Tag: thjeshtë

  • Surprizë! Fejohet modelja e njohur shqiptare!

    Surprizë! Fejohet modelja e njohur shqiptare!

    Modelja e njohur Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë vendosur të bëjnë hapin e madh në marrëdhënien e tyre. Çifti ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm me ndjekësit, duke publikuar disa foto magjike nga fejesa e tyre. Në një prej shkrepjeve, Jori shfaqet rrezëllitëse duke treguar unazën e bukur me diamant, ndërsa në një tjetër Fred e puth në faqe, dhe lumturia e modeles është e qartë për t’u parë.

    Mbishkrimi që shoqëron postimet e tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “X SEMPRE” – “Përgjithmonë”. Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive. Aty ata duket se kanë shijuar momente të qeta dhe intime larg syrit të mediave, duke zgjedhur momentin perfekt për ta bërë publike fejesën pas rikthimit.
    Fansat e tyre janë të emocionuar dhe urimet nuk kanë munguar, ndërsa Jori dhe Fred duken më të dashuruar se kurrë. Ky hap i ri konfirmon lidhjen e fortë mes dyshes, që ka fituar simpatinë e publikut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
    Urime Jori dhe Fred për këtë fillim të ri bashkë dhe për dashurinë që ata ndajnë!

  • Berisha kritikohet në sy nga i riu: U çuditëm, si merret PD gjithë kohës vetëm me shkarkimin e Peleshit? E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë

    Berisha kritikohet në sy nga i riu: U çuditëm, si merret PD gjithë kohës vetëm me shkarkimin e Peleshit? E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë

    Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e njësisë nr.9 në Tiranë. 
    Një prej të rinjve, pjesë e strukturave të PD, nuk ia ka kursyer kritikat Berishës në sy, ku ndër të tjera i tha se po vijojnë të promovohen figura në PD që nuk kanë dhënë rezultate, dhe se kjo forcë politike, merret vazhdimisht vetëm me një temë. 
    “Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultate e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën. 
    Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. 
    Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD. Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet. 
    Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona”, tha ai. 
    “Faleminderit për sugjerimet që ke bërë… ardhja e deputetëve të ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë”, iu përgjigj Berisha. 
     

  • Ka një picë që të ndihmon të dobësohesh

    Ka një picë që të ndihmon të dobësohesh

    Kur flasim për rënie në peshë, edhe me një dietë të thjeshtë e të shëndetshme, zakonisht pica dhe hamburgerët nuk futen në ekuacion. Por ndoshta kemi gabuar gjithë këtë kohë, sepse edhe pica mund të jetë e shëndetshme dhe të ndihmojë në humbjen e peshës. Ke dëgjuar ndonjëherë për picën me brokoli?

    Të thuash se pica mund të jetë pjesë e një diete dobësimi tingëllon si të shohësh një “njëbrirësh”, por ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.
    Ok, nuk po flasim për picën klasike napolitane apo atë amerikane që kemi në mendje zakonisht, por për një tjetër variant po aq të shijshëm, me pak përbërës dhe që mund ta përgatisësh në shtëpi për shumë pak kohë dhe pa përdorur fare furrën. Për më tepër, është edhe pa gluten.

    Bëhet fjalë për një picë me bazë brokoli, të zbukuruar me domate qershi dhe djathë. Ideja vjen nga llogaria në Instagram Seeds & Chia, e drejtuar nga Vicky Foodie, influencuese dhe eksperte e ushqimit të shëndetshëm.
    Është një zgjidhje perfekte për darkë: shumë e lehtë, e thjeshtë, por që ngop dhe jep një ndjesi kënaqësie të madhe.

    Si të përgatisësh picën me brokoli
    Përbërësit për bazën
    1 kokë e vogël brokoli
    2 vezë
    Kripë dhe erëza sipas dëshirës
    Për zbukurim
    Vicky përdor:

    Djathë të stazhionuar (të fortë)
    Domate (domate qershi të prera në feta)
    Mund të shtosh edhe:

    Proshutë gjeli / fileto gjeli për më shumë proteinaPërgatitja
    Përgatisim brokolin
    Nda me dorë fijet e brokolit në copëza të vogla.
    Përziejmë bazën
    Në një tas, përziej:

    brokolin e copëtuar
    vezët
    kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës
    (p.sh. rigon, hudhër pluhur, spec të kuq, trumzë, një majë luge nga secila mjafton).
    Gatimi i bazës
    Hidhe përzierjen në një tigan, duke e formuar si disk pice.
    Mbuloje me kapak dhe lëre të gatuhet derisa të mpikset dhe të marrë pak ngjyrë poshtë.

