Tag: thjesht

  • Je burrë? Volejbollistja: Nuk kishte asnjë dokument ligjor, thjesht më pa dhe më kërkoi testin

    Je burrë? Volejbollistja: Nuk kishte asnjë dokument ligjor, thjesht më pa dhe më kërkoi testin

    Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira u pezullua nga Federata e Volejbollit për arsyen se refuzoi të bënte testin e gjinisë. E ftuar në ”Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se i deleguari i Federatës thjesht e pa volejbollisten dhe i kërkoi asaj të bënte testin e gjinisë, gjë për të cilën ajo u ndje e diskriminuar.
    ”Presion dhe stres? Kjo pyetje është për të qeshur, sepse kam parë shumë komente që ma kanë bërë këtë pyetje. Unë nuk jam nën presion dhe nuk ndjej stres për këtë. Jam një volejbolliste. Kjo situete për mua është diskriminim. Është një situatë ndryshe. Është diçka jonormale. Ky është diskriminim për veten time. Për flokët e mi, unë kam tatuazhe.

    Ku është bazuar gjithçka që akuzojnë? Këtë pyetje bëj dhe unë. Ku janë bazuar për këtë? Herën e partë që shkova në atë spital, u takova me personin e Federatës dhe e pyeta se nuk e pashë bazën ligjore për këtë veprim. Nuk pashë asnjë dokument, nuk pashë asgjë. Ai thjesht më pa dhe vendosi këtë gjë. Për mua është diskriminim i pastër.

    Nuk më dhanë asgjë. Asnjë informacion, asgjë. Më pyetën për testin e gjakut. E bëra këtë testin vetë. Nuk e bëra që të provoja diçka. E bëra për veten time. Vajzat e ekipit tim ishin perfekte me mua. Më kanë mbështetur. Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati”, tha Ferreira.

  • Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…

    Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…

    27 Tetor 2025

    17:31

    Telesport

    Ajo që pritej, ndodhi. Juventusi zyrtarizoi mesditën e sotme shkarkimin e trajnerit Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta.
    Deri tani janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor si Raffaele Palladino, Roberto Mancini, Luciano Spalletti apo edhe emra të tjerë jashtë Italisë si Xavi Hernandez apo Edin Terzic.
    Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit dhe sigurisht gjithë tifozëve bardhezi quhet Zinedine Zidane. Francezi ka refuzuar çdo ofertë që pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021.
    Pavarësisht dashurisë dhe respektit që mund të ketë për ish-ekipin e tij, Zidane është thjesht një opsion i pamundur për Juventusin.
    Zidane po pret të marrë drejtimin e Francës, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës gjatë verës së ardhshme. Tashmë dihet që Didier Dechamps ka vendosur të largohet në fund të këtij kompeticioni dhe Zidane shihet kandidati absolut numër 1 për ta zëvendësuar atë në krye të “Gjelave”.

  • Detektiv, turist apo thjesht një kalimtar? Zbardhet misteri i burrit me kapele që u shfaq para Luvrit menjëherë pas vjedhjes

    Detektiv, turist apo thjesht një kalimtar? Zbardhet misteri i burrit me kapele që u shfaq para Luvrit menjëherë pas vjedhjes

