SPAK ka thirrur për katër të vrarët e 21 janarit 2011 edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.Mësohet se ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës.Pak ditë më parë, në SPAK u thirr ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.
Tag: thirrur
-

“E di që ju ka marrë malli”, Basha flet për mediat pas daljes nga SPAK
Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për nëj çështje në hetim”, tha Basha.
I pyetur nëse bëhet fjalë për dosjen e “21 Janarit”, ish-kryedemokrati tha:
“Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lus ta merrni drejtëpëdrejtë tek institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor.
Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë cështje.
Për të tjerat e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.” -

U pyet për 21 Janarin? Basha del pas 1 ore në SPAK: Përgjigjen merreni tek…
Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim”, tha Basha.
I pyetur nëse bëhet fjalë për dosjen e “21 Janarit”, ish-kryedemokrati u përgjigj: “Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lus ta merrni drejtpëdrejt tek institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor. Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje.”
Basha po ashtu paralajmëroi se mund të ketë një konferencë për mediat, por jo në të ardhmen e afërt. “Për të tjerat e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.”
Sakaq, A2 CNN mëson se Basha ka shkuar në SPAK për llogari të hetimit të dosjes së ’21 Janarit’. Dyshohet se Basha është thirrur ne urdhër të prokurorit Alfred Shehu, i cili ka në dorë dosjen në fjalë.
Kujtojmë se në 21 janar të vitit 2011 mbetën të vrarë 4 protestues në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, gjatë protestës që organizonte opozita socialiste e asaj kohe. Lulzim Basha atherë ishte Ministër i Brendshëm.
Protesta u thirr pas daljes së një videoje të zv.kryeministrit të asaj kohe, Ilir Metës, ku ai shfaqej duke bërë korrupsion.
Mazhoranca e kohës pretendoi se video ishte e montuar dhe nuk i ka pranuar akuzat e opozitës për korrupsion qeveritar. -

Deputeti i PD-së del nga SPAK, zbulon arsyen përse u thirr nga Prokurorët e Posaçëm
Deputeti i PD-së Bledion Nallbai ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni.
Ndërkohë demokrati ka ironizuar edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila është thirrur po ashtu ditën e sotme në SPAK e shoqëruar me një avokat.
“Isha si person në dijeni, edhe kujdes Belindën eee”, tha ai.
-

“I thirrur në SPAK, Pjetri: Hetohen opozitarët, jo ata që dhunuan zgjedhjet”
Kandidati i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Ndrec Pjetri, ka bërë publike thirrjen që i është bërë nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij janë pyetur lidhur me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pjetri tha se ndihet i surprizuar dhe i zhgënjyer, ndërsa shpreh pakënaqësinë që, sipas tij, hetimet përqendrohen tek opozita, ndërsa kundërshtarët politikë që kanë shkelur ligjin, nuk përballen me drejtësinë.“Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për t’u pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Unë isha kandidat në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota,” – shkruan Pjetri.
Ai thekson se gjatë fushatës ka zhvilluar takime derë më derë me qytetarët, ndërsa i konsideron akuzat apo dyshimet ndaj tij të pabaza dhe të padrejta.
“Unë zotohem përpara jush që 4500 votat e mia janë vota djerse dhe të ndershme, dhe as unë, as familja ime, nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë apo pas 11 majit.”
Pjetri i bën thirrje drejtësisë të veprojë paanshmërisht dhe pa selektivitet politik, ndërsa nënvizon se është i gatshëm të bashkëpunojë për të vërtetën, duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin politik.
-

“Si nuk të pyeti?”, Manastirliu tregon si e priti kandidaturën: Jam thirrur në detyrë
Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në podcastin e radhës së kryeministrit Edi Rama ku përveç jetës së saj, fillesave në PS, foli dhe për kandidimin e saj për bashkinë e Tiranës.
Ministrja rrëfeu se si e priti familja e saj caktimin e emrit të saj për të drejtuar kryeqytetin, teksa shton se është thirrur në një detyrë të rëndësishme për të transformuar Tiranën.
“Vajzat më thanë “si ka mundësi si nuk të pyeti”. Më thanë “po mirë do e bësh edhe këtë gjë”. Burri nuk më foli menjëherë, pastaj patëm një bisedë tepër të gjatë. E shoh si një përgjegjësi të madhe, një sfidë të përbashkët, ku secili prej nesh si qytetarë duhet të bëjë për vendin e vetë. Tirana është sa sfidë aq edhe krenaria jonë. Ja vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër dhe përgjegjësia për të çuar përpara transformimin e saj është një sakrificë që nuk e mbaj vetëm.
Është tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon atë në BE. Unë jam thirrur në detyrë, për një mision historik dhe nuk e shoh si një detyrë të radhës, por si një përgjegjësi nga e cila varet e ardhmja e qytetit, si ta bësh atë më të jetueshëm, më të gëzueshëm. Ajo që më bën të dua punët e mia, është që unë dashurohem me punën që bëj, pavarësisht detyrës që bëj. Për mua nuk ka rëndësi karrigia, për mua ka rëndësi kontributi dhe secili duhet të jap më të mirën. Skuadra ka rëndësi. Është si në sport, ka kush mbron, sulmon, bën strategjinë dhe të gjithë duhet të mbajnë pozicionin e tyre. Historia ime nuk është e parashkruar, por një histori besimi, nga ju që me keni njohur përmes punës dhe qytetarët”, tha Manastirliu. -

“SPAK ka sekuestruar 978 telefona”/Gazetarja zbulon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme:Janë thirrur 11 zyrtarë, për…
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e ftuar në një emision televiziv këtë enjte, ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK.
Ajo tha se një në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.
Sakaq, ajo zbuloi edhe një aksion tjetër të SPAK, kur tha se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor
“Është një shtetas Vladimir Vladimirov… SPAK javën e kaluar ka thirrur 11 punonjës së njësisë së prokurimeve për tenderat e oksigjenit mjekësor. Hetimet kanë ecur por me temp që thuhet varet nga ekspertiza, telefonat…. e di çfarë do ë thotë të jenë më shumë se 978 telefona të sekuestruar?
Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje… ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha. -

Italia del në rrugë për Gazën, 80 marshime dhe demonstrata të planifikuara
Italia “del” sot në rrugë për të protestuar kundër luftës në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud. 80 protesta janë thirrur nga Trieste në Siçili, ndërsa të gjithë sektorët do t’i bashkohen mobilizimit mbarëkombëtar.
Sipas La Repubblica, në Torino, që prej orës 07:00, aktivistë dhe studentë bllokuan hyrjet e Kampusit të Universitetit Einaudi për të parandaluar zhvillimin e mësimit. Bllokime të mëtejshme janë planifikuar në kampuset e tjera universitare dhe shkollat e mesme.
Disa trena rajonalë u anuluan dhe u vonuan deri në 80 minuta këtë mëngjes në Romë. Stacioni i Termini është mbyllur, me urdhër të forcave të rendit, në pritje të demonstratës së thirrur nga USB dhe grupet palestineze, e planifikuar për në orën 11:00 në Viale Luigi Einaudi, në cep të Piazza dei Cinquecento, pranë stacionit të Termini.
Janë planifikuar tubime në shtatë pika të tjera të qytetit, duke përfshirë Piazzale Aldo Moro, pranë Universitetit La Sapienza, dhe në Piramide. Në Milano, procesioni do të niset nga Cadorna në orën 10:00, ndërsa në Napoli janë planifikuar dy demonstrata: një nga Piazza Garibaldi dhe një nga ish-baza e NATO-s në Bagnoli pasdite.
Për autobusët, tramvajet dhe metronë në Milano, Kompania e Transportit të Milanos (ATM) ka njoftuar se shërbimi mund të mos jetë i garantuar nga mëngjesi deri në orën 15:00 dhe nga ora 18:00 deri në fund të shërbimit.
Mësues nga shkolla publike dhe private të të gjitha niveleve janë përfshirë në demonstratën, të thirrur nga Confsai, Cisle dhe Conalpe. Shoqatat studentore kanë njoftuar gjithashtu praninë e tyre në rrugë. Mësimet, punëtoritë dhe aktivitetet pritet të pezullohen gjithashtu në universitete.
-

Serbi/ S’ndalen protestat, grumbullohen në Novi Sad, forca të shumta policie në kampus
Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” është thirrur të mbahet sot në disa qytete. Njëra prej tyer do të jetë në Novi Sad të Serbisë ku grumbullimet kanë nisur, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit.
Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, dhe forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.
Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.
Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve të hapura.
Studentët dhe qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në një tubim paqësor dhe të ndjekin kanalet zyrtare për çdo informacion. Grumbullime janë planifikuar gjithashtu në Novi Pazar, Niš, Prokuplje dhe Kraljevo, si edhe në Kragujevac, Valjevo, Užice, Prijepolje dhe Leskovac, shkruan media serbe, Danas.
-

Berisha: Edi Rama ka thirrur dhe ka kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për raportin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish kryeministrin Edi Rama, se ka thirrur dhe kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për raportin paraprak të OSBE/ ODIHR, i cili rrëzoi farsën zgjedhore të 11 majit.
‘100 përqind të tjera. Edi Rama ka thirrur dhe ka kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për raportin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Igli Hasani’, theksoi Berisha gjatë konferencës për mediat me gazetarët në selinë blu.