    Shto sipër:

    djathin e grirë ose të prerë hollë
    domatet e prera në feta
    Mbulo përsëri tiganin për pak minuta, derisa djathi të shkrijë dhe shijet të lidhen mirë.
    Shërbimi
    Hiqe me kujdes nga tigani, vendose në pjatë dhe pica jote “fit” është gati për t’u ngrënë.
    Rezultati: një pjatë e lehtë, pa miell, pa furrë dhe miqësore me linjat.

  • Pse u dorëzuan terroristët e Oroshit?/ Gazetari: Shpëtuan jetën e tyre! Dorëzimi jo i thjeshtë, duhet të verifikohet

    Pse u dorëzuan terroristët e Oroshit?/ Gazetari: Shpëtuan jetën e tyre! Dorëzimi jo i thjeshtë, duhet të verifikohet

    Pas më shumë se 12 orësh tension dhe negociata intensive në Orosh të Mirditës, dorëzimi i Julian Cumrakut dhe Hamza Ukës, dy personave të kthyer nga konfliktet në Siri dhe të cilësuar me rrezikshmëri të lartë, vijon të ngrejë pikëpyetje për motivet dhe rrethanat e tij.
    Edhe pse ata u vunë në pranga mbrëmjen e së hënës, burime nga grupi hetimor konfirmojnë se të dy kanë refuzuar të japin deklarime, duke e “kyçur” komunikimin me autoritetet.
    Eksperti i sigurisë Gjergj Nikolla dhe gazetarët Trashgim Sokolaj dhe Etleva Delia thanë në emisionin “Real Story” në ABC News se dorëzimi nuk ishte aq i thjeshtë sa u duk fillimisht dhe se pas kësaj lëvizjeje mund të fshihen dyshime apo dinamika ende të paqarta.
    Sipas tyre, më shumë sesa një akt bashkëpunimi, dy të arrestuarit kanë kërkuar të shpëtojnë jetën, ndërsa negociatat me familjarët dhe kërkesa për garanci sigurie kanë qenë thelbësore në vendimin e tyre për t’u dorëzuar.
    Gjergj Nikolla: Këta persona të kthyer nga Siria, jo të gjithë janë rehabilituar, këta e kanë problemin në mendje. Në psikologji quhet “ujqërit e vetmuar”. Vazhdojnë me të njëjtën filozofi. Dënimi i këtij personi nuk i ka arritur qëllimit, sepse synimi është që ata të rehabilitohen. Janë shumë të rrezikshëm, sepse janë të paparashikueshëm.
    Trashgim Sokolaj: Akti dhe dorëzimi që bënë, është një përjashtimi nga rregulli. Ne prisnim që ata të vazhdonin të rezistonin. Mendonim që gjatë natës të kishte rezistencë. RENEA të ofron negociata, madje u premtojnë që do kenë lehtësira ligjore. Në rastin konkret është bërë një negociatë me familjarët. Ata kishin disa rezerva ushqimi. Ishte një ambient që nuk ishte banuar vetëm nga dy persona. Dorëzimi nuk më duket kaq i thjeshtë, duhet që të verifikohet. Deri më sot nuk pamë një dorëzim të tyre, ata thjesht kanë shpëtuar jetën e tyre.
    Etleva Delia: Nuk kishin për qëllim që qëllonin policinë. Plagosja ndodhi aksidentalisht. Kanë kërkuar që t’u sigurohej jeta. Uka u vetëplagos me pistoletë.

  • “Babai shembull për djemtë tanë”, Çiljeta dedikim emocionues Alban Hoxhës: S’u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë

    “Babai shembull për djemtë tanë”, Çiljeta dedikim emocionues Alban Hoxhës: S’u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë

    Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, feston sot 38-vjetorin e lindjes, një ditë e veçantë jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij. Partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka ndarë në Instagram një dedikim të veçantë, ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë për rrugëtimin që kanë bërë së bashku.
    Në postimin, ish konkurrentja e Ferma VIP, e përshkruan lidhjen e tyre si një histori jo të thjeshtë, të mbushur me sfida, por edhe me dashuri të vërtetë, përqafime që shërojnë gjithçka dhe stuhitë që nuk kanë mundur ta rrëzojnë marrëdhënien e tyre. Ajo vlerëson burrërinë e Alban Hoxhës, përkushtimin e tij si baba dhe partner, si dhe karakterin e tij të fortë, duke i uruar që familja e tyre të rritet e lumtur dhe e bekueshme.
    Postimi i plotë:Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë…nga një ditë e thjeshtë…por një nga ditët tona më të lumtura.Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë…vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë💪🏻

    Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë…Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka.Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë.
    Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi.
    Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish.Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë – vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë.
    Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje.Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde , për karakterin tënd të hekurt.Faleminderit që më zgjedh çdo ditë.
    Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme.Që ëndrrat e tua të marrin fluturim.Që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund.Që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë.
    Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj.Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne 🤍🔥

  • Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

    Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

    Një intervistë e shkurtër me Kanye West në Japoni po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi reperi arriti të transformojë një pyetje të thjeshtë për modën në një deklaratë të ngarkuar emocionalisht. Videoja, e publikuar në TikTok nga llogaria e njohur Mystery Fashionist, e cila numëron gati 300 mijë ndjekës, kishte për qëllim një moment të lehtë dhe argëtues, por përfundoi duke krijuar shqetësim te fansat.
    Në klip, Kanye prezantohet si “Ye nga Chi” dhe flet me vetëbesim për stilin e tij, duke thënë se veshjet e tij janë gjithmonë një “10/10”. Ai shpjegon se po vishte Yeezy 950-at origjinale, ndërsa pjesën tjetër të veshjeve i kishte blerë atë ditë në një dyqan të vogël lokal. Intervistuesi, në përpjekje për një moment humoristik, e pyet se cilin trend mode do të preferonte të mos e kishte provuar. Në vend të një përgjigjeje të thjeshtë, Kanye ndalet, shikon drejt kamerës me një vështrim të boshatisur dhe thotë vetëm: “Jeta.”
    Kjo përgjigje e papritur ka krijuar reagime të shumta, pasi momenti duket i rëndë dhe i mbushur me domethënie personale. Për shumëkënd, fjala e tij reflekton një periudhë të vështirë që artisti ka kaluar gjatë viteve të fundit. Kanye është përballur me beteja publike për kujdestarinë e fëmijëve me Kim Kardashian, me kufizime në performanca brenda SHBA-së dhe me një numër padish që e kanë vënë nën presion të vazhdueshëm.
    Por, siç theksojnë komentuesit, pjesë të këtyre sfidave kanë ardhur edhe si rezultat i deklaratave dhe veprimeve të tij kontroverse.

  • Klasike/Si e sheh çështjen e stilit Milivoj Solari

    Klasike/Si e sheh çështjen e stilit Milivoj Solari

    Foto: Boris Kovacev / CROPIX

    Milivoj Solari: Domethënia e stilit është shumë më e ndërlikuar se sa pohimi i thjeshtë se stili është mënyrë e të shkruarit.

    Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke quhet stil. Por me stil kuptojmë edhe zgjedhjen dhe ndërthurjen e mjeteve të gjuhës sipas kërkesave të një fushe të veprimtarisë/

    ObserverKult ju sjell një fragment të shkëputur nga “Hyrje në shkencën për letërsinë” të Milivoj Solarit, një libër ky i domosdoshëm sidomos, për studentët që ia mësyejnë letërsisë.

    Milivoj Solari: Stili dhe Stilistika

    Nëse i themi me shaka shokut tonë: Mos shpreso se do të shpëtosh, o mik!, nga kjo fjali duket sikur ne presim që miku ynë të humb një lojë shahu. Në të vërtetë kjo fjali është vargu i parë i një vjershe.

    Po kjo fjali mund të jetë pjesë edhe e bisedës së përditshme, edhe e veprës letrare; ndryshimi qëndron në faktin se si do ta kuptojmë në rastin e parë, e si në rastin e dytë. Në rastin e parë do ta lidhim me një situatë të caktuar reale, kurse në rastin e dytë do ta kuptojmë në kontekstin e përvojës më të gjerë të jetës.

    Megjithëkëtë, edhe pse është fjala për fjali të njejta, me siguri do të themi se vargun “mos shpreso se do të shpëtosh, o mik!” e kemi përdorur, si shprehje të të folurit të thjeshtë, e do të mendojmë se vjershëtari shprehjen e thjeshtë të të folurit e ka përdorur si varg.

    Po, mund të kuptohet ndërkaq, se fjalia e përmendur është disi e jashtëzakonshme. Ajo, mund të themi pa shumë mëdyshjeje, tingëllon bukur. Por, po të lexojmë më tutje vazhdimin e vjershës së cilës i takon vargu:”shumë gjuetarë ndjekin gjurmën tënde dhe ata me siguri do të të qëllojnë”, e kemi të qartë se kështu nuk shprehemi në të folurit e përditshëm e as në diskutimet shkencore.

    Sikur të pohojmë se gjuetarët i ka pas këmbëve, atëhere së paku fjala “mik” ose fjala “gjuetar” nuk mund të ketë domethënie të thjeshtë, të përditshme. Kjo do të thotë se në veprën letrare fjalët janë përdorur në mënyrë të tillë që të kuptuarit ta orientojnë në drejtim jo të zakonshëm: gjuha në veprën letrare ndryshon nga gjuha në të folurit e përditshëm, e ky ndryshim nuk është thjesht një gabim.

    Në gjuhën e veprës, në një farë mënyre, themi më shumë sesa është e mundur në një kumtim të thjeshtë gjuhësor. Kjo “gjerësi e informatës” nuk i takon vetëm tekstit, por varet edhe nga mënyra se si është kuptuar diçka, gjithashtu edhe nga mënyra se si e kemi përdorur gjuhën.

    Kjo mënyrë e të folurit, në kuptimin e gjerë të fjalës quhet stil, dhe kushtëzohet, në përgjithësi, nga zgjedhja e fjalëve dhe nga mënyra e mbarështrimit të tyre. Prandaj, vargjet e kësaj vjershe, përmes stilit të veçantë, na tërheqin vëmendjen për t’i kuptuar si pjesë të veprës letrare.

    Megjithëkëtë, domethënia e stilit është shumë më e ndërlikuar se sa pohimi i thjeshtë se stili është mënyrë e të shkruarit.

    Fjala stil e ka burimin e vet në fjalën e latinishtes stilus, që përdorej për shkopthin me të cilin shkruhej në dërrasat e lyera me dyll, mandej kishte kuptimin e mënyrës së të shkruarit dhe, që këndej, është marrë dhe po përdoret edhe në lëme të tjera.

    Kështu, sot stil do të thotë mënyra se si kryhet një veprimtari: flasim për stilin në not, stilin në futboll, për stilet në arkitektekturë ose muzikë. Ndërkohë kuptimi i fjalës stil bëhet gjithnjë më i gjithanshëm, prandaj edhe ekzistojnë dallime në të kuptuarit e këtij termi.

    Këto ndryshime dalin nga teoritë e ndyshme mbi natyrën e letërsisë. Parimisht koncepti i stilit kuptohet kryesisht në dy mënyra të ndryshme. Stil do të thotë ose mënyrë e mirë e të shkruarit, pra e të folurit, ose mënyra e të folurit dhe e të shkruarit, që është karakteristike për ndonjë epokë letrare, për ndonjë shkollë fetare, për ndonjë shkrimtar ose për ndonjë vepër letrare.

    Mbi stilin pra flitet, nga njëra anë, në kuadër të shqyrtimit mbi mënyrën relativisht të drejt të shkrimit, ndërsa, nga ana tjetër, bëht dallimi i llojeve të stileve (për shembull stili i të folurit, stili shkencor etj.) dhe diskutohet mbi stilin në rrafsh të shprehjes individuale (stili i Migjenit, D. Agollit, stili i ekspresionizmit, stili barok etj.).

    Të gjitha këto ndryshime në të kuptuarit e stilit shfaqen edhe në stilistikë. Stilistika bashkëkohore, si shkencë që merret me stilin, nis nga të kuptuarit e stilit si shprehje e individit ose e kolektivit dhe e interesojnë kryesisht mjetet dhe qasjet, me të cilat arrihet një cilësi e veçantë e shprehjes, të cilin analiza gramatikore nuk mund ta përgjithësoj ose ta përfshijë sa duhet.

