Një fushatë e re në rrjetin social X po përhapet me shpejtësi në mbrojtje të Bashkimit Europian, pas thirrjes së Elon Musk për “të shfuqizuar BE-në” dhe strategjisë së re të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, e cila ka tronditur marrëdhëniet transatlantike.
Mijëra përdorues nga i gjithë kontinenti po postojnë flamurin blu me yjet e verdhë të BE-së, të shoqëruar me moton “This is my flag”, “Ky është flamuri im”. Ata theksojnë se flamuri simbolizon unitetin, lirinë, paqen, demokracinë, barazinë, diversitetin, shtetin e së drejtës, shkencën dhe forcën, duke e cilësuar si vlerat më të rëndësishme për të cilat ia vlen të luftosh.
Kujtojmë se Komisioni Europian e gjobiti Musk–un me 120 milionë euro për mungesë transparence, ndërsa ai reagoi duke kërkuar hapur “të fshihet BE-ja nga hartat”. Kjo ka nxitur reagime të forta në rrjet, ku shumë përdorues kanë shtuar mesazhe të drejtpërdrejta kundër tij.
Ndër të parët që iu bashkua fushatës ishte Jacques Attali, këshilltar i disa presidentëve francezë duke nisur nga Mitterrand te Macron, i cili shkroi: “Ky është flamuri i disa prej vendeve më të lira, paqësore dhe demokratike në botë. Është edhe flamuri im.”
Në X po qarkullon edhe një variant i flamurit europian me mbishkrimin latin “In varietate concordia” (në shumëllojshmëri, harmoni). Një vëzhgim i shpejtë nga La Repubblica, tregon se fushata ka marrë mijëra mbështetje nga e gjithë Europa, duke u shndërruar në një valë krenarie për BE-në. Dikush, për ta bërë mesazhin edhe më të qartë, ka shtuar: “f..k you Elon”.
Tag: thirrjes
-

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!
-

SPAK: Përcakton daten kur Berisha do të thirret për “21 janarin”
Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:12
Pak orë pas konfirmimit zyrtar të thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, për t’u pyetur lidhur me dosjen e “21 janarit”, në ambientet e SPAK-ut është paraqitur avokati i tij, Genc Gjokutaj.
Sipas burimeve jozyrtare, Gjokutaj ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e datës së paraqitjes, pasi të premten Berisha ndodhet jashtë vendit. Në bazë të kërkesës së avokatit, data e thirrjes është afruar.Mësohet se Berisha do të paraqitet për të dhënë deklarime në SPAK ditën e mërkurë, në orën 09:00.
SPAK ka njoftuar zyrtarisht se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrjen gjatë zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të dhënë më herët nga Prokuroria e Posaçme.
-

Belinda Balluku shkon në SPAK, numri dy i qeverisë besohet se është nën hetim për një tender
Zëvendës kryeministrja Belinda balluku, njëherësh Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Para se të hynte në SPAK, ajo refuzoi të komentonte për mediat arsyet e thirrjes së saj në SPAK.Balluku ndodhet në Prokurori e shoqëruar nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra e saj.
Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv -
Mbahet në Los Anxhelos ceremonia e nisjes së thirrjes globale për krijime pamore me AI
Në “Hollivud” të Los Anxhelosit u zhvillua ceremonia e nisjes së thirrjes globale për krijime pamore me inteligjencë artificiale (AI), me temën “E ardhmja e ndritshme e njerëzimit.
Në mesazhin e tij në këtë aktivitet, të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Akademia e Filmit e Nju-Jorkut (NYFA), drejtori i përgjithshëm i CMG-së, Shen Haixiong, theksoi që synimi është eksplorimi i rezonancës emocionale mes njerëzve e AI-së përtej kodimit dhe krijimi i vizionit të një të ardhmeje harmonie dhe bashkëjetese midis tyre.
Shen vuri në dukje më tej se kjo është një praktikë inovative në prodhimin e videove të fuqizuara nga teknologjia AI, një mundësi për dialog midis qytetërimeve nëpërmjet AI-së dhe një bashkëpunim që lidh partnerët globalë.
“Si një grup mediatik i përgjegjshëm, inovativ dhe me ndikim botëror, CMG-ja është e gatshme t’i marrë videot si një pikë lidhëse e AI-në si një urë bashkëpunimi, për të punuar me miqtë në mbarë botën, për të çuar përpara zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale, për të shmangur abuzimin dhe përdorimin e gabuar të AI-së, për të ngushtuar hendekun teknologjik dhe për ta drejtuar AI-në të mbetet e përqendruar te njeriu dhe të shërbejë për të mirën e njerëzimit,” vuri në dukje drejtori i përgjithshëm i CMG-së.
Në këtë ceremoni morën pjesë mbi 100 të ftuar, përfshirë anëtarë të Akademisë së Arteve dhe Shkencave Kinematografike, të njohur ndryshe si votues për çmimet “Oscar”, drejtues të “Warner Bros.”, kineastë të njohur të “Hollivudit” dhe ekspertë të inteligjencës artificiale. -

Pas thirrjes së Ramës, japin dorëheqjen kryetarët e Njësive Administrative në Elbasan
Të gjithë drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve në Bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen pas thirrjes së prerë të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me drejtues vendorë.
Në të njëjtën linjë janë larguar edhe të gjithë kryetarët e njësive administrative, duke hapur rrugën për një riorganizim të plotë të strukturës vendore në këtë bashki.Lexo edhe :Related Posts
Ky veprim shihet si pjesë e një fushate kombëtare për rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në administratën publike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve./vizionplus.tv
-

Dorëhiqen drejtuesit e Bashkisë Elbasan pas thirrjes së Ramës
Të gjithë drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve në Bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen pas thirrjes së prerë të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me drejtues vendorë.
Në të njëjtën linjë janë larguar edhe të gjithë kryetarët e njësive administrative, duke hapur rrugën për një riorganizim të plotë të strukturës vendore në këtë bashki.
Ky veprim shihet si pjesë e një fushate kombëtare për rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në administratën publike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve./vizionplus.tv
-

Pas thirrjes për të dalë në protestë, ndjekësit masakrojnë Berishën: Fillove prapë nga avazi ti? Ik o Sali, bëju nder demokratëve
Sali Berisha iu ka bërë thirrje ndjekësve të tij, të marrin pjesë në protestë të premten.
“Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Protestë
16 maj, ora 17:00
Bulevardi i Ri”, shkruan ai.
Por ai është masakruar nga ndjekësit e tij në FB, të cilët i kërkojnë të japë dorëheqjen dhe të largohet, sepse po mban Ramën në pushtet. -

Nuk fshihet më/ Pas thirrjes me Unikatilin, Luli Basha mundohet me kenaq Ramën duke denoncuar kandidatët e PD
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona