Deputeti i PD, Luan Baçi, theksoi se zv.kryeministja është thjesht firmëtare, sipas tij, në aferën për tunelin e Llogarasë. Baçi tha se SPAK duhet të kishte thirrur se bashku me Ballukun paralelisht edhe kryeministrin Edi Rama.
“Balluku është thjeshte firmëtare. Drejtori i çdo gjëje është Edi Rama. Jo më kot ka dalë në mbrojtje në emër të tij, e çon në Kushtetuese masën që ka marrë SPAK dhe e quajnë të jashtëligjshme.
SPAK paralelisht me Ballukun, duhet ta kishte thirrur dhe Ramën sepse është fajtor kryesor, firmëtari kryesor. Por tashmë kemi një SPAK që hiqet sikur është mbi palët zbaton ligjin tamam. Por kryeministri nuk është thirrur asnjëherë.”, tha Baçi.
Tag: thirrur
-

Myslim Murrizi kap gafën e Berishës: Pranoi se dikush dha urdhër për vrasjet e 21 janarit, të tregojë se kush e dha urdhrin
Myslim Murrizi tha se edhe kryeministri Rama duhet të thirret në SPAK për t’u pyetur në lidhje me çështjen e 21 janarit.
Duke vijuar, Murrizi tha se nëse nuk e thërrasin atëherë ky hetim është një tollovi politike me urdhër të pushtetit.
“Kur ka konflikte mes palësh nuk mund të thirret në prokurori vetëm një palë.
Duhet thirrur Rama. Nëse nuk e thërrasin i bie që është tollovi politike me urdhër të pushtetit dhe me ndikimin e atyre që kanë tredhur SPAK-un, qofshin ameriqanët apo amerikanët.
Duhen thirrur palët në konflikt. Rama, përgjimet që ka në atë kohë policia, sa u thirrën tek Taivani, sa u paguan, kush i pagoi, ku u gjetën shkopinjtë, pse u qëllua kush dha urdhër, kush i prishi serverat, nga Endri Hasa, Berishën e kanë thirrur”, tha ai.
Më tej Murrizi tha se deklarata e Berishës “nuk e kam dhënë unë urdhrin” tregon që ka pasur një urdhër.
“Qenka dhënë një urdhër përderisa thotë nuk e kam dhënë unë urdhrin. I bie nuk e kam dhënë unë, por Luli.
Garda në bazë të ligjit ka zbatuar ligjin e saj dhe të japë shpjegim Garda, zinxhiri komandues, të japin shpjegim ata që kanë qëlluar.
Po të isha prokuror për mua fakton që është dhënë urdhër. E ka dhënë ose Luli, ose Mediu, ose dikush tjetër.
Vetëm me këtë deklaratë. Do pyesja që ‘nëse nuk e ke dhënë t’i urdhrin kush e ka dhënë’”, tha Murrizi. -

“SPAK të marrë Ramën në pyetje”, Murrizi ngre alarmin: Deklarata e Berishës sot provon urdhrin për vrasjet e 21 Janarit
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se e kryeministri Rama duhet të thirret në SPAK për t’u pyetur në lidhje me çështjen e 21 janarit.
Murrizi tha se nëse nuk e thërrasin atëherë ky hetim është një tollovi politike me urdhër të pushtetit.
“Kur ka konflikte mes palësh nuk mund të thirret në prokurori vetëm një palë. Duhet thirrur Rama. Nëse nuk e thërrasin i bie që është tollovi politike me urdhër të pushtetit dhe me ndikimin e atyre që kanë tredhur SPAK-un, qofshin ameriqanët apo amerikanët.
Duhen thirrur palët në konflikt. Rama, përgjimet që ka në atë kohë policia, sa u thirrën tek Taivani, sa u paguan, kush i pagoi, ku u gjetën shkopinjtë, pse u qëllua kush dha urdhër, kush i prishi serverat, nga Endri Hasa, Berishën e kanë thirrur”, tha ai në “MCN”.
Më tej Murrizi tha se deklaratat e sotme e Berishës “nuk e kam dhënë unë urdhrin” tregon që ka pasur një urdhër.
“Qenka dhënë një urdhër përderisa thotë nuk e kam dhënë unë urdhrin. I bie nuk e kam dhënë unë, por Luli. Garda në bazë të ligjit ka zbatuar ligjin e saj dhe të japë shpjegim Garda, zinxhiri komandues, të japin shpjegim ata që kanë qëlluar. Po të isha prokuror për mua fakton që është dhënë urdhër. E ka dhënë ose Luli, ose Medi, ose dikush tjetër. Vetëm me këtë deklaratë. Do pyesja që ‘nëse nuk e ke dhënë t’i urdhrin kush e ka dhënë’”, tha ai. -