    Stilistika moderne e ka prejardhjen në retorikën dhe poetikën e lashtë, në ato dije që e shpjegonin shprehjen letrare nga pikënisja se stili është mënyrë e mirë e të shkruarit; një kuptim i tillë për stilin u ruajt deri sot. Për retorikën e lashtë, të flasësh dhe të shkruash mirë, do të thotë njëkohësisht të krijohen vepra letrare dhe, në këtë drejtim, midis stilistikës bashkëkohore dhe retorikës së lashtë, gjegjësisht poetikës, ka ndryshime rrënjësore.

    Stilistika bashkëkohore përpiqet t’i përshkruajë mjetet dhe qasjet e të shprehurit gjuhësor, që janë karakteristike për vepra të caktuara, autorë dhe epoka; kurse retorika e vjetër përcaktonte mjetet e detyrushme të qasjes, funksioni i të cilave, do të sillte domosdo vepra letrare të vlefshme.

    —————————————————

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PABLO NERUDA: TË DUE FORT…

  • Test i thjeshtë që mund të zbulojë Parkinsonin deri në 9 vjet më herët, zbulim i rëndësishëm nga shkencëtarët gjermanë

    Test i thjeshtë që mund të zbulojë Parkinsonin deri në 9 vjet më herët, zbulim i rëndësishëm nga shkencëtarët gjermanë

    Një studim i ri shkencor ka treguar se një test i thjeshtë i lëvizjes, që mat shpejtësinë e kthimit gjatë ecjes, mund të identifikojë shenjat e sëmundjes së Parkinsonit pothuajse nëntë vjet përpara vendosjes së diagnozës klinike. Ky zbulim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje neurodegjenerative, e cila zakonisht diagnostikohet vetëm pasi shfaqen simptomat e qarta motorike.

    Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga dëmtimi progresiv i qelizave nervore që prodhojnë dopaminë – një substancë thelbësore për kontrollin e lëvizjeve. Para se të shfaqen simptomat tipike si dridhjet, ngurtësia muskulore dhe ngadalësimi i lëvizjeve, në tru mund të kenë ndodhur ndryshime që zgjasin shumë vite.

    Megjithatë, krijimi i një testi të besueshëm për fazën prodromale (para simptomave) është treguar i vështirë. Studimi i ri i neurologëve gjermanë ofron një qasje konkrete dhe potencialisht praktike për skrining të gjerë.

    Kthimi gjatë ecjes – indikator i fuqishëm dhe i hershëm

    Rezultatet u publikuan në revistën prestigjioze “Annals of Neurology”. Shkencëtarët theksojnë se kthimi gjatë ecjes është një komponent kompleks i lëvizjes, që kërkon koordinim të saktë, ekuilibër dhe përshtatje të shpejtë të drejtimit.

    Aftësia për t’u kthyer ndryshon dukshëm te pacientët me Parkinson, ndaj studimi u fokusua në këtë aspekt. Gjetjet treguan se vështirësitë me kthimin — sidomos ngadalësimi dhe zgjerimi i këndit të kthesës — mund të shfaqen gati 8.8 vjet para diagnozës.

    Si u zhvillua studimi?

    Studiuesit analizuan lëvizjet e 924 pjesëmarrësve mbi 50 vjeç, pjesë e studimit afatgjatë TREND (Tübingen Evaluation of Risk Factors for Early Detection of Neurodegeneration).

    Testi ishte i thjeshtë:

    pjesëmarrësit ecnin për një minutë në një korridor 20 metra, me ritmin e tyre normal, ndërsa pajisje të vogla matëse të vendosura në pjesën e poshtme të shpinës regjistronin çdo ndryshim të lëvizjes.

    Secili pjesëmarrës e kreu testin pesë herë përgjatë 10 viteve.

    Në fund të studimit, 23 persona u diagnostikuan me Parkinson rreth pesë vjet pas testit fillestar. Analiza tregoi se këta individë kishin probleme të dukshme me kthimin që në matjet e para, shumë kohë para diagnozës.

