ADN-në e dëmtuar dhe të pengojë zhvillimin e qelizave të dëmshme. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i brokolit ndikon në uljen e rrezikut për disa lloje kanceri, si ai i gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.

    Forcë për imunitetin dhe rigjenerimin qelizor

    Brokoli është i pasur me vitaminë C, që forcon sistemin imunitar; vitaminë K, e rëndësishme për kockat dhe gjakun; dhe acid folik, që ndihmon në rigjenerimin e qelizave. Ky kombinim e bën atë një superushqim për energji, mbrojtje dhe rigjenerim.

    Detoks natyral për trupin dhe mëlçinë

    Falë përbërjeve të tij bimore, brokoli stimulojnë proceset e detoksifikimit në mëlçi, duke ndihmuar trupin të pastrohet nga toksinat. Ai mbështet funksionin e sistemit tretës dhe ndihmon në ruajtjen e një metabolizmi të shëndetshëm.

    I thjeshtë, por jetësor

    Të zier pak, në avull apo i gjallë në sallata, brokoli ruan më mirë vlerat e tij. Një racione e vogël çdo ditë është një investim në shëndetin afatgjatë, një mënyrë për të forcuar trupin me natyrë, jo me ilaçe.

    E gjelbër, e pastër, e fuqishme

    Brokoli është dëshmi se forca më e madhe vjen shpesh në formën më të thjeshtë – një pemë e vogël jeshile që mbron, pastron dhe rigjallëron trupin në heshtje.

  • Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

    Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

    Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal
    Nga Andi Bushati
    Pse brenda pak ditëve New York Times e lidhi vizitën e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri me skandalin e McGonigal dhe pse një ish këshilltar i Trumpit u hakmor duke botuar foto, pas shakasë së Ramës
    Dy ngjarje të ditëve të fundit, në pamje të parë krejt pa lidhje me njëra tjetrën, i kanë ringjallur Edi Ramës një fantazamë, që e ndjek si hije nga pas: miqësinë e tij me ish zyrtarin e korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal.
    Cilido që reket të verë normalisht logjikën në punë do ta kishte të vështirë të kuptonte se si mund të evokohet skandali i ish agjentit të manipuluar me para shqiptarësh gjatë vizitës së kryebashkiakut të New York-ut në vendin tonë. Edhe më e çuditshme do të ishte “hakmarrja” e një ish këshilltari të fushatës së parë të Donald Trumpit, ndaj talljes që Edi Rama i bëri “vokacionit paqedashës” të presidentit amerikan, duke botuar një foto të kryeministrit tonë me McGonigalin.
    Por, të dyja këto lajme të prodhuara brenda një harku të shkurtër kohor, pavarësisht nga njëra tjetra, sado paradoksale që të duken, kërkojnë një shpjegim.
    E para lidhet me një artikull të plotë të gazetës New York Times. Duke komentuar vizitën surpirizë të Eric Adams në Shqipëri, me ftesë të Edi Ramës, e përditshmja amerikane e referencës, e pikturonte kryeministrin tonë si njeriun që përmendej plot 12 herë në dosjen penale të ish zyrtarit të FBI-së. Edhe më tej akoma, ajo e etiketonte atë si “figurë kyçe të aktakuzës”. Në këtë artikull, tema e të cilit ishte krejt e ndryshme nga afera Rama-McGonigal, ajo pushtonte katër paragrafë dhe rrimerej disa herë. Athere përse? Pse përshembull, NYT nuk thoshte se kryebashkiaku Adams po viziton vendin e një kryeministri ku do shpallet shteti bektashi, ishte ftuan nga ai i cili ka mbledhur dy herë në Tiranë liderët e gjithë Evropës, pikërisht te ai që i theu hundët ambasadorit rus, kur drejtonte Këshillin e Sigurimit, apo tek ai që i parapriu një bumi impresionues turistik?
    Jo asnjë nga këto! Gazeta njujorkeze e trajtonte Ramën thjeshtë personazh të dosjes McGonigal.
    Natyrisht asgjë nuk është e rastësishme. Kryebashkiaku Adams, i cili është në fund të mandatit të vet, mban mbi shpinë një barrë akuzash për korupsion rryshfete dhe shërbime në këmbim të udhtimeve të luksit dhe biletash të shtrenjta udhëtimi.
    Ndaj dhe nënteksti i artikullit të NYT ishte i qartë: një i dyshuar si i korruptuar po ftohet në Shqipëri nga një i dyshuar si korruptues. Gazeta, të cilës në këtë rast i interesonte Eric Adams dhe jo shefi i qeverisë sonë, rekej të jepte mesazhin se ai po përfitonte nga njeriu që kishte paguar McGonigalin për të goditur opozitën e vendit të tij. Pra ajo nuk e diskutonte rolin e Edi Ramës në skandalin që tronditi FBI-në, thjeshtë e përdorte atë për të errësuar vizitën e dyshimtë të kryebashkiakut të New Yorkut.
    Po e njëjta logjikë u përdor edhe nga një njeri i galaksisë MAGA, George Papadopulos, pasi u bë virale ajo videoja e famshme, ku në prani të presidentit Macron, Edi Rama tallet me ngatërresën e Trumpit që pretendoi se kishte pushuar luftën mes Shqipërisë dhe Azerbaxhianit.
    Ky ish këshilltar gjatë fushatës së parë të Trumpit u përgjigj menjëherë duke postuar një foto të McGonigalit në zyrën me flutura në kryeministri. Ai e sqaroi në mënyrë më të shteruar se përse e ndërmori këtë veprim, duke folur në një intervistë për gazetaren Armela Ferko, se ky kryeministër që nuk i njihte Trumpit rolin si paqebërës ishte thjeshtë një mik i McGonigalit.
    Ndonëse ky episod u popmua shumë nga opozita vendase dhe mediat e saj, si nje sinjal se tani do fillonte hakmarrja e amerikanëve ndaj Ramës, rëndësia e tij nuk qëndron këtu. Jo vetëm për faktin se tashmë Papadopulos nuk bën pjesë në rrethin e afërt të Trumpit, as për atë se postimi i tij është tepër periferik për tu trajtuar si një sinjal politik, por për një arsye tjetër. Përgjigja e ish këllishtarit ka vlerë për të na treguar se tashmë përtej oqeanit, ata që kanë sadopak interes për Shqipërinë, e kanë mësuar thembrën e Akilit të kryeministrit të saj. Njësoj si gazetarët e New York Times edhe personazhet e MAGA-s e kanë të qartë se po të duash të godasësh Edi Ramën, mjafton të shfletosh fletët e dosjes Mc Gonigal.
    Pikërisht në këtë pikë, duhet kërkuar ajo që vlen për publikun shqiptar. Fakti që sa herë atyre në SHBA, kur u duhet të shigjetojnë Edi Ramën, i përsërisin të njëtin refren, tregon se fiks aty e kanë të kapur.
    Prandaj broçkullat që prodhoi propaganda rilindase se shefi nuk dinte gjë për kumbllat dhe dardhat që hanin Neza dhe Duçka pas shpinës së tij, se ai nuk ka pasur një plan për shkatërrimin e opozitës duke përdorur dosjen e rreme të financimeve ruse, se midis 225 mijë USD-ve të paguara në një parking dhe selisë së qeverisë nuk ka asnjë lidhje, sot nuk kanë më asnjë vlerë. Fakti është se Edi Rama është shah mat në dosjen McGonigal. Më tej të gjithë spekullojnë, shprehin dëshira apo thjeshtë gënjejë, kur vënë bast për mënyrën se si amerikanët do ta përdorin këtë fakt.
    ©Lapsi.al

  • Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

    Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

    Pse brenda pak ditëve New York Times e lidhi vizitën e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri me skandalin e McGonigal dhe pse një ish këshilltar i Trumpit u hakmor duke botuar foto, pas shakasë së Ramës.

    /Lapsi.al