“Lubia vodhi 50 milionë euro”/ Berisha: Skandal me aeroportin e Vlorës, mua më thërrasin për 21 janarin pas 13 vitesh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga jashtë ambienteve të SPAK tha se Lubi Balluku vodhi 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë, ndërsa skandal është edhe aeroporti i Vlorës. Berisha tha se per te larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë, e thërrasin në SPAK pas 13 vitesh, ne një kohë që siç shprehet ai “duhej te ishte thirrur qe ne ditet e para”.
“Një procedurë është krejtësisht diskrete, që nuk ka asnjë lidhje as me mediat, as me publikun, ua jep përpara medieve përpara se të më japë mua.
Dhe bën për hir të Lubi Ballukut dhe Ramaduros, bën 2-3 javë duke furnizuar studiot e televizioneve të kontrolluara nga qeveria që të mos bëjnë debate për vjedhjen e 50 milionë eurove nga Lubi Balluku dhe Edi Rama vetëm në tunelin e Llogarasë, pa thënë skandalin tjetër të aeroportit të Vlorës, por të merren se Sali Berishën e kanë thirrur pas 13 vitesh për të dëshmuar për një gjë, për të cilën në vlerësimin tim, duhej thirrur që ditën e parë të hetimeve pa asnjë lloj hezitimi.
Unë isha njeriu i rrethuar, njeriu që dritaret iu gjuajtën me gurë, njeriu që u kërkua të përmbyset pushteti i tij, iu kërkua të largohet ose do kalohet mbi kufoma. Këto janë të dokumentuara.
Dhe që kishte dalë nga një palë zgjedhje që kishin plotësuar standardet kryesore ndërkombëtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e lira.Por Edi Rama me epshet e pushtetit kërkonte të përmbyste”, tha Berisha. -

Pjesëmarrje e ulët në foltoren para Kryeministrisë? Berisha: Nuk thirrëm protestë kombëtare, jemi të fokusuar te ristrukturimi i partisë
Një ditë pas foltores së parë të mbajtur para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është përgjigjur kritikëve për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve.
Ai tha se demokratët nuk kishin thirrur një protestë kombëtare, por një foltore për ti dhënë zë deputetëve që nuk kanë mundur të flasin në Kuvend.
“Dje PD nuk kishte thirrur miting, kishte thirrur një foltore. Pse ne nuk do thërrasim miting? Për të gjithë ata që duan të vërtetën ua themi, ne nuk thërrasim miting sepse po angazhohemi në një proces analize, ristrukturimi, hapje të PD-së. Në qoftë se ne vendosim për protesta masive, kjo bie ndesh me analizën. Pastaj të gjitha potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. Nuk ka qenë një protestë kombëtare, por një foltore parlamentaro- qytetare. Çdo interpretim tjetër është joreal. Foltorja ka qëllim që zëri i qytetarëve të kërkojë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut”, tha Berisha.
Sipas tij “Në qoftë se foltorja e parë kishte qëllim, ringritjen dhe shpëtimin e PD-së, kjo foltore synon shqiptarët në tërësi. Për ata që janë të interesuar u shpjegoj se kjo është e vërteta. Foltorja do vazhdojë pa ndërprerje. Nuk mundet që Partia të mos bëjë analizën dhe ristrukturimin e vet”.Top Channel
-

Berisha: Dje nuk kishim thirrur protestë, por ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’
Në një deklaratë të fortë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sqaroi qëndrimin e tij lidhur me tubimin e një dite më parë, duke theksuar se ajo nuk ishte thirrur si protestë, por si “Foltore e parë parlamentar-qytetare”.
Berisha theksoi se çdo interpretim ndryshe është i pavërtetë, ndërsa nënvizoi se PD nuk po organizon mitingje masive pasi është e angazhuar në një proces të thellë analize dhe ristrukturimi të brendshëm.
Sipas tij, kjo foltore ka një mision të qartë politik: zëri i qytetarëve të kërkojë dorëheqjen e Luljeta Ballukut dhe Edi Ramës, ndërsa deputetëve të opozitës, të censuruar në parlament, t’u jepet fjala përballë qytetarëve para Kryeministrisë.
Fjala e tij:
Më duket se, po keqinterpreton të vërtetën.
Së pari unë dua të shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve që dje themeluan me praninë e tyre ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’ në historinë e vendit, para pallatit të krimit.
Dje PD nuk kishte thirrur miting. Kishte thirrur një ‘Foltore’.
Pse ne nuk kemi thirrur miting dhe nuk do të thërrasim miting. Edhe njëherë, për të gjithë ata që duan të vërtetën ua themi, për ata që spekullojnë pastaj, të vazhdojnë.
Ne nuk thërrasim se do të angazhohemi në një proces analize, ristrukturimi, hapje të PD-së i cili është jetik.
Nëqoftëse ne vendim për një protestë, apo për protesta masive kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. Jo.
Nuk ka qenë protestë kombëtare. Ka qenë thjeshtë një ‘Foltore’ dhe do të jetë thjeshtë një foltore parlamentaro-qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë.
Kjo është. Çdo interpretim tjetër është absolutisht jo real.
Çfarë ka qëllim ajo? Ajo ka qëllim që zëri i qytytarëve kërkon dorëheqjen e Lubi Balluktu dhe Edi Ramës.
Ajo ka qëllim që deputetëve që u mbyllet mikrofoni në parlament, të vijnë të flasin para qytetarëve, shqiptarëve, para kryeministrisë.
Ajo ka qëllim që qytetarët, meqenëse deputetët nuk lejohen ti paraqesin çështjet e tyre në parlament, të vijnë ti paraqesin vetë, para kryeministrisë.
Pra kjo foltore ka këto qëllime. Është foltore parlamentaro-qytetare.
Janë të njohura këto në histori. Lexoni për revolucionin francez. Në një fushë tenisi nisi jetën ai institucion që transformoi Francën dhe Europën.
Parlamenti kontinental në SHBA i dha botës demokracinë më të fuqishme të të gjitha kohërave.
Nëqoftëse foltorja e parë kishte qëllim ringritjen dhe shpëtimin e PD, kjo foltore synon shoqërinë shqiptare, shqiptarët në tërësi. Pra është tjetër.
Nuk jeni i vetmi ju që e keni interpretuar në këtë formë, por për ata që janë të interesuar unë ju shpjegoj se kjo është e vërteta dhe ajo ishte themelimi i një foltoreje historike që do të vazhdojë pa ndërprerje.
Natyrisht në këtë periudhë, partia nuk mundet që të mos bëjë analizën e vet, që të mos përmbushë detyrimet e saj, për ristrukturimin, hapjen e saj, kontaktimin e vlerave.
Të thuash që ti bësh të gjitha njëkohësisht nuk është shumë e thjeshtë. Nuk është kollaj ti bësh, se veçanërisht një angazhim në protesta masive e vërteta është se analizën do ta zbehte shumë dhe nuk duhet të zbehet. -

“Kanë frikë nga dëshmitë e mia”/ ’21 janari’, flet Berisha: Nuk më kanë thirrur në 12 vite, sepse…
Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se 21 janari ka qenë protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Berisha theksoi se nuk është thirrur në gjykatë pas 12 viteve, pasi sipas tij, socialistët kanë frikë nga dëshmitë e tij.
“Në rastin konkret një radhë më parë shtron pyetjen pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti. Nga 2013 çështja ishte duke u hetuar nga 2013 para dy javësh.
Pse nuk u thirr, kush e pengoi. Cilin institucion kontrollonte Sali Berisha, Ina Ramën apo Arta Marku. Asnjë! Nuk u thirra asnjëherë të vetme. Dhe në rastin se do të thirresha padiskutim se unë do të paraqitesha.
Por nuk u thirra se kishin frikë nga dëshmia e mia. E tëra kjo nuk u bë për shkak të dëshmisë sime. Dhe prapë kanë frikë. Çfarë ishte ajo? Protesta më e dhunshme në historinë e vendit.” tha Berisha -

Berisha: Nuk më kanë thirrur asnjëherë për “21 Janarin” sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret sërish Berishën për ta pyetur. Ja data kur kryetari i PD do përballet me prokurorët
Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha nënkuptoi se gjatë paraqitjes sot, ka marrë edhe thirrjen për dosjen e 21 janarit, ku do te pyetet të premten si person që ka dijeni.
Berisha: Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrë se kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
A ndjeni përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni gjë për të fshehur?
Berisha: Siç e dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë një seri dënimesh. Për këtë çështje Sali Berisha ka bërë deklaratë në datën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë të vetme, kanë biseduar me mua zyrtarë të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e Shtetit sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme e vende. PS kishte agjendë dhune, dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra duke vërshuar drejt mbrojtjes së ndërtesës, vrima plumbash, xhama të thyer, automjete që duan të thyejnë derën. Ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte agjendë dhune. Në rast se do isha thirrur do kisha shkuar por nuk jam unë. Janë ata që nuk më ka thirrur mua. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse e ka pasur garda është punë tjetër”
-Çfarë date ju caktuan
Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim
-Mos është të premten z, Berisha?
Berisha: Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa muaTop Channel
-

“Berisha refuzoi dy herë fletëthirrjen e SPAK”, Balla: Për kërkesat ndaj kundërshtarëve thonë ‘ku është filani’, kur thirren vetë protestojnë
Balla: Sa u ulën në Konferencën e Kryetarëve, erdhi një kërkesë tjetër. Këto janë rendi i foltores që do bëhet në bulevard. Ne, kohë për të humbur me ta nuk kemi. Kur sot i dorëzon më në fund kërkesën që është një situatë qesharake, shkon SPAK te sekretaria e PD-së dhe sekretaria nuk e pranon shkesën Shqiptarët e dinë që nga 1998, kur Kuvendi i hiqte imunitetin Sali Berishës, janë thirrur protesta. Kur i hiqej viza amerikane, PD digjte mandatet. Në 2023, prapë protesta. Edhe sot, kur zotëria thirret si person që ka dijeni, këta dashnorët e drejtësisë së re, kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve, ta marrin dhe ta tundin kërkesën në sy. Thonë ky është filani, ku është filani që është thirrur, po ky filani që sot ka thirrur protestë se e ka thirrur drejtësia
Top Channel