    Si i identifikuan shkencëtarët pacientët e ardhshëm?

    Përmes metodave të mësimit makinerik, duke kombinuar:

    moshën,
    gjininë,
    shpejtësinë e kthimit,
    studiuesit arritën të parashikonin me saktësi rreth 60% të rasteve të ardhshme të Parkinsonit. Ata vunë re se ngadalësimi i kthimit lidhej me ndryshimet e hershme në ekuilibër, stabilitet postural dhe kontroll motorik — elemente që preken nga sëmundja shumë përpara simptomave të dukshme.

    Rreziku më i lartë te meshkujt dhe ndikimi i moshës

    Studimi konfirmoi se: rreziku për Parkinson rritet me 15% për çdo vit shtesë të moshës,

    meshkujt kanë gati katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen krahasuar me gratë.

    Pse është i rëndësishëm ky zbulim?

    Aktualisht nuk ekziston një test laboratorik apo imazherik që identifikon Parkinsonin në fazat e hershme. Diagnoza vendoset kryesisht pasi pacienti shfaq simptomat motorike — moment në të cilin një pjesë e madhe e qelizave nervore tashmë është dëmtuar. Sipas organizatave të specializuara, më shumë se 25% e pacientëve fillimisht diagnostikohen gabim.

    Testi i kthimit të ecjes, duke qenë joinvaziv, i thjeshtë dhe i lirë, mund të shndërrohet në një mjet të rëndësishëm skriningu për popullatën e rrezikut.

    Shkencëtarët: Nevojiten studime më të gjera

    Autorët e studimit pranojnë se hapi i ardhshëm është zgjerimi i kampionit dhe analiza e më shumë karakteristikave të kthimit dhe ecjes. Studime të tjera mund të ndihmojnë në krijimin e një paneli të plotë të markuesve të hershëm, duke kombinuar matjet e lëvizjes me të dhëna biologjike dhe neuroimazherike.

    Shenjat e hershme të Parkinsonit për t’u mbajtur në vëmendje

    dridhje (tremor),
    ngurtësi muskulare,
    ngadalësim i lëvizjes (bradikinezi),
    humbje e nuhatjes,
    vështirësi në ekuilibër dhe koordinim,
    ndryshime emocionale si depresion dhe ankth.

  • ‘Show me ndërtimet pa leje’, PD: Koçiu ta niste punën nga…

    ‘Show me ndërtimet pa leje’, PD: Koçiu ta niste punën nga…

    Partia Demokratike ka denoncuar se qeveria po bën show me ndërtimet pa leje, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama mbron kullat e oligarkëve dhe jo ligjin.
    “Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
    Por, theksoi se Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Ajo theksoi se projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai ‘vizion europian’, por shtoi që është një lavatriçe gjigante pastrimi parash.

    “Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve. Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.”, u shpreh Vangjeli.
    Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të hetojë lejet e ndërtimit të dhëna, zbatimin e punimeve në respekt të tyre, burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve, si edhe lidhjet midis ndërtuesve e funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Deklarata e plotë:
    Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
    Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘WEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’,  ‘Bound Tower’ e shumë të tjera.
    Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.
    Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.
    Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.
    Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.
    Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.
    Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:
    Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,
    Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve,
    Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.

  • “Qeveria, show me ndërtimet pa leje”- Denoncimi i PD: Ministrja Koçiu ta niste punën nga kullat pak metra larg zyrës së saj!

    “Qeveria, show me ndërtimet pa leje”- Denoncimi i PD: Ministrja Koçiu ta niste punën nga kullat pak metra larg zyrës së saj!

    Partia Demokratike ka denoncuar se qeveria po bën show me ndërtimet pa leje, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama mbron kullat e oligarkëve dhe jo ligjin.
    “Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
    Por, theksoi se Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Ajo theksoi se projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai ‘vizion europian’, por shtoi që është një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    “Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve. Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.”, u shpreh Vangjeli.
    Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të hetojë lejet e ndërtimit të dhëna, zbatimin e punimeve në respekt të tyre, burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve, si edhe lidhjet midis ndërtuesve e funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Deklarata e plotë:
    Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
    Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘WEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’,  ‘Bound Tower’ e shumë të tjera.
    Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.
    Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.
    Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.
    Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.
    Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.
    Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,
    Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve. Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.