Gazetarja, Bardha Nergjoni e ftuar në një studio televizive u shpreh se situata në Elbasan me djegien e landfillit të mbetjeve është e rëndë dhe se është thirrur edhe një protestë për reagim qytetar.
Nergjoni:
Problemi i djegies së mbetjeve urbane nuk është një çështje që është e re për qytetin e Elbasanit. Djegia e mbetjeve përfshin të gjithë Luginën e Shkumbinit.
Është një çështje që përsëritet. Por në fakt nuk ka qenë e këtyre përmasave herët e tjera.
Ose është administruar më mirë, por përmasat e këtij zjarri ishin aq të mëdha dhe sasia e mbetjeve është aq e madhe sa që ne kemi 24 orë që thithim tymin e djegies së mbetejve urbane.
Jetojmë në këtë ajrin e nxehtë të ndotur në qytetin e Elbasanit. Kjo situatë është vërtetë e rëndë.
Është thirrur edhe një protestë pasnesër nga një grup aktivistësh në mënyrë që të ketë një reagim qytetar. Tre zjarre të vazhdueshme, dy që bien gjatë muajit korrik është një gjë e tepërt. Është një krim mjedisor i tepërt.
Tag: thirrur
-

“Është thirrur protestë”/ Situata në Landfillin e Elbasanit, flet gazetarja:Situata e rëndë, kemi 24 orë që thithim tym
-

Flamur Noka në SPAK: Isha për krimet zgjedhore!
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka qëndruar për thuajse në një orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku dhe është marrë në pyetje. Pasi ka dalë nga godina, Noka ndaloi për të dhënë një prononcim për gazetarët, lidhur me arsyen e thirrjes në Prokurori. Sipas tij, sot është thirrur për të gjitha denoncimet që janë bërë nga Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por nuk zbuloi konkretisht se për cilin nga denoncimet ishte thirrur për të dëshmuar.
“Isha këtu për denoncimet që kemi bërë në fushatë elektorale. Dhe task-forca, e cila u ngritur për të hetuar krimin elektoral, na rezulton që vdiq pa u ngritur akoma. Deri më tani, krimi elektoral që na u premtua se në janar të vitit 2025 do fillonte ndëshkimin ndaj tij, sot është duke i bërë karshillëk edhe godinës së SPAK-ut. Sot krimi elektoral është më i institucionalizuar se kurrë. Sot krimi elektoral është ai që ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita kanë paraqitur te Skapi i partisë, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria. Ne nuk jemi organ hetimor. Organi hetimor presupozohet të ishte ky që është këtu mbrapa. Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Po ua përsëris, konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor, kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar,”-tha në fjalën e tij Noka.
MOMENTI KUR FUTET NË SPAK:Kjo është hera e dytë që Noka paraqitet në SPAK, ndërsa në 2024-ën u mësua se ndaj tij kishte nisur një hetim pasuror, por mesa duket sot nuk është thirrur në Prokurori për këtë çështje./ZËRI
-

‘Nuk mund të flas’, Plarent Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni
Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e SPAK, ku pas daljes dha një deklaratë të shkurtër për mediat. Ndreca sqaroi se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes dhe nuk mund të japë detaje të mëtejshme, pasi hetimet janë ende në proces.
Ndreca është marrë më parë i pandehur në lidhje me procedurat për rikonstruksionin e katër komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Kallëzimi ndaj tij u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili evidentoi devijime dhe mospërputhje ligjore në procedurat e prokurimit publik, duke cënuar barazinë në garën e tenderave. Sipas KLSH-së, është konstatuar rritje e pajustifikuar e kostove të ndërtimit dhe projektimit gjatë këtyre procedurave.
Hetimet lidhen me periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa SPAK po shqyrton edhe një tender tjetër të kohës për uniformat e Policisë së Shtetit. -

Deputeti i PS, Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni, nuk mund të flas dot
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”. Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, dhe po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.
-

Takimi me Veliaj në qelinë e burgut/ SPAK thërret Plarent Ndrecën për të dhënë shpjegime
Ndërkohë që hetimet për Erion Veliaj janë duke u shtuar dhe fakte të reja dalin përditë për korrupsionin madhor të tij dhe bandës së tij në bashkinë e Tiranës, po dalin në dritë edhe bashkëpunëtorët e tij politike apo mediatikë.
Ata Veliaj i ka përdorur për të bërë presion edhe prokurorive të çështjes por edhe gjyqtarëve që kanë marrë vendimet për burgosjen tij dhe sekuestrimin e pronave.
Në mes këtyre eksponentëve politikë të rilindjes është edhe Plarent Ndreca për të cilin dyshohet se është thirrur nga SPAK për tu pyetur për takimet me Erion Veliajn në burgun e Durrësit.
Burime të mirinformuara por jo zyrtare bëjnë me dije që Plarent Ndreca është thirrur për procedimin penal që është regjistruar për Erion Veliajn.
Nuk dihet nëse ka të bëjë me takimet e raportuara në paraburgim apo me ndonjë fakt tjetër penal që mund të ketë dalë nga hetimet që po zhvillohen me intensitet të lartë.
Por një gjë është e qartë se Ndreca nuk është thirrur për çështjet e tij, që i ka ta hapura na SPAK dhe që shpesh herë është parë të hyje e të dalë në institucionin e akuzës.
-

BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran
Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.
Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së.
“Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha ai. -

Halit Valteri paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja pse është thirrur
Këtë të premte, ish-deputeti Halit Valteri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.Valteri, i cili në atë kohë kishte bërë disa deklarata publike dhe kishte shpërndarë pamje të ndryshme për çështjen, është thirrur për të sqaruar rrethanat e njohura prej tij.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Hetimet për atentatin vazhdojnë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë ende në arrati. -

Ish-Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule thirret në SPAK
Dhori Kule
TIRANË- Ish-rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule është thirrur sot në SPAK. Ai është parë të futet sot në SPAK, por ende nuk dihen arsyet se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Aktualisht, Kule mban postin e Dekanit te Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës./ZËRI
-

Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.
“Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati Genc Gjokutaj.Urdhri përcakton se Berisha duhet të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK, pranë hetuesit të BKH-së, Ardrit Neli, duke sjellë me vete një dokument identifikimi. Urdhri bazohet në nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullon paraqitjen e detyruar të një personi për hetime.
SPAK thekson se në rast të mosparaqitjes pa një arsye të ligjshme, do të urdhërohet shoqërimi i detyruar i personit të thirrur. -

Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave
Kryedemorkati Sali Berisha ka thirrur në një takim urgjent mbrëmjen e së mërkurës drejtuesit politikë të qarqeve të PD gjatë fushatës elektorale.
Ai duke ju drejtuar atyre, Berisha tha se çdo drejtues qarku duhet të mbledhin dhe paraqesin çdo provë që fakton se është grabitur vota.
Berisha kërkoi të dokumentohet çdo gjë me provë, për të vërtetuar se vota e shqiptarëve është grabitur.“Detyra numër një në këtë fazë, prandaj ju kam thirrur këtu është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja, të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim mbasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demorkacisë shqiptare. Është betejë të cilën ne do ta fitojmë”, tha Berisha.