    Ndër misteret e vogla të vjedhjes në Muzeun e Luvrit të dielën e kaluar është identiteti i një burri që u fotografua vetëm pak orë më vonë në vendin e krimit, ndërsa mbante në dorë një çadër, ndërsa veshur mbante një pallto të errët, një jelek bezhë dhe një kapelle.
    Pozicioni i drejtë dhe eleganca pak e pazakontë për modën e sotme, që binte në sy krahas imazhit të dy policëve të mbështetur lehtë mbi makinën “Peugeot”-in e shërbimit, tërhoqën vëmendjen e Melisa Chen, bashkëpunëtore e gazetës britanike The Spectator, e cila shpërndau imazhin në rrjetin social X duke sugjeruar se bëhej fjalë për një detektiv francez.
    Në shiun e talljeve dhe shakave ndaj francezëve dhe referencave për inspektorin Clouseau që u përhapën në rrjet që nga e diela, pati hapësirë edhe për një shmangie nga tema nga gazetarja Chen, e cila shkroi për atë burrë të panjohur: “Foto reale (dhe jo e krijuar me inteligjencë artificiale!) e një detektivi francez që punon në rastin e bizhuterive. Duket sikur po pi edhe pa cigare në dorë (…), por për të zgjidhur rastin na duhet një detektiv me mjekër, mbipeshë dhe që është në proces divorci. Një alkoolist i urryer nga kolegët, jo një detektiv që mban një kapelë ‘fedora’ pa ironi.”
    Postimi i gazetares pati sukses të madh, u shikua nga miliona njerëz në mbarë botën, disa prej të cilëve u përpoqën të verifikonin nëse fotoja ishte reale dhe të imagjinonin kush mund të ishte ai burrë.
    Në panairin e stereotipeve për francezët nuk munguan hipoteza për ringjalljen e Alain Delon ose Jean-Paul Belmondo, por kërkimi online për identitetin e personazhit mori një të dhënë të rëndësishme të enjten, kur autori i fotos shpjegoi të paktën se nuk bëhej fjalë për një detektiv. Thibault Camus, fotograf i Associated Press që realizoi imazhin, konfirmoi se fotoja ishte autentike dhe nuk ishte përpunuar me inteligjencë artificiale.
    “Nuk e njoh, nuk di nëse është francez. Ndoshta një turist? Ndoshta anglez.”
    Thjesht një kalimtar, i fotografuar si shumë të tjerë. Por kapelja bëri diferencën. /Shkrim nga Corriere Della Sera/

  • Pse rënia intensive e flokëve në vjeshtë është më e zakonshme nga sa mendojmë

    Pse rënia intensive e flokëve në vjeshtë është më e zakonshme nga sa mendojmë

    E kemi vënë re përsëri. Kur lajmë ose krehim flokët, na mbeten shumë qime në duar ose në furçë. Instinkti ynë na thotë të shqetësohemi, por e vërteta është se kjo “humbje” sezonale është shumë më normale nga sa imagjinojmë. Pra, nëse në muajt e fundit kemi ndjerë sikur flokët na janë rralluar pak më shumë, ndoshta është thjesht rënia.

    Në fakt, nuk është rastësi. Ndryshimet e stinëve, veçanërisht kalimi nga vera në vjeshtë, ndikojnë në ciklin jetësor të flokëve tanë. Gjatë verës, folikulat e flokëve “mbajnë” më shumë flokë për të mbrojtur skalpin e kokës nga dielli. Por, ndërsa vjeshta fillon, shumë prej këtyre flokëve hyjnë në fazën e rënies së tyre. Dhe kjo rënie mund të bëhet mjaft e dukshme.

    Nuk po flasim domosdoshmërisht për rënie serioze të flokëve. Në shumicën e rasteve, është një gjendje e përkohshme . Flokët tanë thjesht “ndryshojnë stinët”, njësoj siç bëjmë me rrobat dhe humorin tonë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të kujdesemi më mirë për flokët tanë gjatë kësaj periudhe kalimtare.

    Hapi i parë është hidratimi. Mjedisi i vjeshtës dhe dimrit, me lagështinë e reduktuar dhe përdorimin e ngrohësve, than si lëkurën ashtu edhe flokët tanë. Nëse kësaj i shtojmë nxehtësinë nga tharësja e flokëve ose pistoletat kaçurrela, kemi një “recetë” të përsosur për majat e çara dhe flokët e brishtë. Pra, duhet ta rrisim kujdesin tonë me maska, vajra dhe produkte hidratuese që mbrojnë nga nxehtësia.

