Tag: thirrur

  • 21 Janari/Berisha: Unë e kam quajtur vrasje shtetërore përpara Strasburgut

    21 Janari/Berisha: Unë e kam quajtur vrasje shtetërore përpara Strasburgut

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ai është i pari që e ka cilësuar ngjarjen e 21 janarit si “vrasje shtetërore”, duke e bërë këtë edhe përpara gjykatës së Strasburgut.
    Berisha shpjegoi se kjo konkludim bazohet në ekspertizat mjeko-ligjore, të cilat treguan se plagët nuk ishin shkaktuar nga afër, dhe sipas tij, kjo dëshmon për përgjegjësi të strukturave shtetërore në ngjarje.
    Pjesë nga deklarata:
    Meqë e ndjek këtë punë, a mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore?
    Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë?
    Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë.
    Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore.
    Berisha deklaroi se nuk është thirrur në SPAK, asnjëherë për ’21 Janarin’, pasi sipas tij kanë pasur frikë nga dëshmitë që do jepte. Gjithashtu, Berisha rikujtoi se demonstrata e 21 janarit ishte një nga më të dhunshmet në historinë e vendit, me gurë dhe plumba duke goditur ndërtesat, xhama të thyer dhe automjete të sulmuara, dhe se sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Partia Socialiste kishte një axhendë dhune.
    “Siç dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë çështje, Sali Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit dhe se ka deklarata të vendeve më të fuqishme të planetit se PS kishte axhendë dhune.Pra, axhenda e dhunës.
    Dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, sheh plumba në dritaret e ndërtesës, vrima plumbash, sheh xhama të thyer me gurë, sheh automjete që duan të thyejnë derën. Pra, kjo ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi. Dhe ka një përcaktim ndërkombëtar se PS kishte një axhendë dhune. Pra, në rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa herë të isha thirrur”, u shpreh ai.

  • Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia! Në atë protestë, PS kishte dhunë

    Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia! Në atë protestë, PS kishte dhunë

    Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit.

    Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha nënkuptoi se gjatë paraqitjes sot, ka marrë edhe thirrjen për dosjen e 21 janarit, ku do te pyetet të premten si person që ka dijeni.
    Berisha: Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrë se kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
    A ndjeni përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni gjë për të fshehur?
    Berisha: Siç e dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë një seri dënimesh. Për këtë çështje Sali Berisha ka bërë deklaratë në datën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë të vetme, kanë biseduar me mua zyrtarë të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e Shtetit sepse kanë pasur frikë  nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme e vende. PS kishte agjendë dhune, dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra duke vërshuar drejt mbrojtjes së ndërtesës, vrima plumbash, xhama të thyer, automjete që duan të thyejnë derën. Ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte agjendë dhune.  Në rast se do isha thirrur do kisha shkuar por nuk jam unë. Janë ata që nuk më ka thirrur mua. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse e ka pasur garda është punë tjetër”
    -Çfarë date ju caktuan
    Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim
    -Mos është të premten z, Berisha?
    Berisha:  Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua

    Top Channel

  • Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, ja si justifikohet Berisha para gazetarëve

    Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, ja si justifikohet Berisha para gazetarëve

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u thirr në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, është shprehur se është një çështje e hetuar, sipas ish-kryeministrit, nga armiqtë e tij më të egër. Berisha theksoi se nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur lidhur me dosjen, duke shtuar se “kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”.
    “Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, deklaroi kryedemokrati.
    Sali Berisha: Festa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, datën që unë isha këtu, isha para jush në zyrat e SKAPIT.
    Dhe donte jo njoftimin tim, por që mercenarë, lakenj të qeverisë në media të hapnin studio televizive jo me Lubinë dhe Ramën me vjedhjet e tyre, por se e ftuam, nuk e ftuam, erdhi, nuk erdhi. Këto janë gjëra të turpshme.
    Asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë.
    Kam dy poste elektronike, njëra e imja, tjetra e Parlamentit që nuk e përdor, vetëm njëherë e kam përdorur që ishte e detyrueshme. Por, unë kam një numër që e njeh gjithë bota. Aty s’ka ardhur asgjë. Z. Peleshi nuk ka sjellë asgjë, po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Për çdo thirrje, unë paraqitem është ligji im, është ligj i pandryshuar i jetës sime.
    Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku. Për temën, edhe pse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër të mi publikë. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Prokuroria e Shtetit nuk më ka thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune.

  • Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia

    Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia

    Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit.
    “Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi.

    Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrë se kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
    A ndjeni përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni gjë për të fshehur?
    Siç e dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë një seri dënimesh. Për këtë çështje Sali Berisha ka bërë deklaratë në datën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë të vetme, kanë biseduar me mua zyrtarë të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e Shtetit sepse kanë pasur frikë  nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme e vende. PS kishte agjendë dhune, dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra duke vërshuar drejt mbrojtjes së ndërtesës, vrima plumbash, xhama të thyer, automjete që duan të thyejnë derën. Ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte agjendë dhune.  Në rast se do isha thirrur do kisha shkuar por nuk jam unë. Janë ata që nuk më ka thirrur mua. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse e ka pasur garda është punë tjetër”

  • PL i bashkohet protestës së thirrur nga PD, Blushi: Të ngremë zërin për familjen, ekonominë dhe demokracinë!

    PL i bashkohet protestës së thirrur nga PD, Blushi: Të ngremë zërin për familjen, ekonominë dhe demokracinë!

    Partia e Lirisë ka konfirmuar mbështetje për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00 përballë Kryeministrisë.
    Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka shpërndarë një postim në Facebook, ku thekson se është e domosdoshme që qytetarët të ngrejnë zërin për të mbrojtur familjet, ekonominë dhe demokracinë.

  • I thirrur në SPAK/ Berisha njofton “Foltore 2”: Pres të nis takime me demokratët

    I thirrur në SPAK/ Berisha njofton “Foltore 2”: Pres të nis takime me demokratët

    Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.
    Berisha theksoi në një bashkëbisedim me qytetarët online, se analiza e situatës politike do të nisë menjëherë, ndërsa shprehu synimin për t’u takuar në të katër anët e vendit me mbështetësit e tij, me qëllimin siç tha ai për t’u përballur “dhëmb për dhëmb” me “regjimin”.
    “Analiza do të nisë menjëherë dhe turi im në bazë do të nisë menjëherë. Pres të nis takime në të katër anët e vendit me qytetarë dhe demokratë me shpresën se shqiptarët me guximin dhe energjinë e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim.”, tha Berisha.

  • “21 Janari”: ç’thotë Berisha e ç’sqaron SPAK

    “21 Janari”: ç’thotë Berisha e ç’sqaron SPAK

    Berisha, në stilin e tij sfidues ndaj drejtësisë, nuk u paraqit në SPAK, i thirrur për çështjen më të ndjeshme të karrierës së tij politike, 21 Janarin 20011, ku gjatë një proteste anti-qeveri të thirrur nga opozita e atëhershme socialiste u vranë katër protestues.
    Ai lloj krimi i atribuohet pikërisht Berishës, ku pretendohet se urdhëri për të qëlluar drejt protestuesve është dhënë pikërisht prej tij.
    Por kryedemokrati tha se fletëthirrja nuk i është dorëzuar.
    “E kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrjeje, nga çdo institucion institucioni. Nuk ka lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe s’do ketë kurrë.
    Sepse posta kur niset, ligji është të dorëzohet, atij që i dorëzohet i merret firma dhe unë kudo kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët nuk mund të ndodhë që një dokument mos të ma japin apo të firmosin për një dokument që është adresuar te unë.
    Nga data 3 që pretendohet së është dërguar deri më sot, ka patur mundësi që dokumenti të dorëzohej pesë herë tek shtëpia ime apo tek selia e PD-së, dhe nuk ka ardhur”, u arsyetua ai para medias.
    Pas këtyre deklarimeve, SPAK sqaroi:
    Reagimi nga SPAK:
    “Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
    Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
    ‘Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.’
    Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
    Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
    Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
    [email protected], më datë 10.11.2025.
    Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi”.
     
     

  • SPAK thërret Berishën për 21 Janarin, Klodiana Lala: Do të jetë e vështirë

    SPAK thërret Berishën për 21 Janarin, Klodiana Lala: Do të jetë e vështirë

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 21:23
    SPAK ka thirrur Sali Berishën për hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjet e protestuesve në 21 Janar. Gazetarja Koldiana Lala thotë se fokusi i hetimit të SPAK është fakti se kush ka urdhëruar vrasjet, por shtoi se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u provuar, ndërkohë që deklaroi se janë mjaft të rëndësishme edhe dëshmitë e dëshmitarëve.
    “Zoti Berisha është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. I është drejtuar letra në tre adresa, në banesë, në Kuvend dhe në selinë e PD-së. Ai pavarësisht pretendimeve, e ka marrë fletë-thirrjen dhe duhet të paraqitet ditën e premte. Duhet të keni parasysh që SPAK u vu në lëvizje pas kallëzimit të bërë nga e veja e Aleks Nikës. SPAK nuk e nisi hetimin, pasi shpalli moskompetencë. Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e gjeti kompetencën SPAK.

    Komunikimet në radio janë komunikime mes zyrtarëve të gardës, po hetohet se kush e dha urdhërin për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Fokusi i SPAK lidhet me faktin se kush janë personat ose personi që urdhëroi gardën të qëllonte gjatë demonstratës së dhunshme. Janë pyetur edhe persona të tjerë, ish zyrtarë të gardës, ish deputetë. Që dosja të hetohet, duhet të pyeten edhe organizatorët. Nuk kam informacion nëse organizatorët, që është Rama, apo zyrtarë të lartë të PS, nuk kam informacion të jetë firmosur ndonjë fletëthirrje ndaj tyre.

    Krahas ministrit të brendshëm dhe ish kryeministrit, do të duhet të pyeten edhe organizatorët e demonstratës. Unë mendoj se për urdhëruesit e ngjarjes do të jetë shumë e vështirë që SPAK ta zbardhë. Për të shkuar të urdhëruesit, pastaj ka akuzë për vrasje dhe do shumë provueshmëri. Por për ekzekutorët mund të ecë në këtë drejtim, për sa kohë edhe plumbi në trupin e Aleks Nikës është dërguar në laborator në Itali. Për urdhëruesin, mendoj se është kapitull i mbyllur. Megjithatë hetimet do ta tregojnë. Do të shohim edhe çfarë do të thonë dëshmitarët”, deklaroi Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

  • Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)

    Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK për dosjen “21 Janari”.
    Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
    Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
    Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.

  • Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret Berishën (DATA)

    Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret Berishën (DATA)

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin.
    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Berisha është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të premten në orën 10:00.
    Më herët, më 30 tetor në SPAK u paraqit ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili për mediat tha se ishte thirrur nga Struktura e Posaçe si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.

    Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
    Sipas njoftimit të SPAK, janë regjistruar hetimet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim”, “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim.
    Hetimi ka për qëllim të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka theksuar detyrimin e SPAK për të hetuar përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve lidhur me vrasjen e katër personave të pafajshëm në bulevard, ngjarje për të cilën deri më tani nuk është verifikuar roli i drejtuesve shtetërorë./vizionplus.tv