    Ushqyerja është po aq e rëndësishme . Flokët e fortë dhe të shëndetshëm fillojnë nga brenda. Vitaminat si D, zinku, hekuri dhe sigurisht proteinat ndihmojnë në mbështetjen e rritjes normale të flokëve. Nëse mendoni se dieta juaj nuk po ju jep gjithçka që ju nevojitet, mund të shtoni një suplement ushqimor.

    Gjithashtu nuk harrojmë rëndësinë e kujdesit të duhur për flokët. Ne përdorim krehër me dhëmbë të gjerë, shmangim tërheqjen e flokëve kur janë të lagur dhe shmangim modelet shumë të ngushta të flokëve që stresojnë rrënjët.

    Sigurisht, të mos harrojmë rolin e stresit. Kthimi në jetën e përditshme shpesh shoqërohet me rritje të ankthit, i cili madje mund të ketë ndikim në ciklin e flokëve. Ndaj ndoshta është koha të përfshijmë pak më shumë relaksim në jetën tonë të përditshme, qoftë përmes meditimit apo thjesht momenteve më të qeta.

    Sidoqoftë, nëse vërejmë rënie të fortë të flokëve ose zona me hollim të dukshëm të tyre, është mirë të konsultohemi me një dermatolog. Ndonjëherë, rënia e flokëve mund të lidhet me diçka më komplekse, siç janë ndryshimet hormonale ose mungesa e vitaminave, dhe është e rëndësishme të bëhet një diagnozë profesionale.

    Gjëja kryesore është të mos na zërë paniku. Trupi ynë e di se çfarë po bën dhe, shumicën e kohës, rënia sezonale e flokëve është pjesë e atij cikli. Nëse i kushtojmë vëmendjen dhe kujdesin që i nevojitet, flokët tanë do të rriten përsëri, ndoshta edhe më të fortë se më parë.

  • Christy Teigen mbështet Meghan Markle për kritikat negative: Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre

    Christy Teigen mbështet Meghan Markle për kritikat negative: Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre

    Chrissy Teigen ka folur për miqësinë e saj me Meghan Markle dhe ka shprehur habinë e saj për kritikat e forta që Dukesha e Sussex ka marrë herë pas here. Pavarësisht komenteve negative që ka marrë që nga vendimi i saj për t’u larguar nga detyrat mbretërore me Princin Harry dhe për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, Chrissy Teigen e sheh atë si një model force dhe mirësie. Duke folur për People, ajo fillimisht shprehu admirimin dhe dashurinë e saj për Dukeshën e Sussex.
    “E adhuroj. E adhuroj vërtet. Mendoj se është jashtëzakonisht e fortë“, tha 39-vjeçarja, duke shtuar: “Është plotësisht absurde për mua sa polarizuese duket ajo për kaq shumë njerëz të ndryshëm”.
    Sipas saj, Meghan Markle “është thjesht një person kaq zemërmirë dhe i mirë që dëshiron më të mirën për të gjithë miqtë e saj, njerëzit përreth saj, marrëdhënien e saj dhe fëmijët e saj”. Ajo shtoi gjithashtu se Meghan Markle jeton një jetë shumë më “të thjeshtë” nga sa mund ta imagjinojnë disa, duke shtuar: “Njerëzit shpikin të gjitha këto teori të ndryshme rreth asaj që ajo mund të dëshirojë ose çfarë mund të thotë… por nuk është aq e komplikuar”.
    Më pas ajo shtoi: “Njerëzit gjithmonë do të lexojnë atë që duan të lexojnë dhe do të përqendrohen shumë në atë që duan të besojnë. Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre”.
    Chrissy Teigen, e cila ka qenë gjithashtu subjekt i kritikave negative, tha se admiron mënyrën se si Meghan Markle injoron negativitetin. “Mendoj se është e pabesueshme që ajo thjesht thotë: ‘Thuaj çfarë të duash të thuash. Jam e lumtur, jam e shëndetshme dhe ndihem mirë’”, komentoi ajo.

  • Shenjat e horoskopit që nuk i mbajnë kurrë premtimet e tyre…

    Shenjat e horoskopit që nuk i mbajnë kurrë premtimet e tyre…

    Të gjithë bëjmë premtime ndonjëherë dhe pastaj i thyejmë ato, por disa njerëz i bëjnë më shpesh se të tjerët. Synimet e tyre zakonisht nuk janë të këqija – ata shpesh besojnë vërtet se do ta mbajnë fjalën e tyre, por impulsiviteti, harresa ose ndryshimet e humorit i çojnë shpejt në një drejtim tjetër.
    Sipas yjeve, ka shenja që japin premtime lehtësisht, por i thyejnë ato edhe më lehtë kur shfaqet diçka më interesante ose më e kërkuar, raporton Index.hr.
    Edhe pse njerëzit mund t’i konsiderojnë të pabesueshëm për shkak të kësaj, ata rrallë duan të zhgënjejnë – thjesht e kanë të vështirë të mbajnë ritmin e tyre. Prandaj, anëtarët e shenjave të mëposhtme më shpesh dështojnë të përmbushin atë që premtojnë.
    Binjakët
    Binjakët njihen për natyrën e tyre të pakapshme dhe mendjen e shpejtë që është vazhdimisht në kërkim të stimulimeve të reja.
    Kur premtojnë diçka, e mendojnë me bindje në atë moment, por vëmendja e tyre shpejt kalon në diçka tjetër. Ata kanë shumë ide dhe plane, por e kanë të vështirë të qëndrojnë konsistent në një rrugë të vetme.
    Për shkak të kësaj, ata shpesh harrojnë atë që kanë premtuar ose thjesht arrijnë në përfundimin se do ta “merren me të më vonë”. Edhe pse njerëzit ndonjëherë i konsiderojnë të pabesueshëm, Binjakët thjesht e duan lirinë e tyre dhe nuk u pëlqen të ndihen të detyruar.
    Shigjetari
    Shigjetari është një optimist që i pëlqen të premtojë gjëra të mëdha sepse beson vërtet se do t’i përmbushë ato. Megjithatë, natyra e tij spontane dhe aventureske shpesh i largon ata nga plani i tyre fillestar.
    Ata nuk gënjejnë me qëllim – ata thjesht po nënvlerësojnë se sa kohë ose energji do të kërkojë diçka. Entuziazmi i tyre shpesh venitet shpejt, duke ua vështirësuar kthimin te angazhimet që kanë marrë.
    Edhe pse premtimet e tyre shpesh mbeten të paplotësuara, Shigjetarët i bëjnë ato nga një këndvështrim i ngrohtë dhe i sinqertë, jo me qëllim zhgënjimin.
    Peshku
    Peshqit e urrejnë konfliktin dhe nuk u pëlqen t’i zhgënjejnë të tjerët, kështu që ndonjëherë thonë “po” kur në të vërtetë mendojnë “jo”. Empatia e tyre shpesh i bën të premtojnë më shumë sesa mund të japin.
    Kur vjen koha për ta mbajtur fjalën e dhënë, ata tërhiqen sepse nuk dinë si ta pranojnë se nuk janë gati ose se kanë ndryshuar mendje. Shpesh tradhtohen nga pasiguritë e tyre dhe nevoja për t’i kënaqur të gjithë.
    Edhe pse mund të mos i mbajnë premtimet e tyre, zakonisht kjo ndodh nga dëshira për të shmangur ndjenjat e lënduara – jo nga indiferenca.

  • Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit

    Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit

    Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte një udhëtim mbrapa në kohë, në plagën që na la 14 tetori 2014, dhe një kthim madhështor në të tashmen, ku historia u shkrua ndryshe, më e pastër, më e fortë, më shqiptare se kurrë.
    Shkuam në Serbi me hijen e asaj nate famëkeqe mbi supe. Atëherë flamuri jonë u rrëmbye, lojtarët u sulmuan, britmat “vritini shqiptarët” kumbuan në stadium si një jehonë urrejtjeje e trashëguar. E gjithë ajo egërsi vetëm pse guxuam të ishim vetvetja. Ajo plagë nuk u harrua kurrë, ajo na futi mllefin në palcë dhe mosbesimin në gjak. E kishim në memorje, dhe kujtesa nuk fal.
    Këtë herë, për ndeshjen e 11 tetorit 2025, ata u fshehën pas termit “organizim normal”, por frika e tyre foli më shumë se çdo konferencë shtypi. Nuk guxuan ta mbajnë në Beograd, e larguan në Leskovc, sikur donin të ndryshonin hartën e dhimbjes. Flamurin kuqezi s’patën kurajo ta vendosnin as në stadium deri një ditë para ndeshjes, nga frika se do të shpërthenin ata, të vetët. Ky nuk është normalitet, kjo është dorëzim i heshtur.
    Stadiumi dukej i rregullt, tribuna e kontrolluar, por helmi i vjetër ishte ende aty, i futur mes dhëmbësh. Dëgjoheshin thirrje të fikura “Kosova është Serbi”, shfaqej një hartë e fshehur e Kosovës me flamur të tyre, zëra që murmuritnin vrer, fjalë të dala nga errësira e mbi 90 viteve konflikt. Ëndrra e tyre ishte që ne të hynim në fushë me mendjen tek e shkuara kur na mendonin të mundur, por ndodhi e kundërta.
    Ne shkuam për të luajtur futboll dhe Shqipëria mbrëmë nuk luajti thjesht një ndeshje, ajo dha një shuplakë historike. Mori tri pikë që vlejnë si biletë për play off-in e Botërorit 2026 dhe ua mori në shtëpinë e tyre, aty ku besonin se frika jonë do t’i mbronte ata. Por fituam ne me qetësinë e atyre që e dinë se historia ka ndryshuar kah.
    Ata nuk patën më fuqi të ulërinin, nuk patën më fuqi të godisnin, e vetmja gjë që iu mbeti ishte të mërziteshin, me veten. Ne nuk u trembëm nga frika e tyre, ne u përqafuam me rezultatin, me fitoren, me realitetin. Kosova është e lirë, është e pavarur, është pjesë e shqiptarëve dhe as flamuj e pikturuar dhe as britma paranojake nuk e ndryshojnë këtë. Edhe në eliminatoret e Europianit të 2016-ës ishin pas nesh edhe tani prapa mbeten.
    Fitorja në Leskovc nuk fshiu nga memorja jonë 2014-ën, ne nuk shkuam për t’u hakmarrë, shkuam për të treguar se kush jemi. Dhe u pa qartë, nuk jemi më kombi që rrëmbehet, goditet dhe hesht. Jemi kombi që futet në fushë, i merr pikët dhe u lë bosh tribunat, me krenarinë tonë mbi supe dhe flamurin tonë në zemër.
    Kjo ishte nata kur Serbia nuk na frikësoi më, kjo ishte nata kur historia u kthye në anën tonë. Dhe kur ata mbetën në heshtje, ne qeshëm, jo nga përçmimi, por nga çlirimi, sepse kësaj radhe, nuk treguam gjurmë plagësh, por hapëm plagë tek ata me fitoren tonë.
    Top Channel

  • “Kjo nuk është thjesht një ndeshje…”, Armand Duka reagon pas fitores në Leskovac

    “Kjo nuk është thjesht një ndeshje…”, Armand Duka reagon pas fitores në Leskovac

    11 Tetor 2025

    23:39

    Telesport

    Shqipëria mori një fitore historike në transfertë 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë. Pas ndeshjes s’kishte si të mungonte edhe reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Dukës.
    “Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari. Kjo nuk është thjesht një ndeshje është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet.
    Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë. Ëndrra për Botëror vazhdon…”, shkruan Duka në një postim në rrjetet sociale.

  • Asohere, dashuria shprehej thjesht dhe natyrshëm…

    Asohere, dashuria shprehej thjesht dhe natyrshëm…

    Foto ilustrim

    Pjesë nga ligjërimi i Don Kishotit

    Fragment nga Kapitulli XI (Vëllimi I)

    Asohere, dashuria shprehej thjesht dhe natyrshëm, ashtu siç e konceptonte shpirti, pa zbukurime artificiale e të tepërta fjalësh. Mashtrimi, dinakëria dhe ligësia nuk ishin përzier me të vërtetën dhe çiltërsinë.

    Drejtësia qëndronte e shkëmbtë në themelet e saj dhe nuk guxonin ta trazonin e ta poshtëronin të favorizuarit e të kamurit, të cilët aq shumë e nëpërkëmbin, e trazojnë dhe e përndjekin sot.

    Ligji arbitrar ende nuk ishte futur në mendjen e gjyqtarit, sepse atëherë nuk kishte çfarë të gjykohej dhe as kush të gjykohej. Siç thashë, vashat dhe ndershmëria endeshin ngado të vetme dhe të pashoqëruara, pa pasur frikë mos u binte në qafë ndonjë epshor i pafytyrë, sepse shthurja e tyre varej nga vetë vullneti dhe dëshira e tyre.

    Ndërsa tani, në këta shekujt tanë të urryer, asnjëra syresh nuk është e sigurt, edhe në i fshehshim a i mbyllshim në një labirint të ri si ai i Kretës*, pasi edhe atje, përmes plasave ose përmes ajrit, me këmbënguljen e saj të mallkuar, u hyn duhma dashurore dhe i merr lumi bashkë me ngujimin e tyre.

    Kësisoj, me kalimin e kohës dhe shtimin e ligësisë, për sigurinë e tyre u themelua urdhri i kalorësve endacakë, për të mbrojtur vashat, për të përkrahur vejushat dhe për të ndihmuar jetimët e nevojtarët.

    Këtij urdhri i përkas unë, vëllezër dhiarë, dhe ju falënderoj shumë për dashamirësinë e çmuar dhe gostinë e kënaqshme, me të cilat na pritët mua dhe shqytarin tim.

    Pasi, pavarësisht se, sipas ligjit dhe zakonit, çdo njeri i gjallë e ka për barrë t’i nderojë kalorësit endacakë, duke e ditur që ju, pa e ditur këtë detyrim, më mirëpritët dhe më gostitët, është e drejtë që t’ju falënderoj me gjithë zemër për zemërgjerësinë tuaj.

    *Sipas mitologjisë greke, labirint i ndërtuar nga Dedali për të fshehur Minotaurin.

    Përktheu: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    ———————

    Lexo edhe:

    BAJRAM KARABOLLI: JA PSE DUHET TA LEXONI DON KISHOTIN

  • Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

    Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

    Për ligjvënësin demokrat, Arian Ndoja, dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës pa pritur vendimmarrjen e Kushtetueses, tregon qartë ndikimin e madh të ekzekutivit ndaj institucionit të Presidentit.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndoja thotë se kjo lëvizje e Begajt, nuk ka tregon gjë tjetër veçse, instalimin e diktaturës, ku priten ca hapa ligjore për ta formalizuar atë.

    ‘Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë’, përmbyll reagimin deputeti i PD.

    Statusi

    Të nderuar miq!

    Ne qoftë se është i vërtet lajmi për dekretimin e datës: 09.11.2025 si datë e zgjedhjeve vendore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga Presidenti i Republikës, atëherë ju sjell në vëmendje nenin 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!

    Pyetja që me lind natyrshëm, është:

    “ A është në fuqi kjo dispozite e Kushtetutës? ”.

    Nëse po, këto janë hapa pas në drejtim të organizimit dhe funksionimit të shtetit në nivel ekzekutiv qendror dhe lokal, në drejtim të zbatimit të ligjit që përben bazën e veprimtarisë së shtetit, mos respektim të parimit të shtetit të së drejtës, (duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese).

    Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë.